“Më ndjekin disa budαΙΙenj kryesisht në TikTok…”, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy!

Së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj”.

Noizy ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Rigels Rajku është një nga reperat më të njohur dhe të dashur për publikun. Edhe pse prej kohësh nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti fizik me ndonjë individ të caktuar ose as me ndonjë reper tjetër shqiptar, nuk ka munguar vënie e zjarreve në bizneset e tij apo dhe makinat, ku e fundit para pak muajsh ka qenë shkrumbimi i Ferrarit të tij, edhe pse ende nuk janë gjetur autorët e këtyre ngjarjeve.

Mes të tjerave Noizy përmendet edhe nga personazhe të njohur tashmë në TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime shumë të rënda prej tyre, duke u përfshirë në këtu edhe familja e tij. Këto prej kohësh normalisht kanë ndikuar në qetësinë dhe përditshmërinë e reperit, i cili së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar TikTok-un që u jep mundësi çdo personi sidomos personazheve shqiptarë, për tu shfaqur, populluar dhe për të ndikuar në shoqëri. Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.

Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok. Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndertoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë…

“Ai bleu shtëpi këtu dhe i tha υαjzës të kthehet”, babai i Liridonës trondit me deklaratën, zbυlon arsyen e υrasjes

Gazetarja e njohur Klodiana Lala në një raportim, ka zbuluar detaje të reja anë lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Babai i Liridonës ka zbuluar për News24 se çifti ishte kthyer në Kosovë nga Suedia pasi Naimi kishte blerë shtëpi aty dhe i kishte kërkuar edhe të shoqes të kthehej.

Ai zbuloi se natën e vrasjes ata ishin nisur për të ngrënë darkë në Grashenicë, ndërsa rreth orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e të bijës.

Sa i përket dyshimeve për rastin, i ati i Liridonës u shpreh se motivi i Naim Murselit ka qenë financiar, pra për të vrarë të shoqen dhe për të përfituar nga sigurimi i saj i jetës

Pse u kthyen nga Suedia?

Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.
Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.

Cilat janë dyshimet, pse bashkëshorti i vajzës urdhëroi vrasjen e Liridonës?

Babai: Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë.

Tronditen njerëzit, tërmeti 7.6 shkund tokën

Një tërmet me magnitudë 7.6 te shkalles Rihter goditi Filipinet. Sipas as Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet e tokës u ndjen në ishujt Mindanao, teksa kishte thellësi 63 kilometra.

Sistemi amerikan i paralajmërimit lëshoi ??një paralajmërim për cunami pas tërmetit të fuqishëm.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo edhe të plagosur.

Tërmetet janë të shpeshta në Filipine, të shtrirë në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, të cilin Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e përshkruan si zona më aktive sizmike në botë.

Fjalët e ρara të Silvinjos pas shortit: Grupi është i υështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani

Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, i cili duket se priste diçka tjetër.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A folët me Spaletin për shortin? Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të.

Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, – tha ai.

Trαjneri i Italisë flet për Shqiρërinë, Spalleti: Lυajnë futboll të bukur, janë fantastikë. Nuk bëj dot ραrashikime!

Një nga kundërshtarët e Italisë në Euro 2024 do të jetë Shqipëria, së bashku me Kroacinë dhe Spanjës. Në intervistën pas shortit, trajneri i Axurrëve, Spalleti tha se kuqezinjtë luajnë një futboll të bukur dhe nuk janë skuadër për t’u nënvlerësuar.

E nisni ndaj Shqipërisë…

Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .

A jeni i kënaqur me grupin?

Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.

“Mαmin e harruam në mαkinë”, vëllai i Liridonës zbυΙon bisedën me fëmijët pas ngjarjes së rëndë

Një ditë pas ngjarjes që tronditi Kosovën e jo vetëm, Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë.

Porositësi i gjithë vrasjes dyshohet të jetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për mediat kosovare, Ademaj ka zbuluar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e të ndjerës momentin e parë që i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

“Mamin e harruam në makinë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhë krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte shtrënguar dorën shumë. Kur kam shkuar në polici, më është afruar dhe më përqafoi. Më pas më tha dajë hajduti më kërkoi paratë, por nuk ja dhashë. E hapi dorën dhe i kishte akoma në dorë.”, tha Leonard Ademaj.

Kujtojmë se Policia ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për vrasjen e Liridonës, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili akuzohet dhe dyshohet si organizatori i gjithë vrasjes. Në pranga është vënë edhe ekzekutori, Granit Plava dhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla, i cili është pjestar i FSK-së.

Si ndodhi ngjarja?

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip ‘BMW’ me targa të huaja.

Naim Murseli e νrau grυαn e tij për 20 milionë euro!

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në prishtunë ku një 30 vjeçare e identifikuar si Liridona Ademaj Murseli ka tronditur rëndë opinionin public.

Pas hetimeve nga policia u hodhën dyshimet e vrajsa e të resë ishtë e inskenuar e gjithë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave, Murseli ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para disa kohësh i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Naim Murseli duke qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizojë fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.

Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë, ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

EΙena Gjika, kjo sυliote nga Ραrga e Çαmërisë

Në shfletimet për Elena Gjikën varianti më i shpeshtë i vendlindjes së saj thuhet se është Bukureshti, por ndoshta faktet duhen shqyrtuar me më shumë kujdes. Jo më kot është cilësuar “elitë e vjedhur“.

Dora d’Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjikës, ka qenë një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe europiane të mesit të shekullit XIX. Ajo ishte publiciste, feministe, etnologe dhe shkrimtare me shtetësi rumune me prejardhje shqiptare.

Data e saj e lindjes është 22 janar 1828, por mbi vendin e lindjes dihet po aq pak sa edhe për jetën e saj të herët. Familja fisnike Gjika, i ka rrënjët në Pargën e bukur, (para se të krijohej shteti Grek.) vend i cili i ngjallte jo pak nostalgji Elenës.

Elena Gjika në vëllimin e veprës së saj “Les femmese en Orient” “Gratë në Lindje”, botuar në Zyrih në 1859 jep letrën që i kish dërguar një mikeshës së vet ku shkruan: Jam lindur në brigjet e Shqipërisë së Jugut, jo larg maleve të Sulit, në qytetin e Pargës, me fatin e keq të së cilës, disa vjet pas rënies së Napoleonit u muar mbarë Europa. Parga ime e dashur, e cila në shekuj nuk e ka parë gjysmëhënën mbi muret e vet. Parga iu dorëzua të pamëshirshmit Vezirit të Janinës, Ali Pashës, i cili që prej kohësh e gjykonte këtë qytet, të cilit nuk ja falte fajin për ndihmën që u kish dhënë vazhdimisht heronjve të Sulit. Një qytet prej katërmijë shpirtësh iu shit Vezirit prej Thomas Maitland, Komisar i lartë anglez i ishujve të Jonit për 150 mijë lira.

Parganjotët e përbuzën me neveri këtë çmim të tokës së lindjes së tyre dhe preferuan më mirë të marrin rrugët se sa të jetonin skllevër. Mbasi dolën në Korfuz e mandej në Trieste, prindët e mij u vendosën në Zyrih Nëna vdiq e para me emrin e Pargës në buzë dhe nuk vonoi shumë që këtë e ndoqi në varr babai”. Elena Gjika shkruan për shqiptarët: “Bij besnikë të një race që ka ruajtur trashëgiminë dhe nuk është prishur asnjëherë”. Ajo shkruan se “Liria si thonë fatosat e Sulit në një këngë, ka qenë kurdoherë bija e ngadhënjimit”. Suliotët të cilët janë çamër të shpërngulur nga krahina e Margaritit (Margëlliçit) u vendosën në malet e Sulit nga barbarizmat e pushtuesit Otoman kundër të cilit Çamëria bëri rezistencë të vazhdueshme dhe nuk iu nënshtrua as Ali Pashait. – Gazeta Çamëria, 29.01.1999 Autor Jonuz Kuçuku

Elena Gjika – Dora D’Istria, kjo elitë e vjedhur, lindi në Pargë të Çamërisë, më, 22 janar, 1828 – dhe vdiq në Firence, më, 17 nëntor, 1888. Elena Gjika, shkrimtarja, publicistja iluministe kërkoi barazinë gjinore dhe u rendit mes 10 femrave më përparimtare të shek. XIX. të Europës.

Dora D’Istria përmes një letre të shkruar prej saj, e cila gjendet në bibliotekën e Vatikanit, ku ajo u kundërvihet shpifjeve se është me origjinë greke apo nga një fshat pranë lumit Vjosë. Ja si shkruan ajo: “Deri tani është shkruar dhe folur shumë për origjinën time. Atë që s’e kanë thënë të tjerët, po e them unë. Quhem Elena Gjika, kam pseudonimin tim “Dora d’Istria”, jam jetime çame nga Parga. Rrjedh nga familja e Gjikajve. Kur u prish Suli, shkova në Korfuz. Aty u njoha me një zonjë rumune , e cila më mori në Rumani, ku u shkollova për letërsi. U martova me një kont rus, i cili vdiq shpejt. U largova nga Rumania dhe u vendosa në Itali. Kam patur lidhje me Jeronim De Radën, me të cilin këmbeja mendime për Pavarësinë e Shqipërisë. Shpesh herë ndodh nga pseudohistorianët e huaj që shqiptarët trima e të ditur t’i mohojnë si të tillë , sepse duan t’u përvetësojnë lashtësinë .” – Jasin Bala, Çamëria lëngon, Çamëria denoncon”faq.25

Përgatiti: Elis Buba/usalbanianmediagroup

 

“Βυrri është gjithçka e imja”, çfarë shkrυante Liridona për bυrrin që e νrau

Liridona Ademaj–Murseli, është 30-vjeçarja që u vra gjatë një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj.

E reja, nënë e dy fëmijëve, duket se ka pasur dashuri të madhe për Naim Murselin, bashkëshortin e saj. Këtë dashuri ajo e shfaqte edhe në rrjetet social ku në Instagram kishte shkruar:

Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.

Liridona ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë se bashkëshorti, gjithçka që ajo kishte, do ta vriste në mënyrë mizore madje para fëmijëve të tyre.

Murseli thuhet se i ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatari të tij, ndërsa në ngjarje është përfshirê edhe nipi i tij Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i cili është arrestuar.