Çmimi i ρaketave të cigαreve shtrenjtohet me 20 lekë!

Çmimi i shitjes së paketës së cigareve do të rritet me 20 lekë, kjo në kundërshtim me atë çfarë ligji parashikon.

Akciza e cigareve ndryshon në muajin janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, por ky ndryshim në vlerë është aplikuar 5 javë më herët.

Rritjen e unifikuar me 20 lekë për paketë e kanë bërë disa marka të njohura që shesin cigare në vendin tonë. Theksojmë se aktualisht paketa më e shtrenjte në vend aktualisht shitet me çmimin maksimal 380 lekë.

Bazuar në një studim të realizuar së fundmi nga DSA (Development Solutions Associates), 1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 % e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.

Trόndit modelja greke: Tre burra shqiρtarë më ρërdh* nυan, u fυtën në mαkinën time dhe…

Modelja greke Maria Alexandrou ka denocnuar se është përdhunuar nga tre burra me origjinë shqiptare.

Denoncimi i saj është bërë ne policinë e Selanikut, një pas incidentit të abuzimit nga pronarja e qendrës së bukurisë, e cila pasi e rrahu i preu flokët me një palë gërshërë.

Modelja përshkruan me detaje ngjarjen tronditëse në ankesën e saj dhe

përmend tre persona si autorë të përdhunimit të saj dhe thotë se ata ishin tre burra me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë, sipas saj ka ndodhur në orën 04:30, më 21 prill 2021.

Në dosjen e çështjes që disponon protothema.gr, modelja dëshmon se tre personat me origjinë shqiptare e kanë futur me dhunë brenda një BMË-je të zezë.

Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Christou Kanaki në Ampelokipi, ku shqiptarët i kanë marrë telefonin në mënyrë që mos lajmëronte për ndihmë dhe më pas e kanë çuar në një zonë rurale të Selanikut.

Tortura e ish-modeles në duart e tre burrave zgjati mbi 12 orë, sipas asaj që ajo raportoi në polici. Ajo pretendon se të tre burrat, njëri pas tjetrit me radhë, e detyruan secili të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Në një gjendje të mjerueshme, Maria Alexandrou u largua nga vendi i shkretë në këmbë pasi përdhunuesit e saj të dyshuar e lanë atë atje.

Në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, modelja ka njohur tre meshkujt nga fotot që i ka treguar policia teksa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore

Mediαt italiane jehonë υαjzës shqiptare: Të gjitha Ιëndët me nota 10 për dy vite rαdhazi

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.

Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

Rikthehet “gangsterja” e Bilishtit, konfliktohet me 22 νjeçarin, i përρΙas makinën

Rikthehet edhe njëherë tjetër në qendër të mediave e reja nga Devolli 28 vjeçarja Deizi Arapi.

Policia lokale bën të ditur se Arapi dhe 22 vjeçari Nallbati nga qytet i Bilishtit janë konfliktuar për motive të dobëta në qendër të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që Arapi të perplasë makinën e të 22 vjeçarit e ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë duke e dëmtuar mjetin e 28 vjeçares Deizi Arapi.

Per të dy këta prokuroria ka filluar hetimin në gjendje të lirë.

Deizi Arapi edhe herë të tjera është bërë objekt i mediave, për shkak të ngjarjeve të ndodhura mes saj dhe personave të tjerë, midis tyre dhe deputeti Bledjon Nallbati, ndaj të cilit nuk ka kursyer akuzat për djegien e automjetit, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

28 vjeçares edhe herë të tjera në derë të shtëpisë i janë djegur mjetet.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të dhunës dhe dëmtimit të pronës private

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Misteri i ‘aΙienëve’ të Meksikës/ Eksρerti bën zbυΙimin që nuk pritej: 30% e ADN-së së tyre është nga…

Në kthesën e fundit në historinë e trupave misterioz të mumifikuar të “alienëve” të paraqitur në Kongresin Meksikan, një analizë e mbetjeve të çuditshme thuhet se ka zbuluar se 30% e ADN-së së tyre vjen nga një specie e panjohur.

Pretendimi thuhet se është bërë nga eksperti i UFO-ve, Jaime Maussan, i cili u bë i famshëm në botë në shtator kur ia prezantoi ekzemplarët e çuditshëm një grupi politikanësh në një seancë dëgjimore të UFO-ve. Në takimin e tij më të fundit me Kongresin e vendit javën e kaluar, studiuesi thuhet se dha një përditësim mbi studimin e tij të trupave misterioz që thuhet se ishin gjetur nga një shpellë në Peru.

Sipas Maussan, në një analizë të kohëve të fundit të ADN-së së mbetjeve ai zbuloi se 30% e ADN-së së tyre ” nuk vjen nga ndonjë specie e njohur ” dhe edhe një herë iu kundërpërgjigj skeptikëve të mostrave duke këmbëngulur se ato janë “të vërteta” dhe jo një lloj trillimi që është krijuar shumë kohë më parë.

I vendosur në besimin e tij se trupat ishin të natyrës së botës tjetër, ai deklaroi me guxim në Kongresin e vendit se “kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore është paraqitur në këtë mënyrë”. Duke hedhur dritë shtesë mbi mostrat enigmatike, Maussan raportoi se implantet metalike të dallueshme brenda tyre janë të përbëra nga kadmiumi dhe osmiumi, megjithëse qëllimi i tyre mbetet një mister.

Si një avokat për një kohë të gjatë i zbulimit të UFO-ve, Maussan përdori me të drejtë trupat e supozuar jashtëtokësorë si një trampolinë për t’i bërë thirrje Kongresit Meksikan të zbulonte të vërtetën rreth fenomenit. “Publiku ka të drejtë të dijë për teknologjinë jo-njerëzore dhe qeniet jo-njerëzore”, argumentoi ai, “ ky realitet e bashkon njerëzimin në vend që ta ndajë atë. Ne nuk jemi vetëm në këtë univers të madh, ne duhet ta pranojmë këtë të vërtetë .“

Ema u shυa në αksident, i riu shqiptar merr 16 vjet bυrg. Rrëfimi se çfarë ndodhi

Një djalë shqiptar vetëm 27 vjeç duhet të qëndrojë 16 vitet e ardhshme në burg pa mundësi ulje dënimi pasi Gjykata në Greqi vendosi ta shpallë fajtor për vdekje në aksident të Emës, një vajzë e re greke.

Vendimin e dha gjykata penale e Apelit në Selanik, raporton noa.al.

Djali 27 vjeçar nga Shqipëria ishte duke udhëtuar me mjetin e tij kur plagosi për vdekje dhe braktisi 21-vjeçaren Emën, nëntorin e kaluar, në Kamarë, në qendër të Selanikut, raporton noa.al.

Vendimi i dënimit ishte unanim dhe po ashtu edhe vendimi i jurisë për fajësinë për veprën e drejtimit të automjetit të rrezikshëm me pasojë vdekjen, lënies së mjetit motorik dhe drejtimit pa patentë.

Sipas vendimit, ankimi nuk ka fuqi ndaluese në ekzekutimin e dënimit, me pasojë që 27-vjeçari i dënuar të kthehet në burg për 16.5 vjet.

Gjatë gjykimit të saj, prokurorja publike shprehu bindjen se shoferi i akuzuar ishte duke ecur mbi shpejtësinë e lejuar, përndryshe – siç tha ajo – nuk do ta hidhte këmbësoren në ajër.

“Ai nuk po ecte as me 104 km/h (shpejtësia e vlerësuar nga eksperti) dhe as me 55 km/h (shpejtësia sipas këshilltarit teknik). E vërteta është diku në mes. Shpejtësia ishte e rëndësishme për të shkaktuar këto lëndime”, vuri në dukje ajo.

Prokurorja foli edhe për vendimin e prindërve të Emës për të dhuruar organet e saj vitale pas vdekjes.

“Ishte plagosur rëndë, pas pesë ditësh vdiq. Prindërit, pavarësisht dhimbjes, gjetën forcën për t’i ofruar jetë njerëzve të tjerë në nevojë, duke i dhuruar organet e saj jetësore”, ishin fjalët e prokurores.

Raporti i lexuar prej saj, i pasuar me raporte të tjera për jetën e Emës, shkaktoi një ngarkesë emocionale tek prindërit, të cilët shpërthyen në lot në sallën e gjyqit.

Gjatë fjalës së tij, 27-vjeçari ka theksuar se papritur ka parë këmbësoren përballë dhe nuk ka mundur të reagojë. Ai ka mohuar që pasi ka aksidentuar studenten, e ka goditur sërish në tentativë për t’u larguar, ndërsa i ka kërkuar falje familjes së saj që e ka braktisur pas ngjarjes teksa u vu nën panik.

I riu shqiptar tregoi se makinën e kishte marrë në përdorim prove për pak ditë në planin për ta blerë. Ai shtoi se kishte kontrolluar mjetin për gjendjen teknike, por “do të bëja edhe një kontroll te një mekanik makinash për ta blerë atë më pas për vlerën 4 mijë euro”.

Teksa tregoi momentet tragjike, djali shqiptar tha:

“Kisha ndaluar në semafor pranë universitetit. Më tej vazhdova rrugën. Isha me 55 km/h. Nuk e pashë, ajo doli befas. E pashë në një metër distancë. Nuk e prisja të dilte. Kur e godita ajo ishte në zonën time të trafikut”, tha i riu dhe shtoi se kushdo që të ishte aty “nuk mund të bënte asgjë”.

Duke iu referuar vendimit të tij për t’u larguar nga vendi i aksidentit, ai tha se ishte i frikësuar dhe nuk dinte si të sillej.

“Ishte faji im. E humba…”, tha ai, ndërsa mohoi se duke u larguar nga skena e aksidentit e ka goditur sërish Emën.

Siç tha, ka marrë vesh të nesërmen se 21-vjeçarja ishte shtruar me plagë të rënda në spitalin “Papageorgiou”.

“Doja të dorëzohesha”, tha ai, gjë që më në fund e bëri 24 orë më vonë.

I akuzuari ka rrëfyer se nuk kishte patentë për shofer në Greqi. Ai tha se prej 13 vitesh jeton në këtë vend duke punuar në industrinë e ndërtimit.

Vodhën 1500 euro nga çanta e 21-vjeçares, ndërsa ajo ishte gjakosur

Ndërkohë, një ngjarje vërtet e paimagjinueshme ka ndodhur pak minuta pasi studentja 21-vjeçare u aksidentua në Selanik.

Teksa ishte e gjakosur dhe pa ndjenja në mes të rrugës Egnatia, dikush dyshohet se ka vjedhur një sasi të madhe parash nga çanta e saj!

Denoncimin për vjedhjen e konfirmon edhe avokati i familjes, duke theksuar se do të hapet një çështje e veçantë, ndërkohë që po hetohet nga Policia greke.

“Tashmë është dhënë një urdhër nga prokuroria për të nisur hetimet për këtë ngjarje të dytl”, tha ai.

Konkretisht bëhet fjalë për 1500 euro në total, të cilat 21-vjeçarja me siguri ia kishte marrë familjes përpara se të udhëtonte për në Selanik nga Chania, ditën fatale.

Shuma e madhe e parave nuk u gjet as në çantën e vajzës dhe as në rrobat që kishte veshur kur ajo u përfshi nga makina që drejtohej nga 27-vjeçari.

Një nga mundësitë që po shqyrtohet shumë seriozisht, në lidhje me vjedhjen e shumës së madhe të parave, është se ajo ka ndodhur pak minuta pas aksidentit, teksa vajza ka mbetur e përgjakur në rrugë dhe pa ndjenja.

Personat që kanë nxituar për të ndihmuar dyshohet se kanë zbrazur çantën e vajzës në tokë për të gjetur të dhënat e saj personale dhe aty dikush ka arritur të marrë 1500 eurot. Familja e viktimës nuk ka raportuar për vjedhje të sendeve të tjera, përveç shumës së parave.

/noa.al

Kozakυt i djegin sërish mαkinën: Po nuk e gjeti shteti, do e gjej vetë

Një automjet është djegur gjatë natës në Allias. Mësohet se makina se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tok”.

Ishte vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar pamjet teksa makina e tij digjet dhe ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po hante darkë në restοrantin e fαmshëm, burri nuk u besοn syνe nga ajo që gjen në ushqim

Një njeri me shumë fat ka gjetur një perlë me vlerë 4000 euro teksa po hante ushqime deti në një restorant të famshëm në New York.

Rick Antosh është fatlumi 66-vjeçar, i cili fillimisht mendoi se th eu dhëmbët teksa konsumonte ushqimin, por në fakt në gojën e tij kishte përfunduar një perlë e çmuar.

Shanset për të gjetur një margaritar të tillë janë një në 12 mijë raste dhe personat që gjejnë një perlë të tillë janë vërtet me fat.

Pas kësaj ngjarjeje disi të rrallë, si me shaka Rick Antosh është shprehur se do të kthehet sërish në restorantin “Grand Central” për të gërmuar për thesare të tilla.

Po ngjiteshin për te Kishα e Laçit, dy mοtrat shοkohen nga ajo që u thote djali

Çfarë do të bënit nëse një person, papritur, nga hiçi do të dilte dhe do t’ju kërkonte të kryenit marrëdh.ënie me të? Edhe kundrejt një pagese madje…

Po, po, ndoshta ju duket e zakontë, por i pazakontë është fakti se gjithçka ka ndodhur në një vend si Kisha e Laçit, shkruan meganews.al

Një vajzë shkruan mbrëmjen e sotme në redaksinë e meganews.al, atë që përjetoi sot, teksa duke ngjitur shkallët për te kisha, papritmas asaj dhe shoqes së saj u del një djalë që u kërkon të kryejnë marrëdh.ënie.

Dhe e dini çfarë?

Nuk është hera e parë që asaj i ndodh diçka e tillë. Vetëm katër vjet më parë, një person i ka dalë para asaj dhe motrës së saj pikërisht tek ai vend, duke hequr pantallonat dhe u zhv.eshur.

Ja çfarë shkruan vajza:

Dua te shpreh nje problem qe jo pak herë ndodh. Une jam nje besimtare qe besoj shum ne Zot. Sot vendosa me shoqen time te shkojme tek Kisha ne Laç, te veshura thjesht sic duhet. Teksa po ngjiteshim ne tatepjete e beme rrugen ne kembe si sakr.ifice (se normalisht gjithe ajo malore nuk behet per qef).

Gjatë rruges te tatepjeta del nga mali nje djal i ri diku tek 24 vjeç, dhe na ndjek gjith rruges, na kerkon te kryejmë mardhenie se.ksuale ne mal, pa piken e tu.rpit, me disa fjalë aq te nd.yra sa nuk kuptoj dot si mund te rrojne këta njerëz.

Madje thoshte ju jap 30 mijë lekë. 4 vite me parë ka ndodhur edhe 1 herë tjeter, shkuam sepse kishim motren semure, dhe del nje burrë nga mali heq pantallonat ne mes te rruges. Ajo qe me ben pershtypje eshtë si ka mundesi qe behen këto veprime ne nje vend te shenjtë sic eshte Kisha e Laçit me mrekullit e saj te medha. Dhe pa ju dhenë piken e arsyes…

Sigurisht nuk ndodhi gje sepse isha e shoqeruar, por po mendoj per ndonje femer tjeter po te ishte vetem??!!! Keta man.jak duhen zhd.ukur nga faqja e dheut njerez te semure.

Me vjen me keq qe keta njerez bejne keto veprime e nuk na lejojnë te shkojmë si duam ne ne Kishë, por duhet te shkojme me fr.ik. T.urp, s’kam fjalë! Faleminderit!

Gαzetari i nxjerr Fatmir Medίut pasapοrtën me mbίemër fαls: Mund t’i shpëtοjë drejtësίsë nëse…

SPAK njoftoi se ka prova të reja lidhur me çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë, ndaj do rihapet dosja.

Asokohe Fatmir Mediu ishte ministër i Mrojtjes, ndërsa sot familja e një prej viktimave kërkon drejtësi,

me shpresën se ajo do të veprojë duke qenë se Mediu është pa mandat deputeti.

Në rrjete sociale gazetari Mero Baze ka publikuar pasaportën e Fatmir Mediut, me mbiemër fals, siç shihet është Mehdihoxha.

Me ironi Baze thotë se ai mund t’i shpëtojë drejtësisë po të ëprdorë këtë pasaportë që përdortë kur ishte në kërkim në Itali.