E rëndë/ Shqiρtari hidhet nga kαti i katërt i bαnesës në Greqi

Paraditen sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ndodhi në rrugën Dhrosopulu të Athinës, rreth orës 11:40.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij.

Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se viktima humbi jetën në vend.

Pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori, për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.

Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Athinës.

Me sa po bΙihen dhe shiten doΙΙari dhe euro

Sot, më 30 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 94 lekë.

Euro blihet me 102.5 lekë dhe shitet 103.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 111.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.7 lekë, ndërsa në shitje me 71.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ήoroskopi për ditën e sόtme, e Shtυnë 30 Dhjetor 2023

Dashi

Programe të mëdha për këtë fundjavë. Hëna, në shenjën tuaj, flet për shoqëri të mirë dhe njofton emocione për ata që janë në çift. Beqarët në momentin e fundit mund të ndryshojnë mendjen për një person që do takojnë. Mundësi të reja për ata që janë në pritje të një pune, do arrini suksese.

Demi

Hëna tani duket pak “armiqësore” dhe ka tendencë për të shkaktuar disa trazira për ndjenjat. Për fat të mirë bashkëpunimi i Diell- Neptun përkrah harmoninë dhe çdo gjë do të zbutet. Njohje të reja parashikohen edhe për zemrat e vetmuara, disa do të kenë për qëllim vetëm miqësinë, të tjerë edhe për më shumë. Puna ju absorbon plotësisht, por kënaqësia personale dhe rritja profesionale ju shpërblejnë për gjithçka.

Binjakët

Dielli në bashkëpunim me Saturnin do ju sjellë disa ngatërresa lidhur me ndjenjat duke mos ju lejuar që të veproni sipas instikteve tuaja. Riorganizoni idetë. Beqarët do të duhet të kenë më shumë besim në cilësitë e tyre dhe të mbajnë dashurinë me buzëqeshje. Ju do të keni një mijë projekte pune në mendje për të mbyllur këtë javë, por mbretëron ç’organizimi dhe rrezikoni të mos përfundoni asgjë.

Gaforrja

Nuk është një dëshirë e madhe për të përmbushur nevojat e të dashurit/ës, kështu që ju do të bëni gjithçka për të kapërcyer ndonjë pengesë apo keqkuptim. Zemrat e vetmuara duhet të jenë të kujdesshëm për të mos marrë angazhime përsipër pa qenë të sigurtë. Në punë bëni mirë të ruani qetësinë dhe të gjeni frymën e bashkëpunimit me kolegët.

Luani

Keni perspektiva për të jetuar një dashuri të fortë dhe të qëndrueshme, por diçka do ju sjell në kujtime, duke menduar ngjarjet dhe njerëzit e së kaluarës. Beqarët mund të përjetojnë një ditë me ulje dhe ngritje, ndoshta do të ishte më mirë për ta shpenzuar këtë fundjavë për një reflektim. Çdo gjë që mbillet në aspektin e punës, këtë fundjavë do t’ju sjellë frytet që ju meritoni.

Virgjëresha

Tensione dhe pakënaqësi përsëri në jetën tuaj në çift. Mos u habisni nëse partneri/ja juaj do ju mërzit pa shkak sot, në vend që të bëjë diçka për të thyer akullin! Beqarët mund të organizojnë ndonjë udhëtim nga i cili mund të presin edhe gjëra të reja. Neptuni do të ndikojnë në ditën tuaj të punës. Duhet të zgjidhni se ku të qëndroni.

Peshorja

Gëzoni këtë moment të qetësisë në dashuri. Organizoni diçka të këndshme, një darkë, një ftesë në një vend romantik, për të kaluar një fundjavë të veçantë me njeriun e zemrës. Një jetë shoqërore veçanërisht aktive për beqarët, ju do të jeni në qendër të vëmendjes. Sot do të jeni mjaft të dobishëm për kolegët dhe do të punoni me frymën e bashkëpunimit.

Akrepi

Dashuria është në krye të mendimeve tuaja falë bashkëpunimit të dyshes Diell- Neptun. Shqetësimi primar juaj është të bëni të lumtur të dashurin/ën tuaj duke lënë mënjanë gjithçka tjetër. Venusi do jetë në krah të beqarëve, për të cilët do favorizohen takime interesante në fundjavë. Disa mosmarrëveshje të vogla në punë mund t’ju bëjnë nervoz, por duhet të ruani qetësinë.

Shigjetari

Në frontin e dashurisë do të ketë disa ndryshime të reja që priten të vijnë, për shumicën pritet një udhëtim, ndërsa për disa të tjerë ndryshime të pashmangshme në programin e tyre. Nuk do të jetë ende dikush që do të mund të hyjë në zemrën e beqarëve, por takimet dhe njohjet do të jenë të shumta. Kjo javë përfundon e kënaqshme për punën, si nga pikëpamja financiare dhe nga investimet.

Bricjapi

Kjo fundjavë do ju ndërthurë mërzitjen me disa lajme të këndshme. Situatës tuaj sentimentale ndoshta po i vjen fundi dhe kjo ju trishton, por mos harroni gjithçka është kalimtare. Beqarët do të duhet të marrin kohë për të vënë rendin midis mendimeve dhe ndjenjave. Profesionalizmi juaj si gjithmonë do vlerësohet shumë, ju do të jeni ndihmë e madhe për të zgjidhur një çështje.

Ujori

Sot për dashurinë mund të bëni gjëra që kurrë nuk i kishit menduar, madje edhe të guximshme për të surprizuar partnerin/en tuaj. Venusi ju bën të fortë, të gatshëm për gjëra të reja. Beqarët të shtyrë nga pasioni do e lënë veten të lirë për tëmpërjetuar aventura emocionuese. Ju jeni duke jetuar një qetësi të caktuar në sferën profesionale dhe emocionale dhe mund të kaloni të qetë një fundjavë pushimi.

Peshqit

Sot do të keni debate në familje dhe konfrontime me partnerin/en, por do të zgjidhet gjithçka në kohën e duhur dhe çdo gjë do shkojë në vend. Gjendja sot nuk do të jetë aspak e mirë edhe për ata që janë vetëm. Në punë çdo gjë do të jetë mirë, kthehet qetësia me kolegët pas disa turbullirë.

Vodhën sende me vΙerë gjγsmë milionë euro, αrrestohet dy motra të mitύra

Dy motra të moshës 12 dhe 16 vjeç janë ndaluar nga policia italiane, pasi kanë vjedhur në një banesë çanta luksoze, stoli dhe ora me vlerë rreth 500 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjes në Monza. Pronari i shtëpisë, i cili njoftoi Policinë, i ndoqi të miturat hajdute në rrugë pasi vuri re vjedhjen.Vjedhja kishte ndodhur disa minuta më parë, ndërsa burri dhe gruaja e tij ishin jashtë për të përfunduar blerjet e tyre të fundit për Krishtlindje.

Kur burri u kthye në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se apartamenti i tij ishte vjedhur. Duke parë nga dritarja, ai pa dy vajza të vogla që po largoheshin me çantat firmato të gruas së tij në krahë dhe vendosi t’i ndiqte ato.

Sapo arriti në rrugë ai bërtiti duke iu kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe dikush mbërriti tek ai, thirri 112 dhe më pas e ndihmoi të ndalonte dy vajzat hajdute.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën dy të miturat, të dy me origjinë sllave, të ulura në trotuar me të zotin e shtëpisë dhe një fqinj që qëndronte përballë tyre.

Burri ka shpjeguar se i kishte parë nga dritarja teksa po largoheshin me disa çanta me vlerë në duar, të cilat i përkisnin bashkëshortes së tij dhe se ia doli t’i ndalonte falë ndërhyrjes së një banori tjetër të zonës.

Në çantat e vjedhura vajzat kishin fshehur u gjetën bizhuteri dhe ora luksoze, ndërsa tek të dy motrat oficerët gjetën kaçavida dhe gërshërë, si dhe një copë plastikë të marrë nga një shishe shampo, e përdorur për të shkatërruar bravën e shtëpisë.

16-vjeçarja, e cili kishte disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2018, u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në CPA në Genova. Motra e vogël, pa precedentë penalë, për shkak të moshës së saj të re, iu besua avokatit të familjes që ndodhet në Francë, i cili mbërriti në Itali, orët e fundit për ta marrë në paraburgim. Dy motrat prej disa kohësh jetonin vetëm në Itali, të besuara te të njohurit dhe gati për të lëvizur nga një vend në tjetrin pa asnjë mbikëqyrje të rrituri.

Si tel 2 m e gjatë! Qγtetarit i futet krijesa e çυditshme në shtëpi! Video

Një qytetar nga Fushë-Kruja tregon për një krijesë të çuditshme që i është shfaqur në shtëpi.

Ai thotë se, një javë më parë, ka parë këtë krijesë si tel 2 m e gjatë para shtëpisë.

Krijesa zvarritet në tokë sikur të ishte gjarpër, por në fakt është mjaft e hollë.

Ai është shqetësuar nga kjo krijesë e çuditshme prandaj kërkon të dijë se çfarë mund të jetē.

Video Player

FjoΙΙa vυαn nga kαnceri në mëlçi, ka nevojë të ndihmohet për shërim jashtë vendit

Fjolla Bytyqi, 16 vjeçare nga Lipjani, është diagnostifikuar me kancer në mëlçi, kurse kostoja e trajtimit jashtë vendit është 87 mijë euro.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” njofton se me vendim të mjekëve, Fjolla duhet urgjent të dërgohet jashtë shtetit për trajtim.

“Kostoja është e papërballueshme për neve si familje, prandaj kërkojmë ndihmën e njerëzve bamirës”, thuhet në njoftim.

Raiffeisen Bank

1501080002810406

Sanije Bytyqi-nëna

IBAN-XK05
Swift-RBKOXKPR

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve e ndihmoi Fjollën me 2000 euro dhe apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë kësaj vajze.

Pse Βerisha iu rikthγe sot αrrestimit të Fatos Nanos?

Bëri çudi rikthimi i arrestimit të Fatos Nanos sot nga Sali Berisha. Se ai rast i takon një kohe të largët, të harruar dhe njeriu që Sali Berisha përmend, nuk është më në politikë. E megjithatë, doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

Por duket se Berisha i është rikthyer rastit të Fatos Nanos, për ta konsideruar veten si një person që po përjeton një persekutim politik apo hakmarrje si pasojë e arrestimit dhe dënimit të liderit të opozitës shqiptare.

Është një argument i fortë, madje shumë i rëndësishëm për diskutim edhe pse i përket një kohë të vjetër sikur sot në opinionin publik të diskutohet mbi këtë çështje. Por a mund të ndodhë që panelet 80 përqind berishjane të pranojnë një përballje të tillë të argumenteve të proceseve Nano-Berisha? Ku avokati i Sali Berishës që ka qenë prokurori që ka kërkuar arrestimin e dënimit të Fatos Nanos të përballet me avokatët e ish-liderit të opozitës. Të cilët kanë qenë: Spartak Braho, Agim Tirana e Përparim Sanxhaku. Asnjëri prej avokatëve të Fatos Nanos nuk janë sot personazhe publike, madje secili bën jetën e vet familjare e njerëzore, përveç Spartak Brahos, i cili si politikan veteran flet herë pas here.

Berisha thotë që Nano ka përvetësuar 10 milionë euro, kur asnjë prokuror nuk e ka thënë këtë. Kur akuza më e tmerrshme e bërë ndaj tij nga avokati i doktorit sot është: abuzim në favor të të tretëve.

E që natyrisht nuk krahasohet me një konglomerat kullash që dhëndri i Sali Berishës përfitoi me vendime të vjehrrit të tij. Përpara se të merrte 17 kullat Jamarbri nuk ishte milioner, por u bë kur e shkatërroi klubin Partizani e mbi të ndërtoi pallatet, duke qenë vazhdimisht njeriu kryesor i aferës. E ku ende nuk janë sqaruar se ku u morën paratë për të ndërtuar 17 kullat.

E megjithatë si Jamarbri, ashtu edhe Sali Berisha janë të lirë sot, e Fatos Nano, pikërisht në komentin kur prokuroria e përgjithshme e komanduar nga presidenti Sali Berisha, i cili shkarkoi Maksim Haxhinë dhe emëroi zëvendëskryeprokurorin për akuzën ndaj Nanos, u arrestua menjëherë. Madje duke i ndaluar çdo komunikim me mjedisin e jashtëm.

Të vetmit materiale që ju lejuan Fatos Nanos ishin librat e shenjta. E në fund, Fatos Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë e Republikës së Shqipërisë për akuzën që Sali Berisha ja kishte ngritur. Mori pafajsinë dhe lekët kokërr më kokërr.

Atëherë pse e përmend Sali Berisha sot, si një mjegull të vjetër të ndërgjegjës së tij? E përmend sepse ndoshta kërkon ta konsiderojë veten si pjesë e hakmarrjes së socialistëve sepse ju burgosi kryetarin. Ja edhe mund të qëndrojë si argument, por kur nuk ke bërë abuzim je i qetë, edhe sikur nga kundërshtarët mund të vijë furtuna.

Fatos Nano e ka lënë politikën në vitin 2005, por gjatë qeverisjes së tij kurrë nuk është marrë me Sali Berishën. Madje siç thonë njerëz të afërt të Nanos, ai nuk donte që të ndërmerrte një aksion gjyqësor ndaj njeriut që kishte shkatërruar tmerrin e 1997-s. Po sot që Berisha sfidon Fatos Nanon, e i thotë se ka vjedhur 10 milionë euro, çfarë do të thotë lideri historik i së majtës shqiptare?

Edhe pse ai ka folur kur ka qenë koha, sot është realisht momenti kur Fatos Nano duhet t’i tregojë Sali Berishës diferencën me të. Edhe pse realisht Berisha atë po kërkon, rastin për tu shpallur martir për një arsye apo tjetër. Po pse ja dha klubin Partizani dhëndrit të tij? Kur të gjithë ishin kundër? Për të ndërtuar 17 kullat, për të cilat Berisha thotë se i takojnë familjes së tij. Por SPAK thotë se nuk i takojnë. Po sa ka fituar Berisha nga 17 kullat? Secili i bën llogaritë vetë!

Βefason ρronari shqiptar, dhυron 1 milion euro shρërblim për ρυnonjësit: Kanë sakrifikuar gjithçka për komρaninë

Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitin e Ri. Qendrimi i ka dhuruar 11 punëtorëve të tij 1 milionë euro shpërblim.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.

Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qendruar pranë kompanisë prej 15 vitesh.

I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë. Vetëm toka i kemi dhënë.

Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar.

Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi./abcnews.al

Sfidojnë dhe trαfikantët e drogës, njihύni me “mυrgeshat” që tγmosin mariυanë

Çdo herë që hëna ndriçon e plotë në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, këto gra që mbajnë veshje të ngjashme me murgeshat, por nuk janë të tilla tymosin mariuanë.

Rrotullohen pas një zjarri, pastrohen me sherebelë të djegur dhe falënderojnë për të mirat e natyrës.

“Njerëzit na drejtohen për shkak të një kuriozitetit dhe çudisë se si disa murgesha me “një” të përbashkët meren me gjëra të tilla si marihuana. E vërteta është që ne tërheqim vëmendjen e njerëzve dhe u japim mesazhet që duam t’u japim”, shprehet ajo.

Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike dhe as nuk i përkasin ndonjë feje tjetër.

“Gjithmonë jua shpjegojmë qytetarëve ose atyre që na shkruajnë në rrjetet sociale se ne nuk kemi konflikt interesi me ndonjë besim fetar, na pëlqen të vishemi kështu sepse ky është stili ynë”, shprehen ato.

Ato janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të themeluar në vitin 2014 të quajtur Motrat e Luginës, i cili është zotuar të përhapë ungjillin e fuqive shëruese të kanabisit.

“Motrat” postojnë shpesh në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për të korrat e kanabisit dhe duke mbajtur seminare.

Ato ndjekin një lëvizje fetare laike, Beguines, që daton në mesjetë. Grupi, i përbërë nga gra beqare, i është përkushtuar prej vitesh spiritualitetit.

Masαkrΰan të moshυαrin grek me thikë gjαtë grabitjes, dy të rinjtë shqiρtarë u zbulυan pasi lanë pas…

Dy të rinjtë shqiptarë që sulmuan me thikë gjatë grabitjes një të moshuar grek janë zbuluar nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit.

Sipas mediave greke, policia ka arritur të gjejë të riun shqiptar, i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.

Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të moshuarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat.

Ndërkohë, 73-vjeçari i cili ishte viktima e grabitjes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për të qëndruar gjallë në Spitalin e Janinës. 25-vjeçari shqiptar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes.