Feston sot ditën e Ιindjes, ja sa vite mbυsh aktori i mirënjohυr i skenës shqiptare

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Petrit Malaj ka lindur në 12 nëntor këtë vit ka festuar ditëlindjen e 62.

Petrit Malaj, tani drejtues i Univeristeti të Arteve, është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar. Malaj është vlerësuar edhe me shumë çmime të rëndësishme ku do të veçonim, medalja “Naim Frashëri” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljonin e festivalit në “Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar” si dhe shumë diploma të tjera për aktivitetin krijues e artistik.

Kujtojmë se pak javë më parë,Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi u angazhua edhe në politikë, ku në zjgedhjet e funit pranoi ftesën e Kryeministrit për të qenë kandidat i Partisë Socialistë në Kukës.

Malaj është babi i dy fëmijëve, Erionit dhe Dartit, të cilët e kanë bërë gjysh 3 herë.

“Vrαsja e Liridonës krim mαsonik”/ Studiuesi: Ja domethënia e 3 gishtaυe, që Naimi i υendosi në baΙΙë

Vrasja e Liridona Ademaj është ende e rrethuar nga msiteri, dhe nuk dihen rrethasnat e plota të krimit të rëndë.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, konspiracionisti Arianit Sllamniku deklaroi se sipas tij, ky është një krim masonik. Ai e lidhi dyshimin e tij me disa fakte, që kanë të bëjnë me numrin 3, si mosha e Liridonës dhe Naimit apo edhe fakti që Naimi gjatë ceremonisë së varrimti i ka vendosur në ballë 3 gishta bashkëshortes së tij të vdekur.

“Unë dyshoj për ndonjë ritual masonik sepse ajo ka qenë në moshën 30-vjeçare kur është vrarë, por mediat e kanë nxjerrë se është 33 vjeç. 33 është grada më e lartë masonike. 33 mijë euro ishte dhe shuma që u pagua për vrasjen e saj, po ashtu janë 3 persona kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje.

Edhe 3 gishtat që ai i ka vendosur Naimi Liridonës në ballë pas vrasjes, është simbol masonik. Unë dyshoj që ka qenë një ritual masonik që Naimi e ka ditur. Është lojë arrestimi i tij, sepse ai nuk do dënohet. Ligjin e bëjnë të fortët dhe është në dën të më të dobëtve.”– tha Arianiti.

Flet Shαban Murseli, babai i Naim Mυrselit: Djalin tim e njihnin Dua Lipa dhe Rita Ora. I kthyen të gjithë shρinën pas trαgjedisë

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH ka rikonfirmuar takimin me djalin e tij në burg dhe ka hedhur poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të të birit.

Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naimit.

Pjesë nga intervista:

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Çfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.

Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.

Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejtje edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë.

As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.

Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.

TMERR/ Shkoi e νetme nga Tirana në Pejë, 23-υjeçarja ρërdh*nohet në Kosovë

Një rast i rëndë abuzimi dhe shfrytëzimi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktima është një 23-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Vajza është me origjinë nga Shqipëria dhe prej disa ditësh, ishte shpallur e zhdukur në vendin tonë. Raportohet se 23-vjeçarja ishte nisur e vetme me autobus nga Tirana dhe kishte mbërritur në Pejë.

Ajo është gjetur më 8 dhjetor pasi familjarët dhe policia kishin shkuar aty për ta kërkuar. Në momentin kur vajza është gjetur, ajo ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe shëndetësore, por pa shenja dhune në trup. Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se ajo ishte përdhunuar.

Sipas autoriteteve, abuzimi seksual ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar dhe dyshohet se janë të përfshirë disa persona. Momentalisht po kryhen hetime dhe janë parë kamerat e sigurisë në zonat e qytetit ku vajza ka lëvizur, për të zbuluar më shumë për atë se çfarë ka ndodhur me të.

Momentalisht hetimet vazhdojnë per të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Ceka: Qγtetërimi ilir ka ekzistυar para qγtetërimit grek dhe romαk

Arkeologu i njohur Neritan Ceka ngre tri teza interesante për ilirët dhe qytetërimin e tyre. A ka ekzistuar ky qytetërim para grekëve apo romakëve.

Në intrevistën për Report Tv, duke iu referuar kërkimeve arkeologjike, Ceka zbulon se qytetet ilire e kanë nisur jetën aktive para se të vinin në rajonet e Ilirisë helenët dhe romakët.“Qyteti është trajtuar që herët në literaturën arkeologjike mbi Ilirinë e Jugut, por ai përfshihej gjithmonë në sferën e qytetërimit grek apo të ndikimit të tij. Mendimi arkeologjik shqiptar ka njohur një evolucion të vazhdueshëm gjatë trajtimit të problemeve që lidhen me rrugën e urbanizimit të Ilirisë. Që në gjurmimet e para, gjeneza e qyteteve ilire është vështruar në këndvështrime të ndryshme. Disa e kanë parë të lidhur ngushtë me ndikimin e kolonive helene të bregdetit. Ndërsa të tjerë e kanë trajtuar si nje fenomen autokton, i lidhur me zhvillimin vendas, që nga vendbanimet e periudhës së parë të hekurit”, rrëfen ai.

Tezat e prof.dr. Cekës janë publikuar tashmë në librin “Në fillimet e qytetit ilir” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Studimi monografik i arkeologut 70-vjeçar Neritan Ceka lidhet me rezultatet e gërmimeve nëpër qytetet ilire që përfshijnë një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut.Ky libër përbën një studim monografik mbi një temë, që në pamje të parë duket mjaft e trajtuar në studimet arkeologjike. Por kur njihesh me përmbajtjen themelore të punimit, kuptohet se autori, pasi i ka njohur mirë të dhënat e autorëve antikë, pasi ka gërmuar në qytete ilire dhe pasi ka gjurmuar me një vëmendje jo të zakonëshme një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut, depërton me një këndvështrim të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir.

Ky këndvështrim shumëplanësh, ka mundësuar në ndriçimin e fillesave të krijimit dhe në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit ilir, si fenomen urban, por edhe si dukuri shoqërore, politike dhe kulturore. Tema e qytetit ilir na çon drejt njohjes në detaje të fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Kr. Kjo temë, tanimë e trajtuar, nuk mund të ketë kufij të njohjes shkencore, duke mbetur objekt i shqyrtimit gjithnje e më të detajuar për arkeologjinë në përgjithësi dhe për atë shqipare në veçanti.Problemi i karakterit të qyteteve ilire ka qenë trajtuar gjerësisht në literaturën arkeologjike. Botimet e veçanta, apo edhe sintezat për qytetin ilir, e marrin në shqyrtim atë kryesisht duke filluar nga shek. IV p.e.sonë, d.m.th., në kohën kur ai ishte plotësisht i formuar. Ndërkohë që çështja e origjinës dhe e rrugës së formimit të këtij qyteti, ka mbetur pak e thelluar.

Zbulimet e arkeologut ndër vite në sitet arkeologjike përforcojnë tezat e tij falë zbulimeve të fundit, siç është varri madhështor i Amantias që doli në dritë pak muaj më parë në rrethinat e Vlorës.

‘Ky zbulim ka një rëndësi po aq të madhe sa zbulimi në Pire’ -thotë arkeologu Neritan Ceka

Në intervistën për Report TV arkeologu Ceka rrëfen se cilat janë të vërtetat historike që na çojnë drejt njohjes së fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Krishtit, ato të vërteta me të cilat babai i tij themeluesi i arkeologjisë shqiptare ka shtruar rrugën e rezulateve më të fundit të kërkimit, edhe në studimet e kolegëve.

Prof.dr. Neritan Ceka depërton përmes një këndvështrimi të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir. Një këndvështrim të ri do të ketë edhe Historia e shqipëtarëve, që po hartohet nga një grup i madh pune i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku arkeologu Ceka është edhe njëri nga autorët e saj.

Arkelogu Neritan Ceka i shtyn më tej kufijtë e njohjes shkencore duke e lënë të hapur debatin shkencor për gjenezën e ilirëve, në shërbim të së vërtetave shkencore, për t’i bërë sfidë me fakte në dorë sharlatanizmit.

Vdiq në υendin e ρυnës, ky është 18-νjeçari

I riu që vdiq në vendin e punës në Ferizaj është nga Komuna e Shtimjes në Kosovë dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vet Komuna e cila në emër të kryetarit i ka përcjellë ngushëllimet familjes së të ndjerit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarje nga jeta të 18 vjeçarit, Shpresim Bekim Hysenaj,” njofton Komuna e Shtimes.

“Lajmi për vdekjen e papritur të Shpresimit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen Hysenaj por edhe për gjithë qytetarët e komunës sonë.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Shpresimin përherë me krenari.

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i njomë,” thuhet në postimin e Komunës së Shtimes.

https://web.facebook.com/officialKomunaShtime/posts/681885160734339?ref=embed_post

“U fe joυa 8 vjeç”/ Mësuesja që u m. αrtua me mbΙesëri rrëfen jetën e vështirë: Kisha frikë kur vinte vjehrri në shtëpi

“Kur shkova 11 vjeç donin të më martonin edhe pse unë doja të shkoja në shkollë”

Martesa me mblesëri është një pjesë e shoqërisë shqiptare, që edhe pas kaq vitesh, vijon të jetë e pranishme.

Në “Shqipëria LIVE”, Meleqe Reja, mësuesja e parë rome ka rrëfyer sfidat e saj të jetës duke nisur që nga fëmijëria. Ajo ka treguar se si në moshën 8-vjeçare e kishin fejuar dhe në moshën 11-vjeçare kishin tentuar ta martonin, ndërsa dëshira e saj ishte shkollimi.

“Prindërit e mi kishi 8 fëmijë. Kur unë u fejova isha 8 vjeç. Djali ishte 2 a 3 vjet më i madh se unë. Unë nuk e dija se çfarë ishte fejesa. Në klasë të katërt do martohesha. E urreja kur familjarët e burrit vinin në shtëpinë time. Kisha një frikë që do largohesha nga shtëpia, që do ndahesha nga motrat dhe vëllezërit. Nuk ishte vetëm torturë, por ishte skandal ajo që u bëhej fëmijëve. Babai im kishte shumë fëmijë dhe do seleksiononte kë do ushqente, por ai harronte se unë vërtet do largohesha por do kthehesha 3 vetë më vonë sepse do e kuptoja qëai njeri nuk ishte për mua. Edhe pse e kundërshtova, u martova por më pas u ndamë sepse e kuptuam që nuk ishim për njëri-tjetrin. Unë nuk e kuptoja në atë kohë çfarë ishte vjehrri, burri, martesa. Prindi nuk e kuptonte se kjo ishte dhunë që mua po më ushtronte.”- tha Reja.

Media britanike: Bandat shqiρtare taΙΙen me qeνerinë e Britanisë, po ofrojnë “zbritje për sezonin e festave” ρër emigrantët

“Bandat kriminale po ofrojnë ‘zbritje të sezonit festiv’ për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Britani, duke u tallur me përpjekjet e ministrave britanikë për të goditur fenomenin.”

Kështu shkruan “Daily Mail” në një shkrim ku tregon se trafikantët e njerëzve po përdorin reklama në mediat sociale për të promovuar marrëveshje me çmime më të ulëta, me një tarifë prej 5 mijë paundësh për person gjatë Krishtlindjeve, një zbritje prej 37,5 për qind, nga 8 mijë paund që është çmimi zakonisht.

Një reklamë shqiptare në TikTok, me një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në Britani një normë ‘100 për qind sukses’.

Një reklamë e veçantë në Instagram për hapësirë në kamion ofron një ‘çmim’ për një udhëtim më 20 dhjetor: ‘Një person 6 mijë paund. Nëse jeni dy persona, 5 mijë paund secili.’

Daily Mail shkruan se bandat po përqendrojnë gjithnjë e më shumë reklamat e tyre në ofertat për të çuar emigrantët në Britani me kamionë, ndërsa një reklamë ofron një marrëveshje për t’i kaluar ata me avion për 14 mijë paund për person.

Këtë javë Rishi Sunak përballet me pengesën e parë parlamentare për projekt-ligjin e tij të urgjencës për të shpëtuar skemën e Ruandës.

Sunak tha se ai do të ‘vazhdojë me planin për të ndaluar anijet’ dhe se ai është plani i vetëm për t’i dhënë fund ‘tregtisë së keqe të bandave’.

Të dhënat e fundit të Home Office tregojnë se pothuajse 30,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla në vitin 2023.

Thυkididi: Lυfta e Trojës u bë nga peΙΙazgët dhe jo nga grekët

Tek statusi ku unë postova një shkrim të Historianes së Nderuar Elena Kocaqi, pati kundërshtime rreth etnisë Pellazgjike të Trojanëve, ku sipas komentuesit ky fakt është një fakt pa argument shkencor, megjithatë për të mos u zgjatur, po i paraqes këtë shkrim të Gjuhëtarit dhe Atdhetarit të ndjerë Altin Kocaqi:

Thukididi: Lufta e Trojës e bë nga pellazgët dhe jo grekët

Nga – Altin Kocaqi

Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të prehistorisë e në vazhdimësi nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithëpjesëmarrës të kësaj lufte mitike. Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akadamik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brëndësin e tyre kanë forcë të madhe rraciste edhe asimiluese.

Aq sa mund të jetë Filipi II edhe Aleksandri i Madh sllavobullgare, apo aq sa mund të jetë serb Konstandini i Madh, po aq ka qënë edhe Lufta e Trojës një luftë mes grekërish. Fqinjët tanë i japin shumë rëndesi figurave historike edhe nëpërmijet tyre ngren kombet e tyre që në shumicë përbëhen nga autoktonët e asimiluar. Homeri u shkruajt për herë të parë në shek VI-V para Krishtit ndërsa Thukididi jetoi në fund të shek V para Krishtit. A mundet ta njohi Homerin, më mirë se Thukididi, një ëndërrimtarë i Rilindjes Europiane?

Në gërmën e shkrimit akademik shumë pak shance, ose aspak, ka një studiues që jeton 2000 vjetë më vone se ngjarja që ta njohi ngjarjen më mirë se sa bashkëkohori i kohëshkrimit të Homerit(Thukididi). Ndaj me rregullat akademike fjalën e parë e ka Thukididi i cili jo më pak edhe jo më shumë na thotë se Luftën e Trojës e bënë Pellazgët edhe jo Grekët. Për Thukididin grekët e parë edhe të vetëm janë një togë ushtarësh që erdhën me Akilin nga Fthia ose më saktë,sipas Homerit, ‘largë nga Efira dhe lumi Selient’: Thukididi në hyrjen e veprës Lufta e Peleponezit shkruan: “Pamundësinë, e kohëve të vjetra, më duket se vërteton mbi të gjitha dhe e vërteta se para luftës së Trojës asgjë nuk ndërmori së bashku Greqia.

Mendoj se në të vërtetë as ky emër nuk është dhën për të gjithë vendin dhe as që ekzistonte para Elinos djalit të Dhefkalionit, por fiset e ndryeshme, në shtrirjen më të madhe PELLAZGËT, emëroheshin sipas emrave të vëndbanimeve. Provën më të mirë e ka Homeri. Sepse, dhe përse jetoi shumë më vonë se Luftrat e Trojës, ai askund nuk emëroj më këtë emër të gjithë,as ndonje tjeter, përveç atyre që erdhën me Akilin nga Fthiotidha, të cilët ishin dhe Grekët e parë, por i quan ata -pjesmarresit e luftes- në poemat e tij përgjithësisht, Danaus, Argjeus, Akej” Grekët në Luftën e Trojës nuk i njohu as Homeri edhe as Thukididi…dhe po i njohin ënderrimtarët ellinoman.

Ndërsa më poshtë keni si referim burimin ku Historiani Grek i antikitetit thotë qartë se Lufta e Trojës u zhvillua nga Pellazgët:

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text

Grυshtoi gjγqtarin, çfarë ndodhi me ρresidentin e klυbit turk

Presidenti i një klubi të futbollit në Turqi është arrestuar, pasi e kishte grushtuar një gjyqtar pas një ndeshjeje të ligës elitare të futbollit turk të hënën.

Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca, vrapoi në fushë dhe e goditi gjyqtarin Halil Umut Meler, menjëherë pasi ekipi i tij e kishte pranuar një gol të barazimit 1:1 në minutën e 97-të kundër Caykur Rizesporit.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Yilmaz Tunc, tha se Koca dhe dy persona të tjerë janë arrestuar për “lëndimin e një zyrtari publik”.

Të gjitha ligat e futbollit turk janë pezulluar. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se incidenti është “plotësisht i papranueshëm” dhe se dhuna “nuk ka vend në sportin apo shoqërinë tonë”.

“Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Gjyqtarët, lojtarët, tifozët dhe stafi duhet të jenë të sigurt për ta shijuar lojën”, tha ai.

Koca njoftoi më vonë në një komunikatë për media se ka dhënë dorëheqje si president i klubit dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij.

“Pavarësisht se ka e madhe ishte padrejtësia apo sa i gabueshëm ishte [referimi], asgjë nuk mund ta legjitimoj, apo shpjegoj dhunën që e ushtrova unë”, tha Koca.

Çfarë ndodhi?

Skuadra vendase Ankaragucu kishte kaluar në epërsi 1:0 në fillim të ndeshjes së Superligës turke të hënë, dhe pastaj një lojtar i saj u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 50-të. Caykur e barazoi në 1:1 rezultatin në fund të ndeshjes dhe kjo e shkaktoi një rrëmujë të madhe pasi përfundoi ndeshja.

Pasi u rrëzua në tokë, Meler u godit disa herë derisa ishte i shtrirë në tokë. Ai pësoi lëndime, përfshirë një thyerje të vogël në fytyrë.