I kërcënoi bαbanë, 20-vjeçari shqiptar bën për sρital itaΙianin

Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari italian kishte kërcënuar pronarin e lokalit me thikë në qytetin Ariccia, 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë në këtë konflikt djali i tij 20-vjeçar.

Italiani mbeti i plagosur, pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët.

Policia është njoftuar për ngjarjen, pasi 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir.

AΙabbar: Do t’a bëj Dυrrësin si Dubai

Mohamed Alabbar, njeriu që ka ndërtuar Dubain, do të bëjë realitet edhe projektin ‘Durrës Yacht & Marina’. Në një intervistë për televizionin Scan, Alabbar deklaroi se Durrësi do të kthehet në versionin modern të Dubait, teksa shtoi se çdo gjë do të jetë më argëtuese dhe shumë më mirë.

“Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë. Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë” deklaroi Alabbar.

Alabbar më tej konfirmoi se ai do të jetë një nga banorët e Durrësit, së bashku me familjen e tij. Ai shprehet se ka rezervuar apartamente për veten dhe për familjen e tij.

“Po, unë kam blerë disa hyrje për vete. Në dy godinat e para, kam apartamente atje. Edhe familja ime ka. Besoj vajzat e mia kanë gjithashtu apartamente këtu” tha më tej Alabbar.

Sipërmarrësi i njohur shprehet se projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ nuk është projekti i vetëm që ka për Shqipërinë.

Pati dyshime se miliarderi arab do të tërhiqej nga projekti ‘Durrës Yacht & Marina’, për shkak të disa gjyqeve që kishte në emër të tij. Por këto dyshime janë hedhur poshtë nga Alabbar. Në Portin e Durrësit kanë nisur punimet dhe një pjesë e apartamenteve kanë filluar të shiten që në ajër, por edhe me çmime shumë të larta.

Shqiρëria në Euro 2024, Duka: Βesoj se mund ta kaΙojmë grυρin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur nga “Opinion” si personazh i vitit për arritjen e Shqipërisë në Euro 2024 dhe zgjedhjen e tij si zv/President i UEFA-s.

Sa i përket Europianit, Duka tha në studio se ka shumë besim tek ekipi dhe një kalim i mundshëm i grupit.

“Ajo që kam këshilluar të tjerëve është ta shijojmë një herë këtë që kemi arritur sepse kemi nevojë ta shijojmë sepse nuk kemi shijuar shumë gjëra të bukura. Ta shijojmë deri në Qershor dhe ta shijojmë edhe pjesëmarrjen atje. Padyshim që kam shumë besim tek ekipi, siç kam pasur besim që e komentove me skepticizëm, kualifikimin në Europian, kam sërish besim që mund ta kalojmë grupin”, tha ai.

Ai foli edhe për zgjedhjen si zv/President i UEFA-s.

“Në rastin e zgjedhjes, Aliu e di më mirë se të tjerët, është çështje korrektese, çështje pune, çështje raporti, besimi dhe vlerësimi”, tha Duka./tvklan

Masakroi 73-vjeçarin në Greqi gjatë tentatiυës për ta grαbitυr, del fotoja e shqiptarit

Personi që shihni në foto është Klodjan Saliaj, i riu nga Vlora që masakroi një të moshuar në Greqi, duke e goditur 10 herë me thikë. Ai kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit për të grabitur, ndërsa u përball me këtë të fundit dhe e plagosi rëndë.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Mαnjani sυΙmon SPAK: Dështoi të bëjë detγrën, Berisha duhej shoqëruar me forcë kur nuk zbatoi υendimin


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzoi SPAK se ka dështuar të bëjë detyrën me Sali Berishën. I ftuar dje në një media, ai theksoi se nëse Berisha nuk do të kishte zbatuar masën, sipas ligjit Prokuroria duhet ta kishte arrestuar në flagrancë, dhe nuk kishte pse të bënte kërkesë në Parlament.

“Po e zë se masa që masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Sali Berishën nuk është zbatuar.

Kush na e thotë këtë që Berisha është thirrur dhe nuk është paraqitur. Nëse Berisha nuk shkoi ditën e martë në SPAK pse nuk e arreston SPAK në flagrancë. Nuk kishte nevojë fare të shkonte në Kuvend.

SPAK ka dështuar të bëjë detyrën. Nëse ai nuk u bind për masën e parë, çfarë garancie ka të bindet për masën tjetër. Prokurorët që nuk e bën një gjë të tillë sipas ligjit duhet të shkarkohen në vend”, deklaroi Manjani.

E rëndë në Kroaci/ Djali υret nënën, grυαn dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një burrë ka eliminuar nënë, gruan e më pas veten.

Pas eliminimit të së nënës së tij, ai ka ndjekur bashkëshorten në dyqan, të cilën e ka ekzekutuar me armë zjarri.

Autori më pas është mbyllur në shtëpi dhe ka qëlluar veten.

Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.

“Një çmenduri e plotë. Ishte me të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë”, tha njeri prej dëshmitarëve.

Autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabre.

E rëndë/ Gjendet e υdekur në ρyll fυtbollistja e njohur

Futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, Gemma Wiseman ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve.

Gemma ndihmoi Mbretërinë e Bashkuar të renditje në vendin e tretë në Kupën e Botës për Futbollin e sportisteve që nuk dëgjojnë në Itali në vitin 2016.

Mediet angleze thanë se trupi i saj u gjet nga një kalimtar më 16 dhjetor në një pyll pranë Norwich.

Ajo la pas gruan e saj Lora, gjithashtu futbolliste, dhe një vajzë trevjeçare.

“Më 16 dhjetor 2023, Gemma, për fat të keq, Gemma ndëroi jetë. Familja dhe miqtë e saj u shkatërruan plotësisht. Ajo ishte një person e sjellshme dhe e kujdesshme me një sens të madh humori. Kudo që shkonte, ajo sillte të qeshura dhe energji me vete dhe miqësohej lehtësisht me këdo që kishte fatin ta takonte.”, thuhet në deklaratën zyrtare për ngjarjen.

Edhe pse ajo punonte si asistente shkolle, Wiseman ende luante futboll për një numër klubesh lokale.

Gjithashtu, mediat britanike theksojnë se hetimi për vdekjen e saj dhe përcaktimi i shkakut zyrtar do të zbardhet në korrik të vitit të ardhshëm.

Çifti i ρensionistëve nga Fieri: Shkojmë në shkυma-ραrty, jemi pa komρΙekse

Drita dhe Spiro, janë një çift pensionistësh të cilët e shijojnë jetën në maksimum. Ata pëlqejnë të dalin, të kërcejnë e pse jo të frekuentojnë edhe jetën e natës.

Duke folur për “Good Morning Albanians”, ata thanë se gjithnjë u ka pëlqyer liria dhe se në jetën e tyre kurre nuk kanë pasur komplekse. Ata u shprehën se çdo gjë e kishin bërë bashkë e madje kishin shkuar edhe në shkuma-party.

“S’kam komplekse fare unë. As më para nuk kam pasur, po aq më tepër këto 35 vite që kam qenë me Spiron. Mua gjithmonë më ka pëlqyer liria, gjithmonë, në çdo kohë”,-tha Drita Goga.

“Komplekset negative te ne si çift nuk kanë vend. Ne çdo gjë e kemi bërë bashkë në çift. Çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Ne kemi tre fëmijë të mrekullueshëm, i kemi shkolluar”,-tha Spiro Goga.

Jo bonυs bebesh për ΕMIGRANTET! Qeveria νendos kυshte: 180 ditë…

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime ku përfshin si kusht qëndrimin 180 ditë në Shqipëri

Qeveria synon të orientojë politikën e nisur pak vite më parë të bonusit të bebeve tek familjet që jetojnë realisht në Shqipëri duke eliminuar kështu përfitimin e atyre që nuk jetojnë më në vend.

Në një vendim të miratuar të mërkurën e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime ku përfshin si kusht qëndrimin 180 ditë në Shqipëri në vitin paraardhës për prindërit e foshnjave të sapolindura. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS.

“Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, e përfitojnë: a) prindi/prindërit e foshnjës së porsalindur, shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë kalendarike të vitit paraardhës, sipas të dhënave të sistemit TIMS dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile” thuhet në vendim.

Një tjetër element që shtohet është përfitimi i këtij bonusi nga ata të huaj që janë vendosur në Shqipëri si azilkërkues apo refugjatë të cilët vendosin që shtetësia e fëmijës së tyre të jetë shqiptare.

“Prindi/prindërit me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve nga shteti shqiptar u është dhënë statusi i refugjatit, i mbrojtjes plotësuese ose i azilkërkuesit dhe vendosin t’i japin foshnjës shtetësi shqiptare, sipas ligjit për shtetësinë shqiptare, dhe e regjistrojnë si shtetas shqiptar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile” thuhet në pikën e dytë sa i takon ndihmës shtetërore.

Në shtator të këtij viti vendimi që lidhej me bonusin e bebeve u ndryshua duke synuar që përfitimet të jenë për shtetasit që jetojnë brenda vendit pasi ndër vite edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kishin përfituar nga kjo hapësirë ligjore.

Për qeverinë kjo përbënte përfitim të dyfishtë pasi ata përfitojnë nga skemat në vendet ku janë vendosur.

Qeveria miratoi bonusin e bebeve që ka një përfitim financiar prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe foshnjat e tjera në vijim si një politikë për rritjen e lindshmërisë por deri më sot nuk ka një vlerësim mbi efektivitetin e saj./Monitor

Çυdira shqiptare! Rezideηca Ιυksoze në ρeriferi të Tiranës, iΙυstrohet si fshαt tίpik shqiptar (Foto)

Çudirat duket se nuk kanë të sosur në tekstet me të cilat mësojnë fëmijët në Shqipëri.

E radhës vjen nga libri i historisë së klasës së katërt. Bëhet fjalë për një pasazh që flet për fshatin.

“Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”, thuhet në tekst mes të tjerash, ndërsa si shembull i fshatit me foto paraqitet … rezidenca luksoze “ROLLING HILLS”.

Komentet pas publikimit të rastit në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Blogeri Oltion Kadaifciu, i cili ka publikuar dhe përmbajtjen e librit të hisotrisë shkruan:

“Nga libri i historise se klases se katert duket se ka ardh prap koha per ate barsaleten e kohes se diktatures ku femijet pasi degjonin per bukurine e Shqiperise socialiste donin te shkonin e jetonin atje”.

Ndërkohë, gazetari Ermal Mulosmani shkruan: Ohhh, çfarë perle! Historia e Shqipërisë, libri shkollor, klasa e katërt,

për të ilustruar gjendjen e fshatrave të Shqipërisë paska marrë një “shembull tipik” fshati, atë të Rolling Hill!!!