Flet babai i Naim Mυrselit: Djalin tim e njihnin gjithë të fαmshmit! I kthyen të gjithë shρinën pas tragjedisë

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH ka rikonfirmuar takimin me djalin e tij në burg dhe ka hedhur poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të të birit.

Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naimit

Pjesë nga intervista:

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Çfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.

Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.

Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejtje edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë.

As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.

Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.

Monedhat e hυaja υαzhdojnë pikiatën/ Çfarë po ndodh me monedhat e hυaja?

Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95lekë.

Euro blihet me 101.3 lekë dhe shitet 102.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 106.5 lekë, ndërsa në shitje me 107.7 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 118 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69 lekë dhe në shitje me 70.4 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Krijoi Ιehtësi për një të dënuar dhe ρërfitoi 6000 euro, dënohet ish-gjγqtarja e Korçës

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë Mimoza Margjekën, për akuzën e “korrupsionit”. Por vendimi pezullon ekzekutimin të dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë në 3 vjet “Shërbim Prove” si edhe iu mohua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demirin u dha dënimi me 3 vjet burgim që konvertohet në aq vite shërbim prove.

Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla Apeli dha një dënim me 3 vjet burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove si dhe për Nejton Balin 1.2 vite burg konvertuar në 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

Vetëm Arben Cara ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin. Sipas SPAK, këta persona akuzohen se i kanë dhënë gjyqtares Margjeka shumën e 6000 eurove për të ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Orion Bali, vëllain e Nejton Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh kundrejt “garancisë pasurore”. Shumën e parave e mori bashkëshorti i ish-gjyqtares./ abcnews.al

Dokυmenti/ Shkresa në Kuvend me firmën e Dυmanit, SPAK: Pranga për Sali Berishën

TIRANË- Abc News ka siguruar kërkesën e SPAK, drejtuar Kuvendit, për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, që mban firmën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, kërkohet arrest me burg/ose arrest shtëpie për Berishën. Dokumenti shkresor, i cili është firmosur nga Dumani mban datën e sotme, 12 dhjetor.

Kjo lëvizje e re e SPAK vjen në një kohë kur ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk respektoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./abcnews.al.

SPAK kërkesë në Kuvend për ndrγshimin e mαsës së sigurisë për Sali Berishën, nga “detyrim ραraqitje” në “αrrest shtëρie”

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burimet për Balkanweb bëjnë me dije se ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”.

Vendimi për ndryshimin e masës vjen pas Berisha nuk zbatoi masën e mëhershme, atë të detyrimin me paraqitje.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Mαrtë 12 Dhjetόr 2023

Dashi

Ditën e sotme do t’ju duhet t’i kushtoheni së tepërmi punës, megjithatë pa neglizhuar edhe ndjenjat. Sot ju do të keni një energji shumë të veçantë, pothuajse unike, që do t’ju shtyjë në krahët e partnerit/es. Ata që janë vetëm do të bëjnë takime të shkëlqyera falë aleancës misterioze në ajër midis Plutonit dhe Venusit! Me ndihmën e yjeve ju mund të kuptoni atë që keni në mendje: projektet lëvizin në drejtimin e dëshiruar!

Demi

Jo gjithçka është paqësore në dashuri: sidomos në mbrëmje, disa re në horizont do të vënë edhe marrëdhëniet më të testuara në krizë. Por gjithçka do të funksionojë më së mirë dhe do jetë kalimtare! Nëse jeni vetëm ju do të animoheni nga një vitalitet i madh që do t’ju dërgojë për të tërhequr arritje të shumta. Në punë priten rezultate pozitive.

Binjakët

Aspektet e harmonizuara të yjeve ju premtojnë një marrëdhënie stimuluese, mbështetëse të projekteve të reja. Partneri/ja do t’ju ndihmojë të jetoni ngjarjet e kësaj dite në një mënyrë më të pranueshme. Flirtime të reja vijnë për zemrat e vetmuara, por asgjë nuk është serioze. Sot do të keni mundësi për bashkëpunime të reja. Përdorni angazhimin dhe reflektimin në punë.

Gaforrja

Jeni duke jetuar një moment intensiv të jetës tuaj, i cili do t’ju bëjë të zgjeroni horizontet tuaja, por do t’i lini pak hapësirë ​jetës private. Mos i neglizhoni të dashurit tuaj! Planetët do të ndihmojnë beqarët për të bërë njohje të reja dhe për t’u shkëputur nga rutina. Është momenti ideal për të propozuar një iniciativë që është afër zemrës suaj përsa i përket ëndrrave dhe projekteve.

Luani

Të vënë përballë një zgjedhje të vështirë, marrjes së një vendimi të rëndësishëm në fushën e dashurisë, do të dini se si të veproni. Një histori e nisur kalimthi evoluon në një histori të thellë. Beqarët do të duhet të mbajnë një ekuilibër me një person nëse nuk duan ta mashtrojnë atë. Më mirë të flasin qartë. Qielli paraqitet pa re dhe gjithçka duket e qartë. Yjet ju ndihmojnë të arrini qëllime vërtet ambicioze.

Virgjëresha

Do të jetë një e martë pa ngjarje të mëdha, por gjithçka shumë e qetë. Jeta sensuale rrjedh pa probleme, përveç ndonjë një grindjeje të vogël. Nëse keni besim ju që jeni vetëm, do të zbuloni se shpresat dhe aspiratat nuk janë të paarritshme. Është një ditë ideale për të treguar se jeni me të vërtetë të aftë për të trajtuar një çështje shumë të rëndësishme praktike.

Peshorja

Një ditë intensive lidhur me jetën sentimentale, kalimi i favorshëm i Hënës në Luan mbron marrëdhëniet tuaja në çift. Ju do të zbuloni me kënaqësi që jeni thellësisht të dashuruar! Beqarët do të kenë surpriza të këndshme! Plutoni do t’ju japë një guxim të veçantë në punë, një forcë të madhe që do t’ju shërbejë për t’u marrë me kurthet dhe zilitë.

Akrepi

Ende dyshimet dhe paqartësitë nuk ju japin afat. A e kuptove se ajo që dukej si një marrëdhënie emocionuese doli të ishte diçka e thyeshme? Yjet këshillojnë beqarët të heqin dorë nga çdo gjë dhe të përpiqen t’i japin më shumë kohë dhe hapësirë ​dashurisë. Një qiell i pafavorshëm ju fton të shmangni pakujdesitë në biznes. Tensione dhe përplasje në marrëdhënie me kolegët.

Shigjetari

Dashuria dhe udhëtimi sot mbahen në krah. Do të jeni të përkushtuar që të jetoni me energji të madhe. Marsi, si zakonisht, ju inkurajon që të mos ndaleni nga qëllimet tuaja. Zemrat e vetmuara, nëse duan të ndiejnë një ndjesi me intensitet, nuk duhet të humbasin mundësitë e mira për takime! Suksesi është në majë të gishtave tuaj, ju vetëm duhet ta kapni atë.

Bricjapi

Kultivoni dashurinë dhe pasionet me mençuri dhe realizëm. Mundohuni të kuptoni nëse ajo që po përjetoni është me të vërtetë historia që prisni. Duke e njohur atë është e lehtë! Beqarët do të transmetojnë optimizëm dhe bukuri për personat që kanë pranë, nga ana e tyre edhe ata nuk do të jenë më pak të papërmbajtshëm! Vendosni mënjanë idetë ekstravagante dhe kushtojuni përpjekjeve tuaja për diçka konkrete.

Ujori

Ndjenjat do të jenë konfuze, ata që presin shumë nga të dashurit e tyre do të kenë pakënaqësi të hidhura. Pranojeni, nganjëherë jeni të paqëndrueshëm dhe kapriçoz. Venusi do të favorizojë beqarët që duan t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjërave të rëndësishme. Ndjeni dëshirën për të hapur përvoja të reja në punë! Ditë pozitive për ata që duhet të punojnë me dikë.

Peshqit

Venusi dhe Plutoni favorizojnë një jetë serioze dhe stabil afektive, sot do të jetë e lehtë të lihet bukuria e madhe e së tashmes. Faza dashamirëse vazhdon për beqarët, hidh poshtë të gjitha hezitimet dhe nis veten në pushtime! Shfaqni cilësitë tuaja, në punë ju do të jeni veçanërisht të dobishëm për t’u përballur me ndonjë vështirësi.

Aυokati zbardh detaje trόnditëse nga ngjarja: Ja çfarë u tha Naim Mυrseli fëmijëνe në mαkinë

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje.Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, diskutuan mbi shkaqet që mund të kenë sjellë krimin makabër.

Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një lidhje skype nga Kosova tha se motivi i një vrasje të tillë ka qenë i mundur të mësohet në ditët e para të arrestimit të Naim Murselit. Ndërsa sa i takon detajeve nga grabitja, Gashi tha se me 2 fëmijët e tij që ishin në makinë, Naim Murseli ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe të miturit kanë menduar se mamaja e tyre kishte mbetur e bllokuar në mjet dhe kishin dalë pa e ditur çfarë po ndodhte.

“Me fëmijët ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe kanë dalë nga makina. Ata kanë dalë nga makina pa e ditur se cfarë po ndodhte. Ata kanë menduar se mamaja e tyre ka mbetur në makinë. Naimi që e drejtonte makinën, ka dalë nga mjeti dhe e ka lënë Liridonën aty. Është parë se është vrasje e porositur dhe prokuroria ka pasur indicie që tregonin se Naimi ishte i përfshirë”- tha Gashi.

Sa i takon rrezikut për vetëgjyqësi mes familjeve, avokati u shpreh se nuk beson se mund të ketë një rrezik të tillë pasi familja e Liridonës ka deklaruar se e ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë.

E njohët? Kur nuk ekzistonin as fiΙtrat e as oρeracionet, aktorja shqiρtare ρυblikon foton e vitit 1976

Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.

Së fundmi aktorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë.

Ajo ka publikuar një foto të vitit 1976 kur ka qenë shumë e re.

“Foto-provë e parë, ish Kinostudio, 1976”, shkruan aktorja. Ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura, por ajo që shfaqet në këtë fotografi është e gjitha natyrale.

Një iranian thγen rekordin, vendos 88 Ιυgë të baΙancuara në trυρin e tij

Një burrë iranian theu rekordin e tij botëror Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij. Abolfazl Saber Mokhtari, 51 vjeç, theu rekordin e tij prej 85 lugësh, të cilin e vendosi në vitin 2021.

Mokhtari deklaroi për Guinness World Records se ai vendosi të ndiqte rekordin për shumicën e lugëve të balancuara në trup pas një jete të gjatë të ngjitjes së objekteve në lëkurën e tij.

“E vura re aksidentalisht këtë talent timin kur isha fëmijë,” tha Mokhtari për GWR pasi përpjekja e tij e parë për rekordin u certifikua në janar 2022, “por pas shumë vitesh praktikë dhe përpjekjeje, arrita ta forcoja talentin tim dhe të zhvillohesha, aty ku është tani”.

Ai i tha organizatës së mbajtjes së të dhënave, talenti i tij nuk kufizohet vetëm në lugë.

“Çdo gjë, dua të them, çdo objekt. Çdo gjë që ka një sipërfaqe mund të ngjitem në trupin tim, si plastika, qelqi, frutat, guri, druri dhe madje edhe një njeri plotësisht i rritur,” u shpreh Abofazl/abcnews.al

A do ta Ιejojë BE veton e Greqisë ndaj Shqipërisë? Aυokati i njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë

Avokati Jordan Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Evropianë nuk do ta lejojë Greqinë t’i vërë veto Shqipërisë për integrimin në BE.

Teksa komentoi deklaratën e Ramës në Kongresin e PS, Daci u shpreh se siguria e kryeministri lidhet me faktin se ai është njohës i mirë i çështjeve të rajonit dhe të BE dhe e di shumë mirë që ky i fundit nuk do të lejonte ndërhyrjen në punët e drejtësisë së një vendi.