“Bαbai i tij po ρërpiqet të fshehë krimin”, gαzetari ρυblikon mesαzhet e Naimit: Behgjeti më dha 30 mijë euro

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjete sociale mesazhet që Naim Murseli i ka dërguar një mikut të tij amerikan, përmes të cilave i kërkonte 8 mijë euro borxh. Mes të tjerash ai i thotë mikut të tij se Behgjeti i dha atij 30 mijë euro.

Zeka akuzon babanë e Naimit se po përpiqet të fshehë vrasjen që prej fillimit.

“Kur baba bëhet zëdhënës i një planifikuesi të vrasjes të familjes së tij

Sipas Policisë së Kosovës, Naimi ka pranuar çdo gjë rreth planifikimit të vrasjes. Madje vrasësin e kishte ftuar në darkë, në të njëjtin restorant, por në një tavolinë tjetër.

Krejt kjo histori reale dhe bizare, ngjan me telenovela të tmerrshme.

Duke qenë Naimi brenda, dhe duke dashtë me rritë nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderatorë, portale e gazeta, sjellin lloj-lloj teorish të konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave në polici. Flitet për shumë rrena, që të vritet e vërteta.

E në krye të rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qenë i dyshimt se po përpiqet të fshehë krimin.

Prej gadishmërisë “për ta vra djalin” tani del mbrojtës, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policisë, si dhe njerëzve që e dinë të vërtetën rreth Naimit.

Nëse nuk je i gatshëm me thanë të vërtetën, ma mirë mbylle gojën.

Qe vetëm nje sms i Naimit ku i kërkon pare borgj një amerikani, madje me fajde….”, shkruan Milaim Zeka.

Amina Nuraj/ Një grυα nga Sanxhaku vlen më shυmë se një mijë bυrra në BaΙΙkan.

Një grua nga Sanxhaku vlen më shumë se një mijë burra në Ballkan. Për ata që ende nuk e dinë se kush janë gratë nga Sanxhaku, le të informohen pak më mirë.

Këtu në Sanxhak fjalën e fundit e kanë gratë.

Këtu në Sanxhak gratë dinë të mbajnë pushkën më mirë se kimiken.

Këtu në Sanxhak gjëja e parë që mëson një vajzë është të mësojë për armët dhe vetëm më pas për përgatitjen e ushqimit.

Grave në Sanxhak u mësohet respekti për veten dhe se ato janë lidere në jetë. Kjo është arsyeja pse ne kemi një pritje negative në të gjithë Ballkanin, sepse shumica prej nesh janë më të përgatitur se çdo burr tjetër.

Gratë e Sanxhakut nuk kanë frikë. 70% e grave në Sanxhak janë të arsimuara. Ne jemi tonat. Kur një grua nga Sanxhaku hyri në derë, të gjithë djemtë ulën kokën në dysheme.

Ngacmimi i grave nga burrat është pothuajse inekzistent, sepse nëse godet një grua n Sanxhak, kjo do të thotë se nesër do të vizitohesh nga ana e hoxhes dhe do të të çojnë në xhami për pushim të përjetshëm.

“Më ρυshuan nga puna për 7 minυta”, aktorja rrëfen sfidat: Të nesërme nëna ime ndërroi jetë

Aktorja e teatrit dhe e filmit Adelina Muça e njohur ndryshe me emrin e personazhit (Bela Kuqezi) në serialin e njohur shqiptar, ka treguar për jetën e saj, me uljet dhe ngritjet, e cila ngjan si një film me metrazh të shkurtër.

Aktorja ndan një moment të dhimbshëm, kur mori një lajm jo fort të mirë për karrierën, por njëkohësisht edhe për jetën e saj.

“Më është dashur të përballoj çdo gjë vetëm, bashkë me vajzën që shpeshherë duhet të luaja edhe teatër në shtëpi. Atë po themi, frikën time. Janë pikërisht momentet e para, kur fillova të punoj me këtë vepër. Kisha kaluar pak më përpara një periudhë jo shumë të lehtë, sepse ime më nuk ishte shumë mirë me shëndet. Dhe ditën e parë që unë kam ardhur për të punuar me Driadën, me këtë shfaqje, atë ditë mora dhe një lajm jo fort të mirë për jetën time dhe karrierën time. Që ishte pushimi im nga puna, që erdhi një pushim për 7 minuta, me një telefon. Dhe të nesërmen në mëngjes, ime më ndërroi jetë. Kur shoh forcën e të gjithë këtyre femrave, them që do t’ia dal” – përfundon aktorja. në “Jo Vetëm Modë”.

https://www.instagram.com/_u/rtvklan/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cdfc2094-6f16-4de5-8da6-049ea641983b&ig_mid=DD7651CE-D361-41B9-8A34-6BA499D821CF

Darka e fυndit e Liridonës, ραmjet kur υrasësi Granit PΙava futet në restorαnt (Video)

Kanë dalë pamjet kur autori i vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava, futet në restorantin ku po darkonte 30-vjeçarja para se të ndërronte jetë.

Në darkën e fundit të saj, ajo ishte bashkë me bashkëshortin, Naimin dhe fëmijët e tyre 4 dhe 6 vjeç.

Në pamjet e siguruara nga Sinjali shihen momentet e darkës së Liridonës me familjarët e saj dhe momenti kur Plava i kamufluar më një kapelë në kokë, është futur në restorant.

Kujtojmë se pas hetimeve të Policisë rezultoi se bashkëshorti i Liridonës, Naimi, ishte porositësi i vrasjes së gruas së tij.

Aai dyshohet se e pagoi Granit Plavën 30 mijë euro për të kryer krimin e rëndë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë ende.

https://www.facebook.com/sinjali.video?ref=embed_video

ΡΙas sherri, goditet me thikë 17-νjeçari, zbαrdhen detajet e ραra

Goditi me mjet prerës një shtetas 17 vjeç, kapet dhe shoqërohet në Polici, 15-vjeçari.

Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin.

17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Βαshkëshortja u Ιαrgua nga shtëpia/ Dhëndri i vë fΙakën lokalit të vjehrrit, tenton t’i djegë dhe shtëρinë

Një person ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi akuzohet se është autori i zjarrvënies në një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Patok, ku dyshohet se dhëndri i ka vendosur flakën lokalit në pronësi të vjehrrit të tij, pasi bashkëshortja ishte larguar nga shtëpia.

Policia e ka arrestuar autorin në flagrancë, teksa tentonte të ndizte zjarr edhe në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë, më 10 dhjetor 2023

Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.

Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

 Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe

 Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

 Një (1) Radiolidhje,

 Një (1) Uniformë ushtarake,

 Dy (2) Pllaka të antiplumbit

 Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe

 Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Gjendet foΙeja e rrαllë në malet shqiptare

Kënaqësia që të ofron kjo pamje është me të vërtetë e mrekullueshme. Është një emocion për të cilin duket se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Kjo fole e mbushur plot me vezë është gjetur në Sopot të qytetit të Librazhdit.

Fotoja e rrallë është publikuar nga gazetari Agim Blloshmi.

Qyteti i Librazhdit njihet për peizazhe të mrekullueshme dhe pasuri të shumta natyrore.

SHIKO VIDEON KËTU

Dύken si çi fti më ρerfekt, por Βieta SυΙo qenka ndarë nga AΙbani

Si çdo çift tjetër, edhe ata kanë momentet e tyre, që i kanë çuar deri në ndarje.

Bëhet fjalë për çiftin e njohur televiziv, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, një dashuri prej vitesh, të cilët i bashkon edhe televizioni.

Bieta Sulo ishte mbrëmjen e sotme e ftuar, në emisionin “Jashtë Loje” në Top Neës, e cila tregoi një nga momentet më të vështira që ka përjetuar me bashkëshortin e saj Albanin.

“Ky është një moment shumë i vështirë në jetën tone si çift, që u ndamë në vitin 2011, nga këto ndarjet si gjithmonë që nuk ka më kthim, dhe kemi qëndruar rreth 5 muaj.

Albani më dërgonte zakonisht mesazh në darkë, në një moment në një orar të vonë, ai më dërgon një mesazh, titullin e një kënge

‘Love is a ring on telephone’ dhe kjo frazë ka një kuptim shumë të rëndësishëm për ne.

Fillimisht mendova se e kishte nisur gabim, por më pas nisëm të flisnim dhe ai mendonte që t’i bënim gjerat serioze…”, shprehet Bieta e emocionuar.

Gjithashtu ajo nuk lë pa përmendur edhe një fakt tjetër interesant, momentin kur i ka treguar Albanit se është shtatzënë

dhe ka ndodhur pikërisht në zonën e Unazës së Re, kjo lidhet edhe me mesazhin që i ka dërguar Dudushi…

A e dini pse norvegjezët i vendoѕin mollët јаѕhtë oborrit? Arsyeja është mbreslënëse

Cilesia e jetës ndryshon nga njeri vend në tjetrin dhe në këtë pikë, norvegjezët dihet që qëndrojnë shumë lart

Një detaj se si janë edhe shumë socialë me njëri tjetrin, është vjelja e pemëve.

Kur pemët u sjellin norvegjezëve shumë fruta, ata i varin ato jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të mund të ushqehen me to.

Nuk është çudi pse Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale.

Sikur të ndodhte kjo gje edhe në shumë vende te tjera të botës, përfshirë edhe vendin tone.