E rëndë/ Nëna mbγt υαjzën 4 vjeçare

Një ngjarje e rënda ka ndodhur në Los Anxhelos, ku policia gjeti të vdekur një vajzë 4 vjeçare, me nënën e saj të akuzuar për vrasjen e saj.

Oficerët morën një telefonatë në lidhje me vrasjen e një fëmije në Los Anxhelosit të enjten mbrëma, dhe menjëherë shkuan në vendngjarje, ku gjetën 4-vjeçaren pa ndjenja në një makinë.

Maria Avalos, 38 vjeç, e cila është nëna e fëmijës, është arrestuar menjëherë. Raporti i autopsisë i ekspertit mjekësor të qarkut të Los Anxhelosit, i publikuar të shtunën, vendosi se vdekja e fëmijës ishte një vrasje.

Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet se vdekja e 4-vjeçares është shkaktuar nga “mbytja

Ngjarje e rëndë në shtëρinë e futbollistit të njohur, grαbitësit i vrasin tezen dhe ρΙagosin nënën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, ku të afërmit e lojtarit të AEK-ut, Rodolf Pizarro, kanë përjetuar një sulm vrasës.

Konkretisht, familja e meksikanit është grabitur, ndërsa tezja e tij është gjetur e vdekur.

Nëna e Pizarros është plagosur dhe është shtruar në spital.

Sipas mediave vendase, motivi kryesor i autorëve ka qenë grabitja, por nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të donin të rrëmbenin nënën e futbollistit, ndërsa tezja e tij është qëlluar për vdekje.

Nëna e lojtarit të klubit grek është plagosur dhe është shtruar në spital në gjendje stabile, si edhe një person i familjes gjithashtu.

Ngjarjen e kishte denoncuar punonjësja e shtëpisë, e cila i gjeti disa orë pas grabitjes.

Kυsh ishin heronjtë që Ιυftuan në Trojë-Përse emrat e tγre flasin shqip

Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive.

Për grekët e lashtë, në Trojë janë përballur heronjtë më të fortë të njerëzimit, duke dhënë jetën në luftërat epike mes tyre. Le të njohim më mirë disa nga personazhet më të rëndësishëm të kënduar nga Homeri. Luftëtarë të pamposhtur dhe zotërinj të jashtëzakonshëm, ja disa nga protagonistët e Iliadës së Homerit.

Akili

Heroi kryesor i poemës. Zemërimi i tij është tema kryesore në të cilën rrotullohet një histori e tërë. Akili ishte djali i mbretit të Mirmidonit, Peleu dhe nimfës Teti. Ishte një luftëtar i pamposhtur, përveç se në thembër, ku ishte i pambrojtur.

Origjina e kësaj dobësie vjen në versione të ndryshme përgjatë historisë. Një version është që thembra iu dogj kur ishte i vogël nga zjarri.

Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive. E ëma e tij e dinte që Akili mund të zgjidhte një jetë të gjatë e të lumtur, por që do harrohej në histori, se sa një jetë të shkurtër, ku do mbahej mend përgjithnjë. Akili zgjodhi lavdinë e përjetshme.

I zemëruar me vetë grekët, Akili la shumë grekë të vdisnin në luftën ndaj trojanëve, por kur Hektori vrau mikun e tij Patroklin, ky u hakmor në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.

Akili bënë kërdi tek trojanët. Ushtarët largohen, kurse para Akilit qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerres së fitimtarit. Si i fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami.

Vdekja e Akilit erdhi nga shigjeta e Paridit drejtuar në thembrën e zbuluar të heroit.

Agamemnoni

Ishte mbreti i Mikenës që organizoi ekspeditën ndëshkuese kundër qytetit të Trojës. Agamemnoni ishte më i fuqishmi i mbretërve të Greqisë, por etja e tij për pushtet nuk mbaronte kurrë. Ai përfitoi nga mërzia e të vëllait të vet Menelaut që donte t’i niste luftë Trojës meqë Paridi, vëlla i Hektorit i mori gruan Helenën. Arroganca e Agamemnonit u bë e njohur, jo vetëm për mospërfilljen që i bëri Akilit, por ishte dhe një luftëtar i madh, dhe ka vrarë një numër të madh heronjsh armiq.

Menelau

Mbreti i Spartës dhe vëlla i Agamemnonit. Lufta e Trojës shpërtheu sepse Paridi, princi i Trojës, u arratis me gruan e Menelaut, Helenën, gruan më të bukur. Menelau atëherë i kërkoi vëllait të tij Agamemnonit ta ndihmonte për të hyrë në Azinë e Vogël dhe për të shkatërruar Trojën. Gjatë luftës, Menelau ballafaqoi në duel Paridin. Në këtë mënyrë konflikti mund të mbaronte, por ndërhyri Hektori për të shpëtuar të vëllain, duke vrarë kështu Menelaun. Më pas Agamemnoni nevrikosur nisi luftën.

Ajaksi

Ajaksi Telamonio në traditën e Iliadës ishte heroi më me vlerë pas Akilit. I pajisur me një forcë të mahnitshme fizike, ishte i vetmi hero që doli i palënduar nga të gjitha luftimet dhe pa ndihmën e perëndive. Ai madje arriti të ndihmojë dhe miqtë e vet. Ai u përball disa herë me Hektorin, por pa mundur të dilte asnjë fitues. Megjithatë fundi i tij nuk ishte i lavdishëm: vdekja e Akilit, bëri që armatura e tij t’i kalonte Odisesë, dhe kjo e mërziti atë. Totalisht i dalë nga vetja, Ajaksi masakroi një tufë delesh sepse mendoi se ishte ushtria greke. Pasi erdhe në vete, i turpëruar nga veprimi që kishte bërë, vrau veten.

Odiseja (Uliksi)

Homeri e përshkroi atë si njeriun më gjenial shumëdimensional, për shkak të dinakërisë që e dallonte atë. Odiseja (Uliksi) ishte një luftëtar trim, edhe pse arma e tij më rrezikshme ndodhej brenda mendjes së tij. Ndër veprat më të kujtuara të tij ishte mësymja në Trojë për të vjedhur një statujë të shenjtë athinase, dhe mashtrimi i famshëm me kalin që ka hyrë në histori si mashtrimi më i madh.

Kali i Trojës ishte me të vërtetë një kalë prej druri plot me luftëtarë, i lënë gjatë natës në plazhin e trojanëve si një dhuratë nga grekët. Por shumë grekë ishin futur brenda barkut të kalit prej druri.

Trojanët e futën kalin brenda në Trojë, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë dolën jashtë kalit dhe e shkatërruan qytetin.

Rikthimi i i mundishëm Odisesë në atdhe u tregua në poemën Odiseja.

Diomedi

Heroi i dashur i Drejtësisë, Diomedi fitoi famën e tij duke luftuar për të rifituar mbretërinë që e kishte uzurpuar gjyshi i tij. Shpesh shok i Odisesë në fushatat e tij luftarake, Diomedi njihet më së shumti se ka arritur të plagosë me sukses dy perëndi. Gjatë duelit me heroin trojan Enea, Diomedu u privua në fakt nga fitorja nga perëndesha Afërdita, e cila e mbrojti Enean nga goditja. Diomedi i zemëruar, nuk kishte asnjë frikë dhe kështu dëmtoi perëndeshën në dorë, dhe kur Perëndia i luftës Aresi erdhi për të ndihmuar perënditë e tjera, Diomedi e plagosi edhe atë.

Hektori

Hektori është mishërim i virtytit të heroit. Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për fatin e tij, ai kurrë nuk u tërhoq nga detyrat e tij.

Një kalorës dhe luftëtar i frikshëm, Hektori për dhjetë vite udhëhoqi ushtrinë trojane, duke i bërë rezistencë të madhe ushtrisë greke. Biri i Priamit, mbretit të Trojës dhe vëllai i Paridit, Hektori ishte shpresa e shpëtimit të Trojës dhe bashkëshorti i dashur i Andromakës. Pasi Hektori vrau kushëririn e Akilit, Patroklin, pasi kujtoi se ishte vetë Akili (Patrokli kishte veshur armaturën Akilit).

Hektori nuk u tërhoq kur Akili e ftoi për duel. Akili pasi e vret Hektorin e merr trupin e tij duke e tërhequr zvarrë përreth Trojës.

Priami

Në fund, trupi i Hektorit gjen paqe, kur Mbreti Priam i lutet Akilit t’i kthejë trupin e djalit të tij të dashur.

Ta ραthënat e lagjes së fαmshme të Athinës, “PΙaka”. Origjina e emrit dhe Ιidhja me arvanitasit

Intervista në fjalë është një bisedë mes historianes së artit dhe cicerones Artemis Skumburdhi me gazetarin M. Hulot për gazetën greke «Lifo» mbi librin e saj «Monastiraki – Plaka» dhe pushtuesit e ndryshëm të Athinës përgjatë shekujve. Nga dhjetë librat që ka shkruar (të gjitha për Athinën, për historinë, kafenetë e teatrot e saj), nëntë prej tyre nuk janë më në librari, kanë mbaruar. Libri i saj «Monastiraki – Plaka», është një studim i hollësishëm mbi zonën më të lashtë të Athinës e Europës, që banohet parreshtur prej 4500 vjetësh.

Përse u quajt Plaka, vendbanimi konkret?

Varianti më mbizotërues, është që vjen nga fjala arvanitase «plak» – në fund të shek. XVI erdhën dhe u vendosën në zonën rreth sheshit Lisikratous drejt Makrijanit e Shtyllave të Zeusit, disa familje arvanite, që u dëbuan nga turqit e Argonafplisë. Kjo zonë qe boshatisur, që në shek. XII dhe mbeti e zbrazët për shumë shekuj. Kësisoj, njerëzit e ardhur u vendosën në shtëpitë e vjetra ekzistuese dhe e emërtuan këtë pjesë “Athina Pliaku”. Dalëngandalë, fjala “pliaku” u bë “pliaka” dhe më pas u greqizua në “pl(l)aka”. Ky emërtim, vlen për pjesën që fillon nga sheshi Lisikratus, që është pjesa qendrore e Plakës, pra zemra e saj, dhe mbulon edhe zonën më të gjerë të Athinës së vjetër.

Kamburoglu, athinografi më i rëndësishëm i qytetit, donte që të jepte një variant më grek për origjinën e emrit, që sipas tij vinte nga një pllakë shumë e madhe mermeri, e cila ndodhej në pikëtakimin e rrugëve Adrianu, Kidhathineon dhe Thespidhos, por në atë periudhë kishte me qindra pllaka mermeri të hedhura majtas-djathtas nga monumentet e shkatërruara e të vandalizura nga grabitësit e gjërave antike, pra nuk ishte e mundur, që një pllakë e vetme të emërtonte një mëhallë të tërë.

Është shumë e rëndësishme të theksojmë, që Plaka është mëhalla më e lashtë e qytetërimit perëndimor – janë zbuluar gjetje neolitike, banesa të lashta e varre, që datojnë të paktën 4500 vjet para Krishtit. Pra, ekziston një vazhdimësi jete nga vitet neolitike e gjer në ditët tona. Praktikisht, edhe rruga Tripodhon, që përshkon mespërmes Plakën, është rruga më e lashtë e Europës, e cila krijonte një gjysmërreth 850-900 metrash, nga hyrja e teatrit muzikor e gjer në Eleusin e Agorasë së Lashtë. Ishte rruga me numrin më të madh të zbukurimeve, për shkak të monumenteve koregjike dhe me përdorim të vazhdueshëm prej 6500 vitesh. Ky fakt është tronditës për një studiues e shëtitës.

Është pak a shumë si Agora e Romës, që sheh shtresa qytetërimi shekujsh të tërë.

Po, vetëm se Roma dhe Agora e saj vijnë shumë më vonë. Plaka nuk është monument arkeologjik, është monument i gjallë, është histori, folklor dhe s’rreshti kurrë së ekzistuari, madje edhe në vitet më të errëta të Mesjetës, ku pas masave që mori Justiniani kundër helenizmit, popullsia ishte reduktuar ndjeshëm dhe njerëzit e paktë, që kishin mbetur në qytetin e lavdishëm, ishin mbledhur brenda murit romak. Madje edhe atëherë, rruga Tripodhon, nuk ndaloi së pasuri gjallëri.

Dihen shumë pak gjëra për Mesjetën në Athinë.

Ka qenë një periudhë shumë e trishtë. Imazhi i Athinës fillon të zvetënohet, bëhet një qytet i ndaluar idhujtar, me banorë të këqinj, që patën shkaktuar zemërimin e të krishterëve filortodoksë, të cilët kishin një këndvështrim shumë negativ të gjërave.

Është e çuditshme se grekët idhujtarë asnjëherë nuk përndoqën të krishterët. Feja e lashtë greke, predikonte laicizmin dhe tolerancën, me kusht që çdo qytetar grek duhej të respektonte adhurimin tradicional të grekëve.

Çdokush mund të besonte në çdo lloj zoti që dëshironte, mjaft që të mos binte në kundërshti me fenë tradicionale të grekëve të lashtë.

Rjedhimisht, nuk kishin përplasje dhe madje edhe Perandori Julian, “renegati” sikurse e quajti Kisha, nuk i përndoqi të krishterët. E shihte, që paralelisht me komunitetin e vogël të të krishterëve, ekzistonte komuniteti i madh i grekëve etnikë idhujtarë dhe u përpoq të forconte arsimin e lashtë grek dhe fenë, të rimëkëmbte ekonomikisht tempujt grekë.

Asnjë grek etnik nuk përndoqi ndonjë të krishterë. Dëbimet i bënë romakët. Grekët që s’ishin të krishterë, u përndoqën, ishte e tmerrshme situata gjatë sundimit të Justinianit dhe kjo është diçka, që nuk e mësojmë në shkollë.

Jam sulmuar nga njerëz, që cënohen kur flas gjatë guidave të mia për Justinianin dhe kur prek tema të tilla, por jam shumë mirë e përgatitur, e lexuar, nuk bëj guida sipërfaqësore, flas me fakte e citime. Një herë, një pedagog teologjie dhe dy zonja i dërguan një letër Bashkisë së Athinës, që të më hiqnin nga institucioni i ciceronëve– dhe kë mua, që e kisha themeluar! – por, natyrisht që Kryebashkiaku nuk bëri diçka të tillë.

Më flisni për Justinianin

S’mund të flas mirë për njeriun, që theri grekët. Gjatë sundimit të Justinianit, Athina fillon e rrënohet, reduktohet popullsia dhe vendoset brenda murit. Justiniani mbylli shkollat filozofike, por masa më e ashpër që mori, ishte ndalimi i shkollimit të lashtë grek. Kjo nënkupton, që nga viti 527 pas Krishtit e teorikisht deri më1830-n, kur fituam pjesërisht pavarësinë, nuk ka pasur shkolla në formë sistematike dhe për 13 shekuj kemi qenë analfabetë e të painformuar. Nuk patëm kurrë Iluminizëm, Rilindje, asgjë. Gjatë pushtimit osman, funksiononte një numër i vogël shkollash, që mbaheshin nga disa mësues të pasur iluministë, sepse vetëm familjet e pasura mund të dërgonin fëmijët për studime jashtë shtetit dhe kur ktheheshin krijonin shkolla të përkohshme e u mësonin shkrim e këndim fëmijëve të athinasve.

Një masë tjetër e turpshme e Justinianit ishte ndalimi i përdorimit të emrave “Hellas” dhe “Helen”. Greqia quhej “Romania”, përbënte një pjesë shumë të vogël të rajonit më të gjerë të Ballkanit dhe i quajti gjithë grekët romios. “Romios” ishte një përcaktim nënvlerësues dhe një kategori dytësore e qytetarit romak. Nuk ishim qytetarë romakë, por romios.

Gjithashtu, ndaloi përdorimin e tunikës greko-romake dhe detyroi grekët, pas 2500 vitesh veshjeje helene, të vishen si popujt e tjerë të Ballkanit. Kështu, filluam të vishnim fustanellë, që është ballkanase, konkretisht shqiptare.

Masa më e vështirë ishte, se brenda tre muajve grekët e të singjashmit e tyre, duhet të pagëzoheshin të krishterë. Kur je “tifoz” i një feje prej 2500 vitesh dhe papritmas duhet të pranosh një fe dogmatike monoteiste, që të ndalon shumë gjëra, të imponon të kesh frikë ndaj Zotit, – që grekët e lashtë nuk e njihnin – dhe e cila mbështetet në parime judaike e hebraike, nuk është diçka e lehtë.

Jam ortodokse, por nuk mund të mos zemërohesh me këto gjëra. Përse duhej rreth 13 shekuj të qemë idiotë e të pashkollë? Na donin analfabetë, që të bëheshim pre e çdo pushtuesi oportunist.

Justiniani ishte një personalitet kontrovers, sllav i jugut dhe ndoshta që atëherë ka fillluar përplasja mes sllavëve e grekëve. Ky njeri, nga njëra anë mbështetej te grekët etnikë, që të ndërtonte dy veprat madhore, për të cilat është i njohur në Histori, Shën Sofinë (Anthemios dhe Isidhoros, që e bënë, ishin grekë etnikë) dhe Neares, ligjin e njohur, që bazohet në greqishten e lashtë (edhe juristët e tij ishin grekë etnikë) dhe nga ana tjetër, ndërhyn me urrejtje kundër grekëve e të singjashmëve të tyre.

Në vitet 570-580 pas Krishtit, kemi dhe mësymjet e avarosllavëve. Pashmangshmërisht banorët e paktë të Athinës mbyllen brenda murit romak dhe do kalojnë shumë shekuj, që të dalin prej andej. Një mëkëmbje të vogël kishim, kur Perandori Kostanc, gjatë rrugës për në Itali, kaloi nga Athina dhe ngaqë solli një ushtri mercenarësh të pasur, nga vjeshta e 662 e gjer në pranverë të 663, filloi të qarkullonte paraja – më pas njerëzit u rimbyllën brenda mureve.

Mëkëmbja pasuese ishte në vitin 1018 pas Krishtit, kur Vasili II Maqedonasi, që në histori njihet si Bullgaroktoni, vjen në Athinë, që ta nxjerrë nga errësira mesjetare dhe të festojë fitoret e tij nga betejat kundër bullgarëve. Me vete ka sjellë edhe dedikime të arta Shën Mërisë Athinase, që është Partenoni.

Vitet në fjalë, Athina fillon e mëkëmbet, por jo vetëm Athina, krejt perandoria, sepse Vasil Bullgaroktoni ishte një perandor i jashtëzakonshëm. Konsiderohet si ndër perandorët më të mirë që kaluan këtej, në mos më i miri.

Gjatë sundimit të tij, perandoria u zgjerua dhe arriti shtrirjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë një perandori: Në veri shtrihej deri në Danub, në lindje deri në Mesopotami e në jug deri në Egjiptin verior.

Athina fillon e zhvillohet, sepse sigurohen kufijtë e perandorisë romake dhe për shumë vite gjatë shek. XI, asnjë rrezik nuk u kanoset këtyre kufijve. Ngaqë njerëzit e Athinës ndihen më të sigurtë, fillojnë të dalin nga muret për herë të parë dhe s’është aspak e rastësishme, që kishat e vogla bizantine të shek. XI, që kemi në Athinë dhe në Atikë, përkojnë me vitet e udhëheqjes nga Vasili i II.

Por, nga mesi i shek. XII fillojnë sërish mësymjet dhe njerëzit rimbyllen brenda mureve. Nuk do dalin prej andej, deri në vendosjen e pushtimit osman. Athina do të kalojë kohë të vështira, do jetë për dy shekuj e gjysmë nën pushtuesin frëng dhe në vijim do të vijnë turqit, më 4 qershor 1456. Nga gjithë dinastët e Athinës, otomanët ishin më të butët. Dy shekujt e parë të pushtimit otoman, janë shumë të mirë për Athinën, athinasit gëzojnë privilegje të veçanta që ua kishte dhënë Sulltan Mehmeti dhe dinastët e tjerë turq. Mirëqenia ishte e kënaqshme.

Frëngët ishin pushtues të vështirë. Kur u vendosën në Athinë?

Administrata e tyre ishte sipër, në Akropol, por ishin shtrirë edhe poshtë. Nuk qenë gjithmonë të njëjtët frëngë, ndryshonin gjatë periudhave të ndryshme, nga kryqtarët e parë, Delaraux dhe Jean de Debrien gjer të mëvonshmit. Por, të gjithë ishin plaçkitës dhe na trajtonin me inferioritet, si bastardë të grekëve. Konsideronin, që nuk ishim grekë. Por gjatë kësaj kohe ka pasur dhe një periudhë të mirë për ne, sepse në 15 mars 1311, në betejën e Kopidnadon, mercenarët frëngë u mposhtën nga katalanët, mercenarët almogavarë, dhe u bënë zotëruesit e pjesës më të madhe të Greqisë kontinentale, me seli Akropolin e Athinës.

Këta mercenarë, që kishin edhe një kryeqytet të dytë “Neai Patrai”, Ipatinë e sotme, ishin gjithashtu plaçkitës, por fatmirësisht për ne, kishin mbretër të kulturuar, me qendër Aragonën. Të gjithë këta mbretër kishin shkollim human dhe ia njihnin vlerën Akropolit, Partenonit e monumenteve. Mes tyre, qe dhe Pedro i III Theromonios, siç njihet në Histori, sepse donte shumë festat. Ai shpalli një urdhër më 11 shtator 1380, ku thuhej që duhet të mbrohen monumentet e Akropolit të Athinës, sepse Akropoli ishte stolia më e bukur në botë.

Rrjedhimisht plaçkitësit nuk guxuan të bënin diçka kundër monumenteve, por vazhduan të qëndronin në Greqi. Disa u martuan dhe u vendosën kryesisht në zonën e Viotisë.

Më pas erdhën florentinasit, që ishin tregtarë, më të kulturuar, Atzaiolët, zotëruesit e Athinës nga 1387 deri në mbërritjen e turqve më 1456. Ata nuk bënë shkatërrime, por na përçmonin e na quanin bastardë. 240 vitet e pushtimit frëng, nuk ishin periudhë fort e mirë.

Duhet thënë, që edhe periudha bizantine, pra pushtimi romak, nuk ishte periudhë e lehtë dhe e mirë. Bizanti është një term i mëvonshëm i Rënies së Konstandinopojës, që na intereson ta përdorim – grekomanët nuk e pranojnë këtë – me një regjim të ashpër taksash për të gjithë grekët, e sidomos për athinasit.

Ekzistojnë dëshmi të historianëve të njohur, të Mihal Pselosë nga Konstandinopoja, i cili u dërgon shpesh letra çdo perandori romak dhe u lutet, që të jenë të butë dhe më dashamirës ndaj athinasve dhe të ulin taksat e larta, sepse athinasit ishin një popull i ndriçuar dhe karizmatik, që i dhuruan shumë gjëra qytetërimit botëror.

Kërkonte një regjim të veçantë për qytetin e Athinës, por, sigurisht, që s’e përfilli askush prej tyre. Regjimi i taksave ishte kaq i ashpër, saqë njerëzit kishin arritur në limitet e tyre. Mes taksave të ashpra, që administrata romake u kishte imponuar athinasve, ishte dhe taksa, që quhej “proskinitikion” (taksa e adhurimit fetar).

Çfarë ishte kjo? Kohë pas kohe, pretori, pra prefekti në termat e sotëm, që e kishte selinë kryesisht në Tebë, fundjavave shkonte të argëtohej në Athinë. Mblidhte gjithë kustodinë e tij, blinte një kandil të argjendtë ose temjanicë të argjendtë, gjoja t’i falej Shën Mërisë së Athinës, në Partenon. Sapo mbërrinte, i kushtonte Shën Mërisë dedikimin e argjendtë dhe rrinte më pas një javë, duke pirë e dëfryer me oborrtarët e vet.

Kur kthehej në bazë, dërgonte një urdhër në qytetin e Athinës dhe u kërkonte taksë të veçantë, përpos taksave të tjera, të ashtuquajturën “proskinitikion”, që t’i paguanin gjithë shpenzimet e udhëtimit, madje edhe dedikimin e argjendtë, që i solli Shën Mërisë në Partenon. Dhe ngaqë njerëzit nuk kishin para, nuk kishin ç’ të jepnin. Shisnin ç’ të kishin, që të paguanin taksat e vitit, por shumica e tyre s’kishin ç’të shisnin, që të paguanin “proskinitikion”. Dhe atëherë, çfarë bënte ky pretori mizor? Dërgonte njerëzit e vet dhe u merrnin banorëve, që s’mundeshin të paguanin, gjithë kafshët e fermës e të kopshtit, madje edhe qentë, pulat, gjelat, kecat, ç’të kishin. I transportonin në një vend tjetër, i rrethonin dhe i detyronin njerëzit të gjenin lekë, që të merrnin kafshët e tyre pas, pra t’i blinin, se tani ishin në pronësinë e pretorit. Bëhet fjalë për situata të turpshme.

Nga romakët te frëngët, nuk kishte ndryshim të madh, të gjithë u pinin gjakun athinasve, madje frëngët edhe i përçmonin. Nga ana statistikore, dinastët më të këqinj për popullin grek, kanë qenë venecianët, të krishterët venecianë.

Në librin “Greqia 1453-1821, shekujt e panjohur”, David Brewer, përmend që nga gjithë dinastët, otomanët ishin më të butët.

Është e vërtetë. Kur vijnë turqit, athinasit ndihen të lehtësuar, sepse Mehmeti II, që erdhi në fund të gushtit 1458, kishte shkollim grek, fliste shkëlqyer greqisht (e ëma ishte gjysmë grekoponte nga e ëma e vet, nga familja e Katakuzinëve) dhe u dha privilegje athinasve.

Athina u pushtua nga turqit në 4 qershor 1456, por prezenca e tyre në fillim ishte shumë diskrete. E vërteta është, që jeta e përditshme e athinasve nuk ndryshoi, por nëse do të kishim komoditetin të zgjidhnim mes dinastëve, do të thoja, që më mirë kaluam me almogavarët, katalanasit domethënë dhe me turqit, se sa me guvernatorët romakë e taksat e tyre “proskinitikion” dhe frëngët.

Mund të flasim për pushtues të mirë e të këqinj?

Gjithë pushtuesit janë njësoj, nuk ka të mirë e të këqinj, por Mehmeti ishte një njeri shumë i zgjuar, si gjithë sulltanët, shumë i kulturuar. Erdhi në Athinë dhe ishte në ekstazë që shkelte tokën e qytetit të lavdishëm të antikitetit. Gjithashtu, çmonte shumë monumentet. Kësisoj, u dha privilegje të veçanta athinasve, si dhe lehtësime në taksa. Partenoni gjatë kohës së vet u bë sërish kishë ortodokse, pasi për dy shekuj e gjysmë, gjatë pushtimit frëng, ishte katedrale e dogmës e perëndimore.

Kjo i bëri athinasit, që të ndihen mirë, por qenë të rezervuar me turqit (vetëm 11 familje turqish jetonin atëherë në Athinë), ngaqë përgjatë shekujve kishin vuajtur shumë nga pushtuesit e ndryshëm.

Sigurisht, që në vazhdim Partenoni do të shndërrohet në xhami, nuk e dimë se kur saktësisht, nga fundi i shek. të XV, kur vdes Mehmeti – vdiq në fillim të viteve 1480 – dhe nuk ekzistonte më lidhja sentimentale, që kish pasur ai me qytetin e Athinës, marrëdhënia e tij e veçantë.

Në të njëjtën kohë, zhvillohet dhe lufta veneto-turke, ku athinasit luftuan në krah të venecianëve, sepse ishim naivë. Sa herë, që bëhej një luftë, merrnim anën e venecianëve, se i shihnim si çlirimtarë, më pas ata na plaçkisnin dhe na sulmonin edhe turqit.

Si ishte Athina gjatë sundimit të Mehmetit?

Athina lulëzon gjatë sundimit të Mehmetit. Grekët, që s’ia kanë haberin historisë, jemi mësuar të themi “400 vite skllavëri”. Nuk janë 400, janë mbi 2000 vite, lënë jashtë pushtimin romak. Si mund të lësh jashtë periudhën bizantine? Pushtues ishin bizantinët, rrënuan popullin, e shtypnin me taksa të tmerrshme, por këtu ka gisht edhe Kisha….

Athinasit dhe grekët, ishim zyrtarisht të pushtuar nga viti 146 para Krishtit, kur romakët pushtuan territorin grek, dhe nuk u çliruam në 1830-n. Ndërronim vetëm pushtues. Në fillim kishim romakët (që u bënë të krishterë në vazhdim), që u pinin gjakun grekëve, në vijim patëm dy shekuj e gjysmë pushtim frëng dhe katër shekuj pushtim turk.

Dy shekujt e parë të sundimit otoman, qenë shumë të mirë për Athinën, domethënë athinasit gëzojnë privilegje të veçanta, që u kishte dhënë Mehmeti dhe dinastët e tjerë turq. Gjatë periudhës së parë, nuk kishte rreziqe të veçanta, shumë rrallë shfaqen në Athinë piratë dhe mësymës, pra njerëzit kanë qetësi, kanë kishat e tyre dhe ndërtojnë vazhdimisht të reja.

Turqit ishin veçanërisht tolerantë me athinasit. Në Athinë ekzistonte një pakicë turqish dhe pavarësisht se sharia, ligji i turqve, ndalonte zyrtarisht ndërtimin në themel të kishave, u lejonte, me një leje të posaçme, të riparojnë kisha të vogla – askush nuk i shqetëson athinasit, që vazhdojnë të ndërtojnë kisha të reja.

Shumica e kishave të vogla, që kanë mbijetuar deri më sot, i përkasin kësaj periudhe të pushtimit otoman. Turqit janë tolerantë dhe diplmatë, nuk duan të krijojnë probleme, kështu që asnjë nuk spiunon te sulltani kishat e reja, që ndërtohen. Është kaq i madh numri i kishave, që vazhdon të ndërtohet, madje edhe brenda qendrës historike, edhe në zonën më të gjerë të Atikës.

Në këtë klimë tolerance, njerëzit dalin jashtë mureve romake për herë të parë pas shekujsh të tërë – tashmë, përfundimisht – rigjallërohet zona e Psirisë, qendra historike mbushet me njerëz dhe për herë të parë pas viteve të Adrianit, kemi një imazh begatie të qytetit.

Në shek. XVI dhe fillim i shek. XVII, që janë periudha lulëzimi, Athina arrin në 17.000 banorë, rrjedhimisht konsiderohet qyteti i katërt i Perandorisë Otomane për nga numri i banorëve pas Konstandinopojës, Adrianopolit e Selanikut. Numri i turqve në Athinë është i vogël, por ka gardë turke mbi Akropol. Rreth 2000 persona, që jetojnë bashkë me familjet e tyre dhe disa që jetojnë më poshtë, afër çarshisë, pra në anën e sipërme të rrugës Areos, në mëhallën e Rizokastros dhe më pak, në pjesën lindore të Plakës.

Në shek. XVII kemi shumë të dhëna për mirëqënien e Athinës, sepse shumë udhëtarë të huaj, vijnë ta vizitojnë e shkruajnë për të. Kështu, mësojmë që ekzistonin struktura shkollore për athinasit e vegjël, nën kujdesin e murgjëve, ku jepnin mësim njerëz që rridhnin nga familje të pasura, të shkolluar jashtë. Ngaqë kishin probleme ekonomike, krijonin shkolla, që të jepnin mësim. E konsideronin si detyrim.

Në atë periudhë, shkatërrohet Partenoni…

Po, në 1687, në 22 shtator, vjen në Athinë Francesko Morosini me ushtri të madhe mercenarësh, që për arsye madhështie, donte të pushtonte qoftë edhe për pak muaj kështjellën e njohur të Athinës, që të thotë se u bë “Zot edhe i Athinës”, për shkak të së shkuarës së lavdishme të Athinës.

Për pesë ditë bombardonte Partenonin, ngaqë kishte informacione, që turqit kishin fshehur barutin atje. Fatkeqësisht, informacioni ishte i vërtetë dhe ditën e pestë të rrethimit, muzgun e 26 shtatorit, një predhë nga katër topat, bie mbi strehën e Partenonit dhe hedh në erë monumentin. Kështu, në 20 mars arrin të pushtojë qytetin e Athinës dhe ikën.

Një pushtim pesëmujor, që shkaktoi shumë probleme, përveç shkatërrimit të Partenonit. Gjatë përpjekjes për të dërguar suvenire nga Athina në senatin e Venecias, katër ditë para se të largohej, në 15 mars të 1688-s, hipi në Akropol dhe urdhëroi që të ulin dy shtatoret e protagonistëve të strehës perëndimore të Partenonit, veprat më të mira të periudhës më të arrirë të Fidias, Athinanë dhe Poseidonin.

Teksa, përpiqeshin t’i zbrisnin, i hodhën poshtë dhe u thërrmuan. Kësisoj, u shkatërruan veprat më të mira fidiane, shtatoret më të mira, që u krijuan ndonjëherë nga dora e njeriut. Mori disa copa e iku, se s’mund ta mbante kështjellën. E rimorrën sërish turqit, këtë herë të egërsuar e hakmarrës. Shumë familje athinase ikën përgjithmonë nga qyteti, sepse u frikësuan nga hakmarrja e turqve.

E njëjta gjë, ndodhte përherë: ngaqë grekët shihnin të huajt si çlirimtarë, i ndihmonin (sidomos venecianët) dhe pas humbjes, riktheheshin turqit e u pinin gjakun.

Për shkak të diplomacisë së arrirë dhe tolerancës së sulltanit, athinasit gëzonin privilegje të veçanta. çdo herë, që ndodhte diçka e pakëndshme në Athinë, athinasit krijonin një grup, si grekët e lashtë, dhe e dërgonin në Portën e Lartë, që të protestonte. Dhe duhet të themi, që çdo sulltan, gjithmonë u jepte të drejtë athinasve, pa hetuar mirë në kishin faj apo jo (e vërteta është, se gjithmonë turqit ishin fajtorë) dhe u priste kokat turqve, që krijonin probleme ose i dëbonte.

Ishte gjithmonë i predispozuar, që të ishte pozitiv me athinasit. Por, mos të harrojmë, që qemë nën pushtetin e turqve, nuk ka qenë një periudhë e mbarë, ajo e sundimit osman. Brenda një shekulli, janë regjistruar gjashtë rrëmbime masive fëmijësh (devshirme), ndoshta më shumë, nga koha e Sulejmanit të Madhërishëm, pothuajse në mes të shek. XVI gjer në shek. XVII. Sa herë, që turqve u duhej ushtri për luftra ekspansive, bënin rrëmbime masive fëmijësh.

Në librin e Brewer, përmendet që nuk i rekrutonin të gjithë fëmijët me dhunë, disa herë, vetë baballarët ofronin fëmijën e vet për rekrutim dhe herë të tjera, sugjerohej që një fëmijë i dytë të shkonte me të parin, ndoshta për shoqëri. Sipas Martino Krusios, historianit të Patriarkanës, “shumë grekë dorëzonin fëmijët e tyre, me shpresën që do kishin një rrugëtim të suksesshëm, do të ndihmonin familjen e vërtetë dhe komunitetin e tyre. Devshirmeja ishte një mënyrë, që të shpëtonin nga punët e vështira bujqësore dhe në rastin më të mirë, ndoshta hapej “rruga drejt lavdisë”

Nuk e besoj këtë gjë, por do kërkoj. Periudha e varfërisë nuk ishte gjatë kohës së pushtimit turk, por menjëherë pas çlirimit – shumë periudhë e vështirë. Kemi qenë gjithmonë të pushtuar, por nuk e besoj, që prindërit deshën të jepnin fëmijët e tyre, nuk e kam hasur askund këtë informacion.

Situata, pasi Athina u bë kryeqytet, qe tepër e vështirë për shtresat e mesme e të ulëta. Natyrisht, ekzistonte shoqëria e lartë, që nuk ndikohej nga kriza, sikurse ndodh në çdo periudhë.

Cilat ishin kushtet në Athinë, pas çlirimit nga turqit? Si jetonin njerëzit?

Kushtet qenë tmerrësisht të vështira nga ana ekonomike. Në vitin 1834, kur u bë Athina kryeqytet, në 1 dhjetor, aparati shtetëror i Greqisë fillon të funksionojë në kushte falimentimi, ngaqë kishim një borxh të madh ndaj Anglisë dhe 60.000 franga tre Fuqive të Mëdha (secila dha nga 20.000) dhe duhej t’i shlyenim. Shumë pak ishte shlyer nga borxhi, i kishin shpërdoruar shumat zëvendësmbretërit. Ishte bërë një përzgjedhje shumë e keqe zëvendësmbretërish, që kishin ardhur në Greqi bashkë me Otton. Madje edhe vetë bavarezët e gjermanët i gjykonin negativisht, pasi shihnin se ç’vuanin grekët. Gjendja e rënduar ekonomike ishte një nga arsyet kryesore, që shpunë në largimin e Ottos në 1862.

Nuk jam filomonarkiste, por Otto ishte një helenist shumë i madh dhe adhurues i Greqisë dhe i grekëve. Edhe ai, edhe i ati Ludoviku, dashuruan Greqinë me zjarr dhe i kontribuan shumë.

Ishin njëmend filohelenë, se e kemi zakon të quajmë filohelenë disa anglezë e francezë, që deshën grekët e lashtë dhe flisnin për ta me adhurim. Në të kundërt, flisnin me shumë përçmim për grekët e rinj, pasi na konisderonin të bastarduar, që s’ishim të denjë, analfabetë, idiotë, të paaftë, mashtruesa e njëmijë të zeza.

Këta të dy, i deshën grekët e rinj me gjithë kusuret e tyre. Dhe derisa vdiqën, jetonin me vizionin e Greqisë së Madhe, të Idesë së Madhe, ishin mbështetës të flaktë të idesë, që Athina duhej të ishte kryeqytet i përkohshëm dhe që me siguri, qendra do të transferohej në Konstandinopojë. Por, kjo ide u shua përfundimisht në 1922.

Deri në fund të jetës, deshën të ofronin gjëra për Greqinë fshehtazi. Otto kishte vënë kusht, që sa ishte gjallë, të mos zbulohej që dërgonte ndihmë monetare nga Franca në Greqi, duke bërë një jetë të varfër, ekstremisht modeste e duke dërguar paratë e veta për revolucionet e Kretës. I ati, Ludoviku, i tha njëherë Delijanit “t’i përcillni popullit tuaj, që do të jem gjithmonë në krah të tij, sa herë të më keni nevojë.

Kishin shumë dashuri dhe respekt për grekët e rinj dhe ndoshta ishin të vetmit, që nuk na konsideronin të bastarduar. Grekët jetonin në kushte shumë të këqija dhe mendonin, që po të dëbonin mbretin, do të vinin ditë më të mira, por pasuan më të këqijat. Sepse monarkia, që vijoi ishte shumë më e keqe, ndërsa Otto ishte vetëmohues, romantik dhe s’bënte asgjë në kurriz të Greqisë.

Kurse George I, ishte një filobritanik i strukturuar, e kishin sjellë me kushte dhe u shërbente interesave të tij e të Britanisë së Madhe. Më pas, gjërat u përkeqësuan akoma më shumë, mendonin që do të shpëtonin nga monarkia dhe ranë nën qeverisjen e një demagogu si Dhimitrios Vulgaris, që gjakderdhi Athinën – u vranë gati 200 njerëz në episodet e qershorit në vitin 1863. Shiste mend dhe bënte si çlirimtar.

Kur Athina u bë kryeqytet, gjendja ishte shumë e keqe për shtresat e mesme dhe të ulta. Sigurisht, që shtresat e larta, nuk prekeshin nga pasojat e krizës, sikurse edhe në të shkuarën. Otto u kishte imponuar njerëzve të tij të pallatit, shpenzime të pakta, nuk lejonte shpërdorimin më të vogël.

Konkretisht, kur motra e Camadhusë, në festimet e 25 marsit, u shfaq me një shami arqëndisur në kokë për falënderimet ndaj Shën Irinit, e ktheu pas dhe i tha: “nuk mund të provokosh ndjenjën publike, të jesh e veshur me gjëra të çmuara, kur të tjerët s’kanë bukë të hanë”.

Burimi: lifo.gr

Përktheu: Eleana Zhako – Respublica.al

Si i shokoi historianja serbe-serbët: Mjαft më me gënjeshtra për shqiρtarët, ata janë aυtoktonë

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historianja serbe Olivera Milosavleviq.

Lexojeni të plotë tesktin e historanes serbe Olivera Milosavleviq, që është nxjerrë nga një punim i gjatë mbi raportet serbo-shqiptare:

“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]

Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]15823552_921089291355174_6935300768473275820_n

Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).

Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve.

Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX.

Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese.

Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.

Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet.

Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme.

Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.

Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private.

Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.

Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.

Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”.

Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.

Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret.

Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).

Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”.

Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”.

Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).

Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre.

Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).

Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).

Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”

Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).

Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.

Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”.

Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”.

Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.

Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”.

Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).

Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).

Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.

Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).

Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).

(Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare)

Teodor KoΙοkontri, gjeneraΙi më i sυksesshëm arvanitas në RevoΙucionin Grek dhe fundi i tij trαgjik!

Kontributi i shqiptarëve në Pavarësinë e Greqisë është vlerësuar nga shumë historianë e studiues seriozë të kësaj periudhe, duke përfshirë në këtë bashkësi janë edhe historianë grekë që nuk e neglizhojnë dot këtë realitet mbase të hidhur për nacionalizmin grek.

Shqiptarë të suksesshëm si Marko Boçari, Laskarina Bubulina dhe shumë e shumë arvanitas, luftuan me një trimëri të pashoqe në përpjekje për të çliruar territoret greke nga pushtuesi osman.
Asnjë figurë ushtarake nuk u vlerësua më shumë se sa gjenerali grek me origjinë arvanitase, Teodor Kolokontri.

Kolokotroni, i njohur ndryshe edhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kolokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshin myslimanë apo të krishterë. Kolokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin.

Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve.

Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”. Avokati mbrojtës Klonari – tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kolokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

Mbiemri i Kolokotroni është përkthim në greqisht i emrit Bythguri, por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini, mbiemër arbërorë, që do të thotë : çer = i meçur dhe gjin (gjinja) = njerëz, pra Njerez të meçur do te ishte varianti ne standard. Fjala “gjin” ne gjuhën shqipe, sidomos tek Arbërishtja dhe tek Gegërishtja nënkupton njerëz, fjal e cila përdoret edhe ne ditët e sotme./ZgjohuShqiptar.info

StαmboΙΙi dhe Moska e krijuan Malin e Zi nga shqiρtarët

Nga Fahri Xharra

Sipas të dhënave dhe artefakteve të mëshefura me qëllime të caktuara ,e të cilat po dalin në shesh përditë e më tepër ,ne ishim ata që e mbollëm qytetërimin.

Ne ishim ata që Evropës ia dhamë Evropën. Por, neve pushtuesit na mbollën mosbesim ,përçarje,grindje, frikë, pakënaqësi ,dyshim. Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi. Pushtuesit e mbollën vdekjen.

Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”. Ku mbjellim nuk korrnim, nuk kishim mundësi t`i zinim këmbët në tokat tona se duhej gjithmonë t`i mblidhnim plaçkat e të iknim Duhej të iknim t`i shpëtonim masakrave, vdekjes,duhej shpëtuar diçka e kjo diçka është kjo që jemi sot .

“Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënie shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja ndërveti ,a u bë kur malazezët filluan te “sllavizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam?

Gjithashtu vëllazëria shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase,dhe disa në të vërtetë a janë Shqiptar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? E lexova këtë pyetje me mjaft kujdes. Pyetje që nuk është vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakftohtë.

Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza).

Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë.

Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë ortodoks ) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga ata dhe ato atyre u takojnë.

Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të) ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe librave gjendeshin në to.” Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave.?

E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans ,Londë,1928) shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit( Shqipëri dhe Mal të Zi f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20) ,nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemtë e Kastratëve “ se janë të një gjaku”. Por për këtë më vonë.

Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmatike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga kisha e tyre ortodokse,.Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar otodoks ende i pa sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.

Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,Stefani ishte kushëri i par i princit Shqiptar Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve.

Stefani është i varrosur në Manastirin Hilendar ne Greqi në mali Atos, dhe ne varr është epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.

Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . Shkrimi do të jetë i fragmentuar ,që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e shqipërisë në gjiun e saj.

Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe janë të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks (shkijet) Drekaloviq ( Ndrekajt ) , Kuqi, dhe Gruda.

I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishi të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias.

Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkrunte për sllavët ,na është e njihur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse a i dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .

Shkijet e Vrrakës ( Shqiptarët ortodoks të Vrrakës) jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndër veti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët. Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkaq, te “Kamus-ul alam” (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, , Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip( dinë shqip se ishin shqiptarë f.xh.) dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”. Pra në veshje ,doke dhe zakone ishte ishin të njëjtë. Pra?

Por si flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.? Sigurisht që shqip.

Humbja në gjiun sllav ishte ishte e pakthyeshme si humbja në gjiun turk e grek. Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmëja shqipe në atë sllavishte : Gjuka –Gjukiq ,Gjukanoviq ; Boja – Bojoviq,Bojiq ;Bojku- Bojkoviq, ; Gashi- Gashiq,Gashanin ; Berisha- Berishiq; Burri- Buriq ; Shoshi- Shoshkiq; Shala-Shaliq , Shalanin, Shalunoviq; ( E njohur në një fshat të Plavës ku jetonin të tri palët: si shqiptar shala, si boshnjak Shalunin ,dhe si malazez Shaliq) ; Gjurka – Gjurkoviq,; Gjoka- Gjokiq ,Gjokonoviq ; Gjeli – Gjeloviq ,Gjeliq ; Gruaja – grujiq ,Gruda- Grudiq , Zogu –Zogoviq, Balaj- Baliq ,Baloviq” peshku- Peshkoviq ; Lulaj- Luliq,Luloviq; Nikqi- Nikqiq; Brala- Braliq;Daci- Daciq , Dashi- Dashiq; Bardhi- Bardiq ,Preni- Preniq ; Kola- Koliq. etj etj etj.

Po Vasojeviqet ( Vasa), Bjellopavliqet ( Palabardhë) , Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?

Njeni shkruante në nje rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhësh bijtë e tu në gjirin tënd ?

Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse,Jo?) ,të gjithë ata që për arsye të ndryshme e zvogëluan numrin tonë ,por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.

E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës ,fajet janë të spjegueshme. Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi,Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kushn dikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi.
Pyetjes se kur shqiptarët u bën malazias, kur malesoret u sllavizuan ,apo kur u islamizuan ? ,iu kisha përgjegjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve , ndër shtypjen e furtunave historike. Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes,.sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizimi..

Pra ,shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bërë sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanë. Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”.

Por mos të na duket çudi se miliona shqiptarë ortodoks të Malit të Zi ,Serbisë ,Maqedonisë dhe Greqisë e humben kombin për shkak të fesë ; sepse e njëjta gjë ndodhi edhe me miliona shqiptarë musliman që për shkak të fesë e harruan shqiptarinë; Sanxhaku i Novi Pazarit dhe shqiptarët e Turqisë. (15 Qershor 2012 )

Fahri Xharra, Gjakovë

FamiIja po e q ante, djaIi i ρajetë u shfαqet në derën e shtëpisë

Juan Ramon Alfonso Penayo u kthye në shtëpi për të parë familjarët që po mbanin z i për v dekj en e tij pasi një

tr u p i dj egu r ishte identifikuar ga bim ish t nga p ol ic ia.

Djali ishte larguar disa ditë nga shtëpia në fshatin Santa Teresa dhe p oli c ia zbuloi mbetjet e një tr up i të dj eg ur.

Duke qenë se tr u pi nuk mund të ide ntifi ko hej po li ci a mendoi se mund të ishte Penayo. 

Famija e shka tër ru ar nga d him b ja po mbante ceremoninë mo t to re kur 20-vjeçari u kthye në shtëpi duke i gjetur të dashurit e tij duke mbanin z i për v de kje n e tij.

Bandat e d r./og .ës vepronin në këtë zonë ndaj zyrtarët kishin f ri kë se Penayo ishte përfshire me to dhe fundi i tij ishte i tm err shë m.

Kur p o li ci a gjeti t r up in e paide n tifik ue shëm të d j eg ur, u konkludua se ishte Penayo dhe familja e tij organizoi fu ne rali n e v ar ro si mbet jet

DekIarat e Shqiptarës që jeton në S erbi, ka h. αbitur gjithë Serbiηë

Amina Nurovic është një qytetare e Sanxhakut që thotë se është shqiptare.

Sipas saj, nuk është aspak e lehtë për të deklarimi si shqiptare në Novi Pazar, por ajo thotë se ndihet krenare për një gjë të tillë.

Ajo ka shkruar se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë çmos që Sanxhakun t’ia kthejë kombit të vet.

“Nuk është faji im , shqiptarë të dashur , që jetoj nën Serbi dhe që më kanë asimiliuar në një kombësi thetër.

Unë nuk e kam ditë të vertetën tonë, deri para pesë vitesh, por sot e di dhe jam krenare për atë çka jam unë, atë çka ishte gjyshi im.

Ju , disa individë, sa të doni më mendoni akoma si boshnjake , shkin? nga Serbia… etj, por unë prap se prap , shqiptarinë time do e mbaj në zemër dhe e kultivoj .

Unë edhe më tutje do të Iuftoj për ta rikthyer Sanxhakun në kombin e vetëm , të vertet.

Lehtë e kanë disa Sanxhaklinjë që jetojnë në Gjermani me Shqiptarët tonë, të deklarohen Shqiptarë, por ejani, ejani ju në Sanxhak ,

këtu , dhe thuajeni dhe mbajeni, atë që unë e deklaroj qe pesë vite pa ndarë, nuk do të mund ta mbani as një muaj, e di”, ka shkruar ajo.

“250 mijë υende pune”/ Gjermania hap dγert për emigrantët: Ja si të apΙikoni

Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. “Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë.

Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane “Bild am Sonntag“. Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.

Kush ka një diplomë apo kualifikim , pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve.

“Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr “Kartën e shanseve“

Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „

Kartën e shanseve”. Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.
Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani.

“Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën.”