U tha se nëna e 4 fëmijëve i dha fυnd jetës për shkak të një video në rrjetet sociaΙe, reagon policia e Durrësit: Viktima ka bërë kallëzim një vit më parë

Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pasi e kishin bullizuar duke i hapur një faqe denigruese në rrjetin social “Tik Tok”, duke lënë pas katër fëmijë. Në lidhje me ngjarjen, policia sqaron se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja Bedrie Loka ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia njofton se ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori, por shtojnë se 41-vjeçarja nuk e kishte ndjekur më rastin, duke mos bërë denoncim tjetër.

Policia e Durrësit sqaron se:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

Shqiρtarja i bën “gjëmën” biznesmenes greke! Si i υodhi 290 mijë euro në mes të ditës…

Pasi i mori paratë, 32-vjeçarja shqiptare u largua nga Greqia

Një biznesmene e njohur greke, Dimitra Katsafadou, ka rënë pre e një grabitje të madhe.

Vjedhja sipas mediave greke, ka ndodhur më 17 shkurt 2023 dhe autore është shërbyesja, një 32-vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

Sipas asaj që ka raportuar, 32-vjeçarja i ka vjedhur biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore. Më pas rezulton se shqiptarja është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe.

32-vjeçari ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht. Rasti u zbulua nga dëshmia e një tjetër shërbyeseje të familjes, e cila deklraoi se e kishte parë shqiptaren duke mbajtur në duar dy qese, në të cilat kishte vendosur 290 mijë euro.

“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë mjetit. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste të akuzuarën. Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova të akuzuarin, e cila mbante në duar qese të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”– ka treguar ajo.

Nga ana tjetër, vëllai i Dimitra Katsafados, Nikos Malakodimos, theksoi për mediat greke se ka bërë padi pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbulua vjedhja.

“E pandehura prej rreth dy vitesh ka qenë punonjëse e firmës me kujdes shtëpie dhe ka qenë person i besuar. Edhe pse kujdesej për shtëpinë dhe jetonte në disa raste aty, ajo nuk kishte çelësa dhe nuk kishte detyrë për t’u marrë me paratë. Por, ajo e dinte dollapin ku mbaheshin paratë brenda shtëpisë dhe për vendndodhjen e çelësit që e hap atë dollap.”- tha ai.

S’do ta fal kυrrë’, Alketa Vejsiu shρërthen ndaj AΙfred Pezës: Ti nuk di të jesh njeri

Alketa Vejsiu i ka dhënë sot mundësinë ndjekësve që t’i bëjnë pyetje në Instagram dhe dy prej tyre e kanë pyetur për Festivalin e Këngës në RTSH. Fillimisht Alketa u shpreh se do ta bënte sërish me shumë dëshirë festivalin, por nëse do të ndërrohej drejtori.

Moderatorja ka kritikuar drejtorin aktual të RTSH-së, duke e shprehur se nuk do ta falë kurrë.

“Unë i zgjedh njerëzit që punoj dhe kriteri nr. 1 është “të jenë njerëz”, shkruan Alketa.

Në postimin e rradhës ajo vazhdoi: “S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk denjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë”.

“Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progress. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë!”.

“Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik (edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revolt banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe”, shkruan Alketa.

“Karma është një k*rvë, mos e harro, Alfred Peza! Ne të gjithë e marrim atë që meritojmë! Ka Zot!”, përfundon moderatorja.

CikΙoni ‘Befana’ drejt Italisë, ραrashikohet të godαsë edhe Ballkanin

Nga kjo e premte Italia do të përfshihet nga moti i keq, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Sipas mediave italiane, gjatë ditës do të ketë reshje të dendura shiu në disa rajone si Sardenja, Toskana dhe Piemonte. Por duke filluar nga pasditja do të përfshihet nga reshjet intensive edhe pjesa perëndimore e gadishullit Apenin.

Ndërkohë në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje bore. Situata pritet të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes, ku i gjithë veriu do të preket nga cikloni Befana, i cili do të shoqërohet me erëra të forta dhe stuhi.

Sipas mediave zona që do të goditet më së shumti nga kjo stuhi do të jetë jugu i Sardenjës. Ndërkohë në Alpe pritet të ketë më shumë se gjysmë metri dëborë.

Pas Italisë, cikloni do të lëvizë drejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin. Ulja e temperaturave dhe i ftohti polar, sipas mediave fqinje, do të zgjasë tri ditë.

“Për nder rroj…”/ Çfarë u kishte thënë fëmijëve 41-υjeçarja që u vetëvra, llogαrinë në “tik tok” e hapi υαjza e tezes

Suipas familjarëve, llogarinë ku 41-vjeçarja bullizohej, e kishte hapur kushërira e sa

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Sukth të Durrësit, ku një 41-vjeçare kreu vetëvrasje pasi bullizohej në rrjetin social “tik tok”.

Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç, humbi jetën mëngjesin e 2 janarit 2024, pasi piu fotoksinë. Ajo u gjet nga bashkëshorti i saj pa ndjenja në shtëpi dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.

E ndjera ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës, teksa bashkëshorti i saj kryentë punë sezonale në Greqi. Çifti kishin një jetë normale me fëmijët e tyre, deri në momentin që në “tik tok” u hap një llogari me identitet fals. Në këtë llogari u postua një foto denigruese e gruas, shoqëruar me fjalë që e bullizonin dhe preknin moralin e saj.

Gruaja dhe familja e saj kishin bërë dhe kallëzim në polici për këtë gjë, ku kishin kuptuar se pas kësaj llogarie qëndronte në fakt, një familjare e tyre. Sipas tyre, ka qenë kushërira e viktimës, vajza e tezes, ajo që e kishte hapur këtë llogari. Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

Llogaria ishte hapur që prej 2 dhjetorit të vitit 2022, por edhe pse u zbulua kush qëndronte pas saj, bullizmi nuk u ndal. Kjo kishte bërë që gjendja e 41-vjeçares të rëndohej ditë pas dite. Madje, gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen.

“Sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj”- ishte shprehur ajo, sipas dëshmisë së të birit 21-vjeçar.

Tërmet në Shqiρëri – ja ku është eρiqëndra!

Lëkundje termeti janë ndierë në Gjirokastër. Rreth orës 22:52 janë ndier lëkundje tërmeti në qytet dhe rrethinat. Lëkundjet kanë qenë disas ekondëshe por të forta duke shkaktuar panik tek qytetarët, kryesisht për ata që banojnë në godinat shumëkatëshe.

Mësohet se epiqendra ishte në Larisa të Greqisë por që u ndje edhe në Shqipëri pasi magnitjda ishte 4.3 ballë

Vdekja trαgjike e 41-vjeçares, Arbana Osmani i bën thirrje ρυblike Ramës të mbγllë TikTok-un

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një 41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi publik pas ngjarjes së rëndë. Moderatorja Arbana Omani i ka bërë thirrje publike Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.

Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreë Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona teë paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.

Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem,ka të bëjë me ҫështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të tjera.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.

Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

41-vjeҫarja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës.

Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar.

Ndaj policia po merr në pyetje të gjithë personelin, me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën fallco.

Nderkohë, policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

“Aty ka fΙori”! Nisin gërmimet në Βαbje të Librαzhdit

Shoqëria “Building Construction”, që është mbajtëse e lejes minerare për kërkim – zbulimin e mineralit të arit, në Babje të Librazhdit ka avanacuar me procedurat për palijsen me lejet e nevojshme për nisjen e gërmimeve.

Kjo kompani ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për t’u pajisur me lejen mjedisore, që është parakusht për kryerjen e punimeve gjeologo – zbuluese.

Sikurse specifikohet në dokumentet e depozituar në AKM, qëllimi i projektit është të tregojë skemën e kërkim – zbulimit të mineralit të arit, në Babje të Librazhdit, vlerësimin e rezervave të këtij minerali, si dhe hartimin e një raporti përfundimtar mbi mundësitë teknike të shfrytëzimit të kësaj miniere.

Zona e projektit ndodhet në një vend të pabanuar, teksa Babja është fshati më i afërt. Fshati më i largët është Spathari, që ndodhet rreth 1.5 km në veri – verilindje të objektit. Leja minerare për kërkim – zbulimin e këtij minerali të çmuar u dha në nëntor të vitit 2022, pas një procedure konkurruese të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në njoftimin për shpalljen e fituesit specifikohej se vlera totale e investimit do të arrijë në 40.12 mln lekë. Kjo është leja e parë që është dhënë për zbulimin e këtij minerali, pas shumë vitesh. (Scan)

E rëndë! Nuk ρranonte diυorcin me grυαn, bυrri hedh nga ballkoni fëmijën 5 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Venecia, ku një burrë ka hedhur vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Cinto Caomaggiore dhe autori kishte disa kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Vajza e mitur 5-vjeçare është dërguar tek spitali rajonal i traumës, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa babai nuk ka mbetur i plagosur.

Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën.

Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

Video e ραbesueshme/ ZbυΙohet teksa vjedh, grυαja largohet nga dritarja e aυtobusit

Sipas mediea greke GRTimes ngjarja ka ndodhur në një autobus të linjës së Selanikut.

Media greke shkruan se në autobusin e linjës hypi një grua nga Bullgaria e veshur mirë me pamje të rregullt dhe me një gjatësi relativisht të shkurtër.

Gruaja ka hyrë në autobus në stacionin e Analipsit dhe pas sekonda më pas ka tentuar të vjedh portofolin nga çanta e një gruaje por është vënë re.

Shoferi më pas ka ndalur autobusin sapo vuri re ngjarjen dhe gruaja i kthen menjëherë portofolin të zotit.

Më pas ajo është përpjekur për të turbulluar ujërat që të gjente kohë për të shpëtuar.

Në të njejtën kohë ajo u zhvendos në pjesën e pasme të autobusit ku gjeti një dritare të hapur dhe tentoi të arratisej pasi dyert e autobusit ishin të mbyllura.

Pasagjerët u përpoqën ta ndalonin dhe ta frenonin, por gruaja më në fund arriti të largohej përmes dritares duke vrapuar në drejtim të panjohur.

Ajo la pas saj kapelën një paketë cigare dhe dy çakmakë.

Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj.