Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë pasi akuzohet se ka sulmuar një student sudanez jashtë një klubi nate.
Gjithçka ka nisur natën e Vitit të Ri në klubin ku shqiptari, Riald Gragjevi punon si bodyguard. Ai dhe kolegët e tij nuk e kanë lejuar sudanezin Ahmed Albarjo që të futet në klub pasi nuk kishte kartë identiteti me vete.
Por ai është përplasur me bodyguard-ët dhe është larguar për t’u kthyer sërish me një shishe të thyer në dorë. I riu shqiptar thotë se nuk e ka sulmuar apo plagosur sudanezin por pretendon se ai është goditur nga shishja që kishte marrë vetë.
Riald Gragjevi u paraqit në gjykatë ditën e sotme ku u deklarua i pafajshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj Ahmed Albarjos. Gragjevi u arrestua pasditen e së mërkurës teksa po largohej nga aeroporti i Maltës. Zyrtarët e policisë në aeroport kuptuan se i riu kishte lidhje me ngjarjen në Paceville dhe e arrestuan.
Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se ai nuk ka lidhje me ngjarjen por është vetë viktimë. Ai tha se edhe shqiptari është sulmuar me shishen e thyer dhe se bileta për ikur nga Malta ishte prerë tre javë para se të ndodhte ngjarja.
Shqiptari u shpall i pafajshëm nga gjykatësit që shqyrtuan çështjen.
Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Austri. Ai është pronar i disa kafeneve dhe një hoteli. Ndërkohë, dikur nuk e linin të futej pasi ishte shqiptar dhe i thoshin se mund të shkaktosh sherre.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lulzimi ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur që nga fillimi dhe deri te kafetë e hapura.
“Puna e parë që kam gjetur në Austri ka qenë pjatalarës dhe nuk e kam ditur gjuhën. Nuk kam njohur dikë këtu. Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam shkuar në fillim në Austri. Unë mendoj që këtu kanë ndryshuar shumë gjëra viteve të fundit.
Unë në fillim kam jetuar në një shtëpi për azilant. Kam filluar si pjatalarës për afro 2 vitesh. Aty kam mësuar gjuhën dhe kam filluar shkollën për turizëm.
Situata ka qene jo e lehtë për mua se isha shumë i ri në atë kohë. Babai nuk ka dashur të largohem, por dasht zoti ia dola.
Unë kisha krejt plane të tjera dhe pronari i kafes më mori në tel dhe më tha duhet të bisedoj me ty. Më tha që ti je personi që duhet ta marrë këtë. Se këtu është një nga qytetet më të bukura në Austri se ka shumë natyrë, ka liqene.
Unë kam edhe 3 lokale dhe një hotel. Tek një kafet që kam dikur nuk më kanë lejuar të futem brenda dhe më thanë që ti je shqiptar dhe bëni sherre”, u shpreh ai.
Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një i pandehur gjatë dënimit të tij në seancën gjyqësore.
Gjyqtarja e qarkut Clark County, Mary Kay Holthus ishte duke shpallur dënimin për Deobra Delone Redden kur ai u hodh mbi tryezën e mbrojtjes dhe tavolinën e gjyqtares dhe u hodh sipër saj.
Videoja e kapur në kamerat e sallës së gjyqit tregon Redden, 30 vjeç, duke bërtitur përpara se t’i hidhej gjyqtares Holthus, e cila u përplas me murin duke pësuar lëndime të lehta. Redden u përlesh në dysheme me disa zyrtarë e gjykatës. Një marshall i sallës së gjyqit, i cili pësoi lëndime gjatë përpjekjes për të hequr të pandehurin, u shtrua në spital me një gjakderdhje në ballë dhe një shpatull të vrarë.
Incidenti në Qendrën Rajonale të Drejtësisë në Las Vegas shkaktoi një përleshje ku përfshiheshin zyrtarë të gjykatës dhe avokatë. Pas kësaj ngjarje Redden u arrestua dhe përballet me akuza të reja penale, duke përfshirë sulmin ndaj një personi të mbrojtur duke iu referuar gjyqtarit dhe oficerëve të gjykatës.
Redden nuk ishte në paraburgim kur mbërriti në gjykatë të mërkurën. Ai kishte veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta teksa qëndronte pranë avokatit të tij, duke i kërkuar gjykatëses falje për atë që kishte bërë. Por kur ajo nuk e pranoi këtë falje, ai e sulmoi në mes të seancës gjyqësore.
Albanologu Antonio Baldaçi (Antonio Baldacci, 1867- 1950), botanist dhe gjeograf, i pasionuar pas studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike, është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në shkencën shqiptare, si edhe një nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e albanologjisë.
Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, dr. Adriana Frisenna, i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në 150-vjetorin e lindjes së tij disa monografi dhe artikuj shkencorë, të panjohur më parë nga publiku shqiptar. Fondit arkivor albanologjik tashmë i shtohen 22 tituj të botuar përgjatë viteve 1895-1948, të cilët përbëjnë një ndihmesë jo të vogël për studiuesit shqiptarë në thellimin dhe njohjen e mëtejshme të punës kërkimore shkencore të Baldaçit në Shqipëri.
Artikujt shkencorë përfshijnë një gamë të gjerë studimore, duke nisur nga tema thelbësore, të cilat Baldaçi i njihte më së miri, si karakteri gjeografik, morfologjik dhe ekonomik i florës shqiptare, ngritja dhe zhvillimi i industrisë së kultivimit të orizit, industrisë së bimëve mjekësore, kultivimi dhe shfrytëzimi i bimëve karakteristike të vendit, por edhe çështje etno-kulturore si popullsia e Epirit, hartimi i një harte etnografike të rajonit të Ballkanit, marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve fqinje etj.
Sipas tij, “punimi i Urbanit synon të plotësojë studimet e hungarezit”, dhe duke vlerësuar studimin që albanologu hungarez Nopça ka bërë për Shqipërinë e Veriut, Baldaçi shkruan: “Asnjë tjetër nuk e ka tejkaluar njohjen e tij të thellë, të cilën ai e kishte fituar duke jetuar gjatë midis shqiptarëve të Veriut, duke arritur pothuajse të asimilojë çdo aspekt, madje edhe sekret, të jetës së tyre”.
Sipas Baldaçit, “dallimi midis dy studiuesve është i madh, pasi nëse te Nopça mbizotëron koncepti shkencor dhe objektiv i konsideratave të tij, qëllimi i Urbanit është që të ofrojë vetëm një koncept politik të njëanshëm, që nuk është në një linjë me bashkëkombësit dhe miqtë e tij gjermanë dhe është e nevojshme të pranojmë që ai ka nxituar të paraqesë një çështje të keqkuptuar më shumë se ajo e drejta.
Urban paraqitet kështu si një ‘partizan’ krejtësisht ndryshe nga kolegët e tij gjermanë, të cilët për vite të tëra i kanë kushtuar mendjen dhe zemrën çështjes shqiptare”. Gjatë gjithë artikullit të tij, albanologu italian shpreh vazhdueshëm “admirimin” për shqiptarët, kulturën dhe karakterin e tyre, duke i mbrojtur me forcë.
“Ne, si miq prej mbi gjysmë shekulli me popullin shqiptar dhe që i kemi studiuar shpirtin patriarkal dhe zhgënjimet e tmerrshme që kanë pasur në përballjen e tyre me të gjithë propagandën e jashtme politike të Fuqive të Mëdha si dhe vendeve fqinje, duhet të refuzojmë me forcë kriteret e Urbanit, i cili kërkon që gjeologu me çdo kusht të bëjë historianin, por jo vetëm që i mungon temperamenti, por edhe njohja e duhur dhe e thellë e historisë”.
Duke vënë theksin në rëndësinë shkencore që kanë të gjitha studimet e kryera në Shqipëri prej studiuesve italianë dhe meritën e tyre në njohjen e vendit, Baldaçi “i kundërvihet” albanologut Martin Urban: “nuk mund të mohohet që opinioni i tij ndikon në vendosjen në një plan më inferior të vëzhgimeve serioze me karakter shkencor të realizuara në Shqipëri”.
SHQIPËRIA NË REVISTAT ITALIANE
Interesi për të njohur Shqipërinë, por edhe për ta bërë atë të njohur në Europë, gjeti një “dritare” komunikimi të rëndësishme në revistat dhe gazetat, të cilat në Itali ishin konsoliduar dhe kishin një ndikim të madh te studiuesit dhe publiku. Në fund të shekullit XIX ato shërbyen më së miri për të përcjellë informacionet e para mbi vendin e panjohur, në atë periudhë ende pjesë e Perandorisë Osmane.
Studiues, gazetarë, udhëtarë dhe diplomatë, që kishin përshkuar Shqipërinë, kujtimet e tyre së pari i publikuan si artikuj në këto revista. Janë një sërë revistash, me një spektër të ndryshëm nga njëra-tjetra, të cilat përcillnin për publikun italian dhe më gjerë të dhëna të rëndësishme shkencore, por edhe përshkruese, mbi aspekte të ndryshme të Shqipërisë, nga historia, kultura, gjuha, tradita dhe zakonet, gjeografia, botanika, arkeologjia, bujqësia dhe ekonomia, jeta sociale, etj. Pjesa më e madhe e këtyre artikujve lidheshin me studimet e zbulimet shkencore të realizuara nga studiuesit italianë në hapësirat ku jetonte popullsia e quajtur shqiptare.
Këto informacione pasqyroheshin në buletinet më të rëndësishëm shkencorë, duke shtuar edhe më shumë interesin për Shqipërinë. Për vite me radhë eksplorimi i kësaj toke “të panjohur” u shndërrua në qëllimin kryesor të shkencëtarëve të huaj, mes tyre edhe gjeografi dhe botanisti Antonio Baldaçi. Shkencëtari italian, përgjatë dy shekujve, fundshekulli XIX dhe fillimshekulli XX, ka vizituar, hulumtuar dhe publikuar studime të shumta shkencore mbi Shqipërinë.
Siç kujton edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, gjeografi gjerman Kurt Hassert, “vëmendja dhe interesi i Baldaçit për Shqipërinë nisi më 1888”. Udhëtimi i parë i Antonio Baldaçit, në vitin 1892, drejt një vendi të panjohur si dhe kërkimet shkencore të realizuara gjatë vizitës së tij në Malin e Tomorrit, e shtynë atë të eksploronte dhe të thellonte më tej studimet në trojet shqiptare.
Kujtimet e para ai i botoi në vitin 1893 në një nga revistat shkencore më në zë në Itali, “Bolletino della Societa Botanica Italiana”. Ndërkohë, vetëm pak vite më pas, ai fillon të publikojë kujtimet e tij mbi Shqipërisë, “Itinerari albanesi”, që është edhe një nga veprat e tij më voluminoze dhe thelbësore. Për herë të parë “Itinerari albanesi” u botua në “Memorie della Societa Geografica Italiana” në vitin 1897.
Këtë vepër themeltare e pasojnë “Nel paese del Cem: viaggi di esplorazione nel Montenegro Orientale e sulle Alpi Albanesi” (1903), “Nuovo Stato di Albania” (1913), “Romeni dell’ Albania” (1914), “L’Albania” (1929) veprën në 3 vëllime “Studi speciali albanesi” (1932), “Scritti Adriatici” (1943), si dhe një tërësi botimesh e studimesh shkencore e monografi mbi botanikën, hartografinë, historinë, studime sociale, etj.
Ekspeditat e tij shkencore të realizuara fillimisht në Mal të Zi, e më pas në Shqipëri dhe Kretë, përgjatë viteve 1885 dhe 1904, kanë krijuar një fond të pasur të vëzhgimeve dhe studimeve të detajuara, që tregojnë punën e tij të jashtëzakonshme si hulumtues skrupuloz, i pasionuar me çdo gjë shqiptare, por njëherazi shfaqin qartazi mendimin e tij për interesin ekonomik, politik dhe ushtarak të qeverisë italiane në zonën e Ballkanit.
Përgjatë këtyre udhëtimeve, Baldaçi jo pak herë u përball me situata të vështira dhe të rrezikshme, madje nga arrestimi i tij deri në një atentat me armë zjarri, si pasojë jo vetëm e natyrës së egër dhe ende të panjohur të atyre zonave, por edhe të përplasjeve midis fiseve rivale, sidomos në zonat në kufi midis Shqipërisë dhe Malit të Zi; armiqësia e autoriteteve osmane ndaj të huajve që tentonin të përshkonin territoret shqiptare. Udhëtimi i vitit 1902 në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi konsiderohet edhe si misioni i parë shkencor italian në këtë rajon.
Gjatë ekspeditave të tij, Baldaçi ia doli të mbledhë mbi 100 mijë ekzemplarë bimësh, disa specie të panjohura më parë dhe që kanë marrë edhe emrin e tij. Puna e tij shkencore dhe publikimet e shumta në revistat më në zë kanë ndikuar edhe në njohjen e Shqipërisë. Punën kërkimore shkencore Baldaçi e vazhdoi deri në vitet e fundit të jetës, duke analizuar me shumë kujdes materialet dhe arkivin e tij dokumentar të mbledhur gjatë gjithë qëndrimit dhe ekspeditave të tij në Shqipëri.
Janë rreth 250 monografi dhe artikuj shkencorë që dëshmojnë veprimtarinë e tij të gjerë akademike, një pjesë e konsiderueshme e tyre gjenden në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Megjithëse një nga studiuesit dhe kontribuuesit më të rëndë- sishëm në fushën e albanologjisë, botanikës dhe shkencës, Antonio Baldaçi dhe vepra e tij voluminoze vijon të mbetet ende e panjohur plotësisht për publikun e gjerë.
Ekspozita në nder të 150-vjetorit të tij të lindjes në Bibliotekën Kombëtare synon jo vetëm të nderojë këtë albanolog të çmuar, por edhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve të rinj mbi veprën e tij.
Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitin e Ri. Qendrimi i ka dhuruar 11 punëtorëve të tij 1 milionë euro shpërblim.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.
Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro.
“Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qendruar pranë kompanisë prej 15 vitesh.
I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë. Vetëm toka i kemi dhënë.
Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar.
Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi./abcnews.al
Several words are abbreviated: King. Alexander. By the grace of God. Emperor of the Romans,the Great, Ruler of the Turks. Albanians. Serbs. Bulgarians.
SHQIP:”MBRETI ALEKSANDER,(ISKANDER)) ME MESHIREN E ZOTIT PERANDOR I ROMANEVE,SUNDUESI I MADH I TURQVE,SHQIPTARVE,SERBEVE DHE BULLGAREVE”…
Vule gjendet e ekspozuar ne muzeun e Kopenhages,eshte e rregjistruar si e futur aty ne ate mbreteri ne vitin 1634,per fat ata jane te sakte ne keto gjera edhe nuk ka shaka mbreteria e tyre eshte me e vjetra ne bote!Pra ka kater shekuj thuajse qe eshte aty dhe eshte studiuar nga historiane,mendohet se eshte vula qe i eshte dhuruar nga miku i vet mbreti i Napolit,edhe se mesazhi ne te deshmon qe aty ishin ambiciet evropiane per Sknderbeun,deshironin ta benin sundues te ballkanit…shkrimi nga ana tjeter vetem sa deshmon se Konstandin Kristoforidhi ka pase te drejte!
Po ta shikojme me vemendje historine e asaj kohe e shikojme se ne fakt atehere po pervijoheshin konturet e asaj perandorie ku sunohej te vihej Skenderbeu si sundimtar…Skenderbeu u martua me te biejn e Gjergj Arianitit,Doniken,motra e Donika kastriotit,vajza tjeter e Gjergj Arianitit Angjelina,(Ajo me te cilen kisha serbe mburret sot si St. Angelina shenjtore e madhe sipas tyre!),u martua me princin e serbise Stepan Brankovicin i cili kur iku nga turqit u fsheh ne Arberi edhe do e pranonte vasalitetin ndaj Skenderbeut!Nje moter skenderbeu e martoi me princin e Malit te Zi po ashtu martese qe shtonte lidhjet ne rajon…pra mos e shikoni me aq habi kete gje sepse Vatikanit asokohe i nevojitej shume nje ballkan i sunduar nga nje dore e forte e Skenderbeu ishte kandidati me i mundshem…Mos harrojme se ajo kohe duhet gjykuar me kriteret e ateherershme e jo me te sotshmet e rendi atehere ka qene feudal dmth sundimtari vendoste!
Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik.
Sipas medieve greke ai është vrarë me thikë dhe u gjet me plagë në gjoks e lëndime në kokë.
Sipas informacioneve, burri është pikasur rreth orës 9 të mëngjesit në hyrje të stadiumit nga një shtetas kalimtar i cili ka njoftuar policinë.
Në vendngjarje ka policia për të hetuar zonën.
Nga informacionet paraprake duket se viktima ishte një emigrant i cili ishte strehuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit pasi nuk banonte në strukturën e emigrantëve të zonës që ndodhej në afërsi të vendit të vrasjes.
“Ku e njeh Saliu ligjin, ligji jam unë thotë ai. Është i prapambetur, çfarë të them unë i shkreti”
Pavarësisht vendimit të gjykatës që i ndaloi komunikimin me persona që nuk jetojnë me të, Sali Berisha edhe sot ka folur me simpatizantët e tij me mikrofon nga dritarja e shtëpisë së tij.
Këtë fakt e ka komentuar dhe avokati Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në “Top Talk”. Ngjela tha se me këtë veprim, Berisha ka bërë shkkelje dhe prokuroria duhet të veprojë.
“Ku e njeh Saliu ligjin, ligji jam unë thotë ai. Është i prapambetur, çfarë të them unë i shkreti. Tani drejtësia e ka në dorë, nuk mund të flasim dot. Ligji të mbron deri atje sa nuk ka sanksion të ri. Kur ka sanksion të ri nuk të mbron, kjo është teoria e së drejtës. Ligji ka mbrojtje në momentet që je brenda strukturës së konceptit juridik me të cilin ke filluar të hetohesh. Flas për procesin penal, në qoftë se ti shkel rregullat e arrestit, ai rëndohet. Rëndohet deri në arrest, nuk pyet njeri për moshën më, ai shkon deri në arrest dhe nëse atje ka gjëra të tilla, rri i lidhur në birucë”, u shpreh Ngjela.
Forcat e armatosura të Suedisë kanë shpërndarë ushqim e ujë për rreth 1000 makina që kanë mbetur të bllokuara nga një borë si stuhi që ka rënë 24 orët e fundit në zonat nordike. Ekipet e shpëtimit janë duke nxjerrë njerëzit nga makinat e kamionët duke u thënë se duhet të kthehen të marrin më vonë makinat e tyre, raporton BBC.
Shumë prej atyre që kanë mbetur të bllokuar janë evakuuar. Kaosi në udhëtim ndodhi pas rënies së menjëhershme të temperaturave në zonat nordike. Moti ekstrem preku Suedinë, Finlandën dhe Norvegjinë, stuhitë e dëborës në Danimarkë lanë shoferët të bllokuar në autostradë që prej të mërkurës.
Stacioni i meteorologjisë në Kvikkjokk Arrenjarka në Suedinë veriore mati natën më të ftohtë të 25 viteve të fundit, me temperatura që kaluan në -43.6 gradë celcius.
Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ishte duke pirë diçka me një shokun e tij në një lokal në Kombinat, kur u dhunua nga një polic civil. Si për çudi, Skënderi u akuzua sikur ishte ai që e dhunoi policin dhe u arrestua.
Skënder Arapi: Në 2014-ën bashkë me një shokun tim u futëm në klub duke pirë një shishe birrë. Pasi ishim kthyer dhe nga puna…Më pas na vjen një punonjës policie i dehur dhe i drejtohet pronarit të lokalit dhe i thotë “nxirri jashtë ato”.
Gazetari i “Stop”: Po pse kishit ndonjë konflikt? E njihnit këtë efektiv policie i cili thoni ka qenë i dehur në ato momente?
Skënder Arapi: Dhe i thotë pronari i lokalit “pse t’i nxjerr jashtë”, se “dua unë” i thotë. Atëherë u detyrua ai, erdhi në tavolinë dhe tha “dilni jashtë”. Kush je ti i thashë unë, “kush jam unë”, më ra me kokë, më gjakosi. Pasi më pa të gjakosur, ky iku me vrap. I gjakosur siç isha, më tha ky shoku lahu, pse të lahem i thashë unë. Ore kjo është provë i thashë unë. Erdhën ca policë të tjerë, civilë edhe ata me një makinë private, ku je gjakos më thanë mua. Hajde thanë në polici, kush të ka ra, një burrë i thashë unë në lokal. Na bien një shef a ku di unë ça ishte, më tha “keni rraf punonjësin e policisë”. O zotëri i thashë unë…
Gazetari: Pse u dëmtua dhe polici që të ra ty në kokë?
Skënder Arapi: Nuk e di…Ai ka ik pas goditjes, s’dimë gjë. I thashë polici na goditi ne. Qëndrova një natë atje, deri në arrest.
Gazetari: Ju keni bërë burg për këtë ngjarje, keni qenë le të themi për qejfin tuaj në një lokal pas punës, vjen dikush që ju godet, del që është polic dhe ju bëni burg. Pse?
Skënder Arapi: Sepse policia do të mbrojë punonjësin e tij, pa asnjë provë e fakt dhe na bëhet arrestimi.
Ndëshkimi i Skënderit u shoqërua me probleme dhe shkelje proceduriale, pasi nuk kishte asnjë provë për dhunën e tij, por provohej e kundërta. Tre shkallët e gjyqësorit i dhanë të drejtë Skënder Arapit, i cili hapi një proces për dëmshpërblimin e ditëve të burgut, në total 8 muaj izolim të padrejtë.
Skënderit iu deshën 9 vjet, që t’i njihet dëshmpërblimi nga Apeli Administrativ, institucion që dhe ia përgjysmoi shumën.
Skënder Arapi: Ne në polici s’kemi bërë asnjë lloj deklarimi.
-Nuk keni firmosur në asnjë dokument?
Skënder Arapi: S’kemi firmosur sepse s’kishte prova. Po të kishte prova, nuk të le Shefi i Krimeve. Ne nuk na ka ardhur asnjë oficer policie të na bëjë pyetje.
-Po si ju kanë dënuar, mbi bazën e çfarë provash?
Skënder Arapi: Gjatë gjithë seancave një zonjë gjyqtare shumë e lartë, nuk mori për bazë që të na dënonte ne sepse s’kishte prova. Ajo bëri pushimin e çështjes. U bë ankimimi për në Apel. Gjyqtarja e Apelit çfarë kërkon më tha, i thashë kërkoj vendimin e Shkallës së Parë. Atëherë çohet prokurori i çështjes për ta zvarritur këtë gjë, bën ankimim në Gjykatë të Lartë. Sepse ishte i fajshëm. Gjykata e Lartë me 5 gjyqtarë na dha të drejtën tonë.
Në këtë moment Skënderi iu drejtua Përmbarimit Shtetëror për të marrë lekët e burgut, ekzekutim që e mori përsipër drejtori i Tiranës Pjetër Caka. Por ky i fundit, nga marsi 2023 nuk ka bërë detyrën e tij.
Përmbaruesi Pjetër Caka– Si je? Më thuaj…!
Skënder Arapi– Tani iu bë shumë kohë. Të paktën më thuaj, ku ka ngelur ky proces?
Përmbaruesi Pjetër Caka– Nesër, domethënë hajde nesër në mëngjes dhe ikim bashkë..! Në mëngjes tek Ministria e Financave.
Skënder Arapi– Po çfarë lidhje kam unë tek Ministria e Financave?!
Përmbaruesi Pjetër Caka– Nuk e di…Ikim nesër tek Ministria e Financave, që ta marrësh përgjigjen e saktë!
Skënder Arapi– Po ne e lamë edhe atë ditë dhe nuk erdhe ti…?
Përmbaruesi Pjetër Caka- Ja sa…jam këtu tek puna, sa të mbaroj disa korrespodenca dhe të marr unë pa merak…! (Gënjen).
Përmbaruesi Pjetër Caka- Hajde nesër në mëngjes dhe ikim bashkë, ose më prit nga ora 14:00…!
Skënderi pret në orën 14:00 përmbaruesin.
Përmbaruesi Pjetër Caka: Rrugës jam, për 10 minuta jam aty. O Skënder! Me thënë të drejtën, ashtu më doli një punë. Jam gjykatë dhe prokurori…, po ashtu nesër në mëngjes…!