45 υje. carja kërkon b. υrrë: Jαm e υi…gjër kam jetuar me mαmin

Vera, një 45-vjeçare nga kryeqyteti kërkoi në emisionin “Aldo Morning Show” një njohje.

E pyetur nëse ka patur lidhje më parë, Vera tha se nuk ka patur asnjë lidhje më parë dhe se ka jetuar gjatë gjithë kohës me të ëmën. 

Ajo tha se ka patur disa raste, por theksoi se ata nuk ishin të interesuar për diçka serioze. “Jam Vera nga Tirana.

Kam punuar në një rrobaqepësi, por u mbyll. Desha të flas me Bashkimin. Unë jam 45 vjeç, beqare.

Nuk kam patur lidhje më parë fare, kam qëndruar me mamin.

Kam patur raste, por kanë qenë raste për tallje, donin direkt dhe në hotel”, tha Vera.

Me thirrni ne vajberr ne nmrin tim qe gjendet aty ku shkruan sp0-ns0red aty brenda i keni te gjitha shenimet ,mund te me shkruani ne cdo koh.

Βerishën nuk e ndal αrresti në shtëρi, del dhe mban fjαΙim me mikrofon nga dritarja e banesës së tij

Sali Berisha nuk ndalet as nga arresti në shtëpi, teksa pasditen e sotme ka dalë me mikrofon në dritaren e banesës dhe ka mbajtur fjalim para dhjetëra simpatizantëve të tij që janë mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.

Ai u shpreh se kjo betejë e nisur në këtë rrugicë, do të shpërndahet në të gjithë vendin.

“Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk kam komunikuar për shkak të gjendjes gripale, nuk do bëj më vaksinën e imponuar nga pushteti! Kjo është betejë hyjnore

Të dashur demokrate dhe demokratë.
Vëllezër dhe motra.
Një përshëndetje të zjarrtë ju këtu qeë keni ardhur këtu në këtë protestë, por përshëndetje demokrateve dhe demokratëve kudo që janë sot.
Përshëndetje popullit opozitar nga zemra uroj sukses në betejën tonë pa kthim, në betejën tonë të fitores.
O sot o kurrë!
Në këmbë shqiptarë.
Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi pasur një komunikim zanor me ju.
Ju garantoj se nuk ka qenë absolutisht vendimi i Edi Ramës që ka ndërprerë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale e cila kërkonte që të ruhesha për mosrëndimin e saj.
Ajo kaloi shkëlqyeshëm dhe do ju rrëfej një gjë.
Gjithë jetën unë kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan të na e imponojnë si në diktatura qytetarëve, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do e bëj ndonjëherë.
Miqtë e mi, Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, në traditën e të atit të tij xhelat, i cili si zëdhënës i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, firmoste varjen në litar të fjalës së lirë të poetit të pavdekshëm Havzi Nela, urdhëroi mercenarët e tij t’i ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju.
Por unë do u rrëfej ju një gjë.
Unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy Kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë.
Ajo është hyjnorë, është tokësore. Ne i bindemi asaj, njëlloj si Zotit dhe ndaj u garantoj ju se Sali Berisha do pranojë dhe do bëjë vetëm atë që është në interesin tuaj, në interesin e demokratëve, në interesin e pluralizmit, në interesin e Shqipërisë.
Përveç kësaj, vendi, kombi ka një Kushtetutë të miratuar. Një Kushtetutë që përdhoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama dhe mercenarët e tij në Skap dhe në drejtësi.
Për Edi Ramën, Kushtetuta e vendit nuk ekziston.
Kushtetuta ka një nen të saj, ka nenin 17, në të cilin përcakton se nuk ka kryeministër, nuk ka gjykatës, nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Ajo ndodh vetëm me ligj, por horat ligj nuk kanë, horat moral nuk kanë.
Ndaj dhe ne respektojmë Kushtetutën supreme, por respektojmë edhe Kushtetutën që qëndron në themel të shtetit ligjor.
Miqtë e mi, kjo është një betejë që ka një mision të shenjtë hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij 33 vjet pas themelimit të PD.

“BΙindohet” Shqipëria/ PeΙeshi: Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenaΙin e Forcave të Armatosυra(Video)

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Kështu ka bërë me dije minsitri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.”

Trαgjedi/ Vritet korçαrja dhe dy fëmijët e saj nga bαshkëshorti në USA

Ornela Morgan, me orgjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj 10-12 vjeç është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj amerikan, i cili pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet

Lëkυnden sërish monedhat e hυαja/ Këmbimi vaΙutor

Sot, më 03 Janar 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 94.2 lekë.

Euro blihet me 102.5 lekë dhe shitet 104 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 111.3 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.7 lekë, ndërsa në shitje me 71.4 lekë.

Tërmeti me mσgnitudë 5.5 ballë “shkund” këtë υend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ka goditur Argjentinën.

Epiqendra ishte rreth 79 kilometra në veriperëndim të komunës Vinchina në provincën e La Rioja dhe thellësia fokale llogaritet në 155 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.

https://twitter.com/LastQuake?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1742457491760238870%7Ctwgr%5E03a88e2d217c53f1f9990c4d51f4241f00f28c13%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2024%2F01%2Ftermet-me-magnitude-5-5-balle-shkund-kete-vend-ja-ku-ishte-epiqendra%2F

Gjγshja dhe nipi konfliktohen me çiftin në BiΙisht, njëri i thyen xhamin e makinës, tjetra i gjυan bashkëshortes

Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasve E.Xh, 24 vjeç dhe B.Xh, 62 vjeçe (gjyshja).

Gjyshja dhe nipi janë përfshirë në një konflikt me një çift. 24-vjeçari ka thyer xhamin e automjetit të çiftit dhe ka goditur në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A.A.

“E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A”, njofton policia.

Ήoroskορi për ditën e sόtme, e mërkυrë 3 janar 2024

Dashi

Ardhja e pranverës do t’ju bëjë jetësore dhe plot energji. Nëse jeni në çift, mund të përfitoni nga pamja pozitive e planetëve për të bërë plane për të ardhmen. Beqarët në kërkim të shpirtit të tyre binjak mund të bëjnë takime magjike dhe përjetojnë momente të emocioneve të pastra. Nëse jeni duke kërkuar një punë ose jeni duke pritur konfirmim së shpejti, do të keni një lajm të mirë.

Demi

Një diskutim do të prishë bilancin tuaj! Qëndroni larg njerëzve që ju bëjnë nervozë dhe nëse jeni në çift, mos u grindni me partnerët për të jetuar në mënyrë paqësore. Zemrat e vetmuara do të bëjnë takime me fat që do përcjellin ndjenja pozitive. Diçka po fillon të lëvizë, yjet garantojnë ndryshime pozitive. Bashkëpunim i shkëlqyeshëm me kolegët që do t’ju ndihmojnë.

Binjakët

Ata që kanë përjetuar momente krize në jetën e tyre martesore, në fund mund të shpresojnë për ndryshime. Yjet janë padyshim në favorin tuaj dhe shpallin një të ardhme më të mirë. Gjithashtu, parashikohen takime premtuese për të vetmuarit. Ju do të vlerësoheni për punën e bërë dhe kjo do të rrisë disponimin dhe madje vetëbesimin tuaj. Në të vërtetë e keni të nevojshme!

Gaforrja

Përshtateni veten me të tashmen dhe largoni plotësisht të kaluarën. Vetëm duke ndërtuar një dialog të hapur dhe të sinqertë me të dashurin/ën tuaj, do të jeni në gjendje të jetoni me dashuri. Yjet këshillojnë beqarët të jenë të kujdesshëm në ekspozimin e interesit të tyre! Vazhdoni përpara për rritjen tuaj profesionale. Ju jeni gati për të marrë detyra të rëndësishme që do të jeni në gjendje t’i bëni mirë.

Luani

Sot, pasioni do të jetë një nga shenjat dalluese të shumë prej Luanëve që do të tërhiqen nga njohjet e reja. Shumë keq që shumë prej jush janë tashmë të zënë! Kuadri i madh astral për beqarët, sot ata mund të shikojnë drejt një të ardhme plot premtim me një dashuri të re. Perspektiva të reja në punë për ata që duan të dalin nga një periudhë që sigurisht nuk po lulëzon. Jupiteri do të t’ju ndihmojë.

Virgjëresha

Jeni më pak të shkëputur dhe më të vëmendshëm ndaj gjysmës suaj të zemrës dhe kjo do të favorizojë mirëkuptimin dhe erosin. Ju keni një dëshirë të fortë për të ndërtuar diçka të fortë! Zemrat e vetmuara, do të vazhdojnë të jenë të gatshëm të gëzojnë lirinë e tyre në maksimum. Bashkëpunime të reja do të favorizohen të cilat do të zgjerojnë horizontet tuaja. Përfitoni nga mundësitë e mira.

Peshorja

Nëse dini se si të ringjallni marrëveshjet, ju do të jeni në gjendje të rikuperoni marrëdhënien në çift, përndryshe prisni litarin dhe ktheni faqen. Beqarët do të jenë në gjendje të kenë konfirmime të papritura nga një tërheqje e fortë dhe e pasionuar. Pengesat do të jenë njëra pas tjetrës për të qenë në gjendje të kryeni projektet tuaja, mos u dorëzoni, rezultatet do të vijnë.

Akrepi

Një ditë e qetë për ata që kanë një lidhje të qëndrueshme, por nuk do të ketë mungesë të atraksioneve për ata që nuk janë ende të sigurt për ndjenjat e tyre. Jupiteri është në favor të beqarëve që shpresojnë të gjejnë dashurinë që do i bëjë të harrojmë vuajtjet e kaluara. Ju do të jeni në gjendje të plotësoni objektivat e përcaktuara edhe nëse nuk mungojnë ngjarjet e papritura. Do të jeni në gjendje t’i menaxhoni shumë mirë detyrat e ngarkuara!

Shigjetari

Edhe nëse mëngjesi nuk fillon në mënyrën më të mirë, do të keni kohë deri në mbrëmje për të bërë paqe me të dashurin/ën tuaj. Mos lejoni që ju të ndikoheni nga kritikat e njerëzve ziliqarë. Surpriza të bukura për beqarët, shumë njerëz do të gjejnë qetësi në sajë të një personi. Shumë projekte po ju bëjnj optimistë. Mos hezitoni të bëni propozime edhe nëse keni nevojë të punoni më shumë.

Bricjapi

Të hutuar nga ndonjë problem sentimental, sot do të jeni pak mbi re. Dyshimet në lidhje me sinqeritetin e partnerit/es nuk zhduken dhe kjo ju bën të paqëndrueshëm. Beqarët do të duhet të provojnë se mund të marrin një vendim të rëndësishëm, i cili do të jetë vendimtar për të ardhmen. Situatë e favorshme astrale për ata që duhet të kryejnë një projekt të rëndësishëm.

Ujori

Disa keqkuptime të vogla mund të hedhin shumë Ujor në konflikte me partnerin/en. Mos u dëshpëroni, gjithçka do të zbutet! Takime emocionuese për beqarët të cilët do të përjetojnë flirtime intensive, por nuk duhet t’i nënvlerësojnë! Dëshira për ndryshim vazhdon të zhvillohet në shumë prej jush edhe pse duhet të jeni shumë të kënaqur.

Peshqit

Një ditë e shkëlqyer për ndjenjat, ju mund të përparoni programet tuaja në dashuri me sigurinë se gjithçka do të vazhdojë pa probleme. Gjithsesi qëndro larg nga thashetheme të panevojshme. Beqarët mund të kenë takime interesante, nuk do ju mungojnë ftesat për argëtim! Besoni intuitat tuaja, ato do t’ju udhëheqin në zgjedhjet më të mira. Megjithatë, gjithmonë reflekto për të kuptuar atë që dëshiron.

‘Çmendet’ moti, temρeraturat arrijnë në minυs 40 gradë

Finlanda dhe Suedia regjistruan temperaturat e tyre më të ftohta të dimrit ditën e sotme, pasi termometri shënoi në minus 40 gradë Celsius.

I ftohti dhe bora ndërprenë transportin në të gjithë rajonin, përfshirë Norvegjinë ku një autostradë kryesore në jug u mbyll për shkak të motit dhe linjat e trageteve pezulluan funksionimin. Operatorët suedezë të trenave thanë se të ftohtit shkaktoi probleme thelbësore për trafikun hekurudhor në veriun e Arktikut.

Nikkaluokta, një fshat i vogël i banuar nga banorët indigjenë Sami në Suedinë veriore, regjistroi një temperaturë prej minus 41.6 gradë, njoftoi transmetuesi publik suedez SVT.“Është temperatura më e ftohtë që kemi pasur deri më tani këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mot mjaft i ftohtë në veri,” tha meteorologu i SVT, Nils Holmqvist.Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez raportoi temperatura deri në minus 30 gradë në disa vende në veri të Suedisë dhe lëshoi një paralajmërim për borë dhe erë në Suedinë qendrore dhe jugore. Paralajmërimi i tij i dytë më i lartë zbatohet nga mesnata deri të mërkurën.

Në Finlandën fqinje, rekordi i ftohtë i këtij dimri u regjistrua në qytetin veriperëndimor të Ylivieska, ku temperaturat ranë në minus 37.8 C dhe parashikuesit thanë se temperaturat do të ishin më të ulëta se minus 40 C në pjesë të vendit gjatë javës.
Temperaturat në kryeqytetin finlandez, Helsinki, pritej të lëviznin midis minus 15 dhe minus 20 C.

Në qytetin jugor të Norvegjisë, Arendal, zyrtarët thanë se shkollat do të mbylleshin të mërkurën sepse nuk ishte e mundur të pastroheshin trotuaret në kohë që fëmijët të shkonin në shkollë. Disa kompani tragetesh në të gjithë rajonin anulluan udhëtimet, duke përfshirë ato nga Norvegjia jugore në Danimarkë, ku një urë kyçe u mbyll për automjetet me rimorkio të lehta për shkak të erërave të forta, thanë zyrtarët danezë.