Është një nga mjekët më të njohur në vend, një mjek i cili nuk të sheh si pacient, por si familjar që duhet të të shpëtojë patjetër nga halli që ke, një mjek që nuk di të të lërë me pikëpyejte ose mund të të përgjigjet në çdo orë në telefon.
Mjeku i mirënjohur neurokirurg, Dr. Fatos Olldashi është me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive neurokirurgjikale dhe specializime të shumta të kryera në Hollandë, Danimarkë dhe SHBA, ka ofruar dhe vijon të ofrojë shërbimet e tij në një sërë institucionesh spitalore prestigjioze (publike dhe private), ku edhe numëron realizimin e mijëra ndërhyrje neurokirurgjikale, duke ju dhënë zgjidhje mjekësore optimale të gjithë pacientëve të tij.
Dr. Fatos Olldashi është mjaft aktiv edhe në fushën akademike ku ka publikuar me qindra artikuj në Revistat prestigjioze të fushës, si dhe është pjesëmarrës aktiv në Kongrese apo Seminare mjekësore të organizuara brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Fatos Olldashi është:
-Sekretar i Shoqatës Shqiptare të Neurokirurgjisë
-Anëtar i Shoqatës Botërore të Neurokirurgjisë
-Anëtar i Shoqatës Europiane, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv
-Anëtar i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgjisë
-Anëtar i Komitetit organizativ dhe pedagog i kursit ndërkombëtar të neurokirurgjisë “Walking The Silk Road”
-Nga viti 2002 pjesëmarrës aktiv dhe koordinator kombëtar për studimet ndërkombëtare CRASH. Këto studime janë të koordinuara nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.