Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e mαrtë 2 janαr 2024

Dashi

Mërkuri dhe Venusi janë në formë të mirë dhe me ardhjen e pranverës ato bëhen edhe më të forta dhe më të sigurta. Entuziazmi juaj do t’ju lejojë të jeni në harmoni me partnerin/en tuaj. Ditë me pesë yje edhe për beqarët, dashuria, puna dhe fati do të jenë në krye! Përfitoni nga kjo ditë për të filluar të punoni në një punë që mund t’ju sjellë përfitime.

Demi

Zakonisht nuk doni t’i mbyllni marrëdhëniet definitivisht, por tani është koha për ta kthyer faqen. Ju duhet më shumë qetësi të shikoni për të ardhmen. Në këtë ditë, zemrat e vetmuara mund të nisin një marrëdhënie vetëm nëse do jenë totalisht të bindur. Diskutimet dhe polemikat kanë vënë një tendosje në marrëdhëniet tuaja në punë, jini diplomatik dhe gjithçka do të vendoset poshtë.

Binjakët

Hëna sot do t’ju ndihmojë të mbani marrëdhënie të mira dhe distancën e duhur midis rregullave dhe ëndrrave. Mbrëmja do të kalojë e bukur në intimitet me partnerin/en, mundësi edhe për të planifikuar të ardhmen e një çifti. Beqarët do të kenë kredencialet e duhura për të kryer një histori dashurie të lindur kohët e fundit. Me favorizimin e yjeve, nuk do të jetë e vështirë për të zënë pozicione udhëheqëse në punë, sepse ju mund të jepni edhe më të mirën tuaj.

Gaforrja

Ditë e madhe për të lindurit e Gaforres! Aleanca e Hënës me Mërkurin dhe Jupiterin ju bëjnë optimistë. Impulse të mëdha pasioni për çiftet. Është gjithashtu një moment interesant edhe për ata që janë vetëm që duhet të marrin vendime në lidhje me çështjet private dhe familjare. Është koha për projekte të formateve të mëdha, në këtë fazë ju jeni në gjendje të krijoni plane me të vërtetë të jashtëzakonshme!

Luani

Nëse keni marrëdhënie të mbyllura, ose keni marrë vendime vendimtare, tani mund të rishikoni hapat më tej. Është një periudhë interesante për të zgjidhur problemet e pazgjidhura, veçanërisht ato sentimentale. Beqarët do të duhet të merren me një ish që kthehet, kini kujdes nga thashethemet. Mund të ketë vështirësi nga pikëpamja ekonomike, por situata juaj e punës po përmirësohet.

Virgjëresha

Shmangni polemikat dhe kritikat, partneri/ja nuk mund të durojë komentet tuaja. Jini edhe më pak të ngurtë me veten dhe bëni një pushim për të reflektuar. Hëna nuk është më në opozitë dhe beqarët mund t’i afrohen një personi. Ju po përmirësoni vazhdimisht pozicionin tuaj, madje edhe rezultate më të mira ju presin në punë.

Peshorja

Hëna miqësore do t’ju mësojë vlerën e intuitave, të gjërave që bëhen me zemër. Pasioni do të jetë në krye për një person që ju doni, nga ana e të cilit/ës nuk do të mungojë entuziazmi. Yjet do përmirësojnë të gjitha marrëdhëniet emocionale për beqarët dhe kjo do bëjë të ndihen më pak të vetmuar. Në vendimet tuaja profesionale mos lejoni të ndikoheni nga pritjet e të tjerëve, por vetëm nga tuajat.

Akrepi

Sot mund të ballafaqoheni me guxim me sqarime në një mënyrë më aktive sesa në të kaluarën. Momente tensioni në çift, por që do të kalojnë shpejt. Ditë interesante dhe pozitive për ata që janë vetëm, do të jeni përpara nëse veproni para se të jetë tepër vonë. Mundësi të reja për të rritur perspektivat në punë, mos harroni të tregoni se jeni me vlerë.

Shigjetari

Dinamikë dhe aktivë, sot ju do të tregoni entuziazmin tuaj në të gjitha fushat. Ju e dini se si ta magjepsni partnerin/en dhe të kënaqni çdo nevojë të tij/saj sot është prioriteti juaj! Periudhë me fat në dashuri edhe për beqarët, shpirti binjak është pranë jush, mjafton ta gjeni atë. Ju mund të arrini objektiva të mëtejshme, por më parë duhet të zgjidhni një çështje që ju pengon.

Bricjapi

Nuk është koha e duhur për të ekspozuar shumë, madje edhe në dashuri mund të keni distancuar veten nga dikush që ju ka zhgënjyer. Për çiftet e konsoliduara, marrëveshja është shumë e mirë. Për beqarët që duan të bien në dashuri ka takime interesante, nuk duhet t’i humbisni! Në sferën profesionale mund të ketë disa tensione, më mirë të jeni të kujdesshëm me fjalë dhe të shmangi mospërputhjet.

Ujori

Hëna dhe Mërkuri do të jenë gati për të mbrojtur sektorin sentimental të Ujorëve. Sot do të ketë shumë momente të ëmbla dhe romantike. Beqarët do të kenë një dëshirë të madhe për të ndryshuar disa aspekte të jetës së tyre, për të qenë më të qetë. Disa dyshime profesionale ju mundojnë, por ende është herët për të marrë vendime të mëtejshme.

Peshqit

Shqetësimi për të dashurin/ën ju ka mbajtur në tension, por tani jeni të lirë nga të gjitha kufizimet dhe mund të vendosni pa vonesë. Megjithatë, jepini shpjegime personit që ka qenë afër jush deri më tani. E marta pritet të jetë një ditë e ngjeshur për ata që janë vetëm, do ketë shumë lajme në horizont. Ju jeni arkitektët e fatit tuaj, kështu që duhet të lëvizni për të ndryshuar jetën tuaj të punës.

Nuk jυa ka fajin Shqiρëria, por jemi ne shqiρtarët që ua fυsim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes

Nga Anisa Bega

Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen për gjërat më të vogla, etj. Tema më e përfolur është:

Të largohemi nga Shqipëria, se këtu nuk jetohet! Edhe në hënë po vajtët, nëse keni këtë frymë armiqësore me njëri-tjetrin, sërish do ankoheni dhe do tentoni të largoheni. Pra fajin nuk na e ka Shqipëria, por njerëzit që sa gjejnë momentin i bëjnë gropën njëri-tjetrit dhe ju shesin te dikush vetëm për interes.

Mendoj se jemi ndër vendet më të bukura, si për bukuritë natyrore, klimën, vendndodhjen gjeografike ku edhe të huajt na lakmojnë për këtë gjë. Por na çalon te gjëja më kryesore: te njerëzit.

Disa thonë që gjendja e rënduar ekonomike na bën të jemi kokëulur dhe mos të këmbëngulim te vlera tona, ndërsa unë mendoj se ky nuk është fare një justifikim. Të keqen e kemi brenda nesh,

sepse ne duam të dimë gjithçka për tjetrin, sa paguhet, me kë jeton, ku shkon, sa pasuri ka, etj. Mos të flasim për pjesën ku shesim pordhë pa limit, pra kaq të varfër edhe shpirtërisht jemi saqë jetojmë vetëm për të tjerët. Për çdo gjë që tregojmë, theksojmë çmimin sa e kemi blerë ose na e kanë bërë dhuratë, ndërkohë që askujt nuk ia ndjen hiç.

A ka fatkeqësi më të madhe, sesa të jetosh me frikën se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe ta bësh sterrë realitetin ku jeton?! Nuk mbaron me kaq, ne edhe në vendin e punës, duam të spiunojmë te shefi, që të na marrë me sy më të mirë, t’ia çojmë kafen te zyra dhe t’i bëjmë lajka se me këtë rast mund ta kemi punën më të sigurt, ndërsa ata që flasin hapur dhe bëjnë punën e tyre shihen si “problematikët”.

Ne nuk ndihemi mirë kur tjetrit i ecën mbarë dhe analizojmë me detaje, si ia arriti të jetë kaq mirë, në vend që të shohim punën tonë dhe të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë. Kemi shumë ligësi brenda nesh dhe nuk duam të kemi një jetë tonën, nuk ka zë gjumi pa i bërë llogaritë tjetrit dhe nuk humbasim asnjë rast pa e bërë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te diçka që e ka pikë të dobët. Nëse dikush të bën një nder, ke frikë se pas kësaj fshihet ndonjë interes që do ketë prej teje. Mos të flasim për korrektesën në marrëdhëniet sidomos në punë,

ku nuk kanë respekt fare për kohën e tjetrit, ti i dërgon një mesazh, ndërsa përgjigja ose të vjen shumë vonë, ose nuk të vjen fare. Nuk e kemi sensin e bashkëpunimit, por kush tregon se ka më shumë pushtet!

Ne ankohemi për çdo gjë rreth nesh dhe kemi frikë të përballemi vetë me realitetin. Le ta fillojmë me gjetjen e problemeve te vetja jonë, e më pas të mendojmë të shajmë realitetin ku jetojmë. Askush nuk jua ul kokën, pa dëshirën tuaj. Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë! Unë e dua Shqipërinë time dhe vendet kudo ku ka shqiptarë, bashkë me zakonet dhe traditat tona!

Ήαrta të gjetura në trojet Shqiρtare rreth υitit 1500

Shkruan: Sami PIREVA…

Si ishin hartat deri në vitin 1500, dhe vetëm pas vitit 1500 janë publikuar harta e shteteve dhe të krejt Planetës të njejta sikur që janë bërë në kohen kur në Orbiten e Tokës janë derguar Satelitet dhe kanë bë fotografimin e Tokës.

Këto Harta janë bërë nga Sateliti ,dhe jo nga ky Civilizim i sotëm po nga një Civilizim tjetër që ishte shumë me i avansuar e ne nuk kemi mundesi te arrijmë asnjëherë atë Teknologji dije e aftesi qysh ishte ne kohën e Trojes -Atlantides e qendra ishte në Iliri Dardani.

Keto harta janë gjetë diku në Trojet Shqiptare rreth vitit 1500 e deri në këtë kohë nuk egziston as edhe një hartë që e paraqet ekzakt terenin që vetem kur me Satelit janë ba kur u Fotografa Toka nga lartë.

Është shumë e quditshme ,që Harten e Admiralit të Perandorisë Otomane e renditin në një nga 10 Misteret e pazgjedhura kur dihet se nuk është kurrfar Misteri, se edhe ajo hartë dhe të gjitha që janë publikuar për hërë të parë pas vitit 1500 jan harta të lashta e të gjetura nga personat që ishin të këtij profesioni e të afërt me sunduesit e shteteve të fuqishme të asaj kohe vetëm e nënshkruan emrin e tyre si autorë po në fakt asnjë nuk është autor i këtyre hartave të vjetra dhe për kurreshtje këtë hartë që shihet në 4 vende emri i Evropës, në kohën kur janë bë këto harta Evropa ishte vetëm Moqalë e me vendbanime të Katundeve të vogla e jo qytetrim e jo civilizim , shumë vonë u krijuan qytete e shtete në Evropë kur Pellazgët e Ilirët nuk kishin ma hapsire nga Dendësia e madhe dhe u shpërndanë nëpër Botë.

Në krahët e të dashυrës infΙυencere, shikoni si e festoi Vitin e Ri Armαndo Broja

Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.

Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja.

Çifti duket tepër i lumtur, teksa me kalimin e muajve, lidhja e tyre po shkon drejt konsolidimit. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të cilën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm. /P.sport

Finαncat: Ρrofesionet e Ιira nga 1 jαnari 2024 do ρagυajnë deri 50% më pak tatim se të ρυnësuarit

Kontabilistët kanë ngritur shpesh shqetësimin se profesionet e lira do të taksohen sa shoqëritë tregtare dhe më shumë se korporatat.

Ndërsa mbajtja e tatimit 0% deri në 31 dhjetor 2029 për kategorinë e bizneseve të vogla do të krijojë pabarazi sipas tyre mes taksapaguesve.

Por Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi për Monitor se me hyrjen në fuqi të fazës së parë të ligjit, që përfshin kategorinë e profesioneve të lira do të paguhet 50% më pak tatim se të punësuarit, ndërsa barazohet tatimi për kategorinë me të ardhura vjetore mbi 14 milionë me shoqëritë tregtare (15% mbi fitimin dhe 8% tatim dividendi).

Ky barazim i normës tatimore 23% sipas Financave është bërë për “të bllokuar” lëvizjen e biznesit në fashat e tjera me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave se detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit.

Nëse për të ardhurat vjetore 1 milionë lekë një i punësuar paguan 8,3 % tatim një biznes i profesioneve të lira do të paguajë 5,1% sipas Ministrisë së Financave. Për të ardhurat vjetore 2 milionë lekë një i punësuar taksohet 10,6% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 7,8%.

Për të ardhurat vjetore 3 milionë lekë një i punësuar taksohet 13,44 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 8,7%. Për të ardhurat vjetore 4 milionë lekë një i punësuar taksohet 16 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,1%. Për të ardhurat vjetore 5 milionë lekë një i punësuar taksohet 17,3 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,4%. Për të ardhurat vjetore 6 milionë lekë një i punësuar taksohet 18,2% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,6%.

Për të ardhurat vjetore 7 milionë lekë një i punësuar taksohet 18,9% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,7%. Për të ardhurat vjetore 8 milionë lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,8%. Për të ardhurat vjetore 9 milionë lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,9%.

Për të ardhurat vjetore 10 milionë lekë një i punësuar taksohet 20,1% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 10% apo 50% më pak se një i punësuar.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo para miratimit të ligjit ngriti shqetësimin se nuk mund të ngatërrohen të ardhurat nga punësimi, me të ardhurat e biznesit për shkak të ndryshimeve që ka një person fizik nga një i punësuar dhe riskut që ndërmerr biznesi.

“I punësuari punon me orë të kufizuar, jo më shumë se 40 orë në javë dhe ka limite dhe kufizime në pushime, festa, leje zakonshme, raporte dhe një skemë e tërë përfitimesh që ndryshon nga biznesi. Një i punësuar mund të marrë raport apo të dalë në KEMP dhe mund të paguhet me vite nga skemat e kompensimit të sigurimeve. Një person fizik i vetëpunësuar, ka tjetër skemë pune dhe aktiviteti. Paguan taksa lokale, paguan qira, punëson punëmarrës, ka shpenzime të ndryshme për mbajtjen e aktivitetit. Ai përpilon fatura, por pavarësisht se të ardhurat sipas faturave janë në një shumë të caktuar, ato si arkëtime mund të jenë zero. Pra, ka diferencë me të punësuarin, sepse të ardhurat nga paga janë të barabarta me arkëtimet nga paga.

Por, i vetë punësuari si profesion i lirë, ushtron një aktivitet të tërë, për përditësimin e licencës, për pagesën e tarifave, kontrollohet nga bordi, testimet dhe trajnimet, marrja e dëshmisë, dhe në fund përgjegjësia penale dhe ligjore. I punësuari nuk i ka këto detyrime dhe përgjegjësi.

Përveç kësaj, i punësuari mund të ndërrojë vendin e punës sipas dëshirës, ndërsa një i vetëpunësuar nuk e ka këtë luks”, pohoi më herët Dhamo.

Gjithashtu ai ngriti shqetësimin e mungesës se një analizë përse vendoset taksim progresiv vetëm për shërbimet e profesioneve të lira ndërsa për bizneset tregtare do të vijojë të jetë 0% deri në 2029. Dhamo gjithashtu më herët tha se po ngatërrohen profesionet e lira te rregulluara me ligj me shërbimet e ofruara nga individë jo te licencuar apo të certifikuar profesionalisht nga ndonjë organizëm apo institucion shtetëror apo ligjor./Minotor/

Aυenturë e re për ish-fυtboΙΙistin e Kombëtares shqiρtare, kαndidat për të qenë ρjesë e “Big Βrother VIΡ 3”

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë, Klodian Duro, duket se është gati për një aventurë të re jashtë botës së futbollit.

Ai përflitet se është një nga kandidatët që pritet të hyjë në spektaklin e njohur televiziv, “Big Brother Albania VIP 3”.

Ai pëlqimin për këtë format e ka treguar dhe sezonin e shkuar, ku shpeshherë niste mesazhe suportuese drejt fituesit të vitit të shkuar, Luiz Ejlli.

Përveçse si lojtarë, Klodian Duro ka një karrierë dhe si trajner, ku ka drejtuar skuadra si Kukësi, Luftëtari, Lushnja dhe së fundmi Gjilani./ P.sport

AsfαΙt i çarë e shtëpi të shkatërrυara, ραmjet pas tërmetit kαtastrofik në Jaρoni

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë qendrore të hënën, duke sjellë evakuime për banorët disa zona në bregun perëndimor, duke ndërprerë energjinë në mijëra shtëpi dhe duke ndërprerë fluturimet dhe shërbimet hekurudhore në rajonin e prekur.

Tërmeti me magnitudë prej 7.6 ballë shkaktoi valë prej rreth 1 metër përgjatë pjesëve të bregdetit të Japonisë. Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka lëshuar paralajmërime për cunami për prefekturat bregdetare të Ishikawa, Niigata dhe Toyama, duke shënuar paralajmërimet e para të mëdha që nga tërmeti dhe cunami i marsit 2011 që goditi Japoninë verilindore.

https://twitter.com/TansuYegen?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1741788096985780471%7Ctwgr%5E793caa91eb43ef7747d856622a27b204d3dfd424%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1185002.html

Një paralajmërim i madh për cunami do të thotë se ekziston mundësia e valëve më shumë se 3 metra.

Rusia lëshoi ​​gjithashtu paralajmërime për cunami në qytetet e saj në lindje të largët, Vladivostok dhe Nakhodka.

Disa shtëpi janë shkatërruar dhe njësitë e ushtrisë janë dërguar për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit. Tërmeti gjithashtu tronditi ndërtesat në kryeqytetin Tokio, rreth 500 km nga Wajima në bregun përballë.

https://twitter.com/Overthinkerx_x?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1741787677446565982%7Ctwgr%5E793caa91eb43ef7747d856622a27b204d3dfd424%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1185002.html

ΡELLAZGËT, RACA E ΉARRUAR – SHQIPTARËT, BAΒALLARËT E GREQISË SË LASHTË DHE EUROΡËS

Ky është një kapitull i pjesës së parë të librit NJË RACË E HARRUAR – PELLAZGËT, të Eduard Schneider. Libri ndahet në dy pjesë: pjesa historike dhe pjesa gjuhësore. Është botuar në Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893, Edouard Schneider.

Nuk është i lejuar ta publikojë askush veç gazetës Shqiptari.eu, dhe personit të lejuar nga autori.

Ja edhe dedikimi që autori ia bënë të bijes

DEDIKIM

Shumë miq të nënës tënde dhe të mi, më se njëzetë herë, më kanë thënë të shkruaj atë që dija për Shqipërinë, për vendin ku e kam njohur nënën tënde me të cilën jam martuar dhe e cila të solli në këtë botë.

Në venat tua rrjedh gjak shqiptari, dhe nëse ta dedikojë këtë libër është nga shkaku që ti duhet ta keshë gjithmonë afër vetes, që kurrë mos ta harrosh Atdheun tënd dhe gjuhën amtare, të cilës e ardhmja do t’ia njoh vlerat.

Në këtë moment, ti ende nuk di të lexosh, por ti tashmë e flet më mirë se unë këtë gjuhë burrash (ashpër), por e ëmbël në gojën tënde, edhe pse u ke buzëqeshur vetëm katër pranverave. Madje, ti qysh tash tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë vazhdimisht duke shkruar, në gjuhën tënde të fëmijërisë, ti i tregon gjithkujt se po punoj për ty, për të fituar para që do të sjellin lodra.

Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ta njohësh më mirë botën sesa në moshën që ke tash, si vajzë e rritur, pastaj grua dhe nënë familjeje, ti do të kuptosh se qëllimi i shkrimeve të mia mbrëmjeve, nuk ka qenë të fitojë para për lodrat tua, por për të ngjallur kujtimin e racës primitive (të lashtë) të harruar siç janë Pellazgët, të cilët i kanë lindur shqiptarët dhe nënën tënde.

Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t’i takojë sikur njeriut (burrit) dhe femrës (gruas); pra nëse do të dëshiroje që hiri i babait tënd të jetojë në varr, bëj si ai, edhe pse nuk ishte shqiptar; puno aq sa do të mundesh, për ta ringjallur gjuhën e pasur të stërgjyshërve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë, të cilët e populluan Evropën, këtë kontinent, ishull i madh i cili e ka parë të shfaqet mbi tokë stërgjyshin e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit.

Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893, Edouard Schneider

  • NJË RACË E HARRUAR PELLAZGËT DHE PASARDHËSIT E TYRE
  • PJESA E PARË
  • AUTOR: EDOUARD SCHNEIDER, ISH INXHINIER, SHEF I PROVINCËS SË SHKODRËS – SHQIPËRI – PËR QEVERINË OTOMANE
  • PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK

Pellazgët

Pellazgët, thotë M. Paul Guérin, banorë primitivë (të lashtë) të Greqisë dhe Italisë, duket të kenë ardhur nga Lindja dhe i takojnë racës indo-evropiane. Kur arrijnë në Danub, një pjesë e tyre kalon këtë lum dhe depërton në ishullin helenik, të tjerët ngjiten përgjatë lumit Sava, e cila i çoi në Itali. Nga ky fakt, njihen dy degë të pellazgëve; njëra orientale, në Greqi dhe tjetra perëndimore, në siujdhesën italike. Pa dyshim, kah viti 200 para Krishtit, pellazgët prekën Danubin.

Ja pra, me dy fjalë, historia e emigrimit të këtij populli të madh, apo më mirë të themi i këtyre barbarëve, për të cilët na flet Herodoti, babai i historisë, i cili jetoi në shekullin e katërt para erës sonë dhe të cilët sipas këtij historiani, siç do të shohim në vazhdim, vinin (kishin prejardhjen) helenët.

Duke kërkuar etimologjinë e fjalës pellazgë, ne gjejmë se grekët i përcaktonin (i quanin) me këtë fjalë banorët që shtriheshin mbi (përtej) det. Shqiptarët me gjuhën e tyre, këtë fjalë e përkthejnë me banorët ose njerëzit e maleve, të Péla për pylha (pylli) dhe të gjin njerëz. Pellazgët pra ishin Pylhagjin (gjinpylli) nga na del fjala Pelasgus, Pelasges, njerëz të pyllit apo maleve, d.m.th. njeriu që i parapriu njeriut të shpellave, trogloditëve.

Kush ishin këta Pellazgë? Nga vinin?

Të shohim se çfarë thotë së pari Herodoti.

Cresus (Kresusi), mbreti i Ledianës-ve (lidienëve) dhe i shumicës së grekëve ionien e eonien të Azisë së Vogël, pasi kishin vendosur t’i sulmojnë persët, i drejtohet orakullit të Delphes dhe i kërkon nëse mund të bartte armë kundër këtij populli dhe nëse duhej t’i bashkohej ndonjë ushtrie ndihmëse. Përgjigjja ishte se Kresusi u bënte luftë persëve, do ta shkatërronte një perandori të madhe, si këshillë, orakulli i rekomandonte mbretit të madh t’ia bashkëngjiste vetes, si aleatë, grekët më të fortë.

Kresusi (Cresus) mësoi se në rreshtat e parë, nga këta të fundit ishin lacedemionenët dhe athinasit, të parët me origjinë doriene e të dytët me origjinë ioniene.

Këto dy kombe, thotë Herodoti, prej shumë kohësh ishin më të shquarit dhe ishin pasardhës të athinasëve apo pellazgëve të lashtë, ndërsa tjerët, d.m.th. lacedemonienët nga helenët. Këta të Atikës, pra athinasit, nuk kishin emigruar kurrë, ata të Spartës, lacedemonienënt kishin ndërruar atdhe disa herë.

Nën mbretërinë e Deucalion (Dukaluani), ata kishin banuar në Ftiotidë–Greqia qendrore, (Phtiotides-në gr. vjetër ; Περιφερειακή ενότητα Φθιώτιδας), e nën sundimin e Dorus-it, të birit të Helenit, të birit të Dukaluanit, vendit të Ossa dhe të Olimpit që quhej Histiotida. Kadmenët (cadmenes) pasi i kishin përzënë, ata u vendosën rrëzë Pindit, në vendin e quajtur Macédnos, pastaj në Dripopidë (Dryopides) dhe përfundimisht në Peloponez, ku e morën edhe emrin Dorianë.

Sipas të njëjtit autor, Pellazgët i kishin kolonizuar brigjet deri në Hellespont, pra shumicën e ujëdhesave të Arqipelit dhe madje edhe bregdetin e Azisë së Vogël, pasiqë kur gjenerali Darius Othanes, e mori Lamponinë me ndihmën e anijeve të Lesibiens, Lemons dhe Imbros, të gjitha këta ishuj ishin të banuar nga Pellazgët .

Sa i përket bregdetit të Azisë së Vogël, Herodoti na thotë më tutje se kur Xeroxes (Kseroks) përgatiti ekspeditën kundër grekëve, ionienët kishin njëqind anije dhe se pajisja e tij ishte e ngjashme me të grekëve. Gjatë gjithë kohës, derisa këta të fundit banuan në Peloponez, vendi që tash quhet Achaïe dhe para ardhjes në këtë vend të Danausit dhe Xuthus-it, ionienët quheshin Pelasges-Egiales, pastaj për shkak të Ion-it, i biri i Xuthus, pasardhës i Dukaluanit, ata u quajtën ionas (Ioninens)

Është e njëjta gjë me ujdhesarët të cilët i kishin shtatëmbëdhjetë anije dhe gjashtëdhjetë anije me vela (eoliene). Të parët ishin nga raca pellazge e të dytët quheshin pellazgë.

Përfundimisht, prapë Herodoti na jep gjenealogjinë e athinasëve, në këtë mënyrë: këta të fundit (athinasit), kur pellazgët posedonin atë që sot quhet Greqi, ishin pellazgë dhe i quanin Cranaens . Nën sundimin e mbretit Cecrops u quajtën Cecropides; kur Erechatée trashëgoi sovranitetin e tij, ata ndërruan emrin dhe u quajtën athinasë. Më në fund, Ioni i biri i Xuthus-it, pasi bëhet shef i tyre, për shkakun e tij ata u quajtën ionas (ioniens).

Ja se ç’na thotë për pellazgët Herodoti i vërtetë dhe këtë e shkroi në vitin 456 para Krishtit.

Emigrimi i pellazgëve, nëse ka ndodhur, daton së paku 7 apo 8 shekuj para epokës kristiane dhe jo në vitin 200 para Krishtit, sikur e thotë M. Paul Guerin.

Para se të shkojmë më larg, ta kërkojmë etimologjinë e emrit të parë, i cili përcaktonte pellazgët-athinas-Cranaens. Dihet që athinasit ishin më të fortit e Greqisë. Dihet gjithashtu se perëndesha Minerva ishte ajo që ia kishte dhënë emrin e vet Athinës dhe që kjo perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit. Por, te Cranaens, gjejmë dy rrënjë të shqiptarëve (shqipes), Kry, që në shumës bënë Kréna dhe ens, mbetje e rrënjës gjins, ose gjens, që d.m.th. njerëz, ashtu siç quhen edhe sot në disa pika (vende) të Shqipërisë. Kréna, do të thotë koka, shef dhe gjins ose gjens, njerëz apo banorë. Cranaens-it, pra, shefat e njerëzve, njerëz të Greqisë, apo më mirë me thënë, të preferuarit e perëndeshës Minerva.

Pra, grekët, athinasit të paktën, shumë më vonë në histori, ende kishin njohuri të gjuhës së pellazgëve, nga të cilët e kishin prejardhjen dhe ajo (gjuha) kishte hyrë tashmë në fazën aglutinuese.

VIDEO/ Cristiano RonaΙdo sυrρrizon nënën e tij, i dhυron makinë Ιυksoze për ditëΙindje

Cristiano Ronaldo u kujdes që viti 2023 të mbyllet në mënyrën më të mirë për nënën e tij.

Dolores Aveiro mbushi 69 vjeç të dielën, më 31 dhjetor dhe superylli portugez u kthye në Madeira për të festuar me të në mënyrë surprizë. Udhëtimi nuk ishte dhurata e vetme që ai i bëri, pasio e priste edhe një Porche Cayenne i ri.

Aveiro u çua te makina luksoze nga djali i portugezit, CR7 Junior dhe u përpoq të mbante lotët kur pa dhuratën që i kishte bërë i djali.

Makina ishte e mbështjellë me një fjogo të madhe të kuqe të lidhur në një pjesë të makinës dhe Aveiro përqafoi nipin e saj përpara se të hipte në makinë për ta parë.

Ronaldo gjithashtu i dhuroi edhe këngëtarit brazilian, Luan Santan, një orë “ROLEX” për prezencën e tij në ditëlindjen të nënës së tij./h.ll/abcnews.al

Κοrçë, 1 ρerson i υdekur nga aΙkooΙi

Maliq: Gjendet pa shenja jete një shtetas në fshatin Zëmblak.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai jetonte vetëm me të birin dhe dyshohet se vdekja i është shkaktuar për shkak të konsumimit të alkoolit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi do të transportohet në morgun e spitalit të Korçës për kqyrjen mjeko ligjore.