E rëndë! Babai rreh me sende të forta të birin

Policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin M.K pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

41 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Shoferi i ambυΙancës sëmuret, υdes pacienti që mori për ta çuar tek urgjenca

Ndihet i sëmurë, thërret autoambulancën, por edhe shoferi sëmuret teksa e çon në spital. Nuk mund të bëhej asgjë për një 85-vjeçar nga Sora në Itali, raporton noa.al.

Burri, një 85-vjeçar nga Sora, u fut në një ambulancë dhe u drejtua me urgjencë për në spitalin Monte San Giovanni Campano.

Por përpara se pacienti të arrinte tek urgjenca, një ngjarje e papritur shënoi fatin e tij. Drejtuesi i mjetit u sëmur papritur, gjë që ka fatalizuat përpjekjet e shpëtimit.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së shtunës, 27 janar, kur një 85-vjeçar pësoi një atak në zemër rreth orës së drekës, dhe kontaktoi urgjencën.

Shoferi shkoi shpejt, e mori, e futi në ambulancë dhe iku me nxitim drejt spitalit në Monte San Giovanni Campano, në Sorano.

Por në një distancë të shkurtër nga spitali, një detaj e ndërlikoi fatalisht përpjekjen e shpëtimit: drejtuesi i ambulancës pësoi një sëmundje të papritur, duke ngadalësuar transportin e të sëmurit 85-vjeçar, i cili, duke vuajtur, ishte në fund të jetës.

Mjeku dhe infermierja në bord kuptuan se diçka nuk shkonte. Në fakt, ata thanë se ndërsa automjeti po merrte shpatin e Via San Marciano, që të çon në spitalin “Santissima Trinità” në Sora, ambulanca befas ishte përplasur me murin anësor.

Shoferi 55-vjeçar, teksa ishte i zënë me transportin e pacientit, u sëmurë gjithashtu.

Ndërsa mjeku në bord u përpoq të mbante në jetë 85-vjeçarin, infermierja u përpoq të kuptonte gjendjen e shoferit. Kështu dy punonjësit e shëndetësisë u detyruan të kërkojnë ndërhyrjen e kolegëve të tyre, duke i transportuar të dy në urgjencë.

Fatkeqësisht, ndërlikimet e rastit bënë të pamundur shpëtimin e 85-vjeçarit.

Kurse 55-vjeçari u dërgua në kujdesin intensiv, me dyshimin se kishte pësuar një goditje në tru.

Kolegët e tij thonë se ai është një tip sportiv dhe dashnor i ecjes në ajër të pastër. E megjithatë, pësoi goditje në tru. /noa.al

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ήënë 29 Jαnar 2024

Dashi

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Emocionet qe do përjetoni do jene vërtet te mëdha dhe te papërshkrueshme kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Beqaret nga ana tjetër do jene me te hapur ndaj takimeve dhe me shume gjase do takojnë një person te përshtatshëm. Financat duhen menaxhuar me shume kujdes qe te mos kenë probleme.

Demi

Edhe qe ju qe jeni shume realiste zakonisht do filloni te ëndërroni për jetën tuaj ne çift. Partneri nga ana tjetër nuk do jete ne ditën e tij me te mire dhe kjo mund te sjelle zhgënjime. Beqaret duhet t’iu kushtojnë me tepër vëmendje personave qe do iu vijnë rrotull. Buxheti do fillojnë te ekuilibrohet dhe ju mund te kryeni ndonjë shpenzim me tepër pa iu dridhur syri.

Binjaket

Sot do filloni te dyshoni jashtë mase për ndjenjat tuaja dhe nuk do jeni me te sigurte nëse personin qe keni ne krah është i duhuri. Flisni me te dhe shprehjani gjerat ashtu si i ndjeni. Për beqaret do ketë me te vërtetë një takim mjaft impresionues. Financat pritet te kenë përmirësime te ndjeshme dhe fale kësaj do mund te kryeni pa frike disa shpenzime te nevojshme.

Gaforrja

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk priten as surpriza te mëdha, por edhe probleme nuk do ketë. Duhet te bëni paksa kujdes edhe me xhelozinë e tepruar. Beqaret nuk do jene te gatshëm te nisin një histori dashurie sepse nuk do gjejnë personin e duhur. Sektori i parave do jete i qëndrueshëm, por jo aq i mire sa për te kryer shpenzime marramendëse.

Luani

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te veçanta dhe shpeshherë do iu duket vetja si ne ëndërr. Beqaret nuk duhet te nxitohen te krijojnë një lidhje me personin e pare qe do i joshe sepse nuk do mund ta kuptojnë kush është ai ne te vërtetë. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te ndjeshme sepse kjo nuk mund te ndodhe menjëherë.

Virgjeresha

Fale ndikimit te madh te Venusit, jeta sentimentale e çifteve do jete me e bukur dhe me emocionuese. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te ndodheni pranë partnerit sepse ka momente qe nuk përsëriten. Beqaret nuk do i rezistojnë dot sharmit te një personi qe do vije nga jashtë. Ne planin financiar duhen marre masa shume strikte ne mënyrë qe gjerat te shkojnë mire.

Peshorja

Mosmarrëveshjet dhe debatet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Nuk do jeni aspak dakord me partnerin tuaj për ato qe ai do iu thotë dhe kjo do krijoje gjithë kohës tension. Beqaret nuk do e ndiejnë shume nevojën e dikujt ne krah dhe nuk do e kërkojnë aspak dashurinë. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte. Tregohuni shume te kujdesshëm.

Akrepi

Harrojini mosmarrëveshjet qe keni pasur kohet e fundit ne çift dhe mundohuni te tregoheni me optimiste për te ardhmen. Te dy keni gabuar kështu qe nuk keni pse ta mbani mendjen atje. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe nëse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Miqtë nuk do i lënë për asnjë moment te mërziten. Ne planin financiar duhet te bëni disa sakrifica për ta stabilizuar situatën.

Shigjetari

Për ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje pritet një dite e mbushur me diskutime serioze dhe me marrje vendimesh te rëndësishme. Mendohuni mire para se te hidhni çdo hap. Beqaret duhet te tregohen me te duruar nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Do ketë takime gjate kësaj dite. Ne planin financiar hiqni dore nga shpenzimet marramendëse sa me shpejt.

Bricjapi

Do iu ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme me partnerin. Nga ana tjetër nuk duhet vetëm te kërkoni ne lidhjen tuaj, duhet edhe te jepni. Beqaret nuk duhet t’i idealizojnë menjëherë personat qe do takojnë sepse mund te zhgënjehen. Situata financiare do filloje te përmirësohet me hapa te shpejta.

Ujori

Do jeni shume sensuale dhe joshës me partnerin tuaj sot dhe do e bëni atë ta ketë gjithmonë mendjen tek ju. Ne mbrëmje priten momente pasionante. jeni beqare dhe ëndërroni te keni ne krah një person te veçante? Sot do vije edhe takimi vendimtar për ju. Financat do jene përgjithësisht te mira, por nuk duhet te abuzoni për asnjë arsye me shpenzimet.

Peshqit

Sot do zbuloni disa gjera te reja për partnerin tuaj te cilat deri me sot as qe i keni ditur. Marrëdhënia ne çift do jete me e ngrohte se me pare. Beqaret nuk do kenë asnjë takim interesant dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Financat do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Përfitoni nga kjo për te kryer shpenzimet e nevojshme apo për te shlyer borxhet.

42 υjeçari ndahet nga grυαja, i shkon në shtëpi; “Kthehu se më turρërove”. Prokuroria e ρrocedon

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra penale të ndryshme

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Trαgjedi në SeΙαnik: Babë e bir janë gjetur të υdekur krah për krah në shtëρinë e tyre

Tragjedi në Selanik: Babë e bir janë gjetur të vdekur krah për krah në shtëpinë e tyre

Një banor i pallatit ka lajmëruar policinë pasi dy personat kishin kohë që jepnin shenja jete dhe nga banesa vinte një erë e çuditshme – ata u gjetën të vdekur krah për krah.

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Selanik, ku babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah dhe besohet se kanë vdekur më 6 janar.

Ngjarja e paimagjinueshme u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi Aksionin e Menjëhershëm dhe raportoi se i kishte parë dy burrat për pak kohë dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe.

Punonjësit e policisë të mbërritur në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale.

Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid. Babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria.

Sipas asaj që banorët e pallatit kanë raportuar në EL.AS, dy burrave iu është dashur të jepnin shenja jete për shumë javë.

SυΙmohen me gurë dy autobυsë të një komρanie kosoυare në Serbi

Dy autobusë të një kompanie nga Kosova janë sulmuar me gurë në Serbi, në afërsi të Kurshumlisë. Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv vetë kompania e autobusëve, e cila sqaroi se sulmet kanë ndodhur mbrëmjen e së shtunë.

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Ngjarja ka ndodhur afër Kurshumlisë”, thanë nga kompania për Klankosova.tv.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, nga këto sulme nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fυtbollisti i kombëtares shënon një sυρergol në Kroαci (Video)

Lindon Selahi ka shënuar golin e tretë me Rijekën në Kroaci këtë sezon, duke i dërguar të tijtë në krye të renditjes. 24-vjeçari i dha suksesin e plotë me përmbysje Rijekës në udhëtim 1-2 kundër Hajdukut të Splitit.

Përballja direkt për kreu e pa Rijekën të merrte tri pikë në “Poljud”, duke siguruar edhe kreun e renditjes pas një kryevepre të mesfushorit kuqezi, që në fund festoi me ‘shqiponjë’.

Pukstas kaloi skuadrën e Splitit në avantazh, teksa në pjesën e dytë Rijeka barazoi me Obregon, para se Selahi në të 75 minutë të lëshonte një “predhë” me të jashtmen e së djathtës, për tri pikët e Rijekës.

Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me klubin, Selahi ka treguar cilësi në lojë, teksa kujtojmë se ka luajtur edhe katër ndeshje me Kombëtaren dhe është në listën e Sylvinhos.

https://rumble.com/embed/v47ayhl/?pub=4#?secret=Uk6x1rwJJh

Çmendυri në Meksikë, ραsagjeri hap derën e υrgjencës dhe ngjitet në krahυn e avionit

Një burrë është arrestuar në Meksikë pasi hapi derën e urgjencës në një aeroplani dhe u ngjit në krahun e aeroplanit.Burri ndërmori veprime pasi avioni me destinacion qytetin e Guatemalës kishte ngecur për orë të tëra në pistë pa ajër të kondicionuar apo ujë për pasagjerët.

Aeroporti Ndërkombëtar i Meksikës tha se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm, por se pasagjeri ishte dorëzuar në polici.

Megjithatë, pasagjerët e tjerë kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se personi, i cili doli nga avioni, kishte mbështetjen e të gjithëve.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 11:30, pasi avioni u vonua rreth 3 orë.

Vonesa u shkaktua nga një problem mirëmbajtjeje, tha një raport i mëvonshëm.

Nuk është e qartë nëse burri ndodhet ende në paraburgim, ose me çfarë akuza mund të përballet.

Megjithatë, pasagjerët e zemëruar e panë incidentin në një këndvështrim tjetër.

“Nuk ka ρasur dhύnë”/ Ish-bαshkëshorti i Ledjonës: Nuk më njoftoi kur u fut në BBV, nuk di ku e ka lënë υαjzën…

Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka deklaruar se Ledjona nuk e ka njoftuar që do futej në Big Brother, e as për vendndodhjen e vajzës,

Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

“Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pasta tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua.”

Ai mohoi akuzat në rrjet ndaj tij.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua.”

Do të konkυrrojë Lαmborghinin dhe Ferrarin, prezantohet mαkina e parë shqiptare Illyrian, çmimi është mαrramendës

Është prezantuar në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali makina e parë shqiptare “Illyrian Pure Sport”.

Makina ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi. Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, në Kosovë, i cili është rritur në Itali.

“Illyrian Pure Sport” do të jetë makina parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri. Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Makina ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.