Ekzekυtimi “Diabolik, flet boksieri shqiptar: Ishte “bόmbë me sahat” edhe shteti e di kush e vrau

Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”, shqiptar dhe mik i ngushtë i Diabolikut, rrëfen qartë situatën pas vrasjes së Fabrizio Piscitellit.

Detajet kanë dalë pas përgjimit të këtij “Titit” nga Skuadra Fluturuese në Itali.

Ai tregon se vrasësi është gjetur nga Bennato, Capriotti ka futur paratë dhe gjithçka është organizuar nga Molisso. Ata ishin anëtarë të të ashtuquajturës “Bateria e Ponte Milvio”. Fillimisht çështja në ngarkim të ‘treshes” u pushua, por Prokuroria rihapi dosjen për të kërkuar porositësit.

Në procesin që po zhvillohet aktualisht, i akuzuari kryesor është argjentinasi Raul Esteban Calderon. Ai konsiderohet autori i atentatit të Diabolik, i cili ndodhi më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti në Cinecittà. Kjo situatë ofron një këndvështrim të ri mbi ngjarjet e kaluara dhe të tashme.

Petrit Bardhi beson se Diaboliku ishte i papëlqyer nga tre anëtarët e “treshes” për shkak të interesit të lartë që vendoste për borxhet që do të mblidheshin për drogën.

Ka qenë vetë shqiptari tashmë i lirë, i cili ka parashikuar i pari fundin e keq të ish-udhëheqësit ultra të Curva Nord të Lazios.
Në vitin 2018, Petriti e cilësoi Diabolikun si një “bombë në këmbë…” dhe dy vite më vonë shtoi: “Ishte bërë i bezdisshëm, jepte shumë gjoba… dhe kjo nuk u pëlqen gjithmonë njerëzve”.

Bardhi, një ish-boksier, beson gjithashtu se Antonio Gaglione kishte një inat të fortë ndaj Piscitellit.

Gaglione është kunati i shefit të fuqishëm Michele, i njohur si “O’ Pazz”, i dyshuar se i përket Camorra.

Së fundmi, “O’ Pazz” u akuzua për shoqatë mafioze, e cila sipas disa burimeve do ta kishte bërë edhe më të guximshëm klanin e tij.

Në një bisedë, një burrë me emrin Fatmir pyet Bardhin se kush e vrau Fabrizion.

Bardhi i përgjigjet: “Por po… e dimë ne… e di edhe shteti”.

Bardhi përmend edhe një “bukëpjekës” që “ka miliarda”, duke iu referuar Alessandro Capriottit.

Ai thotë se Capriotti është fajtor, por se është shtyrë nga të tjerët, veçanërisht nga Peppe Molisso.

Ky presion do të kishte ardhur nga një konflikt midis Capriotti dhe të tjerëve dhe largimi i tij do t’i lejonte ata të merrnin kontrollin.

Bardhi tregon edhe dhimbjen e tij për humbjen e Diabolikut. Ndërkohë Calderon mbetet në burg.

‘Unë do futem me t anga’, aktorja konfirmon hyrjen në Big Brother VIP

Në “Fan Club” ditën e sotme ishte e ftuar aktorja e humorit Cubi Metkaj. Teksa dha opinionin e saj lidhur me lojën brenda Big Brother VIP, i erdhi edhe një pyetje ngacmuese nga opinionisti Ronaldo Sharka.

“Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP”, pyeti Ronaldo.

“Po ti çke me mua more Ronaldo, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Cubi shtoi: “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”.

https://www.instagram.com/cubimetkaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dc49285c-329d-456d-9c53-ba337b055cea

“Shkoi në ργll për s.. ks dhe u υra”, mediat itaΙiane: ΒΙedar Dedja kishte Ιidhje me një mαshkύΙΙ

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Bledar Dedjas. Ai u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallonat e ulura mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një pyll në Paderno del Grappa.

Sipas medias Italiane “Il Gazzettino” dyshohet se shkak i vrasjes së tij, kanë qenë lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit. Duke qenë se ai u vra në një zonë ku shpesh çiftet takohen për pak më tepër privatësi hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi me 19 goditje thike.

Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

(FOTO) Nënë Tereza në veshje kombëtare në vitin 1923 në KonsυΙΙatën Kombëtare të Vαjzave Prizrenase / Shpërndajeni

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të rrallë të Nënë Terezës me motrën e saj, Age Bojaxhiu. Fotografia është shkrepur në vitin 1923, në Konsullatën Kombëtare të Vajzave Prizrenase./ KultPlus.com

Me një plagë në syrin e djathtë, historia e portretit të vetëm origjinal të Skënderbeut

Këtë 17 janar është shënuar 556 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Ndërkohë, me këtë rast, rikthejmë portretin mbi 500-vjeçar të Gjergj Kastriotit, i cili gjendet në Galerinë Ufizzi të Firences, i vetmi portret origjinal me një plagë të madhe topuzi që e ka marrë Skënderbeu në luftë.

Fakti i plagosjes është i shkruar edhe nga Barleti.

Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vragave të plagës së luftës, një prerje e djegie te syri i djathtë, një pikturë tejet e detajuar, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, për habi të asaj kohe, ka autorë vëllezërit italianë Bellini.

Të gjithë ata që do ta vizitojnë Galerinë Ufizzi në Firence, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtur 500 vjet, do të kenë fatin të shohin nga afër fytyrën e një heroit tonë, ashtu siç ka qenë.

Çfarë kishin shqiptarët para ρυshtimit turk? Uniυerzitete, aristokraci, filozof ….

Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë, 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatajt dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë, qe me idete e tyre gjeniale, ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Ëngjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci ndërkohë që Amerika p. sh. qeverisej nga Indianët Cheroki apo fiset Azteke që pinin ende gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës, intelektualizmi ishte aq i lartë, sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Kostandinopojës, kundra skllavërisë, 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën, që në shek. V-VII. Ndërkohë që p. sh. vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas? Asgjë! Thjesht erdhi turku…

-Dorian.H.

Në fαmiljen time fΙasin të gjithë shqip: Can Yaman flet ρër origjinën e tij shqiρtare në një Tv shqip

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll.

Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes.

Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip.

As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi.

Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori.

Kush është ρoΙicia bu.kυrόshe që po ç mend të arrestυαrit

Ka mahnitur mbarë botën, por Adriene Koleszar nuk është modele as e famshme.

Ajo është një police 31-vj eçare në forcat e rendit të Gjermanisë.

Por bukuroshja ka fituar vëmëndjen e të gjithëve, pas publikimit të disa fotove të cilat më tepër ngjasojnë me fotot e modele se sa me një policeje.

Ajo ka një fizik për t’u pasur zili, i cili lë gojë hapur të gjithë kalimtarët, edhe pse çdo ditë mban të veshur uniformën në rrugët e Berlinit.

Vαjza shqiptare që υishet te gαbi dhe mbυrret në Instagram: Ja çfarë më bën i fejυαri…

Të gjithë i kemi komentuar vajzat që nxjerrin trupin dhe format, apo reklamojnë veshjet në Instagram.

Nga menyra se si postohen fotot, me imazh te kuruar ne detaj, duket sikur të gjithë kohën ia dedikojnë modës e Instagramit. Por nuk është kështu.

Magalina Saqellari vërteton të kundërtën. Ajo është ekonomiste dhe blogere.

Gjatë intervistës së saj për Trending, Magalina ka prekur një nga “makthet” më të shpeshta të vajzave shqiptare.

“Fotot m’i bën i fejuari edhe pse me ankesa: Po më shohin të gjithë kur të bëj foto. Dhe reallisht na shohin kur bëjmë foto në rrugë,

por nuk duhet të jetë turp sepse nuk po bëjmë asgjë të keqe, nuk është turp. Ndonjëherë të bezdisin shikimet dhe njerëzit që habiten”, tregon Magalina.

Blogerja sipmatike komenton edhe veshjet e shqiptarëve, ndërsa thekson se vitet e fundit shijet e pupullit shqiptar janë përmirësuar. Teksa komenton veshjet firmato, Magalina shprehet:

“Ne bëjmë të pamundurën për të pasur një Çantë LV ose në rrip Gucci të cilat nuk i përballon dot një vajzë normale që punon apo është në shkollë. Mua më pëlqen vetja me gjërat normale që mund t’i gjej në treg.

Nuk kemi pse ndikohemi nga gjëra që i kanë njerëz, të cilat për momentin nuk mund t’i arrijmë.

Nëse do të më jepej mundësia do ta blija edhe unë diçka firmato, sepse ajo të zbukuron veshjen, të jep potencë”.

Ajo që kaρën rrezet X në vaΙixhe i t merroi të gjithë

Të punosh si kontrollues valixhesh në aeroport duket sikur është një punë e lehtë për disa, por në fakt është dhe e komplikuar dhe sidomos kur ke të bësh me pasagjerë si personi në fjalë.

Teksa një pasagjer po kalonte valixhen e tij në aeroport në Shtetet e Bashkuara, papritmas punonjësja kupton se diçka nuk ishte në rregull.

Në momentin që ajo vendos rrezet X, sheh se brenda ka diçka që nuk shkon dhe e njohur nga pajisja shtyhet menjëherë për ta hapur valixhen.

Kur sheh se ç’kishte brenda tmerrohet dhe menjëherë telefonon sigurimin.

Në të ishin pesë kobra dhe nëse do kishin kaluar, për t’u futur në avion do u kishin bërë gjëmën pasagjerëve, pasi nëse ata acarohen janë gati të shpërthejnë nga çanta. Mësohet se janë marrë masa ndaj pasagjerit.