Shqiptari Hasan Tahsin ua dhυroi grekëve SeΙanikun: Gjenerali që u varros katër herë!

Me Selanikun lidhet një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe Greqinë: ajo e 26 tetorit 1912, kur komandanti turk me kombësi shqiptare, gjenerali Hasan Tahsin Pasha Mesarea (1845-1918) ia dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha, pasi ua dhurojë grekëve Selanikun, u largua në fillim për në Francë e më pas në Zvicër. Vdiq në vitin 1918, në Lozanë. Aty edhe u varros për herë të parë.

Arben Llalla

Në vitin 1937, Hasan Tahsin Pasha zhvarroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesarea. Pasi u prishën varrezat shqiptare më 1983, përsëri zhvarroset dhe rivarroset në varrezat e Malakopit, ku eshtrat qëndruan 23 vite. Në tokat ku gjendeshin varrezat e shqiptarëve në Selanik u ndërtuan pallate, rrugë e një pjesë mbeti lulishte dhe njihet me emrin Parku Triandhria.

Më 2006, eshtrat e Hasan Tahsin Pashës do të zhvarrosen për të tretën herë për t’u rivarrosur me nderime të larta ushtarake bashkë me eshtrat e djalit të tij, Qenanit, në Muzeun e Luftërave Ballkanike që ndodhet 25 kilometra larg Selanikut në drejtim të qytetit të Edesës. Ndërtes që është kthyer në Muze, ka shërbyer për bisedime midis gjeneral Mesaresë dhe komandantit të Ushtrisë greke, Kostandinit, nga 25-26 Tetori 1912.

Hasan Tahsin Pashë Mesarea kishte shtatë fëmijë, prej të cilëve vetëm tre jetuan: dy djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë e tij, Qemal Mesarea, ka qenë ambasador i Shqipërisë në Athinë më 1933-1934. Ai u martua me një greke dhe vdiq në vitin 1968. Vajza e vetme u martua në Turqi. Kurse, djali tjetër i Hasan Tahsin Pashës quhej Qenan Mesarea (1889-1965). Gjenerali Hasan Mesarea ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i trupave osmane në Jemen, Siri, Irak, Qipro, Kretë dhe në Selanik. Gjatë kohës që ka shërbyer në Kretë ai lidhi miqësi me Venizelon, i cili pas dhurimit pa luftë të qytetit të Selanikut e ndihmoi më vonë familjen Mesarea që të largohej për në Francë dhe të fitonte shtetësinë greke. H

asan Tahsi Mesarea i përket ajkës së shqiptarëve që kanë studiuar në shkollën e mesme Zosimea të Janinës. Siç dihet, në këtë gjimnaz kanë ndjekur mësimet Konstadin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hoxhë Hasan Tahsimi, Ali Asllani, Abedin Pash Dino, Naim dhe Sami Frashëri, Sali Nivica, Aleksandër Xhuvani, etj.

Historia e Hasan Tahsin Mesarea është një nga historitë e shumta të ushtarakëve shqiptarë që i kanë shërbyer ushtrive të huaja. Rrugëtimi i Hasan Tahsin Mesaresë nisi në vitin 1845, në fshatin Mesarea, në Jugun e Shqipërisë (Mesare ndodhet në rrethin e Kolonjës) dhe përfundoi më 2006, në Veriun e Greqisë, në qytetin e Selanikut. Historianët grekë çlirim e Selanikut ia dedikojnë komandanti të ushtrisë greke, Konstandin apo Venizelosit, por këto merita janë të pavlera përpara aktit human të gjeneralit Mesaresë i cili preferoi më mirë dorëzimin me nder se sa të derdhej gjaku lum. Në çastin e dhurimit të Selanikut, gjeneral Mesarea kishte 26 mijë ushtarë nën komandë dhe preferoi më mirë tu shpëtonte jetën se sa të vriteshin.

Pas luftimeve të gjata midis forcave turke dhe forcave të ushtrisë greke në Greqinë e Veriut, u arrit armëpushimi. Gjenerali turk me kombësi shqiptare, Hasan Tahsin Pasha, në 26 tetor 1912 kishte firmosur dhurimin e qytetit grekëve dhe po përgatitej të largohej bashkë me Ushtrinë për në Turqi. Më 27 tetor, të dërguarit e kryegjeneralit të Ushtrisë bullgare Teodorov, duke mbajtur flamurin e bardhë u takuan me gjeneral Hasan Tahsin. Bullgarët përfaqësoheshin nga një kolonel, dy oficerë dhe kapiteni Standov që më pas u bë ambasador i Bullgarisë në Paris. Gjatë bisedës, kapiten Standovi shprehu befasinë dhe pakënaqësinë për dorëzimin e Selanikut grekëve, pasi siç tha ai, Ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar disa herë në Selanik. Prandaj, gëzonte të drejtën që të marrë në dorëzim në emër të naltmadhnisë së tij, Carit të Bullgarisë. Por, gjeneral Hasan Tahsini u kujtoi bullgarëve që Ushtria turke kishte pasur kundërshtar lufte për Selanikun vetëm Ushtrinë greke.

Koloneli kryetar i përfaqësueses bullgare, mbas këtyre fjalëve u përgjigj me tërbim se para pak orëve Ushtria bullgare kishte luftuar kundra Ushtrisë turke në rrethinat e Selanikut. Prandaj, duhej të përgatitej menjëherë një shkresë e posaçme, sipas të cilës qyteti i Selanikut i dorëzohej Ushtrisë bullgare. Ndonëse tashmë i mundur, gjenerali Hasan Tahsin Pasha me kryelartësi tha se jo. Atëherë, me diplomaci ndërhyri kapiten Standovi për të qetësuar përshtypjen e keqe që kishte lënë koloneli bullgar, duke thënë që mbas një përgjigje pozitive për bullgarët, Hasan Tahsin Pasha do të vlerësohej nga kryegjenerali Todorov dhe Ushtria e tij.

Pas dy orë bisedime, pa bindur gjeneral Tahsinin, Standovi shprehu dëshirë të bisedonte vetëm për vetëm me djalin e gjeneralit, adjutantin Qenan Mesarea. Pasi kaluan në një sallë veçmas, Standovi nxori nga çanta e tij një çek të një banke londineze me një shumë marramendëse, që ia dha adjutant Mesarea duke pëshpëritur se çeku ishte shpërblimi për një firmë të thjeshtë të babait të tij. Në atë çast Qenan Mesarea mbeti i hutuar dhe u kthye në zyrë duke refuzuar shpërblimin. Pasi dështuan kërcënimet dhe shpërblimet e ndryshme, përfaqësuesit bullgarë kërkuan që gjeneral Hasan Tahsin Pasha t’u jepte një kopje të protokollit të dorëzimit të Selanikut forcave të Ushtrisë greke. Pasi morën kopjen e protokollit të dorëzimit të qytetit të Selanikut forcave greke, përfaqësuesit e Ushtrisë bullgare u larguan për të mos u kthyer më kurrë.

Njihυni me fshatin në Mal të Zi që ruajti identitetin shqiρtar dhe i rezistoi armiqeve (VIDEO)

Trevat tona shqiptare e kanë të shkruar historinë e tyre shqip dhe mbartin pasuri të mëdha natyrore. Por sa dimë për trevat tona shqiptare në Malin e Zi? Sa dimë për rezistencën që ata kanë bërë ndër luftëra të shumta për të ruajtur identitetin e tyre shqiptar?

I ndodhur atje poshtë, rrëzë liqenit të Shkodrës, fshati “Besa” që edhe emrin e veçantë e ka marrë nga besa e shqiptarit, bërtet edhe sot me të madhe “Unë jam Shqipëri!”

Ky fshat, i cili ndodhet në rrethin e Tivarit, ndër vite ka qenë në “listën” e malazezëve për ta pushtuar, së bashku me fshatrat përreth tij.

Një ndër luftërat më të përgjakshme midis malazezëve dhe shqiptarëve, e bërë në këtë krahinë pikërisht në fshatin ngjitur me Besën, në Muriq është ajo e vitit 1861. Në këtë luftë të përgjakshme humbi jetën edhe Savo Vujoviç i cili ishte shprehur se në këtë betejë “ ose do vras krye shqiptari, ose do plagosem, ose do vritem” dhe i ndodhi pikërisht kjo e fundit, u vra në betejën e 15 nëntorit të 1861.

E pavarësisht tentativave të ndryshme për ta pushtuar, e vetmja gjë që malazezët arritën të merrnin ishte thjesht një pjesë territori dhe këtë me vendim të Kongresit të Berlinit. Ajo që ata nuk arritën asnjëherë të merrnin ishte identiteti i shqiptarëve!

Për t’u njohur më shumë me fshatin që shqiptarët nuk ia lanë armikut, për fshatin që ruan traditën dhe kulturën shqipe dhe që ka një peisazh të mrekullueshëm natyror, ndiqni reportazhin në vijim të realizuar nga Ardit Toca./ZgjohuShqiptar.info

Ήistoria e ρolicisë shqiρtare nga viti 1912, si filloi me dy djem nga Kosova, rojet e Isa Boletinit…

Nga Gjergj Marku

Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte Isa Boletinit që t`i gjente dy djem besnikë nga kosovarët që e kishin shoqëruar atë për në Vlorë, për t`i bërë roje tek dera e zyrës së qeverisë të porsaformuar, ai nuk e kishte menduar kurrë se me atë veprim, pa dashur po sanksiononte themelet e armës së Xhandarmërisë së ardhshme të shtetit shqiptar dhe Gardën e saj.

Kështu Isa Boletini, teksa urdhëronte ata dy djem të rij nga Kosova, që quheshin Ahmet Llapi dhe Halim Bajgora, për të ruajtur kryeministrin e parë të qeverisë së porsakrijuar, po ashtu nuk e kishte menduar kurrë, se i kishte dhënë vetes atributet e Komandantit të Gardës, në qeverinë e parë të shtetit shqiptar. Si vazhdoi më pas krijimi i Xhandarmërisë shqiptare dhe Gardës Kombëtare, e kush ishin njerzit që i komanduan ato?

Zanafilla e krijimit të armës së Xhandarmërisë

Zanafilla e krijimit të armës së Xhandarmërisë shqiptare, ndonëse u nis me ata djem të rinj, kryesisht kosovarë, të cilët ishin nën komandën e Isa Boletinit, nuk e pati jetën e gjatë. Ajo u shpërbë me rënien e qeverisë, pas dorheqjes së kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Qemali!

Në fundin e vitit 1913-të e deri në janarin e vitit 1920-të kur u mbajt Kongresi i Lushnjes, ndonëse ekzistonte arma e Xhandarmërisë, nuk mund të flitet për një Xhandarmëri të rregullt të shtetit shqiptar, pasi Shqipëria në atë kohë ishte e okupuar prej fqinjëve dhe mbahej nën administrimin e Fuqive të Mëdha, të cilët u caktuan nga Lidhja e Kombëve për të ruajtur një farë stabiliteti nga trazirat e brendëshme që e kishin përfshirë gjithë vendin dhe nga rreziku që i kanosej nga jashtë, prej ushtrive greke në Jug e atyre serbo-malazeze në Veri.

Në këtë kontekst, ishte dhe ardhja në Shqipëri e kolonelit hollandez, Tomson, i cili mbeti i vrarë në Durrës, në përpjekje për të vendosur rendin e trazuar, nga konfliktet e brendëshme që kishin pllakosur pothuaj të gjithë vendin.

Shkollat e para të Xhandarmërisë

Për herë të parë në Shqipëri, shkollat ushtarake, ose më saktë kurset për përgatitjen e xhandarëve u hapën në vitin 1919-të, në Vlorë e Gjirokastër. Këto kurse në fakt, kishin filluar të zhvilloheshin që më përpara, para vitit 1919-të, kur në Tiranë, nën kujdesin e ushtarakëve austro-hungarezë, filloi përgatitja e ushtarëve dhe oficerëve që do të inkuadroheshin në armën e xhandarmërisë, që kishte si detyrë ruajtjen e rendit e të qetësisë, jo vetëm në qytetet kryesore, por deri në fshatrat e komunave më të largëta të vendit. Këto kurse, u zhvilluan nën komandën e major Ismail Haki Kuçit (me origjinë nga fshati Kuç i Vlorës) dhe kolonelit anglez Ridolf.

Asokohe në ato kurse, që u konsideruan si shkolla e parë e Xhandarmërisë shqiptare, u mblodhën një pjesë e madhe e oficerëve shqiptarë që kishin studjuar jashtë vendit, si në Turqi e Austri, të cilët ishin dhe pedagogët e parë të asaj shkolle. Pas kësaj, në vitin 1921, në Tiranë u hap një shkollë tjetër, e cila filloi të pergatiste nënoficer dhe ushtarë për trupat e rregullta të ushtrisë. Një vit më vonë, në 1922-in, kjo shkollë u transferua nga Tirana në Vlorë dhe destinacioni i saj u kthye vetëm për përgatitjen e xhandarëve. Kjo shkollë në qytetin e Vlorës, funksionoi deri në qershorin e vitit 1924, kur ndodhi Kryengritja e Qershorit që rrëzoi me forcën e armëve qeverinë e Shefqet Vërlacit, në të cilën Ahmet Zogu mbante postin e Ministrit të Brendshëm.

Kurset për përgatitjen e xhandarëve pas vitit 1925

Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në vitin 1925, u krijuan Zonë-Komandat dhe në secilën prej këtyre zonave, u hap nga një kurs për përgatitjen e xhandarëve. Në maj të vitit 1926, në qytetin e Shkodrës u hap një tjetër shkollë xhandarmërije, e cila do të pasohej katër vite më vonë me shkollën që u hap në Durrës.

Me urdhërin e Mbretit Zog, këto shkolla u mbyllën në 1 maj të vitit 1935 dhe u transferuan në qytetin e Burrelit. Transferimi i shkollës së xhandarmërisë për në qytetin e Burrelit, u bë nga ana e Mbretit Zog, për shkak të kërkesave të shumta për të shërbyer në këtë armë, që vinin nga krahinat e Matit, Mirditës dhe Dibrës. Nga kjo shkollë, e cila qëndroi e hapur deri në vitin 1939, kur u krye agresioni fashist italian ndaj Shqipërisë, për çdo vit dilnin një numër i madh xhandarësh, të cilët më pas shpërndaheshin në të gjithë vendin. Po kështu, krahas shkollave dhe kurseve të ndryshme për përgatitjen e xhandarëve, një numër i madh oficerësh të asaj arme, u dërguan jashtë shtetit si në Itali dhe Austri ku mbaruan akademitë ushtarake.

Në vitin 1936, Xhandarmëria Shqiptare kishte një kolonel, 4 nën/kolonelë, 8 majora, 16 kapitena të parë, 32 kapitena të dytë, 40 togera dhe 43 nëntogera, duke pasur gjithsej 144 oficerë në përbërje të asaj arme, me një buxhet të përgjithshëm, prej 3.250. 000 franga ari.

Krijimi i Batalionit Special

Që pas Kongresit të Lushnjes, me rikrijimin e armës së Xhandarmërisë Shqiptare, u vendos dhe krijimi i një Batalioni Special, i cili do të kishte si detyrë kryesore, vendosjen e rregullit e qetësisë në raste trazirash dhe kryengritje kundër qeverisë.

Ky batalion që u vu nën komandën e major Preng Jakut (nga fshati Pruell i Lezhës) i cili ishte shkolluar në një shkollë ushtarake në Vjenë, asokohe u quajt Batalioni Shëtitës, për vetë natyrën e tij, nga që shkonte kudo, duke ndërrmarrë operacione ndëshkimi, në ato krahina ku kishte trazira e prishje të rendit dhe kryengritje kundra qeverisë. Nën komandën e major Jakut, ky Batalion Special i cili ishte në përbërje të Xhandarmërisë shqiptare, arriti që të vinte rregullin e qetësinë dhe të shtypte disa kryengritje kundra qeverisë, si ato esadiste në Durrës, Shijak e Tiranë, Bajram Currit në kalanë e Prezës, (kur sulmoi Tiranën) Gjonmarkajve në Mirditë, kryengritjen e Gashit e Krasniqes etj. Ndonëse major Preng Jaku vdiq aksidentalisht në qershorin e vitit 1923, nga shpërthimi i një bombe, (duke zënë peshk në lumin e Valbonës në Tropojë), Batalioni Shëtitës (special) e vazhdoi aktivitetin e tij, konform mandatit për të cilin ishte krijuar.

Komandantët e Xhandarmërisë

Që pas Kongresit të Lushnjes, në krye të Xhandarmarisë Shqiptare u emërua major, Meleq Frashëri, i cili e mbajti këtë post deri në marsin e vitit 1922, kur u vra në Kamëz, nga sulmet e forcave rebele të Halit Lleshit, Dan Canit, Elez Isufit e kolonel Bajram Currit, të cilët nga drejtime të ndryshme dhe me forca të shumta, sulmuan Tiranën, me synimin për të rrëzuar qeverinë. Pas këtij sulmi që filloi në orët e pasdites, u zhvillua një luftë e ashpër e cila vazhdoi për gjithë natën, nëpër rrugët dhe ndërtesat qeveritare të kryeqytetit, ndërmjet forcave rebele të komanduara nga Elez Isufi dhe atyre qeveritare të Xhandarmërisë që pas vrasjes së komandantit të tyre Meleq Frashëri, i komandonte vetë Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Pas dy ditë e dy netësh lufte që tmerroi gjithë popullsinë e kryeqytetit, e cila u mbyll nëpër shtëpia pa e ditur se ç’po ndodhte, Ahmet Zogu arriti që t’i zbrapste forcat rebele të Elez Isufit e Bajram Currit dhe vendosi qetësinë në Tiranë. Pas kësaj u kthyen në Tiranë të gjithë ministrat e deputetët që ishin fshehur në pyjet e Qafë-Krrabës.

Me ndërhyrjen e ambasadorit britanik Eyres që ishte i akredituar në Tiranë, Zogu e fali Elez Isufin dhe e la të lirë të kthehej për në Dibër, duke i dhënë dhe një sasi të madhe floriri me vete. Pas vrasjes së Komandantit të Përgjithshëm Meleq Frashërit, një vit më vonë në qershorin e 1924-ës, në përpjekje me forcat fanoliste të kryesuar nga kolonel Rexhep Shala, që sulmuan Shkodrën, mbeti i vrarë komandanti i xhandarmërisë i atij qyteti, kapiten Ferid Frashëri. Në vitin 1923, vendin e Meleq Frashërit, në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, e zuri major Banush Hamdiu, i cili qëndroi në atë post deri në vitin 1924, kur Ahmet Zogu emëroi aty major Aqif Përmetin. Një vit më vonë në 1925-ën major Përmeti ja la vendin nënkolonel Ramiz Dibrës, i cili qëndroi në krye të armës së Xhandarmërisë deri në vitin 1927, kur ja lëshoi vendin nënkolonel Kasem Sejdinit.

Garda dhe truproja e mbretit

Në fillimin e vitit 1925, kur Ahmet Zogu u rikthye në pushtet, ai i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe rikrijimit të Gardës së Republikës, që me shpalljen e Monarkisë u quajt Garda Mbretërore. Në krye të kësaj Garde, që përbëhej kryesisht nga malsorë të ardhur nga krahinat e veriut, si Mat, Dibër e Mirditë, Zogu caktoi si komandant major Hysen Selmanin, që ishte njeri i afërt i tij, i cili njihej si nip i Zogut. Po kështu krahas, rikrijimit të Gardës, Zogu zgjodhi dhe truprojën e tij, që asokohe njihej si adjutantura e Presidentit të shtetit. Adjutant i parë i Zogut ishte nënkolonel Zef Serreqi, (Zogu e konsideronte si njeriun më besnik) i cili rridhte nga një familje e njohur shkodrane dhe kishte studjuar në Austri. Si adjutant i dytë u caktua major, Llesh Topallaj. Pas Topallajt, në adjutanturën e Zogut, u caktua dhe Osman Gazepi me origjinë nga Leskoviku, i cili kishte qenë truproja i Esat Pashës, kur ai ishte deputet në Parlamentin turk dhe kapiten Allaman Çupi, që ishte nga Mati, vendlindja e Zogut. Të gjithë këta, me perjashtim të Topallajt që u vra në 1932-in në atentatin e Vjenës, i shërbyen me besnikëri deri në fund Mbretit Zog.

Riorganizimi i Xhandarmërisë

Me shpalljen e Monarkisë në vitin 1928, Xhandarmëria Shqiptare u organizua në rang qarqesh, rrethesh e postëkomandash në përshtatje me shtrirjen gjeografike të popullsisë së vendit. Pas këtij viti, armës së Xhandarmërisë, (ose gushkuqët e Mbretit , siç njiheshin ndryshe, për shkakt të jakave të kuqe), ju kushtua një rëndësi e madhe dhe u ndërtuan një numër i madh postkomandash, deri në skajet më të largëta të vendit. Lidhur me këtë, një nga gazetat e asaj kohe e cila i bënte jehonë riorganizimit të saj, në mes të tjerash shkruante: “Viset, edhe ma të largëta të atdheut, u pasunuen me një tok godinash, në të cilat ushtaraku e shplodhte trupin dhe nga të cilat nisej kur e lypte detyra për të rikthyer paqën dhe rregullin, atje ku ato ishin të cënue. Udhëtari që dikur u trembej maleve tona, kalon sot lirisht dhe i sigurt dhe në kepat ma të braktisuna, mbasi pothuaj nuk ka kand në Shqipninë tonë, që të mos gjindet një votër gjindarësh. Në asht se në kohnat e para, godinat e postë-komandave të kësaj arme nuk paraqitshin as konfortin ma fillestar, regjimi i Mbretit Zog, ju dha një tok ndërtesash të paqme dhe të hijshme për të gjithë ushtarakët që punojnë aty”.

Në 1938-ën, Xhandarmaria shqiptare kishte 3643 efektivë

Në vitin 1928 numëri i përgjithshëm i xhandarëve në të gjithë Shqipërinë arrinte në rreth 3000 vetë. Ky numër erdhi duke u rritur nga viti në vit me afro 100 xhandarë dhe në vitin 1938 numëri i tyre arriti në 3643 vetë, duke përmbledhur dhe policinë qytetëse, siç quhej asokohe policia bashkiake. Xhandarmëria shqiptare që nga krijimi i saj, i qëndroi besnike deri në fund rolit për të cilin ishte krijuar, duke ruajtur në mënyrë korrekte rendin kushtetues. Po kështu, gjatë përpjekjeve për të rrëzuar regjimin Monarkik, siç ishte “Lëvizja e Vlorës” në vitin 1931, “Kryengritja e Fierit” në 1935-ën, “Kryengritja e oficerëve” me në krye vëllezërit Toto, etj., Xhandarmëria Shqiptare luajti një rol kryesor për shtypjen e tyre. Aq besnike i qëndroi ajo Mbretit, saqë në agresionin fashist të 7 prillit 1939 në Durrës, Zogu caktoi si komandant të Mbrojtjes Kombëtare, oficerin e xhandarmërisë major Abaz Kupin.

Gjenerali britanik në Xhandarmëri

Në vitin 1933, Mbreti Zog caktoi në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, nënkolonel Shefki Shatkun, i cili ishte një nga oficerët më të përgatitur të asaj arme. Po në këtë vit, Mbreti Zog, thirri në ndihmë të Xhandarmerisë, gjeneralin anglez Perssi, i cili dha një kontribut të madh në forcimin e konsolidimin e asaj arme. Ardhja e gjeneralit anglez, bëri që arma e Xhandarmërisë Mbretërore të vihej mbi bazën e ligjeve dhe rregulloreve të reja përkatëse që u miratuan nga qeveria. Kështu që atë vit, parlamenti shqiptar miratoi ligjin e ri të armës së xhandarmërisë, i cili u shpërnda nëpërmjet buletineve në trupat e asaj arme, në të gjitha qarqet e prefekturat. Mbas shpalljes së Monarkisë, në vitin 1928-të, Mbreti Zog urdhëroi riorganizimin e Xhandarmërisë, duke u mbështetur në një projekt ligj që ishte paraqitur nga ana e qeverisë. Pas kësaj, Xhandarmaria nisi të riorganizohej, duke ndryshuar formën e mëpërparme në batalione, kompani, toga dhe posta. Po në vitin 1930, batalionet u suprimuan dhe xhandarmëria mbretërore u rikthye përsëri në formën e vjetër të saj, e cila mbeti e pandryshuar deri në vitin 1939 kur pushtimi italian shkatërroi përfundimisht regjimin Monarkik të Mbretit Zog, e bashkë me të dhe Xhandarmërinë e shtetit shqiptar…

(Shënim: Më pas erdhi pushtimi italian, gjerman, koha e komunizmit, pluralizmi)

GJAMA E BURRAVE – VALLJA ANTIKE ILIRE E LASHTËSISË E TRASHËGUAR PËR MIJËRA VJET NGA RITET E AKILIT DERI TEK SHQIPTARËT

Një tjetër pjesë përbërëse e ceremonisë së varrimit ishin edhe vallet e varrimit, shprehje të së cilave kanë mbetur si një trashëgimi artistike e artit ilir të periudhës nga shekulli i pestë p.e.s deri në kohët romake (p.sh. në një urnë guri e Iapodëve, e gjetur në Ribiç).

Burimi:

  • texts Iliri – povijest, život, kultura by Aleksandar Stipčević
  • Publication date 1989
  • Topics History, Balkanology, Archaeology
  • Collection opensource
  • Language Serbian
  • History, Balkanology, Archaeology
  • Addeddate 2016-08-16 07:59:10
  • Identifier AleksandarStipcevicIliri1989
  • Ilirët: historia dhe kultura
  • Autori: Aleksandar Stipçeviq

______

Për ata që kan dëshir të blejn Librin :

https://knjiga.hr/iliri-povijest-zivot-kultura…/

____

Libri i plot dixhital:

https://archive.org/…/AleksandarStipcevicIliri…/mode/1up

https://www.facebook.com/people/Teuta-Ilire-Reka/100088938891669/?ref=embed_video

“Nυsja e kaρitenit të Shqipërisë, është serbe” – Rasti që çuditi mediat e hυαja

Për ata që nuk e dinë, bashkëshortja e kapitenit aktual të ekipit kombëtar Berat Gjimshiti, është me origjinë serbe.

Shtatlarti 30-vjeçar ndan jetën e tij me Alisa Milenkoviç, modelen serbe, që tashmë ka edhe dy fëmijë me Gjimshitin, një djalë dhe një vajzë.

Lidhja e tyre bëri shumë bujë vite më parë.

Alisa në fakt ka lindur në Zvicër, dhe në jetëshkrimin e saj nuk i përmend rrënjët serbe.

Ajo shkruan thjesht se ka lindur në Zvicër.

Megjithatë, për mediat e huaja përbën lajm, që gruaja e kapitenit të Kombëtares shqiptare, është serbe.

Qyteti i ëndrrave në Evropë: Qiraja vetëm 15 euro, rroga 1200 euro, s’ka papunësi, as kr im dhe as p olici

Vendi i ëndrrave ekziston! Quhet Marinaleda dhe gjithçka është në p erfeksion, nisur nga rrogat, int erneti pa pagesë dhe shumë gjëra të tjera.

Qyteti i vogël në Andaluzi ka një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe rreth 2700 banorë.

Rrogat mesatare shkojnë në 1200 euro dhe në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, mund të hysh pa pagesë.

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse përveç të tjerash tërheq edhe shumë turistë nga bota.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me pr obleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat

e vërteta dhe e organizojnë vetë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet.

Qytetarët iu k undërvunë a shpër dhe i thanë jo vrapimit të çm endur pas fitimit dhe ak umulimit të p asurisë, ashtu siç bëjnë bashkëkombësit e tyre.

‘Nga shίtës cigαresh tek vila 500 mijë euro’, ρasuria “e errέt” e Ermal Mamaqit..!!

Sot moderatori Ermal Mamaqi është një nga personazhet publikë më të famshëm dhe më të pasur në Shqipëri.

Talenti i tij prej aktori apo Dj nuk mund ta bënte kaq të pasur sa është sot ku numëron disa biznese dhe vila luksoze.

Diku në një intervistë ai është shprehur qëkur ishte i vogël dëshira e tij ishte të bëhej biznesmen dhe showman dhe ia ka arritur por se si nuk e ka treguar.

Vetëm vila në të cilën ai jeton së bashku me familjen ka kushtuar 500 mijë euro.

Ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, në Rolling Hills dhe është i rrethuar nga komshinj pasanikë si vetja.

Shpesh herë na ka shtyrë kurioziteti si arriti të bënte gjithë këtë famë e këtë pasuri.

Me punën si shitës cigaresh apo me rrogën e tij prej aktori e Dj? Si pa kuptuar ai filloi të ngrinte ‘perandorinë’ që gëzon sot.

Hapi biznesin me fustane nusërie ku në krye qëndronte gruaja e tij Amarda Toska, e cila ishte thjesht një moderatore ku janë njohur.

Më pas ia bëri ‘bam’ me emisionin e tij të parë në Digitalb ‘6 ditë pa Ermalin’ për ta vazhduar në Klan me ‘Xingun’ me të cilin shënoi kulmin e karrierës.

Ηarxhoi 36 vite të jetës së tij duke gërmυar një kαnal në mes të malit, Projekti i tij në fund i shtaηgu të gjithë

Kinezët i pëlqejnë proverbat dhe mënyrat e të shprehurit kur duan të thonë diçka, por kësaj here nuk bëhet fjalë për një proverbë por për një nga ato vepra të cilat frymëzojnë edhe vetë proverbat. 


Me këtë po kërkojmë të themi se ajo çfarë ka bërë ky burrë duke i ngarkuar një mision të pa mundur vetes të cilin e ka realizuar

falë forcës së besimit te vetja dhe vullnetit të hekurt për t’i shkuar deri në fund arritjes së objektivit.

Huang Dafa është kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, një qendër me një popullsi të vogël prej 300.000 banorësh në provincën e Guizhou.

Pozicioni gjeografik aspak i favorshëm e ka vës htir ësuar sistematikisht jetën e banorëve të provincës sidomos gjatë periudhave të thatësirës, të paktën deri në vitin 1995.

Një vit, kur mungesa e ujit u bë k ër cëni m për prodhimin e orizit nga i cili varej mbijetesa e tyre u bë serioze dhe e nevojshme të mendonin për një zgjidhje serioze.

NdaΙonte υ. ajza në uniυersitet që t’u ρrezantonte djalin, gruaja e ρëson k eq…!!!

Një grua ka rënë në pranga në Meriland të SHBA-ce, për diçka të pazakontë që ka bërë.

Bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

Policia u detyrua të publikojë një njoftim që studentet të ruhen prej saj, duke dhënë përshkrimin, si dhe një foto.

Në njoftim u bëjnë thirrje studentëve t’i ndihmojnë të identifikojnë gruan.

Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë në Merilend, SHBA, u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas,

E rëndë/ I riu i hedh b enzinë një gruρi ροΙicësh dhe kërkon… (VIDEO)

Ky është momenti shokues kur një person hedh benzinë mbi një grup oficerësh policie dhe bërtet me të madhe “ndizni një çakmak”.

Pamjet ajrore, të filmuara nga një helikopter policie tregojnë të riun duke vrapuar me një bidon benzine në dorë.

Ndërsa i afrohet oficerëve, i riu ndalet për të hedhur benzinën mbi grupin përpara se të thërrashë për të ndezur zjarrin.

Raportohet se oficerët mundën të dëgjonin turmën duke thënë “kush ka një çakmak, le t’i vëmë flakën”. 

SHIKO VIDEON