Sherr në oρozitë për ροste, ja 3 emrat që sγnojnë t’i rrëmbejnë fronin Sali Berishës

Thellohen sherret dhe divergjencat brenda opozitës. Izolimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe veçanërisht e ardhmja e zymtë që e pret për shkak të moshës, e madje llogarive të hapura me drejtësinë duket se ka ngacmuar ambicien e zyrtarëve të lartë të dalë deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021 nën siglën e Partisë Demokratike për ta rrëzuar kreun e Rithemlimit nga froni i fraksionit që drejton. Të shumtë janë zërat që flasin se shumë zyrtarë të të lartë po luftojnë fort në prapaskenë, ndërsa kërkojnë të katapultohen në krye të Rithemelimit. Por teksa deri më tani ka pasur aludime, në shesh kanë dalë emrat e parë që lakohen se mund t’i rrëmbejnë “karrigen” Sali Berishës. Ata janë plot tre dhe kulisat i ka zbuluar deputeti bejtexhi, Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit teksa foli në një studio televizive, theksoi se brenda PD ka emra që mund të zëvendësojnë Berishën, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e Partisë Demokratike. “Gazment Bardhi është një politikan i ri, më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë. Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Reforma Zgjedhore

Por ambicia për t’i ngulur “thikën” ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është e vetmja që mund të provokojë thellimin e divergjencave brenda opozitës, pasi edhe postet e ofiqet janë në radarët e demokratëve. Sinjalet vijnë nga grupi i Bardhit dhe “Foltorja” që po kërkojnë të nxjerrin jashtë loje Enkelejd Alibeajn nga Reforma Zgjedhore. Në një kërkesë drejtuar dje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. 47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual. Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inauguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”, thuhet në shkresë.

Konstatimet

Ndërkohë deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër. Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit”, thuhet më tej në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit. Më tej deputetët shprehen se nëse deputetët e PD-së së kryesuar nga Basha shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar në komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë do të tërheqin një anëtar nga propozimi i tyre për të mundësuar caktimin e përfaqësuesit të kolegëve të tyre.

VIDEO/ Ρrekëse, 8-υjeçari feston ditëlindjen për herë të ρarë falë mësυeses dhe shokëυe të klasës

Angel David është vogëlushi nga Ebéjico në Kolumbi i cili u bë viral rreth një muaj më parë, pasi i përlotur teksa hyn në klasën e tij shokët i urojnë ditëlindjen me këngën tradicionale.

Djali vjen nga një familje me katër fëmijë dhe me të ardhura shumë të kufizuara. Nëna e tij tregoi se nuk kishte kurrë para për t’i bërë fëmijëve të saj një festë ditëlindjeje.

Megjithatë, mësuesja e vogëlushit, Casas Ximeno, kur mësoi se po afrohej ditëlindja e tetë e nxënësit të saj, mendoi të mblidhte shokët e klasës, miqtë dhe mësuesit për të festuar së bashku.

Më pas Angel, nxori një tortë të bërë vetë dhe ndau disa pije të gazuara me shokët e klasës.

“U ndjeva shumë i lumtur, nuk kisha pasur kurrë më parë një ditëlindje si kjo. Isha aq i lumtur sa fillova të qaja nga lumturia. Miqtë e mi më përqafuan dhe më thanë të jetoj deri në tre mijë vjet”, tha vogëlushi.

Shikoni videon prekëse më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Inside History (@insidehistory)

ATHINA DHE TË GJITΗΕ FSHATRAT E GREQISΕ ΒANOHEN VETËM NGA SHQIPTAR

Në librin Sundimtarët e Mesdheut Nga Richard Harding Davis. I ilustruar. New York dhe Harper & Brothers, Publishers, 1898. Faqe numër 228 , Ilustrimet janë bardh e zi.

Autori është I njohur si një një nga korospondentet Amerikan

. ATHINA MODERNE VII

Kostandinopojën. Kujtime nga Richard Harding Davis (18 prill 1864 – 11 prill 1916), një gazetar dhe shkrimtar , i njohur kryesisht si korrespondenti i parë shtetëror amerikan

Athinë, Greqi e gjitha me fshatra shqiptare.

Ata kanë shumë heronj të tyre; ju shihni portretet ose fotografitë e tyre në çdo dyqan. dritare; por ato nuk janë aq të njohura për ju sa fytyrat dhe historitë e atyre „Grekëve „ psherëtinin sepse nuk kishte më botë, dhe fama e humbur ka shpërthyer shumë kohë pasi u zbuluan botët e tjera që nuk përfaqsojn realitetin historik.

Dikush bente plane dhe do të mendonte se një Greqi e re duhet shpikur .

______

Burimi:

  • The Rulers of the Mediterranean
  • Richard Harding Davis

_______

Për ata që kan deshir të blejn librin:

The Rulers of the Mediterranean. By: Richard Harding Davis, and By:Edward Campbell Little: Novel ( illustrated )

https://amzn.eu/d/3daQfTs

Greqia, 696 fshαtra shqiρtare

Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Çfarë zbuluan dhe dokumentuan priftërinjtë arbëreshë Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri në 1995. Rrënjët arbërore që zgjaten deri në Athinë dhe represioni i autoriteteve greke në vite

DOKUMENTI

Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprën “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Helladhë”*. Vepër e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994

Faksimile e kopertinës së librit të Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Greqisë – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Greqi)

Në ditët tona vëmendja e botës shqiptare është përqendruar me të drejtë në çështjen e madhe të Kosovës. Ajo përbën sot fushën më të madhe të luftës për liri nga një zgjedhë e rëndë, për pavarësi dhe për bashkimin eventual të të gjithë trojeve shqiptare. Shkurt, është çështja kyç që i jep formë dhe frymë çastit historik para të cilit gjendet sot bota shqiptare.

Megjithatë, shqiptarët një sy dhe një vesh e kanë patur gjithmonë në drejtim të shqiptarëve të Greqisë. Në një mënyrë ose tjetër, janë interesuar për fatin e vëllezërve dhe motrave çame, si edhe për gjendjen e shqiptarëve të vjetër, që u vendosën gati kudo në Greqi që në kohët e lashta të mesjetës.

Një nga këta shqiptarë është prifti i njohur arbëresh, Andon Bellushi (Papa Antonio Bellusci). Të parët e tij, ashtu si të parët e shumicës së arbëreshëve, emigruan nga Greqia që në kohën e Skënderbeut, në vitin 1434. U larguan që të mos binin në duart e shkelësve turq. U larguan me lot në sy që të ruanin mënyrën e jetës së tyre, gjuhën shqipe dhe çdo gjë të shtrenjtë, të trashëguar brez pas brezi nga gjyshët dhe stërgjyshët e tyre.

MALLI PËR MORENË

I nxitur nga një mall i papërshkrueshëm për vendin e prejardhjes, për Morenë e bukur, papa Bellushi udhëtoi në Greqi për të parën herë në vitin 1965. Ai udhëtoi atje jo vetëm si një “pilgrim” i përmalluar, por edhe si njeri i shkencës, si etnograf i pasionuar për të mbledhur folklorin e “arbërorëve”, sikundër quhen zakonisht shqiptarët e Greqisë. (Një tjetër emër për ta është “arvanitë”). Pas vizitës së parë, ai u kthye herë pas here në Greqi, për të vazhduar dhe rafinuar punën e nisur.

Ky libër: “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës”, është fryti i asaj pune të madhe. Në këtë vëllim Bellushi vë në dukje lidhjen e ngushtë që ekziston midis arbëreshëve dhe arbërorëve. Në një takim me arbërorët në Tebë më 1990, ai tha: “Ne flasim ashtu si flisni ju këtu… Kemi gjuhën tuaj, zemrën tuaj. Kemi ritin (fenë) tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kënga e Moresë, ka thënë Bellushi, “mbajti të gjallë në zemrat tona nostalgjinë për Morenë”. Këtë ndjenjë e ka shprehur bukur edhe peshkopi arbëresh Ercole Lupinacci me fjalët: “E kemi pasur gjithmonë këtë dëshirë të fortë, të njihemi me Dheun e gjyshëve, që i kujtojmë me mall në këngët tona popullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarët e Greqisë duket në emrat e vendeve (toponimet) dhe fshatrave të arbëreshëve, në emrat e tyre personale, në shërbesat fetare, dhe, mbi të gjitha, në mënyrën e të folurit, në gjuhën e tyre të përditshme. Nga bisedat që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se shqiptarët e Greqisë dhe ata të Italisë nuk kanë aspak vështirësi për t’u marrë vesh, për të komunikuar me njëri-tjetrin, sepse të dyja palët flasin të njëjtin dialekt – një toskërishte të vjetër. (Është një dialekt ky që tingëllon disi arkaik në veshin e folësit të shqipes moderne). Të bëjnë përshtypje takimet dhe bisedat shumë të ngrohta që pati Bellushi me arbërorët. Ai u prit me plot përzemërsi dhe u nderua si vëlla sepse – siç u shpreh historiani arbëror, Aristidhis Kolljas – ai dhe arbërorët hodhën “urën midis Greqisë dhe Italisë që të gjejë vëllai vëllanë”. (f.92)

ARRITJET E PUNËS ME ARBËRORËT NË GREQI

Duke filluar nga viti 1965, autori i kësaj vepre “fotografoi” gjuhën dhe zakonet e arbërorëve me kujdesin dhe ndërgjegjen e shkencëtarit, duke i inçizuar me trak. Gjatë afro 30 vjetëve ai mblodhi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin e arbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime – trashëgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëve përbëjnë material të pastër etnografik, sepse Bellushi i la njerëzit të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi në këtë libër ashtu siç ia dëgjoi veshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.

Ja, disa nga rezultatet e punës së palodhur që bëri në Greqi. Sa shqiptarë ka në Greqi, nuk dihet saktësisht. Po një arbëror i shkolluar në Athinë i tha autorit se në Greqi ka 3 milionë “arvanitë”, veçse jo të gjithë flasin shqip. (f.59) Libri ka një listë të gjatë të krahinave dhe fshatrave ku banojnë arbërorët – 696 fshatra në nja 15 krahina. Në këtë listë gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, që dëshmojnë për lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipërisë, si edhe me emra të njohur të arbëreshëve në Itali.

Bellushi u njoh mirë me kulturën e lashtë të arbërorëve. Besa e shqiptarit, thotë ai, rron në trojet e shqiptarëve të Greqisë. Ata krenohen me këtë kryevirtyt të racës shqiptare, të cilën e shprehin me frazën, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalë në erë”, i tha një arvanit papa Bellushit. (f.135) Për të zbuluar botën e tyre të përditshme në mënyrë më të imtë, Bellushi i pyeti arbërorët për gjërat më të thjeshta. “Si e bëni bukën, djathin? Si i punoni vreshtat? Si i rrjepni dhitë? Si i ruani bagëtitë nga ujqit?” Pastaj pyet çfarë zogj kanë andej, si u thonë maleve që kanë afër, cilët janë katundet arbërore rreth e përqark? I pyet, gjithashtu, të recitojnë numrat (l,2,3…), ditët e javës dhe muajt e vitit. Përgjigjet që mori ishin pothuaj të njëjta nga një krahinë te tjetra, gjë që tregon se në thelb kultura e shqiptarëve në Greqi është e njëjtë kudo. Autori mblodhi me qindra këngë, shumica e të cilave bëjnë fjalë për dashurinë. Ja, disa radhë të shkëputura nga këto këngë:

  • Eja të të puth një herë,
  • Tani që kam pirë verë.
  • Prapa malit kam një pus,
  • Eja vashë të të puth.
  • Prapa malit kam shtëpinë,
  • Eja vashëzë të rrimë.

Libri hedh dritë edhe mbi figurat arbërore që i kanë bërë shërbime të çmuara popullit shqiptar në Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistës “Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprës kryesore për njohjen e arbërorëve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat për mbrojtjen e të drejtave të arvanitëve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek në Athinë, si shkencëtar dhe si mbledhës i folklorit arbëror. Ka edhe të tjerë.

GJENDJA E GJUHËS SHQIPE

Arbërorët janë krenarë për gjuhën e tyre. Një nga këngët që këndojnë në krahinën e Korintit thotë:

  • Kjo gjuhë arbërishte
  • Është gjuhë trimërishte.
  • E fliste Admiral Miaulli,
  • Boçari dhe gjithë Suli (f.327)

Nga intervistat e shumta që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se ata e duan gjuhën shqipe me zemër, dhe kënaqen kur flasin shqip. Prandaj kanë merak ta ruajnë dhe t’ua lënë trashëgim fëmijëve. Ky merak duket edhe në ndonjë këngë të tyre, si, p.sh. në radhët: “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi”. Papa Bellushi pyeti herë pas here kudo që vajti: “Do të rrojë gjuha arbërore?” “Nuk e di,-iu përgjegj një burrë,-sepse është një gjuhë që nuk mësohet në shkollë dhe nuk shkruhet”. Dhe vërtet bisedat e Bellushit me arbërorët zbuluan një konflikt midis atyre që duan ta ruajnë gjuhën me çdo kusht, dhe atyre që preferojnë greqishten, sepse ajo shkruhet. Po në përgjithësi ata kanë besim në të ardhmen e gjuhës. Kanë po ato ndjenja që shfaqi një plak nga Korinthi kur tha: “Unë kam tri vasha me shkollë. Po kur më vinë këtu në shtëpi, flasin arbërisht. Greqishten nuk e flasim neve këtu”. (f.349)

Gjatë gjithë udhëtimeve që bëri në Greqi, meraku më i madh i papa Bellushit ishte për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën e arbërorëve, dhe me të drejtë, sepse nga të gjitha anët ai dëgjoi ankime për grekët. Grekët nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe. Nuk i lejojnë shqiptarët as të këndojnë këngët e tyre. “S’kemi mundësi të shkruajmë gjuhën tonë,” thotë arbërori. “S’kemi botime, as fetare, as popullore, as letrare. S’na lejojnë… Jemi si një trup pa shpirt”. (f.426) “Këtu gjuha jonë flitet vetëm midis mureve të shtëpive. Ajo s’ka banesë as në liturgji, as në shkollë, as në shtyp, askund”. Kështu foli plaku 72- vjeçar Dhimitri Gonos në More. (f.419) Priftërinjtë i ndalojnë fëmijët arbërorë të flasin shqip, se “është e mallkuar”. Një burrë i tha Bellushit se kur ishte djalë i vogël në shkollë, mësuesi i rrihte nxënësit shqiptarë po të thonin ndonjë fjalë shqip, dhe i detyronte të shkruanin ato fjalë njëqind herë në dërrasën e zezë. (f.233)

Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet. Edhe emrat shqip të fshatrave të tyre nuk i durojnë, dhe i kanë ndryshuar e u kanë vënë emra greke. (Megjithatë, populli vazhdon të përdorë emrat e tyre të vjetër shqip). Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare. Përgjigjen shqiptarët: “Një e rremë e madhe! Në Korinth, në Beoci, në Atika, në Eube, në Argolidhë, në More, në Thebe arbërorët i gjen si milingonat nga të gjitha anët”. (f.426)

Arbërorët e dinë mirë rolin e shqiptarëve në Revolucionin për Pavarësinë e Greqisë. “Greqinë e kanë ngjallur arbërorët”, thonë ata me këmbëngulje. Por kjo e vërtetë historike nuk u bën përshtypje grekëve. Ata e mohojnë kombësinë shqiptare të herojve të revolucionit grek si Boçari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj. duke thënë se ata ishin grekë që kishin mësuar të flisnin shqip!! Më e keqja është se ka edhe arbërorë që s’duan të thonë se janë shqiptarë. E mohojnë kombësinë e tyre dhe zemërohen po t’ua kujtosh.

UDHËTIM NË MORE MË 1970

Me interes të veçantë është udhëtimi që bëri Bellushi në More më 1970, i shoqëruar nga prifti arbëresh Jani Kaparelli. Përshkrimi i këtij udhëtimi përbën një dokument me vlerë të rrallë. Në hapësirën e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan për mallin e pafund që kanë arbëreshët për Morenë, sepse, sikurse thotë ai, arbërorët e Moresë dhe arbëreshët “janë lidhur ngushtë nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi si mish e thua”. Ai bën fjalë për takimet e ngrohta bisedat e përzemërta, këngët që kënduan së bashku me shqiptarët e Moresë, të cilat mishëronin gëzimin e tyre të përbashkët, hidhërimin, vajtimin, besën, mundimet, dhe afërsitë shpirtërore që kanë njohur gjatë shekujve.

Pastaj shkruan për prelatin simpatik grek të Moresë, dhespot Stefanos i cili, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i grekëve, i mirëpriti arbëreshët dhe tha me gojën e tij se, “këtu janë shumë katunde arbërore”. (f.415) Madje, ai lëshoi një kartë, të hartuar në formën e një “leje” për vizitorët, ku ai përmendte me emër fshatrat e Moresë që donin të vizitonin Bellushi dhe Kaperelli.

“Ky është i pari dokument grek”, thotë Bellushi, “ku shkruhet se në More gjenden edhe sot katunde arbërore!” Dhe si i tillë “ka një rëndësi historike të madhe”. (f.416)

VEPËR E DENJË SHKENCORE

Me botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër që ndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Vepra e tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që ulet gju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof. Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme të shqiptarëve në Greqi”.

Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën e Greqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit. Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një nga gjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumta që ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatë vizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, që tregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht), që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin.

Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak të shtypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (që buron nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, si shërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë. Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “i freskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo ka rrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”. (f.424)

Teksti i këtij libri është në dy gjuhë: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe në greqisht). Pjesa më e madhe e lëndës është në gjuhën shqipe. Teksti italisht është, në të vërtetë, një përkthim disi i përmbledhur i tekstit shqip. Megjithatë, emri i autorit dhe titulli i librit në kapakun e veprës janë në gjuhën italishte, si pason: Antonio Bellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia.” Libri ka një hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i Shoqatës Kulturore Arbërore “Mark Boçari” në Athinë, dhe një parathënie nga prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës. U botua nga Qendra për Kërkime Socio-Kulturore “G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe. /usalbanianmediagroup

*Shënim: Citatet nga bisedat dhe këngët e abërorëve janë shkruar gati të gjitha në shqipen e njësuar letrare, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre. –

PETER R. PRIFTI
San Diego, California
Shkurt, 1996

_________________________

Peter R. Prifti

Peter Prifti (1924-2010) lindi në Rehovë (Kolonjë) më 1924. Pasi kreu shkollën fillore në fshat dhe Plotoren në Ersekë, emigroi në Amerikë më 1940. Peter Prifti mbaroi shkollën e mesme, pastaj u diplomua për art e letërsi në Penn State College. Vazhdoi studimet në University of Pennsylvania ku fitoi gradën shkencore “Master of Art Degree in Philosophy” (1955). Punoi redaktor në gazetën “Dielli” dhe sekretar i “Vatrës” (1958-1960), përvojë e cila e ndihmoi të njihte nga afër Fan Nolin dhe komunitetin shqiptar. Për 15 vjet ishte konsulent për çështjet shqiptare në M.I.T. (Massachusets Institut of Technology) qendër e shquar e studimeve ndërkombëtare. Më 1976 University of California, Dega e Linguistikës e mori si pedagog sapo hapi katedrën e Gjuhës Shqipe. Jetonte në San Diego, Kaliforni. Është autor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics of isolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Land of Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portrait of a Country”.

Aristidh P. Kola

Aristidh Kola (1944-2000) është jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar i guximshëm për çështjen kombëtare, kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”. Mbante lidhje dhe bashkëpunoi me personalitetet e diasporës në Amerikë e Turqi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, arbëreshët e Italisë dhe Korsikës. Është autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, etj. Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”. Në vitin 1999 përkrahu në mediet greke bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe UÇK-në. Është hedhur në gjyq dhe kërcënuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke. Dekoruar nga ish-Presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhe nga kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Është “Qytetar nderi i Skënderajt”.

Andon Bellushi (Antonio Bellusci)

Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.

Selia e Shoqatës Kulturore Arbërore Marko Boçari. Aristidh Kola, Antonio Bellushi dhe arvanitas të tjerë, Athinë 1984
“Rrugëtimi i një arbëreshi”, libri mbi jetën dhe veprimtarinë e At Belluscit
In Gastronomos September, 11/09 with Kathimerini of Sunday
THE VILLAGES OF ATHENS
Eleusis, Villa, Marathon, Spata, Keratea, Acharnes, Varnavas, Palaia Fokaia, Vravrona, Polydendri, Rodopolis, Kouvaras… The rare wealth of the Attica land, for the first time, in a collector’s issue. Ancient customs, products, kurbania and traditional Arvanite and Sarakatsan recipes that we recorded in the backyard of Athens. Cover photo: Michael Pappas

GAZETARI GREK I ÇJERR MASKËN GËNJESHTRAVE GENETIKE TË ΉISTORISË DHE TË EGZISTENCËS SË GREKËVE

TE VETMIT ETNIK NË GREQIN ARTIFICIALE MODERNE JAN SHQIPTARËT, GRUPET E SHUMTA TË TJERA TË ETNIVE NGA KAUKAZI DHE AZIA E VOGËL TË ARDHURA ME NDRIMIN E POPULLSIS SIPAS TRAKTATIT TË LOZANËS NUK KUPTOHESHIN NDËRMJET TYRE, PRANDAJ GJUHA SHQIPE U HOQ DHE U VENDOS GREQISHTJA E RE ( gjuhë kishtare) SI GJUH ZYRTARE.

VENDASIT ARBAN NUK E KUPTONIN GREQISHTEN E RE DHE SULJOTI ARBAN MARKO BOÇARI I ERDHI NË NDIHMË POPULLSIS VENDASE DUKE SHKRUAR FJALORIN SHQIP GREQISHT.

https://www.facebook.com/people/Teuta-Ilire-Reka/100088938891669/?ref=embed_video

Β. υrri iku në shtëpi táρë fare, hid.het mbi g. rυan dhe… Të nesërmen ç.mendet nga ajo që shikon!!!

Ditët tona një nga këshillat më të mira që ju japin miqtë edhe familjarët është të mos e teproni me pijen pasi kjo jo vetëm që ju shkakton dème në shëndet, por edhe ju nxjerr nga vetë-vetja juaj.

Kur ju e humbisni kontrollin mund të kryeni veprime që më pas do t’i bini 100 herë píshmánit, por mund të jetë vonë ndaj dhe duhet të kini shumë kujdes kur ju shkon mendja për të pirë pije alkòlíke.

Historia që do t’ju rrëfejmë sot flet për Andrean, i cili ishte një burrë dhe baba shembullor, por që një ditë tek ditëlindja e mikut të tij të ngushtë ai e teproi pak me pijen dhe nuk e mësoi kurrë se si e gjeti

veten në shtëpi.Sapo doli dielli, ai u zgjua dhe sapo u ngrit nga krevat me një dh.imbje të madhe koke, ai shkoi në tualet dhe sapo pa veten ne tij në pasqyrë ai shtángù.

Kishte një pamje që nuk duhej aspak mirë dhe njëri prej syve të tij ishte aq i fr.yrë dhe i nxirë sa që të krijonte pamjen se burrin e kishin rr.ahur gjithë natën.

U habit më shumë kur në tualet pa një letër që i kishte lënë nusja e tij dhe për më shumë u bë shumë kurioz pasi letra ishte mbushur plot forma ze.mrash dhe tashmë

Andrea nuk po merrte vesh asgjë se çfarë po ndodhte ose çfarë kishte ndodhur.Ai mori letrën në dorë dhe nisi ta lexonte. I hapi sytë mirë duke e lexuar pasi nuk po i besonte syve.

“Ehh more burrë i dashur, dje në shtëpi erdhe tápè dhe ke bo namin se nuk kishte aspak kontrollin e vetes tënde.Mos u sh.qetëso aspak sepse të dua aq shumë sa nuk ke për ta kuptuar kurrë.

Jam krenare që jam bashkëshortja jote”, shkruhej në letër dhe tashmë Andrea nuk po kuptonte se ç’po i ndodhte.Ai ishte i ùritùr dhe shkoi të hante mëngjes kur aty u përballë me djalin e tij të madh, të cilin e pyeti direkt.

“Ore, çfarë ka ndodhur dje se nuk po marr vesh asgjë?”Dhe djali i tij ia shpjegoi fije për pè se çfarë i kishte ndodhur babait të tij.“Ti more babi, dje ishe në një festë dhe këtë e di shumë mirë ti.

Erdhe në shtëpi dhe ishte kaq tápè sa që nuk të mbanin më këmbët”, i tha djali.Sapo hyre në derë humbe kontrollin, dhe e gjete veten në tokë dhe aty për fat të keq ke vr.arë syrin tënd që tashmë e ke të nx.irë.

Andrea kuptoi gjithçka se pse e kishte fytyrën ashtu, por kjo dashuri e madhe e gruas nga lindi mor aman??

Djali i tij vijoi: “Për të mos rënë përsëri në tokë, mami të ndihmoi që të shtriheshe dhe që të të hiqte rrobat për të fjetur”Ti more babi fillove t’i thoje asaj:

“Mos më prek, mos më prek moj, jam i martuar moj, jam i martuar”…Tashmë nuk kishte asnjë pikë dyshimi dhe Andrea i kishte idetë e qarta dhe historia e tij u mbyll me një fund komik, por sërish kujdes miq kur bëhet fjala për të pirë…

Po gërmonin në υarrin e një grυaje, arkeologët befαsohen me atë çka i shohin sytë: Është një gjë e rrallë!

Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar një karrige të palosshme 1400-vjeçare nga varri i një gruaje të hershme mesjetare. Zbulimi u bë në Endsee, Bavari, në Gjermaninë juglindore, në fillim të këtij muaji.

Karrigia e palosshme ishte prej hekuri dhe është jashtëzakonisht e rrallë. Kur paloset, karrigia ka përmasa rreth 28 me 18 inç dhe besohet se daton nga fundi i shekullit të 6-të.

Ekspertët besojnë se karrigia është varrosur me gruan e ndjerë, e cila me gjasë ka ndërruar jetë në të 40-at.

Në një deklaratë të marrë të hënën nga Zenger News, Zyra Shtetërore e Bavarisë për Mbrojtjen e Monumenteve tha:

“Rreth dy metra nën nivelin e tokës, një ekip gërmimi në Endsee në Frankoninë qendrore zbuloi një varr me përmasa rreth 1.3 me 2.7 metra, në të cilën kishte një kornizë hekuri që shpejt doli të ishte një karrige e palosshme.”

“Kjo gjetje, e cila në pamje të parë duket kaq moderne, është një gjë e rrallë dhe me interesin më të madh kulturor-historik, sepse jep një pasqyrë të pajisjeve të varrimit të pjesëve të shquara të popullsisë dhe në përdorimin e hershëm të orendive,” tha Mathias Pfeil, kurator i përgjithshëm i BLfD.

Karrigia e palosshme është gjetur si send varri në një varr femre. E ndjera, sipas vlerësimit të parë antropologjik, një grua e cila ka vdekur në moshën 40-50 vjeçare, kishte rreth saj një gjerdan perle prej rruaza të vogla xhami shumëngjyrësh në qafë.

Nuk ρaguante dot kredinë, banka i nxj err në shitje shtëpinë. Babai i dy fëmijëve befasohet kur merr vesh se kush ia ka blerë

Nje gjest aq i bukur, aq fisnik eshte bere ne ndihme te nje qytetari qe rrez ikonte te humbiste banesen.

Historia vjen nga Tula, në provincën e Sassarit në Itali.Tomasino, një punëtor 56-vje çar që kishte mbetur i papunë, nuk mund të paguante më kredinë për shtëpinë ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët.

Shtëpia e tij rrez ikonte të dilte në an kand në mars të 2019, por qyteti shkoi në ndihmë të tij duke organizuar mbledhjen e një fondi që bëri të mundur riblerjen e pronës.

“Ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm” – tha kryetari i bashkisë së Tulës, Gino Satta , ndër të parët që lëvizën për të ndihmuar punëtorin Tomasimo.

“Ne si administratorë jemi munduar ta ngremë pro blemin në mënyrë dis krete, por morëm një përgjigje të shkëlqyeshme nga qytetarët dhe kështu pas disa muajsh

arritëm shifrën për të shpëtuar shtëpinë e Tomasino”.An kandi gjy qësor e kishte nxjerrë shtëpinë në shitje për 27 mijë euro.

Kërkesa për ndihmë- Punëtori 56-vje çar papritmas ishte pa punë dhe pa se po humbte shtëpinë në an kand. Në mars 2019 burri iu drejtua shërbimeve sociale të komunës Tula.

Falë solidaritetit të bashkëqytetarëve të tij, brenda disa muajsh ata e blenë shtëpinë dhe ia dhuruan Tomasinos.

Βυrri mbjell domate dhe bëhet gati ta shesë, por vë dυart në kokë nga ajo që i ndodh

Ne nuk dimë cfarë po hamë, kjo as diskutohet. Por se sa dëm ato na sjellin, këtë nuk jemi në gjendje ta masim.

Një fermer nga fshati Dushk i Lushnjes, i cili me familjen punon prej vitesh në sera për kultivimin e domates, ka hasur në një shqetësim, që i ka kushtuar miliona lekë dëme.

Domatja që ai priste për ta hedhur në treg dhe për të marrë frytet e punës, i ka dalë e deformuar.

Ai thotë se ky prodhim është jashtë standardit dhe se faji është i farës. Edhe pse ai është i regjistruar dhe ka NIPT askush nuk e merr përgjegjësinë se i kujt është faji.

Rolandi thotë se i kanë dalë me probleme vetëm domatet që ka marrë farën në një agronom në Lushnje. Sipas tij, problemi është vetëm me këtë farë që ka marrë te farmacia e agronomit Anastas Qorri.

“Po i hedh në kanal mijëra ton domate. Nuk kanë treg. E kam takuar dhe s’më ka dhënë zgjidhje. Bëji analizat më thotë. I ka bërë vetë dhe mua nuk mi jep” thotë ai.

Pas ankesës, qytetari shkon të takojë agronomin, i cili i thotë që “të bëjë analizat”. Më tej i pohon se ai dhe firma i kanë bërë analizat dhe ka dalë që nuk është problem i farës, por është mungesë shërbimesh.

Madje, i lexon e-mailin dhe i thotë qytetarit se i ka ardhur fleta nga laboratori dhe pretendon mungesë të shërbimesh, madje njëherë e ngopur me ujë njëherë e pangopur nga uji.

Qytetari i thotë je mirë, se më parë i ka thënë mos i jep ujë shumë se e ka nga uji. Agronomi i thotë se nga analizat doli që fara s’ka asnjë gjë.

“Neve kemi për detyrë të shpërblejmë nëse del që është faji i farës.

Bëji analizat dhe nëse institucioni në Durrës thotë që është faji i farës, dhe të gjitha shpenzimet dhe detyrimet e munguara do merren 100 %” i thotë agronomi.