Η. αbit 46 υj eçarja: Κapa të dαs.hύrin e υαjzës duke Ιuajtur me mb *thjet e mia te ρ aΙara

Një 46 vjeça re ka shkruar në rubrikën e ‘The Sun’ duke treguar historinë e saj të dashurisë me të dashurin e vajzës së saj.

Ajo shprehet se vajza e saj 22 vjeç are e cila në atë kohë jetonte me të, i kishte prezantuar një djalë që ishte dhe i dashuri i saj dhe ai ishte 23 vjeç.

Një ditë 46 vjeça rja ishte kthyer herët nga puna dhe ishte ngjitur lart kur kishte parë të dashurin e vajzës duke luajtur me të brendshmet e pa lara të sajat.

Ajo shprehet se në vend që ta përzente apo qor tonte vendosi që ti tregonte se çfarë ishte në gjendje të bëntë një ‘plakë’.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk i pëlqejnë meshkujt e moshës së saj por i pëlqen më të rinj.

Ajo vazhdon akoma lidhjen me 23 vjeç arin teksa vajza e saj është bet uar që nuk do ti flasë më me gojë, 46 vje çar shprehet se ndihet çdo ditë fa jtore, por një fa jtore e kënaqur.

Dhëndri me orë të tëra në dhomë me υ. ajzën, ja çfαrë i bën υjehrri nga Tirana

Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë (periferi të Tiranës)

duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar

t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të.

Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh në shtëpi pasi çifti futet në një

dhomë dhe qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma.

E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”, tha gazetarja.

Meritoni ρυthet nga dritαrja e kazermës me Ilnisën, Rike ia thotë në sy këngëtarit: Kam zero simρati për të…

Një dënim i dhënë nga “Big Brother” për disa prej banorëve për shkak të thyerjes së disa rregullave gjatë javëve, ka sjellë biseda të shumta mes tyre, duke zbuluar edhe më shumë rreth përshtypjeve që kanë krijuar për secilin prej konkurrentëve, dhe raportin që kanë me ta

Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Meritoni dhe Gabriele, janë dërguar në një dhomë të quajtur kazermë deri në një njoftim të dytë nga “Big Brother”.

Pak pasi banorët nisën qëndrimin në ambientin e ri, duket se Ilnisën e ka marrë malli shpejt për Meritonin, dhe është afruar tek dritarja e dhomës për ta përshëndetur dhe për ta puthur

Hajde të puth këtu beb. Do iki të fle tani, jam me Bardhin.”– u shpreh Ilnisa.

O zot i madh, o zot”– tha Romeo i habitur nga veprimi i dyshes.

Që prej fillimit të BBV dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa shpesh nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Por pavarësisht raportit që Ilnisa ka me Meritonin, Rikja gjatë një bisede me banorët në kazermë, nuk ka nguruar aspak të shpreh në sy të tij që nuk ka aspak simpati për Ilnisën, por i vjen keq që Sara flet pas krahëve për të.

Rike: Unë për Ilnisën kam zero simpati, por m Ië vjen keq që Sara i bën si shoqe dhe pastaj i flet mbrapa.

Meritoni: Ilnisa është në terezi.

Romeo: Ajo te ngrin vetullën pastaj të qesh, pastaj të hedh kunjën, pastaj të sheh. Është vajzë e zgjuar ajo.

Nga ana tjetër, Meritoni është shprehur se Ilnisa sipas tij është një vajzë shumë inteligjente, mendim ky që është mbështetur edhe nga Romeo.

Meritoni: Ajo është vajzë shumë inteligjente. Jo lojtare e mirë, por shumë inteligjente. Është vetvetja, e sinqertë, e dashur. Nuk bëhet kushdo me të.

Romeo: I heq kapelën, është e zgjuar.

Monedhat e hυαja, me sa po bΙihen dhe shiten doΙΙari dhe euro

Sot, më 24 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.1 lekë dhe shitet me 96.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 109 lekë, ndërsa në shitje me 110 lekë.

Paundi britanik, blihet me 120.4 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 70.3 lekë, ndërsa në shitje me 71.5 lekë.

Të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 24 Janαr 2024

Dashi

Diskutimet dhe argumentet mund të komprometojnë mirëkuptimin në çift dhe t’ju mbajnë larg gjetjes së një pike takimi. Kryeneçësia juaj nuk ju lejon të lëshoni “pe”! Beqarët do të kenë kokën e tyre diku tjetër dhe kjo e mërkurë nuk do të jetë e suksesshme në dashuri. Kush do të udhëhiqet nga ambicie të forta në punë do të përballet me mundësi të mira.

Demi

Dita do të fillojë me optimizëm dhe çdo gjë do të duket e zgjidhshme. Edhe ato kontraste me të dashurit tuaj që ju bëjnë të zemëroheni do të duken sikur janë të vogla. Yjet garantojnë për beqarët kushte të duhura për një takim interesant. Periudhë e shkëlqyer për të nisur investime të reja ose për të ndryshuar bashkëpunëtorët. Shpërblime të reja vijnë së shpejti.

Binjakët

Venusi do të sjellë ekuilibrin dhe harmoninë dhe kjo ditë do të jetë vendimtare për marrëdhëniet në çift, pavarësisht nga ato që mund të jenë. Shumë do të fillojnë një bashkëjetesë. Beqarët do të duhet të reagojnë ndaj situatave të ankthit me një buzëqeshje, pa u përfshirë në panik. Me mbështetjen e Uranit, gjithçka është e arritshme. Yjet njoftojnë njohje të shkëlqyera në frontin e punës.

Gaforrja

Mos lejoni që mosfunksionimi juaj të mbizotërojë mbi lidhjen tuaj të dashurisë, rrezikoni marrëdhënien në çift. Jini të ëmbël dhe në dispozicion me ata që ju duan. Kohë e mirë për beqarët të cilët do realizojnë takime interesante. Yjet janë në anën tuaj dhe ata që duan të marrin shtigje të reja mund ta bëjnë këtë me qetësi.

Luani

Nëse jeni gati për të dëgjuar nevojat e partnerit/es, duhet të përballoni gjithashtu disponimin e keq dhe mosmarrëveshjet e vogla. Megjithatë, në mbrëmje disponimi do të jetë i mirë. Kush është vetëm ose është kthyer nga një marrëdhënie shumë e stuhishme, do të nisë një histori pasionante. Kreativiteti ju shtyn të kërkoni horizonte të reja dhe shumë prej jush do të kenë sukses.

Virgjëresha

Mos u ndalni në paraqitjet tuaja dhe përpiquni të thelloni njohjet me dikë që ju intereson. Zemrat e vetmuara do të jetojnë momente të lumturisë së pastër pa menduar për të nesërmen. Periudhë e rëndësishme nga këndvështrimi profesional, kthimet e papritura hyrëse dhe idetë e shkëlqyera do të japin fitime të shkëlqyera.

Peshorja

Mos u dramatizoni me grindje të pakuptimta dhe të parëndësishme, nuk keni nevojë të mbani inatin tuaj gjatë. Përkundrazi, qëndrojini afër partnerit/es dhe sheshoni zënkat e kota! Nëse jeni vetëm, mos i anashkaloni ftesat për takime dhe mundohuni të hapni zemrën për miqësi të reja. Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni situata të vështira falë diplomacisë suaj. Vepro me ndershmëri në ato çështje që duken stresuese.

Akrepi

Sot, Venusi do t’ju ndihmojë të premtoni ekuilibrin dhe qetësinë me të dashurin/ën tuaj. Por duhet të jeni më pak posesiv dhe të lini mënjanë xhelozinë. Zemrat e vetmuara do të shkojnë në kërkim të aventurave dhe do të jenë plotësisht të kënaqur. Nga sot gjendja financiare do të përmirësohet dhe do të filloni të shikojë frytet e punës suaj. Jini të sigurt.

Shigjetari

Një ditë intensive për ata që janë në çift, sot erosi janë yjet dhe kjo do të përforcojë bashkëpunimin në marrëdhënie. Venusi mbron të dashuruarit! Ka kthime nga e kaluara për beqarët, ndoshta dikush me të cilin nuk e keni ndërprerë ende komunikimin. Kushte të shkëlqyera për investimet e ardhshme, Jupiteri ju ofron bashkëpunime dhe mundësi për tu kapur që në ajër.

Bricjapi

Planetët mbështesin zgjedhjet tuaja dhe do t’ju bëjnë të jetoni momente që kurrë më parë nuk u përjetuan me personin e zemrës. Ju do t’i lini përshtypje partnerin/es me mënyrën tuaj të sjelljes! Yjet ofrojnë takime interesante për zemrat e vetmuara: priten dashuri interesante. Ju keni gjithçka që ju nevojitet për të arritur qëllimet e dëshiruara në aspektin profesional.

Ujori

Konfuzioni dhe dyshimet ende nuk zhduken, mospranimi juaj nuk do të jetë i mirë në marrëdhënien në çift. Megjithatë, yjet premtojnë ndjesi të forta dhe pajtime. Takime të nxehta për beqarët, sot nuk do të hiqni dorë nga mundësitë për takime apo koha e lirë. Peshoni mirë zgjedhjet, vetëm në këtë mënyrë ju mund të identifikoni ato të drejta që do t’ju japin kënaqësi në të ardhmen. Periudhë me fat.

Peshqit

Natyra juaj nuk mohohet, ëndërruesit dhe romantikët si ju do të kapin çdo moment gëzimi për ta kaluar pranë të dashurit/ës tuaj. Për beqarët do të jetë një ditë sqarimi dhe zgjidhjeje, mbyllni çështjet në pritje. Priten ndryshime në aspektin profesional. Kjo e mërkurë premton të jetë e frytshme dhe interesante.

Çfarë ka ndodhυr? Ilir Meta e Monika Krγemadhi fotografohen në sρital

Pak ditë më parë, mediat mësuan nga burime pranë ish-Presidentit për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej nëna e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nëna e Ilir Metës po ndiqet ditë pas dite në Spitalin Amerikan në një betejë të fortë për jetën.

Meta së bashku me bashkëshorten e tij, deputeten e PL-së, Monika Kryemadhin shfaqen në ambientet e Spitalit Amerikan.

Pse Lisi u bë pjesë e ‘BBV’? Miqtë gazetarë: Flinte në këmbë ρranë të atit të sëmυrë

Elvis Myrta, gazetar i kronikës së zezë, ishte ndoshta më pak i njohuri në startin e këtij edicioni të tretë të Big Brother, por sapo vuri këmbën në shtëpi, u kujdes që batutat dhe autoironia e tij të mbahen mend. Teksa e prezantoi veten si një “njeri të këputur e popull të thjeshtë”, Lisi ia doli që të rrëmbente menjëherë zemrat e një pjese të mirë të banorëve, e padyshim publikut që në këtë javë të parë ka shprehur mbështetjen.

Por çfarë e shty Elvisin, apo Lisin, siç e njohin të gjithë kolegët e tij, që t’i futej një aventure siç është Big Brother, ku padyshim rrethi i fansave mund t’i japin një avantazh që në nisje, një aktori, apo një këngëtari, që është më i rrahur me masat, më shumë sesa një gazetar i kronikës?

Një pjesë të puzzle na e ka dhënë vetë Lisi, teksa ka folur me një pjesë të banorëve për vitin e vështirë që ka kaluar, në aspektin e stabilitetit emocional, por edhe sëmundja e babait që duket se i ka dhënë një goditje të fortë.Për të plotësuar vijën e jetës së Lisit, që në këto vitet e fundit ka pasur ulje ngritjet më të mëdha, ZËRI ka zhvilluar një bisedë me disa prej kolegëve të kronikës së zezë, me të cilët ai ndante orët e gjata në pritje të vendimeve të SPAK e GJKKO. Emëruesi i përbashkët i tyre është një dhe i vetëm, për Lisin njerëzorja duket se ka qenë më e rëndësishme se çdo garë mes kolegëve për të pasur lajmin e fundit.

Elvis Myrta është lindur në një familje elbasanase, qytet i dijes dhe kulturës që në vitet e fundit ka qenë një prej vatrave më të nxehta të përplasjeve mes bandave dhe grupeve kriminale, që duket se kanë shënjuar dhe drejtimin e gazetarit në kronikën e zezë.

Se si ka ndikuar futja e Elvisit në BBV tek rutina e kolegëve të tij, e tregon kolegu i tij Fatjon Gjinaj, i cili për disa kohë ka ndarë të njëjtën redaksi me të, por edhe kujtime të veçanta përtej lajmit e kronikës.

“VIP-i i parë e mbase i fundit që s’pranon të jetë “VIP” aty ku kjo fjalë është rrënja e themeli i “drejtorisë kombëtare të audiencës” sot për sot. Futja e tij në “Big Brother”, tregoi së pari për ne kolegët atë që ndoshta e vinim në dyshim ndonjëherë (për shkak të “ndasive” dhe qëndrimeve të ftohta përtej të besuarve e më të afërmve). Bashkimin! Doli që ky njeri vetëm bashkonte, dhe kështu ndodhi ku së pari kur mblidhemi në mëngjes para SPAK-ut, nëse më parë pyesnim se “ça të ngacmojmë ndonjë ngjarje a dosje”, tashmë pëshpërisim “ça ka ndonjë gjë nga Lisi”, komentojmë qëndrimin e tij dhe se si ta promovojmë. Pastaj natyrisht nuk humbasim ritmin e punës dhe përgjegjësisë profesionale. Ai është kthyer në një simbol “paqeje” mes nesh, kreativiteti sidomos, sepse është shumë vështirë për profilin e gazetarit të kronikës së zezë të mendojë jo më të bëjë veprime të promovimit të një personazhi që tani i përket të paktën hë për hë spektaklit e showt televiziv”.

Fatjoni tregon kohën kur ka punuar në të njëjtin televizion me Elvisin e si u njohën mes dilemave.

“Erdhi në zyrë, më kërkoi edhe mua drejtori. Se kisha takuar kurrë më parë Lisin, thjesht nga njohje mbase të përbashkëta e dija se ekzistonte. Drejtori më tha se “do jetë kolegu yt nga gjyqësori dhe prokuroria”. Unë mbuloja policinë. S’më ngjiti, ishte autokritik, siç u tregua në hyrjen e tij në BBV, e në kohë të çmendura si këto, ku për gjithçka dyshohet për më tepër në “lëmin” tonë gazetaresk, autokritika e tij dukej hipokrizi.

Dhe sinqerisht kafen e parë e kam konsumuar me të vetëm për shkak të mirësjelljes, por më pas nisa të shikoj veten time, me pengesa mjaft në rrugën që sa kisha nisur, me brryla e pabarazi meritash. Por pas asaj bisede, çdo ditë që fali Zoti takoheshim, dilnim bashkë nga redaksia pas pune sepse edhe rrugën e kishim deri në gjysëm bashkë. Kishte një kryqëzim në “Ali Dem” që mua dhe Lisin mund të na bënin meme sa herë të donin. Sepse biseda vijonte aty në këmbë edhe për dy orë, folëm për gjëra që ndoshta si flisnim as me familjarë e njerëz të afërm, për dëshira e sekrete, për njerëz e kohë.

Qeshnim si budallenj me batuta. Gjithkush çuditej nga marrëdhënia jonë se rrallë ndodh në një redaksi që gazetarë me profil të njëjtë të shkojnë mirë. Lisin nuk e komandonte egoja, por njerëzorja. Dua ti përmend disa kolegë që sot e mbështesin përtej çdo rrethane atë. Është e veçantë se jemi një grup që bëjnë pjesë montazhier, gazetarë të profileve totalisht të kundërt por që i bashkon më e bukura në shpirtrat rinor, hedhja pas e gjithçkaje dhe bashkimi i buzëqeshjeve, e ata janë Visa, Ergi, Klei, Melisa, Maksi, Edona, Tea… Ndanim shumë kohë bashkë dhe ndajmë edhe pse sot jemi “koka në Stamboll e trupi në Janinë”, gjejmë gjithnjë një moment kur shkulemi mushkërinjsh duke qeshur, dhe larmishmëria jonë ishte e është për tu patur zili. E quanim veten dhe jemi vërtetë ajo që thotë Lisi, Popull”.

ELVIS MYRTA DHE FATJON GJINAJ

Kolegu i tij tregon edhe peripecitë që Elvisi ka kaluar sidomos vitin e fundit, me sëmundjen e babait, që sigurisht sjell edhe vështirësitë ekonomike.

“Flinte në këmbë pranë të atit. Një pjesë e mirë e jona e patëm përjetuar atë situatë. Sepse Lisi s’ishte më i mëparshmi. Ishte i pagjumë, i pashpresë, i hallakatur, natyrisht gjithçka kishte edhe kosto financiare. Aty e kam njohur ende më mirë kur ngjita shkallët për të shkuar në dhomën ku ishte i ati. Një krenari e jashtëzakonshme e sedër për tu adhuruar ai djalë. “Fatjon, do gjak çdo ditë”… Shumë iu gjendën pranë në ato çaste, por shumica popull, e populli s’ka ça i bën as nuk ofron shumë zgjidhje e alternativa për popullin kur ka nevojë. Gjithsesi zemra e popullit është shpëtimi i popullit, ato zemra që Lisi ka nisur ti prek e ti bashkojë sot, dhe ende s’kemi parë gjë akoma, kur ato zemra të bukura shqiptarësh ta përqafojnë këtë karakter e fenomen, sepse ai është ata. Lisi e kaloi atë situatë, dhe ndoshta më tepër se kaq, që i takon atij ta rrëfejë.

Ai kishte nevojë për një shkundje dhe qëlloi në shenjë. Dyert që i qëndronin mbyllur një rrogtari të zakonshëm në këtë vend që s’bën kurrë prekopi mbi këtë shtyllë, ai vendosi ti shkelmojë. “Ik pirdhuni moralistë e të pamoralshëm, do ju bëj puçin dhe i moralshmi do të dal unë në fund”. Ma merr mendja se diçka të tillë ka menduar para se ta bëjë këtë hap. Mendoj se ka bërë një goditje. Ka hyrë ndryshe në BBV, jo me limuzina e tym, e të jeni të bindur se do dali po ai, lalai ynë. Populli shkon me popullin në fund të ditës”

Si duhet ta shikojmë Elvisin dhe ku dallon ai nga të tjerët?

“Ai dha vetëm lajme të zeza, e zemra e tij e bardhë, origjanaliteti i tij dhe maturia për të mos dhënë tituj por lajm e të vërteta, ndoshta nuk e bënë “VIP” por e mbajtën NJERI! Mos i shikoni njerëzit e zakonshëm si numra. Pas tyre ka histori, ka karakter, ka sfida, ka mendje, zemër e shpirt. “Zguço” i SPAK-ut siç i drejtohemi ndonjëherë njëri-tjetrit mes kolegëve, ka për të na çuditur të gjithëve, jo me bëma, tam-tame e rrëmujë, por me njerëzoren e tij. Kam thënë shpesh sidomos në biseda të ngushta se ky lloj formati është një beterr, dhe sot e kam argumentin më të fortë se pse kam patur të drejtë ndonëse mund të kritikohem për këtë që do them. Sepse i mungonte ky lloj karakteri, ky lloj njerëzori e humani.

Le ta mbështesim këtë njeri, me një votë kur i duhet, fundja ka 34 vite që votojmë kuturu, me një fjalë, me një përkrahje sado të vogël. Lisi na tregon se ç’është nga më të rëndësishmet nga shumë ç’ka tjetër, është natyrisht argumenti duke e dhënë edhe atë me DASHURI, se mbi argumentin është përherë ajo e mbi të gjitha, DASHURIA! Lisi e ka me shumicë”, tha Fatjoni.

Edhe njohja Bleona Metushit, koleges së Lisit me këtë të fundit është interesante. Bie në sy fakti se në tërësi, ajo çfarë i tërheq tek miku i tyre, nuk ndodh herën e parë, por pasi kuptojnë se tek ai gjejnë veten, më pas me Elvisin s’ka ndarje.

“Për shkak se të dy punonim në gazetë, ai te Sot-i, rutina e ditës na bashkonte dhe e them pa ekzagjërim se nga ajo kohë deri para Big Brother, edhe pse të dy raportonim për televizione, ndalesa e parë e ditës ishte kafja me njëri-tjetrin. Lisi nuk të mbush mendjen herën e parë që e takon, ti je në dilemë se çfarë përfaqëson ai si njeri. Në fillim kupton që ka një sens humori të pakrahasueshëm. Nga çdo situatë nxjerr një batutë me të cilën mund të qeshesh disa ditë më radhë”.

Por ku dallon Elvisi dhe çfarë e bën atë të pranueshëm nga të gjithë në rrafshin e gazetarëve. Bleona, kolegia e tij thotë “koha”, “vëmendja” dhe “mbështetja” që u jep të tjerëve.

“Këtu e më shumë se 6 vite më parë, vërdallë Krimeve të Rënda dikur, sot SPAK, pak kuturu, shkoj të ndjek gjyqet e para pasi kisha marr përsipër në gazetën Shekulli, të mbuloj zhvillimet nga gjyqësori. Kronika është pak e ngurtë, gazetarët kanë mendjen e tyre. Sigurisht kanë peshën më të madhe të lajmit të fundit dhe askush s’ka kohë, kuptueshëm. Përveç Lisit, ai ka kohë. Ka kohë të të vëri re, ka kohë të të ndihmojë, ka kohë edhe të të dojë. Kjo është pika e tij e fortë. Lisi di të jetë së pari njeri dhe në këto 6 vite, nuk ka qenë asnjëherë gjë tjetër veçse një njeri me zemër të madhe”.

Atë që po tregon në shtëpinë e Big Brother, me sa duket Elvisi e praktikon edhe jashtë. Autokritikën, autoironinë, pranimin e vetes, sinqeritetin.

“Ka një autokritikë që e shpreh me autoironinë që bën. E cila absolutisht nuk lidhet me mungesën e tij të vetëbesimit, por me të pranuarit të vetes në çdo dimension. Dhe më pas, që në debatin e parë, kupton që Lisi është një i sinqertë i pandreqshëm. Një njëri i drejtëpërdrejt. Pak më vonë kupton se është një mik që mund ti thuash të gjitha dhe të të dëgjoj pa paragjykim, si dhe të të ndihmojë pa asnjë problem”.

Bleona nuk harron të theksojë se Elvisi nuk është vetëm njeriu i batutave e vyrtyteve që përmendin kolegët, por edhe gazetari profesionist që shpesh me fleshet e tij informative i ngrinte kolegët nga tavolina.

“Ky është Lisi jonë, i cili na hapte punë me ato titrat dhe lajmet që nxirrte, por që më shumë punë na ka hapur tani që na ndryshoi rutinën e ditës dhe ne presim që në këto dimensione ta njohin edhe njerëzit që po e ndjekin”.

Ermal Vija, gjithashtu është një koleg e mik i Elvisit. Ai tregon hershmërinë e njohjes së tyre, që daton me jetën universitare. Si të gjithë, edhe ai nuk iu nda më, por me një dallim “njihen prej një shekulli”, siç thotë Ermali me batutë.

“Njihemi prej një shekulli. Unë e kam njohjen me Lisin në shtator 2005 në auditoret e universitetit. Dhe nga ajo ditë nuk jemi ndarë”. Siç e përmendëm më sipër, Elvisi lindi, u rrit dhe diplomua në Elbasan, teksa Ermali rrëfen edhe diçka që nuk e dinim.

“Isha një nga njerëzit që këmbënguli fort që Lisi të vinte nga Elbasani në Tiranë. Përveç punës në gazetari bashkë kemi punuar edhe në profesionin fisnik të “cirkut, mbajtjes së ekuilibrit me tabaka në dorë”, thotë Ermali i cili sjell në vëmendje batutën e Elvisit brenda shtëpisë së Big Brother ku i bëri banorët të qeshin me mënyrën se si tregoi punën e tij të parë si kamarier.

“Për tre sezone kemi punuar bashkë në një mini “Big-Brother”. Kemi punuar muajt e verës në një resort turistik në bregdetin e Adriatikut”, vijon më tej Ermali.

Një tjetër kolege e tij, Glidona Daci tregon mes të tjerave atë “shpagimin” që një ditë Elvisi e bën. Nëse ai është ndihmuar nga dikush, e ka kthyer me aq po zemërgjerësi tek të tjerët. Dhe mirënjohja shihet edhe tek rrëfimi që bën Glidona.

“Unë dhe Lalai (Lisi) jemi njohur që 6 vite. Ka qenë personi i parë që më ka ndihmuar të bëj raportimin e parë live që duhet theksuar që ishte një dështim. Ndërsa Lalai më motivonte duke më thënë se nuk isha aq “dramë” sa mendoja. Ka qenë gjithmonë i gatshëm të më ndihmonte kur kisha nevojë për dokumenta dhe informacione në fillimet e mia. Ka një zemër të madhe, këtë gjë e kam të provuar në njëmijë mënyra. Sa herë më ka parë që s’jam mirë, është afruar dhe më ka pyetur se çfarë kisha dhe i gatshëm të më ndihmonte që të ndihesha më mirë. Për njerëz të tillë kemi nevojë, njerëz që të gjenden afër në situata të vështira, në momente që ne nuk ndihemi mirë”.

Kolegët ndjejnë mungesën e Elvisit në ambientet pranë Strukturës së Posaçme ku ndjekin zhvillimet hetimore e gjyqësore, ndërsa janë mbështetësit dhe fansat e tij nga më të zjarritit, dhe kjo kuptohet edhe në rreshtat që ata përshkruajnë mikun e kolegun e tyre.

“Lalai dhe batutat e tij, më mungojnë në SPAK, kemi nevojë për hilaritetin që ai krijon kur qëndrojmë me orë e orë aty te dera duke pritur. Uroj që mjerëzit të shohin zemrën e mirë që ai ka dhe të vlerësojnë sensin e humorit. Lalai është padiskutim miku më i mirë i kohërave të vështira dhe njeriu që mund ti besosh për të marrë këshilla të vyera”, përfundon Glidona.

Eni Ferhati i bie shkurt në komentin e tij, dhe natyrisht, “i sëmuri të sëmurë”. Duke e njohur prej kohësh Elvisin, “virozat” që i merr shoqi shoqit janë batutat. Dhe Eni nuk i kursen duke çuar edhe një mesazh që me sa duket i referohet me ironi komenteve që u ndeshën fillimisht nga përballja e parë e publikut kritikues me karakterin e Elvisit.

“Tek Lisi, që unë preferoj ti thërras elefant i vogël, do të nënvizoja 2 veçori. Është i aftë të japë kurajo, të jetë optimist në situata të vështira dhe i durueshëm të të dëgjojë edhe kur i flet budallalliqe”, tregon mes të tjerave Eni.

Por përtej kolegëve që mbështetjen e tyre e kanë treguar me të gjitha format, Lisit i duhet shumë edhe mbështetja e publikut, që në këto javë të para ka qeshur me batutat e tij, dhe ka qenë dashamirës. Ai është profili i një VIP-i ndryshe, i atij që refekton edhe problemet, edhe dobësitë, vështirësitë ekonomike, që nuk del nga shtëpia duke kontrolluar K-të në Instagram. Është profili i shumëve si ne, që çdo ditë bëjmë detyrat tona, si profesionistë, si familjarë e si qytetarë. Dhe në fund të ditës edhe qeshim, edhe përçojmë energji të mira, sepse për të na e bërë ‘jetën të zezë’ mendon realiteti me të cilën përballemi çdo ditë, përfshirë edhe ndikimi i krimit, që është subjekt i punës të përditshme të Lisit./ Zeri

“Nuk e mbaj mend nëse e godita me mαkinë”/ Dhυnuan për υdekje 18-vjeçarin, zbardhet dëshmia e dy të mitυrve: Lulzim Fejzullahu na qëlloi me thikë dhe…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Lulzim Fejzullahut nga dy të mitur në Kosovë.

U mësua se dy të miturit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundërshtuan kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe dhanë versionet e tyre për ngjarjen.

Prokuroria e Prishtinës kërkoi në 15 janar 2024, që dy të ,miturit të qëndronin në paraburgim me akuzën “Vrasje në tentativë”, ndërsa Gjykata aporovoi kërkesën e hetuesve. Por pasi 18-vjeçari ndërroi jetë, u ricilësua edhe akuza ndaj dy autorëve, nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

“Betimi për Drejtësi”, ka publikuar dosjen e Gkjykatës, ku thuhet se i mituri i parë e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, me pretendimin se fillimisht në ditën kritike e kishte hapur xhamin e veturës dhe e kishte pyetur të dëmtuarin (tani të ndjerin L.F), se ‘pse më shave dje’, nga ana tjetër e rrugës ku kishte qenë L.F.

Më pas i mituri pretendon se i ka kërkuar shokut të tij që të ndalë veturën për t’u sqaruar me 18-vjeçarin, i cili sipas tij e goditi me thikë në këmbë.

“Kur jam afrua e kam rrok gumën e veturës me thike dhe e ka qel derën e kerrit dhe ja ka nis me me sjell me thikë dhe më ka therë në këmbë dhe po ashtu duksin e kam pas të shkym se disa here u mundua me therrë, i dyshuari i dytë, u kanë me mua, ai ka dal nga vetura ja ka kap dorën L., dhe jena ikë nja 10 metra, mandej kena ikë me veturë e gomë të shpërthyer 10 metra”, thuhet të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

Më tej ai ka pretenduar para hetuesve, se 18-vjeçari i është drejtuar me thikë në dorë dhe se ai është detyruar që ta godasë me shkop në kokë.

“E kam kap stupcin e kena hyp në kerr apet dhe ju kam leshu L., me ndjek me veturë dhe kur na ka pa L., e ka që thikën e ka mbajt, në ato momente dola prej vetes, jam mundu me koqit kerrin por me dije tem L., nuk e ka prek kerri, kam dalë prej kerrit dhe i kam ra L., me shkopin e drurit në dorë ku e ka pas thikën dhe ja kam ba lësho thikën nuk e ka lëshu thikën e ka mbajt në drejtim timin, me pas e kam godit me stupc në kokë mbrapa sigurt nuk e di në anën e djathtë”, thuhet më tej të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

Ndërsa shton se nuk e kishte parë kur ka dalë nga makina shokun e tij dhe e kishte parë nëse e kishte goditur edhe ai L.F. Më pas ai shton se mosmarrëveshja kishte filluar pasi i ndjeri ia kishte “zënë rendin te berberi dhe e kishte sharë”.

“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzua në polici kam shkua në spital ju kam thanë policisë vetë jam i therrt, nuk jam mundu me ikë, mosmarrëveshja kishte ndodh një ditë përpara sepse L., ma kishte zanë renin te berberi dhe më ka sha mua”, deklaron ai para gjykatës.

Po ashtu edhe avokati i tij Veton Rrecaj e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se mungojnë të gjitha parakushtet e parapara ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në vendimin e gjykatës, më tej thuhet se i mituri i dytë, po ashtu e kishte kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke thënë se ndjen keqardhje pse ka ndodhur rasti dhe se nuk kishte dashur të ndodhte ajo që ka ndodhur.

“Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here”, ka deklaruar i mituri i dytë.

Në deklaratën e tij para Gjykatës, i mituri i dytë deklaron se Lulzim Fejzullahu e ka goditur me thikë shokun e tij, sepse ky i fundit e kishte hapur xhamin dhe e kishte pyetur viktimën se pse e kishte sharë dhe pasi ai e ka hapur derën e veturës, 18-vjeçari ka filluar ta godas më thikë.

“Kur ka tentua me godit në pjesë tjera të trupit, kam dalë edhe unë e kam tërhjek L., prej të dyshuarit të parë, i cili veç e ka mbyll derën e veturës dhe unë jam kthy kam hip në veturë, i kam thanë (të dyshuarit të parë), çona te shpija, në momentin kur e ka pa gjakun në këmbë, ka ndal veturën dhe e ka marrë një stupc, unë stupcin ma herët nuk e kam pa deri në vend të ngjarjes çfare ka qenë nuk e di sigurt, e ka godit (i dyshuari i parë) L. (viktimën), fillimisht në dorë, nuk e di bash sigurt ku e ka rrok, ndërsa unë nuk e kam godit L.”, dekalron ai..

Gjithashtu ai ka deklaruar se nuk e di sigurt nëse e ka goditur me makinë të ndjerin, ndërsa shtonte se e kundërshtonte masën e paraburgimit, me arsyetimin se “nuk kam bërë kurrgjo”.

Ndërsa edhe avokati Adnan Sadiku e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, si masa më e rëndë për praninë e të miturit në procedurë penale.

Në anën tjetër, prokurori Fatmir Behrami kishte paraqitur kërkesën për paraburgim dhe kishte theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve.

Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake, Lumnije Krasniqi konstatoi se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është i bazuar, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se të miturit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen, ekziston dyshimi i bazuar se nëse të miturit lihen në liri mund të ndikojnë në të dëmtuarin-dëshmitarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Mjeku besimtar me 4 gra/ Ρredikuesja e fesë: Kur υ. αjzës i υjen cikΙi i parë men.strυαΙ i Ιejohet të bëjë s***

Rasti i mjekut besimtar, Dervish Hasi i arrestuar për akuzën e shfrytëzimit seksual me të mitur, ka shkaktuar debate të shumta në disa panele të studiove televizive.

Ikballe Berisha Huduti, predikuese e fesë islame, tha se nëse nuk vërtetohet se marrëdhënia seksuale me vajzën është me dhunë dhe zhvillimi seksual i saj, atëherë doktori Dervish Islami nuk ka bërë asgjë të gabuar.

”Sa i përket vajzës e cila është ende e mitur, sipas sheriatit në momentin kur vajzës i vjen cikli i parë menstrual është pjesërisht e moshë-rritur. Martesa nuk është oblikative, mirëpo është vepër e pëlqyer e fortë. Nëse një vajzë nuk mund t’i mbajë epshet e veta për diçka që mund të kalojë në zihna, imoralitet, atëherë prindërit detyrohet ta martojnë.

Doktor Dervish Hasa dhe vajza minorene që e thoni ju, mirëpo nëse nuk i dimë detajet, nuk do me thënë se ti fejohesh që është patjetër më hy në mardhënie intime. Plotësisht asgjë nuk ka gabuar, derisa nuk vërtetohet se është me dhunë, çfarë zhvillimi seksual ka vajza. Në islam nuk ka ndonjë problem”,-ishte deklarata e saj.

E ραpritur në Për’ρυthen! Konkυrrentja bie pa ndjenja në skenë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur puntatën e sotme të Për’puthen, ku Saidja ka rënë në tokë pa ndjenja.

Një ngjarje e papritur ka ndodhur puntatën e sotme të Për’puthen, ku Saidja ka rënë në tokë pa ndjenja.

Konkurrentja po lexonte një letër që kishte përgatitur për Gertin, djalit të cilit i dhuroi puthjen e parë në program.

E emocionuar Saidja fillimisht ka përqafuar konkurrentin dhe më pas ka nisur të lexojë letrën që kishte përgatitur për të, por njëkohësisht dallohej se ajo po dridhej nga emocionet.

Më pas Saidja është rrëzuar në tokë pa ndjenja, ndërsa konkurrentët dhe produksioni i kanë dhënë ndihmën e parë.

Pas këtij veprimi moderatorja Megi Pojani është detyruar të kalojë menjëherë në publicitet.

Saidja më pas është marrë nën monitorimin e mjekut dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Megi Pojani sqaroi se konkurrentja pas ngjarjes ka shprehur se i ka ndodhur edhe herë të tjera për shkak të emocioneve të forta.

“E pashë që po dridhej dhe po afrohej drejt meje. E kuptova që nuk ndihej mirë. Më pas mbylli sytë edhe ra në tokë”, u shpreh Gerti, teksa më pas u largua menjëherë për t’i qëndruar pranë pëlqimit të tij.

https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a784a327-fa4b-4791-b40c-c42fa65d3bac