Βαshkëshortja e Bledi Shkëmbit e ρΙαgosura nga rrëzimi i skeles në Tiranë, ish-fυtbollisti: Do ngre ρadi

Pas ngjarjes babë e bijë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ndërsa 70-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa 45-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Dy kalimtarë u plagosën ditën e djeshme pas rrëzimit të një skele nga një pallat në ndërtim në Tiranë.

Bëhet me dije nga burimet për media se një nga të plagosurit ishte edhe bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, Bledi Shkëmbit, Imelda.

Ish-kapiteni i ekipit të Skënderbeut, tha për Top Channel se do të ngrejë padi ndaj firmës së ndërtimit dhe se së bashku me avokatin, po merren me përgatitjen e dokumenteve.

Kujtojmë së për incidentin e ndodhur, policia ka arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë punëtorin Elton Osmanllari, sipërmarrësin Erjon Kanto dhe inxhinierin , Zef Kalaj. Grupi i hetimit në terren ka arritur në përfundimin se të prangosurit nuk kanë zbatuar rregullat për të ruajtur as punëtorët dhe as kalimtarët.

Pas ngjarjes babë e bijë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ndërsa 70-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa 45-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të ngjashme në Tiranë apo në rrethe të tjera të vendit. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar 102 raste të incidenteve, nga të cilat janë identifikuar 115 autorë, të akuzuar për shkelje të rregullave dhe të mbrojtjes në punë.

Κushëri i Kjara Titos, mediat italiane shkrυαjnë për aksidentin trαgjik që i mori jetën 30-υjeçarit nga Tirana: Kishte gjashtë ditë që …

Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tyre me të cilën ishte shumë i lidhur, duke konfirmuar se sa e rëndësishme ishte për të që të mbante lidhje të ngushta me të afërmit dhe familjen, pavarësisht nga largësia: fatkeqësisht ai vdiq në rrugë. Ky është fati tragjik i Dorjo Dukës, 30-vjeçarit shqiptar, banues në Tiranë, i cili humbi jetën natën e së dielës së 21 janarit pas përplasjes së tmerrshme ballë për ballë që ndodhi në Ponte Meduna, në zonën e Pordenones.

Aksidenti ndodhi pas përplasjes së një Fiat Grande Punto-s me të cilën ai drejtonte dhe një Mercedes CLA. I vetmi ngushëllim në dramën që po përjetojnë të dashurit e tij dhe komuniteti shqiptar i zonës është fakti se kushëriri 25-vjeçar që ishte në makinë me të, ka arritur të mbijetojë. Ai është transportuar pas ngjarjes në gjendje të rëndë për në spitalin e Pordenones, por duket se tani gjendja e tij po përmirësohet.

Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo, i cili si zakonisht hapi procedimin penal për veprën penale të dyshuar të vrasjes në rrugë (të rënduar nga dëmtimet shumë të rënda që i janë shkaktuar edhe pasagjerit të Puntos), ku përfshihej drejtuesi i Mercedesit, një 45-vjeçar nga Codognè, në zonën e Trevisos, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident.

Prandaj, në orët në vijim Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e të dashurit të tyre në Tiranë, ku do të bëhet varrimi.

Duka, një i ri gazmor, gjithmonë i disponueshëm, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe, siç u përmend, ishte shumë i afërt me familjen e tij, la në dhimbje të pafund gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas rreth 6 vitesh njohje me të.

Dorjo ishte kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje bëri një reagim prekës për të. “Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.

Dukaa

U godit nga një aυtomjet në υijat e bardha, ndërron jetë ρas një jaυe këmbësorja në Tiranë

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas një aksidenti të ndodhur rreth një javë më parë.

Policia e kryeqytetit sqaroi se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 14 janarit, kur këmbësorja Merita Ferracaku po kalonte në vijat e bardha kur është përplasur nga automjeti tip Skoda.

Prej asaj nate, gruaja e aksidentuar ka përfunduar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

U ρΙαgosën dje pas rënies së skelës, 39-υjeçarja është grυαja e ish-fυtbollistit të njohur

Dy qytetarët që u plagosën dje nga rënia e skelës nga një pallat në ndërtim në Tiranë, vijojnë të jenë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Pacienti H.L. 70 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja I.SH. 39 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë. Ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-futbollistit të Skënderbeut.

Kujtojmë që tre persona janë arrestuar për ngjarjen. Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megaoρeracioni me mbi 200 të arrestυar/ Si u fut në kurth trafikanti në Durrës, gazetari i njohur zbardh detajet: I shiti kokainë agjentit dhe ρaratë i futi…(Video)

Ky është një nga momentet kur një prej trafikantëve të drogës ka kryer shitje të lëndës narkotike, që është goditur gjatë operacionit “Tempulli 2”.

Gazetari Merin Maçi ka publikuar një video të filmuar nga droni i Policisë së Shtetit, teksa një nga trafikantët në Durrës ka kryer shitjen e një sasi kokaine dhe ka marrë paratë nga një agjent i infiltruar i antidrogës.

“Është filmuar nga dronët inteligjentë të Policisë së Shtetit, është video e siguruar në Durrës ku ky personi me xhup të kuq është trafikanti që merrej me shitjen e kokainës dhe vendi ku është drejtuar është një vend i përshtatur në një faqe muri të zonës ku fshihte lëndën narkotike, dozën e kokainës. Në momentin që është filmuar, është momenti që sapo është bërë blerje e provokuar nga agjentët e antidrogës”, u shpreh gazetari Merin Maçi.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit për të goditur shitjen e lëndëve narkotike, u arrestuan 273 persona, u shpallën në kërkim 26 të tjerë dhe u goditën 7 grupe kriminale.

Video Player

“Më ka trα dhtύar ish i dαs hύri, por fajin e kam ραtur unë”/ Zbulon si u nda nga ραrtneri

Vajzat në Big Brother VIP 3, u mblodhën për të diskutuar rreth përvojave të tyre në dashuri, ku tregonin nëse janë tradhtuar ndonjëherë apo jo nga partnerët, a kanë falur një tradhti, apo si përfunduan lidhjet e tyre.

Në fund ishte radha e Rike Roçit e cila shprehet se është ndarë nga ish-i dashuri që e kishte tradhtuar, por fajin ia hedh vetes, ku shprehet se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës.

“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi.

Moti i keq bën kërdinë/ Dallgët ρërpijnë bazën υshtarake amerikane, ρυblikohen momentet e tmerrit

Oficerët e forcave të armatosura amerikane kanë përjetuar momente terrori në një bazë në Ishujt Marshall, kur valë të mëdha të detit hynë në ambientet brenda dhe shkaktuar kaos

Në një video nga brenda bazës ushtarake, dallgët e mëdha mund të shihen duke thyer dyert dhe duke tërhequr zvarrë tavolina, karrige dhe disa njerëz që u përpoqën të mbaheshin për të shpëtuar. Ngjarja ndodhi në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, ku një person mbeti i plagosur.

Përveç bazës ushtarake, dallgët goditën edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke i nxjerrë nga funksioni për disa javë.

Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve, pasi përtej restorantit, uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.

Vihet re se kjo bazë pret pajisje teknologjike të avancuara që janë pjesë e gamës së raketave balistike “Ronald Reagan”.

https://www.instagram.com/_u/worldmaverik/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7c18157e-b8df-410f-9998-a302a37c73e6&ig_mid=7A2782DD-D7B8-4676-B56B-21ACA39B9FA1

“Bυrgu hoteΙ me 5 yje”! Dy çυna υranë jetimin, aυokati: Dënim me υdekje!

Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe u godit me mjete të forta, shufra hekuri nga dy të mitur, Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu dhe më pas ndërroi jetë në spital. Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë. Duke qenë se janë në moshë të mitur, dy autorët nuk pritet të dënohen me më shujmë se 10 vite burg.

Kjo ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Avokati i njohur Tomë Gashi është në mesin e atyre që kanë propozuar që për krime të tilla të rënda të vendoset dënimi me vdekje. Në një intervistë për “5Pyetjet.al” avokati rendit arsyet që e shtyn drejt këtij propozimi ekstrem.

“Ishte një djalë i ri 18-vjeçar, dyshohet që dy të rinj e vranë me shumfra hekuri. Dyshohet se gjithçka ka qenë e përgatitur pas një konflikti për radhën në berberhane. Ishte si në filma aksion ky rast. Apo sikur ta organizonte një grup vrasësish të Kolumbisë.

Bëra një shkrim duke thënë në përgjithësi që për vrasjet më të rënda duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Nuk është normale që dikush ia merr jetën dikujt dhe më pas të ketë mundësinë të jetojë një jetë tjetër pas vuajtjes së dënimit.

Kështu që dënimi me vdekje mendoj që mund të jetë një frikë që dikush të mos vendosë t’i marrë jetën dikujt, pasi mund të jetë edhe ai i vrarë nga shteti. Kemi të bëjmë me propozime drastike. Duke marrë praktikën e SHBA-së apo të tjerave që është lejuar ekzekutimi për raste kaq të rënda” tha ai për “5Pyetjet.al”.

A është dakort për një Ιidhje me Meritonin? Vëllai i Ilnisës shton dγshimet: E kemi diskυtuar para se të hγnte dhe

Prej më shumë se një jave ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Ndërkohë, i ftuar në një program ishte vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili i tha të gjitha.

Nga raporti me vajzën deri te afrimiteti me Meritonin, ai shuan çdo kureshtje rreth gazetares. Ja çfarë tha ai për raportin që Ilnisa ka krijuar me Meritonin.

“Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës”.

A do lidhej në shtëpinë e Big Brother Ilnisa?! Ja çfarë thotë ai:

“E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha jo. Por duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte…”

Por a e shikon ai në finale Ilnisën?!

“Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshtarë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale”.

Vraυ dhe dogji 16 ρersona në një aυtobus, nuk do ta besoni me sa vite dënohet bosi i drόgës

Ditën e djeshme, një gjykatë e Guatemalës, dënoi të hënën një bos droge me 808 vite burg për masakrën e vitit 2008, ku vrau 15 nikaraguas dhe një holandez.

Një gjykatë në kryeqytetin me të njëjtin emër, vendosi këtë dënim për Rigoberto Danilo Morales, pasi e shpalli fajtor për bashkëpunim në vrasjet.

Në vitin 2016, një tjetër drejtues i dyshuar i rrjetit të drogës, Marvin Montiel Marin, u dënua gjithashtu me një burgim të gjatë për masakrën, raporton Protothema.gr.

Gjykata tha se e dënoi Morales me 50 vjet burg, për çdo vrasje dhe tetë vjet të tjera për komplot dhe konspiracion.

Megjithatë, në realitet, ligji i Guatemalës thotë se askush nuk mund të vuajë më shumë se 50 vjet burg.

Morales, 37 vjeç, u arrestua në vitin 2022 pas 13 vitesh në arrati

Gjyqi filloi në shtator. Sipas prokurorisë, një autobus që hyri në Guatemalë nga Nikaragua dhe që transportonte viktimat u kap nga trafikantët e dyshuar të drogës.

Ai gjithashtu besohej se mbante drogë; kur zbuloi se kjo nuk ishte e vërtetë, ata ekzekutuan udhëtarët përpara se të digjnin trupat në një vend në pronësi të Marvin Montiel.

Tetë persona të tjerë, duke përfshirë z. Montiel dhe gruan e tij Sarah Crews, u dënuan me burgim në të njëjtin rast