Nga mαrrëdhënia me të bijën, tek denoncimet për dhυnë, ish-partneri i Ledjonës tregon si qëndron e υërteta

Jurgen Xoxa ka reaguar pas akuzave se ai ka dhunuar vjehrrin e tij

Marrëdhnëie e Ledjonës me ish-partneri ne saj Jurgen Xoxa është kthyer në temë diskutimi, pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi pasi Ledjona tha brenda shtëpisë se edhe pse të ndarë, ata gëzonin një marrëdhënie shumë të mirë, si prindër të një vajze. Megjithatë, vetë Xoxa, i doli kundër teksa pretendoi se Ledjona unk e lejonte të takonte të bijën.

Sot ai ka folur në “Shqipëria LIVE”, ku ka sqaruar të gjithë situatën. Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt, ajo viziton prindërit e tij.

“Vajza nuk më takon në momentin që unë krijova një lidhje të re. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Ajo shkon tek prindërit e mi, por nuk do të më takojë mua. Më parë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzën e mbaja unë kur Ledjona ishte në punë. Kishim marrëdhënie shuëm të mira dhe me Ledjonën para se unë të lidhesha me dikë tjetër. Nuk e di nëse e ka fajin Ledjona për këtë gjë.

Unë e kam pyetur Ledjonën pse nuk më afrohet vajza, por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duan që t’ia prishin se se kanë mbesë, nuk duan që ajo të mërzitet.

Kur unë bëra komentin, më shkruajti dhe më tha që më thoshin gjëra në shkollë. Ia shpjegova se isha shumë i revoltuar. Jam munduar ta afroj vajzën, doja që t’i organizoja festë për ditëlindje por ajo nuk erdhi. Ndarja ime me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim sepse ashtu erdhën ngjarjet. Nuk kishte lidhje me asgjë, as dhunë, as ofendime. Atë koment e bëra në gjendje të rënduar, isha i revoltuar. I kam kërkuar falje vajzës për atë që bëra.

Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë, mua më kanë goditur. Nuk e kam dhunuar unë vjehrrin tim. Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese në telefon dhe nuk ndjek më asgjë. Ledjonën nuk e kam dhunaur asnjëherë, do kishte bërë denoncim po ta kisha bërë.”– tha ai.

“Hera e tretë në nαrkozë”/ Efi ρërfυndon në sρital, çfarë i ka ndodhυr?

Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.

Personazhi i njohur televiziv, Efi Dhedhes, nuk e ka nisur ditën e sotme dhe aq mirë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.

Ajo ka publikuar një video në Insastory, në të cilën shpjegon që është hera e tretë që do i nënshtohet narkozës, ku herën e parë për shkak se ka bërë hundën, herën e dytë për shkak të apandesitit dhe tashmë, e cila është hera e tretë, shkak mesa duket është bërë stomaku i saj.

“Narkoza e parë për këtë vit. Mesa mbaj mend në vitin 2022, bëra një pasi bëra hundën. Në vitin 2023 bëra apandesitin dhe tani një të vogël për të parë stomakun tim të vogël. Uroj me kaq”, dëgjohet të thote Efi në video, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Me shëndet dhe narkozën këtë vit”.

FΙet ρsikologia Ikbale Berisha: Μαr.tesa me tre gr α, është një e drejtë

Rasti i kirurgut Dervish Hasi, tronditi mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “P*ornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti.

Kjo e fundit si studiuese e fesë islame, sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para.

“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqmin e prindit deri në moshën 18-vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu, të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut.

Por sipas Ikbales, nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera, pasi shkel të drejtën e besimit fetar.

“P*ornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria. Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikbale Berisha.

Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.

“KMSH nuk e përfaqsojnë gjithë myslimnaët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja.

Vrau kυnatin që i ρërdh* *oi υαjzën, Prokuroria rikthen në bυrg shqiptarin!

Prokuroria greke ka rikthyer në paraburgim, shqiptarin Fatmir Tarellarin i cili vrau kunatin, që i kishte përdhunuar vajzën prej vitesh, citon Protothema.

50-vjeçari qëndronte në arrest shtëpie prej disa ditësh, ndërsa sot prokuroria ka kërkuar rikthimin e tij në qeli. Kujtojmë se shqiptari vrau përdhunuesin 33-vjeçar të vajzës së tij, pasi kjo e fundit i tregoi dramën që kishte përjetuar për 9 vite.

50-vjeçari pasi qëlloi me armë gjahu 33-vjeçarin, u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer krimin./M.K-dritare.net

Βëri ndërhγrje në stomak për të rënë nga pesha, gabimi i mjekëυe i merr jetën 20-vjeçares, detajet tronditëse

Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë, vetëm pak ditë pas një ndërhyrjeje që bëri për humbjen e peshës. Një ndërhyrje estetike që lindi si dëshirë tek e reja britanike, pas shumë vitesh bullizimi, por që për fat të keq gjërat shkuan në mënyrë tragjike.

Sipas Daily Mail, e reja kishte udhëtuar bashkë me të dashurin e saj drejt Turqisë, për të bërë ndërhyrje në stomak, teksa në TikTok përditësonte ndjekësit e saj çdo ditë, duke treguar se me sa padurim e priste këtë ndryshim në jetën e saj.

Nëna Morgan Ribeiro, ka bërë thirrje për të gjithë të rinjtë të cilët bien pre e bullizimit, e po ashtu dhe për ata që bullizojnë.

foto galeri

“Tragjedia që ndodhi me vajzën time, nuk do doja kurrë që t’i ndodhte dikujt tjetri”, ka deklaruar ajo.

Procedura e Morganit u zhvillua më 5 janar dhe tre ditë më vonë asaj iu tha se ishte plotësisht e shëndetshme dhe mund të largohej nga klinika. Por pas disa orësh udhëtimit në avion, gjendja e saj u përkeqësua dhe kaloi në një shok septik.

Pasi avioni bëri një ulje emergjente në Serbi, mjekët që bënë ekzaminimet dalluan se zorra e hollë e Morganit ishte prerë gjatë procedurës së ngushtimit gastrike, duke çuar në një infeksion të rëndë.

Gjatë operacionit, kirurgët serbë i hoqën mbi 10 cm të zorrëve, por Morgan pësoi një atak në zemër më 9 janar. Në tentativë për t’i shpëtuar jetën, mjekët e vendosën në koma të induktuar, por katër ditë më vonë e reja u shua.

Sρorti në zi, shυhet Ιegjenda e fυtbollit italian

Futbolli italian është në zi  për një nga figurat më të mëdha, që shkruajti historinë e këtij sporti. Legjenda Gigi Riva ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi.

Riva fitoi skudeton me Cagliarin në vitin 1970, ndërsa vlen të përmendet se ishte pjese e kombëtares kampione të Europës në vitin 1968 dhe nën-kampion i Botës në vitin 1970.

Ai ka luajtur 42 ndeshje për Italinë. Riva konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave, si dhe ndër sulmuesit më të fortë në historinë e futbollit. Kontributi i tij te Cagliari nga viti 1963 deri në 1977, me siguri do të mbahet mend gjithmonë.

“Më tha fli me kë të dυαsh aty brenda shtepisë bëj s**s”, Albi Nako flet për ραrtneren

Në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, para hyrjes në format, Albi Nako ka zbuluar se është në një lidhje me një balerinë.

Duke mos zbuluar emrin e saj, ai tha se është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”. Albi shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

I pyetur nëse mendon se do kishte mbështetjen e ish-partneres Klaudia Pepa, Albi nuk e vendosi në dyshim duke u shprehur se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

“Pa dyshim që po. Ne jemi ndarë në paqe. Unë gëzoj respekt për të, besoj edhe ajo për mua sepse e kam rritur edhe profesionalisht.”

Këta janë dγ çυnat e biznesmenëve që rrahën për υdekje jetimin

17-vjeçari Artiol Abdullahu dhe 16-vjeçari Elton Kadriu dyshohet se janë dy të miturit që përplasën qëllimisht me makinë dhe më pas e dhunuan për vdekje me shufra metalike 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu.

Ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë në Podujevë të Kosovës. Lulzim Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda dhe si pasojë e plagëve të marra 18-vjeçari ndërroi jetë të shtunën se spital.

Mediat raportojnë se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve. Sipas xhaxhait të viktimës, Lulzim Fejzullahu ishte me të dy prindërit jetim. Në prononcimin e dhënë për mediat, ai tha se shkaku i sherrit mes adoleshentëve kishte qenë një konflikt për radhën në një berberhane të qytetit.

E goditën me makinë e ραstaj me shkoρa bejzbolli, xhaxhai i 18-vjeçarit me Ιot në sy: Vranë një jetim

Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur.

Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.

Sulmi që i mori jetë Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku dy të dyshuarit e sulmuan brutalisht viktimën.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe familjari i viktimës, xhaxhai Rrahim Fejzullahu i cili tha se i ndjeri pas një konflikti verbal me të dyshuarit tek berberi i lagjes, u godit me veturë nga ta e më pas edhe me mjete të forta, ku siç thotë Fejzullahu në tentim për ta vrarë e kanë goditur vetëm në kokë.

Ai shtoi se për të ishte kujdesur qysh kur ishte 5-vjeçar, atëherë edhe kur mbeti jetim.

“Asnjë shenjë në trup djali se ka, veç në kry. Kjo është tentatim vrasje dy herë, një herë me veturë, një herë me stupca. Djali e ka një vëlla dhe një motër para vete. Ky pa prindërit ka qenë qysh në moshën 5-vjeçare. E kemi rritur qysh kemi mujtë, as borxh, as hile kurrkujt si kemi”, tha ai.

Fejzullahu po ashtu kërkoi drejtësi nga organet e rendit, teksa përshkruajti gjendjen e rëndë emocionale në të cilën po ndodhen.

“Po mundkan shqiptarët me e bë edhe këtë punë. Unë veç kërkoj drejtësi maksimale. Nëse ka drejtësi për këtë rast iu kisha lutë shtetit, Prokurorisë, kujdo, drejtësi maksimale. Me dalë me e mbyt një jetim pa të bërë sen pos shqiptarët po e bojkan. Në vend që me ia çu një kafshatë bukë me i ndihmu, e mbytë stupc. Na ka mbyt…çka me bo…”, u shpreh nën lot ai.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë?

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Reagimet e familjarëve

Për këtë rast të tmerrshëm kanë folur edhe familjarët e të ndjerit. Ata thonë se pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit. Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Ήistoriania Kocaqi: Nuk ka ρopull grek, por identitet ρellazgo-ilir në të dy anët e kufirit

Elena Kocaqi u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz”.

Pak ditë më parë historiani Arben Llalla publikoi kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Panajot Barka që ngre dyshime mbi shqiptarët, origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar. Për të folur mbi këtë temë e ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv ishte historiania Elena Kocaqi. Ajo u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz.

Shqiptarët janë populli më autokton në Europë, para grekëve dhe romakëve dhe çdokujt. Përveç disa njerëz ekstremistë në Ballkan që e vendosin në diskutim këtë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe pellazgëve. Shqiptarët kanë qenë popull kristiano-ortodoks para se të vinin osmanët. Burimet historike janë të plota që tregojnë një autoktoni të shqiptarëve. Dëgjova edhe dyshimet mbi Skënderbeun, por nuk e kuptoj këtë injorancë. E gjithë kjo bëhet politikisht për të manipuluar historinë” tha ajo.

Më pas Elena Kocaqi u ndal te historia e vendit fqinj duke deklaruar se nuk ka popull grek, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit. “Nuk mund të jesh pasardhësi i helenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e luftës së Trojës, ne na është thënë se luftojnë trojanët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë. Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë” tha ajo. Sipas Kocaqit, Greqia u ka vjedhur historinë të tjerëve duke e manipuluar, ndërsa shtoi se është e gatshme që të përballet me historianë grekë. “Greqisë po i more edhe antikitetin ngelet pa histori, shikon t’u vjedhë historinë të tjerëve.

Greqia nuk mund të mbahet më me mashtrime, nëse nuk i shikojmë ne tani do i shikojnë ata pas 100 vitesh. E vërteta shkencore në lidhje me Greqinë është manipuluar. As mua nuk më besohej në fillim. Jam gati të përballem me historianë grekë. Me kë të jetë nuk e kam problem. Unë në libër kam cituar vetëm autorë antik, jo modernë. Libri ka një muaj që ka dalë dhe besoj që duhet të shpërndahet në biblioteka. Mendoj që duhet ta lexojnë studentët. Unë këto që them i mbështes në fakte historike”.

E ndërsa u shpreh se grekët edhe emrin e shtetit e kanë tonin, në fund historiania foli edhe për origjinën e kryeministrit grek Tsipras dhe negociatat që po bëhen mes dy vendeve, ku mes kërkesave grekët kanë edhe heqjen e fjalës Çamëri nga tekstet. “Delegacionet e dy vendeve nuk duhet të vendosin asgjë, pasi i vendosin historianët, janë çështje shkencore historike, jo politike.

Termi çam nuk mund të hiqet. Tsipras po të ishte çam mysliman do të ishte në Shqipëri sot do ta kishin dëbuar. Historia e Greqisë është false. Ata po t’iu gërryesh dalin të gjithë arvanitas. Manipulimi është bërë në shekullin e 19-20, madje edhe Greqia me Maqedoninë zihen kot se ata janë shqiptarë. Të vetmit trashgimtarë të Greqisë antike janë shqiptarët. Ata edhe kreun e kishës e kanë arvanitas” përfundoi Elena Kocaqi.