Vajza ishte me tυmor, por Sρitali Amerikan e fυti në operacion për dhjamin, u “υdiq në dυar”

Zbardhen detaje të reja për 28-vjeçaren që ndërroi jetë në Tiranë. E reja iu nënshtrua një procedure estetike (heqje dhjami) në Spitalin Amerikan ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan, sipas Top Channel i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Monedhat e hυαja në ρikiatë/ Kυrsi i këmbimit sot

Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4 lekë dhe shitet me 96.4 lekë.

Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 120.5 lekë dhe shitet me 121.7 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 110.2 lekë, ndërsa në shitje me 111.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.7 lekë dhe në shitje me 71.7 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 31 Janar 2024

Dashi

Nuk do të jetë rasti për të mbajtur inatin me partnerin/en, përballuni drejtpërdrejt me të pa kundërshtime. Pranoni polemikat dhe kritikat. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të kapërcejnë të gjitha tensionet e akumuluara në ditët e mëparshme. Një ditë elektrizuese ju pret në punë, do të jeni në gjendje të ripërcaktoni edhe një bashkëpunim ose një aktivitet të ndërprerë.

Demi

Retë e zeza mblidhen në qiellin tuaj dhe parashikimet për fazën e dashurisë nuk janë të mira. Hëna dhe Venusi komplikojnë emocionet. Horoskopi shpall një fazë shumë interesante për beqarët, të cilët do të jenë në gjendje të përmbushin pamjen intriguese. Në frontin profesional, përdorni diplomacinë.

Binjakët

Ky qiell dashamirës do të jetë një këshilltar i madh dhe ju thotë të dëgjoni zemrën përpara se të merrni një vendim. Nuk ka më kohë për t’u zvarritur. Për beqarët, hapet një ditë plot lajme, ju do të takoni njerëz shumë të këndshëm. Përgatitni në detajet më të vogla një strategji fituese dhe mos harroni kurrë qëllimin dhe atë që sillet rreth tij.

Gaforrja

Nuk do të jetë i mjaftueshëm disponimi i qëllimshëm për të krijuar atmosferën e duhur për të jetuar një ditë të bukur me të dashurin/ën tuaj. Beqarët do të duhet të përpiqen për të marrë pak kohë për tu argëtuar, ngjarje të papritura po vijnë. Sot do të jetë një ditë shumë e ngarkuar për ju, por edhe e mbushur me surpriza të bukura. Jupiteri mbështet planet tuaja!

Luani

Ndikimi i Venusit do t’ju ndihmojë të shpërndani dyshimet dhe shqetësimet dhe të rindërtoni marrëdhënien me të dashurin/ën tuaj. Dita do të kalojë e qetë. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin iniciativën ose të rivendosin një lidhje të prerë papritmas për shkak të ndërhyrjeve të jashtme. Kushdo që dëshiron të fillojë një projekt të ri, mund ta bëjë këtë pa shumë vështirësi. Mërkuri ju bën shumë të kthjellët dhe aktiv.

Virgjëresha

Yjet sugjerojnë të jetoni me intensitet çdo moment, pa menduar shumë për të ardhmen. Për ata që kanë një lidhje, mund të ketë një revolucion të vërtetë. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga mundësitë e mira për të hyrë në njohje të sigurta. Sot do të arrini rezultate të shkëlqyera dhe do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje në gjërat që më parë nuk keni qenë efektivë.

Peshorja

Venusi ju jep emocione shumë të forta, ndonjëherë shumë të vështira për t’u menaxhuar. Edhe nëse jeni romantikisht i lidhur, lehtë mund të bini në tundim. Beqarët me një dëshirë të madhe për të rënë në dashuri nuk do të duhet të bëjnë gjykime të nxituara, së pari të thellojë njohjet e tyre. Disa çështje urgjente do të kërkojnë përpjekje maksimale për t’u zgjidhur. Ju do të jeni në gjendje të shmangni stresin dhe tensionin me disa kolegë.

Akrepi

Ata që kanë përjetuar një krizë së fundmi do të marrin frymë lehtësisht. Një dritë e re do të ndezë ditët tuaja, zemra do ti kthehet rrahjeve emocionuese dhe ju do të jeni mjaft romantik. Beqarët do të përjetojnë një tërheqje të sinqertë për njohjet e reja. Një fazë interesante hapet për ata që duan të investojnë kohë dhe para në projekte të reja. Jupiteri dhe Marsi sigurojnë sukses.

Shigjetari

Dëshira për të dalë nga monotonia ju shtyn të kërkoni stimulime të reja, të cilat mund të krijojnë probleme në çiftet e vjetra. Vlerësoni nëse keni nevojë të mbyllni ose të ruani një raport të veshur me dyshime. Për beqarët parashikohen takime interesante që do ju falin emocione. Fitimet janë në rritje dhe yjet garantojnë surpriza të bukura në frontin profesional.

Bricjapi

Marsi ju bën shumë simpatik, do të jeni në gjendje të joshni vetëm me sytë tuaj dhe të rrisni pasionin tuaj me partnerin/en. Venusi ndihmon në forcimin e marrëdhënieve me njerëzit që i përkasin së kaluarës. Takime të reja për beqarët, dhe mbi të gjitha përvoja të reja! Yjet rekomandojnë kujdes maksimal nëse do të marrësh vendime për punë ose transferime të reja.

Ujori

Sot mund të ketë keqkuptime me të dashurin/ën, disa angazhime bëhen të padurueshme vetëm për shkak se nuk bashkëpunoni mjaftueshëm! Ata që janë vetëm do të kenë dëshirën për të takuar njerëz të rinj, do të krijojnë lidhje shumë emocionuese. Do të përpiqeni të merrni përsipër angazhime për të punuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Peshqit

Një raport i zyrtarizuar tashmë me partnerin/en do të ketë nevojë për sqarime, nuk duhet të tejkalohet, nuk duhet të thoni gënjeshtra, sepse do përfundoni në situata shpërthyese, shkatërrimtare dhe jo rezistente! Beqarët nuk duhet të përfshihen në thashetheme. Largohuni nga ajo që është shumë e shtrenjtë dhe ju shpezon kohë duke mos dhënë rezultate.

“Do υras veten”/ Vajza buΙΙizohet në shkollë, djali bυΙΙizues s’pranon Ιargimin nga klasa: Do pi fόstoksinë! Drejtoresha: Kërcënoni djalin…

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme.

Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën.

E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë. Madje sipas saj është mbledhur këshilli i disiplinës i cili ka vendosur që djali të ndërrojë klasë deri në qetësimin e situatës, por kjo gjë nuk është zbatuar, pasi djali ditën pas këtij vendimi ka rishkuar në klasën e tij.

“Dua të më qetësohet vajza, ajo nuk do të shkojë në shkollë, ka rënë fare nga mësimet, më thotë do vras veten”, thotë e ëma e vajzës e përlotur.

Ndërkohë në mbledhjen e këshillit të disiplinës që Fiksi e solli me zë dhe figurë, drejtoresha e shkollës pranonte se sjellja e djalit ndaj vajzës ka qenë e përsëritur. Madje në prezencë të djalit dhe prindërve të tij drejtoresha e bën atë fajtor me ton të lartë. Dhe i thotë se do i ndërrohet klasa.

Ky vendim ka rënduar situatën psikologjike të djalit, ky i fundit këtë herë ka kërcënuar se do pijë fotoksinë, çka ka bërë që drejtoria e shkollës të kuptojë gabimin që ka bërë me marrjen e vendimit për ndryshim klase dhe ta rikthejë në klasë.

Fiksi solli komunikimin e drejtoreshës me prindërit e vajzës pasi dështoi në kalimin e djalit në tjetër klasë duke u sugjeruar këtyre të fundit kërcënimin e djalit. “Ta kapte burri jot djalin dhe t’i thoshte do të zhduk dhe ai s’do e bënte më”, i thotë drejtoresha nënës së vajzës.

Gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, por nuk e morën një të tillë. Kështu ju drejtuan Zyrës Vendore Arsimore, kjo e fundit sqaroi se shkolla e ka informuar për rastin dhe situatës mes fëmijëve që ka ndodhur vetëm njëherë. Pra drejtoresha e shkollës rastin e ka rqportuar pranë ZVA-së si rast të ndodhur vetëm, duke rënë ndesh me ato çka drejtoresha ka thanë në komisionin e disiplinës, që rasti është i përsëritur.

Kështu për shkollën është e rëndësishme që të tjerët të mos e marrin vesh se çfarë ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat në kohën e duhur.

Ndërkohë, psikologia Denada Toçe tregon se në shkolla ka një mungesë të theksuar të strategjive nga psikologët për trajtimin e bullizimit, dhe se ky i fundit mund të çojë dhe në dëmtim të vetes.

“Nuk duhen ndërshkuar fëmijët menjëherë, por duhen edukuar dhe duhet punuar me ta”, thotë Toçe.

Bullizohet në shkollë vajza mendon vetëvrasjen. Drejtoresha prindërve” kërcënoni djalin” – Fiks Fare

I υendoset kënga me Eglin në ‘BBV3’, ja si reagon Olsi Bγlyku

Ditën e sotme produksioni i ‘BBV3’ ka vendosur një projekt muzikor të Olsi Bylykut, konkurrent i shtëpisë më të ndjekur. Bëhet fjalë për këngën që ai ka realizuar me ish-të dashurën e tij Egli Tako.

Të gjithë banorët janë ngritur në këmbë dhe kanë shkuar afër Olsit duke kërcyer nën ritmet e këngës, sakaq Erjola e ka ngacmuar pak si tepër aktorin për të parë sesi reagon ai.

Duke i’u afruar shumë pranë ajo i afroi dorën Olsit që të ndjente parfumin të cilin i’a ka bërë dhuratë vetë Egli.

“Ky parfumi që po hedh ma ka dhënë Egli si aromë”-i ka thënë ajo, ndërsa Olsi duke qeshur ia ktheu “super”. Ai vazhdoi të këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës së tyre.

Një i υdekur dhe 20 të ρΙagosur/ Aksident i rëndë, makina përplaset me furgonin e ρυnëtorëve (DETAJE)

Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24 vjeçar, shofer i automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhru mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, teksa një person ka ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave vendase, një makinë është përplasur me një furgon, i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24 vjeçar, shofer i automjetit, teksa punëtorët që ndodheshin në furgon u plagosën.

Nga Spitali i Manastirit thonë se 20 perona janë paraqitur për ndihmë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Drejtoria e Transportit Rrυgor rrit çmimet e tarifave për marrjen e ρatentave: Nga analiza nuk ka rritje të kostos, po u kυrsejmë 7.7 milionë euro

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor me anë të një komunikimi publik ka njoftuar rritjen e çmimit të tarifave për marrjen e patentës.

Në komunikim bëhet me dije se, sipas analizës së hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.

“Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit,” thuhet në komunikim.

Vendimi për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimi , hyn në fuqi më datë 5 shkur 2024.

Komunikim Publik!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve. Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.

Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!
• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!
• Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C!
Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro).

Ky vendim, për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimit, hyn në fuqi më datë 5 Shkurt 2024 dhe do të pasqyrohen në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al.

Gjendje e jashtëzαkonshme, uji i Ιυmit kthehet në shkυmë

Një lumë në Rio Seco të Brazili jugor është nën pushtetin e shkumës, ndërsa vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shkuma e bardhë e trashë u krjua nga derdhja e acidit sulfonik, lëndë ë mund të shkaktojë dëm serioz për shëndetin e njeriut.

Substanca, e përdorur për prodhimin e detergjenteve dhe materialeve të pastrimit të shtëpisë, u derdh pas përplasjes së një kamioni.

Një stacion trajtimi u mbyll të hënën në mëngjes për të parandaluar marrjen e ujit të kontaminuar – duke prekur potencialisht aksesin e dhjetëra lagjeve në ujin e pijshëm.

Videoja e shpërndarë nga BBC (kliko këtu për të parë pamjet e plota) tregon se si shkuma ka “pushtuar” lumin, i cili dikur ishte me ujë të pastër të rrjedhshëm./tch

“E ρapranueshme shρallja non grata”/ Berisha flet për bαshkëshorten: Pυnoi për 14 vite pa asnjë shρërblim…

“Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej i rrezikshëm”

Edhe mbrëmjen e sotme ish-kryeminsitri Sali Berisha ka thyer rregullat e arrestit të shtëpsië, teksa ka mbajtur fjalim nga dritarja e banesës së tij.

Por ndryshe nga herët e tjera, kur fjalimi i tij kishte të bënte me opozitën dhe Partinë Demokratike, këtë herë ai është fokusuar tek vetja dhe familja e tij. Ai ka folur për shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bahskuara të Amerikës, teksa e ka cilësuar këtë gjë të papranueshme, por jo vetëm për vete, por sipas tij, edhe për popullin shqiptar.

Ndër të tjera, ai përmendi se bashkëshortja e tij i ka dedikuar 14 vite të jetës së saj punës me fëmijët e spektrit autik, pa asnjë shpërblim.

“Sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm dhe të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besonit gënjeshtrën për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, të shpallej i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

Që Liri Berisha, që kishte 14 vjet që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim me fëmijët autikë, nuk mund ta pranonit kurrë një akuzë të tillë, e cila kishte vetëm një synim, të telikoste pushtetin e Edi Ramës”, tha Berisha.

I mori jetën 39-υjeçarit shqiρtar në Greqi/ Elis SaΙaj lëviz i lirë, shfaqet me anëtarët e gruρit kriminαΙ

Salaj rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”

Mediat greke kanë publikuar video të të shumëkërkuarit shqiptar, Elis Salaj 35 vjeç nga Fieri, i cili edhe pse akuzohet për vrasje shëtit i lirë në shtetin grek. “Zougla” ka publikuar një video të tij, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash.

Sipas kësaj media, burimet policore kanë bërë me dije se ka qenë pikërisht Sulaj ai që ka shtënë ndaj 39-vjecarit Pëllumb Islami, në ngjarjen e 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.

Islami ishte për të parë një ndehsje futbolli në lokal atë mbrëmje, teksa sulaj dhe banda e tij u përfshinë në një konflikt me një grup kundërshtar, sherr që degradoi dhe në përdorimi ne armëve. Pikërisht plumbar, kapën 39-vjeçarin e pafasjhëm.

Pavarësisht kësaj, Salaj, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të shëtisë i lirë. Ky grup kriminal qendrën e ka në lokalin e famshëm “BellaVita” në Athinë, nga ku akuzohen se kanë planifikuar e kryer më pasë krime të rënda në Greqi dhe janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme. Jashtë këtij lokali nate, disa ditë më parë policia greke arrestoi një 36-vjeçar bullgar, i cili rezultoi se ka lidhje e ngushtë me shqiptarët.

Më herët për vrasjen e Pëllumb Islamit janë ndaluar edhe 34-vjeçari Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi si dhe një 24-vjeçar shqiptar i njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios”.

Disa kohë më parë, mediat greke zbuluan informacione të mbërritura në policinë greke se anëtarët e “Lions” kishin konflikte të hapura edhe me dy vëllezërit grekë Strato dhe Jani Lala, të arrestuar më pak se një vit më parë për vrasjen e gazetarit investigativ grek Girogos Karaivaz dhe të boksierit Hari Kontogiorgi.

Grupi “Lions” dhe lokali “BellaVita” dyshohet se kanë lidhje me një personazh të njohur të botës së krimit, i burgosur në Greqi për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe me disa ngjarje të tjera të rënda në shtetin fqinj.