NDODH/ Qγteti italian υendos: Kush pështγn gjobitet me 200 euro

Në qytetin italian Monfalcone kujdes i veçantë i kushtohet ruajtjes së pastërtisë. Tani mund të gjobiteni deri në 200 euro për një pështymë në trotuar.

Konkretisht, në kuadër të rregullores së re për pastërtinë dhe mirësjelljen, kryebashkiakja Ana Maria Sisint ka paralajmëruar gjoba nga 30 deri në 200 euro për këdo që kapet duke pështyrë në hapësira publike dhe kjo është një nga masat që do të vendoset për të siguruar një qytet më të pastër.

Ndryshe, vitin e kaluar në qytet është vendosur ndalimi për hedhjen e cigareve në rrugë, për të cilin parashikohet gjobë deri në 120 euro dhe deri më tani janë gjobitur 16 persona

Ky është emri i υërtetë i Rike Roçit!

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, u transmetua debati i ashpër mes Ilnisës dhe Rikes.

Debati mori vëmendje të madhe për shkak se vajzat filluan të prekin aspekte personale të njëra-tjetrës. Ilnisa, e pyeti Riken si e kishte emrin gjatë sepse nga emri duket dhe njeriu sipas saj. Rikja u ndje e prekur dhe i kërkoi të mos i përmendte emrin pasi ajo mban emrin e gjyshes.

“Mos guxo të përmendësh emrin tim, sepse kam emrin e gjyshes. Do më kërkosh falje për këtë që sapo the.”, tha Rikja tejet e acaruar. Për ju që jeni kureshtarë, emri i vërtetë i Rikes është Nife Roçi. dritare.net

E rëndë, 24-ύjeçarja qëΙΙon 50 herë me th ikë blogeren, donte të faΙsifikonte υdekjen…

Një grua e cila akuzohet se ka vrarë një blogere, me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj dhe t’i shpëtonte familjes së saj të rreptë, është paraqitur në gjykatë.

Një grua e cila akuzohet se ka vrarë një blogere me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj dhe t’i shpëtonte familjes së saj të rreptë, është paraqitur në gjykatë.

Në gusht 2022, një trup i mbuluar me gjak i gjetur në pjesën e pasme të një Mercedesi të parkuar në Ingolstadt, Gjermani, fillimisht u identifikua nga anëtarët e familjes si estetistja nga Mynihu Shahraban K

Por një autopsi të nesërmen zbuloi se viktima ishte në të vërtetë Khadidja O, një influencuese 23-vjeçare nga Heilbronn, e cila duket jashtëzakonisht e ngjashme me Shahraban.

Ata thonë se Shahraban dhe i dashuri i saj Sheqir K, të dy 24-vjeç, kërkuan përmes mediave sociale për gra që dukeshin si ajo, si pjesë e një komploti për të falsifikuar vdekjen e saj.

Çifti tani është në gjyq në një gjykatë në Ingolstadt, një qytet bavarez rreth 50 milje në veri të Mynihut.

Sipas Daily Mail, vrasësit e dyshuar i kanë dërguar një mesazh Khadidjes nën maskën e reperit të njohur Lune, duke i ofruar mundësinë që të shfaqet në një nga videoklipet e saj.

Megjithatë, kjo përpjekje e parë për kontakt thuhet se dështoi pasi blogerja kontaktoi llogarinë zyrtare të Lune dhe iu tha: Është e rreme, motër. Mos u përgjigj.

Prokurorja Veronika Grieser, tha se ata u përpoqën përsëri dy ditë më vonë, me një mesazh që ofronte një trajtim bukurie falas në këmbim të postimeve në mediat sociale.

Këtë herë oferta funksionoi dhe dyshja e morën Khadidjen në Mercedes nga vendlindja e saj Eppingen, tha prokurori.

Makina u gjet me trupin brenda afër shtëpisë së shtetasit gjermano-irak Shahraban në Ingolstadt.

Pas zbulimit, zëdhënësi i policisë Andreas Aichele i tha gazetës Bild: Viktima u vra me mbi 50 goditje me thikë dhe fytyra e saj ishte shpërfytyruar plotësisht.

Prokurori Greiser tha në atë kohë: “Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj për këtë qëllim”.

Procedurat në ditën e parë të gjykimit të martën u zvarritën, pasi u dorëzuan dokumente shtesë nga avokatët mbrojtës.

As Shahraban dhe Sheqir, të cilët përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë, nuk kanë komentuar akuzat.

Një gjyq i plotë pritet të fillojë së shpejti.

Meri Shehu bën një thirrje ρυblike për ish-ραrtnerët e saj

Astrologia Meri Shehu, është përfshirë në shumë debate me banorët e “Big Brother Vip”, duke krijuar një zhurmë të madhe në rrjete.

Së fundmi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të përfshijë banorët për të diskutuar për një temë mjaft delikate, “Të ruash marrëdhënien me ish-in”.

Ndërkohë që banorët janë ndarë në grupe per këtë “talk show”, si prezantuese e tij është zgjedhur Meri Shehu.

Teksa ka qenë duke prezantuar programin, Meri ka nisur menjëherë me një thirrje publike për ish-partnerët e saj, duke i ftuar që të rikthehen tek ajo.

“Më dëgjoni, më shikoni, ju ish-at e mi, ku jeni, kthehuni tek unë”, ka thënë Meri, duke shkaktuar pafund të qeshura tek banorët.

Sfida e ύëllait të madh “tortυron” bαnorët, Roza Lati deΙ me bίkini dhe fυtet në dύsh

Banorët e Big Brother Vip Albania, u dënuan për shkak se jo të gjithë respektuan njoftimin e produksionit për të marrë pjesë në një “talk show”.

Për këtë, ata duhet që dyshe – dyshe t’i japin biçikletave në oborr në mënyrë që të kenë ujë, e nëse nuk e kryerje, do të kenë vetëm 24 minuta ujë në 24 e fundit.

Banorja, Sara Gjordeni është ankuar të banorja tjetër Roza Lati, se është lodhur shumë dhe se biçikleta e ka vrarë te b*ça, ndërkohë që Roza ankohet se nuk ka zë dhe futet për të bërë dush me rroba banje, duke treguar linjat trupore perfekte.

“Atje nuk ishte vështirësia te këmbët, por t’u vriste byca. Dhash e mora, oii vdiqa” shprehet Sara,

E bυjshme! SPAK sekυestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe ΙΙogaritë bαnkare të Ervin Matës, nën hetim ρasuror edhe Elvana Gjata

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij. Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të apo familjarëve.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohet ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por u shty per një datë tjeter. Mes personave nen hetim pasuror edhe kengetarja Elvana Gjata.

Ish drejtuesi i lartë i policise Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC ku ne pranga perfunduan disa persona mes tyre edhe shefi i hetimit te krimeve Dedan Gjoni. Faxweb.al

Në vitin1443 – MaΙi i Zi me gjithë DaΙmacinë qυheshin Arbëri

Burimet mesjetare, madje edhe njerëz të oborrit mbretëror nemanjid, si, G. Camblaku dhe K. Filozofi, gjithashtu Malin e Zi të sotëm e shohin si pjesë të Arbërisë (Stare srbske biografije, ed. L. Mirković, Beograd 1936, pp. 28, 78-79, 110. K. Filozof, nitije despota Stefana Lazarevića, Beograd 1989, pp. 96, 97, 115, 120, 121).

Nga Jahja Dranqolli

Qëllimet janë të qarta, rikthimi i Biogradit atje, praktikë kjo tashmë e parë disa herë gjatë Historisë Moderne të Malit të Zi.

Qëllimi im kësaj radhe është vetëm t’ju tërheqi vëmendjën autorëve të Fjalorit të Akademisë Malazeze se, gjatë gjithë mesjetës në kontinuitet me ilirët, si dhe gjatë shekujve të parë të sundimit osman, Arbërit kanë përbërë pjesën më të madhe të popullatës të arealit të Malit të Zi të sotëm.

I ndeshim edhe si sundimtar shteti siç ishte Koçopari në shek. XII (Ljetopis Popa Dukljanina, SKA, posebna izdanja, knj. LXVII, filozofski i filološki spisi, knj.18, ed. F. Šišić, Beograd 1928, p. 359).

Burimet mesjetare, madje edhe njerëz të oborrit mbretëror nemanjid, si, G. Camblaku dhe K. Filozofi, gjithashtu Malin e Zi të sotëm e shohin si pjesë të Arbërisë (Stare srbske biografije, ed. L. Mirković, Beograd 1936, pp. 28, 78-79, 110. K. Filozof, nitije despota Stefana Lazarevića, Beograd 1989, pp. 96, 97, 115, 120, 121). Malin e Zi (Zetën) të sotëm, edhe vetë Car Dushani, në një kartë të riprodhuar në vitin 1349, e konsideronte si pjesë përbërëse të Arbërisë (Istorija C. Gore, II-2, Titograd, 1970, p. 138).

Mirëpo, ajo që tërheqë më tepër vëmendjen është se kryeqendra e sotme e Republikës së Malit të Zi, PODGORICA në mbështetje të dokumenteve zyrtare të Republikës së Raguzës, që mbajnë vulën e vitit 1443, është përfshirë në kuadrin e konceptit Arbëri (Dravni Arhiv u Dubrovniku, regjistrat e serialit, Lamenta de Foris, fleta. 216 verso).

Sundiuesit e huaj, që kishin kontakte me këto anë, gjithë bregdetin malazias e konsideronin pjesë të Arbërisë (Notes et extraits pour servir a l’historie des Criosades au XV-e siecle, I, Paris 1889, p. 239).

Edhe Republika e Venedikut, e cila zotëronte disa qytete bregdetare të Adriatikut Jugor, Malin e Zi (Zetën) e shohin si pjesë të Arbërisë. Kështu një e dhënë që doli nga zyra venedikase më 1440, thotë: “Budua e Zeta dhe vende të tjera të Arbërisë”.

Se arbërit bashkëjetonin si shumicë me sllavët e romanët në të gjitha qytetet bregdetare dhe në prapatokën e tyre, dëshmohet edhe në radhonjtë e statuteve të Kotorrit, të Buduas dhe të Grbaljska Zhupës (Bibliotheca Nazionale Marciana, MSS Italiani C I. II. No. 38 [5197]; Statuta et leges civitas Buduae […]. Zagrabiae: JAZU, 1882-3; Statuta civitas Cathari, Venetis 1616, etj.)

Njoftime të ngjashme burimore të dorës së parë do të ndeshim prore deri nga kapërcimi i shekullit XVII, kur ndërrimet e strukturës fetare të popullatës vendore do të krijojnë kushte të reja për një simbiozë interesante etnike, e cila ka tërhequr dhe tërheqë edhe sot e gjithë ditën vëmendjën e shumë studjuesve të njohur jo vetëm të Ballkanit por edhe të Europës dhe më gjerësishtë!

Aktorja e njohur shqiρtare flet për diυorcin me të shoqin: Më shihnin si grυa të ρërdalë, ishte trόnditës reagimi i njerëzve. S’doja veten

Ema Andrea, në një intervistë që ka dhënë për Rudina Magjistarin disa kohë më parë, ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar kur u divorcua. Aktorja tha se marrëdhënia e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtie, pavarësisht asaj që është përfolur.

Sipas saj, më e dhimbshme se vetë divorci ishte reagimi i shoqërisë.

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik, që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale, që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, u shpreh ajo.

Në intervistën për emisionin Rudina, aktorja shtoi se gjërat për të ndryshuan aq shumë saqë këtë e vinte re dhe te përshëndetjet e njerëzve

Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema.

Me babain e Sarës jemi shokë, nuk e di pse është çudi kur dy njerëz vendosin se nuk mund ta bëjnë më jetën e tyre bashkëshortore së bashku dhe pse fëmija rritet me gjithçka që munden të potencialisht ta bëjnë. Natyrisht nuk ka pasur një gjë të tillë në marrëdhënien tonë, por se di pse njerëzve nuk u pëlqejnë gjërat qytetare dhe të civilizuara, janë dëmtuar në profesion në raporte personale. Që të nesërmen erdhi reagimi. Më kanë hequr shijen, e kam dashur jetën dhe besoja tek e mira, me një besim të jashtëzakonshëm, nuk i kam shkuar kurrë banalitetit që ekziston në çdo raport. Kjo më ka vrarë dyfish se më shndërroi brenda vetes”, tregoi ajo.

Shqiρtar apo arbër? Ja ρërgjigjja e studiuesit të njohur zυiceran

Profesori i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, përshkruan procesin e ndërrimit të emrit të arbërve në «shqiptarë» si një reagim ndaj tronditjes së thellë kulturore që rezultoi nga osmanizimi dhe islamizimi i shoqërisë arbërore.

«Në Mesjetë, shqiptarët njihnin si emër për vetëvetën si popull vetëm termin «arbër», zonat ku shtriheshin i quanin «Arbëria» ose «Arbënia». […] Braktisja e emrit të vjetër ndodhi shumë vonë, rreth [vitit] 1700, dhe së paku në këtë pikëpamje përfaqëson një dukuri që bie në sy në kontekstin europian.

Përse një grup i madh merr një emër tjetër? Shoqëria shqiptare u trondit në themelet e saja nga pushtimi osman, [pushtim] i cili zgjati një shekull (1385–ca. 1500) dhe solli në disa regjione shkatërrime të mëdha dhe humbje të popullsisë.

Në shekullin 16 e në veçanti në shekullin 17 shumë shqiptarë u konvertuan në Islam. Emri «arbër» ishte i lidhur ngushtë me kulturën e krishtëre të Mesjetës e cila u shty mënjanë nga Islami. Shqiptarët e islamizuar, si pjesë e bartësve të pushtetit në Ballkan, e mënjanuan gjithnjë e më shumë një emër të tillë që rikujtonte të kaluarën e krishtëre.

Termi «shqiptar» (me gjasë nga fjala «shqiptoj») u përhap gradualisht në Ballkan – me gjasë në shekullin 18 –, edhe tek krishtërët shqiptarë [arbër], dhe shërbente si veçim nga të tjerët me gjuhë të nryshme [nga shqipja]. Mirëpo, ai [term i ri] nuk i rroki ato bashkësi shqiptare jashtë nukleusit të trevave shqiptare, do të thotë në Greqi dhe në Jug të Italisë. […]

Asnjë popull tjetër europian i Kohës së Re nuk ka bërë një ndrrim kaq radikal të identitetit si reagim ndaj tronditjes së thellë kulturore: [Termi] «Shqiptar» e vuri në pah ndrrimin total të orientimiit të shoqërisë shqiptare, shumica absolute e së cilës deri më 1912 shikonte drejt Stambollit, kryeqytetit të Perandorisë Osmane.»

Burimi: Oliver Jens Schmitt – «Die Albaner» («Shqiptarët»), 2012, München, C.H. Beck, faqja 19–21.

A ËSHTE NAΡOLEON BONAΡARTE SHTETAS FRANCEZ ME KOMΒËSI SHQIΡTARE ?!

Citim nga site: Studiuesi francez nga Korsika, Robert D’Angely në librin e tij “Enigma” tregon se Bonaparte është shqiptar, si Aleksandri i Madh …. Ky studiues korsikan, një ekspert për shqiperin dhe shqiptarët, tha me gojën plotë se Napoleoni është shqiptar. Ai shpjegon se mbiemri i vërtetë ishte Kalëmiri, i cili është shtrembëruar nga Grekët, gjatë 100 viteve familja e tij jetonte atje si Kalomeros, që do të thotë “ana e mirë” që u përkthye në italisht si “Buonaparte”. Kështu që mbiemri i tij i vërtetë është Napoleon Kalëmiri dhe nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Napoleon Buoncavalo (kali i mirë), jo Napoleon Buonaparte.

Napoleon Bonaparte ishte një gjeneral francez, diktator revolucionar dhe perandor. Sidoqoftë, shumë pak njerëz e dinë se ai vjen nga një familje me origjinë shqiptare. Napoleoni lindi më 15 gusht 1769 në Ajaccio, Korsikë.

Familja e tij ishte e pranishme në Korsikë që nga shekulli i 16-të. Sidoqoftë, rrënjët e tyre qëndrojnë në Toskërinë Italiane, ku grupet etnike shqiptare “Arbëresh” * janë gjithashtu në shtëpinë e tyre sot. Familja e Napoléon gjithashtu i përkiste arbëreshëve.

Gjyshi i Napoléon ishte politikani Giuseppe Maria Buonaparte, babai i tij Carlo ishte sekretari i Pascal Paoli, një revolucionar dhe luftëtar i rezistencës Korsikane dhe kishte luftuar me të për pavarësinë e Korsikës.

Vetë Napoleoni u ngrit në ushtri gjatë Revolucionit Francez. Ai provoi të ishte një talent ushtarak i rendit të parë. Sidomos fushatat në Itali dhe Egjipt e bënë atë të popullarizuar. Kjo i mundësoi atij të merrte pushtetin në Francë si një nga tre konsujt përmes grushtit të shtetit të 18 Brumaire VIII (9 nëntor 1799). Nga 1799 deri 1804 si Konsull i Parë i Republikës Franceze dhe më pas deri në 1814 dhe përsëri në 1815 si Perandor i Francezëve, ai drejtoi një regjim diktatorial me elemente plebishitare.

Përmes reformave të ndryshme, të tilla si ajo e gjyqësorit përmes Kodit Civil ose ajo e administratës, Napoleoni formoi strukturat shtetërore në Francë deri në ditët e sotme dhe filloi krijimin e ligjit civil modern në shtetet e okupuara Evropiane. Në kushtet e politikës së jashtme, të mbështetur nga ushtria, ai përkohësisht fitoi kontroll mbi pjesë të mëdha të Evropës kontinentale. Ai ishte gjithashtu Mbreti i Italisë nga 1805 dhe mbrojtës i Konfederatës së Rinit nga 1806 në 1813 dhe caktoi anëtarët e familjes dhe të besuarit si monarkë në disa shtete të tjera. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të iniciuar nga ai në 1806, struktura shtetërore e Evropës Qendrore u bë një çështje qendrore në shekullin e 19-të.

Louis Adolphe Thiers ishte një politikan dhe historian francez. Nga 1830 në 1851 dhe nga 1863 në 1877 ai ishte anëtar i parlamentit francez. Thiers ishte një personalitet i njohur në atë kohë, i cili gjithashtu shkroi historinë e Revolucionit Francez.

Me botimin e Historisë së Revolucionit Francez të Thierit (Histoire de la Révolution française) (1823 deri 1827) filloi në përgjithësi një pamje e re, më pozitive e Revolucionit Francez. Thiers ishte mbi të gjitha një admirues i Napoleonit.

Thiers shkruajti në kujtimet e tij se vëllai i madh i Napoleon Bonapartit, Josef Bonaparte, vetë tha në 1806 se familja Bonaparte është me origjinë shqiptare!

Vëllai i madh i Napoleon Bonapartit, u bë Mbret i Napolit në 1806. Ai u shkruante shqiptarëve që e shkruajnë në atë kohë për të përshëndetur kurorëzimin e tij si mbret: “Familja Bonaparte gjithashtu ishin fillimisht arbëreshë”.

Profesori Robert d’Angely, një Korsikan, ka shkruar gjithashtu për origjinën e familjes Bonaparte. Në librin e tij, i cili zgjati 30 vjet punë, në faqet 113-117, ai shkruan se edhe Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, si dhe Skenderbeu, ishin shqiptarë. Emri origjinal i familjes së Bonapartit ishte “Kalë-miri”

Në faqen 37 në librin “Golgotha ​​e Shqipërisë” nga Leo Freundich, mund të lexohet se edhe Napoleon Bonaparte fliste shqip (arbereshi). Ai shpesh përdorte fjalë shqipe, veçanërisht me personat më të afërt për besim.

Michel Ney Duka i Elchingen, Princi i Lumit të Moskës, ishte Marshalli i Perandorisë. Napoleoni e quajti atë “le guximtar des braves” (gjermanisht: “më i guximshmi i trimave”). Kurdoherë që Napoleoni i jepte urdhra Michel Ney, në fund të porosisë ai përdorte shqip betime që Ney kurrë nuk i kuptonte. (Faqja 37 e “Golgotës së Shqipërisë”).

Në hartat e vjetra nga Napoleon Bonaparte, mund të shihet se ai mbulonte territorin nga Sllovenia në Greqi, Iliri i thirrur.

Marrëdhëniet e tij me Ali Pashë Tepelenën, mbretin shqiptar të Janinës (Janinë), ishin gjithashtu veçanërisht të mira. Tepelena ishte një shqiptare që sundonte pjesë të mëdha të asaj kohe ishte Shqipëria Osmane dhe Greqia. Napoléoni e mbështeti atë në çdo mënyrë.

* Arbëreshët janë një pakicë shqiptare e vendosur prej kohësh në Itali dhe Siçili. Ata fillimisht erdhën në shekullin e 15-të nga ato që tani janë shtetet e Shqipërisë dhe Greqisë. Ata flasin edhe sot një nëndialekt konservator të shqipes.

Kolumbiani i mediave Derb.ch të Zvicrës, Peter Schibler, kohët e fundit shkroi një artikull me titull “Helvetia për fillestarët” që do të ndihmonte të gjithë mësuesit e shkollës fillore të mësonin më lehtë Historinë Zvicerane.

ndërsa shkruan për përmendjen e parë të termit Helvetia në histori (58 para Krishtit) dhe personalitete si Angrí Gisáng, ai më vonë ndalet në pushtimet e Napoleon Bonapartit.

“Kombi Zviceran (me një fjali): Kombi Zviceran u themelua në 1291 dhe që nga viti 2003 u përfaqësua nga Këshilli Federal (Bundesrat). Më parë me Këshillin Federal krijoi klasën e vjetër politike (pa SVP).

“Para se shqiptari të vinte nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Këshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosën nëse do të kishte paqe vitin e ardhshëm apo jo,” shkroi ai.

Napoleon Bonaparte ishte një nga perandorët më emblematikë të Francës që sundoi pothuajse të gjithë Evropën, duke arritur Egjiptin në fillim të shekullit të 19-të.

Ai lindi në Korsikë (1769), ndërsa ka shumë dokumente për origjinën e tij shqiptare ………..

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.derbund.ch%2Fhelvetia-for-beginners-657514576172%3Ffbclid%3DIwAR1WWiSXV1KH4C69DQchfYzuXmulB6zs-iKmtj15gAyvigza4gto7nRRj4w&h=AT3dJU5mmsURuw2hR1ZrAGBA5Uj3b-rLBj5xuupFz3U7bwKs0LAeV2Wt8zmGHrwFLGlwagnsmSDbAJ6M4xuiAm6i4kh-a301tzN35xxuZOWiLRuLujeq-KJ0_uyjYtf9KGTV&tn=-UK-R&c[0]=AT2zPYiFoGswMQR7qPukj4exBwnnUdD3RNXX_pM1x8NTX1eorzQKY2oF24d666ImqGwjtC3poy19OZb3lIFUGDvhZXW2pNU8Bpmu3eIpQdyt6CrF9yLAAJZbV4rhyT8SKpR_lix3tEx_gKq7zvuRRKkjiQ8Ao8fZXRjdnAhLb6N00pVAiXbC3BAhQ2bVLqvLIZVZJaKThu1RGut9P5o810nbkpr2KjJtgW4

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fgallica.bnf.fr%2Fark%3A%2F12148%2Fbpt6k5406276n.texteImage%3Ffbclid%3DIwAR096xyu3A3VtoZmJUQNoQnkbookQf57yW9-iyHkMuQhGkKFgwHoiEB6gv4&h=AT3Onny1ixK3MNU-FoaMfkd6GXVVEEp1RFpLD1PS4N28Yaq-SV3Rze30bFySifYokeT-QilmfuTuRaWB3E3kvG_esvzXJOVmMtn9Lh_A0e5TfhDAPLeQOR6fmDeSkGV5V3MJ&tn=-UK-R&c[0]=AT2zPYiFoGswMQR7qPukj4exBwnnUdD3RNXX_pM1x8NTX1eorzQKY2oF24d666ImqGwjtC3poy19OZb3lIFUGDvhZXW2pNU8Bpmu3eIpQdyt6CrF9yLAAJZbV4rhyT8SKpR_lix3tEx_gKq7zvuRRKkjiQ8Ao8fZXRjdnAhLb6N00pVAiXbC3BAhQ2bVLqvLIZVZJaKThu1RGut9P5o810nbkpr2KjJtgW4

https://www.facebook.com/people/Teuta-Ilire-Reka/100088938891669/?ref=embed_video