V.αjza e Ιidhur me një d. jalë nga Korca, pas 6 muajsh merr υesh të vërtetën tro nd itëse…!!

Kjo është një nga ato histori që janë sa të dhi mbshme aq edhe qesharake.

Bëhet fjalë për një vajzë nga kryeqyteti, e cila ka thënë se prej kohësh ishte në mar rëdhë nie me një djalë.

Më saktë prej 6 muajsh.Por së fundmi ajo kishte ka zbu luar detaje aspak të kën dshme nga jeta e tij.

Vajza tha se kishte arritur të mësonte se i dashuri i saj ishte i martuar.

“Ajo shprehet se nuk e dinte që ai ishte i martuar, por ndihet ende në mëd yshje të ndahet apo …”, tha gazetarja të cilës i ka rrë fyer vajza historinë.

Τërmet i fortë shkund Athinën

Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Athinë.

Bëhet me dije nga burimet për media se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo dëme në njerëz, teksa pritet gjithashtu edhe reagimi i instancave zyrtare.

Këtë nuk e ρrisnim! ZbυΙohet veρrimi që ka bërë Romeo ndaj Artës

Siç duket çifti është kapur ‘mat’ pak momente më parë ku Romeo i mbërthen reçipetat Artës, dhe mesa shohim një qendër e re masazhi është hapur brenda shtëpisë së Big Brother-it.

Shumë dyshime janë ngritur brenda shtëpisë se Romeo mund të ketë një lidhje jashtë, por veprimet e tij me vajzat brenda shtëpisë nuk e mbështesin këtë gjë, kështu që, se çfarë do ndodhi në ditët në vazhdim mbetet për tu parë.

Lυhaten sërish mόnedhat e hύaja/ Kursi i këmbimit për sot

Sot më 19 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë.

Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 120.2 lekë dhe shitet me 121.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.3 lekë, ndërsa në shitje me 110.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.2 lekë dhe në shitje me 71.2 lekë.

Çifti itaΙian zhυendos ρυnën në Shqipëri: Ραguajmë ρak taksa!

Matt dhe Ale, janë dy nomadë digjitale, që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. 5 muaj këtu kanë mjaftuar, që çifti i të rinjve të dashurohen me vendin tonë.

“Kemi ardhur si fillim me pushime këtu dhe sapo erdhëm e kuptuam që ishte një jetesë tjetër. Ambienti në Itali nuk na pëlqente, njerëzit këtu janë të dashur, të ndihmojmë, nuk ndihet energjia negative, siç është në Itali”-tha Alessia Rizzeli, shtetas italian.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022, për të huajt u aprovuan gjithsej 18,151 leje qëndrimi, duke konstatuar kështu një rritje me 21.6% krahasuar me vitin 2021. Arsyeja kryesore është punësimi, pra rreth 43.7% shtetas të huaj janë të interesuar të integrohen në tregun e punës,

Matt dhe Ale, janë disa nga shumë të rinj që po investojnë në Shqipëri. Teknolgjia dhe punët online janë shtuar në vendin tonë. Për të rinjtë italianë, vendi ynë ka ende shumë punë përpara. Eksperiencën e fituar në Itali, duan ta sjellin në Shqipëri.

“Ne punojnë në online marketing dhe këtu kemi kuptuar që puna jonë është shumë herë më e lehtë për tu kryer, pasi është ende në zhvillim, bizneset ende nuk janë mësuar më pjesën e marketingut dhe kemi shumë kërkesa. Edhe taksat janë shumë herë më të lira sesa në Itali”-theksoi Matteo Pietricola, shtetas italian.

Shqipëria për ta është toka e artë, ku mund të punojnë, jetojnë dhe shijojnë ♪o gjë shumë herë më lirë sesa në vendin e tyre.

“Kostot e jetesës janë shumë herë më të lira këtu sesa në Itali, si të mirat materiale. Nëse në romë, mund të dalësh në qytet njëherë në muaj, këtu nuk kushton asgjë dhe e viziton vendin çdo javë”- shtoi Rizzelli.

Rikthimi në Itali, për ta nuk është tashmë një opsion. Madje dhe familjarët e tyre vendosën që festat e fundivtit ti kalonin në Shqipëri.

Aksident i frίkshëm në Korçë, mαkina kthehet ρërmbγs, ρΙagoset shoferi

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur ‘Dritat e Verdha “, aty ku një automjet tip” Volvo” është përmbysur por për fatin e mirë nuk ka patur probleme për drejtuesin e këtij mjeti

Sipas policisë mësohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ka ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë dhe përmbysjen e mjetit. Të njëjtat burime thanë se drejtuesi i mjetit ka patur lëndime të lehta.

Policia po heton për shkakun e këtij aksidenti.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 19 Janar 2024

Dashi

Ju po jetoni një fazë energjie të madhe dhe do të keni një qëndrim më pozitiv ndaj problemeve të jetës së përditshme. Gjërat do të përmirësohen edhe me partnerin/en. Me Saturnin në kundërshtim me shenjën tuaj, beqarët nuk do të kenë takime të frytshme. Faza e rëndësishme që po kaloni po ndikon në aspektin profesional. Së shpejti do të arrini qëllimet e dëshiruara.

Demi

Edhe pse Hëna në kundërshtim me ju, yjet janë aq të mira saqë sot pak do të jenë gjërat negative që mund t’ju ndodhin me të dashurin/ën. Beqarët nuk do mundin në asnjë mënyrë të shmangin emocionet e mëdha edhe pse ata do të përpiqen, disa do të jenë vendimtare për jetën e tyre. Është një kohë e mirë për të zgjidhur disa çështje ligjore ose çështje gjyqësore që keni zvarritur për një kohë të gjatë.

Binjakët

Shumë Binjakë nuk do të jenë të lirë nga shqetësimet, por do të jetojnë gjithashtu aventurat dhe emocionet e reja që jeta do të dëshirojë t’i japë sot. Zemrat e vetmuara mund të lidhen përsëri me një person të rëndësishëm me të cilin i kishit ndërprerë marrëdhëniet në të kaluarën. Vendosen në vend çështje të ndryshme të punës. Disa prej jush do të fillojnë me projekte të reja dhe me shumë ide.

Gaforrja

Nëse do të rregullosh një marrëdhënie, të fillosh një histori që ke ndërprerë, do të keni rrugën të pastër nga yjet. Gjeni kohë për t’i kushtuar vetes dhe ndjenjave! Për beqarët do të jetë një ditë plot me projekte dhe premtime të reja! Ju jeni të aftë dhe keni rikuperuar rënien fizike në punë, por angazhimet janë të ngutshme dhe ju duhet të lëvizni.

Luani

Melankolia ju bën të ndiheni vetëm. Ndjeheni të zhgënjyer nga i dashuri/a apo është vetëm ndryshimi i temperaturës? Bëni gjithçka me qetësi dhe shijoni mundësitë e mira në dashuri. Beqarët sot do të duhet të merren me njerëz që nuk i kuptojnë. Qëndrueshmëri në investime. Mbani sytë hapur lidhur me çdo projekt tuajin.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë shumë e favorshme, dashuria shkon mirë dhe madje edhe miqësitë. Zemra dhe mendja sot pajtohen plotësisht. Nëse jeni vetëm, së shpejti do të keni mundësi të keni takime të mrekullueshme dhe shumë prej jush do të bien në dashuri seriozisht. Ju jeni duke kryer aktivitetet tuaja me saktësi të madhe. Mundohuni të kultivoni miqësi të dobishme edhe për jetën profesionale.

Peshorja

Pasiguria dhe dyshimet kthehen në zemrën tuaj sot, edhe yjet nuk do jenë shumë të favorshme për ju. Qielli ju këshillon të jeni të kujdesshëm sidomos në marrëdhëniet me partnerin/en. Zemrat e vetmuara do të marrin një lajm të mirë që do t’i bëjë ata të lumtur. Projektet e reja duhet të menaxhohen më mirë për të shkuar përpara.

Akrepi

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe ju do të duhet të përballeni me shumë vendime që ju kanë lënë disi të hutuar. Ndoshta keni kuptuar se marrëdhënia me partnerin/en po ndryshon. Beqarët do të jenë të lumtur për të filluar një njohje të re me një person interesant. Mundësi të reja për të treguar aftësitë tuaja. Mos u ndalni në humbjet e para.

Shigjetari

Ditë e nënshtruar lehtë, do të duhet të marrësh vendime që mund të dallohen me mendimet e atyre që janë pranë jush. Krahasoni veten me partnerin/en. Beqarët do të jenë të angazhuar në planifikimin se çfarë do të bëjnë në lidhje me një fundjavë për ta kaluar me miqtë. Kohë interesante për punën, do të keni perspektiva të reja për tu referuar dhe sigurisht nuk do të hiqni dorë.

Bricjapi

Sot yjet me siguri do të jenë më mirë se disa ditë më parë, por jeta juaj private nuk është ende e qartë. Mos e mbani gjithçka brenda, besojini sekretet tuaja personit të zemrës. Beqarët do të duhet të heqin dorë nëse dikush u ka kthyer kurrizin, ndryshoni rrugën tuaj! Është një ditë e kontrasteve të mëdha, por mund të ketë implikime pozitive dhe të ndryshojë pozicionin tuaj.

Ujori

Yjet premtojnë një fundjavë të qetë dhe tashmë po përgatiteni të shkëputeni me mendje dhe zemër nga rutina e përditshmërisë! Disa beqarë janë gati për t’u përballur me një ndryshim në jetën e tyre. Fati ju rezervon gjëra të mëdha! Një ditë e kënaqshme në punë, së shpejti do të keni lavdërim nga eprorët. Transferime në horizont.

Peshqit

Ditë e shkëlqyeshme nga pikëpamja sentimentale, qielli këtë të premte është edhe më i bukur dhe do të jetoni ndjenja intime me partnerin/en. Projekte të rëndësishme vijnë së shpejti. Beqarët të bëhen miq me disa nga shenjat e Gaforres, por ka një Akrep që do i shkeli syrin! Sot ju mund të merrni një konfirmim në punë, varet nga ju çfarë do zgjidhni. Së fundi ju do të jeni mjeshtër i fatit tuaj.

Detaje tronditëse, policia zbulon në telefonin e mjekut υideo ρor*ografike me të mitυrën, i dërgonte në një grυρ me 3 persona

Detaje tronditëse dalin në dritë lidhur me rastin e arrestimit të mjekut Dervish Hasi, i cili u vu në pranga sot nga policia e Tiranës, nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të një 16-vjeçareje, prej dy vitesh.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një  grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.

42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.

Trαgjike/ Μbγtet varka ρΙot me nxënës shkolle, raportohet për 12 υiktima

Ata kishin dalë në një piknik shkolle, e cila përfundoi me pasoja në jetë njerëzish. Policia lokale konfirmoi numrin e të vdekurve për BBC, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të tjerë.

Ende nuk dihet shkaku i incidentit, i cili ndodhi në liqenin Harni në Vadodara, në shtetin e Gujarat. Rreth 27 persona ndodheshin në varkë, të pa pajisur me jelekë shpëtimi, në momentin që u përmbys.

Autoritetet kanë deklaruan se shtatë persona janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe po marrin trajtim në spital.

“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave në këtë orë pikëllimi”, shkroi kryeministri Narendra Modi në “X”. Qeveria vendase ka vendous të japë 400 mijë rupi (4,800 dollarë ose 3,800 paund) për familjet e viktimave.

Aksidentet me varka nuk janë të rralla në Indi. Shpesh mjetet lundruese janë të mbipopulluara, të mirëmbajtura keq dhe nuk kanë pajisje sigurie. Vitin e kaluar, 22 persona humbën jetën pasi një varkë u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë.

“Mυrgeshë υrαsëse”, maska siΙikoni e αrmë, Ιidhja e shqiptarit me υrasjet mαfioze në Greqi e Mal të Zi

Panajot Xhaja, i riu shqiptar i arrestuar në Mal të Zi pak muaj më parë, dyshohet se është përfshirë në vrasjen e dy mafiozëve grekë Yannis Skaftouros në maj 2022 në Dervenochoria dhe Vassilis Roubetis në qershor 2023 në Korydallos.

26-vjeçari nga Dimali dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas gjeorgjianë, rusë dhe armenë, ka kryer disa vrasje në Greqi e Mal të Zi.

Më 14 tetor 2023, Xhaja u arrestua nga policia malazeze në pikën kufitare Sukobin, pasi bashkë me dy armenë dhe një grek kishte planifikuar një vrasje në Budva. Personi që thuhet se ka qenë objektivi, si dhe miqtë e tij prej vitesh janë të lidhur me klanin e beogradasit Luka Bojoviq dhe me klanin Škaljar në Mal të Zi. Ky person me origjinë nga Budva në verën e vitit 2018 dyshohet se ishte shënjestër e një sulmi me një anëtar të rangut të lartë të klanit nga Tivari, por policia e prishën planin mafioz.

Bashkë me shqiptarin, asokohe u arrestua edhe shtetasi armen Artyom Mnatsakanyijan, ndërsa u shpall në kërkim një shtetas grek me inicialet P.V. Policia kishte informacione rreth 15 ditë më parë se po përgatitej një vrasje në Budva dhe për shkak të këtij informacioni kishin intensifikuar kontrollet policore për anëtarët e grupeve të organizuara kriminale dhe personave të dyshimtë.

Në automjetin me të cilin po lëvizte shqiptari dhe dy bashkëpunëtorët e tij u gjetën dy pistoleta ‘glok’ me nga 19 copë municion secila, një pistoletë automatike ‘scorpion’ me silenciator dhe 17 copë fishekë, dy maska ​​silikoni, si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Ndër postimet e shqiptarit në rrjetet sociale, bie në sy një “murgeshë” vrasëse.