Kυsh është υrasësi shqiptar i Ιidhur me mafien Ιindore, njoftohet edhe ρolicia shqiρtare. Si dështoi αtentati në Mal të Zi

Vetëm 26 vjeç, Xhonatan Pajo nga Poshnja e Dimalit, rezulton një nga ekzekutorët më të rinj në tregun e ‘kontratave të vdekjes’ me shtrirje nga Greqia në Mal të Zi. Në të dyja rastet kur emri i tij ka dalë i implikuar, ai rezulton bashkëpunëtor i shtetasve nga Armenia, Gjeorgjia apo edhe nga Rusia. Burime bëjnë me dije se disa kohë më parë, në rrugë zyrtare është njoftuar për veprimtarinë e tij edhe policia shqiptare, e cila ka kryer kontroll në banesën e tij në Dimal.

Vrasja e dështuar në Mal të Zi
Konkretisht ai është arrestuar fillimisht në tetor 2023 në pikën e kalimit kufitar të Sukobin në Mal të Zi ose ndryshe pika doganore e Muriqanit, duke tentuar të hyjë në Shqipëri. Policia malazeze dyshonte se ai do të bashkëpunonte me shtetasi armen Mnatsakanyan Artyom, 34 vjec, për vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Budva. Gjatë kontrollit të automjetit ku u kap armeni dhe ku më parë ndodhej dhe Pajo, u gjetën dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator, dy maska silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim. Pajo ishte larguar nga mjeti por u kap në kufi. Gjatë arrestimit të tij, ai është paraqitur në mënyrë të rreme si P.V. dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

Policia e Budvës lokalizoi një banesë në vendbanimin Buljarica, e cila shfrytëzohej nga të dyshuarit, duke gjetur sende të cilat po i nënshtrohen ekspertizës. “Gjithashtu u gjetën automjete dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përgatitjes së kryerjes së krimit”, tha policia atëherë. Policia lokalizoi dhe hotelet në Podgoricë ku kanë qëndruar personat e dyshuar.

Vrasjet në Greqi
Në Greqi, Xhonatan Pajo dyshohet se në bashkëpunim me Savas Azoidhis 38 vjeç, Dhimitris Kiundov 40 vjeç, Ilias Eminidhis 28 vjeç të tre nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20 vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40 vjeç nga Uzbekistani dhe Dhimitris Sengerov 33 vjeç nga Rusia ka në kryer 3 vrasje dhe 3 tentativa vrasje si dhe 1 rast shpërthimi eksplozivi. Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, por sipas mediave greke bëhet fjalë për vrasjen e mafiozit të njohur grek Janis Skaftourou në prill 2022 dhe Vasilis Roumpetis e Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Tre tentativat e vrasjes janë ndaj një gjeorgjiani në verën e 2023 dhe ndaj dy të afërmve të Skaftourou gjatë vrasjes së tij. Shpërthimi me eksploziv ndërkohë ka ndodhur në karburantin e djalit të Skaftourou.

foto galeri

Ja kυsh janë 3 rυmunët që vodhën bankat me karta të kΙonuara

Florin Oprinoiu, 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç, Adrian Simoiu, 20 vjeç janë emrat e tre rumunëve në kërkim pasi vodhën para në bankë.

Shtetasit e huaj nga Rumania arrinin që të klononin karta bankomati dhe kanë arritur që të marrin rreth 5 mln lekë. Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.

Tre rumunët kanë arritur që të vjedhin para nga bankomatët më datë 06.01.2024 dhe 3 herë të tjera më datë 09.12.2023. Krimi Kibernetik prej disa ditësh ka mundur të identifikojë autorët, të cilët janë në ndjekje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale dhe rasteve të tjera nëse janë të përfshirë.

Ndërron jetë fëmija 2-vjeç, reagon e ëma: Vdiq nga υria, babai i tij i kishte heqυr ushqimet nga υendet ku ai mund t’i arrinte

Ai ishte shumë i vogël për të hapur frigoriferin dhe për të marrë ushqim brenda”, tha nëna e 2-vjeçarit. Bronson Battersby nga Britania e Madhe, i cili vdiq nga uria pranë babait të tij të vdekur, i cili pësoi një atak në zemër.

Duke numëruar rastësitë tragjike, nëna e vogëlushit fatkeq tha se djali i saj nuk ka gjetur dot asnjë nga ushqimet që hante, pasi babai i tij i kishte hequr nga vendet ku ai mund t’i arrinte, në mënyrë që fëmija të mos i merrte i vetëm.

“Jam e sigurt që fëmija im ishte i uritur, ai po përpiqej të hapte frigoriferin për të marrë ushqim, por ishte lart dhe nuk mund ta arrinte”, tha e dëshpëruar nëna e Brosnon-it, Sarah Piesse. “Babai i tij i kishte zhvendosur të gjitha ushqimet më lart, kështu që nuk mund t’i merrte pa pyetur. Tani gjithçka që mund të mendoj është që fëmija im të jetë i uritur, të përpiqet t’i marrë ato dhe të mos jetë në gjendje. Unë nuk mund ta përballoj këtë. Ishte shumë afër hapjes së frigoriferit, por nuk mjaftoi. Dhe Kenny ishte atje në dysheme. Mund të lutem vetëm që ai mendoi se babai i tij ishte në gjumë”, shtoi ajo.

Little Branson Battersby u gjet i vdekur më 9 janar. Pranë tij ishte i vdekur babai i tij, Kenneth, 60 vjeç, i cili pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij në Skegness, Anglia veriore mediave të huaja.

Një zëdhënës i Këshillit të Qarkut Lincolnshire tha se policia ishte lajmëruar dy herë nga një punonjës social i cili shkoi në shtëpi, por nuk iu përgjigj. Herën e parë, më 2 janar, ajo nuk mundi të hynte në shtëpi dhe kontaktoi policinë duke kërkuar adresa të tjera ku mund të ishte fëmija. Dy ditë më vonë, më 4 janar, ajo shkoi sërish në shtëpi, edhe pse kjo nuk pritej. Përsëri nuk mori përgjigje dhe njoftoi policinë.

Duke mos gjetur asnjë përgjigje, punonjësi social më në fund kontaktoi pronarin e shtëpisë, i cili i dha lejen për të hyrë në 9 janar. Më pas u bë zbulimi makabër.

Ja si u greqizυa emri nga Gjinokastër në Gjirokastër

Shkruan: Arben LLALLA

Si u greqizua pas vitit 1970 emri GJINOKASTËR në Gjirokastër. Shikoni poshtë mbishkrimive të fotove- GJINOKASTËR, që zbëthehet Kalaja e Gjinos(bëhet fjalë për Princin e Epirit Gjin Bue Shpatën që vdiq më 1399).

Pas viteve 1970 u quajtë Gjirokastër duke e greqizuar emrin shqiptar dhe zbërthehet Kala e Rrumbullakët si gjiroja e mishit që piqet.

Por në të vërtetë Kalaja në Gjinokastër nuk është e rrumbullakët, por në formë të gjatë si anije.

Po ku e kishte parë arkitekti formën e anijes?

Kjo vjen sepse Gjin Bue Shpata ishte udhëheqës nga Arta, Preveza e këtej. Ajo përralla për Argjironë nuk ka ekzistuar, por është një shpikje mitologjike greke për tia ndryshuar emrin e vërtetë qytetit shqiptar nga Gjinokastër në Gjirokastër,

Kalaja në Gjinokastër nuk është e rrumbullakët por në formë Anije, e gjatë. Përralla për Argjironë nuk ka ekzistuar, ajo është një sajesë greke për të greqizuar emrin shqiptar nga Gjinokastër në Gjirokastër.

Zoti i kësaj kalaje ka qenë Gjin Bue Shpata dhe e vërteta duhet të dali në dritë, ndryshe ne vazhdojmë të ecim në tunelin e errësirës me qirun e shkrirë të grekëve, shkruan Llalla.

Ραra shek. V-të para Krishtit Athina nυk fΙiste greqisht

Altin Kocaqi

Ndërkohë që akademikët tanë e injorojnë çështjen paragreke,pellazgjike, akademikët grekë dhe grekologët më të mëdhenjë të botës tregojnë se ‘’nuk ka asnjë gjuhë greke që vjenë nga mijvjecari i dytë’’. ‘’Gjuha greke rrjedh nga shartimi i një dege indoeuropiane mbi një lastarë të huaj’’. ‘’Athinasit, të parët, e krijuan gjuhën greke edhe e përhapën me favorizim nga Aleanca e Dilos’’. Para greqishtes flitej edhe shkruhej ‘’gjuha jone’’ të cilën nuk e njohim por me alfabetin e saj është shkruajtur mbishkrimi Pellazgjik i Limnos e po ashtu mbishkrimet Eteokretane.

Gjuha greke u krijua si gjuhë teknike që ‘’mësohej në letër dhe nuk mbinte në buzët e popullit’’ .Sipas Isokratit ‘grekë ishin ata që e mësonin këtë gjuhë në shkollë’

Ora të flasim me fjalët e akademikëve grekë:

“Te vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga te dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”

M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23

“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken”M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302

“Vertetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….” F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f . 234

“Perfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rreshqitja e gjuhës së pastër Jone drejtë atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe Atike” F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251

“Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina. Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik. Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke” M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 84

“Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë. Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvertetuarën se gjuha shëndrrohet e çoj vëndin në dygjuhësi e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë. Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër. Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambetur çoi në humbjen e shumë veprave shkencore”

M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 92-93

ΚRENARI / Stërmbesa e Gjergj Καstriotit i këndon Adem Jasharit (VIDEO)

Stërmbesa e Gjergje Kastriotit- Skënderbeut, mbrëm ka postuar në instagram verzionin e ri të këngës “Mora Fjal”, një këngë shumë e kërkuar ndër vite tek shqiptarët.

Sophie Castriota është stermbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti e cila jeton në Australi, ajo ka vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërin disa herë, është këngëtare e njohur, e cila ka marrë pjesë edhe në disa koncerte dhe organizime të ndryshme në terojet shqiptare.

Sophie Castriota shpesh herë ka kënduar edhe shqip, por kësaj here ajo ka zgjedhur një këngë të dashur për gjithë shqiptarët, por me një verzion të ri të këngës Mora Fjalë, të cilën e këndojnë shumë yje të estrades.

Ajo kishte vizituar Kosovën në vitin 2016, ku kishte marre pjesë edhe në festivalin “Hardh Fest” të organizuar nga Stone Castel në komunën e Rahovecit.

Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno ρërhaρi gjυhën shqipe

Kisha e Shën Sotirës ndodhet në jug-lindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike, pasii në datë 19-29 maj 1907, Mihal Grameno me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore, duke përdorur si vendëstrehim kishën e Shën Sotirës. Për këtë arsye kisha ruhet si një monument me vlera të rëndësishme historike.

Ajo është një kishë e thjeshtë me përmasa 4.4×9.5 m, me naosin që ndahet nga altari me një ikonostas të thjeshtë muri, i pajisur me dy hyrje. Brenda në absidë dhe në kamaren pranë saj ruhen gjurmët e vetme të afreskut që dikur zbukuronte muret e brendshme të kishës. / KultPlus.com

“Kam simρtoma”, moderatori Ronaldo Sharko “nxjerr” rezυΙtatet e testit: Jam 2 muajsh shtαt zënë

Moderatori dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP 2’ Ronaldo Sharka ka ironizuar ish-konkurrenten e “DWTS”, Ina Kollçaku, pasi kjo e fundit deklaronte se nuk ishte mirë fizikisht dhe se ndjeheshe sikur ishte shtatzënë.

Moderatori ka postuar dy instastory ku shkruan se ka blerë një test shtatzënie dhe se ka dyshime se është shtatzënë.

Këngëtαrja serbe bie nga kati i 24-t në Dυbai/ Ήυmb jetën trαgjikisht

Një këngëtare serbe ka humbur jetën tragjikisht në Dubai.

Bëhet fjalë për këngëtaren 29-vjeçare Andriana Lazic. Raportohet se ajo ka rënë nga kati i 24-t i një ndërtese në 10 janar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por mediat e huaja shkruajnë se e reja kishte shkuar në Dubai në 7 janar së bashku me miqtë e saj.
29-vjeçarja nuk kishte shumë kohë që kishte filluar karrierën në muzikë, por ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Serbi.

Familjarët e saj kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Andrianës, por theksojnë e nuk kanë shumë detaje për tragjedinë në Dubai.