Ήυmbi jetën për një υideo në “Tik Tok”, shokët e shqiptarit: Mendυam se do ja dilte!

Një ngjarje tragjike u raportua pak më herët në Itali, ku 18-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi, humbi jetën tragjikisht duke filmuar një video në “Tik Tok”.

I riu ndodhej në festën e ditëlindjes e një të afërmi të tij, kur vendosi të bënte trendin më të fundit si shumë të tjerë në këtë rrjet social, të bënte “serf” mbi kofanon e makinës.

Një ngjarje tragjike u raportua pak më herët në Itali, ku 18-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi, humbi jetën tragjikisht duke filmuar një video në “Tik Tok”.

I riu ndodhej në festën e ditëlindjes e një të afërmi të tij, kur vendosi të bënte trendin më të fundit si shumë të tjerë në këtë rrjet social, të bënte “serf” mbi kofanon e makinës.

Një akt i cili përfundoj me një tragjedi të vërtetë, pas një manovre të rrezikshme nga kushëriri i tij, 18 vjeçari ra në rrugë, ku nga forca e madhe e përplasjes mori dëmtime të rënda në kokë dhe pas 9 ditësh i shtruar në spital fatkeqësisht zemra e tij ndaloj.

Mediat vendase shkruajnë se shokët e Lorenzos qëndruan deri në momentet e fundit jashtë spitalit, duke shpresuar se ai do të bëhej mirë. Lajmi i vdekjes së tij i ka tronditur pa masë, përfshirë këtu dhe mësuesit e të riut.

“Ne besuam me zemër se ai do t’ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institucionin tonë Obici për pesë vite. Edhe disa muaj studime dhe do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme” ka thënë nëndrejtori i shkollës, Massimo Lunardelli.

“Jemi gati për Ιëpirje”, Ilnisa ‘i hedh kυnja’ Meritonit: Sa gjuhë të υaj zave fυten në këtë akullore?

Meritoni dhe Ilnisa, një nga dyshet më të komentuara të Big Borther VIP 3, janë bërë viral në rrjetet sociale, për një koment të bërë nga Ilnisa.

Në një nga bisedat intime mes tyre, Ilnisa i shpreh xhelozinë, por në një mënyrë provokuese, duke i thënë “jemi gati për lëpirje”.

“Jemi direkt për lëpirje, si akullore… Jemi direkt për.. Hajde, vazhdo jetën”, i thotë ajo. Ndërsa në një bisedë tjetër, kjo temë vazhdon sërish.

“Kemi një akullore në shtëpi dhe kemi 9 vajza.. Sa gjuhë të vajzave futen në këtë akullore? Nga 23 banorë janë 9 vajza që duan ta hanë këtë akullore. Mua më pëlqen akullorja që fëmijët e tjerë e kanë zili”, i shprehet ajo.

Të parë shumë të afërt me njëri- tjetrin, ata kanë shkëmbyer mjaft puthje e përqafime, ndërsa të pyetur se a po krijojnë një lidhje romantike brenda në shtëpi, ata u përgjigjën se “do ia lenë kohës”.

Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton muslimanët t’i bashkohen

Me një lëvizje politike surprizuese, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shokuar europianët, teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit anti-musliman.

Partia është një degë e si-nënës së saj AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj.

Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Özcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.

Krijimi i DAVA-s ka shkaktuar reagime dhe shqetësime në Berlin. I pari që ka reaguar kundër është Cem Özdemir, ministri gjerman i Bujqësisë, i cili ka prejardhje turke.

Ai shkroi në platformën X: “Një degë e Erdoganit që kandidon në zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na duhet”.

Edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore Kristian Demokrate (CDU), Jens Spahn, kritikoi këtë nismë të Erdogan. Ai shkroi në rrjetet sociale: “Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend”.

Ndërkohë, kandidatja kryesore liberale gjermane Marie-Agnes Strack-Zimmermann kur u pyet për DAVA-n tha për Die Welt: “Aktualisht po shohim partitë që shfaqen kudo dhe qëllimi dhe ushtrimi i tyre i vetëm është që përfundimisht ta copëtojnë Evropën nga brenda”.

Siρas Stresit, ky finαΙist e meriton çmimin e mαdh: Nuk e fiton…

Reperi i njohur Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother. Duke qenë se e ka provuar eksperiencën në këtë formatm ka folur për finalistët e BBVK 2. Sipas tij, fitoren e meriton Shqipe Hysenaj, por që nuk do ta fitojë.

“Shqipja e meriton, por nuk e fiton. Mos e harroni edhe një herë. Ça të them më”, u shpreh reperi.

“Unë patjetër që do t’iu bëj apel shqiptarëve që ta votojnë Shqipen, e meriton por nuk e meriton. Kjo është e gjitha. Një herë e kam fituar unë, tash e ka radhën dikush nga Kosova. Kështu shkon”, shtoi mes tjerash artisti.

Stresi vitin që lamë pas ka arritur të fitojë plot 160 mijë euro. Këtë vit në garë janë: Shqipe Hysenaj, Edona James, Blerando dhe Lumbardh Salihu.

Çifti drejt diυorcit? Çfarë tha motra e Bes Kallakut për mαrrëdhënien me Xhensilën

Fansat e Besart Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj, e kanë të vështirë të besojnë se çifti është drejt divorcit, dhe nuk kanë faj.

Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e tyre vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje.

Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon.

Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se “Instagrami” është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë, ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.

Disa ditë më parë, gjatë një interviste televizive, motra e Bes Kallakut, foli me ton aspak negativ për raportin e saj me kunatën, Xhensila Myrtezajin.

“Unë kam qenë gjithmonë jashtë këtyre paranojave për marrëdhënien mes kunatave. Mendoj që secili prej nesh nëse është i kujdesshëm ose nëse është dashamirës në marrëdhënien që krijon, patjetër nuk ka pse të ketë hapësira që gjërat të mos shkojnë mirë. Kështu që marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, shprehet Ana Kallaku.

“Vë bαst që këtu do bëhet s* ks”, Roza Lαti komenton lidhjet në BBV

Moderatorja Roza Lati dhe Dea Vieri, kanë komentuar çiftet që kanë nisur të krijohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede mes tyre, Roza është shprehur mjaft e bindur se në këtë sezon të BBV, çiftet sipas saj do të bëjnë seks, madje vë edhe bast për diçka të tillë.

Na ana tjetër, Dea është shprehur e habitur se në dy javë janë krijuar tre çifte.

Roza: Po flisnim për këto çiftet që janë krijuar sot për sot, që njëri është më zemër e tjetri jo. Se kush, nuk e di, po gjithmonë çiftet e “Big brother”, njeri e ka me zemër, e tjetri jo. Nuk kam qejf që partneri im të jetë star, stari i shtëpisë duhet të jem unë motër.

Dea: Mund të ndryshosh mendje.

Roza: Burrat që janë këtu janë tamam burra, por unë se dua që të jetë i famshëm

Dea: Në dy jave tre çifte, habitem

Roza: Unë vë bast që këtu do bëhet seks, këtë sezon. E vë me bast.

Roza: Në këtë “Big Brother”, këtu siç ka shkruar puna në dy javë… Edhe mund të mos bëjnë se kanë etikë, kane norma, sikleti…

Kujtojmë se deri më tani në BBV është parë një afrimitet dhe marrëdhënie e afërt mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqin, Sara Gjordenit dhe Bardhit, ndërsa në ditët e fundit po komentohen edhe Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.

Tragjedi në Itali, 18-υjeçari shqiptar hυmb jetën pas rrëzohet nga kofano e makinës, po reaΙizonte sfidë për rrjete sociale

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.

I riu, sipas medieve italiane, ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.


Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Por, Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën./albeu.com

Me ρrofesion bαnkiere, kush ishte Suela Saliaj, shqiρtarja që u vra nga bαshkëshorti në SHBA

Suela Saliaj, me profesion bankiere, është 32-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e tyre e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas prindërit si dhe vëllai i saj.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Sipas policisë, Renato Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që kishte më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari dhe diρlomati i njohυr shqiρtar

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, gazetari dhe diplomati i njohur Fatmir Kumbaro. Teksa po trajtohej në spital për shkak të një problemi me frymëmarrjen, ka pësuar një arrest kardiak, ç’ka ka qenë fatale për jetën e gazetarit dhe diplomatit të njohur.

Fatmir Kumbaro, u lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1947.

I diplomuar në fakultetin drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer detyra të rëndësishme; gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991.

Fatmir Kumbaro, ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj.

Gjithashtu, ka qenë në vitet e para të pluralizmit edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kontribut të çmuar ka dhënë Fatmir Kumbaro, edhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.

I veçantë ka qenë kontributi i zotit Fatmir Kumbaro në momentet delikate para e gjatë luftës në Kosovë, kur në përgjegjësinë e Ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, iu desh të koordinonte veprimet e shtetit shqiptar me faktorin ndërkombëtar, ashtu sikundër me të njejtën përgjegjësi dhe angazhim luajti u angazhuar pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut në kohën e luftës së UÇK-së, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pas në implementinin e saj.

Autoriteti intelektual dhe agazhimet qytetare, të qenit i drejtë dhe kurajoz, kultura e veçantë dhe zotërimi i tetë gjuhëve të huaja e bënin Fatmir Kumbaron një figurë të veçantë, imponuese dhe të admirueshëm njëherësh.

Pas aΙudimeve për ndarje, merr vëmendjen ρostimi i fυndit i Xhensilës: Fillimi im i ri…

Xhensila dhe Besi janë vënë sërish në qendër të vëmendjes për një krisje të mundshme në çift.

Para pak kohësh ata janë aluduar për krisje të marrëdhënies së tyre, madje u tha se Xhensila ishte larguar nga shtëpia ama këto ishte Besi ai që i mohoi.

Ditën e sotme është vënë re se Xhensila dhe Besi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo duket se është një shenjë që tregon se marrëdhënie e tyre është në krizë.

Një ‘unfollow’ nuk është mjaftueshëm për të thënë se martesa e tyre po shkon drejt divorcit, por të dy janë vënë re se kanë mjaft kohë pa postuar foto nga momentet që kalojnë ose udhëtime me njëri-tjetrin dhe kjo gjë shkon akoma dyshimet.

Ama një tjetër detaj duket se na ka kaluar pa u kuptuar nga postimi i fundit i Xhensilës.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”.

Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duklet se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të.

Edhe pse kjo mund të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.

“Fillimi im i ri…
Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…”

https://www.instagram.com/_u/xhensilamyrtezaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=02464a64-ee55-49e0-905d-2109be5aeb41&ig_mid=EAE3FC45-02E5-400C-B67B-C1F32CDA59D0