Punonjësi i një kafeneje në aeroportin e Atlantës është pushuar nga puna për një sherr që, u shkaktua nga një mosmarrëveshje me një bashkëpunëtor për një kafe.
Sipas mediave lokale, sherri në një bar të zinxhirit Harvest & Grounds filloi kur dy kolegë u përleshën për ekspresin.
Siç shihet në video, një grua, që sipas informacioneve quhet Sakoria Kelly, u ndeshën dy prej drejtuesve të kafenesë. Madje ajo i qëlloi disa herë dhe ata u përgjigjën. Ndërkohë, gruaja tentoi që të godiste njërin prej tyre dhe me karrige, ndërsa më pas u pushua nga puna.
Fatmir Terallari, 50-vjeçari shqiptar që vrau përdhunuesin e të bijës në Greqi ka rrëfyer momentin e përballjes me viktimën, pasi kuptoi ngjarjen e rëndë. Mediat greke kanë shkruar se në momentin e ballafaqimit, 50-vjeçari ka nisur të bërtasë, por viktima sipas tij, është tallur me të duke tentuar të largohet dhe t’i marrë armën. “Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”. Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare , ka përvijuar në dëshminë e tij karakterin e viktimës së tij. 50-vjeçari, i cili u lirua përkohësisht dhe u “lakua” i vetëm në Prokurori, teksa përshkroi të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ai studionte nuk ishte paguar. Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti të merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij. Në bisedën mes babait dhe vajzës, zbuloi se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i publikonte foto e video të përdhunimit.
Detajet
Por ndonëse ende nuk e dinte për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari mësohet se ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se përdhunuesi ishte kunati i tij, ndaj kërkoi fillimisht që të depozitonin një denoncim mbi rastin. Sapo kuptoi për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari raportohet se nisi të fajësonte veten, që nuk kishte mundur të kuptonte përdhunimin dhe abuzimin që i bëhej të bijës prej vitesh nga një person i afërm. “E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka abuzuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk duroi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë dëshmuar ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin, pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka kërkuar bashkëshortes që ta telefononte atë. 33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari sapo e pa dhe më pas ndodhi edhe vrasja e abuzuesit.
Reagojnë avokatët e Terallarit
Ndërkohë dy avokatët e Fatmir Talellarit, babait 50-vjeçar që vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, në një deklaratë për mediat janë shprehur se ndihen të lumtur për vendimin e gjykatës, ku e la atë përkohësisht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij. Avokati i njohur Alexis Kougias tha se ndihet mirë për vendimin që është marrë për 50-vjeçarin, po ashtu edhe shoqëria greke është e lumtur. Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmijë. “Së bashku me kolegun tim të nderuar, një nga avokatët kryesorë, z.Michalis Vasilikos, kemi ndërmarrë një detyrë të vështirë. Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalitetin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë, por për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe klienti ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Para se të vija këtu, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologu, të cilëve vajza e vogël u kishte besuar dramën që po vazhdonte prej nëntë vitesh. Rast i vështirë sepse nga pikëpamja e qasjes kriminale, akuza më e rëndë është marrja e jetës së njeriut. Kërcënohet me burgim të përjetshëm. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ligjvënësi ka vendosur një dënim minimal prej 2 vjetësh. Unë kam qenë avokat shumë vite përpara këtij njeriu fatkeq që kishte një fëmijë 12-vjeçar të përdhunuar në Argos. Ne duhet të ndihmojmë drejtësinë! Duhet të respektojmë kujtimin e viktimës, por tani duhet të themi të vërtetën”, ka thënë dje ndër të tjera Alexis Kougias.
NATO konfirmon se baza ajrore e Kuçovës, një investim prej 50 milionë eurosh, do të vihet në punë brenda pranverës.
Përtej afateve të tejkaluara për këtë investim, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që do të ketë baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri për sigurinë e gjithë rajonit.
Në Janar të 2022 NATO nisi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës.
Ish baza e epokës komuniste, e ndërtuar me punë vullnetare në 1952 shtatë dekada, më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.
Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.
Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.
“Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit janar; infrastruktura e kompletuar do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë shumë shpejt, brenda tremujorit të parë të 2024”, konfirmon një zyrtar i Aleancës Atlantike.
Projekti 3D i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë
Për Ministrinë e Mbrojtjes, hapja dhe inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë, lidhet ngushtësisht me dy elementë.
“…me përfundimin e të gjithë investimit të NATO-s si dhe me realizimin e një sërë projektesh që janë pjesë e detyrimeve të palës shqiptare si pjesë integrale e këtij investimi”, sqaron ministria, pas një kërkese për të drejtë informimi.
Një zyrtar i NATO-s tha se baza ajrore do të ketë përdorime të shumta dhe avantazhe operacionale.
“Pas përfundimit, baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar)”, theksoi ai.
Ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s, shkon përtej interesit të vetëm një shteti.
“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes
Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit.
“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione” – Kolonel Dritan Demiraj. Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi por jo vetëm.
Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit, është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.
Baza ajrore e Kuçovës, do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike.
Prapavijë
Investimi rreth 50 milionë euro i NATO-s në këtë bazë, parashikonte ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacionet e armatimit, vendparkimin e avionëve, stacionin kundër avarive dhe zjarreve, si dhe rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet duhet të mbylleshin vjeshtën e vitit të shkuar, por afatet u shkelën.
“Në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa prezantonte buxhetin e mbrojtjes për 2024-n në Komisionin parlamentar të Sigurisë.
Edhe këtë fillim janari, baza ajrore e Kuçovës nuk ishte gati për inagurim, sikurse deklaroi ministri Niko Peleshi.
Astrologia e njohur Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të “Big Brother VIP’ 3, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë mëngjesin e sotëm.
Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të BBV.
Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura tek banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën.
Meri: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj.
Banorët: Ouu (qeshin)
Meri: E zgjodha, e zgjodhaaaa! (qesh)
Kujtojmë se Bardhi iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” 3, mbrëmjen e djeshme, së bashku më 5 banorët të tjerë, ish-futbollistin Klodian Duro, balerinin Albi Nako, këngëtaren Arta Kabashi, Fation Kuqarin dhe Dea Vierin.
Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë, ku një 31-vjeçare, Lorela Kapaj dhe dy shtetas greke, Stefanos Nestoras 34 vjeç dhe Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.
Mësohet se ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe të ardhur e mëdha financiare që ajo kishte, ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares dhe zbërthyen rrjetin e tutorëve.
Mediat greke shkruajnë se nënë e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz.
Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike.
Më pas mbylleshin takimet erotike dhe të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Shumat që klientët paguanin varionin deri në 100 euro.
Shqiptarja ka mohuar akuzat, por ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.
Sipas hetimeve, mes viktimave të tyre është edhe një 17 dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në grackën e ringut.
Sipas njërës prej viktimave, ajo gjeti klientë përmes një faqeje shumë të njohur të rrjeteve sociale dhe tërhoqi burra shumë më të moshuar dhe të pasur.
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka blerë një makinë në SHBA, tregon se ka paguar 800 dollarë transportin me kompaninë “Monte Cristo”, që e ka Edmond Zykaj.
Ai ka paguar dhe doganën në Durrës që në 30 tetor 2023, por makina nuk i jepët sepse i ngarkohet edhe një pagesë ekstra, një gjobë, që ka marrë kontenieri e pjesëtuar me 3 makina, që ka patur brenda.
Qytetarit i kërkohet të paguajë edhe 867 dollarë të tjera. Ai e ka denoncuar çështjen te krimi ekonomik dhe në prokurori, por makina vijon të mbetet në port e bllokuar.
Denoncuesi: Kam qenë vetë në Amerikë, në muajin gusht, kam bërë një blerje të një automjeti Mercedes-Benz, C 300, në vitin 2011. E kam blerë automjetin, pasi kam paguar të zotin e mjetit dhe kam marrë kontratën e shitjes në dorë, kam kërkuar në internet që të gjeja një kompani transporti, nga Amerika me kontenier, që ta sillja në Portin e Durrësit. Pasi e kam gjetur, kam folur me “Monte Cristo”-n, me administrator Edmond Zykaj, me të cilin kam rënë dakord me një vlerë 800 dollarë, për pagesë, për shërbimin që do kryente. Ka ardhur automjeti në Portin e Durrësit, kam kontaktuar zotin Mirjan Jahja, me të cilën kemi rënë dakord me pagesën, i cili më ka kërkuar 40 mijë lekë të vjetra dhe 210 euro për uljen e kontenierit, shërbim për të cilën duhet të paguheshin. Kam bërë edhe pagesën e doganës, 1 milionë e 85 mijë lekë. Në datë 31 dalin pretendimet për një detyrim, që detyrohesha mbi çka kisha paguar deri në këto momente. Ishte një vlerë 867 dollarë, që kjo lidhet me një mbifaturim dhe mendohet për një gjobë. Njëherë më është paraqitur si peshim kontenieri, njëherë është dyshuar për kontroll. Këta zotërinj kanë pretenduar deri në pikën që, në qoftë se nuk e paguan këtë gjobë, ne nuk të japim mjetin dhe nuk e shikon mjetin më me sy. I jam drejtuar krimit ekonomik, kam bërë një kallëzim te krimi ekonomik, jam informuar që ka kaluar çështja në prokurori.
Qytetari komunikon me agjentin doganor privat, Mirjan Jahja, i cili ka ndjekur procedurën e zhdoganimit, por ky i fundit e përcjell te kompania e transportit “Monte Cristo”.
Agjenti doganor Mirjan Jahja: Ik fol me atë që e ke nis! Me mua s’ke punë fare.
Denoncuesi: Unë tek ty i kam bërë pagesat të gjitha, nuk e di pse po ma mban mjetin kot.
Agjenti doganor Mirjan Jahja: Po ta mban “Monte Cristo”, unë s’jam “Monte Cristo”.
Denoncuesi pati komunikim edhe mepronarin e kompanisë së transportit Edmond Zykaj, komunikim, që u mbyll me të shara e ofendime.
Denoncuesi: Ore Mondi, po më bien në qafë o vlla!
Edmond Zykaj: Jemi 3 veta në kontenier, është pjesëtuar për tre ajo.
Denoncuesi: Po nuk ka lidhje se s’është individuale gjoba, e ke marrë ti gjobën.
Edmond Zykaj: Ore shqip po flas, kam nja 3-4 orë që flas shqip me ty.
Denoncuesi: Ore shqip po flas dhe unë. Nuk kam unë faj që merr ti gjobë, kontenieri atje, çfarë thua ti ulje-ngritje. Të gjithë këtu që thonë: “Nuk ka shans, po u ngarkua kontenieri nuk ulet më edhe ku është akt ekspertiza”.
Edmond Zykaj: Motrat mu në p*** u thuaj atyre që të thanë ashtu. Dëgjo këtu, se boll të durova! Motrat mu në p*** u thuaj atyre që të kanë thënë, se nuk marrin vesh fare!
Denoncuesi: E sigurt?
Edmond Zykaj: Po e di unë!
Denoncuesi: Ti do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto, se janë të regjistruara.
Edmond Zykaj: As nuk më rruhet fare, vazhdo jepi drejtim, se na ke lodhur që në mëngjes.
Më pas Zykaj telefonoi gazetaren e “Stop” që po ndiqte rastin, por sërish nuk hoqi dorë nga pretendimi se qytetari duhet të paguante 1/3-ën e gjobës, që kishte marrë kontenieri.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, na u konfirmua se automjeti mbahet për llogari të dy privatëve agjentit doganor dhe kompanisë së transportit, pasi për drejtorinë e doganave procedura e zhdoganimit ka përfunduar. /tvklan.al
Ledjona u shpreh se më babanë e vajzës së saj ruan marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm
Ish-partneri i Ledjona Xheladinajt ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga gazetarja në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Pak ditë më parë, Ledjona u shpreh se më babanë e vajzës së saj ruan marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm.
“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet. Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”– tha Ledjona.
Por, në një reagim në rrjetet sociale, ish-bashkëshorti pretendon të kundërtën. Ai e quan gazetaren investigative mashtruese dhe thotë se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.
“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”– shprehet ai.
Dita e sotme ka qenë shumë e trishtë për reperin e njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në fushën e artit si Stresi.
Dita e sotme ka qenë shumë e trishtë për reperin e njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në fushën e artit si Stresi.
Dita e sotme ka qenë shumë e trishtë për reperin e njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në fushën e artit si Stresi.
Këngëtari i njohur ka ndarë më 869 mijë ndjekësit e tij në Instagram, lajmin e trishtë, përmes të cilit ka lajmëruar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, Kreshnik Lushaj.
Stresi ka publikuar një fotografi të xhaxhait të tij në Instastory dhe bashkangjitur ka shkruar:
“Sa e padrejtë jeta xhaxhai im kolonel. Kreshnik Lushaj sapo ndërroi jetë. Shpirti në paqe”.
Reperi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me shkakun e ndarjes nga jeta të personit të shtrenjtë për të.
Ekzekutimi i kryemafiozit grek, Vangelis Zampounis, me gati 100 plumba erdhi si kujtim se lufta brenda mafias greke vazhdon e pandërprerë.
Në ecurinë e turbullt të jetës së errët të Vangelis Zampounis, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe dashuria e madhe e jetës së tij, Katerina Anagnostaki, e njohur si “Katerina Bella Mafia”.
“Një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me e të cilën jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas viit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina Anagnostaki ishte e para që u ekzekutua, kur mendoi se kishte dalë njëherë e mirë nga mafia greke”.
Dashuria me kumbarin
Katerina Bella Mafia, e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur, ndërsa u rrit me të gjitha komoditetet.
Ajo ishte ende e re kur besonte se për shkak të emrit, lidhjeve dhe statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.
Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zampounis. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri, duke vendosur të dalë nga bota e mafias për t’iu larguar situatave të vështira, por gjë e cila nuk ndodhi kurrë.
Ai madje përfshiu dhe të dashurën në botën e errët të mafias greke. Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë.
Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje mafioze, për të cilën u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish të dërgesave të parave në banka.
Për këtë rast konkret, ajo mori një dënim me 5 vite burg me kusht. Më pas nga saj ndodhi dhe atentati i parë. Në vitin 2011, kur dy burra me kokore e prisnin në Veikou Avenue në Galatsi ku ajo ishte në punë.
Atentatorët, e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë. Ngjara ndodhi kur katerina ishte vetëm 26-vjeçe.
Ajo dërgohet në urgjencë në spital dhe mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën e cila tani është 12 vjeçe.
Anagnostaki mundet të shpëtojë dhe del pas muajsh shtrimi në spital. Pikërisht atëherë thuhet se ajo u nis për në Amerikë me vajzën e saj për disa vite, diçka që familja e saj e mohon.
Pas atentatit ajo kishte ndryshuar shumë dhe dukej se ishte distancuar nga mafia greke. Vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë. Veçse dikush nuk e kishte harruar as atë dhe as veprat e saj në vend, ku që nga viti 2016 ekzekutimet në Athinë u shtuan dhe rriteshin vazhdimisht muaj pas muaji.
Më 20 shtator 2018, rreth mesnatës, 33-vjeçarja simpatike me flokë të zeza po kthehej me Mercedesin e saj në kompleksin luksoz të banesave ku jetonte, në Kifissia.
Ajo kishte një aplikacion në celularin e saj që i lejonte të shihte kamerat në parkingun nëntokësor ku parkonte makinën e saj, pasi kohët e fundit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.
Pasi pa se gjithçka ishte në rregull ajo u fut dhe zbriti në parking, duke mos vënë re “hijet” që po ecnin me shpejtësi pas saj, të armatosur me kallashnikov. Me një breshëri kallashnikovi “Katerina Bella Mafia” u ekzekutua.
Tre muaj më parë, në një postim në Instagram ajo shkroi: “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, një frazë që rezultoi profetike, e shoqëruar me një foto të saj duke drejtuar armën automatike drejt objektivit.
Pas Katerinës radha për eliminim ishte e kryemafiozit greg, Zampounis. Ai i shpëton një atentati në Pire në vitin 2018, vetëm sepse kallashnikovi i atentatorëve bllokohet, në këtë atentat ai shpëtoi vetëm me një plag në këmbë.
Pothuajse katër vjet më vonë, Zampounis, i cili zakonisht udhëtonte me eskortë, teksa ishte i veshur me një jelek antiplumb, thuhet se mori garanci se nuk ishte më në rrezik.
Si lider i mafies greke, ai mund të ketë besuar se problemet ishin mbyllur, dukë bërë që të hiqte eskortën dhe të lëvizte vetëm me mjete të blinduara.
Kjo bëri që kundërshtarët ta godisnin kur uli vigjilencën duke e kzekutuar me më shumë se 100 plumba në një atentat në orët e para të së dielës./Protothema
Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është nga Tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, teksa një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli, në lagjen 12 të qytetit juglindor. Viktima është me origjinë nga Tirana, teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.