Lυhaten sërish monedhat e hυaja/ Këmbimi υαlutor

Sot më 17 janar 2023, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet me 95.9 lekë.

Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 119.8 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 121 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.3 lekë dhe në shitje me 71.3 lekë.

Βαnori i njohυr le shtëρinë e ‘Big Brother Vip’, ja arsyeja që e bëri të Ιαrgohej me υrgjencë

Drini është larguar sot nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mësohet se shkak bëhet një urgjencë familjare.

Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.

Teksa banorët reaguan menjëherë, Juli konfirmoi se nuk po gënjente dhe se Drinit iu desh që të largohej me urgjencë, duke lënë kështu garën për çmimin e madh.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ea93dbde-e16a-4c49-9cab-4a0c5fc228aa&ig_mid=90055931-D536-452C-80FB-4518AFCCD481

Ρ*rostitύcioni me të m itυra në Greqi/ 17-υjeçarja mbron ‘Lorelën’ nga Shqipëria: Nuk ka faj, e kam bërë vetë!

P*rostitucioni me të mitura në Greqi/ 17-vjeçarja mbron ‘Lorelën’ nga Shqipëria: Nuk ka faj, e kam bërë vetë!

17-vjeçarja në Athinë që është shfrytëzuar seksualisht nga një grup tutorësh që përdornin vajzat e mitura për prostitucion, thotë se çdo gjë e ka bërë me dëshirë dhe nuk është detyruar nga askush.

Duke folur për një emision në televizionin grek Star, e mitura ka mbrojtur edhe 31-vjeçaren shqiptare Lorela K., e cila është e arrestuar si një nga tutoret.

“Shisnin trupin e vajzave për 100 euro”/ Arrestohen dy miqtë e “Lorelës”, banesa e shqiptares shërbente si “fole” prostitucioni! Por sipas saj në pranga duhet të jetë një 26-vjeçare, e cila në fakt u arrestua nga policia greke një ditë më parë.

“Ajo është e pafajshme. Unë shoqërohesha me të por ajo nuk më përfshiu. Donte të më pengonte në këtë situatë. Njerëz të tjerë që duhet të ishin brenda nuk janë. 26-vjeçarja që u kap dje duhet të ishte brenda, ajo merrte vajza të vogla 14-15 vjeçare, jo 31-vjeçarja. Unë i njoh këto vajza. Unë vetë merrja 150 Euro. Nuk është e vërtetë që kam qenë viktimë e tutorëve, nuk më shfrytëzoi njeri, e bëra vetë”, thotë ajo.

Më pas e mitura flet edhe për fotot nudo që postoheshin në rrjetet sociale për të gjetur klientë.

“Gjeja klientë nga Instagrami. Dikush tjetër publikonte reklama pa e ditur ne. 34-vjeçari i ka postuar fotot pa dijeninë tonë. Ai na fotografonte me pëlqimin tonë që t’i mbante fotot, por jo për t’i publikuar. Policia po heton që të kapë persona të pafajshëm”, shtoi 17-vjeçarja.

Edhe 34-vjeçari u arrestua që ditën e parë së bashku me Lorelën dhe me një klient i cili kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me 2 të mitura duke i paguar 100 Euro secilën për çdo herë.

“Marrëdhënie seks*ale për 100 euro”, shqiptarja “LORELA” gjente vajza të mitura dhe ua prezantonte klientëve grekë! Në total, numri i të arrestuarve nga policia greke i spirales që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion në Athinë ka shkuar në 5.

“Ήυmba fëmijën në qeΙi, SaΙi Berisha më bυrgosi”/ Rrëfehet pas 32 vitesh Fatbardha Dega

Dega ishte drejtoresha e bankës në Tropojë, deri kur u burgos padrejtësisht për korrupsion

Sot në “Shqipëria Live” u rrëfye historia e Fatbardha Degës, ish drejtoreshës së Bankës së Shtetit në Tropojës që u burgos padrejtësisht, aty ku humbi fëmijën dhe nuk iu dha as ndihma mjekësore.

Në një lidhje direkte nga SHBA, Dega tregoi si e futën 32 vite më parë në burg në Bajram Curri ndërsa ishte shtatzënë, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht.

Sipas saj u fabrikuan prova që ajo të arrestohej për korrupsion në ‘92-shin, me dëshmi të rreme, atëherë kur ishte drejtoreshë e Bankës së Shtetit në Tropojë. Fatbardha ishte shtatzënë dhe gjatë qëndrimit në qeli në kushte të vështira ajo humbi fëmijën që kishte në bark.

Sot ajo akuzon emër për emër, ata që i morën jetën e foshnjës së saj, nga gjyqtarë e prokurorë, e deri Sali Berisha, që e quan autor të vëllavrasjes në vend.

“Akuza ishte për arsye politike, pa fakte. Ishim akuzuar se kishim përgatitur një anti-miting për PD, që nuk qëndron. Kishim mbrojtur një udhëheqës të partisë në pushtet të Fatos Nanos. Bashkëshorti ishte drejtuesi i PS në atë kohë në zonë. Në zgjedhjet e marsit 1992, kur PD kishte ardhur në pushtet. Nuk u mor parasysh kur më morën me 12 polic, masi abortova fëmijën në qeli, për 4 ditë më është mohuar e drejta e ndihmës mjekësore, kur kam shkuar në spital kam luftuar me jetën më çuan sërish në burg. Aborti ndodhi sepse kushtet ishin të tilla të dëmshme, por edhe trauma psikologjike. Mora iniciativën pas 30 viteve të nxjerr dhimbjen nga shpirti im. Unë ve gishtin së bashku me degën e PD të Bajram Currit deri te Sali Berisha fabrikuan këtë proces më futën pa të drejtë në qeli. E kam akuzuar që ditën e parë, deri në vdekje. Procesin e kam të ngritur në shtetin ku jetoj, do ta bie aty kur të kem mundësinë që ai person të jetë në birucë, ashtu siç e vuri një grua shtatëzanë pa të drejtë.

Gjithë farefisi ynë është hequr nga puna. Burri im në atë kohë e kishte mësuar nga të afërmit e Berishës që kishin thirrur plane për tu hakmarrë ndaj gruas. Unë isha drejtoreshë, nuk isha me partinë, ai ishte me partinë. Ngaqë nuk donin ta godisnin drejtpërdrejt, përdorën manovrime. Qëndrova tre muaj në burg, ishte një proces gjyqësor në 1992. 90 dëshmitarë janë pyetur, pavarësisht se ata ishin paguar për dëshmi të rreme, asnjë nuk pohoi se kisha marrë lekë nga banka. Dy anëtarë mbrojtën të drejtën, u vendos pafajësia ime. Nuk kishte akuzë me shifra por me përqindje, që gjoja një % ishte marrë”-rrëfeu ajo në “Shqipëria Live”.

‘Oj mαshtrυese! Nuk di ku e ke lënë υαjzën ti’! U shpreh në BBV: ‘Ai është babai i υαjzës sime’, reagon ish bashkëshorti i Ledjonës

Gjatë në bisede në oborr mëngjesin e sotëm, Ledjona ka folur pak për ish-partnerin e saj.

Ishte Romeo ai që i bëri një pyetje dhe gazetarja nuk ngurroi që të tregonte se çfarë raporti ka me ish-partnerin, me të cilin ka një vajzë. E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po’. Ajo tha se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.

Pjesë nga biseda:

Romeo: A e ke xhan babain e vajzës? Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura Romeo: Bravo Ledjona: Është babai i fëmijës tim Romeo: Prandaj po të pyes Ledjona: Asnjëherë nuk e kam menduar që… Ne kemi edhe komunikim për vajzën Romeo: Ai është me dikë tjetër? Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.

Por ka reaguar ish bashkëshorti i saj Jorgen Xoxi. Ai e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.

Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?

Pas këtij komenti në Publikimin e Agjensisë Kombëtare NOA Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkύrë 17 Janαr 2024

Dashi

Sot planetët janë pak luhatës dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që thoni në mënyrë që të mos e bëni partnerin/en nervoz. Në disa raste është më mirë të heshtësh dhe të mendosh. Beqarët mund të ndjehen të shqetësuar nga sjellja e një personi që nuk i pëlqen më. Është një periudhë e favorshme për projekte të guximshme dhe konkrete. Shmangni rënien e investimeve të pasuksesshme.

Demi

Për fat të mirë, sot qielli juaj është i lirë nga shqetësime të caktuara dhe mund t’i kushtoni më shumë kohë personit që jeni pranë. Periudhë e mirë për një analizë të brendshme. Për beqarët është koha për të kërkuar dashurinë, por me qetësi dhe pa nxitim! Përgjegjësitë rriten dhe ju ndiheni gjithnjë e më shumë të detyruar të bëni çmos për t’i pëlqyer eprorëve tuaj.

Binjakët

Ditë e guximshme, midis aksidenteve dhe ngjarjeve të papritura do të arrini të mos hidhni një angazhim me të dashurin/ën tuaj. Gjithsesi marrëveshja është e mirë dhe ju do të jeni të lumtur. Ditë e mirë edhe për beqarët për të bërë zgjedhje, yjet janë plot me surpriza! Pak më shumë durim do të nevojiten për të zgjidhur disa probleme në punë, por kolegët do t’ju falënderojnë.

Gaforrja

Shtyni disa diskutime të vogla me partnerin/en në një moment më të favorshëm, ndoshta ju mund të shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Nëse jeni vetëm, nuk do të jesh në gjendje të jesh i lirë nga mendimet ashtu siç dëshiron, një përplasje dashurie të mundon. Jini më shumë mirëkuptues me kolegët në punë, ju jeni më të avancuar falë intuitës tuaj të pagabueshme.

Luani

Dita do të vazhdojë pa probleme dhe dashuria duket se ju jep disa kënaqësi. Një surprizë në mbrëmje do t’ju habisë. Beqarët nuk do të luftojnë për të gjetur personin e duhur për t’u argëtuar dhe do të kenë shumë mundësi për të përjetuar aventura të reja. Mendoni për disa projekte që doni të kryeni dhe kontrolloni se cilat janë më të përshtatshme për të përfituar prej tyre.

Virgjëresha

Disa kontraste rishfaqen në marrëdhënien në çift. Polemikat tuaja kundër partnerit/es, megjithatë, kanë pak kohëzgjatje, në realitet ju vetëm doni të hidheni në krahët e tij/saj! Beqarët do të jenë më pak të fokusuar te dashuria, ata do të duhet të përpiqen të bashkohen me të gjithë. Jini akomodues ndaj kolegëve dhe atyre që janë përreth jush, vetëm në këtë mënyrë mund të gjeni ekuilibrin e duhur.

Peshorja

Një ditë ideale për të zgjidhur problemet e dashurisë. Ju në fakt mund të shënohni një histori që ishte plasaritur falë ndikimit të Venusit që dominon në shenjë. Beqarët do të duhet të dëgjojnë zërin e zemrës që i shtyn ata drejt një personi, ndoshta është koha për të ecur përpara. Punë e mirë, intuitat tuaja sot do t’ju largojnë shumë dhe do t’ju bëjnë të vlerësoheni nga eprorët.

Akrepi

Një dëshirë për ndryshim në sferën sentimentale do t’ju çojë në një vendim të papritur. Ju nuk do të dini se si të shtypni zemërimin për një të drejtë të gabuar, por pretendoni të jeni të justifikuar! Ata që janë vetëm do të animohen me pasion të zjarrtë dhe do të argëtojnë takime të reja. Ju do të jeni të motivuar në punë, dhe mjaft të vëmendshëm.

Shigjetari

Problemet sentimentale që keni menduar të zgjidhura do të dalin dhe nuk do t’ju japin afat. Nëse kujdeseni për të dashurin tuaj, përpiquni të stabilizoni marrëdhënien. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një pushim për të reflektuar mbi një kuptim të ri dhe të vendosin se çfarë të bëjnë. Me Mërkurin në anën tuaj, ju do të bëni gjithçka me entuziazëm të madh. Intuita dhe inteligjenca ju shoqërojnë.

Bricjapi

Ndikimi i Venusit do t’ju bëjë më romantik sot, edhe nëse nuk e humbni ngurtësinë tuaj krejtësisht. Megjithatë, do të jetë një shenjë pozitive për një marrëveshje të re me partnerin/en. Lajm i mirë vjen për beqarët të cilët do të përjetojnë njohje të reja sot. Një situatë e re pune po vjen, por ju jeni pozitivë dhe të vendosur që të përballeni me fshehtësinë me qetësi.

Ujori

Pozicioni i mirë i Hënës do të zgjojë te ju dëshirat e ëmbla që do t’ju bëjnë të vlerësoni gëzimet e jetës së dashurisë. Është i mundur ndonjë keqkuptim i vogël me partnerin/en. Sot mund të ketë mundësi të mira për beqarët për të gjetur personin e duhur. Korniza astrale e favorshme për çdo aktivitet, veçanërisht ato që lidhen me shitjen. Perspektiva të reja pune po vijnë.

Peshqit

Një surprizë e bukur në dashuri do ta ndriçojë këtë ditë. Një ndjenjë që dukej pothuajse e harruar rishfaqet me mbizotërim dhe ju tërheq në emocione të reja. Miqtë e vetëm mund të jetojnë orë fantastike në shoqërinë e njerëzve të duhur. Jini të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja dhe mos qëndroni për çështje të parëndësishme. Përveç aspekteve formale, gjithashtu merrni parasysh marrëdhëniet njerëzore.

E rëndë në Itali/ 20-υjeçarja humb jetën ρasi konsυmoi tiramisu në restorant, aυtoritetet nisin hetimet

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e një 20-vjeçareje. E reja, e cila kishte alergji nga bulmetet iu servir një ëmbëlsirë ‘tiramisu’ që kishte përmbajtje qumështi.

Anna Bellisario me të dashurin raportohet se kishin dalë në një restorant të vogël në Milano më 26 janar të vitit të shkuar. Duke pasur alergji nga bulmetet ajo porositi ëmbëlsirën e reklamuar si vegane (pa përmbajtje bulmeti ose mishi) por pak më vonë pësoi krizë anafilaktike dhe vdiq një javë më vonë në spitalin San Raffaele.

Dy gratë që drejtojnë dyqanin e ëmbëlsirave po hetohen për vrasje nga pakujdesia, shkruan e përditshmja vendase Corriere della Sera. Hetimet kanë sugjeruar se ato kishin përzier etiketat e ëmbëlsirave që përmbanin qumësht me ato duhet të ishin vegane.

Në deklaratën e prokurorëve Tiziana Siciliano e Luca Gaglio u përdorën informacione nga përgjime ku thuhej se drejtueset e dyqanit, nënë e bijë, nuk bënin ndarje të plotë të produkteve vegane dhe me përmbajtje bulmeti, dhe se furnizonin edhe restorante të tjera me produktin “tiramisu vegane”.

E ndjera Bellisario kishte kontrolluar etiketën kur porositi tiramisu dhe kërkoi informacione prej alergjisë së saj. Ndërkohë, produkti në fjalë Tiramisu Mascherpa, është tërhequr nga tregu prej autoriteteve.

“E ke xhan babain e υαjzës?”, Ledjona flet për ish-ραrtnerin: Ai është me…

Përpos debateve në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ kanë patur edhe rrëfime personale. Teksa po qëndronte në oborr me Romeon dhe Elvisin, gazetarja investigative, Ledjona ka folur për ish-partnerin.

Ajo thotë se e vetmja gjë që i lidh ata të dy është vetëm vajza e tyre, pasi ka nisur një lidhje me dikë tjetër. Siç tregon ajo për hir të kujdesit për vajzën ata detyrohen të takohen më shpesh.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3284ddf2-234e-48c2-a60b-8b7b2414e26e&ig_mid=2CDACD7A-9C2B-40AD-9C74-5145FBCF2925

Aυokati i babait shqiρtar që vrau kυnatin flet mes Ιοtësh: Edhe unë kam fëmijë…

Avokatët e Fatmir Talellarit, babait 50-vjeçar që ekzekutoi kunatin, pasi i përdhunoi vajzën, në një deklaratë për mediat, janë shprehur se ndihen të lumtur për vendimin e gjykatës, ku e la atë përkohësisht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij.

Avokati i njohur Alexis Kougias, tha se ndihet mirë për vendimin që është marrë për 50-vjeçarin, po ashtu edhe shoqëria greke është e lumtur

Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmije

Dy familje po vuajnë, kushëriri rrëfen se si u prit lajmi për lirimin e Fatmir Tarellarit

U lirua nga gjykata, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi që vrau kuantin: Buzëqeshi dhe po tallej me mua
Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmijë.

“Së bashku me kolegun tim të nderuar, një nga avokatët kryesorë, z.Michalis Vasilikos, kemi ndërmarrë një detyrë të vështirë. Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalitetin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë, por për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe klienti ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

Para se të vija këtu, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologu, të cilëve vajza e vogël u kishte besuar dramën që po vazhdonte prej nëntë vitesh. Rast i vështirë sepse nga pikëpamja e qasjes kriminale, akuza më e rëndë është marrja e jetës së njeriut. Kërcënohet me burgim të përjetshëm. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ligjvënësi ka vendosur një dënim minimal prej 2 vjetësh.

Unë kam qenë avokat shumë vite përpara këtij njeriu fatkeq që kishte një fëmijë 12-vjeçar të përdhunuar në Argos. Ne duhet të ndihmojmë drejtësinë! Duhet të respektojmë kujtimin e viktimës, por tani duhet të themi të vërtetën”, ka thënë Alexis Kougias.

23-υjeçarja shqiptare “ρυshton” skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë: Jαm shumë krenαre

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në të gjithë botën.

Vetëm 23-vjeçe, ajo është rreshtuar mes emrave të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike. Së fundmi, ka fituar çmimin kryesor në një konkurs në Tailandë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se për të arritur deri këtu i është dashur të kalojë raunde të ndryshme për disa vite me radhë dhe padyshim shumë punë.

“Unë tani sapo u ktheva nga Tailanda, ka qene një nga eksperiencat më të bukura për gjatë karrierës sime. Një garë e një niveli jashtëzakonisht profesional, pasi kishte përfaqësues nga e gjithë bota. Unë përfaqësova Kosovën dhe pata nderin dhe kënaqësinë të prezantoj muzikën klasike të shtetit tonë dhe nivelit ku ne jemi. Për këtë garë, jam përgatitur për vite me radhë, ka pasur disa raunde nëpër të cilat më është dashur të kalojë. Raundi i pari ka qene në vitin 2020-2021, ku fitova një çmim, që më mundësoi të kalojë në raundit tjetër. Në secilin raund konkurenca sa vinte e rritej, sepse shtetet vetëm zvogëloheshin. Tani arrita të jem pjesë e shteteve finalistë, të cilët morën pjesë dhe performuan në BangKok të Tailandës tani në fund të muajit prill. Ka qene një organizim fantastik në të gjitha detajet, shumë profesional, konkurentët kanë qene të jashtëzakonshëm. Kemi pasur nga moshat më të ndryshme, deri në kategorinë e moshës pa limit, mund ta merrni me mend se çfarë niveli dhe konkurence ka qene. Mirëpo, fal punës së madhe, arrita të triumfoj”, tha ajo.

Më tej, lidhur me çmimin e fituar në Beograd, Anila u shpreh se është shumë krenare, pasi në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen, por talenti që ke.

“Më bën krenare dhe shumë të lumtur, fakti që në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen dhe çmohesh dhe vlerësohesh për atë që ti dhuron në skenë. Është diçka që e sheh dhe e ndjek një audiencë, një publik i tërë, një juri shumë profesionale me prejardhje nga shtete të ndryshme të botës. Kështu që ti aty vlerësohesh vetëm për atë ç’ka ti ofron në skenë. Mund të jesh e një niveli të jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë atyre pak minutash performancë në skenë, ndoshta nuk është dita jote dhe nuk arrin të shpalosësh ato ç’ka ti ke punuar me vite e vite”, tregoi pianistja.

Burimi: Abc News