Gjermania me ‘dorë të hekυrt’ ndaj emigrantëve, ja rregullorja e re për ρυnëtorët nga Shqipëria

Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar, do të bëhet më e vështirë dhënia e azilit. Cilat rregulla priten?

Më shumë punëtorë të kualifikuar

Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrimin epunëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë Karta e Mundësive (Chancenkarte), e cila bazohet në një sistem ardhje në Gjermani varësisht nga pikët. Kjo pjesë e ligjit futet në fuqi në qershor, dhe parashikon një leje qëndrimi njëvjeçare me mundësi zgjatjeje. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e kartës mund të kërkojnë një punë. Kushtet për marrjen e tij janë: niveli akademik, diplomat, njohja e gjuhës gjermane ose angleze, përvojë pune dhe lidhje personale me Gjermaninë.

Nga tetori është futur në fuqi pjesa e ligjit për Kartën Blu, sipas së cilës punëtorët e huaj të kualifikuar do të duhet të kenë një pagë bruto minimale prej rreth 43,800 euro në vit (deri tani 58,400 euro) për të marrë ate.

Azilkërkuesit që kanë hyrë në vend para datës 29 mars 2023 dhe kanë kualifikime dhe një ofertë pune – do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi si punëtor i kualifikuar, nëse tërheqin kërkesën e tyre për azil. Deri më tani ata fillimisht duhej të largoheshin nga vendi dhe më pas të aplikonin për vizë pune nga jashtë.

Kushdo që vjen në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga një vend jashtë BE-së mund të sjellë bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij. Megjithatë, parakusht është që të sigurohet ekzistenca e familjes. Prindërit nuk mund të aplikojnë për ndihmë sociale.

Karta Blu dhe Rregullorja për Ballkanin Perëndimor

Rregullorja ekzistuese për punëtorët e kualifikuar me arsim të lartë, siç është Karta blu e BE-së është lehtësuar për marrjen. Lista sipas së cilës mund të merret Karta blu është zgjeruar. Ndërsa më parë ishin në këtë listë pak a shumë vetëm profesionet nga matematika, shkenca kompjuterike, profesionet e inxhinierisë dhe mjekësia, tani ajo vlen edhe për farmacistët, edukatorët, kujdestarët dhe shumë profesione të tjera.

Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe kandidatët nga vendet jashtë BE-së hyjnë në një të ashtuquajtur kontrata për njohjen e kualifikimeve, punëtorët e huaj do të mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani nga marsi i vitit 2024, ndërkohë që procesi i njohjes së kualifikimeve vazhdon. Pra mund të vijnë pa njohjen e diplomave, ndërsa këtë duhet ta bëjnë pas ardhjes.

Nëse duan të sjellin bashkëshortët ose fëmijët e mitur, punëtorët e kualifikuar duhet të dëshmojnë se mund t’i mbështesin vetë, por nuk duhet të dëshmojnë më se kanë hapësirë të caktuar për strehim.

Ndërsa Rregullorja për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, për punësimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndryshojë në qershor. Ajo nuk do të ketë më afat të caktuar vlefshmërie. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50.000 punëtorë.

Më shumë dëbime

Në të ardhmen, dëbimet nuk do të njoftohen më paraprakisht dhe kohëzgjatja maksimale e ndalimit për personat që dëbohen do të zgjatet nga dhjetë në 28 ditë. Policisë do t’i jepen kompetenca më të gjera kur të kontrollojë shtëpitë erefugjatëve.

Parashikohen dënime më të rrepta për kontrabandistët, mundësia e kontrollit të telefonit të azilkërkuesit dhe mundësia e dëbimit të të dyshuarve për anëtarësim në një organizatë kriminale edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë krim. Ligji për këto rregulla pritet të votothet në janar ndëra në fuqi mund të hyjë në fund të prillit 2024.

Largimi i migrantëve

Gjeorgjia, Moldavia, Kenia, Kolumbia, Uzbekistani dhe Kirgistani – këto janë gjashtë vendet me të cilat po negociohet marrëveshja për kthimin e emigrantëve. Kontrata e parë me Gjeorgjinë u nënshkrua në mes të dhjetorit. Përveç kësaj, më shumë vende duhet të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, siç u bë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë në nëntor. Më pas është më e lehtë të kthehen personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Qeveria gjithashtu dëshiron të riaktivizojë marrëveshjen BE-Turqi për ripranimin e refugjatëve. Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Vendime më të shpejta për azilin

Procedurat e aplikimit për azil në gjykatat administrative në Gjermani zgjasin mesatarisht 26.6 muaj. Në të ardhmen, kjo duhet të përshpejtohet ndjeshëm. Procedurat për shtetasit e vendeve me një normë njohjeje më të vogël se pesë për qind duhet të përfundojnë brenda tre muajsh. Në të gjitha rastet e tjera – maksimumi duhet të jetë gjashtë muaj.

Përfitime më të vogla sociale

Deri më tani, azilkërkuesit kishin të drejtën e një kompensimi të veçantë për refugjatët, dhe pas 18 muajsh të drejtën e ndihmës sociale, që është një shumë më e lartë. Në të ardhmen edhe këto rregulla do të ndryshojnë dhe afatet do të shkurtohen. Përveç kësaj, në vend të pagesës së mëparshme të kompensimit në të holla, do të futen të ashtuquajturat “Socialcard” – kartë pagese me të cilën azilkërkuesit mund të blejnë vetëm ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore. Qëllimi i kësaj mase është të kufizojë mundësinë e dërgimit të parave tek të afërmit në vendlindje./DW

Fshαti që ka vetëm shqiρtarë por ku nuk Ιejohet të fΙitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij.Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe. Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.

Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro

Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.

Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë.

Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.

Ήistoriani rυmun: Populli shqiρtar është më i vjetri në Evropë

Nikolae Iorga ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Ai ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.

Si specialist i formuar punonte në shumë gjuhë të huaja si në latinisht, në greqishten e vjetër, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, suedisht, danisht, holandisht dhe sllavisht. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore burimeve arkivore në arkivat e bibliotekave të Prespës, Munihut, Nurembergut, Insbrukut, Venedikut, Milanos, Firences, Dubrovnikut, Barcelonës, Parisit, Gjenovës etj. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme përfshin rreth 1250 vëllime, qoftë si autor ose si editor dhe mbi 25000 artikuj shkencorë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematikore, gjatë 69 vjetëve të jetës së tij, N. Jorga ka shkruar gjithsej 26.350 zëra bibliografikë. Nëse llogarisim se ka shkruar që në moshën 18- vjeçare, kemi një rezultat të çuditshëm, sepse del që N. Jorga ka shkruar 430 zëra bibliografikë, punime, studime ose libra/ në vit. Këto të dhëna, edhe pse në dukje të parë të pabesueshme, i gjemë në të gjitha enciklopeditë dhe biografitë e N. Jorgës. Si pasojë e botëkuptimeve antifashiste vritet nga legjionarët në 1940-ën, në një pyll afër Plojeshtit, duke mos arritur të përfundojë shumë projekte dhe dorëshkrime nga fusha të ndryshme.

Historiani rumun i konsideron shqiptarët ndër popujt më të vjetër në Evropë. Dhe shprehet:

“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

E bυkura e Turqisë e thotë me krenαri: Jam shqiρtare, ja si e uron babën në gjυhën e nënës: Shqiρtari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i ka bërë babasë.

“I dashur baba. I forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë, gjithmonë qëndro afër nesh. Shqiptari inatçor”, ka qenë urimi i aktores.

“Canım babam. Güçlü babam.. Bugün doğum günü.. Birlikte nice sağlıklı, mutlu yıllarımız olsun.. Sen hep güçlü ol, hep yanımızda ol, inatçı arnavut.

Ndryshe, sipas biografisë së aktores, Cansu ka lindur në Turqi ndërsa prindërit në Greqi.

Në shυmicën e 8000 shtëρive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqiρ, shρrehet akademikja e gυximshme greke.

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Helene Glykatzi Ahrweiler, shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke). Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

E ndarë prej 27 vitesh, shqiptarja i shërben 24 orë ish-bύrrit të aksidentύαr: Të gjithë e brαktisën

Instruktorja e fitnesit, Linda Kalemi ka ndarë në emisionin “ABC e Mëngjesit” historinë e saj prekëse. Ajo kujdeset 24 orë për ish-bashkëshortin e saj në Turqi, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital.

Sakaq, Linda ka treguar gjendjen shendetësore aktuale të tij dhe sakrificat që ajo bën, në një moment kur ish-bashkëshortin e kanë braktisur të gjithë.

“Për momentin është jashtë rrezikur për jetën. Pra, përveç këmbëve që i shtrin, nuk ngrihet. Mirëpo, brenda këtij muaji shikohet një përparim për lëvizjen e duarve. Ai ndodhet tani në reaminacion, një javë qendroi në pavion dhe unë i ndejta te koka. Nuk ma kërkoi dikush, por doja t’i qendroja. Uroj që të shërohet shumë shpejt.

Klementi ka dëmtim vetëm në palcën e qafës sepse para se të ndodhte aksidenti ka pasur probleme”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

Arbana Osmani do shkojë në Vizion ΡΙus? Zbυlohet e υërteta

Në rrjete sociale kanë nisur aludimet, se moderatorja Arbana Osmani do të largohet nga Top Channel për të shkuar në Vizion Plus, ku do të moderojë reality show-n “Ferma VIP”.

Mirëpo, burime për Xing.al bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë.

“Arbana do rikthehet në ekran, por jo në Vizion Plus. Mbetet dhe pak për tu zbuluar ku do e shihni moderatoren”, shkruan Xing.

Mes υiktimave të αksidentit hekurudhor në Temρi, një rrugë në Larisa merr emrin e υαjzës shqiptare

Këshilli i Komunës së 3-të në Larisa ka vendosur në mbledhjen e majit të kaluar për ndryshimin e emrit të rrugës “Solona” me emrin e Klaudia Alexandra Lata (siç ishte pagëzuar 20-vjeçarja) ndërsa vendimi do të zbatohet këto ditë. 20-vjeçarja shqiptare humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. Vajza ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut. Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente në të gjitha vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik.

Prindërit e Klaudias në një prononcim për median kujtojnë se si i kërkuan të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur, pasi nuk do të kishte leksione, por Klaudia refuzoi sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm, për të cilin akoma nuk ka asnjë të dënuar nga drejtësia greke.

‘Gjino feston sot ditëΙindjen, si dυket tani aktori i “14-vjeç dhëndër”(Foto)

Padyshim një nga personazhet krysorë që na vjen në mendje sapo bëhet fjalë për filma të vjetër shqiptarë është “Gjino”, i njohur si 14 vjeç dhëndër.

E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.

Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra dhe sot feston ditëlindjen. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm. Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Aktori nuk është me aktiv në jetën seknike, por as në në rrjete sociale.

BIG ΒROTHER, dukυri “trυshρlarëse” MADE IN ALBANISTAN…

Më vjen keq të humbas kohën time me këtë postim për bashkëqytetarët e mi arbërorë në lidhje me “Panairin e kotësive” = BB, por yshtja intelektuale nuk më mban të mos shprehesha rreth kësaj “dukurie të rëndësishme shoqërore shqiptare” (TCh), pasi ndoqa lajmet e mbrëmjes në TV “Top-Channel” producentin e këtij “reality show”…. Në konceptimin tim për jetën shqiptare dhe jetësorët aktivë të saj, NUKU është aspak dobiprurës në formatimin kulturor dhe intelektual një tollovitje e tillë për këtë shoqëri, e cila është ende duke u zhagitur pa fund, që prej 22.03.1992 në udhëkryqin e zhvillimeve Demon-kratike….. 33 vjet pas tentimit të vendosjes së një SISTEMI DEMOKRATIK në Shqipëri, shumë pak flitet në mënyrë thelbësore, për “reality show” e jetës së përditshme socio-ekonomiko-politike të Shqipërisë së këndej Drinit….KEMI AQ SHUMË për të thënë, për të diskutuar mes nesh si dhe për të vepruar, në dobi të mbrothësimit tonë si Popull dhe si Komb në ILLIRICUM PENINSULA, sa kohëbjerja me BB nuk duhet të jetë aspak në objektivin tonë….

1- Mburremi se përmbysëm një Sistem socio-politiko-ekonomik diktatorial, dhe sot bashkë me fillimin e BB-së, Drejtuesi politik i Rilindjes në Tiranë Erion Veliaj mblodhi shpurën patronazhiste, për të hapur fushatën elektorale të një “MANDATE” të katërt qeverisëse për Edi Ramën….25 vjet deri më sot në pusht-shtet si Ministër Kulture, Kryetar Bashkije, KM e Ministër i jashtëm, dhe Edi Rama po kërkon të vijojë qeverisjen deri më së paku vitin 2029, jo pak por plot 32 vite….Mos është vetbindur se ai është “Born to be a country ruler”….O temora o mores….

2- Pas emërimit të një Ministre Shteti për Inovacionet në Qeverinë Rama 1, sot pas mbi 10 vite qeverisëse të Rilindjes/ish-PS e 12.06.1991, na ridel në skenë “Inovacioni” si një pjesë e tripletit ministror Ekonomi-Kulturë-Inovacion, dhe në ndërkohë Rilindasit patronazhist si dhe sivëllezërit e tyre militantë Demokratë, mezi bëzajnë ose edhe heshtin përpara kësaj dukurie trubjerëse të tyre nga Qeveriu….

“Përballimi”)….

6- Tash nuk habitem aspak kur lexoja në “Corriere della sera” pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 2005, se “Një popull që të rrëzon nga pushteti me pushkë dhe të risjellë aty me votë”….NA E KËRKOKA lëkura si “il popolo Albanese” vetëm Diktatin dhe jo Demokracinë reale….

8- PËRSE demokratët nuk “u tërheqin veshin drejtuesve të tyre”, që e katandisën Forcën Kryesore Opozitare në tre-katër copëza pa frymë të vërtetë opozitare me rrezikun e zhdukjes së OPOZITARIZMIT si frymë dhe veprim, për të ruajtur ekuilibrat politikë dhe për të kontrolluar mbarëvajtjen e punëve të Shtetit nga Mazhoranca qeverisëse, por e humbasin kohën me “qafështrëmbërime” te Rruga “Mustafa Matohiti”…. Vetë Prof. Dr. Sali Berisha është shprehur kahere se problemet e tija personale me Drejtësinë si dhe përcaktimin “Non grata” nga ShBA dhe BM, AI kurrë nuk do ti përziejë me çështjet e Partisë Demokratike, ndaj ta lëmë atë të qetë të zgjidhë hallet e tija….”Gomarin e nxjerr nga balta vetëm i zoti”……

9- ASKUSH nuk “ulërin” që tu kujtojë PUSHT-SHTETARËVE tanë të 33 viteve të fundit se e morën Shqipërinë më 31.03.1991 me afro KATËR MILIONË SHQIPTARË, dhe e katandisën me 1.8 milionë banorë sipas censusit të 2023, dhe me perspektivën që sipas Bankës Botërore në 2050 të ketë vetëm 1 milion banorë mbi Trojet Arbërore të Shqipërisë së këndej Drinit….PO ZBRAZET VËNDI dhe NE vijojmë e brengosemi, për “gropëhapjet” apo thikat pas shpine që u bëjnë njëri-jatrit “arkitektët” e kësaj thejqafje mbarëshqiptare….MOS HARONI për asnjë dekikë se “tepsija e pasurive e parave tona”, kurdoherë direkt ose indirekt është ndarë mes tyre….Po për hallet tona kur do të ngrihemi NE, apo pasi të marrim vesh se kush e fitoj BB….

10- BIG BROTHERI më i madh ai shtetzhbërës, që po luhet në Shqipërinë e këndej Drinit është pikërisht Mitomania, Kleptokracija dhe Korrupsioni (MKK), të cilat gëlojnë kudo prej 33 vitesh dhe që pak nga pak po e zbehin dritën jeshile në fund të tunelit, të zhvillimeve reale DEMOKRATIKE të vendit si dhe të INTEGRIMIT të tij plotë EUROPIAN…

Wake up my Albanian fellows!!! KURRË të mos harrojmë faktin, se: “Koha është e maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve”…. Together forever and ever!