Njihυni me bαnorin që fitoi më shυmë ndjekës në Instagram për vetëm 48 orë

Sezoni i ri i spektaklit televiziv “BBVA3” ka hapur dyert ditën e shtunë. 18 banorët e parë që hynë në shtëpi janë bërë tashmë kryefjala e rrjeteve sociale. Një rritje të madhe ka pasur edhe llogaria e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Banori që kryeson listën është Romeo Veshaj me një rritje prej 7431 ndjekësish, nga ku vihet re që llogaria e tij është bërë private. Lista vijon si më poshtë:

Romeo Veshaj – 7431 ndjekës
Meriton Mjekiqi – 1803 ndjekës
Vesa Smolica – 1204 ndjekës
Roza Lati – 1107 ndjekës
Rike Roçi – 643 ndjekës

Heidi Baci – 625 ndjekës
Ledjona Xheladinaj – 491 ndjekës
Jul Deda – 337 ndjekës
Sara Gjordeni – 308 ndjekës

Ervin Goxhi – 190 ndjekës
Ilnisa Agolli – 138 ndjekës
Meri Shehu – 131 ndjekës
Gazmend Ujkashi – 103 ndjekës
Drini Zeqo – 71 ndjekës
Gabriele Mezini – 49 ndjekës

“Ik, mos më çαj kokën”! Roza i sυΙet Julit: Ore karαgjoz, mos i jep gojës se

Një ndër debatet që ka shpërthyer në BBV3 ka qenë ai i Roza Latit dhe Jul Dedës, ku ky i fundit shprehet se publiku e ka sharë Rozën.

Roza Lati është prekur nga kjo deklaratë e aktorit dhe i është kundërvënë, duke i thënë se është karagjoz dhe se duhet të bëjë kujdes çfarë flet.

Nuk është mirë që të shtyjë urrejtje në publik, ndërsa Juli shprehet se e ka thënë me shaka dhe se nuk ishte diçka serioze.

Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.

Roza Lati: Po e the.

Jul Deda: Po ja futa kot.

Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.

Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.

Roza Lati: Mos shty urrejtje.

Jul Deda: Ndaj teje?

Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.

Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.

Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.

Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.

Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.

Jul Deda: Ik o Roza ik!

Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

Krijohet çifti i ραrë në BBV3? ΡΙasin përqαfimet mes Sarës dhe Meritonit(Video)

Ky edicion i tretë i Big Brother Vip Albania ka nisur me dinamika e debate që orët e para të qëndrimit të banorëve më të njohur të vendit.

Por jo vetëm kaq producenti Meriton Mjekiqi dhe modelja Sara Gjordeni janë parë duke e nisur mëngjesin të përqafuar. Kujtojmë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kjo e fundit i ka bërë një masazh Meritonit ku nuk duket aspak thjeshtë një masazh.

Mos po lind çifti i parë në në edicionin e tretë në BBVA? Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e078d5cc-c618-4f3d-84d4-b17499cff7af&ig_mid=825CF122-7AE1-4DA6-AE21-B3262FDF1FB1

“Emsion amorαΙ, i dëmshëm dhe pa sens”, ja çfarë mendonte Jul Deda për Big Brother ραra ca υitesh(Foto)

Ndër banorët e parë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka qenë Jul Deda.

Duket se për fillim kjo aventurë e re është duke i pëlqyer.

Por Juli kishte shprehur që nuk i pëlqente fare si format madje e ka quajtur edhe amoral, asocial dhe të dëmshëm.

Juli ka shkruar: Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm se nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime qe ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër!

“Me ρikëllim të theΙΙë dhe zemra…”! Vdes grυαja e fυtbollistit shqiρtar

Kaltrina Fazliu-Shillova është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës. Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, shkruan Indexonline.

“Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete! Ju njoftojmë se varrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë! Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e Prishtina.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.

“Kosoυa, Shqiρëria dhe…”/ Kυjt i ρërket profili në Tik-Tok që ρërhap “hartën” e Serbisë së Madhe: Do të formohen në vitin 2030

Disa profile të personave nga Serbia kanë nisur një “fushatë” publikimi të hartave në Tik-Tok me territoret e Serbisë së Madhe, të cilat, sipas tyre, do të formohen në vitin 2030.

Dy tentativa të dështuara në shekullin e kaluar, sipas të gjithave, nuk ndikuan negativisht në optimizmin e gjeneratës së re të serbëve të mëdhenj, të cilët i regjistrojnë ëndrrat e tyre politike në rrjetet sociale, shkruan Slobodna Dalmacija.

Këto harta përfshijnë përveç “viktimave” të zakonshme të pretendimeve territoriale të Serbisë së Madhe (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova), sipas planit të fundit, të propozuar në TikTok, përfshihen edhe pjesë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Shqipërisë dhe Hungarisë. Të gjitha këto sipas hartës e bëjnë Serbinë e madhe.

Autori i videos së TikTok, në një përpjekje të dështuar për humor, krahasoi Kroacinë imagjinare me Gazën palestineze dhe Bregun Perëndimor, sipas Express.

foto galeri

Gjegjësisht, sipas fjalëve të tij, pas krijimit të Serbisë së Madhe, nga Kroacia do të mbeteshin dy enklava: Sllavonia Perëndimore dhe pjesa në perëndim të linjës Karlobag-Karllovac-Virovitica.

“Meqenëse gjenerata që dinte të përdorte tanke dhe topa nuk arriti të krijonte Serbinë e Madhe, është e sigurt që punën do ta bëjë më mirë një gjeneratë e aftë në rrjetet sociale”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Incidenti i frikshëm në dαsmë/ Shembet tavani i αmbientit ku zhυillohej festa, 42 të ρΙagosur, mes tyre edhe çifti

Mbi 200 dasmorë ishin prezentë në ditën më të bukur të një çifti të ri, në një ceremoni dhe festë të organizuar në Toskanë.

Por ndërsa festa ishte drejt fundit dhe pjesa më e madhe e dasmorëve ishin larguar, një incident i frikshëm ndodhi papritur.

Sipas mediave të huaja një pjesë e tavanit ku po zhvillohej festa është shkëputur plotësisht, duke lënë të plagosur çiftin 26-vjeçar, Paolo Mugnaini dhe Valeria Ybarra, si dhe 40 nga të ftuarit.

Të 42 personat kanë përfunduar në spital, por për fat të mirë të gjithë kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.

4545454578787
4454545454545454

Shenjat që fυndi i botës është afër, Lind υiçi me dy kokë…

Një viç, i cili erdhi në jetë me dy kokë ka lënë pa fjalë fermerët në Kinën juglindore.

Pamje të filmuara në Dejiang të provincës Guizhou tregojnë një viç i cili ka lindur me dy kokë, dy veshë, dy gojë dhe katër sy. 

Lopa e lindi të voglin aspak të zakontë të shtunën e kaluar pas 7 orësh nga nisja e procesit të lindjes, sipas të zonjës së tyre Zhang.

Pamjet, të filmuara një ditë pas lindjes së viçit, tregojnë sesi ai qëndron në tokë pasi e ka të pamundur të qëndrojë në këmbë.

Zhang tha për mediat se edhe pse nuk qëndron dot në këmbë, viçi mund të pijë qumësht nga të dyja gojët.

Gruaja u tha mediave kineze: “Jam më shumë se 70-vjeç dhe kurrë nuk kam parë ndonjë viç si ky në jetën time.

Ρronari filmon krijesën e çυditshme në tavanin e shtëpisë, askush në botë nuk e shpjegon dot çfarë është..!!

Një krijesë e çuditshme e filmuar në një shtëpi në Indonezi ka ngjallur interes në të gjithë botën.

Pronari i shtëpisë Hari Toae vuri re se krijesa po rrëshqiste përgjatë tavanit në Bali muajin e kaluar.

Kishte dy krahë, katër tentakula me gjatësi të ndryshme dhe dukej sikur po lëvizte me kokë poshtë me këmbët që i mbante në tavan.

Hari tha se krijesa dukej se po kërkonte një vend të sigurt për të qëndruar, pasi kishte rënë shumë shi më parë.

SHIKO VIDEON

Νxori shtëρinë në shitje: Ja si ma fυti miku i ngυshtë Agron Llakaj..!!

Dy aktorët e njohur shqiptare, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli përveçse kolegë të të njëjtit profesion, janë edhe miq shumë të mirë.

Zeneli ka treguar një histori me Llakajn që i ka bërë të gjithë të qeshin e bëhej fjalë për kohën kur aktori do shiste shtëpinë për të shkuar në Amerikë.

“Ishte koha që sa kisha marrë përgjigjen e llotarisë amerikane dhe ishin ditët që do nisesha.

Nxora shtëpinë në shitje dhe sa herë takohesha me Agronin më pyeste: Mos ja ke vënë çmimin e lartë? Jo i thashë unë, 45 mijë dollarë, është gjithë ajo shtëpi.

Mirëpo edhe ai u mërzit shumë që nuk po shitej shtëpia.

Një ditë më marrin në telefon. ‘Zoti Xhevahir Zeneli kam dëgjuar që shisni banesën, mjafton të ma pëlqejë nusja me vajzat, pa për çmim nuk është problem’, tha.

Unë e rrita edhe 10 mijë çmimin dhe i thashë 55 mijë dollarë. Tha merre numrin e telefonit dhe nesër të vij ta shoh shtëpinë.

Në mëngjes takoj Agronin unë dhe i tregova. Merre në telefon më tha Agroni. E mora unë atë që do blinte shtëpinë, por më del nusja e Agronit”, tregoi Zeneli duke shkaktuar shumë të qeshura.