Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së ρërdh*nuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar

Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, se abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur.

Advertisements

Shtypi grek e më pas dhe ai shqiptar kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier I suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Pas kontaktit me familjen e djalit në fjalë, u bëjmë thirrje dhe mediave të tjera shqiptare ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.

Advertisements

Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdhunuesit ErjonKy është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ky është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 11 Janar 2024

Dashi

Nëse keni dalë nga një marrëdhënie e trazuar, nga sot ju mund të shikoni përpara dhe të mendoni për nesër me më shumë paqe mendore. Shumë çifte mund të bëjnë projekte të rëndësishme. Për beqarët do të ketë goditje rrufe dhe takime surprizë. Dita është plot perspektiva interesante, Venusi lehtëson takimet dhe promovon kontakte të dobishme për mundësitë e punës.

Demi

Keni ndjenjën e të kuptuarit të personit pranë jush, duke u përpjekur të qëndroni pranë tij/saj. Nëse jeni duke pritur për një përgjigje nga partneri/ja do të keni konfirmim. Parashikohen takime me fat për ata që janë vetëm. Planetët janë në favorin tuaj, mund të tregoni qëllime të tjera dhe njëkohësisht të jeni të sigurt për të mbajtur pozicionet e arritura.

Binjakët

Përmirësoni dialogun në çift dhe madje miqësitë do të marrin një kthesë të re. Është koha për të përjetuar emocione lirisht, pa lënë veten të mbytur nga pasiguritë. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga rastet e shumta për të bërë takime të shkëlqyera. Ka shumë ndryshime për ata që duan të arrijnë qëllime të mëtejshme në punë, madje edhe një transferim jashtë vendit.

Gaforrja

Marsi ju bën të shqetësuar dhe do të keni problem gjetjen e ekuilibrit. Qëndrimi juaj do të rrezikojë zhgënjimin e pritjeve të partnerit/es tuaj, kini kujdes. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të gjejnë një kuptim të përsosur me një person të veçantë dhe të jetojnë një ditë plot argëtim. Falë Jupiterit, do të jeni në gjendje të konsolidoni ëndrrat tuaja dhe të arrini qëllimet e dëshiruara. Veproni me kujdes.

Luani

Ditë e mirë për të rimarrë një dashuri që ka shfaqur probleme, përqendrohuni në të kuptuarit në çift dhe i kushtoni më shumë kohë të dashurit/ës. Horoskopi njofton surpriza të këndshme dhe takime befasuese për beqarët. Negociatat dhe marrëveshjet tregtare do të favorizohen, por kini kujdes nga miqtë e rremë. Ata që presin konfirmimin janë optimistë.

Virgjëresha

Dashuria do t’ju japë atë shpërthim energjie që do t’i falë ditës suaj një dritë të re. Çiftet mund të jetojnë momente të paharrueshme! Zemrat e vetmuara mund të kenë një rikthim, por takimet e mrekullueshme nuk përjashtohen! Është koha e duhur për të pushtuar qëllime të reja, ju do të ndihmoheni nga Saturni pozitiv.

Peshorja

Dielli me Urani shpall diskutime mbi mënyrat e ndryshme të cilat mund të shkaktojnë acarim nervash, si në çift edhe në marrëdhënie romantike në përgjithësi. Beqarët do të bëjnë takime emocionuese, flirtime të mundshme. Sfera profesionale është nën kontroll, do të keni shumë mundësi për të treguar personalitetin dhe aftësitë tuaja.

Akrepi

Ditë e mirë në frontin emocional, shumë çifte mund të hedhin bazat për një marrëveshje të fortë dhe të plotë. Zemrat e vetmuara do të jenë të prirura për të filluar marrëdhënie të reja, mund të lindin histori serioze dhe të qëndrueshme. Do të keni shumë mundësi për të demonstruar talentin tuaj, të dini se si të përfitoni nga të gjitha situatat.

Shigjetari

Harmoni dhe gëzim, kjo ditë do të ngrihet nën mbështetjen pozitive të Mërkurit. Ju do të jeni gati për t’u përballur me ndonjë vështirësi pa ndikuar në marrëdhëniet emocionale. Yjet do të mbushin me gëzim beqarët, sot do të kenë takime pozitive. Urani në trigon me Saturnin do të bëjë që ju të jeni fitues në të gjitha projektet tuaja.

Bricjapi

Sot ju nuk do të gjeni pengesa për synimet tuaja: në qoftë se keni nevojë për të sqaruar diçka me një të dashurin/ën, bëjeni menjëherë, kështu mund t’i gëzoheni pjesës tjetër të ditës. Dita për beqarët premton të jetë e gëzueshme, lajme dhe takime interesante. Nëse prisni momente të favorshme për të ndërtuar diçka të rëndësishme, ky është momenti.

Ujori

Sot momente të bukura do të kthehen dhe do të jetoni në harmoni të plotë me miqtë dhe familjen. Do të rikuperoni vetëbesimin dhe qetësinë e brendshme falë personit që është afër jush. Beqarët do të jenë të suksesshëm në takime! Kohë e mirë për të investuar sasi të vogla parash, provoni fatin tuaj, kush e di se diçka nuk ndryshon rrënjësisht!

Peshqit

Dita do të shënohet me kontraste dhe keqkuptime, por shumë çifte do të qëndrojnë vigjilent, sidomos ata që kanë mosmarrëveshje me partnerin/en! Beqarët do të jenë të interesuar për njohjen e njerëzve të rinj. Horoskopi këshillon të mbajë qetësi, madje edhe në punë mund të ketë shumë dallime, të përballet me ata në mënyrë paqësore.

Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi/ Partneri i saj është akuzuar për për*hunimin e motrës së tij

Të tjera detaje tronditëse vijojnë të publikohen nga mediat greke për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë nga partneri i saj grek 39 vjeç dhe shoku i këtij të fundit.

Sipas shtypit, 39-vjeçari ka qenë i kallëzuar në vitin 2022 nga motra e tij për përdhunim dhe akte seksuale ndaj saj. Kjo çështje është nën hetim dhe së fundmi dosja po shqyrtohet me prioritetet.

39-vjeçari grek dhe shoku i tij 34-vjeçar janë të arrestuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë Gjeorgjia Murati.

Krimi monstruoz ndodhi në Selanik disa ditë më parë, pasi fillimisht ishte raportuar zhdukja e shqiptares. Trupi i saj u gjet i groposur në një zonë të pyllëzuar. Ndërsa policia greke zbuloi me shpejtësi autorët e dyshuar të krimit.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundi pas divorcit me një 39-vjeçar. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës së ndërrimit të viteve duke deklaruar tek organet policore se nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës.

Ngjarjen e ka zbardhur shoku i bashkëjetuesit të viktimës i cili rrëfeu se e transportoi trupin me makinën e tij dhe se ndihmoi vetëm për largimin nga banesa e saj dhe jo në vrasje. Policia po heton për shkakun që shtyu 39-vjeçarin të kryente krimin e rëndë.

Vrαυ kυnatin se i ρërd.hυnoi υαjzën, aυokati i 50-vjeçarit shqiptar: Është penduar, e bëri nga …

Klientit tim i vjen shumë keq për veprimin e tij, është penduar, por gjendja e tij mendore e çoi në atë veprim – kështu deklaroi para mediave greke avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçari shqiptar, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në prononcim e dhënë këtë të mërkurë, avokati tha se Tarellari e kru krimin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike, pasi mësoi se kunati i përdhunoi vajzën.
“Na u dha një afat prej pesë ditësh për të përgatitur deklaratën e të pandehurit.

Akuzat e ngritura ndaj klientit tim janë “Vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “Armëmbajtje pa leje” dhe Përdorim i armës. Unë as nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj që arma është shkrepur gjatë përleshjes.

Klienti im ishte në gjendje të keqe shpirtërore pasi është informuar për disa incidente që kanë të bëjnë me vajzën e tij, të cilat nuk dua t’i përmend pasi janë informacione të ndjeshme personale. Aiu shokua nga ajo që mësoi, pasi kishte besim të plotë tek viktima.

Ai kishte ndjenja të forta trishtimi, zemërimi dhe shqetësimi, gjë që çoi në atë që ndodhi. Tani ai e ka kuptuar se një njeri i cili, pavarësisht nëse ishte i ngarkuar me vepra penale, ka humbur jetën dhe se duhet ta kishte trajtuar ndryshe këtë çështje, nëse ia lejonte gjendja e tij mendore”, deklaroi avokati.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

I dha fund jetës duke ρirë fotoksinë, detaje nga υdekja e 45-υjeçares në Βerat: Nuk e donin fëmijët…

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen në Berat, ku një 45-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Viktima është Flutura Brahushi nga fshati Cukalat.

45-vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe është gjetur e pajetë brenda banesës së saj nga bashkëshorti 74-vjeçar.

Fqinjët e 45-vjeçares kanë thënë se e ndjera vuante nga depresioni dhe se merrte mjekim për këtë sëmundje.

Ata thonë se 45-vjeçarja ka pasur jetë të vështirë me shumë sakrifica dhe sfida. Flutura ishte e divorcuar nga një martesë e parë, ku kishte dy fëmijë.

Pas divorcit ajo është martuar me një person tjetër rreth 30 vjet më të madhe nga vetja, ku kishte dhe dy fëmijë.

Fqinjët thonë se fëmijët nga martesa e parë e Fluturës nuk e kanë pranuar martesën e nënës së tyre me burrin e dytë rreth 30 vite më i madh se ajo.

Mospranimi i martesës me burrin e dytë nga fëmijët dyshohet të ketë qenë shkaku që i shkaktoi 45-vjeçares depresion, thonë fqinjët.

“Ishte njeri shumë i mirë, punëtore në kulm, por ishte e sëmurë, kishte kohë. Ishte me depresion, asaj i binte të fiktë që kur ishte me fëmijën e parë. Punonte me dhentë, me pula dhe i shoqi nuk e linte vetëm sepse e dinte që ishte e sëmurë. Bashkëshorti i saj është 74 vjeç.

Ajo ishte e divorcuar. Lindi djalin dhe vajzën me këtë burrin këtu dhe kalonin shumë mirë. Ai ishte në gjendje të vështirë se gruaja e parë i vdiq, ishte me sëmundje të keqe, hyri në borxh, e më pas mori këtë. Ishin punëtorë të mëdhenj të dy. Merreshin të dy me blegtori”, tha një nga fqinjët e 45-vjeçares./tch

Masakrυan me thikë shqiptaren shtαtzënë, kαmerat kapin momentin kur aυtorët hedhin sendet ρersonale në plehra. Videot rrëzon ρretendimin e 39-υjeçarit se…

Një video shihen dy të pandehurit e akuzuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë në Selanik, menjëherë pas krimit, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash. Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një dyqani rreth orës 12.15 të mesnatës.

Në pamje shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, partneri 39-vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar. “Protothema” shkruan se ata shihen duke parë me kujdes rrugën.

Në sekondat e ardhshme, kamerat i regjistrojnë ata duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.

Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe në fakt me ritme të shpejta.

Në një video të publikuar dje nga protothema.gr, 41-vjeçarja shtatzënë shihet e shkujdesur duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, në rrugën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku çifti jetoi.

Media e njohur italiane: Ja υendet në Shqipëri ku “fshihen” minerale të çmυara dhe plani i madh që po ρërgatit Meloni për Tiranën

Media e njohur italiane Insider së fundmi i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe Kosovës, ku flet mbi pasuritë natyrore të cilat janë ende të virgjëra dhe të mrekullueshme.

Artikulli i plotë:

Albanosfera, një mikrokozmos qytetërues i varur në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është strumbullari gjeostrategjik i gadishullit ballkanik. Stabiliteti dhe paqëndrueshmëria në Ballkan vendosen dhe përcaktohen në këtë zonë dhe rrethinat e tij të afërta, siç është Serbosfera e ringjallur, e cila, jo çuditërisht, është një teatër i rëndësishëm konkurrence midis fuqive të mëdha.

Shqipëria është zemra rrahëse e asaj hapësire e cila në InsideOver është riemëruar “Rripi i Shqiponjave”. Hapësirë ??thelbësore për frenimin (ose vazhdimin shpërthyes) të procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, i cili nuk u përfundua kurrë plotësisht dhe stabilizimi i të cilit është në interesin kombëtar të Italisë.

Prandaj, Shqipëria dhe albanosfera duhet të integrohen në Planin Mattei, me të cilin qeveria Meloni synon të rifillojë rolin e Italisë në sistemin ndërkombëtar, kryesisht për arsye gjeostrategjike. Por motivet kulturore nuk janë më pak domethënëse, pasi historia bashkon trashëgimtarët e Romës dhe Ilirisë së lashtë dhe ato gjeo-ekonomike, sepse Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë në një thesar të pasurive natyrore që janë kryesisht të virgjëra dhe për t’u matur.

Tek (ri)zbulimi i Krastës

Pranë një fshati me dy mijë shpirtra në Shqipërinë lindore, Krastë, ndodhet kompleksi më i madh minerar në Ballkan: masivi malor i Bulqizës. Masivi i cili, megjithëse është i shfrytëzuar gjerësisht dhe i mbushur me “miniera të pjekura”, vazhdon të fshehë sasi të konsiderueshme lëndësh të para kritike, minerale dhe të çmuara.

Pikërisht në një nga vendet e shumta të gërmuara brenda masivit të Bulqizës, miniera e ngrirë e Krastës, ngjitur me fshatin Krastë , do të gjendeshin sasi të mëdha kromi , minerali i kromit, nxjerrja e të cilit mund të kishte pasoja të rëndësishme për. ekonomike të përfituesve.

Kromi është një metal shumëfunksional, i përdorur nga metalurgjia në kiminë industriale, duke kaluar nëpër tekstile dhe farmaceutikë, të cilat miniera e ngrirë e Krastës do t’i përmbante me bollëk. E mbyllur në vitin 2006, pasi i kishte “dhuruar” ekonomisë shqiptare rreth 716,000 tonë krom duke filluar nga viti 1971, minierës do t’i kishin mbetur ende dy milionë tonë .

Thesari i Krastës është vulosur nga Tirana, e cila pret ardhjen e investitorëve që duan t’i ofrojnë marrëveshje fitimprurëse dhe që janë të gatshëm të shfrytëzojnë depozitat me respekt për vendin, duke premtuar dhe garantuar aktivitete me ndikim të ulët mjedisor.

Shqipëria jo vetëm kromi

Gjetjet paraprake nga hartat e tokës dhe nëntokës sugjerojnë se Shqipëria mund të jetë një lloj thesari gjeologjik . Gjoksi që sapo pret të hapet nga gjuetarët e arit të pajisur me mjetet, vullnetin dhe durimin e duhur. Sepse disa nga thesaret me të cilat Shqipëria është e pasur, në të vërtetë, ende nuk janë zbuluar dhe vetëm shkëlqimi mund të shihet.

Kobalti, nikeli, platini dhe bakri janë burimet natyrore strategjike më të rëndësishme, gjurmë të të cilave janë gjetur gjatë hartografive të ndryshme të territorit. Burimet strategjike, veçanërisht në kontekstin e tranzicionit të gjelbër dhe konkurrencës teknologjike, meqenëse kobalti përdoret për prodhimin e baterive të litiumit dhe lidhjeve magnetike, nikeli është i dobishëm për përpunimin e çelikut dhe lidhjeve të tjera metalike, platini përdoret në aeronautikë, në kimikate, elektronikë dhe qelq. , ndërsa bakri përdoret në telekomunikacion dhe transport.

Në minierën e sipërpërmendur të Krastës janë gjetur shenja të pranisë së kobaltit dhe platinit, duke i shtuar arsyet pse duhet rihapur dhe eksploruar më tej. Në zonën Trull-Surroi-Nome-Lurë dhe përgjatë Skroskë-Bushtricë- janë zbuluar gjurmë nikeli, i cili tashmë po nxirret nga guroret e pjekura të Devollit dhe Kokogllave, të cilat do të përmbanin deri në një milion ton metal. Trekëndëshi i Prrenjasit.

Sa i përket arit të kuq, bakrit, Shqipëria llogaritet të përmbajë deri në 52 milionë tonë mineral bakri . Vendburimet ekzistuese dhe të shfrytëzuara të bakrit gjenden në katër rrethe , Korçë, Kukës, Mirdizi dhe Shkodër, por gjeologët mendojnë se të tjera presin të zbulohen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Ari i Kosovës

Në afërsi të Shqipërisë, në Kosovë, minierën historike të Jugosllavisë, ka depozita të bollshme (të pasura) të qymyrit, zinkut, plumbit, argjendit dhe kromit, por edhe të bismutit, kadmiumit dhe linjitit.

Në nëntokën e Kosovës së vogël, pak më pak se dhjetë mijë kilometra katrorë, gjenden rezervat e pesta më të rëndësishme të linjitit në botë, e barabartë me rreth trembëdhjetë miliardë ton, dhe guroreja më e madhe shumë-minerare në Evropë, Trepça , operon nga minierat. argjendi, ari, plumbi, zinku dhe xehet. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Hulumtimet gjeologjike, të kryera fillimisht gjatë epokës jugosllave, kanë zbuluar gjurmë të burimeve me vlerë të lartë strategjike , si toriumi, uraniumi dhe tokat e rralla. Gjurmët që paraqesin dhe premtojnë praninë e depozitave, ndoshta të dukshme , që Kosova do të dëshironte t’i zbulonte, t’i regjistronte dhe më pas t’i hapte për shfrytëzim.

Për më tepër, sasi modeste nafte dhe gazi mund të gjendeshin në pjesë të Metokisë , veçanërisht në pellgun kullues të lumit Drin. Por edhe për potencialin e tyre, në mungesë të investitorëve të interesuar për të bërë një radiografi të detajuar të zonës, misteri vazhdon të mbretërojë.

Toka të rralla në Kosovë?

Ekonomitë kryesore të Bashkimit Evropian janë duke kërkuar dëshpërimisht për të ashtuquajturat toka të rralla, gurët e themelit të globalizimit dhe Kosova mund t’i ndihmojë ata.

Sipas asaj që doli nga analizat gjeokimike të kryera në disa lokacione me interes të vendosura në Nêpërgosht dhe Manastiricë , skajet jugore të Kosovës, hetimet e thelluara mund të çojnë në zbulimin në tokat e rralla të lartpërmendura, duke përfshirë lantanin, niobin dhe skandiumin dhe super. – të rralla, të tilla si ceziumi .

Një vlerësim real i madhësisë aktuale të depozitave minerale kritike nuk është aktualisht i mundur, sepse asnjë subjekt nuk ka shprehur ndonjëherë interes për të ndjekur analizat. Rezultati: Kosova, siç deklarohet nga Strategjia e Minierave 2012-2025 , është në kërkim të eksploruesve.

Hidrokarburet, lëndët e para kritike, metalet e çmuara dhe tokat e rralla; Brezi i Shqiponjës ka disa nga ato që i duhet Evropës për të ecur përpara në Tranzicionin e Gjelbër dhe për të ndërtuar zinxhirë vlerash të reja, më eurocentrike për të ndihmuar në uljen e varësisë së Evropës nga Kina. Anadolli, Iberia, Skandinavia dhe territore të tjera në pritje të eksplorimit dhe shfrytëzimit, nga Italia në Gjermani, do të mund të furnizonin pjesën tjetër. Por është urgjente të nxitosh. Dhe mund të nisemi nga depozitat e albanosferës.

VIDEO/ Ραmjet e fundit të Ervis Martinajt, me qese υshqimesh shkon në shtëρinë e të dashυrës, më pas Ιargohet me ‘Benz’-in që u gjet i braktisυr

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Më pas pamjet tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në një karburant në rrugën Durrës-Kukës.

Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e biznesmenit i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e Martinajt por asnjë nuk është konfirmuar.

https://www.facebook.com/share/v/B8W5XNXy6hYCWRyZ/?mibextid=2JQ9oc

Në υëmendje të çdo shqiptari që thotë se është grek. Për 27 foshnjat në fshatin Ρeshtan që grekët u ρrenë kokën

Nga Roland Qafoku

Vetëm në një faqe të tërë gazeta amerikane “New York Times” e datës 4 prill të vitit 1914 ia ka kushtuar masakrave të Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut. Gazetarët dhe korrespodentët e gazetës më të madhe në botë kanë raportuar lajme të krimeve më të tmerrshme që kanë bërë grekët ndaj popullsisë shqiptare. Pra, janë lajme të shkruara nga gazetarët amerikanë. Nuk po botojmë këtu dëshmi, rrëfime të shqiptarëve, që për fat ekzistojnë edhe ato. Nuk po botojmë as tekste librash në shqip dhe gazeta po në shqip që ekzistojnë edhe ato. Por po përcjellim lajmet e gazetës më të madhe në botë që raportonte lajme direkt nga terreni. Fakti është se gazetat e shteteve të tjera, pak, ose aspak kanë raportuar nga këto masakra. Kështu, në mënyrë të përmbledhur, kemi këto lajme të publikuara nga “New York Times”:

Lajmi 1: Grekët sulmojnë shqiptarët. Nga rruga Vlorë, në Gjirokastër dhe deri në Korçë raportohen sulme të ashpra të forcave të çrregullta greke ndaj shqiptarëve. E gjithë Korça në flakë dhe raportohen shumë të vrarë.

Lajmi 2: Princi William drejton ushtrinë shqiptare kundër forcave greke që sulmonë shqioptarët.

Lajmi 3. Ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë kanë dorëzuar në Berlin, Vjenë dhe Romë propozimete e qeverive të tyre si shqetësim për atë qq po ndodh në Jug të Shqipërisë nga trupat greke. Ata kërkojnë që këto trupa të largohen nga Shqipëria dhe të tërhiqen territorin e vendit të tyre

Lajmi 3: Kolonja në flakë. Gra dhe fëmijë maskarohen nga epiriotët.

Lajmi 4: Kryqëzohen 250 robër. 250 muhamedanë shqiptarë u kapën nga pushtues të quajtur epiriotë në Hormovë. Të gjithë i kryqëzuan në kishën ortodokse dhe më pas trupat e tyre i dogjën.

Sensibilimi amerikan arriti kulmin kur ambasadori i SHBA në Greqi George Fred Williams i emëruar nga presidenti Woodrow Wilson, dha dorëheqjen nga detyra në shenjë proteste për indiferencën e SHBA ndaj asaj që po ndodhte në Shqipëri. Në tekstin e doreheqjes Williams shkruante se parimet nga udhwhiqej ishin të tilla që nuk mund të qendronte indiferent ndaj një populli që po masakrohej dhe askush nuk ngrinte zerin. Ky akt besoj se duhet të ketë zgjuar interesin e gazetës New York Times, e para dhe e vetmja që po raportonte për këto ngjarje.

Unw besoj se mes qindra e qindra krimeve personalisht besoj se më e rënda e të rëndave është ajo në fshatin Peshtan. Ja si e përshkruan Kosta Tomorri, një prift nga Përmeti i kthyer nga SHBA, në librin e tij “Barbaritë greke në Shqipëri”, ato ditë që pa me sytë e tillë këtë gjëmë:

“Grekët bënë bashkë 40 burra dhe i vranë në përrua. Pastaj mbyllën në shtëpi çupat dhe gratë. I morën foshnjat një e nga një dhe i prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave të therura ishte 27. Si mbaruan së hedhuri foshnjat, pusin e mbuluan me gurë. Pastaj përdhunuan gratë dhe më pas i çanë me bajonetë”.

Kjo është ajo që na kënë bërë grekët. Nuk ka fjalë që e përshkruan këtë masakër, gjëmë e nuk e di se ç’emër ti vësh. Ndërsa sot, e njëjta Greqi që masakroi mijëra shqiptarë dhe nuk ka thënë ansjë fjalë, trajton si viktimë një Fred Beleri, a thua se çështja e tij është baraz me kokat e prera të atyre 27 foshnjave.

Nisur nga kjo, ai shqiptar dhe bir shqiptari që thotë se është grek dhe që ka shitur shpirtin për një pasaportë dhe një pension 700 Euro, është mirë të lexojë diçka nga kjo dhimbje e madhe. Të lexojë si të dojë, në shqip apo anglisht këto fakte të rënda se çfarë u kanë bërë grekët paraardhësve të tyre. Në fakt, këta që sot thonë se janë grekë, për mendimin tim, ose janë pasardhës të të mbijetuarve të atyre masakrave, ose pasardhës të atyre që u tregonin grekërve se kë duhet të vrisnin në fshat dhe kë shtëpi duhet të digjinin, kë grua duhet të përdhunonin, ose cilës foshnje duhet t’i prisnin kokën. Duhet ta ndajnë ata veten. Edhe pse kanë kaluar 109 vjet, Zoti nuk harron kurrë!

Zbαrdhet ραsuria e familjes “PeΙeshi”, nga ρronat, apartamentet, gjendje cash, te 10 llogari bankare, kredi dhe shρërblime

Zbardhen deklarimet më të fundit të ministrave për nivelin e pasurisë. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e anëtarëve të kabinetit për vitin 2022, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sot po publikojmë pasurinë e familjes “Peleshi”. Ajo që bie në sy tek deklarata e pasurisë së Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, bashkëshortes dhe vajzës së tij janë llogaritë bankare, pronat e shitura, apartament, gjendje cash si edhe kredi.

Detajet

Ministri Peleshi deklaron për vitin 2022 në ILDKPI: Aseti:Pasurie paluajtshme. Detaje: Tipi i pasurisë:Truall. Tipi i të drejtës: Bashkëpronar(%). Sipërfaqja totale e asetit: 426.42 m2 Pjesa takuese: 16.667 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 426.42 m2. Pjesa e re takuese: 16.667 % Vlera: 1.00 ALL. Gjendja deri në datën:31/12/2022. Aseti: Pasuri e paluajtshme. Detaje: Tipi i pasurisë:Truall. Tipi i të drejtës: Bashkëpronar(%) Sipërfaqja totale e asetit: 999.00 m2 Pjesa takuese: 16.667 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës (Nuk e zotëroj-Shitur) Vlera: 24,975.00 euro. Gjendja deri në datën:10/08/2022. Dokumente. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje. Data e dokumentit: 10/08/2022. Aseti: Pasurie paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë:Truall. Tipi i të drejtës: Bashkëpronar(%) Sipërfaqja totale e asetit: 607.00 m2 Pjesa takuese: 16.667 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës (Nuk e zotëroj-Shitur) Vlera: 15,174.00 euro. Gjendja deri në datën:10/08/2022. Dokumenta. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje. Data e dokumentit: 10/08/2022. Aseti: Gjendje cash. Detaje: Vlera monetare: 3,000.00 euro. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 3,000.00 euro.

Llogaritë bankare

Llogari bankare. Detaje: Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse Lloji i llogarisë: Individuale. Pjesa takuese: 100 % Balanca: 19,426.86 euro. Data e balancës: 31/12/2022 Overdraft: Jo. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga shitja e aseteve, Shuma:40,149.00 euro. Aseti:Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 43.58 euro. Gjendja deri në datën:13/02/2023. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga, Shuma:43.58 euro. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 7,006.07 USD. Gjendja deri në datën:13/02/2023. Data e mbylljes: 06/07/2022. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 325,061.57 ALL. Gjendja deri në datën:13/02/2023. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 536.05 euro. Gjendja deri në datën:02/03/2023. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 267.53 USD. Gjendja deri në datën: 13/02/2023. Burimi i Krijimit: Dhurim, Shuma:200.00 USD. Të ardhura nga interesi, Shuma: 23.00 USD. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Ministria e Mbrojtjes Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 1,562,501.00 ALL. Kredi bankare. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 4,199.25 euro. Shuma e pashlyer: 9,123.00 euro. Kredi bankare. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 188,929.00 ALL. Shuma e pashlyer: 811,071.00 ALL. Karte krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm:120.41 euro. Shuma e pashlyer: 991.05 euro.

Pasuria e bashkëshortes së Niko Peleshit

Bashkëshortja e tij deklaron për vitin 2022 në ILDKPI: Pasuri e paluajtshme. Detaje: Tipi i pasurisë: Apartament. E regjistruar,Data e regjistrimit: 26/09/2022 Tipi i të drejtës: Bashkëpronar(%). Vlera e pasurisë: 1.00 ALL. Sipërfaqja totale e asetit: 75.00 m2 Pjesa takuese: 16.667 %. Vlera takuese: 0.17 ALL Sipërfaqja takuese: 12.50m2. Adresa:Shqipëri. Nuk është lënë si Kolateral. Burimi i Krijimit: Trashëgimi , Shuma: 1.00 ALL. Llogari bankare Detaje: Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse. Lloji i llogarisë: Individuale. Pjesa takuese:100% Balanca: 19.13 ALL. Data e balancës:21/12/2022 Overdraft: Jo. Burimi i Krijimit: Tjetër, Shuma: 19.13 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 471,071.00 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 76,766.00 ALL. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga, Shuma:89,943.00 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera:43.58 euro. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma:43.58 euro. Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme. Nga data:01/01/2021. Në datë:31/12/2022. Shuma Neto: 33,333.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Ernst & Young Albania shpk. Nga data:01/01/2022. Në datë:31/12/2022. Shuma Neto:2,654,743.00 ALL. Karte krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm:43.77 ALL. Shuma e pashlyer:6,728.21 ALL. Kredi bankare. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 4,199.25 EUR. Shuma e pashlyer:9,123.08 euro. Ndërsa vajza e tyre, Aleksa Peleshi deklaron: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 21,317.00 ALL.