Mbretëria ilire (1816 – 1849) Krahinαt ose Ρrovincat ilire të kësaj ρeriudhe

Mbretëria e Ilirisë 

Mbretëria e Ilirisë ishte një njësi administrative e Perandorisë Austriake që ka ekzistuar nga viti 1816 deri në vitin 1849. Ajo përfshinte provincat ilire napoleonike, pjesën perëndimore dhe qendrore të Sllovenisë së sotme, Kroacinë veriperëndimore dhe Italinë verilindore (Provinca e Triestes dhe Provinca e Goricias).[1] Mbretëria ilire ishte themeluar nga Austria në Luftën e Koalicionit të Gjashtë dhe ishte restauruar sipas Aktit Final të Kongresit të Vjenës. Qendra e saj administrative ishte Ljubljana (zyrtarisht gjermanisht: Laibach). Pas Revolucioneve të vitit 1848, mbretëria u shpërbë.

Krahinat ilire – provincat ilire napoleonike

Krahinat ilire ose Provincat ilire (kroatisht: Ilirske pokrajine, frëngjisht: Les Provinces Illyriennes) është nocion gjeografik për tokat kroate dhe sllovene nën sundimin francez në kohën e Napoleon Bonapartes, në periudhën mes viteve 1809 – 1814. Krahinat janë quajtur sipas emrit të popullsisë antike vendase ilire.

Nocioni i vjetër kroat për këto krahina është Slovinske drzhave. Francezët i themeluan këto krahina (provinca) më 14 tetor 1809 nga bashkimi i pjesës perëndimore të Korushkës, mandej nga krahinat e Kranjit dhe ato kroate në jugperëndim të lumit Sava, pastaj nga hapësirat përreth qyteteve të Goricës, Trieshtës dhe Rijekës, Gadishulli i Istrës, Dalmacisë dhe deri në Gjirin e Kotorrit.

Krahinat ilire ishin të ndara në gjashtë njësi administrative:

  • Korushka (selia Lienz),
  • Istra (selia Trieste),
  • Kranjska (selia Ljubljana),
  • Kroacia Civile (selia Karlovac),
  • Kroacia Ushtarake (selia Senj),
  • Dubrovniku (selia Dubrovnik), dhe
  • Dalmacia (selia Zadar)

———————

Përgatiti Elis Buba / usalvision

Referime

  • Haas, Arthur G. (1963). Metternich, Reorganization and Nationality, 1813-1818: A Story of Foresight and Frustration in the Rebuilding of the Austrian Empire (në anglisht). Wiesbaden: Franz Steiner Verlag.
  • Vidic, Marko, red. (2000). “Ilirsko kraljestvo” [Kingdom of Illyria]. Ilustrirana zgodovina Slovencev [The Illustrated History of the Slovenes] (në sllovenisht). Mladinska knjiga. fq. 213. ISBN 86-11-15664-1.
  • A.J.P. Taylor (2003). A Habsburg Monarchia 1809–1918 (The Habsburg Monarchy, fordította: Nagy György) (në hungarisht). Budapest: Scolar.
  • Anonymous, red. (2012). Das Königreich Illyrien (në gjermanisht). Nabu Press. ISBN 1279010185. Marrë më 2017-02-01. ISBN 9781279010181
  • Francis Lieber, Edward Wigglesworth, Thomas Gamaliel Bradford (1831). Encyclopædia americana (në anglisht). Carey, Lea & Carey, 1831. fq. 540.
  • James, Brown. Little Charles C. (1849): The American Almanac and Repository of Useful Knowledge for the Year 1850. Boston
  • Knight, Charles (1867): The english encyclopedia: Geography, Volume III. London
  • Hermann, Meynert (1953): Handbuch der geographie und Staatskunde von Oesterreich
  • Bundy, Frank J. (1988). The Administration of the Illyrian Provinces of the French Empire, 1809–1813 (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 0-8240-8032-7.
  • Bradshaw, Mary Eloise. (1928). The Napoleonic Influence on the Illyrian Provinces. University of Wisconsin–Madison Press. OCLC: 54803367.
  • Bradshaw, Mary Eloise. (1932) The Illyrian Provinces. University of Wisconsin–Madison Press. OCLC: 49491990 .
  • Alain Jejcic; Peter Vodopivec; Josip Vrandečić (2018). SPM (red.). Napoléon dans l’Adriatique : dictionnaire biographique des Provinces illyriennes (në frëngjisht). Vëll. 98. Paris: Kronos. ISBN 9782917232590OCLC 1055827406.
  • F. Šanjek, red. (2010). Hrvati i Ilirske pokrajine (1809.–1813.) : Zbornik radova s Međunarodnoga znanstvenog skupa Hrvatske Akademije Znanosti i Umjetnosti prigodom dvjestote obljetnice proglašenja Ilirskih pokrajina (në kroatisht). Zagreb.
  • Melitta Pivec Stele (1930). La vie économique des Provinces illyriennes(1809-1813): suivi d’une bibliographie critique (në frëngjisht). Paris.
  • George J. Prpić (1964). French Rule in Croatia: 1806–1813Balkan Studies (në frëngjisht). fq. 221–276.
  • Reinhard A. Stauber (2012). The Illyrian ProvincesThe Napoleonic Empire and the New European Political Culture (War, Culture and Society, 1750–1850) (në anglisht). Houndmills. fq. 241–253.
  • Rok Stergar (2017). Nationswerdungsprozesse und neue Grenzen: Der Zusammenbruch der französischen Herrschaft in den Illyrischen Provinzen und ihre (Re-)Integration in das Kaisertum ÖsterreichAm Rande der großen Politik: Italien und der Alpenraum beim Wiener Kongress (në gjermanisht). Innsbruck. fq. 97–122.
  • Janez Šumrada (1999). Državnopravni status Ilirskih provinc s kratkim pregledom upravne ureditveVilfanov zbornik: pravo, zgodovina, narod = Recht, Geschichte, Nation (në sllovenisht). Ljubljana.
  • Ferdo Šišić, Hrvatska povijestAustrijska i francuska dalmacija i Ilirija (1797.-1815.), Zagreb, 1913.
Krahinat ilire ose Provincat ilire
Harta e Gadishullit Apenin me provincat ilire në bregdetin Adriatik
Emblema heraldike, Stema e Mbretërisë ilire (1816 – 1849)
Mbreteria Ilire brenda Perandorise Austriake

GjenerαΙi që mundi υrasësit e Çezarit u rrit e u shkollυa në Iliri

Nga Auron Tare

Marcus Vipsanius Agrippa është një nga figurat më të rëndësishme historike të Perandorisë Romake, por shumë pak e dinë lidhjen e tij me qytetin e Butrintit. i lindur në vitin 63 p.e.s., me origjinë plebeje, Agripa, që në moshë të re u afrua me patricin e ri Octavian Augustus. Miqtë e rinj studionin në shkollën e madhe në Apoloninë e Ilirisë (Shqipëria e sotme) dhe prej këtu të dy marshuan në Romë pasi morën vesh për tragjedinë e madhe vrasjen e Jul Çezarit, që është një nga ngjarjet kryesore ose kryengjarja e historisë botërore.

Ndërsa Oktaviani rriti popillaritetin politik gjatë trazirave civile, Agripa u ngrit si një strateg ushtarak. Ai ishte vetëm njëzet e tre vjeç kur u vendos në komandën e trupave në Betejën e Filipit në vitin 40 para Krishtit, duke luftuar së bashku me Octavianin dhe Mark Antonin kundër vrasësve të Jul Cezarit. Duke ardhur në Romë së bashku me Oktavianin, ai u dërgua për të qenë Guvernator i Galisë Transalpine dhe në vitin 36 para Krishtit, mori pjesë me Oktavianin në luftën kundër “Pompeut të Madh”. Pesë vjet më vonë, gjatë luftës civile midis Oktavianit dhe Mark Antonit, Agripa shërbeu si gjenerali më i besuar dhe më i aftë i Oktavianit. Duke luftuar në det dhe në tokë, Agripa mundi Antonin shumë më të vjetër dhe më me përvojë, së bashku me trupat e tij egjiptiane, në Betejën e Aktiumit (Preveza e sotme). Ndërsa Oktaviani u bë Perandor, Agripa shërbeu si krahu i djathtë i tij, një lloj bashkëperandori de fakto, përveç emrit. Lidhja e afërt me Augustin tashmë është e njohur nga historia botërore. Janë bërë edhe filma e seriale pa fund, megjithatë marrëdhënia e tij me Butrintin dihet pak.

Agripa u martua me vajzën e vogël të Titius Pomponus Atticus, mbrojtës dhe dashamirës i Burintit. Ndaj u bë një hero lokal si dhe një mbështetës të çështjeve të Butrintit gjatë trazirave politike në Romë.

Vajza e tij nga martesa me Vipsania Agrippina u martua me stërnipin e Augustit, perandorin e ardhshëm Tiberius. Megjithëse i lidhur ngushtë me Augustin, Agripa u martua përsëri. Këtë herë me Claudia Marcella, vajza e Octavias, duke e bërë mbesën e Augustit. Pasoi një periudhë distancash midis Augustit dhe Agripës, pasi perandori po favorizonte nipin e tij, Marcellus (i cili ishte kunati i Agrippës), që të bëhej pasardhës i tij. Agripa u nis për në Athinë dhe më vonë në ishullin Lesbos. Megjithatë, në vitin 23 para Krishtit, Marcellus vdiq nga një sëmundje në moshën 19-vjeçare. Augusti thirri Agrippën nga Lesbos dhe e vendosi atë edhe një herë në krah të tij. Po atë vit, Augusti (i cili ishte i me shëndet të dobët gjatë gjithë jetës së tij) u sëmur rëndë. Duke dyshuar se fundi i tij ishte afër, ai i dha Agripës unazën e tij të vulës, duke interpretuar se ai do ta pasonte atë nëse Augusti vdiste. Perandoria si sistem i ri sapo kishte mbushur vetëm  vjet. Dy vjet më vonë, Agripa u divorcua nga Klaudia për t’u martuar me të venë e vëllait të saj, Julia, e cila ishte vajza e Augustit. Nuk dihet nëse kjo ishte dëshira e Agrippës apo nëse Augusti e detyroi. Ata kishin pesë fëmijë, përveç katër nga martesat e mëparshme të Agripës. Vajza e tyre, Agrippina, do të martohej me Germanicus-in, nipin e perandoreshës Livia dhe vëllain e madh të perandorit të ardhshëm Klaudi. Ata do të ishin prindërit e perandorit shumë më famëkeq Gaius Caligula dhe gjyshërit e perandorit Neron. Agripa vdiq në vitin 12 para Krishtit në moshën 51-vjeçare, megjithëse trashëgimia e tij jetoi përmes pasardhësve të tij të shumtë dhe atyre që u emëruan në nder të tij. Lidhja e tij me Butrintin përmes gruas së tij të parë ndoshta ishte arsyeja pse ai vendosi një nga Legjionet e tij në një vendbanim të ri. Statuja e tij u ngrit në Butrint dhe disa mbishkrime kanë mbijetuar ndër shekuj.

VIDEO/ Një νllazëri e mohυar nga rraca e re greke! Në shυmicën e 8000 shtëpive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Helene Glykatzi Ahrweiler, shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke).

Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës.

Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

NostaΙgji nga e kaΙυara: Ishte koha kur në Athinë υetëm ρrifti dinte greqisht

The Minneapolis Journal 31/8/1901:

GJUHA GREKE ESHTE NJE GJUHË E HUAJ QË NUK FLITET DHE AS KUPTOHET NË GREQI DHE NUK PERDORET NGA MASAT POPULLORE

3 Shtator 1843-Shpallja e Kushtetutës së .. Greqisë…!!!

I vetmi “grek” në mes të turmës, është prifti Ortodoks

Ai është dhe i vetmi që di gjuhën Greke..!

Të gjith banorët e greqis flisnin shqip dhe vishnin kostume shqiptare ..!

The Mqinneapolis Journal 31/8/1901

Një situatë e veçantë mbizotëron pranë Athinës. Një incident shumë kurioz është raportuar nga një fshatrat që ndodhen pran Athinës, shkruan një korrespondent. Mësuesja e emëruar së fundmi në fshatin Shalësi në periferi Te Athinës, shkoi për të dhën mësim dhe zbuloi se nxënësit e saj nuk kuptonin asnjë fjalë të greqishtes !

Greqishtja ishte një gjuhë e huaj, jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit e tyre. E vetmja gjuhë që popullsia që fliste popullsia e „greqis“ ishte shqipja. Ajo e indinjuar menjëherë telegrafoi ministrinë, e cila dërgoi një përkthyes për ta ndihmuar. Është e zakonshme që zonat e kontinentit grek përdorin shqipen si gjuhë kryesore, por ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur gjuha greke nuk flitet dhe nuk kuptohet nga e gjithë popullsia vendase në një vend kaq afër kryeqytetit

Burimi: The Mqinneapolis Journal 31/8/1901

Linku i plot dixhital: http://chroniclingamerica.loc.gov/…/1901…/ed-1/seq-36/

Është alfabeti Grek apo Hebraik ?

Këto janë etimologjitë zyrtare për shkronjat e alfabetit Grek nga Georgio Babinioti i cili konsiderohet si babai i Greqishtes moderne.

A ka mundësi që Grekët e lashtë të kenë shpikur alfabetin duke e emërtuar me fjalë nga Hebraishtja ?

Flisnin Hebraisht grekët e lashtë ?

Apo është se pse gjuha Greke moderne është gjuha ROMAIKE E LINDJES DHE JO HELLENE kështu që gjuha Romaike (gjuha e kishës) nuk mund të shpjegoj shkronjat dhe i njeh ato sikur të vijnë nga një gjuhë që flitet larg Ballkanit….

http://5dim-tavrou.att.sch.gr/lexiko_bambinioti.pdf

– “Etymologies” of Greek alphabet’s letters by Greek scholars.. not Jews… –

AΛΦΑ = ‘aleph ”Ox” < SEMITIC BΗTA = bêt ”House” < SEMITIC ΓΑΜΑ = gimel ”Camel” < SEMITIC ΔΕΛΤΑ = dâlet, dâleth ”Door” < SEMITIC ΕΨΙΛΟΝ = hë ”Safe” < SEMITIC ΖΗΤΑ = zayin or zayit ”???” < SEMITIC or ARAMAIC HTA = hêth ”???” < SEMITIC ΘΕΤΑ = tëth ”???” < SEMITIC ΙΟΤΑ = yöd ”hand” < SEMITIC ΚΑΠΠΑ = kaph ”palm,hand” < SEMITIC ΛΑΜΔΑ = lâmed, lämedh ”goad,gad” < SEMITIC MI = mëm ”water” < SEMITIC NI = nûn ”fish” < SEMITIC ΞΙ = samekh ”???” < SEMITIC OMIΚΡΟΝ= ayin ”the eye” < SEMITIC [developed to O-mikron , anc. Greek] ΠΙ = pë ”the mouth” < SEMITIC ΡΟ = rôs, rea ”head” < SEMITIC ΣΙΓΜΑ = sin ή siyn ”tooth” < SEMITIC TΑΦ = tâw ”the point” < SEMITIC ΥΨΙΛΟΝ = wäw ”???” < SEMITIC ΦΙ = ???? < Possibly SEMITIC ΧΙ = ???? < Possibly anc. Greek ΨΙ = ???? < Possibly anc. Greek ΩΜΕΓΑ = Ω-μεγα ”O-big” < anc. Greek http://5dim-tavrou.att.sch.gr/lexiko_bambinioti.pdf BURIMI: TEUTA ILIRE REKA

Video/ Dυke ecυr për dore në rrυgët e Selanikut, momentet e fυndit të 41-vjeçares shqiptare që u υra me thikë nga ραrtneri

Mediat greke kanë publikuar një video ku shihet 41-vjeçarja shqiptare, Gjeorgjia Murati duke ecur për dore me partnerin e saj, vetëm kohë para se ky i fundit ta qëllonte tre herë me thikë në qafë.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë së bashku me partnerin e saj lëviz e shkujdesur dhe mban në duar çanta pazari në rrugën. Videoja është regjistruar në zonën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti. Sipas informacioneve, dyshja është kthyer me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari kishte shkuar për ta marrë gruan nga puna.

Prita e vdekjes ndaj 41-vjeçares

Sipas informacioneve, agresorët kanë pritur që 41-vjeçaren Gjeorgjia Murati të kthehej në shtëpi dhe sapo ajo ka kaluar nga dera e përparme e kanë sulmuar.

Më pas ajo u dërgua në dhomën e gjumit ku partneri i saj e plagosi për vdekje me një objekt të mprehtë në zonën e qafës së mitrës. Më pas e futën në një bagazh dhe e çuan në një zonë të largët të Halkidikit, ku e hodhën trupin në një luginë.

Hetimet për motivin e vrasjes

Policia greke duke përdorur provat që disponon, po kërkon motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare.

Megjithatë, deri më tani, partneri 39-vjeçar i gruas fatkeqe mohon çdo përfshirjen, duke pretenduar se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 41-vjeçares dhe se shoku i tij gënjen.

“Teatri” për fshehjen e ngjarjes

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia.

Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.

Vërehet se gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur në dyshekun që u gjet i hedhur në zonën e Kalamarisë.

Rrëfimi

Mesditën e së hënës (8 janar) dy autorët kanë ardhur pranë autoriteteve, ku miku i partnerit të Gjeorgjisë fatkeqe gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje.

Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

Zhdukja e 41-vjeçares, u raportua më 2 janar, ndërsa 24 orë më vonë është lëshuar njoftimi përkatës përmes shërbimit Missing Alert.

“S**s” në zγrat e shtetit, ρυnonjësja: Drejtori më tha ‘më rrih një ρυnonjëse’, s’e b. ëra dhe më hoqi nga puna

Një punonjëse në Portin e Shëngjinit thotë se drejtori i sigurisë në këtë institucion shtetëror, i ka kërkuar që të rrahë një punonjëse sigurie në atë port.

Violeta Deda tregoi për Fiks Fare se drejtori quhet Agustin Gjini, i cili është denoncuar se kishte ngacmuar seksualisht një punonjëse. Violeta nuk pranoi që ta rrihte dhe më pas e hoqën nga puna si pastruese. Në përballje, drejtori i thotë se “nuk e rruaj për kërkënd” dhe të ankohet ku të dojë.

“I jam drejtuar Fiks Fare se më kanë hequr nga puna pas 11 vitesh nga Porti i Shëngjinit. Më ka hequr z.Agustin Gjini, shefi i sigurisë. Arsyeja është se më kanë thënë që me rrah një punonjëse. Ajo quhet E., që ka dalë edhe te emisioni juaj. Më ka thënë që ta rrihja. Unë s’e kam bërë një gjë të tillë”, tregoi për kamerën e emisionit investigativ, punonjësja Violeta Deda.

Në muajin korrik 2022, emisioni Fiks Fare denoncoi në dy raste veprimet e z. Agustin Gjini, i cili në atë kohë ishte komanduar drejtor i Portit të Shëngjinit. Në investigim, Fiksi iu referua një vendimi të fundit të vitit 2021, të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, z.Robert Gajda. Ky i fundit, në një intervistë tha se “janë faktuar se mes z.Agustin Gjini dhe vartëses së tij, E.Sh., ishin shkëmbyer disa mesazhe aspak normale, me përmbajtje seksuale”.

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare, u paraqit z.Agustin Gjini i cili tha se Komisioneri ka dhënë një vendim të njëanshëm. Ai tha ka qenë vartësja që e ka provokuar dhe e ka ngacmuar. Madje, edhe me natyrë seksuale.

Por, 1 vit e gjysmë më pas, në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një tjetër denoncim, që hedh dritë mbi ngacmimet seksuale në zyrat e shtetit. Madje edhe kërkesat e drejtorit për të goditur punonjësen që e denoncoi për këtë ngacmime seksuale.

Violeta Deda, e cila ka qenë prej 11 vitesh pastruese në Portin e Shëngjinit tregon komunikimet me z. Gjini.

“Më tha ma hiq qafe. S’e kam bërë. Ata kishin atë konfliktin që e ka ngacmuar ky, po më gjatë nuk e di. Kanë bërë edhe gjyqe”, thotë ajo, teksa tregon se shefi i ka kërkuar edhe një votë për nipin e vet.

“Donte votë për nipin në Këshillin Bashkiak të Lezhë, unë i kam thënë jo. Më ka hequr padrejtësisht. Ata që kanë ardhur me parti në punë janë të puna, që janë me biznese, janë me njerëz të tjerë në punë shteti. Më heqin mua me 11 vite në punë. Unë jam në shtëpi me qira, kam rritur 4 jetimë. Jam me 3 operacione. Nuk e di”, vijon ajo, teksa shton se një pastruese ka qenë, por në adresë të saj ka shkuar edhe zarfi largimit.

“Më kanë dhënë zarfin dhe e kam letrën në xhep. Personi që e ka bërë gjithë këtë është vetëm z. Agustin Gjini. Më thoshte ty s’të heq njeri nga puna. Dhe në fund më tha të kanë hequr. E pyeta kush më ka hequr, z. Agustin Gjini ka qenë kryetar i komisionit. Ma kanë çuar vendimin me postë. Drejtori i Portit s’ka bërë asnjëherë mbledhje me punonjësit e portit”, tregon Violeta.

Gazetarët e pyesin për ndonjë konflikt tjetër në punë. Por, ajo sërish jep vetëm dy arsyet.

“Agustin Gjini më ka thënë ma hiq qafe atë vajzën që ka dalë te emisioni juaj, për punë ngacmimesh. ‘Ma hiq qafe. Ma mbyt’ më ka thënë. S’më ka thënë vrite a prite, por aq më ka thënë. Kam dhe mesazhe në telefon që atë ditë që më kanë hequr nga puna i shkrova që ‘ti më ke thënë s’të heq njeri nga puna, përse e bërë këtë’. Ai më shkruan se ‘ti s’e bërë këtë për mua’. I kam ruajtur mesazhet. ‘Jo s’ke debatuar, po kur të pata thënë me ja mbyll gojën E., ti s’e bërë’. Dhe më shkruan që ti ke marrë dy rroga. Po ky më duket se ka dashur edhe lekë prej meje. Unë duhet me mbyt dike, me dhënë pare, për të qëndruar te puna”, tregon punonjësja.

Në fund thotë se kërkon vetëm drejtësi, të zbatohet ligji.

“Të kthehem në punë, pavarësisht se në port i japin me vonesë rrogat. S’japin as rrogat. Të zbatojnë ligjin, të fillojnë nga i fundit që ka ardhur dhe të vijnë te unë. Unë i jap dorën edhe largohem pa asnjë lloj fjale”, përfundon ajo.

Pas denoncimit, Violeta shkon të takojë shefin e sigurisë, Agustin Gjini në zyrat e Portit të Shëngjinit. Ajo i kujton kërkesat e tij, votën për nipin dhe ‘mbytjen e punonjëses’.

“Po ik tani, mos na bëj. Tashti më dëgjo mua një fjalë. Ty të kanë hequr se je pastruese”. i thotë ai, teksa denoncuesja i përgjigjet se përse ia ka bërë këtë gjë, pasi ai ka qenë edhe kryetar i komisionit. “Kryetar ka qenë tjetërkush”, vijon debati mes të dyve, ndërsa Violeta i kujton edhe fjalët e tij se “s’të heq njeri nga puna sa të jem unë”. “S’e dija që s’ishe te unë. E kishe emërimin në tjetër vend” i thotë ai, ndërsa denoncuesja i kujton se ka qenë edhe te komisionit. “Ja q… m… kush të ka thënë”, i përgjigjet ai.

Debati mes tyre vijon për votën e nipin dhe “mbytjen e punonjëses”.

“Po shumë bukur ta kam bërë unë! Jam marrë unë dhe kam pasur unë nevojë për ty!”, i përgjigjet ai, duke vijuar se “ti ke pasur nevojë për mua , unë për ty kurrën e kurrës s’kam pasur nevojë për ty edhe s’do të kem sa të jem gjallë”. Ajo i thotë se e ka gjetur te puna. “Të kam gjetur se jam më i mençëm se ty, kam 20 vjet shkollë”, i përgjigjet ai, teksa përgjigjja e denoncues është se “prandaj të çuan në burg në komunë edhe këtu te puna”. Më pas debatojnë se nëse e pyesin denoncuesen, emrin e tij do të denoncojë të parin. Ai i përgjigjet se “më plasi bytha që më qit të parin, ik se nuk e çaj bythën për kënd”.

Porti i Shëngjinit, Lezhë/ Bisedë me shefin e Sigurisë në Portin e Shëngjinit, z. Agustin Gjini

Denoncuesja: Kemi ndonjë të re?

Agustin Gjini: Ça?!

Denoncuesja: A do rrimë te puna apo të ikim?!

Agustin Gjini: Ku di gjë unë, ç’punë kam unë që ke me ndejt apo s’ke me ndejt.

Denoncuesja: Ti e di se ti më ke hek.

Agustin Gjini: Po mirë të kam hek unë mbaje.

Denoncuesja: Pse, pse?

Agustin Gjini: Mbaje ashtu se të kam hekur unë.

Denoncuesja: Se s’të dhashë votën për nipin ma bërë?

Agustin Gjini: Po ik o tani mos më bëj mua tani …

Denoncuesja: Se nuk mbyta E… ma bërë këtë punë duke më thënë se s’të hek njeri prej pune o burrë!

Agustin Gjini: Tashti, tashti …

Denoncuesja: Hë.

Agustin Gjini: Më dëgjo mua një fjalë. Ty të kanë hek se je pastruese te Lume Petrusha (përgjegjësja e pastrimit). Se aty ke emërimin.

Denoncuesja: Kam emërimin?

Agustin Gjini: Po.

Denoncuesja: Edhe keni mbajtur në punë ata që kanë ardhur dje me parti?

Agustin Gjini: Nuk e di.

Denoncuesja: Se jam demokrate, demokrate jam unë s’e mohoj.

Agustin Gjini: Ata e dinë kriteret që ka vendosur komisioni.

Denoncuesja: Po pse thonë që kryetari je ti që ma bërë atë punë.

Agustin Gjini: Ja q… m… kush ta tha në komision.

Denoncuesja: Ti me the përditë që s’të heq kush o burrë.

Agustin Gjini: Ja q… m… kush është …

Denoncuesja: Ma bërë në pabesllëk o burrë prandaj s’ta pranoj një gjë të tillë.

Agustin Gjini: Shiko mua, të të vijë turp që thua që jam kryetar komisioni.

Denoncuesja: Kryetar komisioni ti ke qenë, i kam pyetur ata atje më kanë thënë Gusti ma ka bërë dhe me lënë punën.

Agustin Gjini: Kush?

Denoncuesja: Se ma kanë thënë të tana ato gra aty.

Agustin Gjini: Tani do të shkojmë te drejtori bashkë.

Denoncuesja: Shkojmë te drejtori dhe shkojmë ku të duash.

Agustin Gjini: Atëherë do të shkojmë te drejtori.

Denoncuesja: Unë me 11 vite punë dhe t’më hiqni prej pune.

Agustin Gjini: Ej kam një shkresë unë që kryetar komisioni është tjetërkush.

Denoncuesja: Kryetar i komisionit Gus Gjini! Tani i ke hek njerëzit ti dhe ke ndryshuar ndonjë dokument me m’thënë mos me m’ra ndonjë në qafë.

Agustin Gjini: Jo, jo s’është ndryshuar asnjë gjë. Është urdhri, shko e merre.

Denoncuesja: Dhe e marr te drejtori?

Agustin Gjini: Ok.

Denoncuesja: A i ke zbatuar të drejtat e punëtorit se hiqet ai që vjen i fundit dhe shkohet të të tjerët? Pse s’i keni zbatuar këtë?

Agustin Gjini: Jo, se është zbatuar tjetër gjë.

Denoncuesja: Sepse jam demokrate?

Agustin Gjini: Po!

Denoncuesja: Administratën, pse s’shkuat ju te shtëpiat që merrni rrogën nga 600, 700, 1 milionë e më hiqni mua mo burrë. Në një kohë që ti më ke thënë me ty s’ka kush punë, në fund më dhe zarfin mo burrë.

Agustin Gjini: Po jo mo, unë s’e kam dit! Unë të kam thënë kur të jesh këtu s’ka kush të hek, te unë. Unë s’e kam dit. Unë s’e kam dit që ti s’paske qenë te unë!

Denoncuesja: Kush, si e paska bërë drejtori këtë? Atëherë të shkoj te drejtori unë.

Agustin Gjini: Jo mo ça drejtori.

Denoncuesja: Se ai lekë për me pagu punëtorët që s’vijnë te puna, që s’kanë ardhur qysh 10 vjet ka. Më më hek mua nga puna, me 3 operacione në trup.

Agustin Gjini: Vajzë, unë s’e kam dit! Unë e kam kujtuar, se unë s’të kisha lënë kaherë, ty të kujtohet tu mbajt përgjegjësi kot unë.

Denoncuesja: Po.

Agustin Gjini: Unë kam kujtuar se ty të kanë bërë emërimin te unë. Ty s’ta kishin bërë emërimin te unë.

Denoncuesja: Ça emërimi t’më kishin bërë mua, unë me 11 vite punë në port. Ça ja futni kot, si flet kështu. Rrinë ata që kanë ardhur dje në punë, që i ka prurë partia. Në të tjerët s’kena familje? S’kemi qira, as bukë, as ujë. A kanë të drejtë me hek një njeri që është invalid me 3 operacione në trup?

Agustin Gjini: Unë s’kam qenë për me t’hek, edhe s’jam për me t’hek! Pavarësisht se çfarë ke thënë vend e pavend.

Denoncuesja: Unë kam folur ato që është o burrë. Më the s’të hek kush, s’të hek kush dhe më hoqën.

Agustin Gjini: Po shumë bukur.

Denoncuesja: Kush të hoqi, Gus Gjini kryetar i komisionit.

Agustin Gjini: Ja q… m… kush të ka thënë.

Denoncuesja: Më ke thënë më jep votën për Rigersin. Dhe s’ta dhashë se i kam thënë tjetërkujt.

Agustin Gjini: Po ik o lënë.

Denoncuesja: Më pate thënë me mbyt Emiljanën, s’e bëra. Ma ka shkru edhe a të kam thënë që me të vërtetë Gusti ma ka bërë këtë punë.

Agustin Gjini: Po shumë bukur!

Denoncuesja: Po si shumë bukur o burrë.

Agustin Gjini: Po shumë bukur, ta kam bërë unë! Ej, ta kam bërë unë, jam marrë unë, kam pasur nevojë për ty?!

Denoncuesja: Pse ma shkruajte aty?

Agustin Gjini: Po ça kam pasur nevojë …

Denoncuesja: Dhe ke marrë 2-3 rroga. Ça rrogash kam marrë unë tu punu turni tretë për fëmijët e vëllait o burrë?

Agustin Gjini: Unë kurrën e kurrës, ti ke pasur nevojë për mu. Unë sa kam jetë s’kam pasur nevojë dhe s’do të kem sa të jem gjallë.

Denoncuesja: Edhe unë për ty s’kam pasur nevojë.

Agustin Gjini: As unë dhe as raca ime. As kërkënd.

Denoncuesja: Ti më ke gjet te puna o burrë.

Agustin Gjini: Po të kam gjet po jam pak më i mençëm se ti, kam 20 vjet shkollë.

Denoncuesja” Prandaj të çuan për burg në Komunë edhe këtu te puna.

Agustin Gjini: Shumë bukur.

Denoncuesja: Mos fol pavend mo burrë.

Agustin Gjini: Mua më kanë çuar e ti, e ti …

Denoncuesja: Si? Unë kam punuar këtu dhe më hoqët prej punës. Dhe mbani në punë ata që s’kanë ardhur i paguani.

Agustin Gjini: Po s’të ka hekur kush ty, po ty të ka kapur reforma. T’ka kapur reforma.

Denoncuesja: Ça reforme më ka kapur mua mo?

Agustin Gjini: Lapsi …

Denoncuesja: Reforma 11 vjet në punë?! Unë diku, kam 30 ditë kohë dhe diku do të përplasem dhe emrin tënd kam me qit të parin. Se kam ty …

Agustin Gjini: Po më plasi bytha se më qit në vendin e parë.

Denoncuesja: Ok në rregull mo.

Agustin Gjini: Kishe ndonjë problem tjetër?

Denoncuesja: Jo vetëm aq, dhe mos të thuash pse ma bëri këtë punë.

Agustin Gjini: Ik se s’ta dua burrërinë se ke folur …

Denoncuesja: Po, si? Si, kam folur me të drejtë mo burrë.

Agustin Gjini: Fol, me të drejtë fol.

Denoncuesja: Unë kam ardhur për me kërku të drejtën time. Ty mos të vijë keq

Agustin Gjini: Ti mos çaj krejt se s’çaj bythën për kënd.

Denoncuesja: Jo ashtu mos e çaj, mos e çaj.

Agustin Gjini: Jo, jo.

Denoncuesja: Kalofsh mirë, ok.

Agustin Gjini: As mos bë gabim më m’hy më në zyrë për këtë punë.

/TCH/

Lot dhe dhimbje, 25-υjeçari shqiptar mbγll sγtë në Ιule të rinisë

Një 25-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta në Itali. Ai është Markeliano Aniaj. I riu me origjinë shqiptare ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh, sipas mediave italiane.

I gjithë komuniteti, i prekur thellë nga tragjedia, u mblodh rreth familjes së Aniajt për ta ngushëlluar. “Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”,

“Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”, ishin disa nga mesazhet ngushëlluese për vdekjen e tij të parakohshme.

E tmerrshme/ I shkυli zemrën ραrtneres dhe ia bëri trυρin copa-copa, e pëson keq shefi i kυzhinës

Tmerr ka shkaktuar në Slloveni vrasja brutale e një vajze të re nga partneri i saj 48-vjeçar, i cili është kuzhinier. Sipas mediave vendase, Josef Hanuska, i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kameriere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj. Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë një kovë me organet e ndryshme të vajzës që shefi 48-vjeçar i kishte hequr nga trupi.

Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit, i cili kishte vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilën kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat. Krimi doli në dritë të mërkurën e kaluar kur një i afërm i 48-vjeçarit u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga shefi i kuzhinës që thoshte se ai do të vriste veten. Kur policia shkoi në banesën, 48-vjeçari ishte larguar dhe më në fund u gjet të premten i fshehur në një bodrum.

Fqinjët e çiftit thanë se i kishin dëgjuar çiftin duke u grindur dhe se 48-vjeccari kishte kërcënuar partneren e tij me shprehjen; “Do të të shqyej kokën”. “E dija se ishin njerëz që kishin probleme me alkoolin dhe zënkat mes tyre ishin të shpeshta”, tha një fqinj tjetër i çiftit.

Siç mësohet, babai i shefit të kuzhinës 48-vjeçare u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1979 për vrasjen e dy grave që kishte takuar në një festë. “Goditësi i Bratislavës” siç quhej në atë kohë Stefan Padi i kishte çuar dy femrat në banesën e tij dhe kur nuk kishin pranuar të bënin seks me të, njërën e mbyti me brez, ndërsa të dytën e vrau në mënyrë të ngjashme pasi e përdhunoi.

E υranë dhe i morën 80 euro, kjo është banesa ku u masakrυa 41-υjeçarja shqiρtare

Disa detaje të të reja kanë ndodhur nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Greqi nga bashkëshorti i saj.

Autorë të kësaj ngjarjeje janë partneri i saj, 39 vjeç dhe shoku i këtij të fundit, 34 vjeç.

Sipas informacioeve të derimëtanishme dy autorët i kanë ngritur një kurth Muratit dhe e kanë vrarë për 80 euro pasi kjo ishte shuma që ajo kishte me vete.
Agresorët kanë pritur që 41-vjeçaren Gjeorgjia Murati të kthehej në shtëpi dhe sapo ajo ka kaluar nga dera e përparme e kanë sulmuar.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia.

Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.

E rëndë në Greqi, nëna dhυnon për υdekje foshnjën 6 mυαjshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se nëna ka dhunuar për vdekje foshnjë e saj vetëm 6-muajshe. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 13:50 në Makrochori, Imathia.

Sipas ‘Protothema.gr’, gjyshërit e foshnjës janë paraqitur në spital me foshnjën 6-muajshe, pasi e kishin gjetur në shtëpi të dhunuar nga e ëma. Mësohet se nëna e foshnjës kishte probleme të theksuara psikologjike dhe se vuan nga depresioni, ndërsa i ati nuk ka qenë prezent në momentin tragjik.

Autoritetet greke janë duke hetuar nëse vdekja e foshnjës, ndërsa nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur fëmijën nga ballkoni.

37-vjeçarja, banuese në Makrohori dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Imathisë.