“Do tregoj kur të υdes”/ Blerina Meta ‘kyç’ gojën, shtëρia e krimit mαkabër në Shënavlash administrohet nga prokυroria

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Ndonëse të tre fëmijët ndodhen pas hekurave, prokuroria po heton edhe Blerina Metën, gruan e 50-vjeçarit. Kjo e fundit ende nuk është rrëfyer mbi ngjarjen, gjë që e konfirmon edhe nëna e saj e moshuar, Sanije Tuga.

E moshuara tha sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit në News24 se e bija kishte deklaruar se kur të rehatohej do të tregonte, duke nënkuptuar që kur të vdiste. Sakaq, gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Blerina aktualisht qëndron te prindërit e saj në Laç dhe se shtëpia e saj në Shënavlash është e mbyllur dhe administrohet nga Prokuroria. Grupi hetimor kthehet shpesh herë në këtë banesë për të administruar prova.

Prokuroria ka të dyshuar dhe nënë e 3 fëmijëve, edhe pse nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për të, pasi dyshohet se është bashkëpunëtore. Sakaq, në një deklaratë për mediat, vëllai i Pëllumb Metës, lëshoi akuza në drejtim të kunatës së tij, ndërsa e akuzoi atë se është autore e vrasjes. Ai tha se i fal nipërit e tij, por Blerinën kurrë. “Fëmijët i fal, se janë viktimë. Nuk ka arrit askund në botë të vrasë vajza sepse nuk do të fejohet. Edhe si e ka pas mbajtur ai atë vajzë, si vajzën e vogël”, tha ai.

(BalkanWeb)

Vrαυ vjehrrën, nëna e Blerina Metës rrëfen krimin: Nuk υdiq kur e qëllova me çifte, besoj është gjallë edhe sot

Emisioni “Me zemër të hapur”, e gazetares dhe autores Evis Ahmeti, ka marrë në intervistë Sanije Tugën, të ëmën e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit.

Ajo ka rrëfyer se si disa vite më parë ka vrarë vjehrrën, ngjarje e cila sipas saj ka ndodhur krejt aksidentalisht. Sipas saj vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot.

“Jam nusja e parë. Isha e ndarë. Isha vetëm unë me burrin në shtëpi. Vjehrrën e respektoja, i thoja; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Se di pse. Unë i thoja; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. Mi ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të. Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vetë.

Ajo kaloi dhe më shihte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk ishte Baftjari. Ose sipër, ose te dyqani. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetësore, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi.”, -tha vjehrra e të ndjerit Pëllumb Meta për gazetaren Anila Ahmataj.

(BalkanWeb)

Tre fëmijët në bυrg/ “Kur shkoυa dhe e pyeta kύnatën më tha se mυngonte pasaporta”, vëllai i Pëllumb Metës: E ka vrarë e shoqja!

Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij, Blerina Meta, se kjo e fundit është autorja e vrasjes.

Në një intervistë për gazetaren e News24 Klodjana Haxhiaj, i moshuari tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre.

“Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain. Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo, qysh i ka lindur dhe deri më sot që i çoi në gjykatë. Ajo është strumbullari i kësaj pune. Ku ka vëlla në botë që mos ta vuaj. Ma kallëzoni një!”, tha ai.

(BalkanWeb)

Gazetari zbulon çfarë e ρriste Pëllumb Metën nëse υrasja s’do ishte zbυΙuar edhe për dy ditë

Vrasja dhe më pas groposja 49-vjeçarit Pëllumb Meta, nga fëmijët e tij, tronditi Shqipërinë disa ditë më parë ku u gjet i groposur në oborrin e kasolles, në Shënavlash të Durrësit.

Gazetari Sokol Bregu, në një intervistë televizive, tha se hetuesit kanë bërë një punë kolosale në këtë rast.

Nëse trupi i Metës nuk do të ishte gjetur më 23 shkurt, sipas gazetarit pas dy ditëshm, dheu do të kishte zënë vend dhe nuk do të mund të gjendej kufoma.

Bregu: “Dhuna në familje është më e dënueshme nag të gjitha në Kodin Penal. Nëse ne nuk gjejmë motivin e kësaj vrasjesje, nëse nuk deklarohet në publik në mënyrë zyrtare….hetuesit po bëjnë një punë kolosale në këtë rast.

Nëse nuk do ta gjenin kufomën, dhe për dy ditë dheu do të kishte zënë vend dhe nuk do dukej më që ishte i gërmuar. Ai do mbetej i zhdukur. Ka shumë raste të ngjashme. Por ta kishim motivin do t’i jepnim një shërbim shoqërisë. Nëse është dhuna e vazhdueshme e të atit, do t’i jepnim një mësim shoqërisë, që edhe nëse shkon në burg, nëse dhunon, do të ta bëjnë një gjë të tillë një ditë. Pra, mos e dhuno. Të gjitha ngjarjet që e kanë tronditur shoqërinë, kanë sekrete”.

Aυokati i njohur bën deklaratën e fortë: Pëllυmb Metën e vrau grυαja, fëmijët po…

Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit është e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, gjë që po pengon zbardhjen e këtij rasti.

Në fillim e mori përsipër vajza, pastaj djali i madh Hyseni dhe ditën e djeshme i pyetur në gjykatë ai e mohoi fajin dhe vrasjen e mori përsëri përsipër vajza.

Deri më tani të gjitha provat rëndojnë mbi fëmijët dhe nuk ka fakte të vërtetuara që kryefamiljari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, ndonëse e gjithë familja e pretendon këtë gjë.

Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin GoodMorning Abanians, se Pëllumb Meta u vra nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë duke mbrojtur nënën e tyre duke marrë përsipër krimin.

“Asnjëri nga ata që janë të ndaluar sot nuk janë vrasësit se të gjitha veprimet e tyre të çojnë në një pikë të fshehtë, nga historiku i familjeve nëna është njeriu që mendoj dhe nuk kam asnjë dyshim që e ka bërë vrasjen. Babai ka qenë një njëri që ka mbajtur familjen, nëse ka qenë i dhunshëm, fëmijët nuk do ktheheshin çdo ditë në të njëjtën shtëpi ku janë dhunuar. Ata janë shumë të qetë, ata fshehin diçka që patjetër do ta nxjerrin. Të tre këta fëmijë duan të mbrojnë nënën e tyre”, tha avokati.

“Ore me çfarë merresh ti, pse je bërë kaq i fαmshëm?!”/ Nga fama te fitimi i miΙionave në TikTok, Kozaku zbulon si e nisi ‘karrierën’ në rrjete sociale

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për influencerët dhe personazhet e famshëm të Tik Tok, të cilët kanë milionë shikime dhe një pjesë prej tyre janë kthyer në problematikë, për shkak të sharjeve dhe dhunës.

I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të Tik Tok, që shpjegoi diçka për këtë platformë dhe si fitohen paratë aty.

Pjesë nga biseda:

Kozak Braçi: Nuk jam bërë i fashmshëm në Tik Tok, jam bërë i famshëm duke nisur emision në Instagram. Kam bërë intervista edhe nga estrada.

Ylli Rakipi: Po në Tik Tok si erdhe ti?

Kozak Braçi: Ja siç po flas tani më marrin dhe më bëjnë viral.

Ylli Rakipi: Thonë që fitojnë para shumë të madhe në Tik Tok. Sa fiton ti?

Kozak Braçi: Tani fitojnë edhe njërëz që nuk njihen fare, bëjnë idiotësira edhe fitojnë, na del edhe nami ne të tjerëve. Ka lek, kanë fituar shumë lek njerëzit. Ka patur muaj që kam marrë edhe 50-60 mijë dollarë nga Tik Toku.

Ylli Rakipi: Pashë disa video të tuat, edhe ti shan aty.

Kozak Braçi: Ja unë jam në emision serioz tani. Unë hyj në live edhe më sulmojnë, më shajnë familjen, nënën, fëmijën, edhe unë njeri jam, është gjë normale. Edhe ti po të jesh live në Tik Tok, mund të acarohesh edhe të shash. Tani unë njeri me gjak jam. Unë njihem si Kozaku i intervistave.

Ylli Rakipi: Mos ndodh se ju bien shikimet këto?

Kozak Braçi: Jo këtu duhet të ketë një polici që të merret me këtë dhe mos shajnë, gjashtë veta janë që janë budallenj dhe bëjnë nga këto gjëra. Duhet të dalë shteti dhe ti marrë.

Ylli Rakipi: Sa kohë rri ti në Tik Tok?

Kozak Braçi: Një orë rri unë.

Ylli Rakipi: Po pjesën tjetër cfraë bën ti?

Kozak Braçi: E kaloj më familjen, nusen, djali.

Ylli Rakipi: Merresh me gjë tjëtër? A ke hobi tjetër?

Kozak Braçi: Emisionin, kjo është puna ime.

Ylli Rakipi: Më thanë që ty të kanë marrë edhe njëherë peng. Është e vërtet kjo?

Kozak Braçi: Po ja kështu për këto punët, jo më shau, jo të shava. Nuk është kollaj të shash tjetrin aty, ka probleme kur shan. Ky stan këtë bulmet ka.

Anaid Kaloti: Të kanë arrestuar ndonjëherë?

Kozak Braçi: Më kanë thirrur për një video që më kanë bërë mua para gjashtë vjetësh, që nuk kam qenë as i famshëm. Mi nxjerrin për të më sulmuar, të marrin famë. Policia normale ka bërë punën e vet dhe ka mbaruar aty, është gjë normale.

DekΙarata e bujshme/ “PëΙΙumb Metën e υrau grυαja e tij, pa iu dridhur qerpiku”

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës ka tronditur opinionin publik.

Fillimisht krimin e pranoi e bija, Hygerta Meta, por më vonë detajet e reja zbuluan përfshirjen e djalittë madh Hysen Meta;

Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar përfundimisht se cili nga fëmijët e tij është përgjegjës për ekzekutimin e babait të tyre, ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë.

Sipas tij, Pëllumb Metën e ka vrarë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tij po kërkojnë që të marrin përsipër krimin.

Ai tha se i vetmi person i cili do të kishte kryer krimin pa iu dridhur dora, për shkak të vuajtjeve të supozuara që mund të ketë kaluar, do të ishte nëna.

Ka një problem shumë serioz, nisur nga dëshmitë, por edhe nga të dhënat e deritanishme, del se pavarësisht kontradiktave që ka në dëshmitë e fëmijëve dhe të bashkëshortes, ata bien ndesh edhe me aktin e vrasjes. Një vrasje në gjaknxehtësi e sipër, ndodh me një plumb dhe do kishte ndërhyrje. unë dyshoj se asnjëri nga ata që do të marrë përsipër përgjegjësinë e veprës penale nuk janë autorët. E para ata e kanë marrë përsipër të dy, por ata nuk e kanë bërë të dy. Hyseni dhe Hygerta kanë marrë përsipër të manipulojnë situatën para togave të zeza, sepse kanë menduar që mamaja nuk do jetë në gjendje të luaj me fjalët. Nga fëmijët nuk kishte asnjë shenja në trup, nëna mbase ka, personi që i është nxirë jeta nga ai Pëllumbi do ketë qenë vetëm nëna, sepse fëmijët nuk flasin të jenë dhunuar. Sipas meje, ky person konfrontimin e ka pasur vetëm me bashkëshorten. Për mua vrasjen e ka bërë bashkëshortja, vetëm ajo mund të qëllonte pa iu dridhur dora kundër një personi që supozojmë se i ka nxirë jetën, qoftë edhe për të mbrojtur vajzën në një fejesë të padëshiruar”.

Ky ishte Shqiρtari më i kërkυαr nga Amerikanët/ Fliste 18 gjuhë dhe të gjitha në mënγrë të mençur!

Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare

Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet ’20: Ai është një xhevahir, flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur! Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.

Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë. Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.

“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton. Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.

Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri. Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur. Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri. Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre.

Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma. Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.

Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste 5 gjuhë të ndryshme. Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.

“Ky djalë shqiptar flet 5 gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit.
/kultplus.com

Një nga 4 gjeneraΙët më të zotë në histori, 29 beteja të fitυαra. 50 fakte nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut / Shρërndajeni

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij?

Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë? Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të pa pushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetëra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishterimit në Evropë.

4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezistenca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i Krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

5. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

6. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe Napoleon Bonapartit.

7. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vetë vrau në beteja 3 mijë persona.

8. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishit, Reposhit dhe Konstandinit si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

9. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

10. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali i Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

11. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skënderbeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

12. Gjergj Kastriot Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.

13. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati i II si ndëshkim për luftën që i shpalli babai i tyre Gjon Kastrioti. Gjergji u vendos në Ederne dhe më pas në oborrin e sulltanit.

14. Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarëve të nënshtruar me frymë osmane.

15. Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftime por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.

16. Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani i kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.

17. Skënderbeu studioi dhe u stërvit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.

18. Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet t’ia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.

19. Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.

20. Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.

21. Simbolet dhe armët origjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbeut bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.

22. Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruar nga Papa në krishtlindjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gjerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dytë është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

23. Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.

24. Në nëntor të vitit 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderbeut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët origjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.

25. Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti shkruante se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.

26. Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi t’i hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).

27. Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skënderbeut.

28. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikollës në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.

29. Dy herë Papa Piu i II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.

30. Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si strategu më i lartë ushtarak i të gjitha kohërave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.

31. Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpjekja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të, venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për vrasjen e Skënderbeut.

32. Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.
33. “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

34. Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjellë është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

35. Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbretërisë së Napolit. Për koincidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.

36. Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Goiko Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhtuan atë.

37. Dy janë fjalimet më të rëndësishëm të Skënderbeut. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “s’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.

38. Tre herë u sulmua qyteti i Krujës nga ushtria osmane. Dy herë nga sulltanët Murati i II dhe djali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë qytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.

39. Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbeut aty pati 5 mijë të vrarë.
40. Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organizuar nga Skënderbeu ajo bashkoi princat shqiptarë.

41. Më 2 mars 1444 në katedralen e Shën Kollit në Lezhë u mbajt kuvendi kombëtar i prinsërve dhe fisnikëve shqiptarë. Në kuvend morën pjesë Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me 2 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu, Lekë Zaharia, Pjetër Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj.

42. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.

43. Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skënderbeut.

44. Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe principatën e Skënderbeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.
45. Gjergj Kastrioti shkoi disa herë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.

46. Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetëra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.
47. Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori holandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompozitorët Francois Rebel dhe Francois Francoeur nga një operetë.

48. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.

49. Monumentin e Skënderbeut mbi kalë në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.

50. Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550-vjetorit të vdekjes së tij.

Në vitin 1947, dëftesat në shkollat e Shkupit në gjυhën shqiρe, si gjuhë e parë zγrtare…

Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.

Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.