VIDEO/ Makina shρërthen në fΙakë pas përρΙasjes, ρυblikohen ραmjet e aksidentit të rëndë që ndodhi pranë Korçës

Pamjet nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e të dielës në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë janë zbuluar ditën e sotme.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet e përplasjes së 2 mjeteve me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti i rëndë një person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Në pamjet e siguruara shfaqen dy mjetet që përplasen me njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre shpërthen në flakë pas impaktit të goditjes.

Aυtomjeti përρΙaset me aυtobusin dhe bëhet copa, υdes trαgjikisht 22-υjeçari shqiptar (emri)

Makina u shpërbë nga përplasja mes dy automjeteve, rrëshqiti në të majtë dhe u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga ana e kundërt. Nga përplasja fatale në unazën në Piacenza, vdes 22-vjeçari shqiptar Eriselto Neli.

Mbrëmjen e 5 shkurtit, 22-vjeçari ishte në timonin e një kamionçinë BMW dhe ishte nisur për në hyrje të kabinës së pagesës Piacenza Sud në autostradën A1. Por i riu nuk mundi të shkonte në atë autostradë. Për arsye që po hetohen aktualisht nga oficerët e policisë lokale të Piacenza-s, makina që ai drejtonte rrëshqiti në të majtë dhe u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Nga përplasja me parakolpin e autobusit, pjesa e majtë e BMW-së është shpërbërë tërësisht dhe 22-vjeçari është katapultuar nga dhoma e pasagjerëve, duke përfunduar i pafuqishëm në asfalt. Motoristët kalimtarë ngritën alarmin dhe urgjenca mbërriti në vendngjarje, por mjekët nga Autoriteti Shëndetësor Lokal i Piacenza-s nuk mundën të bënin asgjë përveç se të konstatojnë të vdekur të riun.

Plagët dhe traumat e raportuara ishin shumë serioze, aq sa nuk i dhanë mundësi mbijetese. Shoferi i autobusit mbeti i padëmtuar, por i tronditur nga ajo që ndodhi. Unaza ka qëndruar për orë të tëra e mbyllur për qarkullimin, për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe sigurisë, deri në konstatimet ligjore dhe nxjerrjen e trupit. Si makina ashtu edhe autobusi janë sekuestruar dhe trupi i pajetë i 22-vjeçarit ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Xhensila Mγrtezaj bën daΙjen e parë pas lajmit të diυorcit (Video)

Janë ndarë apo jo Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku? Kjo është një dilemë për fansat e çiftit edhe pse të gjitha rrethanat thonë se martesa e tyre ka marrë fundi, por ende nuk ka një regim zyrtar nga ata.

Ndërkohë, Xhensila Myrtezaji ka mbajtur koncertin e parë pas lajmeve të ndarjes, ku është shfaqur me një veshje mjaft provokuese.

Ndryshe nga çfarë prisnin fansat, ajo është shfaqur në super formë dhe ka mbajtur një koncert të flaktë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Xhensila bëri një reagim ndaj akuzave të reperit shqiptar se ajo ka tradhtuar Bes Kallakun.

Këngëtarja u tregua e ashpër në reagimin e saj ku gjithashtu pranoi se është në një moment delikat.

https://streamable.com/e/8p0lhr?quality=highest

Efit i ndodh e ραpritura, ja mesazhi i rëndë që merr në rrjetet sociale

Rrjetet sociale, padiskutim që iu ka dhënë mundësinë njerëzve të komunikojnë me njëri-tjetrin në mbarë botën. Mirëpo, përveç influencës pozitive që ka, përdorimi i tyre gjerësisht ka sjellë edhe shumë dëm në shoqërinë tonë dhe jo vetëm. Mesazhet urryese dhe nxitjet për dhunë shpërndahen kudo në mediat sociale dhe kryesisht personazhet publik janë ata që përballen më shumë me këtë gjuhë urryese dhe të shëmtuar.

Një ndër personazhet që është “sulmuar” virtualisht nga një përdorues i rrjetit social Instagram është Efi Dhedhes. Personazhi i njohur televiziv i është dashur të përballet me një mallkim nga një përdorues, i cili mesa duket vdekja e dikujt e bën të ndihet shumë mirë.

Ish-banorja e BBV2 ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një mesazh që ajo ka marrë, ku dikush i ka uruar vdekjen.

“Ishallah vdes”, shkruhet në mesazhin e publikuar në Instastory.

“Mirëmëngjes nga njerëzit e shpifur që mban kjo botë”, i është përgjigjur publikisht Efi personit që ka shkruar këtë mesazh.

Efi ka bërë një tjetër postim, në të cilin ka treguar se pavarësisht këtij mesazhi të rëndë, ajo prapë do shkëlqejë.

“Por ti prap shkëlqe”, shkruan Efi bashkangjitur fotografisë së publikuar, ku shihet e veshur sportive dhe në kokë mban një kapele.

Sρartak Ngjela bαnori më i ri i BBV? “Më kanë kërkuar të marrë pjesë, nëse do fυtem, do …

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv është pyetur për ndodhitë në BBV3.

Sipas tij, i është kërkuar të marrë pjesë më herët, por nuk e pëlqen izolimin.

Ngjela shprehet i sigurt se nëse do hynte, do e fitonte çmimin e madh. Sa i përket tre konkurrenteve të BBV Roza, Ilnisa dhe Rike, Ngjela thotë se ato po luajnë rolet e një teatri.

Spartak Ngjela: Mua më kanë kërkuar ata, por e kam refuzuar para dy-tre vitesh. Janë dy arsye, nuk do ma rriste audiencën, do mbaja audiencën time dhe me atë mund të fitoja, por çështja është që atje je në izolim dhe mua nuk më intereson izolimi sepse kam shumë çështje të hapura në kuptimin pozitiv të fjalës. Atje mund të rrish 2-3 muaj.

Flet nëna e 34-vjeçarit që mbylli g rύαn në banesë: Ajo ka pasur Ιidhje të tjera…

Nëna e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, ka folur për mediat, pas arrestimit të të birit, menjëherë pas denoncimit të bashkëshortes së tij, se e dhunonte dhe e mbante të izoluar në banesë, monitoruar nga kamera sigurie.

Ajo ka thënë se djali i saj nuk e ka dhunuar asnjëherë, teksa shton se nusja kishte disa lidhje jashtëmartesore, që i biri ia kishte falur.

Për kamerat ajo thotë se i ka montuar i biri pasi ishte xheloz.

“Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar.

Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat… telefonin nuk e hiqte nga telefoni. Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz”, ka deklaruar nëna e 34-vjeçarit.

“B*shtra më dërgoi fotot dhe ύideot dύke b. ërë…, me b ύrrin”/ Vjehrri i Bardha Palit flet për nusen e djalit që u vetëvra: E ka kapur në …

Vjehrri i Bardha Palit, e cila u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë më 3 shkurt pasi publikoi disa mesazhe lamtumire në FB ku hidhet akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj, ka deklaruar se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh pasi Ilir Pali “e ka kapur në gabim”.

Në një lidhje telefonike në News 24, Kadri Pali u shpreh se lajmin për vetëvrasjen e nuses së djalit të saj e mori vesh përmes telefonit.

Vjehrri i të ndjerës deklaroi se asnjë nga deklaratat që Bardha Pali ka bërë në postimin në FB nuk është e vërtetë, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për inat.

Advertisements

“Unë e mora vesh lajmin nëpërmjet telefonit që u përhap në FB. Nuk di ta shpjegoj as unë, ajo ka deklaruar shumë gjëra, por nuk janë të vërteta. E kanë brenda për brenda me burrin. Ajo kishte djalin “I thoshte ç’ke o ma, më ke mua”. Ishin ndarë prej 6 muajsh, i kishte kapur disa gabime. Herën e fundit kemi folur para 2 muajsh, këtë gjë e mbajti të mbyllur. Ai e ka kapur në gabim, ndaj djali vendosi të ndahej. Konfirmoj që ka pasur lidhje tjetër për inatin e burrit.

Njëra është nusja e çunit dhe tjetra është nusja e nipit (dy gratë që përmend Bardha në mesazh) nuk ka asnjë të vërtetë në ato që ka thënë, nga inati. Janë vetëm çështje inati. Djali im i mbajti të mbyllura këto gjëra. Iliri komunikon me të birin, ai ka thënë që “të gjitha problemet nuk i ka babi, por mami”. Bardha jetonte me djalin dhe nusen e tij, ndërsa Iliri jetonte vetëm në qytet. Nuk e kam ditur që ishin ndarë, tani e kam mësuar. Para dy muajsh kur erdhi tek unë në fshat, nuk shfaqi asnjë shenjë.

Ajo punë që ka bërë ajo është e turpshme. Ka futur shumë njerëz, për çështje inati, e konfirmon edhe djali i saj. Dilte pinte andej duhan dhe s’pyeste”, tha ai.

Robert Aliaj habit me dekιaratën e ραzakontë: Nuk dυhet të jemi krenar që jemi shqiρtar!

Artisti Robert Aliaj është shprehur se nuk duhet të jemi krenar që jemi shqiptar, por sipas tij, krenar duhet të jemi për atë se çfarë bëjmë ne për vendin.

Komentet Aliaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku e quajti vulgaritet dhe antivlerë tifozllëkun e shqiptarëve me simbole patriotike për ndeshjet e Futbollit.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk na jep krenari, pasi sipas tij, krenar duhet të jesh për kontributin që jep për atdheun.

Ai shtoi se lindja në një vend të caktuar nuk është meritë, por rastësi.

“Po të shkoni në muze, po të lexoni dixhiturat, është donacion. Ne këtë kulturë nuk e kemi, që duhet ta kishim. Patriotin në Futboll e bëjnë njerëz që nuk kanë asnjë vlerë. Patriot me raste nevoje nuk është patriot. Patriot është ai njeri i mirë që çdo ditë bën diçka të mirë për komunitetin.

Ajo është antivlerë, është vulgaritet ky lloj qëndrimi gjoja nacionalistë. Ti je krenar për kontributin që jep në Shqipëri, jo për atë që vjedh nga Shqipëria.

Shqipëria asgjë nuk na jep neve, as krenari nuk na jep dot. Nuk mund të jesh krenar se ke fëmijë, të gjithë kanë fëmijë, edhe qentë e macet. Nuk ke ti meritë se je shqiptar apo amerikan, ti ke meritë se e bëre amerikën të jetë ajo që është”, tha Aliaj.

Aksidenti masiv në Itali, hυmb jetën 43-vjeçari shqiρtar

Reggio Emilia & Modena, Itali 4 aksidente të ndryshme në një shtrirje prej 5 kilometrash, njëri prej tyre masiv, ndërsa tjetri fatal, e që i kushtoi jetën një shqiptari. Të paktën 70 automjete të përfshira dhe me dhjetëra të plagosur. Ky është bilanci i situatës së krijuar një ditë më parë në autostradën A22, mes Reggiolo dhe Capri.

Viktima është Luçjan Marku, 43 vjeç, banues në Torrile të Parmës. Shqiptari, i cili ishte në drejtimin e një kamioni, humbi jetën pasi u përplas me një tjetër kamion.

Gjithçka nisi pak para orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Autostrada e mbuluar nga një mjegull që mediat fqinje e përshkruajnë si “mur”, e shndërroi rrugën në një grackë për shoferët.

Zyrtarisht autoritetet numërojnë 34 makina të përplasura, plus mjetet e tjera që shoferët e “zgjidhën” mes tyre në mënyrë miqësore. Në total përllogaritet që numri i makinave të cilat u përfshinë në aksidentin masiv dhe aksidentet e tjetra zinxhir të jetë mbi 70. Aksidentet shkaktuan një kaos të vërtetë paraditen e djeshme, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllnin autostradën mes Capri-t dhe Nogarole Roça deri në orën 14:00.

Numri i të plagosurve është po ashtu i madh. 17 persona u dërguan me mjete të emergjencës, 2 prej tyre në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë u paraqitën vetë në urgjencë, duke e çuar numrin e të plagosurve tek rreth 30.

Aksidenti i parë që ndodhi orët e mëngjesit, para orës 08:00, u shkaktua nga një kamion që transportonte bagëti të gjalla. Shoferi i mjetit të rëndë humbi kontrollin dhe përfundoi mes dy karrexhatave, në afërsi të Budrione di Carpi. Për mjetet që vinin nga pas, pamja e të cilëve ishte e kufizuar për shkak të mjegullës, parakalimi ishte i pamundur, por edhe frenimi në kohë… Për pasojë këtu ndodhi përplasja zinxhir e makinave, furgonëve e mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë.

Me dhjetëra ambulanca shkuan në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, por edhe patrullave të policisë. Tek ky aksidenti pati disa të plagosur rëndë, por fatmirësisht pa humbje jete.

Por nuk u ndal këtu. Pak kohë më pas, rreth orës 09:00, në afërsi të Rolo ndodhi një tjetër përplasje. I ngjashëm më të parin edhe këtu u përfshinë disa mjete, edhe të tonazhit të rëndë. Një person u dërgua me helikopter në spitalin e Bolonjës. Ai ndodhet në gjendje të rëndë. Dy të tjerë mbetën të plagosur po ashtu, por pa rrezik për jetën.

Në 09:55, po në Rolo, në përplasjen tjetër u përfshinë gjithashtu mjete të tonazhit të rëndë. Të plagosurit në këtë rast ishin dy, të cilët u dërguan në urgjencën e Capri-t.

Më i rëndi në mesin e aksidenteve ndodhi në Campogalliano, në një kohë kur mjegulla ishte larguar, por kaosi në rrugë vijonte.

Në orën 11:55 dy kamionë, njëri prej të cilëve drejtohej nga shqiptari Luçjan Marku, u përplasen me njëri-tjetrin. Shoferi i njërit prej tyre u nxor nga mjeti nga shërbimet e emergjencës dhe u ndërhy me helikopter nga Bolonja. Por tentativa për ta shpëtuar dështoi. 43-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte dhe humbi tragjikisht jetën./tvklan.al

Shqiptari υret me thikë shqiρtarin në Londër, αrrestohet 21-vjeçari (Detajet dhe emrat)

Një i ri shqiptar është akuzuar nga drejtësia britanike si autori i një vrasjeje me thikë në Enfield.

Mësohet se 21-vjeçari Kozma Papa ka qëlluar me thikë një 37-vjeçar po ashtu nga Shqipëria, i cili më pas ka ndërruar jetë edhe pse u transportua në spital në gjendje kritike.

Papa u arrestua nga oficerët britanikë në një makinë e cila u ndalua në Hertfordshire të dielën.

Sakaq, pritet që i riu të paraqitet në Gjykatën e Willesden e cila do të vendosë masën ndaj tij.