Efektivja e policisë rrugore ka ndalur një shofer në Tiranë, i cili ishte duke drejtuar mjetin me njërën dorë, teksa tek tjetra mbante një kanoçe birre.
Në momentin që efektivja i afrohet, shoferi tenton që të fshehë alkoolin, por efektivja i thotë që të nxjerrë birrë, pasi e pa.
Pas kësaj shoferi “është dorëzuar”, duke pranuar kështu penalitetin sipas ligjit.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.
Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ju pret një ditë delikate në të cilën rreziku i parë është ndërhyrja e dikujt që do të donte të prishte marrëdhënien tuaj në çift. Gjatë orëve të ardhshme, do të jetë thelbësore të ruani durimin dhe të mendoni për zgjidhjet e mundshme.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 6 shkurt 2024), ka ardhur koha të eksploroni emocionet tuaja, të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Dikush po mendon të heqë dorë nga diçka, por kjo nuk është gjëja e duhur për të bërë. Mos u dorëzoni!
BINJAKËT
Jeni të shqetësuar për shkak të një qielli jo shumë dashamirës që i ndërlikon gjërat për të lindurit e kësaj shenje. Do të kishim nevojë për menaxhim më të zellshëm dhe të qetë të çështjeve të ndryshme, ndoshta më shumë rehati në dashuri dhe nga njerëzit e dashur për të jetuar më mirë dhe me qetësi më të madhe.
GAFORRJA
Ju presin orë vendimtare dhe të rëndësishme për ata që punojnë me publikun dhe do të duhet të ndërlidhen me dikë, megjithëse ka pak nervozizëm për këtë situatë. Por është koha të mbani larg instinktet “vetë-sabotuese” dhe të merrni një hap drejt përmirësimit të gjërave.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 6 shkurt 2024), ju do të merrni një propozim interesant që mund të shfaqë më tej potencialin dhe aftësitë që keni: mos e humbisni këtë mundësi. Qëndroni larg situatave që janë shumë të paqarta: nevojitet qartësi!
VIRGJËRESHA
Nuk dëshironi të hidheni më kokë në dashuri pa u mbrojtur: keni vendosur të ecni me qetësi në çështjet e zemrës, nuk jeni më të gatshëm të dashuroheni shpejt.
PESHORJA
Jeni shumë nervozë: në këto kushte rrezikoni të merrni vendime të diktuara nga impulsiviteti dhe të bëni gabime të shmangshme. Gjithashtu ka më shumë se disa çështje ekonomike që t’ju shqetësojnë. Mundohuni të qetësoheni dhe të veproni me qetësi.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 6 shkurt 2024), edhe ju jeni në kërkim të qetësisë pavarësisht tensioneve dhe keqkuptimeve të mundshme që kanë lindur në periudhën e fundit. Nëse keni ndonjë problem në marrëdhënien me partnerin, shmangni përpjekjet për të bërë paqe në këto 24 orë. Nuk është dita më e mirë për mosmarrëveshje, diskutime apo sqarime të zjarrta.
SHIGJETARI
Gjatë orëve në vijim, lini mënjanë frikën dhe paragjykimet. Nuk është koha për t’u frenuar nga ajo që është ndoshta vetëm në mendjen tuaj. Një deklaratë që vlen si në dashuri, ashtu edhe në punë. Në këtë moment, mos i përbuzni njohjet e reja, takimet apo mundësitë për bashkëpunime që mund të bëhen shumë fitimprurëse!
BRICJAPI
Edhe nëse marrëdhënia juaj e dashur është e fortë, mund të ketë pengesa të vogla që duhet t’i kapërceni me partnerin tuaj. Mos lejoni që kjo situatë të ndikohet shumë, sepse është vetëm një moment kalimtar, ndër të tjera nuk është asgjë e pamenaxhueshme…
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 6 shkurt 2024), në këtë ditë favorizohen udhëtimet dhe gjithçka që ka të bëjë me sferën e marrëdhënieve: dilni, është koha për të pastruar shpirtin duke bërë këtë gjë që mund të relaksojë mendjen dhe shpirtin. Jepini vetes gjithashtu kohë për të planifikuar për të ardhmen.
PESHQIT
Keni burime të kufizuara ekonomike: është koha të lëvizni me guxim dhe me dinakëri, në mënyrë që të mund të bëni disa gjëra edhe pa një buxhet të madh. Jeni të lodhur nga zhgënjimet dhe pengesat. Mos u dorëzoni dhe vazhdoni të hidheni në sfida të reja, do të shpërbleheni shumë shpejt!
Regjisori nga Kosova Jeton Neziraj bën me dije se ekipi i shfaqjes së tij është dhunuar nga policia shqiptare. Përmes një postimi në facebook ai sqaron ngjarjen e ndodhur dhe akuzon policinë shqiptare për dhunë fizike e psikologjike. Më poshtë reagimi i plotë.
REAGIMI Mbrëmë vonë u kthyem nga Firenze, ku e kishim luajtur shfaqjen tonë “The Handke Project”. Përgjatë rrugës për në Kosovë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, një pjesë e ekipit të shfaqjes jemi ndaluar në Kukës, ku jemi mbajtur me dhunë e terrorizuar nga policia e shtetit shqiptar.
U mbajtëm për mbi 10 orë, fillimisht në oborrin e stacionit policor në Kukës, e më pastaj në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë. Përfundimisht, u lamë të lirë mëngjesin e sotshëm, pasi u sqarua se ishim arrestuar e mbajtur gabimisht.
Megjithatë e ndiejmë të nevojshme t’ju informojmë se gjatë kësaj aventure jo të këndshme, megjithëse kemi takuar e njohur punonjës policie të zellshëm, të sjellshëm, profesionalë e dashamirës, pamja e përgjithshme e Policisë së Shqipërisë është ajo e një ngrehine dhune të normatizuar. Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psiqikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disa-orëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektivë të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; Që gjuhen seksiste, dhunën psiqike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre. Ne thjesht, ndihemi të turpëruar për sjelljet dhe veprat e tyre. Ndërkohë, atyre qe janë sjellur njerëzisht me ne, u themi faleminderit. Duam të besojmë që këta janë policia e vërtetë e shtetit shqiptar.
U themi faleminderit edhe miqëve, kolegëve, përfaqësuesve të institucionev në Kosovë e Shqipëri dhe të gjithë atyre që janë shqetësuar e kanë bërë telefonata per të na kthyer në Kosovë sa më parë dhe krenarë, ashtu siç po ktheheshim nga Firence e Italisë, ku ishim dhe e shfaqëm me sukses shfaqjen ‘The Handke Project’ në Teatro di Rifredi atje.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, aty ku 12 persona kanë përdhunuar një vajzë të mitur, 14-vjeçare.
Sipas medieve vendase, 14-vjeçarja ishte transportuar nga disa persona në Mylopotamos, ku përdhunohej nga disa persona kundrejt një pagese.
Autoritetet thonë se mes “klientëve” 10 ishin shtetas grekë dhe 2 janë shtetas të huaj, dyshohet pakistanezë.
14-vjeçarja, e lindur në vitin 2009, është pyetur nga policia së bashku me një psikologe për të identifikuar abuzuesit e saj. Siç zbulohet nga hetimi, një 38-vjeçar pakistanez ka gjetur “klientët”, të cilët kanë abuzuar me të.
Policia greke ka urdhëruar ekspertizën mjeko-ligjore për 14-vjeçaren, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar një hetim të gjerë, për zbardhjen e plotë të rastit.
Sakaq, mediat greke raportojnë se pak çaste më parë, babai i 14-vjeçares, i tronditur kur ka mësuar ngjarjen e rëndë, i ka dhënë fund jetës.
Një nxënës 17-vjeçar me problem të shendetit mendor, ka sulmuar me thikë mësuesen e tij 57-vjecare. Ngarja ndodhi mëngjesin e sotëm në hyrjen e një shkolle të mesme teknike në qyetin Varese, në afërsi të Milanos.
17-vjeçari plagosi 57-vjeçaren me tre thika, pa asnjë zënkë paraprake. Mësuesja u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi i ndodhur është parë nga dy kolegë të saj, të cilët kanë lajmëruan menjëherë policinë.
Pas kësaj ngarjeje të rëndë ka reaguar Ministri i Arsimit në Itali Giuseppe Valditara dhe tha: “ Ne do të mbrojmë integritetin e mësuesve dhe profesorëve tanë”.
Përsa i përket mbështetjes psikologjike në shkollë, drejtori i shkollës ku ndodhi sulmi tha se 17-vjeçarit i ishte dhënë mbështetja psikologjike, me qëllim përmirësimi e situatës së tij.
Në programin e njohur italian, Verissimo ishin të ftuar pjesëtarë të kastit të spektaklit Open, Klaudia Pepa, Christian Stefanelli, Samuel Antinelli e Rosa Di Grazia, ku folën gjatë për momentet e bukura, por edhe ato të vështira të karrierës së tyre.
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë.
“Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithçka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha “jo, duhet ta bësh”, u shpreh Klaudia e përlotur.
Një 56-vjeçar është arrestuar sot (5 shkurt) nga policia e Beratit, pasi ka tentuar të vrasë ish burrin e motrës, duke e përplasur atë me makinë.
Në këto pamjet të siguruara nga Gazeta Panorama Online shihet momenti kur 56-vjeçari Eduart Dingo afrohet me makinë duke goditur ish burrin e motrës, Jani Vasiliu.
Mësohet se dy personat prej kohësh kanë pasur konfliktë të vazhdueshme për motive pronësie. Ata janë edhe komshinj më njëri-tjetrin.
Njoftimi i policise per arrestimin e 56-vjecarit
Berat/Goditi me mjet, gjatë një konflikti një shtetas, vihet në pranga 56-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në banesën lundruese të refugjatëve Bibby Stockholm, Leonard Farruku shpresonte për krijimin e një jete të re në Angli.
“Kam ardhur në Angli në gusht 2022. Shpresoj të marr dokumentet pasi jam në një kompleks për azil-kërkues. Erdha me gomone,” shkruante i riu shqiptar në një mesazh për një shokun e tij të fëmijërisë në Tiranë.
Nëna i kishte vdekur kur ishte 17 vjeç dhe babai disa vjet më vonë. “Humbja e nënës dhe më pas e babait më ka traumatizuar, nuk e dija ku isha apo çfarë po ndodhte. Tani kam këtu duke kërkuar azil, jetoj në një hotel, Zoti na mbroftë”, shkruante ai.
27 vjeçari besohet se ka vrarë veten në tualetin e barkës së kontestuar të refugjatëve, ku strehohen qindra azil-kërkues në brigjet jugore të Britanisë.
Ai ishte parë në gjendje të trazuar ditën kur më pas u gjet i vdekur.
Miqtë e familjarët ende pyesin se çfarë e shtyu Farrukun të kryente një akt të tillë, teksa askush nuk mendonte se muzikanti ambicioz i fizarmonikës me një të ardhme premtuese në dukje, do të vriste veten.
“Na merr malli shumë për Leonardin, do të jemi gjithmonë të trishtuar për mënyrën si i dha fund jetës”, thotë motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçare që jeton në Lombardi të Italisë.
Rrjeti britanik Guardian foli me të afërm e miq të të ndjerit si dhe me mësues të tij në Shqipëri, për të kuptuar më shumë mbi të kaluarën e Farruku dhe shkaqet që e çuan te vdekja.
Ata e përshkruanin si një djalë punëtor që ëndërronte të bëhej muzikant, por i tronditur nga vdekja e parakohshme e nënës, kur ishte në Liceun Artistik Jordan Misja, në Tiranë.
Pas vdekjes së babait disa vjet më vonë Farruku, i njohur ndryshe si Nardi, nisi të mendonte të shkonte në Angli, deri sa kreu lundrimin e rrezikshëm të ngushticës me Francën në 2022, viti kur një numër rekord prej 12,301 shqiptarësh erdhën në barka të vogla për të kërkuar azil në Angli.
Duke folur nga një zonë e varfër në periferi të Tiranës, ku jetonte dhe Farruku, xhaxhai i tij Agron Farruku, tregon për dhimbjen.
“Leonardi shkoi për të punuar ligjërisht në Angli, ishte ambicioz, donte punë dhe para, donte të kishte një jetë normale”.
Zyrtarët në Angli thonë se shqiptarit i ishte dhënë leja e punësimit disa ditë para tragjedisë, por ai nuk kishte marrë ende lajmin.
Xhaxhai 57-vjecar thotë se Farruku thotë se nuk dinte që ai të kishte probleme të shëndetit mendor: “Vdekja e tij na ka goditur rëndë, pjesa më e vështirë është të mos dimë çfarë i ka ndodhur. Si mund të mbetej i harruar për 12 ore në një impjant shtetëror?
“I kishte thënë motrës së kushtet në barkë ishin të mira, por trajtoheshin keq dhe donte më shumë liri, ankohej se zyrtarët e trajtonin si kriminel”.
I lindur në 29 janar 1996, Farruku u rit në Vorë në periferi të Tiranës, me nënën Shkëndije, dhe babain Petrit muzikant i njohur klarinete në zonë. Ai ka dy motra më të mëdha Marsida e Jola, që jetojnë në Itali.
Familja besohet se hasi vështirësi ekonomike kur u vendosën në Tiranë në 2009, teksa Nardi shkonte në shkollën follore Bajram Curri. Ata jetonin në një apartament të vogël parafabrikat në kushte të ftohta.
Lindita Fejzo, ish-mësuesja e gjuhës së Farrukut, thotë se babai Petrit interesohej për arsimin e të birit dhe vinte gjithmonë në takimet me prindër. “Leonardi ishte një nxënës i dashur dhe i sinqertë, i apasionuar pas muzikës e sportit, merrte nota mesatare në lëndët e tjera por ishte ambicioz dhe ëndërrimtar,” thotë mësuesja.
Më pas ai konkurroi me sukses për shkollën e arteve Jordan Misja, ku studioi nga viti 2011 deri në 2015. Mësuesit e përshkruajnë si një nxënës të sjellshëm dhe i shkëlqyer në veglën e fizarmonikës.
Drejtoresha e shkollës Valbona Kotepano, thotë për ish-nxënësin: “Leonardi ishte nxënës i mirë dhe i talentuar, por në vitin e fundit dukej i trazuar, nuk studionte më dhe nisi të prishte notat, shpesh mungonte”.
Edhe ish-shokët e tij Ervin Telo e Ariel Koka, të dy 28 vjeç, kujtojnë problemet e Farrukut: “Pas vdekjes së nënës nuk kishte më motivim, ishte goditje e rëndë për të”
Ata thonë se vitet e fundit e kishin takuar në Tiranë teksa ishte në telashe financiare dhe ëndërronte të shkonte jashtë vendit.
Pas vdekjes së babait Nardi kishte qenë disa kohë te motrat në Itali ku ishte përpjekur të gjente punë por nuk kishte arritur. Më pas vendosi të shkonte në Angli ku gjendeshin dy kushërinj të tij.
Nuk dihen arsyet e kërkesës së azilit për të cilën Farruku ka aplikuar, e cila besohet se po merrej në konsideratë nga ministria e brendshme britanike në kohën e vdekjes.
Familjarët e Farrukut tashmë duhet të presin për hetimet mbi vdekjen e tij me shpresën e marrjes së përgjigjeve për të ndjerin. /The Guardian/