“La Besin për bosin e Dubait”/ Vijon sherri υirtual, Cllevio i ρërgjigjet Xhensilës

Vijon “sherri” virtual Cllevio-Xhensila Myrtezaj.

Pasi reperi Cllevio doli me një video në Tik-tok ku akuzonte Xhensilën se ishte ndarë me Besin për shkak të një bosi në Dubai, këngëtarja paralajmëroi se do të merrte masa ligjore.

Pas këtij postimi ka reaguar Cllevio me anë të një videoje në platformën “TikTok”.“Ky ka marrë Xhensilën se sa ka bërë një çun dhe i duket se është çuni i vet. Është çuni i Besit ai. Kush e njeh Xhensilën është duke ecur me bodyguard. Besi ka frikë nga bodyguardët, s’ka faj. Xhensila Myrtezaj na kapi frika”, thotë Cllevio.

Kujtojmë se prej disa ditësh përflitet se marrëdhënia e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka marrë fund dhe çifti po shkon drejt divorcit.

Μësυesja 24-υjeçare αbύzon s* ksαΙisht me nxënës të moshës 13-υjeçare

24 vjeçarja, Cassidy Kraus, një mësuese në IKM Manning School ka humbur tashmë punën dhe martesën e saj. Ajo akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nxënësit e saj, të moshës 13-vjeçare. Ajo është arrestuar dhe mund të vuaj dënimin me deri në 33 vjet burg.

Ishin 3 djem, nxënës të Kraus që denoncuan mësuesen e tyre për abuzim seksual. Pas 3 ditëve, për t’i shpëtuar përjashtimit, mësuesja dha dorëheqjen.

Më pas burri i saj paraqiti kërkesën për divorc. Ajo akuzohet për abuzim seksual dhe u dërgonte të miturve e mesazhe të turpshme.

Veç djemve 13-vjeçarë, mësuesja akuzohet se ka abuzuar seksualisht edhe me një djalë 14-vjeçar duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Mësuesja përdorte Snapchat ku u dërgonte të miturve mesazhe të turpshme dhe foto e video të trupit të saj.

Frida Vokopola duke cituar EncikΙopedinë Gjermane të 1882: “Në Ιαshtësi Albanët, janë konsiderυar nga Helenët si Pellazgë, dhe janë shtypur nga Romakët”

“Në lashtësi Albanët, janë konsideruar nga Helenët si Pellazgë, dhe janë shtypur nga Romakët. Albanët mund të thuhet padyshim se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellazgëve të vjetër dhe gjuha e tyre është ruajtur me gjithë ndryshimet mijëravjeçare …”

– Znj. Frida Vokopola duke cituar Enciklopedinë Gjermane të 1882

Ju falenderojmë me shumë mirënjohje për gjithë punën e bërë Frida Vokopola dhe Albert Gjoka. Jeni shembulli i mirfilltë i kërkuesit shkencor. Ju jemi mirnjohës si shqiptarë dhe si studiues, për gjithë kohën tuaj dhe për shpenzimet jo të pakta që sjellin, gjetja dhe publikimi i këtyre thesareve të vyera.

Nderimet tona!

“Avantazh” 27 Maj 2023 – Pershkrimi Historiko-Gjeografik i Epirit – Albert Gjoka Frida Vokopola. – Alpo Televizion

https://www.facebook.com/UsaAlbanianSocietyNY?ref=embed_video

‘Ata bυkuroshët korçarë, që rrëmbyen sa ρΙasën, ρandehin se po ta zaptojë Greqia ρërsëri Korçën, do të derdhë florinjtë…’! Shtyρi i vitit 1917

Që nga atëherë kanë kaluar shumë kohë por deri më tani kjo histori ka mbetur e pa treguar. Sot vjen për herë të parë. Çuditërisht as historianët, nuk kanë mundur të shkruajnë qoftë edhe një fjali të vetme për ngjarjet e Korçës; madje as për djegiet, as për vrasjet, as për shkatërrimet dhe as për bombardimin e 17 shkurtit 1917, ku mbetën me dhjetëra të vrarë, shumë të plagosur dhe shtëpi të tëra të rrënuara e të groposura në humnerat e hapura, prej 50 bombave që u hodhën mbi Korçë, njëra pas tjetrës nga 7 aeroplanë

Nga Vepror Hasani

Si e plaçkitën pazarin e Korçës dhe i vunë zjarrin Kasabasë?!-

Voskopoja – Korçë – ! Që nga atëherë kanë kaluar shumë kohë por deri më tani kjo histori ka mbetur e pa treguar. Sot vjen për herë të parë. Çuditërisht as historianët, nuk kanë mundur të shkruajnë qoftë edhe një fjali të vetme për ngjarjet e Korçës; madje as për djegiet, as për vrasjet, as për shkatërrimet dhe as për bombardimin e 17 shkurtit 1917, ku mbetën me dhjetëra të vrarë, shumë të plagosur dhe shtëpi të tëra të rrënuara e të groposura në humnerat e hapura, prej 50 bombave që u hodhën mbi Korçë, njëra pas tjetrës nga 7 aeroplanë. Që të gjitha këto janë mbajtur nën një heshtje të plotë, duke e shndërruar ngjarjen në një mister të frikshëm…! Pse ka ndodhur kështu, arsyet edhe dihen, ne do t’i përshkruajmë gjatë rrëfimit, por ajo çfarë ka ngjarë me Korçën, është vërtetë një dhimbje e madhe.

Ne mund të ofrojmë vetëm një pjesë të saj; atë që ka mbetur e shkruar në kronikat e gazetës “Koha”, të drejtuar nga Mihal Grameno. Sigurisht, edhe dokumente të tjera mund të gjendeshin, por historianët tanë, me qëllim ose jo, i kanë anashkaluar këto ngjarje, që në të vërtetë s’janë gjë tjetër veçse tmerre e tragjedi, mbi popullsinë myslimane të qytetit të Korçës.

“Në 1967-ën, në repartin e fishekzjarrëve që drejtonte Hajdar Ferra, u dogjën 6 gra, dhe 6 të tjera më pas, prej gabimit fatal të Man Kadiut e Iliaz Kolarit…”/ Incidentet e panjohura në industrinë kimike të Durrësit

“Dr. Hysenbegasi dhe Dr. Kallfa, të diplomuar në Romë dhe Bolonja, dy figura emblematike të mjekësisë, që emetojnë dritë dhe…”/ Kujtimet e refleksionet e mjekut të njohur, për dy ish-kolegët e tij

Një plan i zi për Korçën

Ishte viti 1914, kur kapedani grek Varda, i ndjekur nga një turmë njerëzish, me dhe pa uniforma ushtarake, (ushtarë dhe andartë), ishte nisur me tërbim drejt Korçës, ashtu siç ndodh me një bishë, kur e di se kopeja ndodhet në vathë dhe nuk ka nga t’i ikë. (Kur themi Korça, e kemi fjalën për lagjet e “Kasabasë”, sepse ajo ishte dhe qyteti në atë kohë). Atij, kapedan Vardës, nuk po i durohej sa të shkelte Kasabanë. Dëshironte të mbërrinte atje, një orë e më parë. E kishte një plan të zi në kokën e tij dhe nuk i pritej, sa ta shihte të realizuar. Do të plaçkiste një nga pazaret më të famshme të asaj kohe e, do të rrëmbente prej andej gjithçka që mundej; mall, të holla, ushqime dhe veshje për ushtarët e tij, të cilët ngjasonin më së shumti, me një turmë rrjepacakësh e qafë-palarësh.

Pastaj do t’i vinte zjarrin gjithçkaje, që tregtarët myslimanë, të linin lagjet e “Kasabasë”, e të merrnin arratinë. Ushtarë dhe andartë, do t’i ndiqnin nga pas dhe do t’i mbanin për një kohë të gjatë nën breshërinë e plumbave, që ata të iknin sa më larg që të ishte e mundur dhe mundësisht, të mos ktheheshin më kurrë në atë qytet, (në Kasaba), të cilën myslimanët e kishin ndërtuar vetë me duart e tyre. Që nga dita e themelimit të qytetit, (1484-86), kishin kaluar më shumë se 400 vjet, dhe ata deri atë ditë, kishin jetuar gjithnjë në paqe, por ja që kapedan Varda, ishte nisur nga Greqia e po vinte drejt Kasabasë, që të përzinte banorët e saj, sepse ai nuk e donte atë qytet, të ndërtuar nga myslimanët. Ai do t’i përzinte përjetësisht që prej aty, vetëm e vetëm që të kishte mundësi, të shkruante një histori tjetër për këtë qytet, lavdia e të cilit, kishte shkuar shumë larg. E kishte marrë përsipër mjerani këtë aventurë, sepse as që e kishte menduar ndonjëherë, se nga këto troje, do të kthehej në shtëpinë e tij, veçse i vdekur…!

Ai kishte mbërritur…!

Po, më në fund, kapedani Varda kishte mbërritur. Askush nuk kishte patur dijeni mbi mundësinë e ardhjes së tij. Gjithçka kishte qenë e papritur. Kështu ishte parashikuar edhe në planin e tij të zi. Të gjitha veprimet, duhej të ishin të befasishme, sepse në të kundërt, njerëzit mund të largoheshin dhe ai nuk do të kishte mundësi të vriste e të priste. Plaçkitja e pazarit, do të ndodhte brenda një kohe jo fort të shkurtër. Nga ana e Vardës, sapo ishte dhënë urdhri i bastisjes. Ushtarët dhe andartët nisën të hynin në dyqane, kafene, hane e tavë-hane dhe nxirrnin zvarrë që andej, pronarët e lokaleve. Pastaj filluan të rrëmbenin gjithçka që mund të rrëmbehej; veshje, ushqime, cigare, pije…! Frangat e arit, i takonin vetëm kapedan Vardës.

Dyqanet po boshatiseshin dhe rrugët po mbusheshin me mallra të hedhura andej-këndej. Gjithkush synonte që fillimisht të merrte ato që kishin më shumë vlerë, e më pas të tjerat. Ishte një rrëmujë, që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë. Shtyheshin, vraponin, iknin, ktheshin dhe zhvatja përsëri nuk kishte të përfunduar. Pazari i Korçës, kishte një shtrirje kaq të madhe, sa të dukej sikur nuk kishte as fillim dhe as fund. Edhe magazinat po plaçkiteshin njëra pas tjetrës. Ajo që po ndodhte me Korçën, ishte një tmerr i vërtetë, që nuk do të harrohej kurrë.

Edhe grekomanët…

Nuk vonoi shumë dhe turmës së ushtarëve e andartëve të kapedan Vardës, iu bashkuan edhe ata, ca grekomanë që banonin në lagjet e “Varoshit”. Edhe atyre më në fund po u ndriste fati. Tashmë edhe ata mund të vidhnin, të rrëmbenin dhe të plaçkisnin, ashtu siç po bënin “trimat” e Vardës. Dhe kur, në të gjitha dyqanet, nuk kishte mbetur qoftë edhe një kuti shkrepëse pa u grabitur, atëherë dikush prej tyre u kujtua dhe u tha andartëve, se atje në periferi të qytetit, gjendeshin kopetë e bagëtive, lopët dhe delet e myslimanëve. Askush prej tyre nuk u mendua dy herë, nuk pati asnjë çast hezitimi, që të gjithë u nisën andej nga i udhëhiqte udhërrëfyesi.

Myslimanët çuditërisht, nuk po bëheshin të gjallë. Disa thanë se tashmë ata kishin ikur nga Kasabaja; të tjerë pohohuan se i kishin parë të fshiheshin nëpër bodrumet e shtëpive, ashtu sikurse pati edhe nga ata që thanë se Varda i kishte shkuar që të gjithë në thikë e, s’kishte mbetur askush i gjallë, por në të vërtetë asgjë nuk dihej me siguri. Tmerri ishte i madh. Që nga ardhja e kapedan Vardës, breshëria e plumbave nuk pati të pushuar për asnjë çast. Përderisa ata ishin nisur të grabisnin mallin dhe gjënë e myslimanëve e myslimanët nuk po bëheshin të gjallë, kjo tregonte se ata ose kishin kishin ikur, ose nuk jetonin më. Bagëtitë vërtet kishin mbetur pa zot. Edhe çobenjtë, kishin braktisur gjënë e gjallë dhe nuk dihej nga kishin shkuar.

Mish dhe verë…!

Pas pak, gjithë hajdutëria nisi të kthehej me tufa dhensh, lopësh e dhish. Disa të tjerë po vinin kapardisur mbi kuaj, duke u tundur dhe shkundur si arkondë të vërtetë. Atë natë u therën shumë bagëti dhe u festua deri në të gdhirë. Mishi dhe vera nuk kishin te sosur. Të dehurit u përhapën si fantazma, në të gjitha rrugët e qytetit. Ahengu i ushtarëve të Vardës, do të përfundonte vetëm në të gdhirë. “Varda me andartët, katilët e tij, bëri të njëmijë e një qindat, e zhveshi dhe e prishi me gjithsej Korçën dhe rrethinat e saj”, shkruante gazeta “Koha”. Vjedhja vazhdoi edhe ditën e nesërme. Ushtarë, andartë e grekomanë, do të përhapeshin nëpër të gjitha çifligjet që ishin pronë e bejlerëve të Kasabasë, sepse gjithnjë gjendet diçka për të rrëmbyer, në pronën e tjetrit.

Disa prej rrëmbyesve shpresonin që ato çifligje ose të bëheshin prona të tyre, ose të merreshin me ndonjë farëlloj qiraje sa për t’u zënë në gojë, sepse kthimi i myslimanëve në Kasaba as kishte për të ndodhur ndonjëherë dhe as nuk mund të mendohej. Madje që të nesërmen, nisën të vinin në punë njerëzit e varfër dhe t’u qëndronin te koka, si për t’u treguar atyre se tani e tutje, do të ishin ata zotët e këtij vendi. Më pas, nuk lanë pa vjedhur e prishur, xhami e teqe. Shpresonin shumë që tek tyrbja, atje ku gjendej varri i themeluesit të qytetit, Iljaz bej Mirahorit dhe i njerëzve të tij, do të gjenin të fshehur edhe ndonjë thesar, megjithatë vodhën gjithçka gjeten dhe prishën gjithçka mundën. Askush prej asaj turme nuk ndjente të ngopur, me vjedhje e grabitje.

Por… çfarë kishte ndodhur vallë me myslimanët?

Banorët e Kasabasë

Tregtarët myslimanë me të braktisur dyqanet e pazarit, kishin nxituar drejt banesave me qëllim që të merrnin familjet e tyre dhe të iknin sa më larg Ksabasë, por nuk kishin mundur. Pikërisht në këtë kohë, në dyert e shtëpive të tyre kishin mbërritur ushtarët dhe andartët. Që nga ai çast edhe brenda banesave, nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh, ulërima grash, të qara fëmijësh dhe rënkime pleqsh…! Kishte qenë një kacafytje e përgjakshme mes banorëve të Kasabasë dhe kapedanëve të kapedan Vardës. Po ndodhnin gjëra që nuk mund të tregohen…! Të gjithë donin të iknin…! Dhe ata që mundën ikën…! Mbetën aty vetëm pleqtë që nuk ecnin dot, ata që ishin të sëmurë dhe lëngonin në shtrat, por edhe ata që preferuan të vdisnin në shtëpitë e tyre…!

Megjithatë, që të gjithë vajtonin; edhe ata që kishin marrë arratinë, edhe ata që nuk mundën të iknin dot. Ata që ikën e kishin mendjen te prindërit, që s’mundën t’i merrnin dot me vete, por edhe dhe të moshuarit lotonin, që ishin ndarë nga fëmijët. Asnjëri prej tyre nuk e dinte, si do t’i vinte halli tjetrit…?! Kishin katërqind vjet që jetonin në ato banesa dhe nuk u kishte ndodhur kështu kurrë më parë. Kishin investuar gjithë jetën e tyre, brez pas brezi, dhe ia kishin dalë mbanë të ndërtonin një qytet të madh dhe të bukur, ashtu siç e kishte ideuar vetë themeluesi i Korçës, Iljaz bej Mirahori. Ishte hera e parë që po e braktisnin atë vend dhe sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, në ikje e sipër, do të shikonin se Kasabasë i ishte vënë flaka; po digjej gjithçka e po shndërrohej në hi. Një tmerr të tillë, nuk e kishin menduar kurrë…!

Korça vepër e myslimanëve

Po iknin nga ai qytet që ishte bërë realitet, fal mundit dhe sakrificës së myslimaneve. Po linin pas pazarin; mall, pasuri e gjithë ç’kishin patur. Vallë a do ta gjenin më këtë qytet nëse një ditë do të ktheheshin përsëri aty?! Fama e pazarit kishte shkuar shumë larg, e bashkë me famën e tij, po kaq larg kishte shkuar edhe emri i banorëve të tij. Për atë qytet, ata do të kishin gjithnjë mall dhe dhimbje. Ishte një qytet që gjithnjë e më shumë, po tërhiqte jo vetëm vëmendjen e tregtarëve, por edhe të udhëtarëve, të historianëve, të studiuesve e të njerëzve të artit. Kasabaja për të gjithë mbetej, një krijesë sa e këndshme, aq dhe e mrekullueshme. Veç kësaj, çdonjërin që jetonte në ato anë e bënte të ndihej krenar. Madje, mund t’u duket e pabesueshme, por vetë me dëshirat e tyre, disa të krishterë morën niciativën për ta shndërruar portretin e Kasabasë, në një imazh të pavdekshëm. ]

Në vitin 1767, ata e gdhendën pamjen e saj në një gravurë. Fati e deshi të ndodhte kështu, që askush të mos e zhdukte dot imazhin e saj, qoftë edhe duke e djegur, prishur dhe shkatërruar. Kishte qenë e shkruar që ajo të ringjallej sërish nga hiri, për të qenë përjetësisht aty. Kjo gravurë e vitit 1767 u skicua në Vjenë, prej voskopojarit Theodhor Sina Grundo, nën përkujdesjen e murgut të shenjtë, Parthen, të Manastirit të Shën Prodhromit Voskopojë, me shpenzime të tregtarit gjithashtu voskopojar të asaj kohe, zotit Andrea Tirka. Gravura e Korçës, është një pjesë mikroskopike e një gravure komplekse të madhe, ku përveç pamjes së Voskopojës, Shipskës, etj., jepet edhe pamja e qytetit të Korçës. Në këtë gravure. dallohet lumi, xhamia dhe disa shtëpi të qytetit (që nuk është gjë tjetër veçse Kasabaja), si dhe një pyll me pisha. në pjesën jugore, matanë lumit të Moravës. (Shpjegimet janë të studiuesit Ilia Ballaurit) Skalitja e pamjes së Kasabasë, është një falenderim për vllehët e Voskopojës

Asgjë e çuditshme

Ndoshta dikujt mund t’i duket e çuditshme, pse Kasabaja u skicua nga Voskopojarët, madje dhe me shpenzimet e tyre, por në të vërtetë, këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Me Voskopojarët, banorët e Kasabasë kishin patur gjithnjë marrëdhënie e fqinjësi të mirë dhe gjithnjë, i kishin ofruar ndihmë njëri-tjetrit. Mjeshtrit e Kasabasë, u kishin mësuar zanatet voskopojarëve. Këtë të vërtetë e sjell edhe Pirro Thomo, në librin e tij “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, ku konkretisht shkruan: “Nga dokumentet e vitit 1762, mësojmë se banorët e Voskopojës, kanë shkuar te mjeshtrit e kazasë së Korçës, kanë punuar dhe mësuar zejet e rrobaqepësisë, këpucarisë dhe të farkëtarisë”, pra, shpjegon Thomo; “duket qartë se në atë kohë, zejet në këtë qytet ishin në lulëzim, përderisa banorët e Voskopojës, e cila kishte arritur një nivel të lartë si qendër e rëndësishme tregtare e kulturore, vinin këtu dhe mësonin zanat”!

Edhe sahatin e Kasabasë që ngrihej në oborrin e Xhamisë së Madhe, e kishin ngritur bashkë me voskopojarët. Investimet u kryen nga rufeti i bakejve myslimanë, në bashkëpunim vëllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Në vitin 1784, sahati zbukuroi gjithë qytetin, pasi u vendos në një kullë të lartë, nga ku mund të shihej prej të gjithëve. Sigurisht Voskopoja, ishte ndërtuar nga vllehët, ndërsa Korça, ishte vepër e myslimanëve. Kjo ishte dhe arsyeja që i lidhi kaq fort njëri me tjetrin, si ndërtues të dy qyteteve të famshme.

Braktisja e Kasabasë

Kishin jetuar për 400 vjet me radhë në qytetin e tyre në Kasaba, por tashmë e kishin braktisur atë. Kishin marrë udhët dhe ishin ndalur fshatrave të largët, atje ku kishin patur të afërm apo të njohur. Ende kishin shpresa se një ditë gjendja do të qetësohej, dhe ata do të riktheheshin në shtëpitë e tyre, por lajmet që përhapeshin ishin dëshpëruese dhe të frikshme. Greqia kishte sjellë në Korçë njerëz të tjerë; ishin përzgjedhur gjithë kriminelët e Greqisë, ata që ishin të aftë t’i bënin të gjitha. Gjithçka ishte e qartë: nuk do të lejohej më kthim i myslimanëve në Kasaba. Gazeta “Koha” shkruante: “Këtu në Korçë, siç flitet, u pikas që u fillua një komitet grek, i cili do të ketë detyrë që të trembë e të vrasë çdo njeri, që i kundërshtohet propagandës greke.

Ky komitet grek në Korçë, u formua prej 8 vetësh dhe Kondulit, (kapedanit grek, i cili erdhi pas kapedan Vardës, shënimi ynë), i ardhi urdhri që ta njohë e ta mpronjë me çdo therori komitetin grek, që komiteti t’i ketë duart e zgjidhura, për të bërë si të dojë”. “Kanë sjellë edhe katilët e Gjiritit, për të vrarë ata njerëz që nuk u pëlqejnë atyre”, shkruante më tej gazeta. “Me që në këtë komitet, ndodhen edhe ca Korçarë, të cilëve s’u dhimbet aspak për Korçën, është frika se mos na futin në një vëllavrasje. Me një fjalë, siguri këtu në Korçë nuk ka, dhe ne s’dimë se qysh do të jetë fundi ynë, po punët s’na duken fare të mbara…”?! (Gazeta “Koha”, 1 prill 1915). Të gjitha këto lajme që dukeshin sikur dilnin prej ferrit, i dëshpëronin edhe më shumë myslimanët e ikur. Vallë a do të kishte një ditë të bardhë, edhe për ta?! Asgjë nuk dihej, përveç shpresës që vdes e fundit…!

Vrasjet prapa shpine

Fill pas krijimit të komitetit grek, nisën të përhapen edhe lajmet e vrasjeve. Njerëzit vriteshin prapa shpine. Autorët kryenin vrasjet dhe largoheshin nga vendi i krimit, duke menduar për krimin tjetër, që do të kryenin në një nga ditët që do të vinte. Në shënjestër, ishin vënë myslimanët. “Përpara ca kohësh vranë dy bejlerë të Pojanit, afër fshatit”, shkruante gazeta e cituar më sipër, – “tani më së fundi, vranë tre myslimanë nga fusha, dhe as u kërkuan, as u muar vesh se kush i bëri këto vrasje”?! “Përveç qeverisë ushtarake, të cilën e drejton kolonel Konduli dhe një polici me ca xhandarë, qeveri ose gjykatore, nuk ka në Korçë; as nëpunës s’janë vënë, dhe asnjë e drejtë nuk shikohet”. (Gazeta “Koha”, 1 prill 1915)

Myslimanët ndiqeshin, kudo që të ishin!

“Tashti ka dërguar qeveria ca oficerë-katilë, të cilët kanë zënë e po bastisin fshatrat myslimane. I mundojnë të gjorët fshatarë, duke u vënë hekur të nxehtë nëpër gishtërinj, duke u futur spica nëpër thonj, duke u hedhur vaj të djegur në kraharor, duke i shtrënguar që të japin çfarëdo arme që kanë dhe duke u rrëmbyer sa mund para më tepër. Të gjorat fshatra myslimane, nuk u janë mbarur akoma taksiratet, s’është mjaft që u prishën, me gjithsej po edhe po i pjekin të gjallë”!!! Gazeta “Koha”, 21 tetor 1915). “Njerëzit, – shkruante gazeta, – duke parë këto klika me anën e një komiteti katil-gjiritas, që është në Korçë, ka shtënë tmerre duke vrarë gjindjen e, duke rrjepur edhe lëkurën e trupit të gjindjes”.

Veç sa më sipër, tashmë grekomanët kishin edhe dy gazeta në dispozicion, për ta përhapur propagandën gjithandej. Fat i mirë ishte që njerëzit e propagandës greke, kishin gjithnjë përçarjen mes tyre. “Duke parë që gazetën ‘Pellazgu’, të qelbësirës Skënder, nuk e zinin me dorë, veçse (me nder) në të ligë, zunë të nxjerrin një tjetër lëvere, më të qelbur; “Korica”, prej Arqimidh Vangjelit, i dhëndri i qir Vasillaq Singjellit, se arriti kafsha, (është fjala për Arqimidhin), ta urdhërojë gruaja…”?! (24 June 1915).

Asnjë lajm i mirë

Ditët kalonin njëra pas tjetrës dhe banorët e Kasabasë çdo ditë pyesnin mes dhimbjes dhe lotëve; mos vallë grekët kishin ikur nga Kasabaja dhe pazari kishte mbetur i lirë, por nga ato që dëgjonin, nuk kishte asnjë lajm të mirë. Grekët nuk kishin ikur dhe në Pazar nuk shkonte askush, sepse tmerri dhe frika, ishin përhapur gjithandej. Thuhej se në Korçë, mund të yje i gjallë, por për të dalë që andej, veçse i vdekur. Ja si e përshkruante gjendjen e pazarit, gazeta e përmendur më sipër: “Tregtia në Korçë, është shumë e pakët, pazari nuk luan fare, tërë tregtarët dhe ditën e së shtunës rrinë me duart kryq dhe po hanë para të azërta, me që myslimanët u prishën fare, dhe me që të holla prej Amerike, vijnë fort të pakta, tregtia sot e Korçës po qan, dhe çarshia po gjendet në hall të madh. Po edhe ata bukuroshë korçarë, që rrëmbyen këtë behar sa plasën, rrinë dhe po u sosen të hollat dhe po mendohen se s’kanë nga ta zënë, dhe nuk gjejnë më të rrëmbejnë, se u mësuan liksht pa punë. Pandehin se po ta zaptojë përsëri Greqia Korçën, do të derdhë thasët me flori…”!

“Një shtrenjtësi e madhe që nuk tregohet, vetëm mishi shitet lire, sepse kasapët kanë edhe lopë edhe dhen, të rrëmbyera. (Gazeta “Koha”, 8 prill 1915)

Duhet të shkruaj një kalema të gjatë por të vërtetë, për të treguar gjithë të këqijat që po heqim nga vëllezërit grekë, nga katilët e mëdhenj të botës, që nuk kanë shembull në historitë e përbotshme. Dhe për të vënë në veprim gjithë poshtërsitë, kanë ndihmës klikën e poshtër dhe të fëlliqur tradhëtare, të cilët së bashku, rrjepin popullin e fakir-fukaranë. Këta të poshtër kanë marrë me qira çifligjet e bejlerëve dhe me ndihmën e qeverisë, janë bërë më keq se Ismail Durdushi, vrasin dhe presin më të katër anët, kanë nga tre palë kuaj dhe nuk dinë qysh të mundojnë çifçinjtë (bujqit), për të marrë më shumë bereqet. Çifçinjtë muhamedanë, por më shumë të krishterët, janë kaq të dëshpëruar dhe të inatosur kundra këtyre bejlerëve kaurë, sa s’është çudi që, t’i goditin dhe t’i vrasin, se i kuptuan zuzarët që gjer dije u thërritnin dhe i ndërsenin, duke thënë: “O burrani, bjeruni turqve dhe u merrni çifligjet”, dhe sot i shikon alla-braca me ca belurçina të qelbura, të bredhin në sokakët e Korçës bashkë; kanë dhe zuzarë (14 tetor 1915)

E vërteta e planeve të grekut

U deshën të kalonin disa muaj nga dita e shkatërrimit të Kasabasë, që njerëzit të fillonin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur realisht, me qytetin e tyre. Pasiguria rritej vazhdimisht dhe çdo ditë mbërthente me hijet e frikës edhe shpirtrat e banorëve, që vinin të tregtonin te pazari. Gjithçka mund të ndodhte, në ato ditë të vështira. Tmerri po bëhej edhe më i madh, kurse varfëria po trokiste në dyert e të gjithëve. Komiteti grek, i kishte duart të lira të bënte si të donte. Rrugët e Kasabasë, kishin mbetur të shkreta, ku herë pas herë shfaqeshin vetëm disa pleq të drobituar, që i kishin shpëtuar plumbit dhe zjarrit. Gjithë pamja i ngjasonte një vajtimi therës. Ngado kishte vetëm mure pa dyer dhe dritare dhe hi. Tashmë gjithkush po kuptonte se si u gjendën kaq papritur në këtë situatë kaq të vështirë.

Qëllimet e grekut, nuk paskëshin qenë aspak të mira, për askënd. Gazeta “Koha”, shkruante: “Tani e kuptuan bukur cili ishte greku; ata që betoheshin ‘ja vdekje, ja bashkim’, mallkojnë sahatin e lig kur shkeli këmba e grekut këtu, sepse po e shohin që planet që kishin grekët, për ta djegur Korçën, ta bënin hi, jo vetëm që i përmbushën, por përkundrazi i kapërcyen një qind herë më shumë”! Dhe pas këtij përshkrimi të shkurtër, korrespondenti i gazetës “Koha”, në një gjendje tejet dëshpëruese, vazhdonte të pohonte: “Një qind herë më mirë ta kishin djegur, se sa e lanë në mure vetëm, dhe me njerëz që s’u ka mbetur as frymë, as shpirt”! (12 gusht 1915). Megjithatë, tashmë grekët kishin disa ditë që kishin ikur dhe myslimanët nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Shpresonin se një tragjedi e tillë, nuk kishte për t’u ndodhur më.

Rikthehet ushtria greke

Asgjë nuk do të rezultonte e vërtetë nga ajo që kishin shpresuar myslimanët. Kur kishin kaluar vetëm disa muaj dhe banorëve të Kasabasë ende nuk u ishin mbyllur plagët, ushtria greke u rikthye sërish. Ishte mëngjes kur ata mbërritën në Korçë. “Në një heshtje të plotë ku mbizotëronte qetësia, nisën zërat: Zito! Zito! Zito!… Buçiste qyteti, shkruan gazeta “Koha” kur shikojmë një tokicë njerëz, kapardisur me hutat ndë dorë, sikur kishin marrë kokën e Krajlit, duke kënduar greqisht, u përhapën ndë qytet posi të marrosur. Këta ishin andartët, mohonjësit e shtëpive të tyre. Pas këtyre erdhi një tabor me ushtarë të rregulleshëm, të cilët u përndanë në mëhallat e myslimanëve, për të mbrojtur nderin e tyre gjoja. Vinin me një mendje që Korça lule, i hodhi zinxhirët e Rrobërisë.

Vizitorët bukuroshë, si panë dritën e shkëlqimit të qytetit, ngulë këmbë e nisën të kapardisen; një javë s’lanë gjë pa bërë: çnderuan, prenë, vodhën e prishën xhami e teqe dhe më pas vunë minaret në nishan dyfeku, këta që mos u mbiftë fara! S’guxonte të dalë hoxha në minaret, nga plumbat që dërgoheshin. Pa shikoni sa bukur dhe sa mirë i do muhamedanët qeveria greke; si prushin në gji…! Ti lëmë fjalët, u suall aq mirë, aq të qytetëruar, sa më s’ka ku të vejë. Kështu që vizitorët liridashës, shumë nga gratë myslimane, u zbulonin surratin! Pasandaj si mund të na ngrohet ky barbar?! Kur pas ca kohë, kur dëgjojmë tellallin që thërret dhe thotë; sot do të ngrihet flamuri ynë, të vijnë të gjithë qytetarët! “U çudita, – shkruan korrespodenti i gazetës “Koha”, – cili flamur do të ishte ay!? Të gjithë ishin mbledhur përpara shtëpisë të Ali Qytezës dhe kur shoh të ngrihet flamuri grek, ndë një cep të shtëpisë, ndë atë vend që ka qenë djepi i Lëvizjes Kombëtare. E mjera Korçë…! Pati fatin e zi dhe me ndihmë të saj (të grekomanëve), të arrijë këtë ditë kaq të mërzitur. Gjithë ajo shumicë njerzish, e farmakosur me ndjenja mos njerëzore, i shikoj të mblidhen përpara Mitropolisë, që prej asaj delnin farmaqet të gatitura për atë popull, që ta farmakosë”. Ishte viti 1915. Për Kasabanë tmerret dhe dhimbjet, nuk do të kishin të sosur. E gjitha kjo, është vetëm një pjesë e vogël e rrëfimit, e asaj çfarë kemi gjetur te kronikat e gazetës “Koha”!

Epilogu

Po, kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë ka ndodhur me Kasabanë, që në atë kohë ishte edhe qyteti. Dikush mund të pyesë: po në anën tjetër të lumit, cilat lagje shtriheshin?! Ekzistojnë dëshmi të shumta, por mes tyre ka mbetur edhe një dëshmitë mjaft e rrallë. Një i moshuar pati rastin t’i tregojë në vitin 1917 botuesit të gazetës “Adriatiku” se si kishte qenë Korça në vitet 1850-60, kohë të cilën ai e kishte jetuar. Me qenë se për Kasabanë dhe pazarin e saj, në këtë shkrim kemi folur gjatë, po i referohemi dëshmisë të të moshuarit, vetëm për lagjet që ishin në anën tjetër të lumit, (kur lumi ekzistonte). Sipas të moshuarit, “Bulevardi “Shën Gjergji”, (në vitet 1860) ishte një përrua i thellë, që atje kullonin ujërat dhe si zbriste afër kazinosë, (kazinoja u ndërtua pas viteve 1900, shënimi ynë), merrte më të mëngjër e, derdhej në lumë.

Që nga shtëpia e Cales dhe gjer në “Shën Gjergji” ishin bostane. “Gjeni-mëhalla”, që quhet, ishin ara, ashtu sikurse edhe “Barç- mëhalla”. Kisha e “Shën Gjergjit”, ishte një kishë e vogël fort edhe në hapësirë, sikurse janë kishat e katundeve. Ku qëndron kazinoja sot, ishte poçaranë dhe më tej s’kishte as farë magazie. Pazari dhe tregtia, bëheshin në çarshi të vjetër, (pra në Kasaba, shënimi ynë), që quhej mëhalla nga pazari i peshkut dhe rrotull”. (Gazeta “Adriatiku”, 9 shkurt 1917). E pra, qyteti i Korçës, ishte Kasabaja, dhe meqenëse ishte ndërtuar nga myslimanët, grekët do ta kishin hal në sy, sepse dëshironin që Korçës t’i jepnin një histori tjetër. Megjithatë, ajo rilindi sërish nga hiri, për të qenë përjetësisht aty… si një vepër e mrekullueshme e myslimanëve. Memorie.al

Sekretet e “Ρrojekt 84″: Oρeracioni për ρrodhimin “Made in Albania” të aυtomatikut të Xheυdet Mustafës!

Skëder Xhafa, njëri nga inxhinierët më të njohur të industrisë ushtarake, ka qënë ndër pro tagonistët e projekteve për prodhimin e armëve të Perëndimit në kohën e regjimit komunist.

I porsakthyer nga Italia ku shkon shpesh për të vizituar djalin që jeton aty, në përgjigje të interesimit tonë për të hedhur dritë mbi këto proçese të panjohura e të mbajtura secret në atë kohë, preferon të fokusohet kryesisht te projekti për prodhimin e automatikut të Xhevdet Musafës, kreut të bandës që zbarkoi në vjeshtën e vitin ’82, që ka qënë dhe një nga projektet më të vështira.

Arma e prodhimit amerikan e “faluar” nga banda terroristet, vlerësohej nga autoritetet e kohës një rast i mirë e mundësi reale për të nisur nga prodhimi i armëve perëndimore. Më shumë se novacion i rastit, futja në linjën “Made in Albania” e prodhimit të armëve të mbërritura nga matanë Atlantikut, shfaqej si një sfidë e rëndësishme politike.

Si e tillë vlerësohej mbi të gjitha nga krerët e kupolës së shtetit, të cilët prej kësaj mendonin për t’i hedhur në eksport këto prodhime. Pak a shumë ky ishte sfondi në të cilin nisi nga puna projekti për prodhimin e automatikut të kapobandës Xhevdet Mustafa, i cili vlerësohej nga specialistët e kohës si armë shumë e sofistikuar.

Në përmbushjen e këtij projekti, njëherazi me angazhimin e uzinave dhe kombinateve ushtarake, morën pjesë rreth 1000 inxhinierë e specialistë nga më të mirët e sistemit të industrisë mekanike të vendit.

U deshën dy vjet punë e përpjekje që arsenali shqiptar i armatimeve të koleksiononte të parin automatik perëndimor, kampionin e të cilit e solli një shqiptar, por jo me këtë destinacion. Në rrëfimin për gazetën “Panorama”, Skënder Xhafa sjellë një retrospektivë të plotë të përpjekjeve intensive për prodhimin e automatikut

“P-84”, i njohur si “kallashi i Xhevdet Mustafës”. Ish-drejtori i Uzinës së Artilerisë dhe një nga konstruktorëte automatikut model “Mustafa”, zbulon disa nga enigmat e kësaj historie dhe shfaq rezervat e tij për mënyrën e trafikut që nisi të bëhej në atë kohë, por edhe më vonë me armët e prodhuara në vend. Në tërë rrëfimin inxhinieri Xhafa nuk e fsheh krenarinë për mjeshtërinë e lartë të kolegëve, të cilët në kushte teje të vështira kanë mundur të realizojnë produkte të rralla, me të cilat në të tjera vende do të ishin laureuar disa herë e do të siguronin një të ardhme të mrekullueshme për jetën e tyre…

Zoti Skënder, njiheni si inxhinier në sistemin e industrisë ushtarake dhe kryesisht asaj të prodhimit tëarmëve. Në vitet e fundit të regjimit komunist, kjo industri ka implementuar në kushte të fshehta “Projekti 84” që përflitej se destinohej për prodhimin e armëve të markave Perëndimore. Çfarë mund të tregoni pas kaq vitesh për këtë histori misterioze?

Një histori e vjetër, e harruar tashmë kur jetojmë në kushte të tjera. “Projekt 84” ishte një nga nismat e rëndësishme që inicioi udhëheqja e lartë për t’u zbatuar në sistemin industrisë ushtarake diku në mesin e viteve ’80. Nëpërmjet tij synohej prodhimi i një automatiku të ri të tipit perëndimor. Deri atëherë uzinat e kombinatet tona kishin prodhuar vetëm armë të tipave lindorë.

Sfida këtë radhë kishte të bënte me prodhimin e një arme tjetër. Ishte periudha kur krerët politikë promovonin moton “Shqipëria, as Lindje dhe as Perëndim”. Asaj do t’i përgjigjej edhe strategjia e industrisë ushtarake. “Projekt 84” ishte një nga sfidat e saj. Ishte koha kur kishim kopjuar gati tërë arsenalin e armëve të vendeve të Traktatit të Varshavës dhe synonim të provonim produktet e vendeve të NATO-s. Dhe diçka bëmë…

Çfarë kishte për objektiv “Projekt 84”?

Objektivi i tij ishte prodhimi i automatiku P-84. Një armë perëndimore me precizon të lartë dhe e manovrueshme për luftime të afërta. Për të mbërritur deri te ky produkt, u deshën gati dy vjet punë. Ishin me qindra inxhinierë, specialistë, konstruktorë e mjeshtër prodhimi, që vunë emrin e tyre në patentën e këtij produkti. Madje, jo vetëm nga sistemi i industrisë ushtarake, por nga tërë korpusi i ekspertëve të industrisë mekanike…

Si u realizua në atë kohë ky produkt nga konstruktorët e mjeshtrit e sistemit të uzinave ushtarake?

Besoj se është pa interes procedura teknike që u ndoq deri te realizimi i automatikut “P 84”. Procesi teknologjik ishte shumë kompleks dhe u materializua në dhjetëra ndërmarrje. Vetëm numri i inxhinierëve që u morën me konstruktimin e armës dhe linjave të prodhimit të sa arrinte aty te 250 vetë. Shumë të tjerë, mjeshtër prodhimi e konstruktorë, punuan për muaj me radhë për të mbërritur deri te produkti që i kishim premtuar partisë dhe udhëheqjes politike.

Në atë kohë, nga njerëz afër uzinave ushtarake qarkullonin zëra se automatiku “P-84” ishte një kopjim i armës së Xhevdet Mustafës?

Duhet theksuar se asokohe çdo gjë bëhej në kushtet e një sekreti të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, nga gjithë ajo mori njerëzish e specialistësh që punuan për muaj me radhë, dikush e nxori sekretin. E vërteta është se “P-84” është një riprodhim i automatikut që iu kap Xhevdet Mustafës gjatë asgjësimit të bandës në vjeshtën e ’82 Udhëheqja e lartë e vlerësoi këtë një rast të mirë për t’i shtuar koleksionit të armëve “Made in Albania” edhe këtë armë të prodhimit perëndimor. Pikërisht këtu nisi edhe zanafilla e “Projektit 84”. Sfida u shfaq e vështirë qysh në fillim…

Diçka më konkrete për procesin e modifikimit të automatikut të Xhevdet Mustafës…

Duhet sqaruar se nuk bëhej fjalë për modifikim por për prodhim. Ishte një urdhër politik mbi bazën e të cilit u ndërtua tërë projekti. Pas asgjësimit të bandës së Xhevdet Mustafës në fillimin e viteve ’80, vetë kreu i shtetit rekomandoi prodhimin e armës së tij. Mjaftoi kaq për t’u ndezur tërë motorët e sistemit të industrisë ush- tarake. Specialistët më të mirë të saj, fillimisht morën kopjen që ishte në muzeun e Ministrisë së Brendshme. Prej aty filluan grupet e punës. Gjithçka drejtohej nga Instituti nr. 6, i destinuar për teknologjinë ushtarake. Mandej modeli u përthye në dhjetëra projekte…

Nga projektet te puna për prodhimin e automatikut “P-84″…

Automatiku i Xhevdet Mustafës ishte një prodhim artizanal. Ky ishte konkluzioni i parë që bënë special istët pas analizave shkencore të modelit. Prodhimi në linjë teknologjike, në këtë rast, bëhej shumë i vështirë, madje duhet thënë gati i pamundur. Të paktën për kapacitetet që ne posedonim në atë kohë. Debatet e mëtejshme na çuan në nevojën e thirrjes së specialistëve të huaj. Prania e tyre ishte e domosdoshme. Me informacionet që kishim përzgjodhëm tre specialistë italianë, nga më të mirët e fushës së prodhimit të armëve në rrugë artizanale. Dhe nuk u zhgënjyem…

Ju po thoni se kopjen e parë të automatikut “P-84” e bënë specialistët italianë, po mjeshtrit shqiptarë çfarë procesi realizuan në këtë projekt?

Demostrimi i “Kallashit të Xhevdet Mustahës” në paradën e vitit ’94 “Zhulali ua prezantoi për herë të parë amerikanëve”. Specialistët italianë u thirrën në ndihmë. Për ta u krijua një repart special në zonën e Bradasheshit. Ishte kjo një strukturë sekrete e uzinës së Çekinit në rrethin e Gramshit. Ata për muaj me radhë bënë me dhjetëra eksperimentime, të gjitha në rrugë artizanale për të prodhuar pjesët e këtij lloj automatiku. Çfarë u kërkua prej tyre, më në fund u realizua.

Madje nuk u prodhua një, por pesë automatikë tip P-84. Gjithsesi, kjo ishte vetëm një pjesë e punës. E para, se automatiku që mundën të riprodhojnë ata, kishte jo pak defekte e pasaktësi. Tjera kishte të bënte me faktin se nuk kërkohej të prodhonim thjesht një automatik që të ngjasojë me atë të Xhevdet Mustafës, por synonim krijimin e teknologjisë për ta prodhuar në seri “P-84”. Në fund të fundit, ky ishte edhe objektivi i “Projektit 84″…

Çfarë treguan eksperimetimet e para?

Në qoftë se në Bradashesh u bë eksperimentimi me pesë automatikët e parë, implementimi i linjës teknologjike u shtri në dhjetëra ndërmarrje të ushtrisë dhe të tjera të sistemit të industrisë mekanike të ekono misë. Gjithçka në këtë sipërmarrje drejtohej nga grupi i inxhinierëve të caktuar për këtë projekt në instituti numër 6, që kryesohej nga inxhinieri i talentuar Ilir Andoni.

Grupet që operonin në ndërmarrjet e ndryshme, kishin detyrime specifike. Çdonjëra prej tyre kishte për detyrë prodhimin e pjesëve të veçanta të kësaj arme. Finalen e këtij projekti duhej ta përmbyllte Uzina e Artilerisë, e cila kishte për detyrim të bënte montimin dhe kolaudimin e armës. Ju thoni se për prodhimin e automatikut të Xhevdet Mustafës kanë punuar dhjetëra ndërmarrje në të njëjtën kohë…

E vërteta është se ka qenë një sipërmarrje e jashtëzakonshme, në të cilën janë angazhuar shumë nga kombinatet dhe uzinat mekanike të vendit, sipas profilit dhe kushteve teknologjike që ofronin. Ndërkaq, ndërmarrjet e sistemit të industrisë ushtarake ishin të gjitha të integruara në këtë projekt të rëndësishëm…

A u kujtohen proceset që kryen ndërmarrjet në zbatim të këtij projekti?

Patjetër që më kujtohen, madje mbaj mend me hollësi të gjitha operacionet, të cilat prodhuan detalet e kësaj arme. Mjafton të kem përpara një automatik “P-84”, për të përshkruar prodhuesin e elementëve përbërës të tij. Të vijmë te konkretja. Trupi i “P-84” u prodhua në uzinën e autotraktorëve në Tiranë dhe në Kombinatin e Poliçanit. Shuli u realizua në uzinën e Çekinit në Gramsh dhe në atë të instrumenteve “Petro Papi” në Korçë. Karikatori në Uzinën e Artilerisë.

Fisheku 9 m/m në kombinatin e Poliçanit. Baruti në uzinën e Mjekësit. Ndërkaq, ndërmarrje të tjera të sistemit të industrisë mekanike, prodhuan detajet e tjera të konstruksionit të armës së Xhevdetit. Në këtë sipërmarrje u angazhua uzina “Partizani” e Tiranës, UEM-i i Durrësit, UMB e Korçës, Uzina Mekanike e Beratit, ajo e Patosit, uzina “Tirana” etj. Shkurt, një korpus i tërë njerëzish e ndër marrjesh prodhuese. Dhe jo në pak ditë, por për dy vjet me radhë deri sa nisi prodhimi në seri…

Cilat ishin vështirësitë më të mëdha që u përballuan gjatë këtij projekti?

I tërë procesi për prodhimin e automatikut P-84 ishte një sfidë e vështirë. Të riprodhoje në linjë teknologjike një armë të realizuar në rrugë artizanale, duhej kapërcyer një barrierë e jashtëzakonshme. Prandaj u desh kohë për të mbërritur pas shumë peripecive te produkti i parë. Në ecurinë e projektit hera-herës dilnin defekte të papritura. Një herë dilte me defekt karikatori, herën tjetër fisheku. Dorë pas dore u zgjidhën defektet që shfaqeshin në konstruktin e shulit, në atë të tytës, te kapsolla etj. Mbaj mend p.sh., problemet me fishekun.

Ndërkohë që kishim zgjidhur gati përfundimisht çështjen e konstruktit të automatikut, ishim duke dështuar me fishekun. Fillimisht operuam me fishekë austriakë. Me ta arma nuk paraqiste asnjë lloj shqetësimi. Më vonë zgjidhëm edhe prodhimin vendas të fishekut parabolë 9 mm që përdorte kjo lloj arme.

Dhe kur u zgjidh përfundimisht prodhimi i automatikut të Xhevdet Mustafës?

Aty nga fundi i vitit 1986, prodhimi u fut në linjë teknologjike. Për kohën ishte një arritje e madhe, por u kalua pa bujë. Madje, gjithçka u rezervua top sekret. Më shumë se një produkt ushtarak, automatiku “P-84” ishte menduar për t’i dhënë impakte eksportit. Qëllimi ishte për t’u futur në trafikun e fshehtë të armatimit…

A pati ndryshime automatiku “P-84” që u prodhua nga mjeshtrit shqiptarë nga ai i Xhevdet Mustafës?

Për të mbërritur deri te produkti përfundimtar, dolën mjaft skarcitete, kuptohet me një kosto goxha të lartë. Megjithatë këmbëngulja ishte e jashtëzakonshme dhe më në fund mbërritëm te suksesi, nxorëm në dritë au- tomatikun “Made in Albania”, sipas origjinalit dhe në parametrat teknikë e fizikë. Problemi i fundit ishte eliminimi i zhurmës, të cilën mundëm ta realizojmë pas disa eksperimentimeve. Filluam pastaj nga prodhimi në seri…

Sa armë të tilla u prodhuan?

Nga sa më kujtohet, deri në fundin e viteve ’80, u prodhuan rreth katër mijë automatikë “P-84”. Objektivi i qeverisë komuniste synonte të prodhoheshin mbi 2 mijë të tilla në vit. Gjithnjë me synim eksportin, i cili siç flitej nën zë në atë kohë ishte me shumë interes. Por rrethanat që erdhën e ndërprenë procesin. Unë mbaj mend që ky lloj automatiku u demostrua për herë të parë në paradën e vitit ’94. Aty, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali ua prezantoi dhe ushtarakëve amerikanë…

Qeni Sharrit – DeΙtar Ilir aυtokton në Trojet Shqiρtare, kjo është historia -Pαmjet

Qeni shqiptar është përmendur nga historianët, natyralistët dhe poetët, qysh kur së pari Europa filloi ngrihej në rëndësi. Atij i vishej një origjinë e mbinatyrshme dhe fuqi e pashtershme.

Thuhet se Diana i ka dhuruar Procris një qen, i cili ishte gjithmonë i sigurt për prenë e tij, bashkë me një shigjetë, e cila nuk dilte kurrë huq dhe që kthehej gjithmonë te pronari i saj. Studiuesit e dikurshëm antikë të prejardhjes së qenve, ia vishnin origjinën e kësaj race të famshme jug-lindjes së Europës, në mënyrë të veçantë Molosisë dhe Spartës,transmeton FishMedia.info.

Mbarështimi i kësaj race shumë të shkëlqyer qensh, tashmë haset shumë dendur në këtë qoshe të Europës, sidomos në Shqipëri, duke qenë në përputhje me përshkrimet ekzistuese të së parëve të vet, autoktonë në të njëjtat vende dhe që duket se nuk pësuar zvetënim.

Ata janë po aq të mëdhenj sa një qen Mastiff. Leshi i tyre i dendur është shumë i gjatë dhe i mëndafshtë, në përgjithësi me nuanca të ndryshme të kafenjta. Bishti i tyre është i gjatë dhe leshtor. Këmbët duken të bëra më shumë për forcë se sa për shpejtësi të madhe, duke qenë më i mbushur dhe më i shkurtër se sa ata të racës Greyhounds. Koka dhe nofullat e tyre janë të zgjatura dhe turiri është me majë.

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qen autokton në Trojet Shqiptare, në Ilirinë antike. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.

Deltari Ilir – Qeni Ilir
Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë. I fuqishëm, me pamje të vendosur, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv.

TRUPI
Lartësia: te mashkujt – 67-75 cm ndërsa te bushtrat – 60-70 cm
Pesha: te meshkujt – 40–60 kg ndërsa te bushtrat – 30–45 kg Tek qentë mbi 50% të ekzemplarëve dominon lartësia 70 cm ndërsa te bushtrat 66 cm.

KOKA
Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat.

NGJYRA
Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë:
Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e verdhë me turi të zi 20%, ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%.

QIMJA: e gjatë
Karakteri
Deltari Ilir eshte i shoqerueshem me njeriun eshte i ashper por kurre agrasiv.
Ne pergjithesi eshte i qete por kur dikush paraqet rrezik per kopene apo per objektin atehere shendrrohet ne nje armik te frikshem . Deltari ilir ndryshe nga racat e tjera qe jane besnik ndaj pronarit si dhe ndaj familjes deltari ilir lidhet dhe e done vetem pronarin gjate gjithe jetes se tij.

Historia
Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është racë autoktone Ilire e krijuar në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijëra viteve. Rreth krijimit të kodit gjenetikë të kësaj race ekzistojnë dy teori: E para thotë se kanë prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qëndron dhe Teoria e dytë e cila thotë se kanë prejardhje nga doga e Indisë/Tibetit e cila ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Lekës (Aleksandri i Madh) në Gadishullin Ilirik në trojet ilire ku është kryqëzuar me qentë vendas dhe janë krijuar Qentë Molos, Plini thoshte se ilirët u dhanë qenj aq të mëdhenj Lekës saqë vrisnin si luanët, e që mundnin luanj, elefantë e dema në stadiume.

Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë, prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir. Në 100 vitet e fundit si në aspektin morfologjik të emërtimit ashtu edhe në atë të karakterit (tipareve) është prezantuar në mënyrë të shtrembëruar para opinionit botëror.

Edhe pse prezantohet se kjo racë është e njëjtë me racën e cila është regjistruar në FCI, së pari me emrin Deltari ilir (Ilirski ovcar) në vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1957 për qëllime të caktuara politike, që neve shqiptarëve të na mohojnë çdo gjë autoktone, është ndryshuar në (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac).

Deltari ilir në mënyrë absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe për nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe është me rëndësi të themi se Deltari ilir si racë nuk ka qenë asnjëherë i standardizuar. Është e vërtetë se nga ky lloj i qenve janë marrë ekzemplarë dhe janë dërguar nëpër Jugosllavinë e atëhershme dhe nga kinologët e ndryshëm si dhe nga ushtria jugosllave janë bërë eksperimente me ta duke i përzier me raca të tjera dhe e kanë krijuar racën të cilën e njohim dhe është e pranuara në FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit të cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk përputhen me parametrat e standardit të cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanë marr ato parametra kinologët jugosllavë dhe janë ardhur deri te ai standard i tyre vetëm ata e dinë.

Në Kosovë këtë racë e quajnë Deltar (Qen Dhene)kurse në Shqipëri e kemi një racë të ngjashme por për nga madhësia janë më të vegjël diku nga 65 cm-70 cm reth 45 kg janë qime shkurtër dhe quhen qen stanesh (t’banesh, por janë të pa standardizuar)./FishMedia/

Ρerandorët iΙirë që zγrtarizuan krishtërimin e sotëm

Aurelio Costantini, i njohur dhe si Kostandini i madh, lindi më 27 shkurt 274 dhe vdiq më 22 maj 337. Kostandini ishte një nga figurat më të rëndësishme të perandorisë romake që e riformoi atë, dhe realizoi zyrtarizimin e Krishtërimit.

Është konsideruar si shenjt, i ngjashëm me apostujt e Kishës ortodokse, nga kisha ortodokse lindore dhe nga Kisha katolike.

Konstandini (Flavius Valerius Constantinus ) ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës. Ai sundoi 31 vjet (306- 337).

Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus. Ishte djali i komandantit ilir Constantinus Chlorus . Në vitin 305 i ati ishte bashkë perandor.

Konstandini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: “Objektivi kryesor i Konstandinit qe të ishte zot në gjithçka”.

Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Konstandini “i Madh” për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe në integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme

Është i pamohueshëm fakti, që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Kostandinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë, ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.

Konstandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, njëri nga 4 tetrarkët. Konstandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndjekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që e ndiqnin.

Konstandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë perandorinë, atij iu desh të mundte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Lumi i fryrë shembi urën, duke vrarë mijëra vetë, midis të cilëve edhe Maksencin.

Sipas legjendës, Konstandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vizion, që e porositi t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë.

Ai vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: “Me këtë shenjë, do të fitosh”. Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, me një Hark Triumfi. Sapo Konstandini e ndjeu (pas një pritjeje 9-vjeçare) se zotëronte forcat e nevojshme për të kaluar në sulm, ai e prishi aleancën e tij me Licinin, i cili qeveriste gjysmën tjetër të perandorisë.

Ai e mundi Licinin një herë në Adrianopojë, pastaj e përzuri përfundimisht nga Bizanti në betejën e Krizopolisit.

Dy ndryshimet spektakolare të ndërmarra nga Konstandini qenë ndërtimi i “Romës së Re”, Konstandinopojës, dhe përqafimi i krishterimit prej tij. Zhvendosja e qendrës gravitacionale të perandorisë në Lindje, ishte filluar nga Diokleciani, por qyteti i Bizantit, i zgjedhur nga Konstandini, ishte shumë më tepër strategjik se ai i Nikomedisë, kryeqytetit të Dioklecianit. Mendohet se transferimi i kryeqytetit të perandorisë në Bizant ishte motivuar si nga një ndjenjë fajësie, ashtu edhe nga arsye strategjike.

Në fakt, Roma ishte qyteti ku Konstandini (sipas zhurmës së përhapur) kishte vrarë gruan e tij, Fausta, dhe djalin Krisp. Cilado qoftë arsyeja e zgjedhjes së Konstandinopojës, qyteti u ndërtua me shpejtësi dhe u përurua me bujë të madhe që në vitin 330.

Tani që kanë kaluar shumë kohë, mund të themi se është e qartë se zhvendosja e qendrës gravitacionale të Perandorisë Romake në Lindje shënon perëndimin e qytetërimit tradicional greko-romak. Konstandini ishte shumë bujar kundrejt Kishës, edhe pse dhuratat e tjj, në përgjithësi, rridhnin nga plaçkitja e tempujve paganë.

Kleri nuk paguante taksa, kështu që Kisha grumbulloi pasuri. Konstandini ndërtoi shumë kisha, prej të cilave mund të përmenden bazilika e Shën-Sofisë, në Konstandinopojë, dhe e Shën-Pjetrit, në Romë. Konstandini u mor personalisht me çështjet fetare dhe u bë ndërmjetës i Kuvendit ekumenik të Nikesë, i cili saktësoi parimet themelore të besimit të krishterë modern, duke konfirmuar natyrën hyjnore të Krishtit. Arianizmi, i cili i kundërvihej këtij parimi, u shpall heretik.

Kulti popullor i Mitrës ishte njëri nga kultet që mund të ketë rivalizuar me krishtërimin. Adhuruesit e Mitrës besonin se forcat e të mirës dhe të keqes, të dritës dhe errësirës, ishin vazhdimisht në luftë. Në anën e dritës gjendej perëndia Mitra, që paraqitej duke sakrifikuar demin kryesor të tufës, për të shtuar pjellorinë e tokës me gjakun e tij. Ky kult u përhap shumë në ushtrinë romake.

Krishterimi primitiv u mbrojt me shumë tradita të mëparshme, të cilave u modifikoi temat dhe simbolet. Kështu, dita e 25 dhjetorit, e zgjedhur për të festuar lindjen e Krishtit, përkon me datën e lindjes së Mitrës dhe me datën e solsticit të dimrit, moment ky vendimtar i luftës së diellit kundër errësirës.

Në artin bizantin, kurora e dritës e Krishtit të kujton pa dyshim, rrethin diellor që shoqëronte figurat e Mitrës.

HISTORI NGA JETA E KONSTANDINIT

Konstandini ishte i motivuar, pa dyshim, nga arsye sa politike, aq edhe fetare. Nëna e tij, Helena, u kanonizua pasi kishte zbuluar “kryqin e vërtetë”. Jeta e Konstandinit u bë një temë klasike e artit të krishterë. Madje, emri i tij është lidhur me një pikturë false të Mesjetës (“Dhurata e Konstandinit”), për të justifikuar pushtetin e përkohshëm të papatit. Konstandini shpalli si të paligjshme shumë praktika tradicionale pagane dhe mori pjesë në kryerjen e riteve dhe të festave kristiane, por ai nuk pranoi ta shpallte krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Ai ruajti titullin e vet pagan, Pontifex Maximus dhe praktikonte ndonjëherë ritet hyjnore romake.

Me gjithë politikën e tij në favor të krishterimit, Konstandini nuk ishte i krishterë në kuptimin e plotë të fjalës. Ai u pagëzua vetëm në shtratin e vdekjes, nga një prift arian.

Kostandini i madh është një nga perandorët më ndriçues të Romës. Nga që nuk ishte as romak as grek, nuk duan ta cilësojnë si me të madhin, por në fakt ai ishte me i madhi ndër perandorët e Romës, shtetin e të cilës e riorganizoi dhe ndërtoi fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt.

Sjellja e Kostandinit në temat fetarë ka pasur shumë diskutime ndërmjet historianëve. Disa prej tyre mendonin se feja për Kostandinin ishte një instrument për të mbretëruar. Historiani zvicerian Jakob Burchart shprehet:”Bëhet fjalë për një njeri gjenial, tek i cili ambicia dhe dëshira për dominim nuk patën qetësi.

Një njeri i tillë mund të konsiderohet dhe fetar, dhe jo”. Por ai dallon bindjen personale me atë të sjellje publike. Gjëja më e rëndësishme është se ai kërkoi unifikimin dhe dakordësinë e Kishës, nevojë e cila vinte nga një dizenjim i saktë politik dhe që ai e konsideronte si uniteti i botës së krishterë, që në fakt ishte e domosdoshme për stabilitetin e fuqisë së perandorisë.

Ai ishte i bindur se forca e tij vinte nga mirësia e Zotit.

Justiniani

Ndërsa Perandoria romake e Perëndimit ishte zhdukur nën sulmin e barbarëve, në fronin e Kostandinopojës shkëlqente Justiniani i parë, i kënduar aq bukur nga Dante Aligieri në kryeveprën “Komedia hyjnore”.

Veprat e këtij perandori janë të mëdha dhe të pavdekshme. Vepra më e madhe është kodifikimi i tagrit romak. Një punë që u mbështet nga një komision i përbërë prej 17 juristësh, të kryesuar nga Triboniani. U shqyrtuan 2000 libra dhe mbi 3 milion tekste dhe u përpilua “Corpus Juris” që është themeli i Jurisprudencës moderne.

Në këtë vepër vigane Justiniani, nën ndikimin e Krishterimit ndërroi dhe zbuti shumë pika të tagrit të moçëm, si atë të pushtetit atnor, përmirësoi gjendjen e gruas dhe shpalli barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.

Justiniani i dha nxitje dhe tregëtisë, artit dhe letërsisë. Ai ndërtoi bazilikatën e famshme Agia Sofia, për të cilën u punua 6 vjet rresht.

Historiani i madh rus Vasiliev, në veprën monumentale të tij, “Historia e Bizantit” thotë se Justiniani i parë dhe i dytë që mbretëruan ndër vitet 518-568, kanë qenë ilirë dhe shqiptarë.

Justiniani u lind në Petrus Sabbatius të Tauresium në provincën e Dardanisë, në vitin 483 pas Krishtit..

Gjatë mbretërimit të Justin (518-527), Justiniani ishte shok i ngushtë i perandorit. Justiniani tregoi ambicie dhe punoi fillimisht si funksionar dhe ishte shok i perandorit. Falë kësaj miqësie dhe aftësive të tij ai u bë perandor më 1 prill 527, edhe pse nuk ka asnjë dëshmi bindëse për këtë.

Gjatë kohës së sundimit të Justinianit, perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtë e jetës. Falë tij perandoria bizantine u shtri nga Armenia në brigjet e Spanjës dhe nga Danubi në Afrikë.

Politika fetare

Justiniani rregulloi çdo gjë si në fe dhe në ligje. Ai nxori me ligj besimin e Kishës në Trini dhe atë të Mishërimit, duke i kërcënuar heretikët me gjoba. E ktheu Kostandinopojën simbol të kishës, duke patur fuqi ligjore mbi katër këshillat ekumenikë. Justiniani mbrojti pastërtinë e kishës nga heretikët. Ai i dha rëndësi Kishës dhe Klerit dhe pati një vëmendje të veçantë ndaj zgjerimit të monasticizmit. Murgjërit fituan të drejtën të trashëgonin pronat nga qytetarët privatë dhe të merrnin dhuratë vjetore nga thesari perandorak, ose nga taksat e krahinave. Edhe pse karakteri despotik i masave të tij është në kundërshtim me sensibilitetin modern, ai ishte me të vërtetë një “baba” i Kishës. Dy Codex dhe Novellae përmbajnë akte në lidhje me donacionet, fondacionet, dhe administrimin e pronës kishtare, zgjedhore dhe të drejtat e peshkopëve, priftërinjve dhe Abatëve; jetën murgjërore, obligimet për banim të klerit, kryerjen e shërbimit hyjnor, juridiksionit peshkopal, etj

Justiniani rindërtoi edhe Kishën e Hagia Sophia (e cila kushtoi £ 20000 monedha ari). Hagia Sophia, me faltoret e saj të shumta dhe tempujt, kube praruar tetëkëndësh, dhe mozaikë, u bë qendra dhe monumenti më i dukshëm i Ortodoksisë Lindore në Konstandinopojë.

Justiniani hyri në arenën e shtetformimit duke i dhënë fund përçarjes Monophysite që kishte mbizotëruar në mes të Romës dhe Kostandinopojës që nga viti 483. Njohja e papatit të Romës si autoriteti më i lartë kishtar, mbeti guri i themelit të politikës së tij perëndimore. Përpjekjet e tij të sinqerta ishin për pajtim, me miratimin e organit të madh të kishës. Ishte i pari perandor që i dha fund luftës së perandorëve kundër kishës.

E r. eja hαρi krahët për ta ρërqafuar, delfini i djαΙΙezυar i bën brυnes atë që nuk ia merrte m. endja (Video)

Një e re në Varadero, Kuba po qëndronte e ulur, me krahët e saj të hapur, në pritje të një përqafimi të mundshëm nga delfinët që ndodheshin në ujë.

Por, si duket, një nga delfinët nuk donte thjesht një përqafim, ai donte më shumë se aq.

Gjitari i ujit u hodh nga uji, u ul në prehrin e saj dhe filloi të bënte lëvizje të çuditshme.

Vajza, në videon që tashmë është bërë virale nuk duket e indinjuar nga sjellja e tij e pahijshme pasi dëgjohet gjatë gjithë kohës duke qeshur.

Videoja ndalon me kaq, por personi që e publikoi në rrjetet sociale është shprehur se u desh ndërhyrja e sigurisë për ta larguar delfinin nga brunja

SHIKO VIDEON KËTU

Aυtobusi me ρeshë 35 ton injoron Ιimitin e ρeshës së urës prej 10 tonësh

Nëse një urë e vjetër përcakton limitin e peshës, do të ishte e mençur ta respektoni atë. Shoferi i këtij autobusi duket që mendonte ndryshe.

Ura e Kastorit në Arkansas ka një limit peshe prej 10 tonësh, me një korsi të bërë nga druri dhe është e ndërtuar në vitin 1949.

As këto pika nuk e dekurajojnë drejtuesin e një autobusi të madh, që thuhet se peshon 35 ton, nga marrja e vendimit për të kaluar urën.

Një video e frikshme e ngarkuar në internet tregon se pezullimi i urës fillon të lëkundet në momentin kur autobusi fillon të kalojë.

Gjërat pastaj duken edhe më ngusht kur autobusi arrin tek mesi i urës, duke formuar një kthesë të madhe që duket e mjaftueshme për ta ndarë urën në dysh

Ajo që është veçanërisht shqetësuese për kalimin është se shoferi i autobusit nuk ishte vetëm duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe jetën e udhëtarëve.

SHIKO VIDEON KËTU

Βraktisi Kanadanë për Shqipërinë: Vαjza ruse që u dαs.hυrua në shqiptarin dhe tani jeton në fshαt e lυmtur me të

“Që në kohën e pandemisë ne erdhëm në Shqipëri, unë më përpara do të thoja “po Kanadaja është vendi perfekt për të jetuar’ por pas pandemisë gjërat janë bërë shumë keq, nuk ka shumë liri për njerëzit kështu që ardhja në Shqipëri ka qenë hapja e një dere për të bërë atë që ne duam të bëjmë.

Për një vit ne nuk kemi mundur që të punojmë në Kanada. Ardhja në Shqipëri na dha mundësinë që të punojmë sërish kështu që unë mund të bëj gjithçka që bëj në film, make up. Të gjitha këto gjëra kanë qënë të mundura këtu” u shpreh ajo. Shikovid meposhte:

E pyetur për ndryshimet që vuri re në Shqipëri kur erdhi, ajo tha se nuk pësoi ndonjë shok kulturor pasi Rusia dhe Shqipëria janë vende të ngjashmë për nga kultura:

“Në fakt mendoj që duke qenë se kam lindur në Rusi dhe kam jetuar disa vite, më pas e kam vizituar çdo verë, ardhja në Shqipëri më bëri që të mos kisha një shok kulturor kështu që kur erdha këtu thash “ua këtu qënka si në Rusi”.

Sepse të gjitha ndërtesat e periudhës së komunizmit janë shumë të ngjashme, ka në influencë të madhe ruse ne Shqipëri sipas historisë dhe ka qenë si “ wow unë jam në shtëpi’ .

Masha tregoi edhe disa detaje interesante se çfarë pëlqen më tepër nga shqiptarët dhe shqipëria:

“Shqiptarët janë shumë të pastër, por shumë shumë të pastër. Ju duhet të jeni shumë krenar sepse unë kurrë nuk kam hyrë në një shtëpi shqiptare dhe të jem e pakënaqur.

Shqiptarët janë njerëz shumë të lirë , janë shumë mikpritës kudo që shkon njerëzit të ndihmojnë, të mikëpresin dhe familjet gjithashtu . Familja e të dashurit tim më ka mikëpritur shumë, jeni të ngjashëm me rusët” tha ajo.