Ήoroskopi për ditën e sόtme, e dielë 4 Shkυrt 2024


Dashi

Gjatë ditëve të fundit keni qenë të tensionuar dhe ky tensionim rrezikon që të shkaktojë disa polemika dhe debate. Bëni mirë që të merrni pak kohë për të reflektuar, para se të thoni gjëra që nuk i mendoni. Nëse e keni tepruar, mos hezitoni të guxoni dhe të gjeni një kompromis, pasi në të kundërt rrezikoni që ta bëni edhe më të vështirë gjetjen e zgjidhjes.

Demi

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi për tu argëtuar. Do të jeni të qeshur dhe më në fund, problemet e së kaluarës do ju duken vetëm një kujtim i largët. Prania e Venusit në shenjën tuaj, përfaqëson një element force. Mundohuni që të përfitoni nga ky moment i favorshëm, për tu rikthyer në lojë edhe në fushën e dashurisë.

Binjakët

Kjo është një ditë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni të fuqishëm në raport me të kaluarën. Do e shihni të ardhmen me optimizëm. Më në fund do të lini pas shpine tensionet që ju kanë karakterizuar në sferën profesionale. Do të arrini të merreni fare lehtësisht vesh me të tjerët, në sajë të gatishmërisë që do të shfaqni për të sheshuar tensionet. Kush është i angazhuar në një projekt të ri, do të ndihet edhe më i fuqishëm dhe pozitiv.

Gaforrja

Për shenjat e ujit dashuria është prioritet. Gjatë periudhës së fundit jeni përqendruar shumë tek puna, edhe sepse keni qenë të tensionuar për shkak të një sërë vështirësish. Kjo fundjavë, do ju gjejë më të qetë, duke iu dhënë më shumë hapësirë që të zgjidhni keqkuptime që kanë lindur kohëve të fundit.

Luani

Horoskopi i ditës parashikon një rikuperim të mirë. Do të jeni më të gatshëm për t’u përballur me personat e tjerë. Një pasion i juaji mund të rezultojë vendimtar, për realizimin e një projekti të ri i cili do të rezultojë vendimtar.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë shumë interesante sa i takon ndjenjave. Kush dëshiron që ti japë më shumë stabilitet lidhjes së tij/saj, ky është momenti i duhur për ta bërë. Edhe për ata që janë vetëm, kjo ditë është pozitive. Pritet që para jush të shfaqen mundësi të reja.

Peshorja

Të nisni të flisni për të kaluarën, për problemet që po mundoheni ti lini pas, nuk do ju çojë askund. Me shumë mundësi do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të arrini objektivat që keni duke përjetuar momente ankthi. Kjo sjellje kaq e ashpër, rrezikon që të kompromentojë raportin tuaj me të tjerët.

Akrepi

Pjesa e parë e javës ka qenë shumë e rëndë nga pikëpamja fizike. Ndërkohë gjatë kësaj të diele do të rikuperoheni, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Ka shumë mundësi që kush ju qëndron pranë, nuk është i bindur në disa zgjedhje që ju keni bërë. Përfitoni nga kjo ditë për të sqaruar keqkuptimet dhe pasiguritë, në mënyrë që të mos dëmtoni raportin tuaj.

Shigjetari

Do të keni projekte të mëdha, sidomos për verën dhe për këtë duhet të përqendroheni mirë si ti realizoni. Nëse dikush ju bën propozime, merrni kohën e duhur për të reflektuar. Ka shumë mundësi që disa ndryshime të turbullojnë ekuilibrin tuaj. Do ju duhet të shqyrtoni mirë, çdo gjë që ju paraqitet.

Bricjapi

Do të jeni shumë të vendosur. Gjatë ditëve të fundit po përballeni me beteja dhe sfida të ndryshme. Nuk ju pëlqen të insistoni, nëse nuk jeni të bindur për atë që po bëni. Tashmë duhet të vlerësoni, nëse duhet të mbyllni ose jo një histori, apo të punoni për ta rikuperuar atë. Keni nevojë për kohë për të reflektuar mirë me veten, mbi atë që ju duhet për të ardhmen tuaj.

Ujori

Keni nevojë për të gjetur më shumë qetësi në dashuri. Në periudhën e fundit keni akumuluar shumë stres, por tashmë do të vijë periudha e rikuperimit. Kjo ditë do të ofrojë mundësi shumë të mira edhe për lidhjen në çift.

Peshqit

Gjatë javëve të fundit situata ka qenë e tensionuar. Nga pikëpamja fizike keni ndjerë lodhjen e akumuluar. Kjo është një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës bëni mirë të menaxhoni angazhimet e mbetura pezull. Edhe në dashuri, është e nevojshme të sqaroni polemikat që kanë të bëjnë me të kaluarën.

‘Do ρërjetojmë të ftohtin ρolar…’ meteorologia Porja: Moti bën kthesën e fortë, ja deri kur zgjat dimri

Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

Sipas meteorologes Lajda Porja e cila ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje.

“Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje.

Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi.

Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset.

Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi,

le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.

Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë.

Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.

Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje,

nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë.

Porja tha se fundjava do të jetë e ngrohtë

“20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave”

Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj.

Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar.

“Edhe java tjetër kështu do të nisë, me temperatura të larta. Në datën 10-11 ka reshje shumë të pakta dhe kalimtare, janë jo më

shumë se dy ditë. Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo

katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.

Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.

“Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars.

Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është

marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë.

Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë”.

Ishte më e votυαra në sondαzhe, por nuk e fitoi dot Big Brother, reagon Shqiρja

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova” ku fitues u shpall Lumbardh Salihu. Pretendente për çmimin e madh ishte edhe Shqipe Hysenaj, e cila në sondazhet online ishte më e votuara nga të gjithë finalistët.

Megjithatë edhe pse nuk e fitoi Big Brother-in, Shqipja ka fituar dashurinë e publikut e këtë e ka treguar me një postim në Instastory.

“Dashuria juaj mjafton”, ka shkruar Shqipja krah një fotoje me një fanse duke vendosur edhe një emoji kupe për të treguar se kjo është fitore për të.

Advertisements

Vrau të renë shqiρtare në Itali, bυrg përjetë autorit, detγrohet 418 mijë euro familjes së υiktimës

Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow me origjinë nga Guinea, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe, natën mes 5 dhe 6 majit 2023.

Sipas mediave italiane, autori është i detyruar nga Gjykata të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro.

27-vjeçari, emigrant në Itali punonte si si pjatalarës në të njëjtin restorant ku punonte shqiptarja.
Mes të dyve nisi një histori romantike, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës.

27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik.

Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë dhe më pas autori telefonoi policinë: “Kam vrarë një grua, ejani më merrni”.

Ditën kur e vrau autori thotë se kishin lënë të takoheshin për të sqaruar mosmarrëveshjet por situate u agruavua derisa nxori armën gjysmë automatik të kalibrit 22 nga makina, duke e lënë të vdekur në vend 29-vjeçaren shqiptare./tch

“Βαndat shqiptare janë shυmë të forta, në Londër kanë aυtonomi”- Roberto Saviano flet për krimin e organizuar, komenton dhe marrëveshjen Rama-Meloni

Gazetari italian Roberto Saviano, një figurë e njohur publike për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias së vendit të tij, ka folur për mafian shqiptare në një bashkëbisedim me Ditmir Bushatin.

Në podcatin Public Square, Saviano foli mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me konceptin e tij për “lirinë”, prej së cilës ai është i privuar prej 18 vitesh, për kulturën e “makinerinë së baltës” përkundrejt asaj të denoncimeve, për raportet mes mafias shqiptare dhe asaj italiane dhe çfarë mund të bëjnë qeveritë në këtë pikë.

Roberto Saviano është shprehur mjaft kritik për protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive për refugjatët dhe mendon se kjo bie ndesh me liritë e të drejtat e njeriut dhe jo vetëm.

Bushati dhe Saviano e nisin bisedën mbi konceptin për lirinë dhe sa vlen ta sakrifikosh atë qoftë edhe për një qëllim të lartë publik. Në këtë pikë, ndryshe nga sa mund të pritet Saviano thotë se nuk ia vlen të sakrifikohet liria.

Duke u ndalur tek mësimet që Shqipëria ka mundësinë të nxjerrë nga Italia në këtë pikë, Saviano mendon se para së gjithash ”Shqipëria duhet t’i thotë lamtumirë heshtjes, pra frikës për të folur. Pra, institucionet shqiptare druajnë se mund ta rëndojnë këtë paragjykim, të përkeqësojnë gjendjen e emigrantëve duke folur për krimin. Është e kundërta. Paragjykimi luftohet.”

Në kohën kur zhvillimi teknologjik ka nxjerrë fort në pah garën për klikime, apo kur e vërteta alternative është ulur këmbëkryq mes nesh, Saviano dhe Bushati diskutojmë mbi konceptin e “makinerisë së baltës” dhe sesi ajo e dëmton individin qoftë edhe kur bëhet fjalë për kauza të rëndësishme të interesit publik por që prek dhe dëmton mbi të gjitha demokracinë.

“Makineria e baltës dhe delegjitimimi sot është mjeti më i parë për të sulmuar individët. E përdor mafia, regjimet por edhe kompani të zakonshme, parti normale në demokraci, gazetat. Dhe shpesh njerëzit bëhen mjet, vegël e makinerisë së baltës, pa e ditur. Përhapin informacion false kundër një personi, duke mos e lënë të marrë frymë një individ, pa arsye”, thotë Saviano.

Sipas tij, ky është një problem i kohës sonë. Shumë më parë se plumbat, mbërrin makineria e baltës. Kush ka jetuar regjimin komunist e njeh mjaft mire këtë strategji, pasi shërbimet sekrete komuniste e kanë përdorur gjithmonë mjetin e delegjitimimit për të shkatërruar individin. Amerikanët e quajnë ‘vrasje të karakterit’.

Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhënia mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, janë një grusht i vetëm.

“E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë”.

Saviano thekson fort nevojën për të diskutuar për krimin për t’u përballur me fenomenin dhe jo për t’ju fshehur debatit publik.

“Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro-maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë por u arrit me krimin. Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”.

Saviano shprehet njësoj kritik për marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministres Italiane Meloni për refugjatët dhe mundësinë e sjelljes së një pjesë të tyre në Shqipëri. Në këtë marrëveshje ai rendit disa probleme duke nisur nga ato juridiksionale “Pra që, juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni. Kjo do të thotë se në ato qendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane. Të tjera problematike paraqet kjo marrëveshje edhe në raport me përzgjedhjen e refugjatëve që do të sillen në Shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizatat kriminale?”

Ροlicia e Londrës u ngre kurth grαbitësve

Policia e Londrës po aplikon një mënyrë të veçantë për të parandaluar krimet e rrugës, me qëllim reduktimin e shifrave të kriminalitetit.

Autoritetet kanë vendosur agjentë civilë nëpër rrugë të ndryshme të kryeqytetit britanik, të cilët provokojnë situata që nxjerrin zbuluar grabitësit e rrugës.

Në këtë video të publikuar nga policia e Londrës, shfaqet një nga këta agjentë që shtiren si të dehur teksa lëvizin natën në një nga rrugicat e qytetit. Në një moment, ai rrethohet dhe sulmohet nga një grup grabitësish prej 5 vetësh.

Vetëm pak sekonda më pas ndërhyjnë policët me uniformë, të cilët u venë prangat të gjithëve.

Londra konsiderohet si një prej qyteteve me shifra në rritje të akteve kriminale me motive të dobëta.

Ραsi mbaroi shkollën, e reja nga Fieri i shkroi mesazh bshkëshortit: Hajde se ρiva heΙmin!

25 ditë si nuse, e reja nga Fieri vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Sot për mediat kanë folur prindërit e bashkëshortit të saj. Të pikëlluar për humbjen e saj, ata hedhin poshtë çdo dyshim se 18 vjeçarja është konfliktuar me të shoqin. E përshkruajnë si një vajzë të dashur e të mirë me të gjithë.

Madje ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja, pasi sipas tyre e reja bullizohej nga shoqet në shkollë. Ditën që ajo konsumoi fostoksinë, shprehen ata, kishte dalë nga shkolla duke qarë. Një nga kushërinjtë e familjes, Indrit Bytyçi thotë se ishte me Entilo Drajçin (bashkëshorti i 18 vjeçares) kur gruaja e tij i shkroi mesazh “Hajde se piva helmin”.

Ata kanë shkuar menjëherë në banesë dhe e kanë dërguar në spital.

“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh.”

Viktima 18 vjeçare dhe djali 24 vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë djalin, ndërsa atij i është marrë telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen./tvklan.al

Ργetja e moderatorit e gjeti të ρapërgatitur, Ledri Vula sapo pranoi që është single

Ata ishin një ndër çiftet më të pëlqyer në Shqipëri dhe askujt nuk i shkonte në mendje se mund të ndaheshin një ditë, aq më pak që kjo do të ndodhte kaq shpejt.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe megjithë aludimet e muajve të fundit, këngëtari ka pranuar mbrëmjen e sotme se është beqar.

I ftuar në natën finale të Big Brother Kosova, Alaudin Hamiti e pyeti Ledrin se si po i duket jeta si beqar.

“Qysh është jeta si single?” iu drejtua prezantuesi.

“Qysh qysh? Nice po dukem, ty si po të dukem?” u përgjigj këngëtari.

Kriza mes çiftit nisi pas një sherri me Dafina Zeqirin në fund të shtatorit të kaluar por ata u vunë re se ishin ndarë në premierën e filmit ku luajti Sara, në muajin nëntor. Blogerja u pa e pashoqëruar nga partneri ndërsa nuk pranoi në asnjë moment të tregonte se si qëndronte raporti mes tyre.

Jeta e trazuar sentimentαΙe e Rike Roçit, si po e mban banorja e BBV sekret pαrtnerin e ri pas ndσrjes nga boksieri

Rike Roçi është duke jetuar për së dyti eksperiencën e saj në “Big Brother” dhe është shndërruar shpejt në një nga personazhet më të ndjekur. Shpesh shkak janë bërë edhe debatet e nxehta u ajo ka qenë protagoniste, apo xhelozia e Ilnisës.

Gjatë spektaklit të fundit, dy vajzat patën një përplasje shumë të ashpër, ku shkak ishte pikërisht afërsia e Rikes me Meritonin. Vetë konkurrentja sqaroi se me moderatorin Kosovar janë vetëm miq dhe se ai ishte mik i njeriut të saj të zemrës, duke mos zbuluar më shumë detaje. Mikja e ngushtë e konkurentes së “Big Brother VIP” Rike Roçi, Anxhi Qerimi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur më shumë për jetën personale të banores.

E pyetur nga moderatorët nese Rikja është në një lidhje jashtë shtëpisë, ajo tha që banorja është në një njohje me një djalë para se të bëhej pjesë e spektaklit, por akoma nuk është lidhur.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë”, tha Anxhi. Përsa i përket afërsisë së madhe me moderatorin Meriton Mjekiqi, ajo u shpreh se Rikja përafohet kështu me të gjithë pasi është një person i dashur dhe ka një zemër të madhe.

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”,– u shpreh mikja e Rikes.

Por, teksa një dashuri e re po lind për Riken, një tjetër raport i rëndësishëm për të është mbyllur kohë më parë. E kemi fjalën pikërisht për lidhjen e rëndësishme që ajo kishte me Krist Prengën. Rike Roçi, konfirmoi lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga, për ditëlindjen e tij.

Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë. Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në “kickbox”.

Rike u shpreh se boksieri ishte njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur. Ndërsa shtonte në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde, duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”.

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihej i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë, “Panorama Plus” solli dhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kishin shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku ishin për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali. Para Vitit të Ri, ata ishin çift në programin “Shiko kush luan”.

Edhe pse nuk ranë në sy se ishin në lidhje, Rike e vendosur në krah të tij e qëlloi me tortë në fytyrë, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ekzistonte një lidhje intime. Burime pranë çiftit kanë treguar se u njohën në Milano, qytetin ku jeton Rike dhe që nga ajo kohë Prenga e viziton shpesh atë qytet të Italisë.

Flitej se marrëdhënia e tyre ishte shumë serioze dhe ata po bënin plane për fejesë, por nuk dihet arsyeja pse janë shkëputur papritur. E teksa miqtë pranë dyshes flisnin për një raport të fortë, vetë boksieri çuditi jo pak me statusin e tij, duke e qujtuar Riken, vetëm mikeshë. Kristi shkruajti se Rike ende nuk i ka konfirmuar gjë atij vetë se janë në një lidhje.

“Mirë që j’ua ka konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar gjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligë, s’keni çfarë të bëni dhe merreni kot me njerëzit”, shkroi ai.

Prenga shtoi se sot është hall të dalësh me një shok ose shoqe se të martojnë direkt.

“Nuk ia keni idenë fare se çfarë e kam unë atë apo kushdo që të ishte në vendin e Rikes. Hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt. Turp t’ju vijë”, shtoi ai.
Pas kësaj historie që mbaroi pak kohë më parë, Rikja sërish po tenton të gjejë dashurinë, këtë herë natyrisht duke u treguar më diskrete. Njohja me djalin në fjalë, po bëhet larg vëmendjes mediatike, si për të qenë më e sigurt përpara se të bëjë publike një tjetër histori dashurie.

“Besi pi drόgë, ajo lëviz me bodigαrd”, çfarë tha Cllevio që revoltoi Xhensila Mγrezajn: Bosi në Dubai…

Deklaratat shokuese të personazhit të Tik-Tokut, Kleviol Ahmeti kanë revoltuar këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila si rrallë herë është kundërpërgjigjur, duke parlajmëruar masa ligjore.

Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke gënjyer dhe manipuluar, do të përballet me përgjegjësi juridike.

Por çfarë tha Klevio në video, në një kohë kur çifti Besi-Xhensila janë trazuar nga thashethemet që qarkullojnë në media se po shkojnë drejt ndarjes?

Klevio hodhi disa akuza të rënda, duke deklaruar se Besi është përdorues droge, ndërkohë që Xhensila lëviz me truproja dhe aludoi se është lidhur me bosin e drogës Eldi Dizdari.

“Ai emri A.D gruan e tij e ka mbyllur në bunker me 4 shërbëtore, dhe e do Xhensilën që të bëjë çuna. Ka marrë Xhensilën se i duket se bën çuna, Xhensila ecën me bodyguard. Besi ka frikë nga bodygardi, Besi t’ia fusë ndonjë vizë dhe të këndojë sarilen. Kjo donte të më fuste njëherë në burg mua, nuk lë lokal pa shkuar dhe pa nxjerrë bythën. Na kapi frika Xhensila”, shkran Cllevio.