“Mirëmbrëma. Kemi nje problem shumë te madh. Kemi humbur kontaktin me nje person ketu ne Mal te Zi, kemi 5 dite qe po e kërkojmë, s’po e gjejmë dot. Quhet Arjan Horanlli, mosha 33 vjeç.
Ka humbur kontaktin ne zonen e Tivatit, Radanovic. Ka humbur kontaktet me familjen ne date 27 janar 2024. Denoncimi eshte bere edhe ne policinë e malit te Zi, ne Kotor. Kishte veshur bluze te zeze me kapuç dhe xhup te zi, me pantallona ushtarake ose blu.
Ju lutemi na ndihmoni ju se ka shumë shqiptarë qe e ndjekin faqen tuaj dhe jetojne dhe punojnë në Mal të Zi. Çdo kush qe e gjen te kontaktoje tej ky numër: +355676359489”
Një 34 vjeçar nga qyteti i Korçës ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ajo u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, 34-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Helmimi i kafshëve endacakë është një problematikë që nuk po gjen zgjidhje.
Persona të paidentifikuar kanë nisur të helmojnë qentë e rrugës por edhe ata me pronar në qytetin e Korçës. Ndjekës të Kolibri.al lajmërojnë se ka disa raste helmimesh brenda pak orëve.
Siç shihet në pamjet e siguruara, kafshët janë lënë të ngordhura në mes të rrugës, ndërsa imazhet në fjalë janë tejet prekëse, që përveçse tregojnë fatkeqësinë e katër-putroshëve, janë edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve pasi mund të kthehen në burim infeksioni.
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Me anë të një videomesazhi, ambasada amerikane thotë se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor.
Sipas ambasadës kjo do të thotë se ‘mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”
“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.
Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë banorëve të njohin më shumë njëri-tjetrin, duke organisur një darkë të veçantë me tre banorë në total.
Roza, Dea dhe Vesa kanë qenë tre personazhet e njohur të cilat kanë biseduar dhe kanë zbuluar më shumë për njëra tjetrën.
Gjatë kësaj bisede, Roza ka folur për fëmijërinë e saj dhe kryesisht për babain e saj, për të cilin ka treguar se ka qenë shumë i dhunshëm.
“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për një çamçakëz, më ka rrahur sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Babai im ka ndërruar jetë për shkak të tumorit në kokë dhe kjo është arsyeja e jetës së tij”, ka treguar Roza.
“Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e para, unë isha 5-vjeçe. Ai ishte tek puna e tij dhe unë vajza sepse kisha parë shoqet e mia që kishin marrë çamçakëza dhe ai më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë . Ishte agresiviteti i tij nga sëmundja e tij”, shtoi më tej Roza.
Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.
Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.
“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori./shijejete.com/
Një lajm intersant vjen nga Ukraina, këngëtaret ukrainase Jerry Heil dhe alyona alyona do të përfaqësojn Ukraininën në Eurovision 2024.
Kënga titullohet “Teresa & Maria” që i kushtohet dy grave më të famshme në botë: Nënë Terza dhe Maria, nëna e Krishtit.
Vetë këngëtaret shpjeguan se kuptimi i këngës është se njerëzit e shenjtë kanë lindur dikur si njerëz të zakonshëm dhe të gjithë kanë mundësinë të arrijnë lartësi joreale. Sot në Instagramin e artistëve është shfaqur një video me reagimet e të huajve për këtë këngë, ja çfarë thonë ata:
“Zot, çfarë gjuhe e bukur ukrainase”;
“Kjo këngë mund të jetë e madhe në Shtetet e Bashkuara! Prodhim fantastik!”;
Interesimi për të mësuar gjuhën shqipe nga nxënësit e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër ka bërë që të hapet një pikë e re shkollore në Dulliken të kantonit të Soloturnit, shkruan albinfo.ch.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse aty ku bëhen përpjekje, sukseset nuk mungojnë.Pas një pune të përkushtuar në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare të prindërve të Dullikenit, mësueses Besarta Halili dhe koordinatorit të “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiut, u bë e realizueshme që fëmijët të fillojnë me mësimin në gjuhën amtare.
Dhe këto fotografi të bëra ditën ndërkombëtare të arsimit, më 24 janar 2024, përcjellin një mesazh shpresëdhënës për gjuhën shqipe. Përpjekjet e vazhdueshme për ta shtuar numrin e nxënësve të pikave shkollore në Zvicër vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve, edhe pse viti shkollor ka filluar qysh në muajin gusht 2023. Koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, z. Dr. Vaxhid Sejdiu, së bashku me prindërit vazhdon me një përkushtim të veçantë, siç është dokumentuar gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, me të vetmin qëllim që në orët mësimore në gjuhën shqipe të kemi sa më shumë nxënës.Pra, thënë shkurt edhe pika shkollore e porsahapur në Dulliken të Kantonit të Soloturnit i bashkëngjitet pikave të tjera shkollore në gjuhën shqipe në mbarë Zvicrën. Ju bëhet thirrje të gjithë prindërve të kësaj komune, që fëmijët e tyre t`i regjistrojnë në mësimin në gjuhën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë në shkollën fillore Dulliken, nga ora 13:30 – 15:15. Mjafton një telefonatë në tel. kujdestar 076 321 26 94 dhe regjistrimi është punë e kryer.
Ashtu siç ka thënë dekada më parë dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri se “Shenja e kombit është gjuha. Kur një komb e humb gjuhën, ai e humb edhe veten, në të njëjtën linjë janë edhe ekspertët zviceranë të edukimit, të cilët sa herë flasin për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe mësimit të gjuhës amtare.
Dhe, me këtë rast nxënësit, të cilët sa po filluan me mësimin e gjuhës shqipe: Erisi, Era, Joriku, Liana, Eniku, Ledijoni, Dritjona si dhe të tjerët të cilët do t`iu bashkëngjiten në javët në vijim ju bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që të regjistrohen në shkollën shqipe, sepse nuk ka kënaqësi më të madhe kur mësojmë, ruajmë dhe zhvillojmë gjuhën e të parëve tanë, gjuhën e nënës – gjuhën shqipe.
Mesazhi ynë: “Ejani fëmijë – shqip të mësojmë”, është mesazh i përjetshëm, sepse pa këtë gjuhë, thënia: “Jam shqiptar”, lë shumë për të dëshiruar.
SHKRIMET ARKEOLOGJIKE ANTIKE FLASIN SHQIP DHE JO GREQISHT
GJUHA SHQIPE ÇELËSI NË LETËRSINË GJUHËSORE DHE ETNOGRAFIKE GREKO – -LATINE
Guri që flet shqip dhe ‘tronditi’ Greqinë fallco të sajuar:
NË GUR ESHTË SHKRUAR: Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret
__________________________________________
Faqe 45
Do të jetë më e lehtë të konfirmojmë mendimin tonë për origjinën e shqiptarëve, pasi kjo gjuhë është mbajtur konstante në tiparet e tij më të mëdha ndër shekuj e deri më sot, sipas fakteve historike.
Siç e ka parashikuar tashmë shkencëtari gjerman Muller, shqipja do të na japë çelësin e zgjidhjes së disa problemeve që lidhen me letërsinë gjuhësore dhe etnografike greko-latinike.
I emëruar Pelaka Skype ose nga shqiptarët që jetojnë në Epir, Shqipëri, Maqedoni dhe Itali, arbër nga shqiptarët në Greqi, ky dialekt është formuar nga disa mijëra fjalë dhe njërrokëshe dyrrokëshe, rrënjë të thata dhe të thata pa parashtesa ose prapashtesa disa përjashtime.
Duke përjashtuar fjalët neopelasgjike, latine ose greke, turqisht, sllave ose të tjera, skeleti shfaqet në idiomën e tij të lakuriqësisë i fortë, pothuajse eolodorien ose erë, duke iu afruar në fakt të gjitha dialekteve në epigramet e gdhendura të vjetra ose të kënduara nga rapsodët dhe Aedes
Faqe 49
Rapsoditë tek Homeri, me gjithë korrigjimet e nënkuptuara nga athinasit, tek shqiptarët homerikë gjejmë shumë fjalë në përdorim, gjë që argumenton lashtësinë e shqiptarëve.
Faqe 57
Shqiptarët më në fund vajtojnë të vdekurit e tyre në mënyrën homerike gratë (data, shqip-oAoXu xXatmoi;, oXoXi5Ço>), duke përsëritur fjalët izi, oïzi = e zezë, e pakënaqur.
Homeri e përdori këtë fjalë dikur oizôc Çuditërisht, fjalën zi, Zia e kthente në çdo moment në mbishkrimin arkaik të gjetur në Lemnos, të cituar nga i nderuari Dr. Apostolides.
Kjo fjalë do të thotë në shqip varr ende zi dhe frazë na zia erd era që ne erdhëm në zi.
Çfarë i shtyn disa shkencëtarë të argumentojnë se gjuha e mbishkrimit i ngjan shqipes, kjo relike e pellazgjishtes, veçanërisht pasi ishulli Lemnos ishte shtëpia ekskluzive e pellazgëve deri në kohën e Miltiades, i cili pushtoi.
Konkluzioni:
Përfshirja e ishullit Lemnos është shkruar në gjuhën pellazge, pellazgët nuk u përthitën plotësisht dhe ata janë kthyer me pasardhësit e tyre, shqiptarë apo shqiptarë, si dhe historia dhe prova gjuhësore.
______
Burimi:
texts Bulletin by Institut égyptien, Topics Egypt
Publisher Le Caire [etc.] Impr. de l’Institut français d’archéologie orientale [etc.]
Collection robarts; universityofottawa; toronto
Contributor Robarts – University of Toronto
Language French
Volume 3-4 ser.4
Superseded in 1918 by Institut d’Égypte, Cairo (1918- ). Bulletin
Këngëtarja e njohur Arilena Ara, ka befasuar fansat e saj përmes një videoje.
Arilena e konsideron Miriam Canin si binjaken e saj. Këngëtaret prej shumë kohësh janë mike, ku shpeshherë pozojnë krah njër-tjetrës në rrjetet sociale.
Krahas një video së fundmi në Instastorin e saj duke qeshur e kënduar me Miriamin, Arilena shkruan: “Binjakja ime”.
Nuk është hera e parë që dyshja përfliten për një ngjashmëri. Edhe më herët në fotot e tyre të përbashkta të shumtë kanë qenë komentuesit që i konsideronin si dy pika uji.