“Trυρin e mbështjellë me ρΙastmas e lashë në divan, brenda harrova gërshërët”, detaje nga krimi horror në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e plotë e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila mori përsipër fajin për vrasjen e të atit rreth dy javë më parë, por që u zbulua brenda disa orësh nga policia se ekzekutori ishte vëllai i madh.

Mësohet se dinamika e ngjarjes nuk u zbardh nga celulari, por ndërsa për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep.

E ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Të nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë./TCH

E rëndë në Greqi/ Hajdυti shqiρtar hyn në banesën e 28-υjeçares dhe tenton ta ρër*υnojë, pas një orë torturash ύαjza…

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një hajdut 30-vjeçar ka hyrë në një shtëpi dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty. Shqiptari hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.

E reja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili e ka goditur dhunshëm. Ai më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”. Më pas, i riu nga Shqipëria ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.

E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.
(BalkanWeb)

“Merrte 50-150 mijë euro për një υrasje”, kυsh është Kevin Zeneli, “kiΙΙeri” i besuar i Kasandër Nogës

Kevin Zeneli, 24 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Zeneli, sipas policisë merrte nga 50 mijë deri në 150 mije euro për të kryere një vrasje.

Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin.

Pagoi për ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, por vranë gabimisht Erion Çelën! Kush është Kasandër Noga, i dënuar edhe në Belgjikë për tentativë vrasjeje
Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të vitit 2022./albeu.com

“Gjγshja nuk e donte fëmijën pasi babai ishte shqiptar”- E reja në Greqi αbοrtoi, flasin miqtë e çiftit: Kur e morën vesh lαjmin u gëzuan, por…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zakynthos, të Greqisë, ku një vajzë 19-vjeçare abortoi fëmijën e saj, të cilin e kishte më një 27-vjeçar shqiptar.

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet kur dy të rinjtë kanë shkuar në spital për të kryer abortin.

Vajza është e shokuar dhe ajo tashmë ndodhet në spital, pasi është në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërsa miq të çiftit thonë se fajtor për këtë ngjarje të rëndë është gjyshja e vajzës, pasi ai nuk e ka dashur fëmijën për shkak se babai ishte shqiptar.

“I gjithë problemi ishte tek gjyshja, ajo nuk e donte pasi djali ishte shqiptar”, ka treguar një mikeshë e çifti, e cila thotë se “kur ata morën vesh lajmin kanë qenë të gëzuar, por pasi i treguan familjarëe të vajzës gjithçka ndryshoi”.

Por gjyshja e 19-vjeçares, thotë një tjetër version: “Më kërcenoi mua dhe vajzën”.

“Nuk më pëlqente ky njeri, tregonte një fytyrë engjëllore, por brenda kishte gjëra të tjera” tha gjyshja.

E ραzakontë/ Kαfsha e egër kαpet në qendër të Tiranës(Foto)

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit këtë të shtunë. Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gjitari, që nuk është aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana, është vendosur përkohësisht në një kafaz nga punonjës të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.

Nuk dihet ende sesi kjo kafshë e egër përfundoi në qendër të Tiranës.

Ngjarja trόnditëse në Durrës/ Bie alibia e fëmijëve për υrasjen e babait? Zbardhet dëshmia e familjes që donte të Ιidhte krushqi me PëΙΙumb Metën: Nuk donte ta fejonte Hygertën…

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen horror të ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku 3 fëmijë vranë babain e tyre, Pëllumb Meta, dhe e varrosën në oborrin e shtëpisë.

Deri më tani është deklaruar nga autorët se ky veprim erdhi isi pasojë e sjelljes së të atit në familje, i cili së fundmi kishte vendosur të fejonte pa dëshirë vajtën e tij 19-vjeçare Hygerta Meta. Por së fundmi një rol të rëndësishëm në hetime mund të kenë deklaratat e familjes me të cilën viktima donte të lidhte krushqi, të cilët kanë deklaruar të kundërtën me fëmijët e viktimës.

Policia ka marrë deklarata nga disa anëtarë të familjes me të cilën pritej të lidhej krushqi. Sipas dosjes së policisë personi E.Q., ka dkelaruar se ata kanë pasur dëshirë që të lidhnin krushqi me familjen e Pëllumb Metës, por ky i fundit ka refuzuar duke u përgjigjur se vajta ka për të vazhduar shkollën dhe nuk ka plan për fejesë.

Një deklaratë shokuese e cila rrëzon alibinë e 3 fëmijëve, të cilët u shprehën se vranë babanë e tyre pikërisht pasi po fejonte 19-vjeçaren Hygerta Meta, kundër dëshirës së sajë.

U asfiksυα nga tγmi dhe ndërroi jetë teksa nxirrte fëmijët e saj nga banesa e ρërfshirë nga flakët, dhυrimi i organeυe të 23-vjeçares shρëton 8 persona

Një nënë 23-vjeçare, e cila vdiq pasi shpëtoi tre fëmijët e saj të vegjël nga një zjarri që i përfshiu shtëpinë, tani ka ndihmuar tetë persona të tjerë përmes dhurimeve të organeve.

Familjarët e të resë kanë bërë me dije se i kanë dhuruar organet e saj për të shpëtuar jetë tjera, duke qenë se ajo nuk kishte mundësi më të jetonte.

23-vjeçarja Madison Hope Summerville festoi ditëlindjen e saj të 23-të vetëm tre ditë para se të shpërthente një zjarr në shtëpi më 15 shkurt, sipas një faqeje të verifikuar të GoFundMe të krijuar nga motra e saj, shkruan CNN.

Summerville ishte në gjendje të nxirrte një nga fëmijët e saj nga shtëpia e tyre në Spalding County, Georgia, tha për CNN Shefi i Operacioneve të Zjarrfikësve të Qarkut Michael Byrd.

Summerville kishte refuzuar të largohej nga shtëpia derisa të gjithë fëmijët e saj të ishin të sigurt jashtë, raportoi ËSB.

Ajo vdiq nga thithja e tymit një ditë pas zjarrit, tha eksperti i kontesë Spalding, Michael Pryor. Ajo ishte një dhuruese organesh dhe me dhurimin e saj “ndihmoi tetë njerëz të tjerë”, tha Pryor.

“Ajo ishte e mahnitshme në faktin se bëri më të mirën e saj për t’i nxjerrë fëmijët e saj jashtë… deri në atë pikë sa i kushtoi asaj jetën,” shtoi Pryor.

Motra e Summerville e përshkroi atë si “një nënë, grua, motër, vajzë dhe mike të mrekullueshme”.

Autoritetet nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi zjarrin në shtëpi, ndërsa është raportuar e ishte aksidental.

Krenare për όrigjinën e saj / Racizmi i grekëve më ρrishi fëmijërinë, rrëfimi i Alexia Trajko, fituesja e Greece Next Top Model 5

Αlexia Trajko, fituesja 20 vjeçare e “Greece Next Top Model 5”, në një intervistë për Espresso në Athinë, rrëfen se si është jeta e saj pas reality show-t, si ndikoi programi televiziv në psikologjinë e saj, ndërsa tregon edhe racizmin që përjetoi në fëmijëri për shkak të origjinës nga Shqipëria.

Në cilën fazë të jetës jeni?

Aktualisht jam në Amerikë sepse kam për qëllim që të zhvendos biznesin dhe jetën time këtu. Për sa i përket punëve të mia profesionale, punoj me agjencinë e modeleve me vendndodhje në Selanik, No Limits Models Agency. Kemi një partneritet të mrekullueshëm dhe jemi të aftë për të bërë biznes jashtë Greqisë. Deri tani kam bërë disa fushata për marka të njohura përmes instagramit dhe pasarelave, si për Zeus+Dione.

Të ka ndihmuar në karrierë “Greece’s Next Top Model”?

Më ndihmoi në gjysmë të rrugës, pasi kishte klientë që më zgjodhën për shkak të ‘GNTM’ por edhe të tjerë më kanë zgjedhur thjesht mua si modele, si Alexia, pavarësisht pjesëmarrjes në këtë reality show.

Nga juria, kë keni veçuar?

Kam marrë diçka nga të gjithë. Viki Kaya ishte pak më “mami”, kujdesej për ne, Tasos Sofroniou ishte më argëtues dhe me humor, ashtu si edhe Giorgos Karavas si miku ynë.

Si ka ndikuar tek ju qëndrimi “e karantinuar” brenda reality show-t për më shumë se katër muaj?

Ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për dikë që të flisja dhe po qaja se nuk e kisha pranë. Në fakt, gjithë kjo mbyllje më preku dhe pasi dola prej saj nuk mund të hyja lehtësisht në kontakt me njerëzit, nuk mund të përqafoja dhe puthja, kisha ngritur një mur dhe u mbylla në vetvete. Më në fund me ndihmën e njerëzve të mi ia dola dhe e kalova.

Sezoni i ri i ‘GNTM 6’ pritet të nisë. Nëse do t’ju propozohej një rol, do të dëshironit ta kishit?

Do të doja të shkoja si mysafire në mënyrë që të ndaj përvojat e mia me garuesit. Gjithashtu nëse do të ndodhte ‘Next Top Model All Star’, do të më pëlqente të isha sërish në garë.

Për çfarë do t’i këshillonit vajzat që do të marrin pjesë?

Të hyjnë të përgatitura mirë psikologjikisht dhe të jetë të gatshme të pranojnë refuzimin. Gjithashtu të jenë sa më shumë me këmbë në tokë, indiferente ndaj kamerave dhe të mos i kushtojnë rëndësi asaj që thonë vajzat e tjera.

Si e përjetuat publicitetin që morët gjatë lojës?

E përjetoj edhe sot, dy vjet më vonë. Në fillim nuk e kuptova, mbase doja të ecja përpara dhe nuk i kushtoja vëmendje, shoqet më thoshin “po të shohin, përshëndeti”. Është diçka që nuk e kam kërkuar kurrë, por është kaq e bukur dhe e ëmbël dashuria që marr nga bota, është një gjë që më prek vërtet!

Ju keni lindur në Selanik, por jeni me origjinë nga Shqipëria. A keni përjetuar racizëm?

Kam përjetuar racizëm dhe kur isha më e re, më këshilluan që ta fshihja origjinën time shqiptare. Por nuk e kam fshehur kurrë dhe jam krenare për origjinën time. Nuk e kam pranuar kurrë racizmin nga bashkëmoshatarët e mi, por e kam pranuar nga të moshuarit. Ajo që më kujtohet veçanërisht ishte kur isha në shkollën fillore, shumë fëmijë merrnin në provim dhjetë, siç kisha marrë edhe unë. U hodh shorti se kush do të jetë flamurtari dhe unë isha me fat! Nëna e një fëmije reagoi ashpër dhe kërkoi nga drejtori që të mos e mbaj unë flamurin. Më pas kjo çështje në shkollë u bë një problem i madh dhe duke parë të gjitha këto i kërkova drejtorit të mos isha unë flamurtarja, me qëllim që gjërat të qetësoheshin. Ai e vlerësoi qëndrimin tim por në fund u bëra unë flamurtarja në paradë.

Jeni një vajzë shumë e bukur, a ka dashuri në jetën tuaj?

Ka dashuri në jetën time dhe kam dy vite në një lidhje dhe nuk e fsheh. Në fakt, gjatë reality show ai dhe familja e tij më kanë mbështetur shumë dhe kjo ka qenë arsyeja, duke menduar për të, për familjen time dhe miqtë e mi, që të jap më të mirën dhe të mos i zhgënjej. /Përktheu noa.al/

JUSTINIANI ΡERSANDORI ILIR QË NUK I LEJOJ SLLAVET TË VENDOSEN NË ILIRI.

Journal for Name Research Faqe 34: Në vitin 595 pas Krishtit, Perandori Justinian, një dardan me origjinë nga zona e Scupit, kreu një vepër të vlefshme për historinë e jashtme të latinishtes ballkanike. Pasi restauroi qytetin e tij të lindjes, i cili ishte prekur keq nga tërmeti i vitit 518, ai e ngriti peshkopin lokal metropolitane Katelianus në kryepeshkop të një krahine të madhe kishtare në vitin 535.

Burimi: 📂 Revistë për hulumtimin e emrit, vëllimet 7-8 – R. Oldenbourg, 1931 https://search.lib.umich.edu/catalog… – 13&library=Të gjitha+bibliotekat

_______________________

Justiniani, nga bariu ilir te perandori romak https://www.britannica.com/biography/Justin-I

_______________________

Justiniani I ose siç quhej Justiniani i Madh ishte nipi i Justinit I dhe lindi në Bedrianë të Dardanisë. Ai e shpërbleu vendin që e bëri të madh si asnjë perandor tjetër ilir. Kështu ai ndërtoi qytetin e tij të lindjes dhe e rrethoi me mure të larta për ta mbrojtur nga pushtimet barbare.

Me shpenzimet e tij, ai ndërtoi një ujësjellës të madh në qytet për të pasur akses në ujë në të gjitha stinët. Ai ndërtoi 157 kështjella për atdheun e tij nga Danubi në Epir për të mbrojtur këto zona nga pushtimet e grupeve të ndryshme të popullsisë. Është merita e tij që një pjesë e madhe e territorit shqiptar i mbijetoi pushtimeve sllave.

Justiniani u martua me Teodorën, një grua budallaqe që kishte nisur jetën e saj si artiste, por që ia kushtoi gjithë jetën perandorit dhe zotit. Gruaja ishte partnerja e tij politike dhe një nga këshilltaret më të talentuara që do ta shpëtonte disa herë edhe kur froni i kërcënohej.

Ëndrra e Justinianit për politikën e jashtme ishte rindërtimi i Perandorisë Romake dhe ai ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij kësaj ëndrre. Ai kishte disa komandantë të aftë si Belisari dhe Naseri, të cilët bënë fushata për të rifituar territoret e projektuara nga Justiniani. Pra, brenda një kohe shumë të shkurtër ai pushtoi mbretërinë vandal në Afrikën e Veriut, Siçili, Napoli dhe Ravena. Ai luftoi kundër ostrogotëve dhe u kap mbreti i tyre, si dhe mbreti i vandalëve. Ai pushtoi pjesën juglindore të Gadishullit Iberik duke shkatërruar mbretërinë gjermane atje.

Derisa ai po zhvillonte fushata në Perëndim, barbarët sllavë u vendosën në trojet më emblematike ilire dhe pas më shumë se një shekulli bastisjesh, padyshim se do të vendoseshin në këtë tokë.

Edhe pse nuk pranoi t’i lejonte sllavët të vendoseshin në Iliri, më së voni në shekullin e VII, kur sundonte perandori Heraklid, ai i la sllavët në territoret ilire, në Kroacinë dhe Slloveninë e sotme, të vetëm, pasi fiset serbe me origjinë bullgare ishin të dhunshme. pushtuesit pushtuan pjesën lindore të Ilirisë dhe u vendosën në veri të Dardanisë nga Danubi.

Enciklopedia ruse e vitit 1954 pasqyron kufijtë e Mbretërisë Serbe në fillim të shekullit të 19-të, duke u shtrirë në veri të Nishit në atë që sot është Beogradi. Kjo pasqyron zgjerimin e Serbisë në kurriz të trojeve etnike shqiptare. Këtu sllavët gradualisht u bënë zotër të shumicës së ilirëve fshatarë, duke e çuar vendin në një periudhë errësire dhe varfërie mesjetare.

Për të mos pasur probleme me Perandorinë Persiane, Justiniani nënshkroi një traktat paqeje me ta për 50 vjet. Në vitin 532 ai ndërpreu një konflikt fetar. Justiniani e mbajti veten të paanshëm, kjo çoi në një konflikt me të dyja palët kundër tij. Kryengritja bëri që perandori të largohej nga froni, por Theodora nuk e lejoi këtë dhe kështu me anë të diplomacisë dhe me ndihmën e ushtrisë së tij arriti të shtypte rebelimin dhe të forconte pushtetin e tij.

Justiniani ishte iniciatori i kodifikimit të madh të së drejtës romake, pasi sistemi i vjetër nuk i përshtatej më marrëdhënieve të reja. Në fakt, romakët kishin një ligj për të drejtat e skllevërve dhe pronës, por në kushtet e krishterimit, skllevërit u liruan, duke krijuar kështu një lloj të ri skllavërimi të quajtur “kolonizëm” dhe feudalizëm. Me ndryshimin e marrëdhënieve ekonomike, ligji që rregullonte këto marrëdhënie duhej të ndryshohej. Për këtë ai akuzoi një grup avokatësh që kodifikuan ligjin duke nxjerrë Kodin Civil (Corpus Juris Civilis). Pas tre vjet pune, u krijua një përmbledhje e çështjeve juridike romake të quajtur Diageste, një përmbledhje e shkrimeve të juristëve të lashtë romakë. U krijuan lehtësira që nxënësit ta mësonin këtë drejt në shkollë.

ΙBurimi: https://www.ocnal.com/…/justinian-i-albanian-son-and…

Gjuha greke është 200 υjeçare dhe mësohej vetëm në kishë, kjo është e gjitha. Kisha nuk donte që ρόpulli të fliste gjuhën

Gjuha greke është 200 vjeçare dhe mësohej vetëm në kishë, kjo është e gjitha. Nuk ishte gjuha e përbashkët. Kisha nuk donte që populli të fliste gjuhën shqipe dhe vllahe. Pamjet janë një dramatizim propagandistik dhe nuk ngrihet askund pyetja përse nuk u respektuan gjuhët e tjera që fliteshin në Rumeli dhe sidomos gjuha e heronjve që çliruan vendin.

Edhe në kohët moderne, kemi dëshmi të shumta edhe nga Aristidh Kola të llojeve të dhunshme të dënimeve për fëmijët që dëgjoheshin të flisnin shqip nëpër shkollat në greqi. Ndër dënimet më të lehtat ishte fshikullimi me kamzhik nëpër duar dhe këmbë në sy të shkollës.

https://www.facebook.com/UsaAlbanianSocietyNY?ref=embed_video