Vrαu babanë me armë zjαrri në bashkëρυnim me motrën dhe vëllanë, ky është 25-vjeçari Hysen Meta

Personi në foto është 25-vjeçari Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babanë e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij, Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babanë.

Por orë më vonë, vetë 25-vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.

Çfarë ndodhi sot në Durrës

Trupi i 49 vjeçarit Pëllumb Meta u gjend i groposur në këtë kasolle pranë banesës së tij në fshatin Shënavlashit të Durrësit, aty ku 3 fëmijët e tij sot të arrestuar e varrosën 14 ditë më parë.

Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, kur djali i madh Hysen Meta qëlloi 4 herë me pistoletë babanë brenda në banesë pas konfliktit me të kundër fejesës pa dëshirë të motrës, 19 vjeçares Hygerta Meta studente e vitit të parë në Tiranë me një emigrant në Itali. Krimi u zbardh nga policia e Durrësit vetëm pasi Hyseni denoncoi në polici në 13 shkurt zhdukjen e babait. Motra për të mbrojtur vëllezërit fillimisht mor përsipër autorësinë duke deklaruar se babai i kishte dhunuar gjithë jetën.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pasi e vrava e mbështolla me çarcaf, fasho e qese dhe groposa. Armën e hodha buzë detit”, dëshmoi Hygerta Meta.

Por kjo dëshmi e 19-vjeçares nuk bindi hetuesit e Durrësit të cilët thelluan hetimet duke gjetur fillimisht makinën e viktimës në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit.

Dyshimet çuan në zbulimin e krimit ku hetuesit kanë marrë disa here në pyetje 4 anëtarët e familjes Meta, gruan, dy djemte Hysenin, Amarildon dhe vajzën e vogël, Hygerten. Nga hetimet u zbulua dhe provua se Pëllumb Meta u va në një dhomë të banesës në 10 shkurt nga djali i madh 25 vjeçari Hysen Meta i cili me ndihmën e djalit tjetër Amarildos 21 vjeç e kanë transportuar trupin dhe e kanë groposur në

Kasollen e bagëtive, rreth 1 metër e gjysmë thellësi.

Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas dhe sipas policisë planin për vrasjen e kishte bërë Hyseni me Hygertën.

Në hetim në gjendje të lirë është vënë nëna e tyre, Blerina Meta 49 vjeçe.

Familja Meta me origjinë nga Kruja jetonte prej vitesh në Shënvlash të Durrësit, përbëhej nga çifti i bashkëshorteve dhe 4 fëmijë, vajza e madhe ishte e martuar. Viktima Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave.

Kishte lënë takim për të krγer marrëdhënie s*k sυαΙe me adoΙeshentin 22 vite më të vogël, si ndodhi vrasja e Bledar Dedjas në Itali! 17-vjeçari pas krimit…

Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj nga vrasja e 39-vjeçarit, duke se ngjarja e cila tronditi opinionin publik po shkon drejt zbardhjes.

Sipas hetimeve të deritanishme kemi të bëjmë me një krim seksual. Shqiptari u vra me thikë më 20 Janar në një zonë të pyllëzuar në Paderno, në via dei Colli,

Ai u gjet nga një shok i tij, një ditë pas krimit, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Sipas hetimeve, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar, por për arsye ende të paqarta, i mituri ka masakruar me thikë shqiptarin.

I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit. Pas krimit, ai ka marrë thikën e kuzhinës, me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja, raportojnë mediat italiane.

Automjeti i Bledar Dedaj është gjetur në vendin e krimit nga policia italiane.

‘Çohυ në këmbë’/ Rrëfimi i tmerrshëm i djalit: Si e thura ρΙanin për υrasjen e babait

Zbardhet dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, që vrau të atin me pistoletë duke e qëlluar katër herë pas debateve të shumta që kulmuan për fejesën e motrës. Ai ka deklaruar se planin për vrasjen e bëri me motrën në mëngjes dhe në drekë e ekzekutuan.

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë. Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm. Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.

E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia” kjo ka qenë dëshmia e tij sipas gazetarit të Report Tv, Artur Korriku. Sot 50-vjeçari do t’i jepet lamtumira me një ceremoni mortore që do të bëhet në shtëpinë e të vëllait.

VëΙΙai i Pëllumb Metës hap dγert e mortit, teksa familja e υiktimës gjendet pas hekurave

Vëllai i Pëllumb Metës, ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet për vdekjen e të vëllait.

Kujtojmë se fëmijët e tij gjenden pas hekurave, pasi bashkëpunuan me njëri-tjetrin për vrasjen e babait të tyre.

Ndërkohë e shoqja e Pëllumb Metës nuk dihet nëse ka marrë pjesë në pritjen e ngushëllimeve.

Aktualisht, ajo po procedohet në gjendje të lirë.

Βëhuni gati për stυhi dhe dëborë! Cikloni po vjen drejt Shqipërisë

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

Ditën e Shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.

https://www.facebook.com/meteorologji/posts/809837137807670?ref=embed_post

Bes Kallaku është kapur duke u ρυthur me një υαjzë tjetër në klub?! Ja çfarë thotë gazetari (Video)

Çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së publikut me lajmin e ndarje së tyre.

Teksa shumë thashetheme qarkullojnë për tradhëti nga ana e Xhensilës, manovra për fshehje të pasurisë që kanë në hetim, duket se një tjetër lajm i është shtuar listës.

I ftuar në “Pasditja ime” me Gerta Gixharin, gazetari Angjeli Dikolli, është shprehur se Bes Kallaku është parë së fundmi në një nga club-et e Tiranës në praninë e një vajze dhe dukej se kontakti i tyre fizik shkonte gati në puthje.

https://www.instagram.com/_u/rtshqiptar/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f70f75be-c6be-4e2e-8f87-fc988088bcec&ig_mid=7492A5F4-1A20-441F-BCF9-FAFD3D09B07C

E frikshme/ Gjarρri sυΙmon konkurrentin e ‘Përρuthen’ në mes të emisionit (Video)

Emisionit “Përputhen” iu bashkua sot një vajzë e re e cila quhet Aria.

Ajo kishte vendosur të bënte një hyrje të pazakontë në studio. Kafsha e saj fatsjellëse siç e quan ajo, gjarpri, erdhi në studio bashkë me të.

E pyetur nga Megi se cilit nga konkurrentët do të donte t’ja jepte ajo thotë emrin e Bucit. Në momentin kur Buci e merr në shpatull, gjarpri lëviz nga shpatulla e tij duke frikësuar moderatoren Megi Pojani.

Buci e pyet Arian nëse ka helm apo jo. Ajo përgjigjet:

Konkurrentja e re thotë se gjarpri është i qetë dhe mesa duket e pëlqen Bucin. Pas tij, gjarprin e merr në dorë edhe Alba.

https://www.instagram.com/_u/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=00050642-5619-4b14-b62a-7dcae7ea34f5&ig_mid=7C614432-2BAA-4128-89A3-AFFBAEC90445

Kjo është groρa, ku ‘u υαrros’ Pëllumb Meta pasi u υra nga fëmijët e tij

Kjo është gropa e hapur brenda kasolles së lopës, ku tre fëmijët Pëllumb Metës, Hyseni 24 vjeç, Amarildo 22 vjeç dhe Hygerta 19 vjeçe kishin varrosur trupin e babait të tyre, pasi 24-vjeçari e kishte vrarë brenda në banesë, më 10 shkurt.

Kryefamiljari Pëllumb Meta ka pasur një debat të ashpër me familjarët e tij. Ai kishte dashur të fejojë vajzën Hygerta, por familjarët nuk kanë qenë dakord.

Duket se kjo çështje ka çuar në konfliktin, që rezultoi me vdekjen e tij. Vrasja është bërë nga djali i madh i familjes Hysen Meta, ndërsa me autorin dyshohet se kanë bashkëpunuar vëllai tjetër dhe Hygerta Meta.

“Trόndit” gαzetari i njohur: Goditja me veturë e bυrrit të Shkurte Fejzës ishte e ραΙnifikuar

Gazetari dhe analisti nga Kosova Vehbi Kajtazi, ka thënë se goditja me veturë e burrit të Shkurte Fejzës ishte e planifikuar.

Sipas Kajtazit, ngjarja ka qenë e planifikuar dhe ka si motiv urrejtjen pas reagimit të Hajrush Behlulit “kundër një deklarate të një të ashtuquajturi imam”.

“Goditja me veturë e Hajrush Behlulit nuk është aksident. Është i planifikuar dhe ka motiv urrejtjen pas reagimit të Behlulit kundër një deklarate të një të ashtuquajturi imam.

Urgjentisht duhet ta marrë këtë rast Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, përfundon Kajtazi.

Nëse akuza e gazetarit do të rezultonte e vërtetë, atëher ngjarja do të ishte vërtet skandaloze dhe alarmante.

Kamioni përρΙas motër e vëlla në Itali. Ήυmb jetën 17-vjeçari, ρΙagoset rëndë motra e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali ku për shkak të një aksidenti ka humbur jetën një 17 vjeçar.

Gjithashtu mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë motra e tij 15 vjeçare.

Ngjarja u regjistrua pasi shoferi i një kamioni humbi kontrollin dhe përplasi dy adoleshentët teksa po shkonin në shkollë.

Sipas mediave italiane, burri nuk është ndalur pas aksidentit dhe ëhtë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari. Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar. Ndërsa, 15 vjeçarja është shtruar në spital.