HABlT STUDENTJA NGA LEZHA: ZURA TË D.ASΗUR SA ERDHA NË TlRANË, Al TANl KËRKON DlÇKA QË UNË …

Një vajzë e re ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë dhe motivet përse është ndarë.

“Ç’kemi filozofista. Jam 19 vjeçe nga Lezha, por studio në kryeqytet.

Kam pak javë që jam ndarë nga i dashuri, me të cilin u lidha sapo nisa fakultetin. Më ngjiti direkt dhe u lidha me të.

Në fillim gjithçka shkonte mirë, por ne të dy jemi shumë tipa xheloz. Dhe erdhi ndarja.

Po bëhej gjithnjë dhe më shumë menefregist dhe nuk e duroja dot.

Nuk kemi lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.

Historia nuk kishte të ardhme, mendoja se ndarja ishte gjëja më e mirë për të dy, sepse ai nuk është gati për një histori serioze. Ai është 28 vjeç.

Ama dua të jem me të, për fat të keq ende e dua, por unë kuptova se ai nuk mund të më japë sigurinë dhe të ardhmen që unë dua.

Nuk kam pse vazhdoj të humb kohën…

Nuk i besoj atij …

Por ai vazhdon dhe më kërkon.

Nuk di nëse duhet të vazhdoj t’i përgjigjem ???

Nuk di çfarë të bëj, se ai familje nuk do tani dhe ma ka bërë të qartë. Më jepni ndonjë këshillë ju lutem…”, shkruan ajo.

Ka Ιexuar 125 libra, 5-vjeçari shqiptar nderohet me titullin “Lexυesi i Vitit” në Itali

Italia nuk është vendi i lexuesve të mëdhenj, prandaj, është befasuese të zbulosh se një fëmijë vetëm 5 vjeç ka arritur të lexojë 125 libra në një vit, sipas “La Stampa”. Të gjitha librat ishin pjesë e bibliotekës “Bartolomeo Della Fonte”, në Montemurlo, në provincën e Pratos.

Protagonist i kësaj historie është Mattia Mehdihoxha, me origjinë shqiptare, por banues në qytetin e vogël toskan.

Një fëmijë me pasion të madh për tregimet dhe leximin. Sipas një llogaritjeje të shpejtë, Mattia udhëtonte nga shtëpia në bibliotekë afërsisht një herë në tre ditë.

Biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” vendosi t’i jepte 5-vjeçarit çmimin “Lexuesi i Vitit”. Çmimi u dorëzua nga këshilltari i Kulturës i komunës së Montemurlos, Giuseppe Forastiero.

Gjigante kjo gjë! ZbυΙim në fund të detit, çfarë u gjet në brigjet shqiρtare…

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka gjetur amfora që janë të paktën 2,500 vjeçare në detin Jon pranë brigjeve shqiptare, të cilat mund të jenë aty si pasojë e një anije të mbytur në lashtësi.

Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM, tha të premten se kishte gjetur 22 amfora – shtamba me dy vegje dhe  me një qafë të ngushtë që përdoret për verë apo vaj. Amfroat janë pikasur rreth  40-60 metra thellësi,  të shpërndara rreth shtratit të detit pranë një bregu shkëmbor në Karaburun. Arkeologu Mateusz Polakowski tha se amfora e llojit korintas daton në shekullin e 7-të dhe të 5-të pes.

Arkeologu shqiptar Neritan Ceka tha se amforat e ngjashme të verës me origjinë korinthiane dhe Kerkira janë gjetur në Durrës dhe Apoloni dhe në zonat e tjera në brendësi të Shqipërisë, gjë që tregon tregtinë intensive gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 7-të përgjatë bregdetit shqiptar.

Që nga viti 2004, RPM ka zhvilluar kërkime në det në Shqipëri për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

“Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit do të krijonte një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet”, tha Goold.

Ceka tha se autoritetet shqiptare janë duke planifikuar një projekt të ri katër-pesëvjeçar me RPM dhe Institutin e Arkeologjisë Nautike, me bazë në Teksas, për të eksploruar mundësitë e gërmimit të anijeve të  mbytur, një proces financiarisht të shtrenjtë dhe shkencërisht delikat.

LEXO EDHEShokon Paskal Milo: Skënderbeu nuk mbrojti Shqipërinë, por kryqin (Video)

Hulumtimi në Shqipëri deri më tani ka zbuluar 28 rrënoja, si dhe disa grumbuj me amfora dhe gjetje shtesë nga jugu i Sarandës dhe Butrintit deri në Durrës dhe planifikon të shkojë në veri të Durrësit më pas.

Prania e RPM-së në 12 vitet e fundit ka qenë një “hap i madh” për shkencën shqiptare të arkeologjisë nënujore, sipas Auron Tares, kreu i UNESCO-s për Komitetin Shkencor dhe Teknik për Trashëgiminë Botërore Underwater.

“Nëse konfirmohet që kjo anije është  2,500 vjeçare, flet për themelimin e dy qyteteve kryesore në bregdetin shqiptar, Dyrrachium (Durrësi modern) dhe Apolonia, dy portat e rrugës Egnatia, rruga e lashtë drejt tregtisë lindore”, tha Tare.

“Ne kemi zbuluar jo vetëm anijet e lashta, por edhe një numër të mirë të anijeve të mbytura  të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore që hedh dritë mbi një kapitull të panjohur të historisë sonë”, tha Tare.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria, një nga vendet më të varfra të Evropës.

Deri më 1878, Sαnxhaku i Nishit qυhej Shqipëri

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare, të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit (4)

Françeskanët në ato rrethana, nuk patën mundësi ta përcillnin gjendjen e popullatës katolike shqiptare në ato anë, madje as në anën veriore të fshatrave shqiptare që shtriheshin në veri të Peshterit afër Janjevës.

Duhet theksuar se popullata shqiptare e zonës së Vrajës, Leskocit, Artanës dhe qyteteve tjera veriore e kishte përballuar për disa shekuj presionin e ashpër të Perandorisë Osmane, për myslimanizim të plotë deri në vitet 1843/44.

Ushtria e rregullt e sulltanit, që u dërgua në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënte presion shumë të madh, ndaj kriptokatolikëve shqiptarë në Shqipërinë veriore, me qëllim që ta rriste zhvillimin e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.

Se popullata shqiptare e kësaj zone, me shekuj e kishte ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën e lashtë dardane, dëshmohet edhe prej studiuesve të huaj, që i vizituan viset tona gjatë asaj periudhe.

Për ruajtjen e objekteve të kultit, ndërtimin e kishave arbërore, si dhe përballimin e islamizimit deri në gjysmën e shekullit të XIX, kanë shkruar më vonë edhe disa studiues serbë. Atanasije Urosheviçi, gjatë studimeve të tij dhe hulumtimeve në terren, ofron të dhëna edhe për islamizimin e vonshëm të familjeve shqiptare në Malësinë e Galabit.

Siç shihet edhe nga hulumtimet e tij, në kohën kur ai i ka bërë, në brezin e katërt familjet shqiptare të kësaj treve ishin të krishtera.

Për islamizimin e vonë të tyre shkruan edhe Urosheviçi, andaj ne e shkëputëm një faqe nga libri i tij.

Siç shihet edhe nga shkrimet e Urosheviçit vërehet se paraardhësit e familjeve shqiptare të islamizuara në këto anë, shkonin deri te brezi i katërt, për të dëshmuar besimin e krishterë. Sot kjo dëshmi vërtetohet fare lehtë se shkon deri në brezin e gjashtë.

Nga këto të dhëna kuptojmë se deri në këtë periudhë, popullata shqiptare ju bëri ballë, të gjitha sulmeve dhe projekteve osmane e ruse, për ta ndërruar fenë.

Edhe pse kësaj kryengritje në veri i printe kleri mysliman, nga ngjarjet e zhvilluara të kohës, mësojmë se kryengritjen e armatosur e përkrahën të gjithë shqiptarët katolik dhe ortodoksë të kësaj ane, duke u solidarizuar me vëllezërit e tyre mysliman.

Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvetësuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, me qëllim të falsifikimit të historisë së tyre, u dëmtuan.

Këtë e dëshmojnë edhe disa autor serbë, të cilët kanë lënë shënime për kishën shqiptare në qytetin e Leskocit. Ata shkruajnë për ndërhyrjen në freskat e kishës së Leskocit që ishte konservuar në vitin 1693, kur të gjitha freskat, mbishkrimet dhe fotografitë u ndryshuan në vitin 1902 dhe rreth vitit 1930, nga padituria për mos kuptimin e tekstit origjinal. Krejt këto kishin ndodhur pasi që këto punë u lanë në dorë të një të riu rusë, shkruanin serbët.

Dëshmi të shkruara nga autorët serbë, për ndërhyrjen e rusëve për të falsifikuar kishën shqiptare në Leskoc.

Nga kjo e dhënë kuptojmë se rusët që nga mesi i shekullit XVII, veprimin e tyre e kishin shndërruar në platformë politike dhe ushtarake, që të zhdukin çdo gjurmë të shqiptarëve në trevat ilire. Shërbimet sekrete ruse gjatë gjithë kësaj kohe punuan për formimin e shteteve sllave dhe shtetin grek në tokat ilire.

Dëshmi që Rusia e planifikonte zgjerimin e Bullgarisë në trojet shqiptare e sidomos në Anamoravë dhe lumin e sotëm Vardar.

Nga teksti lart kuptojmë se Rusia prej vitit 1877, me të gjitha shërbimet e veta sekrete kishte punuar që ta formonte Bullgarinë e madhe, e cila do të shtrihej në territoret e Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë së sotme. Një Bullgari të tille e dëshironte Rusia për çështje strategjike në Ballkan.

Se popullata e Leskocit deri në krizën lindore ishte me popullatë shqiptare, i kemi edhe të dhënat që i kanë botuar vet serbët për vizitën e bërë qytetit nga Georg Von Hahn në vitin 1858. Mes tjerash Hahn për qytetin shkruan se ishte me shtëpi të bukura, por ajo që i kishte lënë shumë përshtypje ishte shtëpia e Ismajl Pashës. Shtëpia e Ismajl Pashës në Leskoc dhe shtëpia e Mahmut Begollit në Pejë, janë më të njohurat në tërë Shqipërinë. Pra siç shihet në ato vite e deri në vitin 1878, tërë Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri, madje edhe vet serbët e quanin Arnautlluk (Shqipëri).

Dëshmi e shkruar nga Georg Von Hahn, për arkitekturën popullore shqiptare, dhe se Leskoci në ato vite konsiderohej si qytet shqiptar.

Shqiptarët e këtij rajoni, ishin të njohur si tregtar të zotët dhe ndërtues të mirë të objekteve të banimit. Shtëpitë e bejlerëve shqiptar të ndërtuara në Krushec, Leskoc dhe Vrajë sot ruhen si objektet ma arkitekturën më të zhvilluar gjatë shekullit XVIII e XIX, dhe janë shndërruar si muze të këtyre qyteteve.

Të gjitha këto argumente shtesë janë dëshmi tjera se popullata që jetonte në mes të Leskocit-Prishtinës dhe Shkupit ishte shqiptare e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman, andaj bazuar edhe në të dhënat për biografinë e familjes së Urosheviçit na shtynë të mendojmë se me qëllim është fshehur origjina e saj shqiptare.

Nga të gjitha burimet e përmbledhura për origjinën e familjes së Urosheviçit shtohet edhe një pyetje logjike: Si është e mundur që Atanasije Urosheviç të shkruaj për origjinën familjare gati të krejt popullatës së Kosovës e mos të lë shënime të sakta për origjinën e familjes së vet! A thua ky e dinte mirë se familja e tij nuk kishte pasur origjinë serbe, por që me dhunë ishte serbizuar si shumë familje të tjera?!

Të dalim prapë në temë rreth familjes së ngushte të Urosheviçit. Bazuar në burimet e shkruara, babai i tij quhej Kosta, ndërsa e ëma quhej Mara. Mara ishte bijë e familjes së Qamil Agës, familje që kishte prona dhe shtëpi të bukur në qytetin e Vushtrrisë.

Tani të mësojmë se kush ishte familja Qamili në qytetin e Vushtrrisë.

Për qytetin e Vushtrrisë kemi të dhëna se gjatë vizitës që i bëri në mesin e shekullit XVII, udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebiu, shkruan se në këtë qytet flitet gjuha shqipe dhe ajo osmane, ndërsa nuk fliten gjuhët sllave. Kjo e dhënë na njofton për të kuptuar se në atë kohë nuk kishte popullatë sllave në këtë qytet, madje Çelebiu këtë trevë e quante Albani (Shqipëri).

Nga burimet historike mësojmë se si në shumë qytete ashtu edhe në qytetin e Vushtrrisë, gjatë shekullit XIX, për ortodoksët, ishin hapur shkolla serbe me lejen e P. Osmane. Një numër i ortodoksëve që kishin vijuar mësimet në shkollën serbe të këtij qyteti, me kohë u serbizuan. Nga shkolla serbe e Vushtrrisë, të brumosur me nacionalizëm serbë, dolën edhe disa vojvodë serbë që bënë krime të mëdha ndaj popullatës shqiptare në fillim të shekullit XX e sidomos gjatë luftërave ballkanike.

Pasi në qytetin e Gjilanit nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe, edhe Urosheviçi, shkollën fillore e kreu në gjuhen serbe në qytetin e tij të lindjes.

Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1910, e vazhdoi shkollën e mesme turke në qytetin e Prishtinës.

Lufta e Parë Ballkanike e gjeti atë në klasën e dytë në shkollën e mesme turke. Pasi ndërpritet mësimi në shkollën turke, ai kthehet në qytetin e tij të lindjes.

Mbishkrimi në objektin e shkollës serbë në Prishtinë në vitin 1959, dhe faksimile për faqet përmbledhëse të librit shkollor të Kosovës, i vitit 1884 në Prishtinë.

Urosheviç, në vitet shkollore 1913/14, i vazhdon mësimet në shkollën e mesme serbe në Shkup. Ai në Shkup u regjistrua në klasën e dytë dhe e mbaroi me sukses. Për shkak të Luftës së Parë Botërore, ai detyrohet të ndërpresë mësimet dhe të kthehet në familje. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ai e vazhdoi shkollimin në Shkup, ku shkollën e mesme e mbaroi në vitin 1922 dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik në këtë qytet, në degën Gjeografi dhe Etnologji. Ai i mbaroi studimet me 1926, dhe më pas ishte asistent i paspecifikuar në këtë fakultet; Më 1927 (pasi mbaroi shërbimin e tij ushtarak), ai u zgjodh asistent në të njëjtin fakultet, ku mori doktoratën në 1929. Gjatë viteve tridhjeta të shekullit XX, nuk kemi ndonjë të dhënë për aktivitetet e tij, por sipas të gjitha gjasave, aktivitetet e tij ishin punë profesionale, me të cilat ishte ngarkuar nga pushteti. Siç shihet ai gjatë Mbretërisë Serbo-Kroate –Sllovene, kishte marrë edhe gradë ushtarake, sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte oficer rezervë i ushtrisë së Mbretërisë, dhe arrestohet nga gjermanët, i cili lirohet me 10 prill të vitit 1945./ Vijon

Shkruan: Dr.Qazim Namani

Gjuhëtari Emil Lafe: Marokenia i mësonte fëmijët të fΙasin shqip, emigrantët shqiρtarë greqisht

Gjuhëtari Emil Lafe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u bëri apel të gjithë emigrantëve shqiptarë, që kudo shkojnë, ta marrin shqipen me vete.

Lafe tha se i ka bërë përshtypje që fëmijët e një familjeje nga Dardha e Korçës, të lindur e rritur në Greqi, nuk e njihnin shqipen, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me një familje shqiptaro-marokene ku fëmijët me baba shqiptar dhe mamanë marokene e flisnin shqipen rrjedhshëm.

“Më ka bërë diçka përshtypje, ndërsa kaloja pushimet në Dardhë të Korçës. Vijnë fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe nuk dinë të flasin shqip. Nëna dhe babai bëhen përkthyes që ata të komunikojnë me gjyshërit dhe të tjerët. Është dhe një familje tjetër që jeton në Amerikë, me origjinë nga Dardha.

Një djalë i asaj familjeje në Amerikë është martuar me një marokene. Marokenia ka gjuhë amtare arabishten, gjuhë shkolle frëngjishten dhe gjuhë pune anglishten.

U martua me djalin shqiptar dhe mësoi edhe gjuhën shqipe. Sepse duhet të respektonte familjen e bashkëshortit dhe duhet të komunikonte me ta shqip. U bënë bashkë dy familje, njëra myslimane nga Maroku dhe një familje e krishterë nga Dardha.

Ata vijnë nga Amerika në Dardhë dhe flasin shqip, ndërsa fëmijët e dardharëve flasin greqisht. Marokenia e mendon se fëmijët e saj duhet të dinë shqip sepse i përkasin një familjeje shqiptare.

Ajo u flet fëmijëve të saj shqip, ndërsa nënat shqiptare me origjinë nga Korça, u flasin fëmijëve greqisht. Kjo duhet të ndryshojë, familjet shqiptare kudo shkojnë duhet ta ruajnë gjuhën e tyre”, u shpreh gjuhëtari Emil Lafe.

Krenαre për origjinën e saj / Rαcizmi i grekëve më ρrishi fëmijërinë, rrëfimi i Alexia Trajko, fitυesja e Greece Next Top Model 5

Alexia Trajko, fituesja 20 vjeçare e “Greece Next Top Model 5”, në një intervistë për Espresso në Athinë, rrëfen se si është jeta e saj pas reality show-t, si ndikoi programi televiziv në psikologjinë e saj, ndërsa tregon edhe racizmin që përjetoi në fëmijëri për shkak të origjinës nga Shqipëria.

Në cilën fazë të jetës jeni?

Aktualisht jam në Amerikë sepse kam për qëllim që të zhvendos biznesin dhe jetën time këtu. Për sa i përket punëve të mia profesionale, punoj me agjencinë e modeleve me vendndodhje në Selanik, No Limits Models Agency. Kemi një partneritet të mrekullueshëm dhe jemi të aftë për të bërë biznes jashtë Greqisë. Deri tani kam bërë disa fushata për marka të njohura përmes instagramit dhe pasarelave, si për Zeus+Dione.

Të ka ndihmuar në karrierë “Greece’s Next Top Model”?

Më ndihmoi në gjysmë të rrugës, pasi kishte klientë që më zgjodhën për shkak të ‘GNTM’ por edhe të tjerë më kanë zgjedhur thjesht mua si modele, si Alexia, pavarësisht pjesëmarrjes në këtë reality show.

Nga juria, kë keni veçuar?

Kam marrë diçka nga të gjithë. Viki Kaya ishte pak më “mami”, kujdesej për ne, Tasos Sofroniou ishte më argëtues dhe me humor, ashtu si edhe Giorgos Karavas si miku ynë.

Si ka ndikuar tek ju qëndrimi “e karantinuar” brenda reality show-t për më shumë se katër muaj?

Ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për dikë që të flisja dhe po qaja se nuk e kisha pranë. Në fakt, gjithë kjo mbyllje më preku dhe pasi dola prej saj nuk mund të hyja lehtësisht në kontakt me njerëzit, nuk mund të përqafoja dhe puthja, kisha ngritur një mur dhe u mbylla në vetvete. Më në fund me ndihmën e njerëzve të mi ia dola dhe e kalova.

Sezoni i ri i ‘GNTM 6’ pritet të nisë. Nëse do t’ju propozohej një rol, do të dëshironit ta kishit?

Do të doja të shkoja si mysafire në mënyrë që të ndaj përvojat e mia me garuesit. Gjithashtu nëse do të ndodhte ‘Next Top Model All Star’, do të më pëlqente të isha sërish në garë.

Për çfarë do t’i këshillonit vajzat që do të marrin pjesë?

Të hyjnë të përgatitura mirë psikologjikisht dhe të jetë të gatshme të pranojnë refuzimin. Gjithashtu të jenë sa më shumë me këmbë në tokë, indiferente ndaj kamerave dhe të mos i kushtojnë rëndësi asaj që thonë vajzat e tjera.

Si e përjetuat publicitetin që morët gjatë lojës?

E përjetoj edhe sot, dy vjet më vonë. Në fillim nuk e kuptova, mbase doja të ecja përpara dhe nuk i kushtoja vëmendje, shoqet më thoshin “po të shohin, përshëndeti”. Është diçka që nuk e kam kërkuar kurrë, por është kaq e bukur dhe e ëmbël dashuria që marr nga bota, është një gjë që më prek vërtet!

Ju keni lindur në Selanik, por jeni me origjinë nga Shqipëria. A keni përjetuar racizëm?

Kam përjetuar racizëm dhe kur isha më e re, më këshilluan që ta fshihja origjinën time shqiptare. Por nuk e kam fshehur kurrë dhe jam krenare për origjinën time. Nuk e kam pranuar kurrë racizmin nga bashkëmoshatarët e mi, por e kam pranuar nga të moshuarit. Ajo që më kujtohet veçanërisht ishte kur isha në shkollën fillore, shumë fëmijë merrnin në provim dhjetë, siç kisha marrë edhe unë. U hodh shorti se kush do të jetë flamurtari dhe unë isha me fat! Nëna e një fëmije reagoi ashpër dhe kërkoi nga drejtori që të mos e mbaj unë flamurin. Më pas kjo çështje në shkollë u bë një problem i madh dhe duke parë të gjitha këto i kërkova drejtorit të mos isha unë flamurtarja, me qëllim që gjërat të qetësoheshin. Ai e vlerësoi qëndrimin tim por në fund u bëra unë flamurtarja në paradë.

Jeni një vajzë shumë e bukur, a ka dashuri në jetën tuaj?

Ka dashuri në jetën time dhe kam dy vite në një lidhje dhe nuk e fsheh. Në fakt, gjatë reality show ai dhe familja e tij më kanë mbështetur shumë dhe kjo ka qenë arsyeja, duke menduar për të, për familjen time dhe miqtë e mi, që të jap më të mirën dhe të mos i zhgënjej. /Përktheu noa.al/

E rëndë/ ‘Lυftë’ për kυjdestarinë me ish-bashkëshortët, nëna ndërmerr aktin ekstrem, dίgjet bashkë me 4 fëmijët e mitυr

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur në një familje në Misuri të SHBA-së, ku një nënë i vuri zjarrin banesës dhe u dogj brenda bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur. Shkak është bërë mosmarrëveshja që ajo kishte me baballarët e fëmijëve të saj për kujdestarinë e tyre. Zjarri shpërtheu në orët e para të së hënës, ndërsa autore e krimit ishte 39-vjeçarja Bernadine Prusner, e cila në fakt dikur ishte shpallur mësuesja e vitit në Misuri. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç.

“Ajo që ne po vlerësojmë është se Bernadine i vuri flakën një dysheku.” tha një zëdhënës i policisë.
Në shtëpi u gjet një shënim në të cilin autori përshkruante qëllimin e saj për t’i dhënë fund jetës dhe të fëmijëve të saj. Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë”. Të dielën në fakt ajo kishte bërë një tjetër postim ku shkruante “ne kundër gjithë botës. Jam e bekuar që jam nëna e tyre. Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit.”.

Një postim në faqen GoFundMe të 39-vjeçares thotë se Pruessner ishte “në një vend të keq” pas një beteje për kujdestarinë me babain e binjakeve. Siç doli, në vitin 2017 çifti ishte divorcuar me kujdestari të përbashkët, por babai i fëmijëve në vitin 2023 i ishte drejtuar drejtësisë pas synimit të 39-vjeçares për t’u shpërngulur në një periferi të St. Në dosjen e çështjes, babai shprehu shqetësimin e tij se ish-gruaja e tij do të ishte më afër nënës së saj, të cilën ai e cilësoi si “psikotike”. 39-vjeçarja dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje të ngjashme me babanë e dy fëmijëve të saj të tjerë.
(BalkanWeb)

E rëndë në Selanik, i moshυαri υret gruan me thikë dhe tenton t’i japë fυnd jetës, nipi zbulon krimin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten.

87-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë së bashku me autorin, 80 vjeç, pasi nuk i ishin përgjigjur telefonatave.

Siç mediat greke shkruajnë, ishte nipi i tyre që u përball me skenën tragjike, ku viktima ishte e mbuluar me gjak nga goditjet e njëpasnjëshme me thikë.

Ndërkohë autori pas vrasjes të së shoqes ka konsumuar pilula për t’i dhënë fund jetës. Megjithatë, ai është gjetur i shtrirë, por i vetëdijshëm.

Autori ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa mbi të rëndon krimi i vrasjes së bashkëshortes.

Ήοrrori në Durrës, flet krυshku i Pëllυmb Metës: Hγgerta nuk mbγt dot një ρulë, jo njeri!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror në Shënavlash të Durrësit ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në kasollen e bagëtive (Lexo më shumë).

Si autore e kësaj ngjarjeje dyshohet vajza e tij, Hygerta, 19 vjeçe. Ajo është vënë në pranga nga autoritetet dhe ka pranuar se krimin e ka bërë për shkak të fejesës që donte t’i bënte i ati pa dëshirën e saj.

Por çfarë thonë të afërmit e Pëllumb Metës?

Për gazetarët të pranishëm pranë banesës së familjes ka folur krushku i 50-vjeçarit, të cilit djali i ka për nuse vajzën tjetër të Pëllumb Metës. Ky i fundit ishte baba i 2 djemve dhe 2 vajzave.

“Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur asnjë lloj dyshimi se çfarë konfliktesh kanë në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë, që nuk ka ardhur në shtëpi, ka humbur. U interesonim, pyesnim nëse është gjetur, absolutisht. Më vonë kemi marrë vesh që është gjetur makina tek Parku rinia. Sot na njoftuan që është gjetur”, tregoi krushku i viktimës.

I njëjti e njeh edhe vajzën 19-vjeçare që është arrestuar si autore e dyshuar e krimit. Ai thotë se Hygerta nuk vriste dot një pulë, e jo më një njeri.

“Dëgjo nuk dua të futem në këto çështje, se këto janë çështje personale, familjare, ajo vajza nuk mbyt dot një pulë, jo njeri”, tha ai.

Hygerta Meta ishte studente.

“Më gjatë siç e ka pranuar ajo nuk di ç’të them, sepse ato janë çështje të brendshme. Vajza ka qenë shumë e mirë, studente, vajzë e respektuar. Nuk të shkon mendja fare që ajo ta bëjë këtë veprim”, tha ai.

Ngjarja që tronditi Durrësit e ka zanafillën 10 ditë më parë, kur Pëllumb Meta u denoncua i humbur. Pas verifikimesh u zbulua se ai ishte vrarë dhe varrosur në kasollen e bagëtive.

Ngjarja e rëndë në Dυrrës, familja e dinte se 19-υjeçarja υrau të atin, e ndihmuan ta υαrrosnin në oborr…

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur opinionin publik. Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje.

Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë.

Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve, dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit, përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë.