Horoskopi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 21 shkurt 2024

Dashi

Kjo e mërkurë është një ditë që do ju mësojë shumë gjëra. Sipas parashikimit të ditës, sa i takon dashurisë mund të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju zbukurojnë ditën. Do të jetë shumë e lehtë të sqaroni një situatë me partnerin, pas një keqkuptimi që keni patur së fundmi. Ata që janë vetëm, prania e Hënës në shenjë, do i ndihmojë që të hedhin një hap më shumë. Kjo ditë rezulton ideale për të nisur diçka të re. Në punë, lodhja nuk do ju trembë aspak, por do të jeni të gatshëm të përfundoni një projekt, pa i kaluar afati.

Demi

Advertisements

Kjo ditë do të ecë me hapa të ngadaltë dhe nuk do të ketë përmirësime. Dashuria për ju, është një port i sigurtë ku mund të ndaloni dhe pushoni, por gjatë kësaj të mërkure nuk do të jetë aspak e tillë. Ata që janë vetëm, duhet të bëjnë më shumë, për të bërë për vete një person që pëlqejnë. Në punë, nuk do të ndiheni aspak të motivuar dhe do e keni kokën mes reve. Bëni kujdes! Mos hidhni hapa që nuk janë të menduar mirë.

Binjakët

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft bujare dhe pozitive, në shumë situata. Në dashuri nuk do të mungojnë ndjenjat dhe stimujt pozitiv. Do të jeni mjaft të favorizuar në raportin në çift, duke mbajtur parasysh nevojat e partnerit. Veç bëni kujdes me luhatjet e humorit, në mënyrë që të mos bëni një gabim me personat që nuk i njihni mirë. Për ata që janë vetëm, dita do të jetë shumë pozitive, sidomos nëse do të hidhni një hap të guximshëm. Në sektorin profesional, do të ndiheni mjaft të vlerësuar. Do të ndjeni se më në fund po shpaguheni për përkushtimin tuaj.

Gaforrja

Do të jetë një ditë relativisht e mirë, ndonëse do të jetë e përfshirë nga rutina dhe normaliteti. Në dashuri këshillohet që të shmangni keqkuptimet e mundshme. Për ata që janë vetëm, yjet parashikojnë situata jo shumë të kënaqshme, madje për disa do të ketë momente të sikletshme. Në punë do të vlerësohet krijimtaria juaj, kështu që mos u tërhiqni mbas nga ajo që keni nisur.

Luani

Kjo ditë parashikon të jetë mjaft e gëzueshme, sidomos sa i takon jetës në çift. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja. Për këtë arsye yjet ju këshillojnë që të mos qëndroni vetëm dhe të mos i refuzoni ftesat. Në punë, do të ndiheni të karikuar me energji dhe optimizëm, duke qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibrin, të cilin e kishit humbur pak ditë më parë.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë jo shumë e favorshme. Në dashuri këshillohet që të veproni në mënyrë racionale. Ajo që ndoshta ju mungon, duhet kërkuar në mënyrë të natyrshme dhe pa shuam sforcime. Ata që janë vetëm, do të duhet të kalojnë një pengesë. Në punë, yjet ju ftojnë të mos i lini pas dore disa ide me vlerë, pasi kanë të gjitha mundësitë që të realizohen gjatë kësaj dite.

Peshorja

Kjo e mërkurë për të lindurit e kësaj shenje, mund të jetë vërtetë fatlume, sidomos në fushën e ndjenjave. Në dashuri, yjet ju japin besueshmëri maksimale, duke ju ofruar mundësi shumë të mira për të shfrytëzuar, si mënyrë për të forcuar më tej lidhjen tuaj. Nëse jeni ende vetëm, intuita dhe fati do ju ndihmojnë drejt njohjeve të reja. Në punë, ka ardhur momenti që të shkëputeni dhe relaksoheni, duke u larguar për pak kohë nga situatat e rënduara dhe të pakëndshme.

Akrepi

Kjo ditë do të nisë me ritëm të reduktuar, ndërsa në mesditë do të fillojë gradualisht përmirësimi. Në dashuri, bëni mirë që të merrni një kohë vetëm për ju të dy, në mënyrë që të gjeni harmoninë e trazuar disi. Ata që janë vetëm, do të jenë në formë të shkëlqyer fizike dhje mendore. Yjet favorizojnë zemrat e vetmuara, të cilët do të jenë të përfshirë në udhëtime dhe në njohje të reja. Sa i takon punës, duhet të angazhoheni maksimalisht dhe në këtë mënyrë do të korrni suksesin e dëshiruar.

Shigjetari

Kjo e mërkurë do ju mësojë me qetësi dhe maturi shumë gjëra. Duke qenë se kjo e mërkurë nuk do të jetë shumë në favorin tuaj, mos u ekspozoni shumë ndaj rreziqeve të kota. Në dashuri, nëse raporti në çift nuk është shumë harmonik, bëni mirë që të hidhni hapin e parë për të bërë paqe. Ata që janë vetëm do të ndihen të lodhur dhe të demotivuar, për shkak të rutinës ku janë përfshirë. Në punë, për të shmangur problemet, organizojeni sa më mirë ditën. Planifikojini mirë detyrimet, në mënyrë që t’ia dilni pa më të voglin problem.

Bricjapi

Dita nuk do të jetë ajo që ju dëshironi. Por gjithsesi mos u përfshini nga nervozizmi dhe xhelozitë e pavenda. Nëse keni diçka për të cilën duhet të kërkoni ndjesë, kjo është dita e duhur. Ata që janë vetëm, duhet të shmangin keqkuptimet, sidomos në raportet e tensionuara. Në punë, një projekt do të vijë drejt zvarritjes. Bëni mirë të analizoni situatën, për të kuptuar se pse ndodh një gjë e tillë.

Ujori

Kjo do të jetë vërtetë një ditë mahnitëse, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Dashuria do jetë pjesa më e favorizuar e kësaj të mërkure. Sidomos në raportin në çift, do të jeni të mbushur me energji dhe do të përjetoni momente të cilat nuk do i harroni lehtë. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë kurajo dhe të guxojnë për të bërë për vete dikë. Sa i takon punës, gjithçka do të shkojë në normalitet, ku do të merrni propozime interesante, të cilat duhet ti vlerësoni me kujdes.

Peshqit

Në këtë ditë mesjave, Hëna do të hyjnë në shenjën tuaj, ku do të keni mundësi shumë të mira në fushën e ndjenjave dhe dashuria do të jetë më e favorizuara. Për ata që janë vetëm, gjithçka ecën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe premtohet shumë. Në punë, do të kuptoni se zgjidhja që prisnit prej kohësh është shumë afër.

Tronditëse/ Shkoi në sρital me shenja dhυne, ndërron jetë 4-υjeçarja! E mitura dγshohet se është rrahur nga familjarët, e ëma: I shρërtheu gjakderdhje prej…

Një vajzë 4-vjeçare mësohet se ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat kosovare raportojnë se familjes së të miturës mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë, që sipas tyre e mitura ka pasur një infeksion.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, dhe të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë, por më vonë e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E morra çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë Hajra, sipas gazetës Telegrafi.

Nëna e vajzës është shprehur për mediat se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, dhe kishte pasur mavijosje në fund shpinë e ënjtje në gjoks, shenjat të cilat janë konfirmuar edhe nga mjekët.

Pas përkeqësimit të gjendjes, katër vjeçarja ishte dërguar për trajtim në QKUK. Por nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

“Në gjysë nate më ka thirr doktoresha me hy në sallë, ku ka qenë çika. Kom hy kom qëndrua me çikë dhe erdh doktoresha po ma bën, oj zojë nuk e ka prej të rrahurit, ka infeksion të madh. I ka shpërthyer gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja, kishte shenja të dhunës në trup.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa që thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës gjersa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria, ku thotë: “Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policin janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën.

Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i saj për autopsi.

Çfarë ndodhi në shesh? ShkëΙzen Berisha përρΙaset ashpër me efektiυin e ρolicisë, ja kush i del në mbrojtje (Video)

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, është përplasur me një efektiv policie menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës.

Sipas asaj që raporton gazetari Jul Kasapi, Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.

Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar.

Ledioni υendos në siklet Sarën, i kërkon të shfaq taΙentin e gjuhës: Gjëja më e çυditshme… (Foto)

Mbrëmja e sotme në spektaklin televiziv “Big Brother Albania Vip 3” ka nisur me humor dhe ngacmime.

Moderatori, Ledion Liço ka vënë në siklet Sarën, që të ndaj me publikun përsëri talentin e saj, ku lëviz gjuhën si valë deti.

“Gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë”, tha Ledioni pasi Sara habiti të gjithë me lëvizjet e saj të gjuhës.

Ρrotesta e oρozitës/ Hodhën molotov dhe gurë drejt krγeministrisë, e pësojnë keq disa protestues

Protesta e opozitës ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh që nga nisja e saj.

Fillimisht kanë qenë deputetët dhe organizatorët e protestës që janë larguar nga protesta në drejtim të selisë blu.

Më pas dhe qytetarët janë shpërndarë për në rrethet e tyre. Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Disa protestues kanë hedhur kokteil molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, ndërkohë që policia i ka arrestuar.

Mαrrëdhënie se* sυαΙe mes Ilnisës dhe Meritonit? Situata që nuk iu shpëtoi banorëve (Videoja virale)

Një video e cila po qarkullon në rrjet e tregon çiftin Meriton dhe Ilnisa në disa momente mjaft intime teksa dyshja po qëndronin të mbuluar në krevat.

Kjo situatë nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga banorët e tjerë të shtëpisë. Kanë qenë Egla, Albi dhe Juli të cilët e kanë komentuar me njëri-tjetrin këtë situatë. Juli ka hedhur dyshimet se çifti po kryejnë marrëdhënie seksuale.

Egla e revoltuar i është përgjigjur se nuk e beson një gjë të tillë, pasi është shumë e shëmtuar që të ndodhë brenda BBV. Juli ka vazhduar duke i kujtuar banorëve pyetjen që i ka bërë pak më parë Meritonit nëse do kryente marrëdhënie për të shkuar në finale.

Egla: Ajo pyetja ishte e vlefshme pra.

Juli: Kot u mërzita. Kur të dalin pamjet duhet t’i them kjo pyetje paska qenë fiks.

https://streamable.com/e/jysxsr?quality=highest

“Shqiρtarët duhet të qëndrojnë në shesh, jo υetëm të dalin disa orë!”/ Argita Berisha thirrje të fortë ρrotestuesve

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, tha se njerëzit e mbledhur në protestën e kësaj të marte para Kryeministrisë mund të qëndrojnë në shesh.

“Opozitarët, mbështetësit e PD por jo vetëm, kanë vullnet për të qëndruar janë shesh, jo vetëm për të dalë në shesh”, tha ajo nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Sot fjala më e bukur mbahet nga i gjithë ky lum njerëzish dhe vullnetesh, që sot tregojnë që llumit mund t’i bëhet pritë, që historisë mund t’i ndryshohet rrjedha, që guximi shpërblehet”, shtoi ajo.

E pyetur për udhëtimin e Edi Ramës në Turqi ndërkohë që zhvillohet protesta, Malltezi tha:

“Edi Rama gjithmonë ikën, por pak rëndësi ka është apo s’është këtu. Ai ka ngritur një sistem që duhet të rrëzohet”.

Rikja habit banorët e BBV, zbυΙon emrin e saj të υërtetë

A e dini se emri i vërtetë i konkurrentes së spektaklit televiziv “BBVA3”, Rikes në fakt nuk është Rike?

Vetë ajo ka treguar se Rike është pseudonim dhe se emri i vërtetë është Nife.

Ajo thotë se emrin Nife por edhe Rike, ia kanë vënë sipas gjyshes së saj.

Rikja ua ka treguar disi e sikletosur historinë e emrit të saj banorëve pasi mendonte se ata do qeshnin.

14 υjeçari shpëton një bυrrë duke i bërë masazh kαrdiak: E pashë në një seriaΙ televiziv

Një 14 vjeçar në Verona të Italisë i ka shpëtuar jetën një burri duke i bërë masazh kardiak.

I mituri ka treguar se kur pa personin të shtrirë përtokë, bëri këtë veprim që e kishte parë një natë më parë në një serial televiziv.

“Pa ndërhyrjen time, mjekët më thanë se ai do të kishte vdekur”, ka thënë djali.

Ai shpjegon se masazhin e bëri për 15 minuta.

“Nuk jam ndalur kurrë derisa mbërriti ambulanca dhe më pas e çoi në spital”.

Italiania fγen shqiptarët me frαza rα ciste (Video)

Një ngjarje e çudtishme ka ndodhur në Asti, Itali pasi një grua u përplas me mjetin e saj me një furgon ku udhëtonin dy shqiptarë.

Aksidenti ndodhi pasi gruaja nuk i hapi rrugën furgonit dhe u fut në parakalim të gabuar.

Ajo pështyu dhe ofendoi me fraza raciste pasagjerët shqiptarë të mjetit tjetër, duke i lënë të kuptonin se kishte “shumë miq me uniformë”.

Ajo ofendoi edhe njërin prej karabinierëve të pranishëm duke i thënë se i dukej “më pak profesional” se kolegia e tij.

Gruaja u shoqërua më pas për të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme.

https://www.instagram.com/_u/laparteoscuradelrap/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0f2af4f8-250c-4304-9c6c-eb3561ab3fb3&ig_mid=8578D955-4EA5-4E61-8B3F-C87624215E0E