‘Çmendet’ 20-vjeçari shqiρtar, përρΙas me makinë babanë dhe υëllain, i dhυnon edhe në ρolici (Detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku një person dyshohet se është përfshirë në një konflikt familjar me babanë dhe vëllain e tij. Pasi palët përfunduan në stacion policor, 20-vjeçari dyshohet se ka goditur qëllimisht viktimat dhe më pas të njëjtit ka tentuar t’i sulmojë me një kaçavidë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për G.Sinani [identiteti i të cilit s’do të publikohet për të mos cenuar privatësinë e viktimave].

Mosmarrëveshja mes palëve ka vazhduar edhe në afërsi të stacionit policor në Lipjan, ku G.Sinani dyshohet se pasi goditi me veturë babanë dhe vëllain ka tentuar që njërin prej tyre ta godas edhe me kaçavidë. Për të futur situatën në kontroll kanë reaguar Policia, me ç’rast njëri prej zyrtarëve policorë ka shtënë me armë në ajër dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.

Viktimat janë dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë. Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll. Viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Stυdimi/ Diola Dosti: CiΙësia e sρermës është redυktuar deri në 50 për qind, aΙarm! (Video)

Nutricionistja Diola Dosti, e ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, u shpreh se cilësia e spermës këto 70-80 vite, është reduktuar deri në 50 për qind.

Sipas saj, reduktimi i hormonit të testosteronit ka ardhur për shkak të kimikateve që gjenden në përmbajtjet e plastikës. Dosti u shpreh se kjo po studiohet dhe po shihet me shumë kuriozitet nga shkencëtarët.

Diola Dosti: Do të cekja në fakt, reduktimin e hormonit të testosteronit, ka disa arsye përse, por njëra nga arsyet që po shqyrtohet kohët e fundit është për shkak të përdorimit të kimikateve që praktikisht gjenden në përmbajtje të plastikës. Këto janë një kategori që njihen me emrin: falate. Këto bëjnë të mundur reduktimin e numrit të testosteroneve, madje, thuhet që në 70-80 vitet e fundit, është reduktuar cilësia spermale deri në 50 për qind dhe ky realisht është një alarm. Bëhet fjalë për këto kimikate që gjendjen qoftë në pjesët e plastikës, qoftë tek parfumet që përdorin meshkujt. Kjo është një nga arsyet e cila po studiohet dhe po shihet me kuriozitet, me një lupë shumë të madhe në syrin e shkencëtarëve. /tvklan.al

“Kemi ρasur një rast ekzorcizmi, grυaja shfaqi shenja të magjisë”, ρastori i njohur trondit me deklaratën e tij: Burri υajti te një…

Historia e rëndë në Palermo të Italisë ku babë e bijë torturuan e vranë nënën dhe 2 vëllezërit pasi mendonin “se po pastronin shtëpinë nga djalli” është lidhur me aktet e ekzorcizmit që praktikohen nga disa sekte të ndryshme jashtë kontekstit fetar.

I ftuar në një emision televiziv, pastori Steve Biler tha se një rast të tillë e kishin pasur edhe në Shqipëri, ku një grua shfaqi shenja të magjisë. Pastori tha se akte të tilla nuk duhet të lidhen me fenë pasi Zoti predikon jetën dhe jo vdekjen.

“Situata nuk është normale dhe një lajm i tillë të vret zemrën. Ne humbasim shpresë në shumë gjëra dhe kërkojmë paqen diku. Në Bibël, Jezui është ai që ka dhënë besimin dhe ai ka predikuar jetën dhe vetëvrasjet dhe vrasjet nuk janë normale. Kisha punon me shumë komunitetet të ndryshme me të varfrit, përdoruesit e drogës etj. Unë do të them një rast jemi ftuar në një shtëpi dhe kemi takuar një grua që ishte shtrirë në një batanije. Ajo filloi menjëherë të bërtiste dhe në ato çaste ne themi “në emër të Jezuit largohu”. Ne filluam të luteshim dhe ajo ra në gjumë. Dy minuta më vonë u zgjua dhe u soll normalisht duke na bërë kafe. Të nesërmen morëm vesh që burri i saj vajti te një magjistare dhe ajo ka rënë në tokë duke dhënë shenjat e magjisë”, tha pastori.

Pak ditë më parë një grua dhe dy djemtë e saj u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre. Trupi i Antonella Salamone, 41-vjeçe, u gjet i djegur, ndërsa dy djemtë, 16-vjeçari Kevin dhe 5-vjeçari Emanuel, u gjetën të mbytur me zinxhir. Ngjarja horror u krye nga bashkëshorti dhe vajza 17-vjeçare e çiftit me pretendimin se po largonin djallin nga shtëpia.

DαΙin ρamjet e aυtokolonës ruse që transporton trupin e NavaΙny-t nga burgu drejt morgut (Foto)

Një autokolonë, e cila dyshohet se transportoi trupin e disidentit rus, Alexei Navalny, nga burgu në morg, është kapur nga kamerat e sigurisë.

Media opozitare ruse, “Mediazona”, raporton se imazhet janë zhvilluar në natën mes 16 dhe 17 shkurtit 2024.

Të dyja kamerat tregojnë të njëjtën autokolonë që kalon lumin Ob në jug të Labytnangi, përgjatë rrugës së vetme midis burgut Kharp dhe morgut Salekhard, ku supozohet se ndodhet trupi i Navalny-t.

Theksojmë se vendndodhja e trupit të Navalny-t nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar.

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, ka ngritur akuza se bashkëshorti i saj është vrarë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Yulia Navalnaya ka ngritur pretendimet se autoritetet ruse po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhdukin gjurmët e agjentit nervor Noviçok.

Vizitoi për herë të parë Shqiρërinë, reagon BΙinken: Diskutuam për rrυgën drejt BE dhe për…

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me vizitën që zhvilloi pesë më parë në Shqipëri dhe për pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas iu bashkova @vp Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt integrimit në BE, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U takova gjithashtu me ekipin e @usembassytirana duke punuar çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë.

Në Mynih, u angazhova me liderë globalë për të nënvizuar mbështetjen tonë për Ukrainën, për të diskutuar punën tonë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë transatlantike. U bashkua me Ministrin e Jashtëm gjerman @abaerbock dhe ministrin indian të Punëve të Jashtme @drs.jaishankar për një forum publik ku trajtuam kërcënimet e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë globale. Dhe në një takim të ministrave të jashtëm në periferi të konferencës, homologët e mi të G7 dhe unë dënuam ashpër agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. U larguam më të fortë dhe më të bashkuar për të përballuar sfidat e sotme.

https://www.instagram.com/_u/secblinken/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8dc7a4b1-8ee7-4b36-8a0c-8733087de90b&ig_mid=703D333D-0B28-4E80-9086-219D260B55EE

E dhimbshme! Eni Çobani hυmb njeriun e zemrës dhe rrëqeth me fjalët: Nuk do doja të shkrυαja kurrë…

Juristja e njohur, Eni Çobani, ka humbur miken e saj të shtrenjtë, e cila jetonte në SHBA. Eni e quan motër Migenën dhe ka shkruar fjalë zemre për humbjen e saj të parakohshme.

“Nuk do doja të shkruaja këto rreshta kurrë për ty motra ime Migen Dibra, por ikja jote më la pa frymë, po lotët e nënës tënde, tronditja e djalit tënd të mrekullueshëm më mbushën me lot dhe si ike pa më thënë dy fjalë nga ato që vetëm ti dije të më thoje plot dashuri.

Mungesa jote do të jetë për mua e pazëvendësueshme dhe ti do të jetosh bashkë me ne mike e shtrenjtë”ka shkruar Eni.

Shqiρtarët rekord në Europë, më shυmë se gjysma e tyre s’bëjnë ρυshime për shkak se nuk kanë mundësi financiare

Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat.

Për Shqipërinë informacioni është i disponueshëm për vitin 2021.

Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve, qytetarët e të cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime.

Në Europë, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen Italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%, estonezët me 53.4%, kroatët me 51.8%.

Ata që udhëtojnë më shumë jashtë shtëpisë janë norvegjezët, ku vetëm 10.9% e popullsisë nuk lëviz për pushime, të ndjekur nga suedezët me 17.8%.

70% e atyre që nuk shkojnë për pushime në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare

Ndërsa shqiptarët nuk renditen të parët në Europë për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, ata mbajnë rekordin për pamundësinë financiare për të kaluar të paktën një natë jashtë shtëpisë.

Të pyetur për arsyet, gati 70% e shqiptarëve nga 15-64 vjeç pohojnë se nuk shkojnë për pushime për arsye financiare, më e larta në Europë. 3.2% cituan arsyet shëndetësore, 6.1% ato familjare, ndërsa 16.8% për shkak se ishin të angazhuar me punë apo me studimet.

Bullgarët që ishin të parët për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, duket se nuk kanë kohë ta bëjnë këtë. 42.6% e tyre thanë se arsyeja lidhet me punën ose me studimet dhe 51.7% thanë se nuk kishin mundësi financiare.

Edhe rumunët cituan arsye të tilla si puna e shkolla (26.8%), apo çështjet familjare (12.1%), ndërsa 54.2% nuk lëviznin për arsye financiare.

Më të ngrohte xhepin e kanë finlandezët, me vetëm 18.8% të tyre që thanë se nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar jashtë shtëpisë.

Edhe për grupmoshat mbi 65% Shqipëria mban rekordin për pamundësinë financiare. 50% e të moshuarve thanë se nuk munden, ndërsa 38% cituan arsye të shëndetit. Në kontrast në shtetet e tjera, arsyeja kryesore që mbizotëron është ajo e shëndetit.

Grupmosha 25-35 vjeç në Shqipëri udhëton më shumë, të moshuarit rrinë në shtëpi

Dalja në pension është një periudhë që nga shumëkush në Europë shfrytëzohet për të udhëtuar jashtë shtëpisë, apo vizituar vendet që ke ëndërruar gjithnjë. Psh, të dhënat e Eurostta tregojnë se në Norvegji, vetëm 17% e personave që janë mbi 65 vjeç nuk kanë bërë pushime në vitin 2022.

Në kontrast, në Shqipëri gati 72% e personave mbi 65 vjeç nuk bëjnë pushime jashtë shtëpisë. Ndër më të lartat në Europë. Rekordin në Europë e mbajnë sërish bullgarët dhe rumunët me rreth 85-88%.

Në Shqipëri, grupmosha që udhëton më shumë është midis 25-34 vjeç, ku pesha e atyre që nuk kanë kaluar një natë jashtë shtëpisë është 37.8%, më e ulët nga të gjitha grupmoshat e tjera. Pas tyre renditet grupi nga 35-44 vjeç, me 43.3%.

Të rinjtë shqiptarë (15-24 vjeç) janë ndër ata që udhëtojnë më pak, me 50.6% që nuk kanë kaluar asnjë natë jashtë shtëpisë, përkundrejt psh, holandezëve dhe norvegjezëve që e kanë këtë peshë më të ulëtën në Europë me 11.2%.

Mundësi nuk kanë, por interesi është ndër më të lartët në Europë

Duket se shqiptarët duan shumë të udhëtojnë e pushojnë, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Ndërsa janë të parët në Europë që nuk kanë mjete financiare të kalojnë të paktën një natë jashtë shtëpisë, vetëm 3.7% e tyre thanë se nuk kanë interes që të bëjnë pushime, e dyta më e ulëta pas Danimarkës, me 1.1%.

Mungesën më të lartë të interesit për të pushuar e udhëtuar e kanë portugezët, me 64%, të ndjekur nga suedezët, me 58% dhe finlandezët me 29%./Monitor

Korçari νullnetar kthen lagjen model pastërtie, ρikturon rrugët dhe mbjell ΙuΙe: Çdo ditë pastrojmë, njerëzit te mos hedhin as bishtat e cigareve (Video)

Një lagje në Korçë ndryshon nga të tjerat, rrugët janë të pikturuara dhe lulishtja plot ngjyra. Pas kësaj pune të bukur qëndron Tomor Hoxha, i cili angazhohet vullnetarisht për qytetin.

Tomor Hoxha banon në lagjen 14 të qytetit të Korçës. Prej 5 vitesh, me ndihmën e fqinjëve ka ndërmarrë nismën qytetare për të mirëmbajtur hapësirën publike. Kjo lagje merr forma dhe ngjyra të ndryshe nga viti në vit. Tomori pikturon rrugët me motivacione të larmishme si dhe mbjell shumëllojshmëri lulesh.

Ai tregon për Report Tv se punët publike kryhen me kontributin vullnetar të banorëve, pa asnjë financim nga bashkia.

“Më pëlqen të bëj gjëra të bukura për lagjen time. Më jepet për këto punë. Me këtë komshiun blemë lule fillimisht dhe vazhduam me të tjerat. Sa të jem unë kjo iniciativë do të vazhdojë. Kjo imponon dhe qytetarët ta mbajmë pastër ambientin”, tha Tomor Hoxha.

Në nismën e tij Tomori gjeti dhe mbështetjen e Rami Sulellarit, një ish-ushtaraku në pension.

“Çdo ditë ne pastrojmë rrugën dhe njerëzve u është krijuar ideja qe të mos hedhin asnjë mbeturina as bishtat e cigareve. Është e vështirë se do lek, do investime që të vazhdojë se deri tani ne e kemi mbajtur me buxhetet tona familjare”, tha Rami Sulellari.

Lagjja 14 në Korçë është një mozaik ngjyrash dhe model pastërtie.

FANTASTIKE! Pas 20 υitesh zbυlohet në Bylis υendndodhja e temρullit të Agustit (VIDEO)

Nga Leontina Nika

Metodat e reja në kërkimet arkeologjike në qytetin antik Bylis dhanë rezultatet e parë. Pas 20 vitesh kërkime zbulohet vendodhja e tempullit të  Agustit. Arkeolog Neritan Ceka, thotë se tempulli i shekullit të parë është i pozicionuar në pjesën jugore të altarit.

“Ky është tempulli i Augustit në kohën e konolizimit të Bylisit, i takon fundit të shek.I.”, thotë Ceka.

Krahas tempullit, sipas Cekës është zbuluar edhe një mbishkrim, si edhe një pjesë e shtatores së Augustit.

“Fakti që kemi gjetur mbishkrimet jemi të sigurt që jemi në periudhën e tij. Kemi gjetur vetëm një pjesë të skulpturës së Augustit”, thotë ai.

Pas sondazhit, pritet që në shtator të nis gërmimi i mirëfilltë arkeologjike në këtë zonë.

Bylisi dhe Apollonia është edhe një  kalim stafetash për  familjen Ceka,  fillimet e kërkimeve në këtë zonë  nisin me Hasan Cekën, më pas i biri arkeologu i njohur Neritan Ceka dhe tashmë e bija Olgita Ceka.

Zbulimet arkeologjike në qytetin antik të Bylisit  kanë nxjerrë në dritë objekte të ndryshme, të cilat përbëjnë fondin e pasur të vlerave, që mbart ky qytet dhe njëkohësisht një terren mbikëqyrje për restauruesit shqiptar. /abcnews.al