19 υj.eçarja nga Erseka: Kam ngeIur sh tαtzen dhe babai nuk do qe ta Iind FËMlJËN

Kam ngelur shtatzen gabimisht dhe babai nuk do qe ta lind femijen.Se di cfare te bej

Jam 19 vjec dhe kam ngelur shtatzen dhe jame 2 muajshe.

Un mendoja se kisha ne krah nje mashkull serioz dhe qe me donte shume por ndodhi e kunderta.

Pasi i dhashe lajmin qe isha shtatzen ai u largua jashte shqiperise dhe nga ajo dite nuk kam asnje lloje kontakti me te.

Nuk di as cfare te bej sepse as familija ime nuk do qe ta mbaj kete shtatzeni.

Dhe babai me thote ta heq dhe te fillosh nje jete te re.

Nuk di se cfare duhete te bej.

Kam ber nje gabim por nuk di a ka zgjidhje dhe se cfar duhet te bej.

Merr υesh që kishte biznes në Amsterdam, kërkesa e bυ.kuroshes “Bën tym” shqiptarin

Në rrjetet sociale janë bërë mënyra më e mirë për t’u njohur apo për të flirtuar më dikë.

Nuk janë të pakta çiftet që janë njohur në Facebook dhe kanë përfunduar duke e ndarë jetën së bashku.

Por gjërat nuk shkojnë gjithnjë sipas parashikimeve, të paktën jo për një të ri shqiptar që jeton në Amsterdam.

Ai ka njohur një bukuroshë shqiptare në Facebook, por pas disa bisedash ka mbetur pa fjalë nga kërkesa e saj.

Pasi bukuroshja mori vesh se ai jetonte në Amsterdam dhe se kishte biznes,nuk ka nguruar ti kërkojë para.

Ankohen për rrogat e uΙëta, stj.υardesat marrin vendimin DRASTlK për të b. ërë lekë (Foto)

Një stjuardesë ka treguar se ajo dhe koleget e saj paguhen aq pak sa janë detyruar të sheshin uniforma të paIara në internet.

Punonjëset e ajrit pretendojnë se paga e ulët i ka bërë që të kë.naqin fiksimet e njerëzve në internet.

Stjuardesa nga linja ajrore të njohura, duke përfshirë easyJet, Jet2, Virgin Atlantic dhe Emirates prej kohësh tashmë shesin në eBay geta ose uniforma të përdoruara dhe të paIara.

Uniformat dhe getat e paIara listohen shpesh në faqen e internetit si ‘shumë të konsumuara dhe të pajisura me aromën time natyrale’ për të fiksuarit që i blejnë.

Stjuardesa e ekuipazhit të Norwegian Airlines, e cila dëshironte të mbetej anonime, pohoi se disa prej kolegeve të saj u janë ofruar deri në 580 euro për një palë geta të ve.shura dhe ato kanë pranuar.

Këmbimi υαlutor/ Ja me sa këmbehen monedhat e hυaja ditën e sotme

Dollari amerikan blihet këtë të martë më 20 shkurt, me 95.8 lekë dhe shitet me 96.7 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar kështu një rënie të vogël.

Sakaq një ritje të lehtë ka pësuar dhe monedha evropiane Euro, ku në tregun valutor blihet me 103.4 lekë dhe shitet me 104.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 120.5 lekë dhe shitet me 121.6 lekë- Advertisement –

Franga Zvicerane ka pësuar një rënie të vogël në tregun valutor, ajo blihet këtë të martë me 108.6 lekë dhe shitet me 110.0 lekë.

“Do të na shihni çdo ditë në terren”, FΙamur Noka bën ραralajmërimin e bυjshëm: Nëse Rama nuk rrëzohet, në pranverën e vitit 2025…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh i sigurtë se Edi Rama nuk do të jetë kryeministër në pranverën e vitit 2025 kur pritet të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tha se nëse nuk rrëzohet Rama do të ketë destabilitet.

Pjesë nga biseda:

Flamur Noka: Unë nuk jam në kushtet e një demokracie. Unë kam luftuar dy vite për të mos u zhdukur. Do të vazhdoj betejën me regjimin, do të na shohësh çdo ditë në terren për të ringritur dhe fuqizuar PD-në. Dhe unë që të hyj në lojë, që thotë Edi Rama: më nxirrni një kundërshtar. Kundërshtarin e ka dhe quhet Sali Berisha dhe ne të tjerët që jemi pas tij. Është një protestë e madhe, aksioni i madh do të vazhdojë. Ylli, të jesh i sigurtë që një gjë do ta arrijmë, që në zgjedhje me Edi Ramën nuk do të shkohet. Këtë regjistroje.

Ylli Rakipi: A po ju e paskeni rrëzuar Edi Ramën!

Flamur Noka: Regjistroje.

Ylli Rakipi: Regjistrojeni ju lutem që në pranverën e vitit 2025, kur të caktojë zoti Bajram zgjedhjet, Edi Rama nuk do të jetë, thua ti. Po ju e paskeni rrëzuar pra…

Flamur Noka: Tani nuk e kemi rrëzuar, por do ta rrëzojmë. Do ta rrëzojmë po të them.
Do të bëjmë gjithçka, ose rrëzohet Edi Rama, ose Shqipëria në destabilitet. Opozita drejt kësaj do të shkojë. Mosbindja civile është destabilizim dhe ne drejt kësaj do të shkojmë. Sepse, sa të jetë Edi Rama, nuk ka votë në Shqipëri dhe besoj ne të gjithë këtu biem dakord. Prandaj unë nuk po flas sot për zgjedhjet. Ne do të shkojmë në zgjedhje se nuk ka bojkot, por nuk flitet për zgjedhje sot,. Sot flitet: çohuni në këmbë, ngrihuni të gjithë dhe ta rrëzojmë. Kjo është motoja.

Sot ρrotesta e opozitës/ Berisha i ‘pranishëm’ në tυbim, mbi 1 mijë forca ρolicie në gatishmëri, ja rrugët që do të bllokohen

Mbahet sot protesta e opozitës. Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’. Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë. Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Identifikohen 4 υαjzat që u kërcënυαn nga Altin Çoku/ Drejtuesit e TikTok në Tirαnë (Video)

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus trajton sërish historinë e Altin Çokut dhe të 27-vjeçares së ndjerë Sibela Abedini, që tronditi opinionin publik por dhe ka ngritur alarmin për përsëritjen në shoqëri të ngjarjeve të tilla.

Emisioni Uniko ka zbuluar se 4 vajza ishin kërcënuar nga Altin Çoku ndër vite.

Në këtë emision do të evidentohen të gjitha faktet e panjohura se si Altin Çoku ishte shndërruar në kërcënues dhe gjobvënës.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Martë 20 Shkυrt 2024

Dashi

Kjo e martë nuk do të jetë aspak e favorshme për raportet ndërpersonale, e sidomos për ato në fushën e ndjenjave. Sa i takon dashurisë do të keni shumë kuriozitet dhe për rrjedhojë ndoshta mund t’iu lindë dëshira për diçka të re. Gjithsesi do të jetë inteligjenca juaj ajo që do të përmirësojë cilësinë e intensitetit në çift. Ata që janë vetëm do të duhet të zgjedhin që të mos përfshihen në një lidhje që do i stresojë. Në punë do të jeni disi të acaruar. Bëni mirë që të mos humbni qetësinë dhe të ruani përqendrim më të madh.

Demi

Kjo ditë do të jetë shumë e favorshme! Do të jetë mjaft stimuluese sa i takon dashurisë. Në raportin në çift pritet të ketë të reja të rëndësishme, ndonëse mund të bëhet fjalë për detaje të vogla. Pritet që të ketë dhurata të paparashikuara. Për ata që janë vetëm priten të reja interesante. Sa i takon punës, në sajë të kuriozitetit tuaj do të keni mundësi për të mësuar diçka të re, por që do ju vlejë shumë.

Binjakët

Ju të lindurve të kësaj shenje ju pret një e martë jo shumë e favorshme. Në dashuri, për të shmangur keqkuptimet, sidomos nëse raporti nuk ka shumë që ka nisur, bëni mirë të mos mbani sekrete. Ata që janë vetëm, po projektojnë nisjen e një lidhje të re, por mendohuni mirë para se të hidhni këtë hap. Në punë dita do të jetë mjaft e favorshme për të provuar eksperiencën tuaj.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga humori i mirë. Në dashuri, parashikohen mundësi të shumta për t’u shfrytëzuar, qoftë për çiftet që janë të konsoliduar, edhe për ata më pak solid. Përfitoni nga ky moment pozitiv, pasi yjet ju mbështesin në çdo nismë tuajën. Në pumë, mos u bllokoni nga paragjykimet dhe frika e të tjerëve. Ju keni mjaft rezerva të fshehura, kështu që është momenti për ti nxjerrë në pah.

Luani

Kjo ditë fillim jave, duhet zhdukur sa më parë. Do të përballeni me ndikimin negativ të Hënës. Në dashuri, do të jetë e vështirë që të shmangni debatet. Do e keni të ndaluar që të shijoni qetësinë që ju duhet për tu çlodhur. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë mirëqenies suaj fizike dhe mendore. Ata që janë vetëm, duhet të mbajnë distancë nga lidhjet e komplikuara. Në punë, këshillohet që të mos e lini pas dore entuziazmin tuaj dhe dëshirën për të guxuar përballë situatave të reja.

Virgjëresha

Kjo e martë do të jetë e shkëlqyer në të gjitha aspektet. Do të jetë një ditë mjaft e qetë dhe tejet harmonike, sidomos në fushën sentimentale. Këshillohet që të veproni me maturi dhe do t’ia dilni të forconi lidhjen tuaj të dashurisë. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja, mjaft interesante. Në sferën profesionale, ndonëse do të keni një vullnet absolut, planifikojini mirë të gjitha detajet, para se t’ia dilni.

Peshorja

Kjo e martë do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, askush nuk do ju pengojë në realizimin e programit tuaj, duke bërë që dita të kalojë në relaks të plotë. Ata që janë vetëm, do e kalojnë ditën duke u marrë me një projekt që e kanë për zemër. Parashikimi i ditës, kërkon që të jeni më të hapur ndaj miqësive të reja. Në punë, do të arrini pa sikletin më të vogël, të realizoni atë që dëshironi. Vazhdoni kështu, herët apo vonë, do të konsolidoni, atë që prisnit prej kohësh.

Akrepi

Dita do të nisë në një mënyrë jo shumë pozitive. Në dashuri, kjo ditë nuk do të jetë në ritmet e duhura. Ajo që këshillohet për ju është që të mos tregoheni shumë kokëfortë. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi për një njohje të re, e cila do i bëjë që të ndihen të vlerësuar. Në punë, mundohuni që të ruani qetësinë dhe jini korrekt me kolegët tuaj. Duhet të gjeni dëshirën për të bashkëpunuar në ekip.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë mjaft eksituese, sidomos sa i takon dashurisë. Në raportin në çift, bëni mirë që të sqaroni çfarë ju shqetëson. Në të kundërt, rrezikoni që raporti me partnerin/en, të shoqërohet me grindje pa fund. Kush është vetëm, do të ketë takime me njerëz të rinj. Sa i takon punës, kjo do të jetë një ditë plotë energji dhe përqendrim. Do t’u tregoni eprorëve se jeni të vlefshëm dhe do të vlerësoheni pa masë.

Bricjapi

Një ditë aspak e keqe kjo e martë! Në dashuri, yjet do të stimulojnë emocione të forta. Tregohuni të arsyeshëm me personin që doni dhe lidhja do të jetë më se e mirë.

Ata që janë vetëm, do të dinë si të joshin dikë që e kanë për zemër. Në punë, do të përfshiheni nga situata që do ju mbajnë tejet të angazhuar. Mos u dorëzoni, inteligjenca juaj krijuese do ju çojë drejt suksesit të sigurtë.

Ujori

Ju pret një ditë e mbushur me pasiguri. Në fushën e ndjenjave, yjet favorizojnë realizimin e disa dëshirave tuaja. Në disa momente të ditës do të shoqëroheni nga një ndjesi e mirë mirëqenie, ku do të përfshihet edhe partneri/ja juaj. Ata që janë vetëm, duhet të reflektojnë mirë rreth një personi gjatë kësaj të marte. Sakaq në punë, mundohuni të tregoni siguri të tepruar. Yjet këshillojnë më shumë kujdes nga pikëpamja profesionale.

Peshqit

Kjo ditë e javës, do të jetë mjaft e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Sa i takon dashurisë, yjet do ju ndihmojnë në realizimin e ëndrrave tuaja. Jeta në çift do të jetë shumë e zjarrtë dhe në disa momente edhe speciale, ku do të keni nevojë për emocione dhe sfida të reja, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj bashkë. Nëse jeni vetëm, bëni kujdes të mos e teproni në bisedat me të tjerët. Duke bërë një vetëanalizë, do të arrini në përfundimet që dëshironi. Në punë parashikohet sukses, sidomos nëse keni një aktivitet tuajin. Pritet të ketë të ardhura shtesë, ose një reduktim i daljes së parave.

Romeo shρërthen në Ιot, Bora Zemani hyn në shtëρinë e Big Brother VIP (Video)

Sot, Banorët e Big Brother VIP 3 janë vënë përballë një sfide mjaft të vështirë.

Ata duhet të mos reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi.

Mirëpo, disa prej tyre nuk e kanë pasur aspak të lehtë. Pak më parë, në shtëpinë e Big Brother u fut moderatorja Bora Zemani dhe Romeo nuk duhet të reagonte.

Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Romeo shpërtheu në lot, ndërsa banorët e tjerë tentuan të shpërqëndronin situatën.

Më herët në shtëpi u fut edhe Rita Lati, vëllai i Ilnisës, zëri i djalit të julit, Dashnor Diko etj, me të cilët banorët nuk duhet të reagonin.

“Shqiρtari në Dubai me 1 miliard euro pasuri!”/ Artan Hoxha zbardh ρrapαskenat e bujshme, zbulon arsyen pse u “shkërmoq” euro në Shqiρëri

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua për rënien dramatike të euros dhe arsyet që e kanë pordhuar këtë situatë.

Hoxha tha se shifrat e konvertimit të euros në vendin tonë, që brenda tetë viteve janë rritur nga 5 miliardë euro në 12 miliardë euro, lidhet me zgjerimin e narkotrafikut.

Hoxha tha se shqetësimi më i madh i trafikantëve është gjetja e sektorëve ku do të pastrojnë paratë, kryesisht ndërtimi.

“Ka një të dhënë shumë interesante te tabela e këmbimit valuator ne euro. Në 2010 ishte qeveria Berisha, është 5.5 miliardë euro. Deri në 2020 kur fillon Covid, është 6.3 miliardë euro. Pra ka lëvizur vetëm me 800 milionë euro. Në vitin 2023 ka vajtur në 12 miliardë euro.

Tregu më i pasur i BE për narkotrafikun, e ka rritur fuqinë blerëse 2.5 herë. Gjatë kësaj kohe, përveç episodeve që publikojmë, në të gjithë raportet ndërkombëatre, krimi i organizuar e ka rritur ndjeshëm peshën në trafikun e kokainës, duke u bërë pikë referimi, që nis nga burimi, duke marrë nën kontroll edhe tregun fundor, shpërndarja në BE. Janë një sërë të dhënash, mund të jenë koiçidencë, por përputhen me realitetin në terren.

Ne kemi patur një problem me kompanitë e mëdha. Problemi i narkotrafikut është se ku do të çojë paratë, përpiqen të mos i kenë të magazinuara. Një nga personat e ekstraduar nga Emiratet, dyshohet që kishte shkuar pasuria e tij në një milliard dollarë! Prandaj u kërkua me insistim që ky person të kthehej në Europë.

Mundohen të gjejnë kanale nëpërmjet atyre që janë në pushtet. Një pjesë e mirë e parave u kamufluan si investim brenda kompanive. Ne flasim për kullat, ja pra nga vijnë paratë. Atyre u duhet emër, mundësisht me historik të gjatë, financimin e gjejnë vetë. Prandaj sot nuk na përputhet ajo që shohim me sy me atë që dëgjojmë me veshë. Prandaj jemi përballë këtyre shifrave.

Vendi sot është në një situatë ku po të shohësh shifrat, del se ka rritje ekonomike, por rrogat nuk rriten, prodhimi nuk rritet. Çfarë prodhojmë? Nga vijnë lekët në këtë vend? Përfituesit më të mëdhenj zyrtarë, janë bankat që kanë rritur fitimin, oligarkët që kontrollojnë importin, sepse ne vetëm konsumojmë dhe nuk prodhojmë asgjë.

Pyetja është, në një numër kaq të kufizuar duarsh që kemi lënë ekonominë, derisa do ta mbajmë kështu?

Në pesë vite, nga gjysme milionë euro pagesë për vrasje, deri në pesë milionë euro. Janë shifra të frikshme”, tha Hoxha.