Ish-komandantja e përgjithshme e Policisë Kombëtare në Ekuador, Tannya Varela Coronel ka hedhur poshtë kategorikisht informacionin për një deklaratë që e lidh atë me mafian shqiptare.
“Unë jam e pafajshme, gëzoj prezumimin tim të pafajësisë si një e drejtë themelore dhe do ta mbroj emrin tim me vendosmëri”, ka deklaruar Coronel.
Ai tha se synimi është të detyrohet para opinionit publik ideja se Varela , duke përfituar nga pozicioni i tij, me sa duket favorizonte organizata kriminale dhe një sërë poshtërsive shtesë që ai i mohon kategorikisht dhe kategorikisht.
“Unë e thyej heshtjen sepse, me sa duket, për shumë është më rehat të qëndroj hermetike duke marrë akuzat e tyre shpifëse ndaj meje”, komentoi ajo.
Nuk dihet nëse ngjarjet me të cilat synohet të lidhet janë reale dhe kjo është detyrë e organeve kompetente, raportojnë mediat në Ekuador.
“Ata kurrë nuk do të mund të më lidhin në asnjë mënyrë me ndonjë veprim të parregullt në dobi të organizatave kriminale që kam luftuar gjatë jetës sime profesionale. Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë parregullsi, as si komandante e përgjithshëm dhe as si civile”, shtoi ai.
Heidi dhe Roza kanë patur përplasje dhe debate të forta gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe konkurrenca mes dy vajzave ndjehet në çdo bisedë që ato shkëmbejnë me njëra-tjetrën.
Mirëpo debatet duket se kanë kaluar limitet deri në dhunë fizike, episod të cilin Heidi e rrëfeu në spektaklin e shkuar dhe Roza e mohoi në mënyrë kategorike.
Rrjeti ka “gërmuar” dhe ka bërë publike një moment brenda shtëpisë. Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale, tregohet momenti kur Arta, Rikja, Ledjona dhe Egla bisedojnë për debatin që patën vajzat, ku Arta shprehet se Heidi ka patur shenja në dorë.
Në një moment të dytë shfaqet Roza kur në mbrëmjen e “Prime” afrohet drejt Albit dhe i thotë: “Shyqyr që nuk nxorën atë pjesën”
Mesa duket Roza është e vetëdijshme që e ka dhunuar Heidin, me ose pa dashje.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:
Watch more content recommended just for you. https://vm.tiktok.com/ZMM15Cf5n/
Policia greke vuri në pranga 10 persona, të cilët pasditen e së dielës në zonën e Zefirit, goditën me armë në një ndeshje të ligës lokale të futbollit.
Bëhet fjalë për 8 grekë dhe 2 meshkuj të kombësisë shqiptare, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.
Në orën 15:45 të pasdites së të dielës pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, goditën 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.
Konkretisht, derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43’ dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë shënuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës. Arbitri Vatsios me ndihmësit e tij dhe vëzhguesin e ndeshjes shkuan në Sigurimin Qendror të Zefirios, të shoqëruar nga forca policore, në mënyrë që aty të bëheshin deklaratat dhe të plotësohej fleta e ndeshjes.
50 vjeçarja Barbara Ioele nuk kishte punuar për 24 vjet teksa kishte gënjyer për 17 shtatzanitë e saj – të cilat i inskenonte duke vendosur jastëk për të imituar barkun e fryrë.
Mediat vendase thonë se gruaja është burgosur pas pretendimit të rreth 100 000 euro në asistencë gjatë viteve.
Nga 17 shtatzanitë e saj ajo pretendonte se vetëm pesë ishin realizuar me sukses ndërsa të tjerat kishin përfunduar me abort spontan.
Ioele tha se kishte lindur fëmijën e saj të fundit në dhjetor teksa policia tha se po e mbanin nën mbikqyrje në muajt para lindjes dhe gjithçka rezultoi një mashtrim.
Prokurorët shtonin se gënjeshtrat e Ioele ishin bërë të mundura nga vjedhja e një numri çertifikatash lindjeje nga një klinikë në Romë, si dhe me dokumente të tjera të falsifikuara, shkruan e përditshmja vendase Il Mattino.
Partneri 55 vjeçar i Ioele, Davide Pizzinato, ka pranuar në polici se ishte në dijeni të faktit se Ioele nuk ishte asnjë herë shtatzënë.
Pizzinato ka pranuar të dëshmojë kundër saj në këmbim të një dënimi më të lehtë për vete, pasi u akuzua si bashkëpunëtor në mashtrim.
Rrjeti Oddity Central shtonte se Ioele kishte nisur mashtrimin e saj prej vitit 2000, duke përfituar një shumë totale prej 100 000 të ardhura në asistencë.
Pizzinato u ka thënë hetuesve: “Ajo bëri çertifikatat false dhe unë e di këtë prej vitit 2012, kur ne nisëm marrëdhënien tonë.”
Në një rast të ngjashëm vitin e shkuar në SHBA, Robin Folsom, inskenoi shtatëzaninë e saj për të marrë leje të paguar nga puna dhe për të përfituar $100,000 por u zbulua nga punëdhënësit kur i ra jastëku që kishte vendosur në bark.
Sa vijnë dhe shtohen dyshimet se divorci mes aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është një marifet për ndarjen, tjetërsimin dhe humbjen e gjurmëve të burimit të një pasurie me vlerë miliona euro, para që nuk u dihet burimi.
Prapaskena mëson se zonja Myrtezaj i është drejtuar gjykatës me një padi, përmes të cilës kërkon ndarjen nga Bes Kallaku.
Pretendimet e Xhensilës për ndarjen nuk duken fort bindëse dhe reale. Ajo pretendon se bashkëshorti i saj rri gjatë me shokët (diçka normale dhe e zakonshme për shumë burra), zihen shpesh (diçka e zakonshme për të gjithë çiftet), se ka humbur interesin për familjen (një pretendim ky i pabazë pasi Besi është një djal shumë familjar), se konsumon lëndë narkotike (kjo është e vërtetë, por edhe Xhensila i mbush jo pak hundët para koncerteve, ashtu si shumica e këngëtarëve). Të gjitha pretendimet e Xhensilës në padi për ndarjen janë të dyshimta.
Ndërkaq, vitin e kaluar, në Mëzez, Kashar, Bes Kallaku ka ngritur një pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, si dhe një restorant, piceri, kënd lojërash etj., me emrin Burger Ija. Ky investim është bërë disa muaj më parë.
Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës.
Shumë resorte, hotele luksoze, jahte, pallate, vila, resorante dhe lokale të krimit, në letra figurojnë në emrin e gjysheve 80-90-vjeçare.
Bes Kallaku nuk është një trafikant droge, por ka lidhje të forta me trafikantë kokaine dhe politikanë të korruptuar, sidomos me Ilir Metën, një nga politikanët më të korruptuar në Ballkan, me prova dhe fakte, me zë dhe figurë, pasuri, dëshmi, rrëfime dhe bllok pazaresh në dorë.
Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.
Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi. Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.
Klinika 2 milionë euro
Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë. Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.
Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.
Restoranti i peshkut
Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash. Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitja me burim të dyshimtë parash.
Ka disa elementë që ngrenë dyshime të forta për pastrim parash nga Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku.
Së pari, çifti i showbizit nuk ka trashëguar pasuri, pasi vijnë nga dy familje jo të pasura, si shumica e shqiptarëve.
Së dyti, çifti i showbizit nuk ka një historik biznesi. Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku dy bizneset kryesore, Silabel dhe Buger Ija, muaj e fundit.
Së treti, të ardhurat e ligjshme e çifti i showbizit vijnë nga paga e Besart Kallakut si aktor dhe Xhensila Myrtezaj si këngëtare.
Së katërti, dy vitet e fundit, kanë investuar disa milionë euro në pasuri të palujtshme, duke deklaruar blerjet dhe investimet në kontrata me kosto shumë të ulët në raport me vlerën reale të pronës.
Së treti, të ardhurat e ligjshme e çifti i showbizit vijnë nga paga e Besart Kallakut si aktor dhe Xhensila Myrtezaj si këngëtare.
Ndërsa të gjithë fshatrat vuajnë shpopullimin dhe i janë dorëzuar këtij fati, krejt e kundërt apo ndodh me banorët e Vranishtit në bashkinë e Himarës.
Emigrantët nga ky fshat brenda dhe jashtë vendit kanë vendosur të financojnë vetë, secili sipas mundësisë së tyre dhe kanë filluar të riparojnë rrugën prej afro 3 km që lidh fshatin e tyre me aksin e Lumit të Vlorës.
Ka mjaftuar një bisedë në fshat dhe më pas thirrja e lëshuar në rrjetet sociale ka marrë përgjigje nga qindra Vranisht as që nga vendet e Evropës e deri nga Kanadaja e largët.
Riparimi i rrugës dhe më pas edhe vendosja e ndriçimit, shpresohet që jo vetëm të ndalojë shpopullimin, por të rikthejë banorët e Vranishtit dhe pse jo të zhvillojë edhe turizmin.
Me rikonstruksionin e rrugës së fshatit, Vranishti afrohet edhe më shumë me bregdetin e Himarës, pasi rruga përshkohet në vetëm 20-25 minuta./A2 Cnn
Ekzaminimet e autopsisë mbi eshtrat e Antonella Salamones dhe mbi trupat e fëmijëve të saj Emanuel, 5 vjeç dhe Kevin, 16 vjeç, kanë vërtetuar aktin makabër të torturës dhe vrasjes së tyre, në shtëpinë e tyre në Altavilla.
Giovanni Barreca, bashkëshorti i gruas dhe babai i dy djemve, rrëfeu masakrën, i ndihmuar nga vajza e tij 17-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, Sabrina Fina dhe Massimo Caradente, të cilët i bindën ata të kryenin një lloj ekzorcizmi ndaj të afërmve të tyre për t’i “liruar nga djalli”.
Autopsia e trupave të torturuar të djemve konfirmoi atë që dyshohej nga eksperti mjekësor: Dy vëllezërit u keqtrajtuan dhe torturuan. Në trupa ka shenja të qarta djegieje dhe keqtrajtimi të të gjitha llojeve edhe nga 17-vjeçari i cili ka rrëfyer se ka marrë pjesë aktivisht në masakër.
Sa i përket eshtrave të nënës, do të duhet të përgjigja e testit të ADN-së dhe një sërë hetimesh për eshtrat e gjetura të groposura dhe të djegura.
“Në shumë vite të karrierës sime nuk kam parë asgjë më të tmerrshme”, janë fjalët e kryeprokurorit të Termini Imerese, Ambrogio Cartosio gjatë konferencës për shtyp mbi ngjarjen e rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë ku një 18-vjeçar abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, e cila ishte dhe shoqja e nuses së tij.
Pas denoncimit në polici nga ana e së miturës, 18-vjeçari është vënë në pranga.
Për rtsh , ka folur edhe i ati i të miturës së abuzuar, i cili tha se nuk e di nëse vajza ka pasur raporte me autorin më parë, por shtoi se familja e tij po ia kërkon vajzën për nuse, edhe pse ai ishte i martuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda komunitetit rom.
Zoti Qerim si e more vesh për ngjarjen që Klajdi kishte abuzuar me vajzën tuaj?
Unë pasi e mora vesh që vajzën e kishin thirrur në rajon, kur vajta atje mora vesh çështjen e Klajdit se çfarë ka bërë. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj raporti, çun lagje, i martuar ka qenë.
Me kë jetonte vajza, me ty apo bashkëshorten?
Vajza jetonte me mua dhe me bashkëshorten
Çfarë të tha vajza kur e takove pas ngjarjes?
Me ka përdhunuar me dhunë
Ku është vajza ka marrë shërbim social, është trajtuar me psikolog?
Po tani vajza ndodhet tek e motra në Selitë. Ata thonë se ne do ta marrim për nuse.
Kush thotë se do e marri për nuse?
E ëma e Klajdit, tani ishte me mua se për këtë problem kishte ardhur. Unë thash vazhdoni si është më e mira, nuk më pyetët, tani nuk keni pse më pyesni. Nuk kisha ç’ti thosha.
Vajza ka qenë e lidhur më para me Klajdin ka pasur raporte?
Nuk di gjë ajo më tha që më ka përdhunuar me dhunë. Nuk di gjë.
Po e ëma e Klajdit çfarë të tha, çfarë kërkonte nga ty?
Ajo më tha ne do ta marrim për nuse, por fillimisht të lirojmë djalin.
Ju jeni dakord që ta jepni vajzën për nuse pasi të dali nga burgu?
Tani përderisa ka bërë këtë ndoshta ka menduar ta marrë për nuse. Pavarësisht se ai ka qenë i martuar ka dhe një fëmijë nuk di ç’të them.
Ju jeni dakord që djali të ketë dy nuse apo të ndahet nga gruaja aktuale?
Ata thanë që atë nuse ne nuk e duam dhe do marrim gocën tende.
Ndryshe nga periudha kur u bë nënë për herë të parë, me lindjen e djalit Xhensila Myrtezaji është bërë më e hapur dhe ndan herë pas here momente me të volgin e saj në rrjetet sociale.
Njësoj siç ka bërë edhe sot. Këngëtarja tregon se sot nuk është një ditë e lehtë, pasi Amen ka për të bërë vaksinën e dytë.
“Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin. Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.