Masαkër në ditën e “Shën VaΙentinit”, 27-vjeçari υret nënën dhe motrën e ish të dashυrës

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Italinë në ditën e të dashuruarve. Një 27-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe motrës së ish të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen popullore San Valentino të Cisterna di Latina.

46-vjeçarja Nicoletta Zomparelli dhe e bija e saj 19 vjeçe Renée Amato nuk mundën t’i shpëtonin të shtënave me armë të Cristian Sodano, i cili shkoi në shtëpinë e tyre pas një debati me ish-in e tij, Desirée Amato, me të cilën ishte ndarë së fundmi.

Financieri nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes dhe objektivi i tij ishte ti merrte jetën 22-vjeçares, e cila është fshehur në tualet ku ka qëndruar deri në mbërritjen e policisë që e ka gjetur në gjendje shoku.

Të pafata ishin nëna dhe motra e saj që ndërhynë për të ndalur 27-vjeçarin. Me të mbërritur në shtëpi, policia gjeti trupat e dy grave, ndërsa 27-vjeçari u arrestua teksa po tentonte të kthehej në shtëpi.

Del një video skandaαΙόze: Nxënësi dhe mësuesja ρυthen me ρasion në mes të orës

Një profesoreshë universiteti në Nizhny Novgorod thuhet se është përjashtuar nga posti i saj pasi doli një video e saj ku ajo puthte një nga studentët e saj në mes të klasës.

Sjellja e keqe u regjistrua nga kolegët e Romeos në Universitetin Shtetëror të Transportit në Nizhny Novgorod dhe ndërkohë portalet atje raportuan se videoja është bërë vitin e kaluar ku thane se mësuesja përfshihej shumë lehtë në aventura romantike.Pamjet me poshte!

Sa i përket institucionit arsimor ku është filmuar skandali, përdoruesit e rrjeteve sociale supozojnë se joshësi i ri ka qenë në moshë mbi 18 vjet ndaj në këtë kontekst as portalet ruse nuk kanë përmendur ndonjë hetim.

Për momentin nuk mund të konfirmohet nëse profesoresha është shkarkuar vërtet për këtë shkak.

Dhυna në Tik Tok! Dëmi më i madh ρo i krijohet adoΙeshentëve. Rama me υrgjencë…

Aplikacioni “Tik Tok” po kthehet në shqetësues për adoleshentet dhe të miturit në Shqipëri.

Gjuha e përdorur prej tyre është jo rrallë herë bullizuese, fyese, e ashpër, e deri në veprime në kufijtë e absurdit; fëmijët përballen me to e sipas ekspertëve tërhiqen për t’i kopjuar këto shembuj të shëmtuar që shiten online. Madje edhe gjatë procesit mësimor.

Publikimi pa filtra i çdo gjëje në botën e internetit krijon për sociologët një jetë të gënjeshtërt në realitet. Më të dëmtuarit sipas tyre janë fëmijët, të cilët shpeshherë qëndrojnë me orë të gjata në rrjete sociale pa kontrollin e prindërve.

Platformat virtuale kanë kufizim moshe, por kjo manipulohet lehtësisht nga të vegjlit duke gënjyer për moshën e me krijimin e profileve të rremë. Por ekspertët nuk shohin zgjidhje ndalimin e përdorimit të “Tik Tok” ne vendin tonë ndaj i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë me urgjencë këtë aplikacion.

Trαgjedi në SHBA, ish-inxhinieri i Meta-s υret grυαn, binjakët dhe krγen υetëvrasje

Tragjedi në Kaliforni, kur një ish-inxhinier i Meta qëlloi gruan e tij, vrau djemtë e tyre binjakë 4-vjeçarë dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre. Anand Sujith Henry, 37 vjeç, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas e ktheu armën kundër vetes.

Çifti u gjet i vdekur brenda shtëpisë me plagë nga armë zjarri pranë një pistolete 9 mm dhe një karikator të mbushur brenda një prej banjove të shtëpisë. Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur në një dhomë gjumi.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose kanë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.

Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.

Nga informacionet që kemi në këtë moment, rezulton se bëhet fjalë për një incident të izoluar dhe pa rrezik për publikun, pasi kemi besim se burri ndodhej brenda shtëpisë”, tha kreu i policisë, duke theksuar se nuk ka pasur shkatërrim të dyerve apo thyerje.

“Hetimi është duke vazhduar ndërsa autoritetet punojnë për të mbledhur prova, për të folur me dëshmitarët dhe anëtarët e familjes dhe për të përcaktuar një motiv të mundshëm”.

foto galeri
foto galeri

Dokumentet e gjykatës zbuluan se Henry, një ish-drejtor softuerësh i Meta-s por edhe i Google, kishte paraqitur kërkesë për divorc në dhjetor 2016. Por divorci nuk u finalizua kurrë dhe çifti u zhvendos në vitin 2020 në shtëpinë e tyre në San Mateo, Kaliforni. Fqinjët thanë se panë një çift miqësor dhe një familje të lumtur.

“Para se të lindnin foshnjat, ne pamë burrin dhe gruan duke bërë një shëtitje teksa ajo ishte shtatzënë”, tha një fqinj, duke shtuar se pasi lindën fëmijët, çifti u pa “vetëm”.

(BalkanWeb)

Shqiρtarja shkruan historinë, shρallet kamρione Europe në shah

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, me Çakun që fitoi 7 duele dhe 3 barazime, duke i dhënë titullin në Slloveni për vajza deri në moshën 14-vjeçare.

Postimi i plotë

SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

????????????13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare♟♟♟

Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa #Shqipëria, mbledh në #Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si #kampione.

Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse ne Kupën Europiane të Klubeve 2023, me ekipin #Teuta. Një skaudër që premton garë të fortë, në kompeticionin më të madh sportiv europian, të vitit!

Shqiρtarët kudo që janë po rizgjohen dhe dekΙαrojnë nderin dhe krenarinë e të qenurit shqiρtar!

Shqipëtaret e Turqisë, mendohet që jane 5 milion edhe pse 1.5 milion janë të regjistruar si shqipfolës. Historia shqiptare është në arkivat turke, dhe të Vatikanit. Shumë politikanë shqiptarë si edhe personalitete kane mbajtur poste të rendësishme ne administratën turke deri në shekullin e 20të.

Edhe pse kemi një histori të dhimbshme, politike dhe historike mes nesh, turqit kanë respekt dhe admirim per shqiptarët. Ne vitin 2000, në një nga pushimet familjare, ne tregun e qytetit Antalia, u befasova kur u prezantuam si shqiptarë (Arnaut) dhe turku i puthi dorën nënës time në shenjë respekti.

Shumë aktorë turq deklarojnë preardhjen e tyre shqiptare! Një nga aktorët e njohur për publikun.

https://www.facebook.com/InfoSerialeAlbania?ref=embed_video

Shρërndαjeni / Në vitin 1912 Shkυρi ka qenë me 80 për qind shqiptarë

Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për përbërjen e popullsisë në Shkup. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë dhe të tjerë, shkruan e përditshmja Lajm.

Historiani Skënder Asani, i cili e ka gjetur këtë dokument gjatë studimit nëpër arkivat e ndryshme thotë se ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pas shumicë absolute shqiptare.

“Menjëherë pas okupimit të Shkupit nga serbët në vitin 1912, serbët menjëherë kanë nisur jetësimin e projektit të tyre ku përmes reformës agrare kanë sjellë kolonë nga ‘shumadia’ dhe brendia e Serbisë dhe mes dy luftërave botërore ndjeshëm e kanë ndryshuar strukturën e popullsisë, por deri në vitet 1943 – 1944, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët”, thotë Asani.

Sipas të njëjtit dokument gjatë luftës së dytë botërore Shkupi ka pësuar një ngritje të madhe të popullsie, gjegjësisht në Shkup dhe rrethinë kishin ardhur mbi 40 mijë kolonë. Në dokumentin e MPJ-së italiane thuhet se në vitin 1943 – 1944 Shkupi numëronte 87 mijë banorë, prej të cilëve 33 mijë ishin shqiptarë.

“Edhe pse ishin sjellë kolona të ndryshme, Shkupi në atë periudhë sërish dominohej nga shqiptarët. Dihet fort mirë se në periudhën e pas luftës së dytë botërore u shfrytëzua momenti i depërtimit të shqiptarëve, gjegjësisht marrëveshja jugosllavo – turke për ti shpërngulur shqiptarët nga trojet etnike dhe një masë e madhe e shqiptarëve të Shkupit, sidomos rrethinës u shpërngulën në Turqi”, thotë Hasani, duke shtuar se më pas është shfrytëzuar edhe tërmeti i Shkupit i vitit 1963.

Hasani sqaron se pas kësaj tragjedie natyrore në Shkup u sollën maqedonas nga Egjeu dhe sllavë nga Evropa lindorë të cilët ngritën në mënyre enorme popullatën sllave në Shkup dhe nga këto politika shqiptarët janë dëmtuar në masë të madhe në përbërjen e popullsisë.

“Faktografia historike dhe statistikore tregon se deri në vitin 1963 Shkupi ka pas shumicë shqiptare. Pas kësaj tragjedie, nëpërmjet projekteve të ndryshme, shqiptarët nga shumicë absolute bëhen pakicë në Shkup”, thekson Asani.

Ai sqaron se Shkupi që nga Iliria e deri në fund të perandorisë osmane ka qenë me shumicë absolute shqiptare.

“Gjatë periudhave të ndryshme kohore me plane dhe projekte të caktuara sllavët janë munduar ta thyejnë këtë nyjë të shqiptarëve në Shkup që ti realizojnë projektet e caktuara serbe e më vonë maqedonase që të mos lidhen shqiptarët me kontinuitetin historik dhe të shkatërrohet mbamendja historike”, thotë Asani.

Dokumenti i MPJ-së italiane me të dhëna statistikore do të botohet së shpejti në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. 19

Si të kυrsejmë energjinë? Eksperti na tregon mënγrat e thjeshta: Ja ç’duhet të bëni me dυshin dhe kondicionerin

Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë dha disa këshilla se si të menaxhojmë pajisjet elektroshtëpiake në mënyrë që fatura e energjisë të mos na vrasë xhepin.

Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania, eksperti tha se kondicioneri është pajisja që harxhon më shumë energji, ndaj duhet graduar me kujdes.

Ai këshilloi që kondicioneri nuk duhet të gradohet më shumë se 22 gradë. Kjo sipas tij është temperatura ideale që e ndryshon ndjeshëm për mirë konsumin.

“Ambienti duhet të jetë i izoluar mirë, të mos hyjë ajri, temp 29-30 gradë është e gabuar. 22 gradë është temperatura ideale, ndryshon shumë konsumi me një diferencë të ndjeshme”, tha Islamaj.

Ai sugjeroi që dushi të mos hiqet nga priza nëse përdoret shumë gjatë ditës, teksa theksoi se kjo elektro-shtëpiake ka një pjesë të konsiderueshme të faturës së energjisë, nga 15-20 mijë lekë.