“Ρrisnin që ύnë të b. ëjα s* ks me Gαzin”, Meri Shehu reυoltohet në studion e Fan Club: E ρështirë!

Meri Shehu, banorja e cila la shtëpinë e Big Brother VIP 3 këtë të shtunë ishte shumë e revololtuar me komentet në rrjete sociale për të.

E ftuar në studion e Fan Club, ajo tha se për herë të parë në jetën e saj në 20 vite që punon në televizion nuk kishte dëgjuar komente kaq të pështira.

“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere. Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri.

Ky është çifti që u aksidentυa. Grυaja hυmbi jetën, bαshkëshorti në luftë me υdekjen

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi sot në Memaliaj.

Dy personat në foto, janë burrë e grua, Dhoksi Mango, 40 vjeç, e cila ishte pasagjere dhe nuk mundi ti mbijetojë dot plagëve të marra dhe Ledian Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.

Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.

Çfαrë ndodhi? Graciano shρërthen në lot: Duhet lυajtur fort se nuk mυndem ndrγshe (VIDEO)

Balerini Graciano Tagani edhe vendosi të çojë në nominim treshen Romeo-Heidi-Elvis, duket se e ka përjetuar keq faktin që gazetari kronikës mund të largohet nga “Big Brother VIP 3” të martën.

Gjatë një momenti kur po bisedonte me Elvisin, balerini ka shpërthyer në lot dhe tha se është e rëndësishme që gazetari mos dëmtohet.

Ndërsa gazetari theksoi se ai nuk dëmtohet nga kjo gjë.

Biseda:

Graciano: Duhet luajtur fort se nuk mundem ndryshe. E rëndësishme është që ti mos dëmtohesh

Elvisi: Për çfarë do të dëmtohem unë?

Graciano: Nuk bëra asgjë që të dëmtoheshElvisi: Minimumi që mund të dëmtohem unë është që do rri tek dera e SPAK-ut prap, kaq! Ça rëndësie ka, minimumi do shkoj sërish atje të martën

Graciano: Është show dhe ti e di

Elvisi: Nuk kam pse mërzitem dhe as të kënaqem. Bëra atë që më donte zemra ime

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2c4f7f4b-1397-4047-afc5-9ba72d31df30

Ndodh në Durrës/ Çon për të Ιyer makinën, vëllezërit Ιëvizin me të nëpër qγtet. Kur i pronari i konstaton, tentatojnë ta shtγρin dhe e përρΙasin

Një ngjarje jo fort e zakontë është regjistruar në Durrës, ku dy vëllezër pronarët e një pike për lyerjen e automjeteve kanë kërcënuar dhe kanë tentuar të shtypin me makinë drejtuesin e një automjeti.

Ky i fundit kishte shkuar tek vëllezërit për të lyer makinën e tij, por kjo vetëm nuk ka ndodhur, por ata qarkullonin me të nëpër qytet. Kur janë konstatuar nga pronari, ata kanë tentuar ta shtypin atë duke e përplasur.

Njoftimi:

Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të lëvizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

E ρapritur në BBV:  Sara i kërkon Bardhit të ndαhen

Sara dhe Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër menjëherë pas Primes, dhe shkak për këtë janë bërë ankesat e modeles ndaj këngëtarit se ai nuk e mbron dhe heziton gjithë kohës kur duhet t’i dalë për zot si femra e tij.

Sipas Sarës, gjithçka nisi nga debati me Ilnisën dhe përfundoi tek komentet sarkastike të opinionistëve se “Sara rreh Bardhin”. Modelja i ka bërë të ditur këngëtarit se në Big Brother nuk erdhi për t’u njohur, por për të fituar dhe ai duhet ta mbështesë në rrugëtimin e saj, gjë të cilën e ka bërë vetëm 3 herë që kur janë njohur duke dështuar si mashkull.

Përballë kësaj deklarate, këngëtari është përgjigjur duke thënë se ka bërë sakrifica të cilat nuk do t’i përmendi dhe se “nuk është jeta Prime”, por Sara theksoi se ai është duke u ndikuar dhe kritikuar atë gjithë kohën.Në përfundim të bisedës çifti ka arritur në akord se nuk mund të ndryshojnë njeri tjetrin dhe për këtë duhet të ndajnë rrugët në shtëpi. “Nëse do të doja të të njihja, do të shkruaja si njeri në Instagram”, tha Sara, duke shtuar më vonë se për momentin është mirë që t’i japin fund dhe nëse është e shkruar të vijojnë prap kur të dalin nga shtëpia.

Sara: Ti heziton, dhe përveç kësaj më kritikon gjithë kohës. ‘Flet shumë, bën shumë’, unë kështu jam mor vëlla. Kështu jam gjithë kohës.

Bardhi: Këtë javë të kam lënë për që t’i të kuptosh se je në gabim. Nejse, kur dalim jashtë e sheh. Në fund e sheh…

Sara: Çfarë do të thotë kjo? “Në fund”, çfarë do të thotë?

Bardhi: E sheh pra… Në fund i sheh videot e prera dhe e kupton.

Sara: Çfarë?

Bardhi: Ti je nxituar me mua.

Sara: Për çfarë?

Bardhi: Për këtë që je duke thënë.

Sara: jo nuk jam nxituar. Këto janë ndjesitë e mija prej ditësh.

Bardhi: Dhe unë të respektoj maksimalisht…

Sara: Ndjesitë e mija prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën dhe deri më sot janë të njëjta. I dashur djalë, ti heziton.

Bardhi: Në rregull, më fal.

Sara: Jo, nuk është për më fal. Ti je kështu dhe unë nuk dua të të ndryshoj. Të kam parë në situata të ndryshme, ky je ti. Përveç kësaj, edhe unë po dal keq që po të them mos hezito. Nuk dua ta bëjë më këtë gjë. Është shumë e qartë.

Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë kërkon të bësh.

Sara: Sapo ta thashë, mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdojë më.

Bardhi: Kë?

Sara: Këtë gjë.

Bardhi: Në rregull, mos e thuaj.

Sara: Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar, të vazhdojë jashtë.

Bardhi: E the njëherë këtë.

Sara: Po, por për momentin po më bën të ndihem keq. Kam konflikte për ty gjithë kohës. Bardhi, Bardhi, Bardhi, me Ilnisën gjithë kohës.

Bardhi: Dhe çfarë bëre ti në Prime?

Sara: Po lëre Primen ti.

Bardhi: Ore e ke seriozisht këtë që po më thua?

Sara: Pse po më shikon sikur se kam? Pse po e vë në pikëpyetje? Nuk dua more ta vazhdoj, po më jep vetëm ndjesi të këqija.

Bardhi: Mirë, mirë. Ti e di. Nuk dua, nuk dua…

Sara: …po vjen ti aty dhe i jep dorën Endrikut para meje dhe mua vijon të mos më flasësh.

Bardhi: Nuk të fola sepse e meritove. More kryqin dhe ti e di shumë mirë se çfarë deshe të bëje.

Sara: Po çlidhje ke ti me këtë gjë?

Bardhi: Po ti nuk e ndave me mua absolutisht, pa mbaruar Prime.

Sara: Çfarë të ndaj unë me ty? Ti që merr fjalën dhe flet për Meritonin dhe Romeon ndërkohë që mua më kanë sakatuar opinionistët? Ti nuk je as me Meritonin.

Bardhi: Jam me veten…

Sara: Jo qenke me Meritonin sepse të ishe me veten do e kishe mbrojtur veten.

Bardhi: Unë të mbrojta ty, Meritonin dhe veten. Nëse ti nuk do të vazhdosh këtë që kemi nisur, atëhere ke respekt prej meje. Përballë teje dhe familjes tënde mbaj përgjegjësi për çdo send. Nëse nuk po të pëlqej si person, si këtu si jashtë në rregull. Për gjë tjetër mos fol. Nuk do të vazhdosh më me mua, të jap dorën, të respektoj gjithmonë. Mos më akuzo për gjëra të tjera që nuk i di.

Sara: Ato janë bindjet e mija.

Bardhi: Bindjet e tua mendoj mirë.

Sara: Ore me kë po flet kështu ti?

Bardhi: Me ty moj, përderisa po të vij dhe po të them nuk dua të më pëlqesh me zor. Nuk po të them mi pëlqe defektet e mija.

Sara: Kush po të thotë ty që ti më thua të më duash me zor? Unë po them që kanë qenë disa raste që të shoh që heziton.

Bardhi: Edhe unë të kam sqaruar shumë mirë, të thash që ishte hera e fundit.

Sara: Pse e përsërite sot prapë.

Βerisha nxjerr videon ku dëmtohen kαmerat: PoΙicia bashkëρυntore në vrαsjen e ekonomistit në Kurbin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga atentati i djeshëm në Kurbin, ku shënjestër ishte, Ardjan Gjelosh, pronari i një kompanie intertesh.

Sipas Berishës, në vendin e krimit ku mbeti i vdekur ekonomisti i kompanisë, kanë shkuar persona të veshur me uniforma policie.

Sipas denoncimit, autorët që dyshohet të kenë qenë tetë persona i kanë bërë presion rojës së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia.

Reagimi i plotë i Berishës:

Policia bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

📩Lexoni dëshmitë tronditëse dhe shikoni videon e tyre.

-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie. Autorët kanë qenë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentatorët dyshohet se kanë pasur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.

– Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 – 02 – 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres. Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbint.

https://www.facebook.com/SaliBerisha?ref=embed_video

ΡΙas debat i ashρër mes Meritonit dhe Ledionës, gazetarja vë me ‘shρatulla pas murit’ moderatorin: Anuloje dasmën tënde dhe lije të mαrtoheshin Sara e Bardhi

Edhe këtë prime realityshow ka nisur me debate të forta ku pretekst këtë puntatë është bërë dasma mes Ilnisës dhe Meritonit.

Dasma e Ilnisës dhe Meritonit, e para për Big Brother VIP3, është shoqëruar me debate të shumta mes banorëve.

Shumë prej tyre nuk e kanë dashur realizimin e kësaj martese, por të Sarës dhe Bardhit.

Një ndër to ka qenë edhe Lediona, e cila u shpreh se Meritoni bën si i mirë kot sepse nuk e la shokun e tij të martohej, por zgjodhi veten.

Meritoni: Dihet që viktimizuese dhe je njëra prej tyre që përdor shoqërinë.

Lediona: Unë nuk jam si ty. Ec tani të trashëgohesh.

Meritoni: Sara dhe Bardhi i lanë këto dhe më bën të reflektoj.

Lediona: Pse nuk reflektove edhe për Vesë? Pse do të bëhesh i mirë kot.

Meritoni: Jam penduar që nuk u bë dasma e Bardhit. Që unë nuk zgjodha atë. I kërkoj të dyve falje.

Lediona: Kishe anuluar dasmën dhe i lije të martoheshin Sara dhe Bardhi.

Meritoni: Për punën e dasmës që e shijova është që pash edhe disa reagime të banorëve. Vesën nuk e ftova se e dija që nuk do të vinte.

Vesa: Ua çfarë justifikimi i lodhshëm. Ishte shumë që u zgjidh me vota manipuluese çifti.

Zbαrdhet krimi në Kaυajë/ 35-vjeçari υrau nënën dhe e Ιa në banesë

Policia ka zbardhur vrasjen e 75-vjeçares me iniciale I. S. e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Kavajë.

Ndonëse fillimisht u raportua si vdekje natyrale, hetimet e thelluara kanë zbuluar se shkaku i humbjes së jetës së të moshuarës është dhuna nga djali i saj.

35-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda që u pasuan me humbje jete.Djali është vënë në pranga, ndërsa policia deklaron se ai vuan nga sëmundje mendore.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.

Ρenelopa e bυkur greke dekΙaron se është shqiptare. Historia e një ylli kinemaje që krenohet me origjinën arvanitase

E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura për 20 vjet me rradhë. Sepse e tillë është dashuria. Ajo i mbijetoi viteve me forcën e saj. Dhe nëse letërsia greke na ka sjellë imazhe femrash si Helena që shkaktoi një luftë për dashurinë, historia e Penelopës na ka magjepsur me besnikërinë e saj.

E interpretuar prej një prej artisteve më të njohura greke, një legjende me emrin Irene Papas ky rol është gdhendur në historinë e botës.

Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e thellë që tregojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur thellë në memorien e çdo njeriu që njohu moralin e jetës nëpërmjet kinemasë. Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një film epokal siç është Odiseu.

Dhe një rol i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të jetëve dhe kthehet në mit. E tillë është dhe Irene Papas.

Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje. “Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë. Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.

Një deklaratë që ka shokuar me të vërtetë gjithë Greqinë sepse ajo është një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.Faktin që ajo është arvanitase e konfirmojnë dhe historianët e rëndësishëm të fushës.

Irene Papas arriti të realizonte një karrierë brilante. Ajo ka lindur në 3 shtator 1926 dhe ka luajtur në 70 filma me një karrierë që ka zgjatur më shumë se mbi pesë dekada.

Në biografinë e saj shkruhet se emri i saj i fëmijërisë është Irene Leleku dhe ka lindur në Korinthi, në Greqi dhe babai i saj ka qenë mësues i dramës klasike.

Me një bukuri të pashoqe, me atë portretin e saj të gdhendur si prej dive natyrore ajo do binte në sy të Elia Kazan duke arritur menjëherë famë në Greqi dhe më pas do të zgjidhej si protagoniste në filmat “The Guns Navarone” (1961) dhe “Zorba Greke” (1964), por dhe në filmat e mëdha që u shkruan mbi historitë e famshme greke. Kështu ajo do luante në filmat “Helen The Women Troje” (1971) së bashku me aktoren e njohur Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët “Eponymous në Antigone” (1961) dhe “Electra” (1962). Papas gjithashtu, u paraqit si Katerina e Aragonit në filmin “Anne of the Thousand Days”, përballë Richard Burton dhe Geneviève Bujold.

Në vitin 1976, ajo luajti në filmin “Mohammad, i Dërguari i Zotit” (e njohur si Mesazhi) në lidhje me origjinën e Islamit dhe mesazhin e Muhammedit.

Duke qenë se karrierën e saj e filloi si këngëtare në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike.

Në vitin 1982, ajo u shfaq në film “Luani i Shkretëtirës”, së bashku me aktorin e madh Anthony Quinn. Por roli më i madh dhe më i famshëm i tij mbetet ajo e “Odiseut” ku interpretoi përkrah aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu.

Me gjithë karrierën e gjatë dhe famën e madhe që fitoi në të gjithë botën Irene asnjëherë nuk fitoi çmimin e lakmuar Oscar, gjë për të cilën ajo shprehet e zhgënjyer.

Thuhet se bindjet e saj ishin komuniste dhe ajo ka qenë anëtare e Partisë Komuniste greke dhe një mike e zjarrtë e kryeministrit Papandreu.

Irene do të mbahet mend në historinë e Greqisë jo vetëm për rolet e saj të skalitura në kinematografinë greke dhe atë botërore por mbi të gjitha dhe për interpretimet e saj të muzikës greke, ku më e famshmja është “Zorba” .

Për sa i përket jetës private thuhet se ajo ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe jeton aktualisht në Itali. Aktorja është përfolur dhe për lidhje të saj dashurore me aktorin e madh Marlon Brando.

(Materialet iu referuan të dhënave të publikuara nga Beqir Sina, New York)

MONEDHË E LASHTË 2300 VJEÇARE ‘ILIRO – PAONE’ SHKRUAR NË SHQIP

Marr shkak nga një postim i mikut tonë Blandor Abazi mbi dy monedhat madhështore të mbretit ilir ‘ΑΥΔΩΛΕΟΝ; Avdoleon’ të Paionisë, sot po sjellim edhe disa emra të tjerë të cilët duken në pamje të parë si emra të besimit mysliman apo të përkatësisë turke.

Dhe kemi pikërisht, e kryesisht të bëjmë, me emërtimin mbi dritën shkëlqimin, vetitë e Yllit më të madh universalit Diell.

Duke u nisur mbi fjalën e lashtë shqipe ‘YLL’ nga ku kemi edhe në gjuhën greke: ‘YLL = IL/io = Diell’ ashtu si në gjuhën e sotme shqipe kemi: “Borë dhe Dēborë” e njëjta ka ndodhur edhe mbi fjalën e saj: ‘Yll’ dhe “D’yll~Dyll >Dìll >Diell”.

Julius Pokorny na shpjegon gjithashtu se tek gjuha shqipe, një gjuhë e lashtë brygiane kjo, sjell ende sot në fjalorin e saj: “Beh = dritë (shkëlqim) dhe z’beh = jo ndriçim” nga PAlb *Bâ -h; bēh = dritë (Diell), nga ku kemi sot në shqip: “Ba / pa; pah” (del në Pah) në dritë, ‘pamje ~shfaqje’ por dhe folja e lashtë shqipe “Pa” (Ai pa, ti pe, unë pashë ata panë , dhe në dialektin geg paskajoren “me pa”).

E normal prej këtu kemi gati emërtimet më të para ‘zanafillore’ në gjuhën shqipe: “AB + YLL = Abyl, Abil, Aboll/-on; Apollon”, apo edhe: Abyll; Abel -i (dhe Kaini) etj. Njëjtë siç kemi edhe: Ab/dyl; Avdyl (apo; Ab/di; Avdi, etj.).

Ky emërtim i lashtë ‘parashkrimor’ (pagan) gjendet pikërisht në monedhën e lashtë ‘iliro-paone’ që shohim në foto: ‘ΑΥΔΩΛΕΟΝ; Avdoleon’ si rrjedhë i emrit: Abdyl; Avdyl, AVDYL/eon, emërtim ky i cili dukshëm motivohet dhe flet vetëm shqip.

Aleksander Hasanas

***Monedha I.

MBRETRIT e PAONIS. Avdoleon. 315-286 para Krishtit. AR Tetradrachm (17,31 gm). Goditur rreth 306 pes. Kreu i Herakles djathtas, i veshur me kokë lëkure luani / BAΣIΛEΩΣ AYΔΩΛEONTOΣ. Zeusi ulur majtas, duke mbajtur shqiponjën në dorën e djathtë, skeptrin me majë lotusi në të majtë; monogram më parë. AMNG III 12; SNG ANS 1062 (e njëjta vdes përpara); SNG Kopenhagë -. VF, flan zgjedhje. Shumë e rrallë.

Provenance: Classical Numismatic Group, Inc. Shitje Triton VII e 12.01.2004, pjesa: 150.

P.S .: Pas vdekjes së Perdikkas III të Maqedonisë në 359 pes, Paionët, një nga fiset përreth Maqedonisë, filluan të rebeloheshin. Ndërsa ai e konsolidonte pushtetin e tij në fronin maqedonas, Filipi II i Maqedonisë përkohësisht i kontrollonte ata me ryshfet dhe premtime. Paionasit, të frikësuar nga planet e Filipit, kërkuan ndihmën e Athinës dhe, në verën e vitit 356 para Krishtit, mbreti i Paionisë, Lykkeios, nënshkroi një traktat aleance me qytetin-shtet.

Kjo u tregua e pafrytshme ndërsa maqedonasit, përsëri nën Parmenion, rikuperuan Paioninë dhe për pjesën e mbetur të shekullit të 4 para Krishtit ishte një shtet “aleat”, duke mbajtur një ndjenjë gjysmë-autonomie ndërsa furnizonte ushtritë e Aleksandrit III të Maqedonisë me mercenarë.

Në konfuzionin dhe luftën civile në iMaqedoni pas vdekjes së Aleksandrit IV të Maqedonisë, Paonia përsëri u pavarësua. Kasandri, i lodhur nga lufta për ta bërë veten mbret të Maqedonisë, siguroi kufirin e tij verior duke ndihmuar Avdoleon në mposhtjen e Autariatae. Kjo aleancë funksionoi edhe për Paionasit; Avdoleoni fitoi një aleat të fuqishëm.

Se Avdoleoni vazhdoi të ndërtonte lidhje të tilla me fqinjët e tij është e qartë përmes martesës së vajzës së tij me Pirron, Mbretin e Epiros dhe kushëririn me shtëpinë mbretërore maqedonase përmes Olimpiadës, nënës së Aleksandrit III. Pak kohë pas vdekjes së Avdoleonit, sidoqoftë, Paeonia u kthye në kontrollin maqedonas nën dardanin: Antigonos II Gonatas.

Monedha II.

MBRETT E PAJONIS. Avdoleon, rreth 315-286 pes. Tetradrachm (Argjend, 27 mm, 17,16 g, 11 orë), Astibus ose Damastion. Kreu i Herakles djathtas, i veshur me koke lëkurë luani. Rev. ΑΛEΞANΔPOY Zeusi ulur majtas në fronin e ulët, duke mbajtur skeptrin e gjatë në dorën e majtë dhe shqiponjën duke qëndruar djathtas me krahë të mbyllur në të djathtë; në të majtë, monogram. Çmimi 653. Wagoner, Refleksione të mëtejshme mbi Avdoleon dhe nenexhikun e tij Alexander, RBN 129 (1983), 25a. I rrallë.

Një shembull i shkëlqyeshëm, i butë dhe i goditur ashpër. Me një shkulje shumë të zbehtë në faqe, përndryshe, jashtëzakonisht mirë.

Nga një koleksion gjerman, i mbledhur që nga vitet 1960.

Provenance: Leu Numismatik Web Ankand 1 i datës 25.06.2017, pjesa: 343.

Profesor Aleksander Hasanas