FΙet djali i Fatbardha Ρalit: Mamaja gënjeυ, e kishte trad hëtuar ajo babin

Djali i Fatbardha Palit ka rrëfyer për gazetaren Lusi ngjarjen e rëndë ku dhe ka bërë me dije se në fakt ka qenë Fatbardha ajo që e ka tradhëtuar babain e tij.

Akuzat e cila e ndjera ka hedhur mbi nusen e kunatit dhe nusen e kushëririt të burrit, djali i saj i ka hedhur poshtë.

Sa kohë kanë mami me babi që kanë jetuar të ndarë?

Prej 9 muajsh babai u largua nga shpia dhe ndejta me mamanë dhe nusen.

Pra, ata nuk kanë qenë të ndarë ligjërsht, faktikisht nuk jetonin së bashku?

Kur vajta unë në Greqi, mamaja ime iku në ishull të punojë për sezon me një kushërirën e babit e cila i tha: hajde puno këtej. Dhe iku të punonte me të.

Ajo e kishte specifikuar edhe vetë në letër që kishte kryer një tradhti, por shprehej se këtë gjë e kishte bërë për t’u hakmarrë. A ishte e vërtetë kjo?

Ishte më e rëndë se sa e kishte lënë në letër, ajo tradhtia. Këtë e mora vesh para dy ditësh. Më tha babi pas ngjarjes, më dha dhe faktet dhe kjo mua më bën që ato që ka lënë mami im, që ka shkruar për babin dhe nusen e xhaxhit dhe kushëririt që nuk janë të vërteta.

Për çfarë arsye ishin ndarë prindërit?

Ngaqë mamaja e kishte tradhëtuar me dikë, me një që kishte lidhje pune. Punonin bashkë. Kam punuar dhe unë me atë person.

Babai e kishte zbuluar tradhëtinë. Të tha pse nuk të kishte thënë më herët?

Para se të ndodhte kjo ngjarje nuk më ka treguar asgjë. Vetëm kujdesej për të, se unë nuk jam mirë.

Pse mendon se në letër mamaja akuzonte Mirën dhe Lonën?

Sepse ndoshta ka pasur shpresë se mos ato kanë pasur në dorë diçka për t’i bashkuar. Por ato s’kanë pasur diçka në dorë. Kur mora vesh tradhtinë, mënyra si ishte bërë, normal që s’do e pranonte babai aq kollaj të rikthehej.

Një detaj tjetër që mamaja përmend në letër, janë dhe lekët në bankë. Kush nga dy prindërit ka kërkuar të divorcohej?

Nuk kanë qenë në proces divorci. Ka qenë ndarje jo juridike.

Për çfarë lekësh e ka pasur fjalën mamaja kur tha që babi ka tërhequr të gjitha lekët nga banka?

Ndoshta mund ta ketë thënë, që kur të kryente këtë aktin, të më kthente kundra babait.

Për çfarë lekësh e ka fjalën mami kur shprehet se lekët ja morën Mira dhe Lona se morën vesh që unë do bëja divorcin?

Mamaja nuk donte të ndahej, por të ktheheshe.

Familja nga ana e mamit kishte informacion që dy prindërit po ndaheshin?

Jo.

Aksident i rëndë/ Aύtobusi plot me ραsagjerë bie në kanal, raρortohet për të υdekur

Një aksident i rëndë është shënuar në Tajlandë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 13 të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi që u përfshi në aksident ishte me turistë danezë.

Shoferi në një moment humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të devijonte nga rruga dhe të përmbysej në një kanal, ndërsa ishte në provincën e largët malore të Mae Hong Son.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën shoferi 50-vjeçar dhe mbetën të plagosur 13 turistë danezë.

13 turistë danezë u dërguan në spital me lëndime, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

KëshiΙΙtarja 29-vjeçare ekzekυtohet me ρΙumb në kokë

Një këshilltare 29-vjeçare ekuadoriane u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje.

Diana Carnero, 29 vjeç, ishte duke kryesuar mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas të mërkurën pasdite dhe po regjistronte një video në lidhje me kushtet e këqija të rrugës, kur ajo u sulmua.

Dy të dyshuar meshkuj iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të iknin. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se do të niste hetimin, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Ekuadori është nën kontrollin e një vale krimi të lidhur me bandat e trafikut të drogës. Dy javë më parë presidenti Daniel Noboa shpalli një emergjencë dhe një luftë virtuale ndaj bandave duke autorizuar ushtrinë të vepronte kundër tyre. Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi dhe shkollat dhe dyqanet janë mbyllur ndërsa ushtarët patrullojnë rrugët e qyteteve më të mëdha të Ekuadorit.

Vrasja e Carnero erdhi vetëm një ditë pasi guvernatori i Guayas Alberto Molina u takua me forcat e rendit në Naranjal për të adresuar valën e fundit të dhunës.

Këshilltari Charbel Rouhana, 50 vjeç, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Yaguachi më 24 tetor 2023. Bolivar Vera, 42 vjeç, një këshilltar në Durán, u gjet i vdekur më 8 shtator, një ditë pasi u rrëmbye.

Në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio, 59 vjeç, u vra pasi u largua nga një ngjarje e fushatës në Quito. Në korrik, kryetari i bashkisë së Mantës, Agustín Intriago, 38 vjeç, u qëllua për vdekje teksa inspektonte punimet.

/abcnews.al

‘Jam shυmë krenare’! 23-υjeçarja shqiρtare ‘ρυshton’ skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në të gjithë botën. Vetëm 23-vjeçe, ajo është rreshtuar mes emrave të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike. Së fundmi, ka fituar çmimin kryesor në një konkurs në Tailandë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se për të arritur deri këtu i është dashur të kalojë raunde të ndryshme për disa vite me radhë dhe padyshim shumë punë.

“Unë tani sapo u ktheva nga Tailanda, ka qene një nga eksperiencat më të bukura për gjatë karrierës sime. Një garë e një niveli jashtëzakonisht profesional, pasi kishte përfaqësues nga e gjithë bota. Unë përfaqësova Kosovën dhe pata nderin dhe kënaqësinë të prezantoj muzikën klasike të shtetit tonë dhe nivelit ku ne jemi. Për këtë garë, jam përgatitur për vite me radhë, ka pasur disa raunde nëpër të cilat më është dashur të kalojë. Raundi i pari ka qene në vitin 2020-2021, ku fitova një çmim, që më mundësoi të kalojë në raundit tjetër. Në secilin raund konkurenca sa vinte e rritej, sepse shtetet vetëm zvogëloheshin. Tani arrita të jem pjesë e shteteve finalistë, të cilët morën pjesë dhe performuan në BangKok të Tailandës tani në fund të muajit prill. Ka qene një organizim fantastik në të gjitha detajet, shumë profesional, konkurentët kanë qene të jashtëzakonshëm. Kemi pasur nga moshat më të ndryshme, deri në kategorinë e moshës pa limit, mund ta merrni me mend se çfarë niveli dhe konkurence ka qene. Mirëpo, fal punës së madhe, arrita të triumfoj”, tha ajo.

Më tej, lidhur me çmimin e fituar në Beograd, Anila u shpreh se është shumë krenare, pasi në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen, por talenti që ke.

“Më bën krenare dhe shumë të lumtur, fakti që në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen dhe çmohesh dhe vlerësohesh për atë që ti dhuron në skenë. Është diçka që e sheh dhe e ndjek një audiencë, një publik i tërë, një juri shumë profesionale me prejardhje nga shtete të ndryshme të botës. Kështu që ti aty vlerësohesh vetëm për atë ç’ka ti ofron në skenë. Mund të jesh e një niveli të jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë atyre pak minutash performancë në skenë, ndoshta nuk është dita jote dhe nuk arrin të shpalosësh ato ç’ka ti ke punuar me vite e vite”, tregoi pianistja / Abcnews

Djali i Jozefina Toρallit i ρropozon për martesë modeΙes së njohur

Cindy Marina dhe Genar Topalli kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm shumë të bukur, ata do të shkojnë drejt altarit.

Çifti ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet djali i Jozefina Topallit teksa ulet në gjunjë para modeles së njohur dhe i propozon për martesë.

E teksa ulet në gjunjë, Genari nxjerr nga xhepi i xhaketës unazën me të cilën i propozoi Cindy-t.

Dhe padyshim që përgjigja e Cindy Marinës ka qenë “Po”.

Ajo ka postuar pamjet në rrjetin social “Instagram” shoqëruar me një emoji zemre.

https://www.instagram.com/_u/cindymarinaa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f17f1499-913d-4cf2-855b-312f3bb53f66&ig_mid=83E6A04E-0852-4329-ADE5-F93B413F9321

RonaΙdo nuk mban më nervat, gjesti i tυrρshëm i portugezit pas hυmbjes bën xhiron e rrjetit(Video)

Kristiano Ronaldo me sa duket ka filluar të ndjejë trysninë e faktit që edhe pse është ylli më i njohur i futbollit në Arabinë Saudite, nuk po arrin të fitojë trofe me klubin e Al Nasr.

Kjo u pa qartësisht nga reagimet e portugezit pas ndeshjes së djeshme në Riad mes Al Nasr dhe Al Hilal, të fituar nga ky i fundit me shifrat 2-0. Edhe pse bëhej fjalë për një turne miqësor, Ronaldo u duk i nervozuar pas përfundimit të sfidës, duke turfulluar gjatë ceremonisë së medaljeve.

Por disa pamje që kanë nisur të qarkullojnë në rrjet, tregojnë se turfullima para kamerave nuk ishte e vetmja gjë. Duke dalë nga fusha, tifozët e Al Hilal me sa duket e ngacmuan dhe disa prej tyre hodhën fanellat e klubit në drejtim të tij. Ronaldo mori një prej tyre dhe e fërkoi në organet gjenitale, duke e hedhur më pas tutje.

https://twitter.com/OfificaRlay?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755703622866813055%7Ctwgr%5Ec95f33b5a15fe77007106a8ba1930a4768f938e7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fronaldo-nuk-mban-me-nervat-gjesti-i-turpshem-i-portugezit-pas-humbjes-ben-xhiron-e-rrjetitvideo%2F

DekΙarata e fortë e detektives private: Rreth 70% e shqiρtarëve kanë Ιidhje jashtë mα rtesore

Detektivja private Shkënda Lili, ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku tha se 70% e shqiptarëve kanë marrëdhënie jashtë martesore.

Ajo tha se shpesh klientët kërkojnë që të hetojnë të dashurin edhe kur dyshojnë për flirte.

“Lidhje jashtëmartesore kanë thuajse 70% e popullsisë në Shqipëri.

Klientet e mia shumica e quajnë edhe flirtin tradhti.

Në fakt një flirt apo një frekuentim njëherë në ca kohë në mendimin tim nuk quhet tradhti. Tradhti quhet në momentin kur dikush ka një marrëdhënie për një kohë të gjatë paralele dhe që kontribuon te kjo marrëdhënie”,-tha Shkënda Lili.

Denoncimi/ Ήοrror në Fier, dhύnohen varret e dy të rinjve, famiΙjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!

Një skandal ka ndodhur në varrezat e fshatit Grecali në Fier, ku varret e dy të rinjve janë dhunuar.

Denoncimi u bë nga i ati i një prej të varrosurve në këto varre, në një emision inevstigativ.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas.

“Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.

Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu. Atë e kishin lënë hapur. Kishte plastmas dhe çarçaf afër varrit.

“Nuk e di nëse ajo familje e ka denoncuar apo mbyllur, por di të them se unë kam lajmëruar policinë. Erdhi inspektori zonës dhe më dha një letër të bardhë që të firmosja. Nuk pranova se do ma mbyllnin çështjen, jo kanë ardhur kafshë të egra. Ku ka kafshë këtu në fushë? Me çarçafë dhe të hapnin varret” pohon Asqeriu.

Ai shton se punonjësit e varrezave e kanë parë këtë dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjarët. “Unë dua të di nëse është apo jo vajza ime atje

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Njësinë Administrative Qendër në Fier. Administratori thotë se janë hapur dy varre. “Njërin e kishin zhvarrosur komplet. Besoj për të vjedhur kufomat. Një familje nuk donte ta vijonte denoncimin, pasi janë të vjetër. Pretendim ka edhe familja Ristani, por po merret policia” thotë Administratori, teksa shton se konstatimi është bërë nga punonjës të pastrimit, në varësi të Bashkisë së Fierit.

Gazetarët shkojnë edhe te Drejtoria e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Fier, ku punonjësit treguan se ata merren me qytetin. Përgjegjësi telefonon brigadierin e varrezave të fshatrave, i cili i thotë se atje s’kanë roje. “Janë një grup punëtorësh që shkojnë 1 herë në javë për pastrim. Ata kishin parë varret e hapura dhe kishin lajmëruar policinë. Ata kishin parë dy varre të hapura” thotë brigadieri.

Gazetarët telefonuan edhe inspektorin e policisë së zonës Petrit Mema. Tha se është lajmëruar nga banorët e zonës. Fiksi e pyet se për çfarë ishte letra e bardhë, teksa përgjigjet se “për procedurë”. Gazetarët e pyesin për çarçafët dhe plastmasi, pasi atje ishte djegur. “Atje duhet të ishin” thotë ai me habi. Pyetjes se përse nuk u sekuestruan, përgjigjet se është marrë Shefi Krimeve. Më tej pohon se njëra nga familjet nuk ka dashur ta ndjekë me çështje hetimore, ndërkohë që ankesa e familjes Ristani është dërguar në prokurori.

Emisisoni investigativ kontaktoi me Drejtorinë e Policisë së Fierit, duke e pyetur për të gjitha pretendimet e denoncuesit. Sipas tyre, z. Ristani ka njoftuar sallën operative në datë 28 janar, pasi ka konstatuar lëvizje të dherave të varrit të vajzës së tij, në varrezat e fshatit Grecalli. Në përgjigje thuhet se: “Menjëherë pas njoftimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e rastit. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Më datë 31 janar 2024, materialet janë referuar në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal nr.209, i vitit 2024, për veprën penale ‘Dhunimi i varreve’”.

Sipas tyre, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të saj. “Po punohet nën drejtimin e prokurorit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme sipas kërkesave/pretendimeve të z.Ristani, i cili do të njoftohet për ecurinë e zbardhjes së kësaj ngjarjeje” përfundon njoftimi i policisë./ Top Channel

“Njoh Skëndërbeun, dua ραsaportën e Shqipërisë” – Flet koΙαmbiani i martυαr me shqiptare dhe i dashυruar me serenatat korçare

Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri, dëshiron të marrë pasaportën shqiptare. Ai është i martuar me Marselën në fshatin Goskovë të Korçës dhe bashkë kanë një fëmijë, për të cilin thotë se Skëndërbeun e ka hero.

Huan Manueli i tregon me krenari Flori Gjinit unazën me shqiponjë, dhe byzylykun kuqezi.

“Për momentin pasaportën nuk e kam akoma. Po pres pasaportën sepse është e nevojshme. Kam pasur vizë për rezidentë, vetëm për Shqipërinë, jo për të udhëtuar jashtë. Shqipëria s’ka viza për andej. Më duhet të ndryshojë kartën dhe pasaportën kolumbiane.

E njoh Skëndërbeun. Edhe djali  im është fanatik i Skëndërbeut. Thotë se është hero. I pëlqen stutaja e Skëndërbeut.

Dhe unazën e kam me simbol të Shqipërisë dhe byrzyliku me Shqipërinë. Shqip di mirëmëngjes, dhe po mësoj pak të komunikoj”-tha ai.

“Shqipërinë e kisha parë vetëm në hartë” – Kolumbiani i dashuruar me serenatat korçare

Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri është i dashuruar me serenatat korçare. Në një rrëfim për “Real People” me moderatorin Flor Gjini, ai theksoi se para se të vinte në Shqipëri nuk dinte asgjë për vendin tonë.

Manuel nënvizoi se në Shqipëri erdhi për projektin transadriatik dhe që prej asokohe merret me të njëjtën punë.

“Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2017. Erdha këtu sepse kompania ku punoj, erdhi këtu për projektin transadriatik.  Erdha për punimet sepse jam mbikëqyrës mekanik i ndërtimit dhe për stacionet. Të gjithë stacionet i mbikëqyr unë, në Korçë, Berat. Tepelenën, Ura Vajgurore dhe Seman.

Shqipëria për familje është shumë vend i mirë. Më pëlqen të jetoj në Shqipëri. Kam një grua nga Shqipëria. Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë para vitit 2017. E kisha parë vetëm në hartë, por nuk kisha dëgjuar. Më pëlqejnë shumë serenatat korçare”-tha ai.

Dokυmente / “MaΙαzezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiρtare”

Sot, gjysma e Malit të Zi, flet përrallat se si paraardhësit e tyre ishin fisnikë serbë, që gjoja kishin ikur nga Beteja e Kosovës më 1389, e që gjoja këta pastaj e zëvendësuan jetën fisnike me atë të barinjve, shkruan Miroslav Çosoviq, për portalanalitika.me.

Sipas këtyre përrallave, u tha se kjo ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar po e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.

Vojvoda dhe shkrimtari Marko Mlanov Popoviq (1833-1901), flet për pesë vëllezër nga të cilën e kanë prejardhjen Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Por, sipas disa dokumenteve nga Arkiva e Kotorrit, Ozriniqët në shekullin XV kanë thënë se janë vllahë.

Pjesë nga libri “Fisi Kuçi në rrëfimet dhe këngët popullore I”, Titograd, 1967, çka thotë vojvoda Marko. Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Panta (Pontini) kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.

“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keçi dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni”