Ήistoriani i njohur habit gjithë vendin me këtë dekΙaratë / Në Greqi ka rreth 4 milione shqiρtarë arυαnitas!!

Në Greqi ka 4 milionë shqiptarë me origjinë të pastër Arvanite dhe Arbëreshe. Kjo është deklarata që bën gazetari Rafael Floqi në një material për Arvnitasit të shfaqur në televizionin e shqiptarëve të Amerikës, AlbTV USA.

Ai tregon historinë e asimilimit të shqiptarëve në Greqi duke iu referuar dokumenteve, librave dhe studimeve të shqyrtuara nga historiani Arben Llalla.

Për të pasur një pasqyrë më të gjerë të shqiptarëve që njihen si grekë në Greqi ndiqni materialin e mëposhtëm.

E ΒUJSHME / Depozita më E MADHE NË ΒOTË e gazit ΉIDROGJEN ndodhet në SHQIΡËRI!

Fluksi më i madh i gazit natyror të hidrogjenit i regjistruar ndonjëherë është matur thellë në një minierë shqiptare.

Zbulimi i madh është bërë në një minierë në Bulqizë, raporton gazeta shkencore NewScientist.

“Fluska është me të vërtetë, me të vërtetë intensive”, thotë Laurent Truche në Universitetin e Grenoble Alpes në Francë, i cili mati gazin në një pellg uji gati një kilometër nën tokë. “Është si një xhakuzi”, tha ai.

Kompanitë tani po kërkojnë për depozita të hidrogjenit natyror në të gjithë botën si një burim karburanti të pastër, por provat për akumulimet e mëdha të këtij “hidrogjeni ari” janë të pakta.

Shumica e pretendimeve për depozitat e mëdha të hidrogjenit nën sipërfaqe mbështeten në ekstrapolim, në vend të matjeve të drejtpërdrejta.

Në kërkim të provave më thelbësore, Truche dhe kolegët e tij zbritën në minierën e kromit të Bulqizës në Shqipëri, ku gazi i hidrogjenit që del nga shkëmbinjtë ka shkaktuar disa shpërthime.

Miniera ndodhet gjithashtu brenda një ekspozimi të shkëmbinjve të pasur me hekur, i njohur si një ofiolit. Uji dihet se reagon me një shkëmb të tillë për të gjeneruar hidrogjen në vende të tjera, si Omani.

Studiuesit zbuluan se gazi që flluskonte nga “pishina” ishte më shumë se 80 për qind hidrogjen, me metan dhe një sasi të vogël azoti të përzier brenda. Ai rridhte me një shpejtësi prej 11 tonësh në vit, pothuajse një renditje magnitudë më e madhe se çdo tjetër rrjedhe e gazit të hidrogjenit të matura nga burime me një pikë diku tjetër në sipërfaqen e Tokës.

Për të përcaktuar burimin e gazit, studiuesit modeluan edhe skenarë të ndryshëm gjeologjikë që mund të prodhonin një rrjedhë të tillë. Ata zbuluan se skenari më i mundshëm ishte se gazi vinte nga një rezervuar më i thellë i hidrogjenit të akumuluar në një “bark” nën minierë, raporton voxnews.al. Bazuar në gjeometrinë e gabimit, ata vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50,000 ton hidrogjen.

“Është një nga vëllimet më të mëdha të hidrogjenit natyror që është matur ndonjëherë”, thotë Eric Gaucher, një gjeokimist i pavarur i fokusuar në hidrogjenin natyror.

Por ende nuk është një sasi e madhe, thotë Geoffrey Ellis në Shërbimin Gjeologjik të SHBA. Megjithatë, provat për një akumulim të qëndrueshëm të hidrogjenit mbështesin nocionin se shumë më tepër ruhet nën tokë, thotë ai. “Ne me të vërtetë duhet të shikojmë më thellë”, deklaroi ai.

Ilnisa bëhet nυse në BBVA3, por i ndodh e ραpritυra me …

Momentalisht në shtëpinë e BB VIP po organizohet dasma e Ilnisës dhe Meritonit.

Pasi Graciano ka mbajtur një fjalim erdhi momenti i Meritonit dhe Ilnisës për të shkuar në altar.

Por teksa ka dalë për në oborr Ilnisës i është shkëputur bishti i fustanit.

Teksa Meritoni është përpjekur t’ja rregullojë pranë saj janë afruar Romeo dhe Roza për ta ndihmuar.

“Plasi syri keq”- ka thënë Ilnisa.

VR*SJA e shqiρtarit në Itali, hetuesit të bindur për jetën e dγfishtë: Shkoi në pγll për të bërë…

Kur po bëhen 3 javë nga vrasja e shqiptarit, Bledar Dedja, në Treviso të Italisë, autoritetet atje nuk kanë ende një autor të dyshuar, ndërsa hetimet janë fokusuar gjithnjë e më shumë tek jeta e dyfishtë e 39-vjeçarit.

Por cilat janë zhvillimet e reja në lidhje me këtë ngjarje? Ai kishte dy telefona celularë, njëri prej të cilëve përdorej për takimet e fshehta.

Më 12 Shkurt, njësia speciale Ris, e mbërritur nga Parma, do të nisë ekzaminimin e rrobave që mbante veshur dhe që u gjetën në vendin e vrasjes, ashtu sikurse makinën e tij, çelësat origjinale të së cilës nuk janë gjetur ende.

Ndërkohë hetimet janë fokusuar në “jetën e dyfishtë” të 39-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e 21 Janarit në një pyll të izoluar në Paderno del Grappa.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit duken mjaft të bindur se 39-vjeçari kishte një takim me vrasësin.

Gati mesiguri një takim “të veçantë”, aq sa Dedja u përpoq ta mbulonte duke thënë se do takohej me disa miq.

Për këtë arsye aktualisht po analizohet aparati i dytë celular që ishte në pronësi të tij, një celular për të cilin askush nuk kishte dijeni, e ku prokurorja Barbara Sabattini shpreson që të gjejë të dhëna për të dyshuarit.

Ka mundësi që 39-vjeçari e ka përdorur këtë telefon për të krijuar njohje të reja në aplikacionet erotike dhe për takime.

Me gjasë me këtë telefon ka lënë edhe takimin asaj të shtune ku gjeti vdekjen, i goditur 20 herë me thikë. Por telefoni është i mbrojtur me pin dhe për ta zhbllokuar është marrë një ekspert.

Po sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bashkëshortja e Bledar Dedjas, me të cilën kishte 2 fëmijë, kishte dyshimet e saj për jetën sekrete të bashkëshortit.

Ndaj disa vite më parë kishte pajtuar një detektiv privat për të mësuar të vërtetën, nga ai moment raportet bashkëshortore ishin ftohur.

Megjithatë, sot familja dhe miqtë e tij kërkojnë të mësojnë të vërtetën për vrasjen e 39-vjeçarit.

FΙasin të afërmit e 41-vjeçares që u υetëheΙmua me fotoksinë: Zihej çdo ditë në telefon me bυrrin, i kërkonte…

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen tragjike në Berat ku 41-vjeçarja Shpresa Krëku në fashatin Banaj i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

E ndjera është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj në ish/komunën Poshnjë, në bashkinë Dimal, pasi ky ishte dhe amaneti i saj i fundit, që i kishte kërkuar vëllait pak minuta para se të vdiste.

Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.

Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë në shtëpi e rrinte pak ditë. Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni, pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.

E rëndë/ Ish-ρoΙici, vret grυαn 48-υjeçare dhe më pas veten

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli të Italisë, ku një ish -polic ka ekzekutuar gruan e tij, e mës pas veten.

Siç raportojnë karabinierët, 55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni, e më pas është ngujuar në shtëpi ku ka vrarë gruan e tij 48-vjeçare, dhe më pas u vetëvra.

Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.

Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.

Karabinierët, me një operacion special, rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur.

Piu fόstoksinë pas sherrit në teΙefon me bαshkëshortin, detaje nga υdekja e nënës së dy fëmijëve! I shoqi jetonte në emigrim

Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që u vetëhelmua mëngjesin e së mërkurës, mësohet se ka pirë fostoksinë pas një sherri me bashkëshortin e saj.

41-vjeçarja kishte debatuar me të shoqin Çlirim Krëku, në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti.

Përpara se të ndërmerrte aktin Shpresa Krëku ka telefonuar të vëllanë duke i lënë amanet fëmijët.

“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15-minuta pas mbërritjes.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj.

Kiara duke larë enët, Luizi e fton në një kërcim s ensυαΙ në kuzhinën e shtëρisë së tyre

Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet me të ndjekura të momentit, çdo gjë qe publikojnë merr vëmendjen e ndjekësve.

Së fundi Luizi ka publikuar një video mjaftë të bukur teksa vallëzojnë në kuzhinën e shtëpisë së tyre.

Edhe pse Kiara shihet duke larë enët, bashkëshorti i saj fton për një vallëzim sensual.

Gjithashtu Luizi kishte shkruar “Babi Lui me dy princeshat e veta”.

https://www.instagram.com/_u/itsluizejlli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d991b39c-7737-4671-8634-28f9d5db4e6e&ig_mid=51C31FC8-D6F1-47B4-A080-0D133FA55EFE

Gjykata e Ροsaçme konfiskon ρasuritë e Kejvina Kthjellës, i merret Audi A8

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e Kejvina Kthjellës.

Bëhet fjalë për një automjet me ngjyrë gri të tipit Audi A8 në pronësi të shtetases Kejvina Kthjella por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit Redjan Rraja. Mes pasurive te konfiskuara janë edhe pasurit e Redjan Rrajës.

Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe 1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit. Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019. 38-vjeçari u dënua si njëri nga dy ekzekutorët që qëlluan me breshëri në drejtim të automjetit në të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi,i njohur si Rrumi i Shijakut, të cilët konsiderohen si shënjestra të atentatit