Makina merr para motorin, hυmbin jetën dy ρersona

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shirokë të Suharekës ku mësohet se kanë vdekur dy persona.

Mediat në Kosovë raportojnë se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një makinë.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka raportuar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërsa shoferi i makinës është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Kapet nga ρolicia i riu që tentoi të godiste me thikë fëmijët në ρark

Një ngjarje e rëndë dhe alarmante njëkohësisht u raportua të ketë ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë.

Vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i 30-vjecarit që mësohet se vuan nga sëmundje të shënbdetit mendor

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

I bυrgosuri që nuk e priti askush/ Babai i një fëmijë që nuk e ka takuar kurrë, por νjedhjet i janë bërë “ves” (Video)

Mikel Shabani 30 vjeç teksa la pas qelinë e burgut në Drenovë u gjend i vetëm pasi askush nuk kishte shkuar për ta pritur.

Ai tregon se kjo nuk ishte hera e parë që burgosej pasi është i dënuar për të disatën herë për vjedhje ndërsa thotë se nuk e ka takuar asnjëherë djalin e tij që tani është 18 muajsh.

Mikeli thotë se është rritur në një familje me probleme dhe vjedhjet i ka bërë për shkak të situatës së vështirë ekonomike por vuajtjen e dënimit këtë herë e ka pasur më të vështirë pasi u bë prind .

Ndërsa tregon për vështirësitë me të cilat është përballur në burg 30-vjeçari thotë se tani është i gatshëm të punojë edhe pse duket skeptik për mundësitë që do t’i ofrohen./Top Channel

Indiani që studion në Shqiρëri, historia e 20-vjeçarit që zgjodhi vendin tonë nëpërmjet internetit, tashmë pυnon banakier

Shibian është 20 vjeç nga India dhe ka ardhur për të ndjekur arsimin e lartë për infermieri në shqipëri. Me vizë studenti, ai është pranuar në vendin tonë dhe për të përballuar jetesën ai punon part-time në një bar si ndihmës banakier.

“Është më e përballueshme jeta këtu, më lirë se në Indinë jugore ku jetoja. Dëgjova për Shqipërinë në një agjensi universitare në Indi dhe më ndihmuan për të fituar të drejtën e studimit. E vlerësova si mundësi të mirë, programin mësimor e kam nga ora 9 deri në 17:00, e më pas vij në punë. Dua t’ia arrij t’ia dal në jetë me forcat e mia!”

Studenti 20-vjeçar tregon se gjetja e punës ishte e lehtë për të; për shkak edhe të afrimit të sezonit veror turistik.

“Punën e gjeta në një njoftim Instagrami. I kontaktova. U paraqita dhe më thane: Mund të fillosh që nesër. Më duken shumë më mikpritës se në vende të tjera”.

Për Sipërmarrësin Ilir Dushkaj që ka përzgjedhur studentin indian në staf, nuk ka diferencime në etnitetet që përfaqësojnë. Me të njëjtën filozofi sic ka emigruar ai vetë në Itali, e sheh edhe punësimin e aziatikëve, të cilët mendon se nuk duhen paragjykuar.

“Unë mendoj që tani edhe falë turizmit, edhe falë shumë investimeve të reja, hoteleve të reja që hapen e kërkesa për staf patjetër që rritet kështu që kemi të gjithë nevojë. Vijnë të huajt e shikojnë që këtu ka po te huaj që vijnë punojnë ne Shqipëri e që i bën të ndihen e të thonë “wow, edhe Shqipëria ka arritur në këto nivele që të marr punonjës nga jashtë, nuk mjaftojnë vetëm shqiptarë. Rrit prestigjin. Është një grup që dikush punon 6 orë, të nesërmen e ka lirë se ka shkollë, duket sikur unë ndihmoj ata por edhe ata mua se më kanë plotësuar boshllëqe!” tha ai.

ΡΙαgosje në Korçë, reagon ρolicia

Dy shtetas nga qyteti i Korçës janë konflintuar me njëri-tjetrin për motive të dobta, si dhe kanë qenë në gjendje të dehur. Por mesa duket situata ka agravuar në dhunë fizike. Njëri prej tyre ka frakturë të kafkës dhe do të niset me urgjencë për në Spitalin e Tiranës.
Në vendngjarje nuk është gjetur sendi i fortë që mund të ketë përdorur autori.

Njoftimi i policisë;

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rikthehet shiu, si ραrashikohet moti për javën e αrdhshme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme pasi fillimi i javës parashikohet me mot me diell dhe temperatura relativisht të larta por më pas nisin edhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe atë të martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.

Më pas duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 8-12m/s.

“Kam dγshimet e mia…”/ Pas Gabrielës, ja konkυrentja e Për’Puthen që harxhon 5 mijë euro në muaj dhe ‘thumbon’ ‘kundërshtaret’

Erika është një nga vajzat që ka bërë jo pak bujë në emisionin e dashurisë “Përputhen”. Ajo ishte e ftuar në një program televiziv ku zbuloi shumë detaje të reja rreth saj.

E pyetur për shpenzimet e saj mujore, Erika tha se shpesh herë ‘del minus’ dhe ndihmohet nga prindërit, por gjatë muajve të verës shpenzimet mund të kalojnë edhe shifrën 5 mijë euro.

“Vajza nga Përputhen kanë bërë disa deklarata që kanë bërë bijë në media. Gabriela tha që shpenzoj 5 mijë euro në muaj, ndërsa Enisa tha tre mijë euro në muaj dhe patën shumë reagime. Çfarë mendon për deklaratat e vajzave”-ishte pyetja e gazetarit.

“Po t’i kenë hallall u qoftë që i prishin. Por kam dyshimet e mia për Enisën. Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës.

Çfarë po ‘kυrdisin’ kësaj here? Xhensila dhe Noizy kαpen ‘mat’ në studio (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, kohëve të fundit ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë pas divorcit të bujshëm me Bes Kallakun.

Pa dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj, Xhensila ka vendosur t’i përkushtohet muzikës.

Duket se së shpejti do të sjellë sërish një bashkëpunim me Noizyn, pasi ka publikuar foto së bashku me të në një studio muzikore.

ShkëΙqim Bega u fut  në Big Brother VIP, por kush është ai dhe çfαrë e lidh me Egla Cenon?

Një surprizë e madhe po pret shikuesit e “Big Brother VIP” këtë mbrëmje. Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Shkëlqim Bega, do të jetë konkurrenti më i ri që do t’i bashkohet shtëpisë së famshme.

Ndërsa Bega ka qenë pjesë e “Për’Puthen2” dhe njihet nga publiku, hyrja e tij në BBV vjen si një veprim i papritur, pasi ishte zgjedhur “rastësisht” nga një giveaway për të qenë një banor i thjeshtë, jo VIP.

Në faqen zyrtare të “BBV” është shtruar një pyetje intriguese që na bën të mendojmë: “Çfarë e lidh banorin e ri me Eglën?” Kjo pyetje ka shtuar kureshtjen e publikut për marrëdhënien misterioze mes Begës dhe Egla Cenos, tjetër banore e shtëpisë.

Më shumë detaje mbi këtë lidhje pritet të zbulohen këtë mbrëmje në Prime. Shikuesit janë të ftuar të ndjekin për të mësuar se si do të ndikojë kjo hyrje e re në dinamikën e shtëpisë dhe si do të reagojnë banorët e tjerë.

“Romeo faΙΙco, Heidi hap sγtë”/ Mesazhi që krijoj përρΙasje në shtëpi, piloti i BBVip zbulon kush e çoi dronin që tronditi çiftin

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një kolpo në shtëpinë e BBVip pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suitë duke mos qëndruar afër Heidit ngjalli shumë debate.

Sot, i ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,” tregoi piloti.