“Kontrata duhet resρektuar”/ ‘Top Channel’ hodhi në gjyq Olsi Bylγkun, Jetmirin e kap frika: Për të gjithë trimat… (Foto)

Teksa pas largimit nga formati i “BBV3” me dëshirë të plotë, Jetmir Salaj sulmoi produksionin duke paralajmëruar se do të tregonte në publik çdo padrejtësi të bërë ndaj tij çdo gjë që ndodhte në prapaskenë, ai jo vetëm që nuk tregoi asgjë por në ‘Prime-n’ e djeshëm zgjodhi të ulej në karriget e studios së ‘BBV3’.

Padiskutim që kjo gjë doli në kontradiktë me ato që ish-banori kishte thënë. Pasi doli ‘keq’ në publik për gjestin e bërë, Jetmiri nëpërmjet një postimi në Instastory është munduar të justifikohet duke thënë:“Për të gjithë injorantët dhe trimat, një kontratë është një kontratë dhe duhet respektuar.”

Pse Jetmiri nuk mendoi për kontratën edhe në momentet kur paralajmëroi se do të bënte çmos të tregonte të vërtetën e tij, do të bënte çmos të tregonte arsyet pse produksioni nuk e nxirrte nëpër video dhe pse kamerat nuk rrinin mbi kokën e tij, apo kur shpërndante në publik pyetje të tilla si “Vallë nuk e kuptuan lojën time apo u bë çmos të fshihej e vërteta?” etj etj…

Epo siç duket Jetmiri ka parë se si ka përfunduar një prej ish-banorëve i cili sulmoi produksionin (Olsi Bylyku) dhe për të mos patur të njëjtin fat hoqi dorë sa ishte në kohë…

Artur F Hasanbelliu: Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë

Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë.

Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.

Në kulturën neolitike të Vinçës, e cila shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.

Wshtw gjetur një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V

Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” = “UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrime e lashta pellazge dhe etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhës e sotme shqipe, gjë që tregon për një gjuhë pellage/shqipe. Prandaj mbishkrimi i më sipërm i përket gjuhës së lashtë pellazge.

Edhe numrat “1” dhe “III” e të tjerë i përkasin gjithashtu gjuhës pellazge.

Edhe simbolet e tjera të gjetura në kulturën e Vinçës janë mjaft interesante dhe paraqesin lidhje të ngushta me pellazgët autoktonë, sidomos shenjat:

janë shenja-germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B, të cila njësohen me I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th. Edhe shenjat e tilla si I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, e të tjerë shprehin ato shenja, që më vonë u përpunuan nga etruskët si I, II, III, IV, V, VI dhe romakët, duke marrë emrin “numrat romakë”.

Edhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës si:

tregojnë se banorët e saj besonin tek perëndia Zeus, i cili është perëndia e pellazgëve.

Germa të tilla të ngjashme “A” dhe “M” janë ndeshur edhe në kulturën neolitike të Maliq-Kamnikut (pranë Korçës, Shqipëria lindore) dhe Cakranit (pranë Fierit, Shqipëria perëndimore), që tregon se gjatë gurvonit shkrimi ka qenë i përhapur shumë gjerë.

Në kulturën e Vinçës është ndeshur edhe një shtatore gruaje veshur me fustanellë, veshjen kombëtare pellazge/shqiptare, e cila tregon lidhje tjetër të banorëve të kësaj treve me stërgjyshërit e shqiptarëve-pellazgët.

Shkrim i ngjashëm është ndeshur edhe në Tartaria të Rumanisë, rreth 120 km. në lindje të Vinçës, në një varse tjegulle, datuar e vitit 5300 p.e.s.

Në varse është shkruar germa “P” dhe pranë saj shprehja “PDor” (ose Pbor), e cila në gjuhën pellazge/shqipe do të thotë “Dora” ose “bora”. Këto pllaka përmbajnë mbishkrimin e famshëm, për të cilin disa specialistë kanë shprehur mendimit se këto “symbols represent the earliest knoën form of ëriting in the ëorld”, por disa i shohin si zhgaravina.

Mbishkrime të ngjashme janë ndeshur në të gjithë Europën jugë-lindore si në Greqi (Rrasa Dispilio), por edhe në Hungari, Bullgari, Rumani, Moldavi dhe në Ukrainën jugore. Në mbishkrim e Dispilios, datuar 5300 p.e.s., duken mjaft të qarta germat E, F, C, V, I, L në pozicione të ndryshme, të cilat janë përdorur në alfabetet pellazg dhe etrusk.

Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias dhe Dispilios tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në rajonin e Ballkanit.

Nga vjetërsia këto shkrime janë shumë më të vjetër se sa shkrimi piktografik shumer (proto-Sumerian pictographic script) nga Uruku i Bagdadit, që deri tani është konsideruar si shkrimi më i vjetër në botë, krijuar rreth vitit 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, i datuar rreth vitit 2900 p.e.s.

Katapano (1988) flet për alfabetin më të lashtë pellazg në Egjipt nga hieroglifet egjiptiane. Ato i ka krijuar Thoti, një iliro/pellazg bazuar në gjuhën pellazge. Të gjitha hieroglifet egjiptiane shpjegohen me bazë nga germat e alfabetit pellazg. Katapanl i daton hieroglifet egjiptiane 12.000 vjet p.e.s., gjë që nuk përputhet me të dhënat arkeologjike, që i daton ato 2900-2600 p.e.s.

Alfabeti pellazg ka vazhduar edhe gjatë kohës së bronzit, ku vërtetohet me gjetjet në Trojë, Kretë, Peloponez etj. Ai shfaqet në shkrimin e Linearit A të Kretës dhe shkrimin e Linearit B të Mikenës. Shkrimi Lineari B është interpretuar gabim nga anglezët Ventris dhe Kaduik, sikur i përkasin gjuhës greke. Duke punuar me këtë shkrim kemi gjetur të shkruara fjalë pellazge, që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe (Peza L. & L.): në krahun e majtë të rrasës ndodhet shprehja e artë: I Z A I Z = Z I A Z I, që donë të thotë “ZI ASHT ZI”.

Zbulimi i shprehjes I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi para dy vjetësh përbënte dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës pellazge/shqipe (Peza L. & L. 2009) si e shekullit të 14 p.e.s., por sot vjetërsia e shkrimit të gjuhës pellazge/shqipe vërtetohet edhe disa mijëvjeçarë më i lashtë.

Drejtimi i leximit ←

I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi

Rrasa nr. 7671, që i përket shekullit të 14 p.e.s., ku lexohet shprehja pellazge

Me rëndësi është të përmendim edhe mbishkrimin e quajtur Abecedari Marsiliana, i shekullit të 7 p.e.s., ku renditet të gjitha germat etruske/pellazge. Pellazgët dhe etruskët kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta dhe e majta.

I gjithë rajoni, ku ka qenë e përhapur kultura e Vinçës, Tartaria, Dispilios, Thesalisë, Cakranit, Maliqit, Kamnikut e gjetkë, pra rajoni i Ballkanit dhe i Egjeut gjatë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit ka qenë banuar nga fiset pellazge, që përmenden në epikat e Homerit, autorët e tjerë antikë dhe që vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike. Arkeologët italianë dhe amerikanë në akropolin e Athinës dhe vende tët tjera në Atikë kanë zbuluar ngjashmëri veglash dhe mjetesh me vendbanimet Sesklo dhe Dimini në Thesali, të njohura si pellazge, (Prokopiou & Smith, 1964). Po kështu prania e pellazgëve vërtetohet nga arkeologjia në malin Skourta në Boeoti (French 1989-1990), në ishullin e Lemnit në Egje (Hefner E.D. 1927), në Mikenë dhe Peloponez
(Peza L. & L. 2009) e të tjerë. Herodoti dhe autorë të tjerë antikë thonë se pellazgët autoktonë kanë banuar të gjithë rajonin e Egjeut dhe ishujt mesdhetarë, para ardhjes së grekëve rreth shekullit të 6 p.e.s.

Mbishkrimet Dipylon (i Athinës), Cumae (i Korinthit), Kupa e Nestorit, të datuara të shekujve 8-7 p.e.s. dhe që gjer më sot janë mbajtur si monumentet më të lashta shkrimore të gjuhës greke, u vërtetua se nuk kanë lidhje me këtë gjuhë. Të kësaj natyre janë edhe mbishkrimet e lashta të Kretës, të datuar fundi i shekullit të 7 fillimi i shekullit të 6 p.e.s. Në këto mbishkrime kemi zbuluam vetëm fjalë pellazge/shqipe, që dëshmon se ato janë shkruar në gjuhën pellazge. Nga ana tjetër grekët nuk përmenden as në “Iliadë” dhe “Odise” e Homerit, të përgatitura rreth viteve 750-700 p.e.s. Kështu del që fiset greke kanë ardhur në rajonin e Egjeut më vonë, në fillim të shekullit 6 p.e.s. dhe dokumentet më të vjetra greke në Lemn dhe Trojë etj. ndeshen jo para shekullit 5 p.e.s.
Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s., tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet p.e.s.

LINKU

Flet Edona, studentja që kërkoi futjen e gjuhës shqipe në Universitetin e Harvardit: Dua që fëmijët e mi të flasin shqip

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Burim Goxhuli, ishte në qytetin Cambridge, në Massachusetts, ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe solli më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Departamentin e gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së afërt, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, pavarësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi, Faton Limani, thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjërues, përveç atyre gjërave bazike që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të hjuhës dhqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, – u shpreh ai.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha dhqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo./Burimi “VOA”

Marin Mema: 374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke!

374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke! 75 banorë të tjerë në përpjekje për t’u larguar, vdiqën rrugës nga uria! 217 banorë kishin patur të njëjtin fat në atë që njihet si masakra e Hormovës, pranë Tepelenës. Atje ende nuk lejohet ngritja e një memoriali të denjë.

Sulme u realizuan mbi popullatën civile kudo, në Kolonjë, Korçë, Leskovik, Labëri, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Devoll, Gjirokastër, në zonën e Bregut, Skrapar e deri Berat e Tomorricë!

Sipas të dhënave rreth 50 mijë shqiptarë të pafajshëm u vranë apo humbën jetën nga uria e sëmundjet në pak muaj në emër të çmendurisë me emrin “Vorio Epir”.

Andartët u prinë nga të njëjtat simbole që përdoren edhe sot nga ekstremistët! Ja pse ato simbole kanë në qendër vitin 1914! Është viti kur jugu e juglindja e Shqipërisë u shkrumbuan! Për më shumë kush nuk është nga këto zona, mund të dëgjojë rrëfimet e më të vjetërve! Shumica e atyre që humbën jetën në 1914 ende edhe sot nuk kanë një vendprehje!

LAVDI për martirët dhe të gjithë ata luftëtarë që ndaluan përparimin e mëtejshëm të andartëve!

Ps : Ironike është se ata që mbajnë ende këto simbole, sot flasin për të drejtat e njeriut, për të ardhmen dhe akuzojnë të tjerët!

A ishin suliotët të vetëdijshëm se po çlironin Greqinë?!

Çështja e krijimit të shtetit grek dhe identitetin grek pas Luftës për Pavarësi të vitit 1821 është një temë komplekse dhe ka shkaktuar debate të ndryshme në fushën e historisë dhe studimeve shoqërore. Disa studiues dhe autorë kanë argumentuar se krijimi i shtetit grek dhe identiteti grek modern janë në një mënyrë të madhe rezultat i ndërhyrjes dhe ndikimit të fuqive të mëdha të kohës, siç ishin Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe ato që u quajtën fuqitë e mëdha europiane.

Një autor që ka shqyrtyuar këtë temë është Eric Hobsbawm, një historian britanik i njohur për punën e tij në fushën e historisë së popullit dhe identitetit kombëtar. Në librin e tij “Nations and Nationalism Since 1780” (Kombet dhe Nacionalizmi Që Nga Viti 1780), Hobsbawm analizon procesin e formimit të shteteve kombëtare (shtete me popullsi njëkombëshe) dhe identiteteve kombëtare në Europën moderne. Ai shpjegon se shpesh herë shtetet kombëtare janë krijesa dhe identitetet kombëtare janë formuar nëpërmjet proceseve politike dhe sociale, duke përfshirë ndërhyrjen e fuqive të mëdha.

Në rastin e Greqisë, ndihma e fuqive të mëdha, si dhe faktori i tyre politik dhe diplomatik, ishin të rëndësishme për arritjen e pavarësisë së shtetit grek në vitin 1830. Shumë nga kufijtë dhe karakteristikat e shtetit grek ishin të përcaktuara nëpërmjet ndërhyrjes së fuqive të mëdha në traktatet dhe marrëveshjet e ndryshme të kohës. Kështu, ka argumente se identiteti kombëtar grek modern ka qenë ndikuar dhe formuar në një mënyrë të madhe nga faktorët politikë dhe diplomatikë të periudhës pas Luftës për Pavarësi.

Kontributi i shqiptarëve në formimin e shtetit të ri grek dhe pavetëdija kombëtare e Kryengritësve të 1821, theksohen në paragrafët e mëposhtëm, cituar nga vepra e Hobsbawm.

“…nëse do të supozonim se Malësorët “grekë” që u ngritën kundër turqve në kohën e Bajronit ishin nacionalistë, gjë që padyshim është e pamundur, nuk mund të dështojmë për të vënë në dukje se disa nga luftëtarët e tyre më të frikshëm nuk ishin Helenët por Shqiptarët (Suliotët)” f.65 ——- “Megjithatë, “grekë të vërtetë” që morën armët për atë që doli të ishte formimi i një shteti të ri kombëtar të pavarur, nuk flisnin Greqishten e lashtë njësoj sikur italianët të flasin latinisht. Ata flisnin dhe shkruanin Demotike*. Perikliu, Eskili, Euripidi dhe lavditë e lashtësisë, Sparta dhe Athina nuk do të thoshin asgjë për ta, dhe për aq sa kishin dëgjuar për to, nuk i mendonin si të rëndësishme. Paradoksalisht, ata qëndronin për Romën dhe jo për Greqinë (romaio syne), që do të thotë se ata e shihnin veten si trashëgimtarë të Perandorisë Romake të krishterizuar (d.m.th. Bizantit). Ata luftuan si të krishterë kundër “jobesimtarëve” myslimanë, si romakët kundër qenve turq.” f.77.

/Përgatiti Elis Buba/usalbanianmediagroup.com ————————– Nations and nationalism since 1780: programme, myth, reality / E. J. Hobsbawm. – 2nd ed CAMBRIDGE UNIVERSITY PRESS *E. J. Hobsbawm 1990

*Demotike – Greqishtja demotike (gjuha e popullit) është forma moderne popullore e gjuhës greke. Nuk ka të bëjë me “Katharevousa” gjuhë artificialisht arkaike, e cila ishte standardi zyrtar (jo e popullit) deri në vitin 1976.

*Eric John Ernest Hobsbawm, një historian britanik i njohur për punën e tij në fushën e historisë së popullit dhe identitetit kombëtar.

ΡubΙikohet rroga që Cristiano Ronaldo i jep ραrtneres së tij, nuk do t’ju besonί sγve

Unë kam punuar dhe e kam “krijuar” vetë atë që kam në bankë sot”– u shpreh para pak kohësh Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo duke folur për jetën e saj luksoze.

Por mediat spanjole kanë zbuluar se ylli portugez i paguan një rrogë të majme modeles çdo muaj.

Gazeta spanjolle  ka zbuluar se vlera që Ronaldo i ofron bashkëshortes së tij në formë page, është 100 mijë euro në muaj.

Nuk do t’ju besoni veshëve kur ta dëgjoni! Publikohet rroga

Mbështetja ekonomike që Cristiano Ronaldo i jep gjysmës së tij më të mirë në fund të çdo muaj është në formë “rroge”, për ta mbështetur Georginën dhe për ta ndihmuar atë të kujdeset për shpenzimet dhe për fëmijët.

Nuk do t’ju besoni veshëve kur ta dëgjoni! Publikohet rroga

Shifra shkon në 100 mijë euro duke iu shtuar kështu rreth 8 mijë eurove që Georgina mbledh përmes rrjeteve sociale.

Gjithashtu sipas gazetës katalanase, paratë e CR7 përdoren për të paguar shpenzimet dhe për t’u kujdesur për fëmijët, sipas stilit të jetesës që ata janë mësuar.

Gjëndet THESARl në gadishullin e Karaburunit

Gjendet një thesar në brigjet e detit Jon”, kështu shkruajnë mediat italiane.

Është fjala për gadishullin e Karaburunit, ku është zbuluar së fundmi në një anije antike e përmbytur.

Imazhi është zbuluar nga RPM Nautical Foundation me seli në Florida.

Pamjet tregojnë një anije të përmbytur, që shtrihet në detin Jon pranë gadishullit të Karaburunit.

Anija mund të ketë objekte që datojnë që prej shekullit VIII para Krishtit deri në Iuftën e Dytë Botërore dhe për pasojë cilësohet si një thesar pasi ka atraksione të mëdha turistike.

Pronari morri shqiptarin në punë, i riu e Ië pa fjaIë me atë që i thotë kur mbaron punë

Të shumtë janë emigrantët shqiptarë të cilët vuajnë për një vend punë kur mbërrijnë në vendin pritës.

Të emigruarit jashtë është shumë e vështirë, e akoma edhe më shumë qëndrueshmëria ekonomike.

Një shqiptari i cili ka disa vite që jeton në Berlin i ka ndodhur një situatë e pazakontë me një patriotin e tij.

Ai e ka marrë atë për t’i rregulluar kopshtin duke i besuar edhe heqjen e barërave të këqija, por është befasuar nga rezultati.

I riu shqiptar pasi ka marrë pagesën, i ka rrëfyer punëdhënësit se në fakt ishte mekanik dhe nuk kishte lidhje me kopshtarinë.

I indinjuar burri ka shkruar:

E thirra “mjeshtrin” e kopshtit, shqiptar ishte dhe ai dhe shih çka bërë… te.rror!

Mirepo në fund më tha jam mekanik. Shqiptar qe kishte ngel pa pune…tha jam kopshtar…pastaj doli mekanik”.

Κυsh i ka vjedhυr ραratë mbi tavolinë, kυzhinieri, shërbëtorja apo elektriçisti?(Foto)

Një burrë vendosi një faturë prej 100 dollarësh në tryezë dhe u largua për në punë. Kur u kthye, paratë ishin zhdukur. Ai ka tre të dyshuar: kuzhinierin, shërbëtoren dhe elektricistin.

Kuzhinieri tha: “Unë e futa faturën nën një libër për ta mbajtur të sigurt”, kontrolloi burri dhe nuk ishte aty.

Shërbëtorja tha: “Kam zhvendosur faturën brenda librit midis faqeve 10 dhe 11 për ta mbajtur të sigurt”, burri kontrolloi librin dhe nuk kishte asgjë midis faqeve 10 dhe 11.

Elektricisti tha: “Unë pashë faturën që po binte nga libri dhe e zhvendosa midis faqeve 11 dhe 12 për ta mbajtur të sigurt”.

Burri menjëherë e dinte kush i vodhi paratë.

Pyetje:

Kush është hajduti?

Elektriku vodhi paratë.

Faqja 11-12 janë dy anët e kundërta të një faqe të vetme dhe ishte e pamundur që elektriçisti ta bëntë këtë gjë.

Fshatari shqiρtar shkon të punojë në arë, s’u beson sγve nga ajo që zbuIon

Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.

Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al.

Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.

E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.